back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Jeronim De Rada personalitet i botës arbëreshe – nga Denisa Tare

Gazeta

Denisa Tare
Denisa Tare

Jeronim De Rada

personalitet i botës arbëreshe

nga Denisa Tare

Jeronim De Rada ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare si një figurë komplekse e letërsisë shqipe, si një personalitet poliedrik.
Ishte arbërësh nga Makia, natyra e egër dhe e bukur e së cilës, plot ullishta dhe vreshta, të kujton fshatrat tona jugore.
De Rada njihet si një figurë e madhe në opinionin publik evropian. Ai njihet jo vetëm si shkrimtar me një kulturë të gjerë, po njëkohësisht si lëvrues i palodhur i gjuhës shqipe e si personalitet politik, publicist me një dinjitet kombëtar. De Rada punoi shumë për përforcimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, të cilët vuanin në atdheun e të parëve prej katër shekujsh, nën zgjedhën e rëndë të osmanëve. Ai njëkohësisht punoi për lulëzimin e e letërsisë shqiptare me frymë kombëtare dhe popullore.
Jeronim De Rada (1814-1903)
Jeronim De Rada (1814-1903)
Me veprimtarinë e gjerë dhe me talentin e tij poetik, De Rada ndikoi në krijimin e një plejade të tërë poetësh, veprat e të cilëve hynë në fondin e artë të letërsisës shqiptare. Krahas veprimtarisë letrare De Rada u mor dhe me veprimtari shkencore duke përpunuar një varg punimesh gjuhësore rreth shqipes, shkruar në italisht dhe botuar në shumë organe të shtypit të kohës ose në libra të posaçëm.
De Rada nisi të merret me gazetari që në moshë të re, që në vitet e para të krijimtarisë së tij letrare. Ishte mbrojtës i flaktë i lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, për këtë arsye rimerr pozitën e tij si gazetar për t’i bërë thirrje botës, se shqiptarët do të luftoninpër të fituar të drejtat e popullit shqiptar si dhe pavarësinë dhe bashkimin kombëtar.
De Rada e nisi veprimtarinë publicistike nga viti ’40 i shek. XIX si bashkëpunëtor dhe drejtues në shtyp, duke patur në qendër të vëmendjes së tij çështjen shqiptare dhe të kaluarën historike të popullit Kjo e nxit të botojë dhe një ndër përkohëshmet më të dëgjuara të kohës “Fiamuri Arbërit” apo “La Bandiera Albanese”. Përmes kësaj reviste mujore mund të thuhet se ka origjinën fillimi i shtypit shqiptar. Njëkohësisht ai përmes saj i bëri të njohur Evropës se ekziston një popull shqiptar që ka një histori, një gjuhë dhe tradita të forta e cila mund të aspironte pa frikë lirinë dhe pavarësinë.
Pavarsisht vështirësive që lidheshin me ngjarjet në Itali, De Rada e çoi më tej punën në fushën e shtypit, duke mos qëndruar larg luftës së popullit shqiptar për liri kombëtare. Gazeta “L’Albanese d’Italia” qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e atdheut të robëruar dhe pavarsinë e tij. De Rada merr përsipër të organizojë dy Kongrese Linguistike Gjuhësore Arbëreshe, një më 1895, dhe një në 1897.
Në vitet e fundit të jetës De Rada ishte prap mësues i shqipes në Kolegjin Shën Adrian.
Jeta e De Radës shuhet më 28 shkurt 1903.
Mendimi i tij i fundit dhe fjalët e tij të fundit ishin për Shqipërinë dhe fatin e hidhur të arbëreshëve.

 

Figura të Rilindjes Kombëtare
Figura të Rilindjes Kombëtare
Denisa Tare
PhD Candidate, Department of History
University on Tirana, Albania
E-mail: deni_tare@yahoo.com

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.