back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Jeta dhe drama e tragjike e Profesor Norbert Jokl – nga Sabina Darova

Gazeta

Norbert Jokl (1877-1942)
Norbert Jokl (1877-1942)

Jeta dhe drama e tragjike e Profesor Norbert Jokl 

nga Sabina Darova

Më 25 shkurt 1887, lindi Norbert Jokl, albanologu austriak me prejardhje hebreje, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëve. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. 
Kalvari i Joklit zë fill në maj të vitit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin e t’i mohonin të drejtat profesionale. Jokl u përpoq të gjente një punë jashtë vendit, por kjo ishte gjithashtu e kotë. Shansi i tij i fundit ishte një pozicion bibliotekar që u krijua për të, në Shqipëri me një pagë mujore prej 600 frangash shqiptare. Prifti françeskan dhe shkrimtari kombëtar shqiptar, Gjergj Fishta, ndërhyri përmes një letre, të datës 23 shtator 1939 dërguar Francesco Jacomoni, nën-regjent në Shqipëri, për të kërkuar që Italia të ndërhynte me Rajhun e Tretë në mënyrë që të lejonte transferimin e Jokl në Shqipëri. Vetë Jokl dëshironte të emigronte në Shqipëri.
Asdreni, Norbert Jokl, Lasgush Poradeci
Asdreni, Norbert Jokl, Lasgush Poradeci
Sidoqoftë, as përpjekjet e Gjergj Fishtës, as ato të Carlo Tagliavini, një profesor i Universitetit të Padovës, dhe as thirrja e Galeazzo Ciano, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, nuk ia dolën ta marrin lejen e nevojshme që Jokl të emigrojë në Shqipëri. Në një nga kërkesat e tij, ai gjithashtu kërkoi leje për të marrë bibliotekën e tij, por u kundërshtua nga Dean Christian, i cili ishte shumë i interesuar të mbante koleksionin e gjerë të Jokl në Universitet. Biblioteka e Jokl, gjithashtu përmbante veprën e tij jetësore dhe shtesat e shkruara me dorë të fjalorit shqip nga Gustav Meyer. 
Fundi i jetës së tij ishte tragjik.
Norbert Jokl u arrestua nga Gestapoja më 4 mars 1942, në banesën e tij. Si datë e vdekjes së Norbert Jokl konsiderohet 6 maji i vitit 1942.
25 Shkurt 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.