back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Jeta është e shkurtër… Gëzojeni dhe jetojeni jetën! – Këshilla… që ndokujt edhe i vlejnë!

Gazeta

Carpe Diem...
Carpe Diem…
Jeta është e shkurtër… Gëzojeni dhe jetojeni jetën
Këshilla… që ndokujt edhe i vlejnë!

“Kur të vdesim, paratë do të na mbeten në bankë… E megjithatë, kur jemi gjallë, s’kemi para për të shpenzuar. Në realitet, kur mos të jemi më në këtë botë, kemi ende shumë para të pashpenzuara…
Një manjat biznesi në Kinë vdiq.
E veja, e mbetur me 1.9 miliardë dollarë në bankë, u martua me shoferin e tij dhe shoferi i tha:- “Gjatë gjithë kohës, mendoja se po punoja për shefin tim… vetëm tani po e kuptoj se shefi im punonte gjithmonë për mua!!!”
Realiteti është mizor: ndaj më e rëndësishmja është të jetosh sa më gjatë se sa të kesh sa më shumë pasuri. Prandaj, duhet të përpiqemi të kemi një trup të fortë dhe të shëndetshëm, pavarësisht se kush punon për kë.
Në një telefon celular të nivelit të lartë, 70% e funksioneve janë të padobishme!
Një makine të shtrenjtë nuk i nevojiten 70% të shpejtësisë dhe pajisjeve.
Nëse zotëroni një banesë ose një vilë luksoze, 70% e hapësirës zakonisht është e papërdorur ose e zënë.
Po veshjet tuaja? 70 % nuk janë veshur kurrë!
Një jetë e tërë punë dhe fitime… 70% është për të tjerët që ta shpenzojnë.
Prandaj, ne duhet të mbrojmë dhe të shfrytëzojmë plotësisht 30%.
-Shkoni për vizita mjekësore edhe nëse s’jeni të sëmurë.
-Pini sa më shumë ujë, edhe nëse s’keni etje.
-Mësoni të hiqni dorë, edhe nëse përballeni me probleme serioze.
-Angazhohuni të bëni lëshime, edhe nëse keni të drejtë.
-Qëndroni të përvuajtur, edhe nëse jeni shumë i pasur dhe mjaft i fuqishëm.
-Mësoni të jeni të kënaqur, edhe nëse nuk jeni të pasur.
-Ushtroni mendjen dhe trupin tuaj, edhe nëse keni shumë ngarkesë.
-Gjeni kohë për njerëzit që ju interesojnë.

Jeto i lumtur... si një fëmijë
Jeto i lumtur… si një fëmijë

Jeta është e shkurtër… Gëzojeni dhe jetojeni jetën
-Duaje Zotin po të tjerët më shumë!
-Merrni kohë për t’u lutur dhe lexuar Fjalën e Zotit!
-Pini shumë ujë.
-E hani: Mëngjesin si mbret; drekën si princ dhe darkën si një i varfër!
-Jeto me 3 E-të: Energjinë, Entuziazmin dhe Empatinë.
-Luaj vazhdimisht.
-Lexo më shumë libra se sa në një vit më parë.
-Ulu në heshtje për të paktën 10 minuta në ditë.
-Flini 7 orë.
-Ecni 10-30 minuta në ditë… dhe ndërsa ecni… buzëqeshni.
-Mos e teproni. Mbani kufijtë tuaj.
-Mos e merrni veten kaq seriozisht. Askush tjetër nuk e di.
-Mos e humbni energjinë tuaj të çmuar në thashetheme.
-Ëndërro më shumë kur je zgjuar.
-Cmira është humbje kohe. Ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet.
-Harrojini problemet e së shkuarës. Mos ia kujtoni partnerit gabimet e tij të kaluara. Kjo do të shkatërrojë lumturinë tuaj aktuale.
-Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohë duke urryer të gjithë. Mos i urreni të tjerët.
-Bëni paqe me të kaluarën tuaj që ajo të mos e prishë të tashmen tuaj.
-Askush s’është përgjegjës për lumturinë tuaj përveç jush.
-Buzëqeshni dhe qeshni sa më shumë.
-Nuk duhet të fitoni çdo argument, pranoni të mos pajtoheni.
-Telefononi shpesh familjen tuaj.
-Çdo ditë jepini diçka të mirë të tjerëve.
-Falini të gjithë për gjithçka.
-Kaloni kohë me persona mbi 70 dhe nën 6 vjeç.
-Përpiquni të bëni të paktën tre persona të buzëqeshin çdo ditë.
-Ajo që të tjerët mendojnë për ju nuk ju shqetëson.
-Bëni gjënë e duhur!
-Zoti shëron çdo gjë.
-Sado e mirë apo e keqe të jetë një situatë, ajo do të ndryshojë.
-Pavarësisht se si ndiheni, ngrihuni, vishuni dhe shfaquni. Më e mira nuk ka ardhur ende.
-Kur zgjoheni në mëngjes falënderojeni Zotin për kët gjë.
-Qenia juaj në brendësi të jetë gjithmonë e lumtur…
Pra, ji i lumtur!

Marrë dhe përshtatur nga Web

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.