back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Jo vetёm njё urim… pёr Presidentin Meta – nga Dritan Kaba

Gazeta

Presidenti i Republikes Ilir Meta
Presidenti i Republikes Ilir Meta

Jo vetёm njё urim… pёr Presidentin Meta*

nga Dritan Kaba

Sonte dua t’i uroj ditёlindjen Presidentit tё Republikёs z. Ilir Meta.
Jemi miq e shokё qysh nё gjimnaz, tek “Sami Frashёri”. Njё djalё pa fjalё, por qё fliste me vepra. Shok i mirё, qё nuk linte askёnd nё baltё. Sportist me vullnet tё jashtёzakonshёm. Nxёnёs i shkёlqyer. Plot dёshirё dhe “ego” pёr notёn.
Njё gjё kishte “tё keqe”, nuk vinte nga famljet “vip” tё komunizmit, kёshtu qё nuk kishte miq. Pёr çdo dhjetё duhet tё meritonte njёmbёdhjetё, qё ta merrte.
Student po ashtu i shkёlqyer, qё kishte filluar tё fitonte edhe respektin e pedagogёve pёr mprehtёsinё, vullnetin dhe dёshirёn e tij pёr tё mёsuar.
Si pak studentё tё nivelit tё tij, iu bashkua pa asnjё mёdyshje Lёvizjes sё Dhjetorit.
Fakulteti Ekonomik e zgjodhi unanimisht si pёrfaqёsues nё delegacionin e studentёve pёr tё kёrkuar pluralizmin politik.
Kur shume bashkёmoshatarё u rreshtuan me PD, Iliri zgjodhi tё ishte themelues i FRESH-it, rinisё socialiste. Bijtё e Bllokut ishin fshehur jashtё vendit ose ishin kthyer nё kameleonё qё tё shpёtonin nga emri i tyre, duke u rreshtuar nё partitё e opozitёs.
Reformator i PS, pavarsisht se nuk e thotё asnjёherё. Aderoi FRESH, para çdo organizmi politik shqiptar, nё Evropё.
Ndryshoi qasjen politike tё PS, si ndaj krimeve tё komunizmit dhe vlerave tё sё majtёs moderne.
.
 Ilir Meta & Monika Kryemadhi
Ilir Meta & Monika Kryemadhi
Çdo shkallё tё karrierёs politike nё PS e meritoi vetё. Eshtё shёmbull i tё riut politikan qё askush s’i ka dhuruar asgjё, por e ka fituar me meritё, nga nёnkryetar i partisё e deri tek posti i Kryeministrit. Bijtё e etёrve e kanё urryer gjithmonё. Dhe çuditeshin, si njё i ri i vetёm pa asnjё pёrkrahje veç vullnetit, pastёrtisё politike, qartёsisё, si edhe tё rinjtё qё aq shumё i ka mbёshtetur, tё ngjiste shkallёt e politikёs.
I vetmi kryeministёr qё ka lёnё postin pёr t’i kryer njё shёrbim vendit, jo karrierёs sё tij personale.
Ilir Meta do tё mbahet mend si Kryeministri qё ktheu Shqipёrinё nё punё.
Do mbahet mend si kryeministri qё filloi ndёrtimin e infrastrukturёs moderne, lirisё ekonomike dhe mbajtjes sё fjalёs sё dhёnё para shqiptarve.
Ilir Meta ёshtё politikani qё nё 2008, paralajmёroi shkatёrrimin e sistemit politik, rrёnimin e demokracisё dhe shkallmimin e Kushtetutёs. Luftoi, pavarёsisht se kundёr kishte dy partitё qё zotёronin gjithshka, nga mediat, tek paratё dhe votat nё Parlament.
Theu tabutё duke u vёnё sёrish nё shёrbim tё sё mirёs sё vendit dhe Kombit, me koalicionin me PD nё 2009.
Mos tё harrojmё nё ato kohё sapo ishte shpallur pavarёsia e Kosovёs dhe njё destabilitet politik nё Shqipёri do tё thoshte njё arsye mё shumё pёr armiqtё e shtetit mё tё ri nё botё. Ishin tё tjerё ata qё u munduan ta bёnin kёtё shёrbim. Ishte Rilindja me Edi Ramёn me mitingjet, bllokimin e rrugёve dhe grevat e urisё nё bulevard. Ilir Meta i shёrbeu Kombit.
Ishin muajt e pёrmbylljes sё reformave tё rёndёsishme pёr tё fituar lёvizja e lirё e shqiptarёve nё hapёsirёn Shengen. Kishin tё tjerё armiq shqiptarёt qё e kryenin mё sё miri punёn e tyre tё mohimit tё lёvizjёs sё lire. Rilindja me Edi Ramёn i bёnin thirrje BE tё mos liberalizonin vizat se 1 milion shqiptarё do emigronin brenda ditёs.
Ilir Meta vazhdoi rrugёn e tij, duke pasur gjithё kohёs si bashkёshoqёrues urrejtjen e bijve tё etёrve, por jo vetёm tё tyre, por edhe tё ish bashkёpunёtorve tё tyre. Atyre qё e kishin shitur shpirtin tek Sigurimi i Shtetit. Ata e urrenin njёsoj si Bijtё e Bllokut. Tё parёt pёr habinё si mundet njё njeri pa asnjё pёrkrahje tё bёhej kryeministёr, tё krijonte parti, tё vazhdonte rrugёn e tij politike dhe ata tё tjerёt nuk ishin si ai, ata, spiunet qё nё moshё tё rё e kishin shitur shpirtin tek e keqja, tek errёsira. Tё dyja kategoritё kanё shpenzuar miliona dollarё, energji pa fund, si mediatike edhe politike vetёm pёr ta dёmtuar, atё tё ndryshmin: Ilir Metёn.
Nga pёrrallat qё as vetё nuk i besonin si legjenda idiote e floririt, ku shqiptarёt ende nuk e kane tё qartё atё.
Ilir Meta ishte nё opozitё me PS dhe me prokurorinё kur u arrestuan vjedhёsit. Kur u dёnuan ata me burg, por milionat e hedhura e kanё fshirё nga mediat. Ishin ata qё donin me çdo kusht ta njollosnin Ilir Metёn, qё i arrestuan dhe i dёnuan kriminelёt e vёrtetё. Janё plot shtatё vetё tё dёnuar pёr kёtё vepёr kriminale, por media e stёrblere nuk e pasqyron as si histori. Sa do tё donin nё ate kohё Bijtё e bllokut ta dёnonin Ilir Metёn, e ta zhduknin nga politika.
.
Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
U paguan miliona pёr tё manipuluar njё bisedё me njё ish ministёr tё tij. U paguan kriminelё, banditё dhe halabakё tё sillnin dhunё nё Tiranё, pikёrisht pёr tё mposhtur Ilir Metёn. I ofruan pushtet qё ta shkelte fjalёn e dhёnё, por nuk ia arritёn dot. E shantazhuan, por nuk e pёrkulёn asnjёherё. Pёrballoi njё gjyq kur tё gjithё akuzatorёt, qё manipuluan faktet janё sot pjesё e organeve tё drejtёsisё, qё tё gjithё megjithёse me miliona tё padeklaruara, e kaluan vetingun ose u bёnё shefa tё vetingut, si shpёrblim pёr maskaradёn e gjyqit ndaj tij.
Nё atё kohё e ndiqja gjyqin nga afёr. Shumё media mundoheshin tё mos e jepnin, ose t’i deformonin faktet dhe tё vёrtetat e gjyqit. Njё ditё erdhёn dhe i kёrkuan falje tё gjithё autorёt e skemёs sё fёlliqur tё manipulimit. Shumё nga ata ia kanё shitur shpirtin sё keqes dhe falja e kёrkuar nga ata ёshtё njёsoj si “Puthje e Judёs” ku asnjёherё nuk duhet tё keshё besё.
Bёri njё koalcion duke besuar tek vlerat, por luajalitetit tё tij sёrish i vunё pёrballё poshtёrsinё. Bёri njё reformё nё drejtёsi me 140 vota, duke realizuar dhe kёrkesёn e opozitёs sё asaj kohe.
Pёr njё pjesё tё ngjarjeve pёr disa arsye tё miat, nuk do shprehem sot. Do t’i shkruaj pak mё vonё, shumё shpejt.
Kaloi me vetёdije nё opozitё dhe nuk pranoi koalicionin nё 2017 me Rilindjen.
Si President i Republikёs, si askush tjetёr mё parё, nuk ka bёrё kompromise me qeverinё. Ka mbrojtur Kushtetutёn si asnjё president tjetёr. I ka kthyer mbi 45 ligje antikushtetuese, maxhorancёs rilindase.
Ilir Meta ёshtё koseguent nё rrugёn e tij. Edhe sot Ilir Metёn e luftojnё pikёrish kёto dy grupime, Bijtё e Bllokut dhe ish bashkёpunёtorёt e sigurimit, se nuk e durojnё dot.
Pasthirrma psiqike e Edi Ramёs: “Çfarёdo Ilir Meta!”, tregon qartё urrejtjen e tyre. Ata e kanё nё gjak se dikush duhet tё mos luftojё pёr shqiptarёt, por tё shijojё pushtetin. Edi Rama dhe bijtё e etёrve nuk mund ta kuptojnё se si njeri i kushtohet Kombit dhe lufton pёr tё. Edi Rama e urren pikёrisht pёr kёtё Ilir Metёn. Por le ta lёmё menjanё Ramёn, se ai do ta marrё pёrgjigjen me 25 prill.
Zoti President, dua tё tё uroj edhe shumё vite tё tjera nё shёrbim tё Kombit Shqiptar dhe Shqipёrisё, nё mbrojtje tё Kushtetutёs, tё kufijve detarё tё Shqipёrisё dhe tё jeshё gjithmonё krah Kosovёs, si nё 1999 dhe deri mё sot, tё shqiptarёve tё Maqedonisё sё Veriut dhe atyre tё Malit tё Zi.
I dashur Ilir, tё uroj shёndet e lumturi nё familjen tёnde. Tё jetosh gjatё si tё parёt e tu e tё gёzosh tre yjet e tu: Borёn, Besin dhe Erёn. Tё keshё gjithmonё dashuri, si deri mё sot me gruan tёnde tё mrekullueshme, Monёn.
Jetё gjatё miku im, pёrqafime… edhe pse ёshtё Pandemi!
.
Titulli redaksional nga radiandradi.com
.
Marrё nga muri i FB i Dritan Kabёs, 24 mars 2021
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.