back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Jorge Luis Borghes – Katër poezi të përkthyera nga Albert Bikaj

Gazeta

Jorge Luis Borges - pikture nga Beti Alonso
Jorge Luis Borghes – pikture nga Beti Alonso

Jorge Luis Borghes – Katër poezi

të përkthyera nga Albert Bikaj

***
“Humbja ka një dinjitet që fitorja e zhurmshme nuk e meriton”

***
“Nuk ka parajsa të tjera, përveç parajsave të humbura.”

citime nga Jorghe Luis Borghes

Keqardhje për çdo vdekje

I lirë nga kujtimet dhe shpresa,
E pakufi, abstrakte, pothuajse e ardhmja,
I vdekuri nuk është i vdekur:
Ai është vetë vdekja.
Si Zoti i mistikve,
të cilëve çdo gjë që mund të thuhet
Duhet mohuar,
I vdekuri, jashtëtokësor kudo është,
veç shkatrrimit dhe mungesës së botës.

E vjedhim nga çdo gjë,
atë e lëmë jo edhe aq si ngjyrë apo rrokje:
këtu në oborr të cilin sytë e tij nuk e shohin,
atje, në trotuar ku shpresa e tij e shtirë pret.
Edhe pse atë që ne jemi duke menduar,
mund të ishte duke e menduar edhe ai;

Jemi shpërndarë si grabitësit, plaçkat e netëve dhe ditëve.

Keqardhje

Kam bërë një nga mëkatet më të pafalshme
Që dikush mund të bëjë.
Nuk kam qenë i lumtur.
Le të më mbulojë akulli i harresës, pa mëshirë.
Prindërit e mi më lindën
për të rrezikshmen e të bukurën lojë të jetës,
Për dheun, ujin, ajrin dhe zjarrin.
I kam zhgënjyer ata, nuk isha i lumtur.
Nuk përmbusha dot shpresën e tyre të njomë.
Në mëndjen time zbatova argumentet simetrike të artit,
gërshetime të kotësisë.
Më trashëguan guximin.
Nuk isha i guximshëm.
Nuk më largohet kurrë.
Gjithmonë në anën time,
hija e melankolisë së një burri.

Shkrimtari Jorgo Luis Borges
Shkrimtari Jorge Luis Borghes

Hëna

Mari Kodama-s

Në atë ar ka kaq shumë vetmi.
Tani hëna natën nuk është më e njëjta që Adami e ka parë.
Roja njerëzore njëqindvjeçare e mbushi me lotë të lashtë.
Shikoje atë.
Është pasqyrimi jot.

Arti i poezisë (Ars poetica)

Të vëzhgosh lumin prej kohe dhe uji
Të kujtosh se koha është një tjetër lum.
Për të ditur se ne humbim si lum
Dhe fytyrat tona zhduken si uji.
Të ndjesh se zgjimi është një tjetër ëndërr
Se ëndrra e paëndërr është vetë vdekja
Se mishi jonë i friguar është vdekja
E çdo natë, që ne e quajmë ëndërr.
Të shikosh në çdo ditë dhe vit një simbol
Të ditëve të njeriut dhe viteve,
Dhe të konvertosh zemërimin e viteve
Në muzikë, në zë dhe një simbol.
Të shikosh tek vdekja ëndrrën, tek perëndimi i artë trishtimin
– e tillë është poezia
E varfër dhe e pavdekshme është Poezia,
Që kthehet herë si lindje e herë si perëndim.
Ndonjëherë muzgu ka një fytyrë
Që na sheh nga thellësia e një pasqyre.
Arti duhet të jetë kjo lloj pasqyre,
Që ne na e zbulon fytyrën. Ata thonë se Uliksi, i lodhur nga mrekullitë,
Qau me dashuri kur iu shfaq Itaka,
E përvuajtur dhe e gjelbër. Arti është Itaka,
Një përjetësi e gjelbër, jo mrekullitë.
Ai është gjithashtu si lumi pafund,
që rrjedh e rri dhe është pasqyrë e njëjtë
te Heraklitit të ndryshueshëm, i cili është i njëjtë
dhe prapë ngjan një tjetër, si lumi pafund.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.