back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kampi me tela me gjemba i Beratit (1945-1949) – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Berat 1946 - Familja Sina, e ëma me nëntë fëmijë në interrnim
Berat 1946 – Familja nga Dibra, ku nena me nëntë fëmijët e saj jetonin në interrnim.

Kampi me tela me gjemba i Beratit (1945-1949)

nga Kastriot Dervishi

Në mars 1945, në Shqipëri u hapën dy kampe tela me gjemba, në Berat dhe në Krujë. Në Berat u vendosën të internuarit nga veriu dhe në atë të Krujës ata nga jugu i vendit. Internoheshin familjarët e këtyre personave:
-Të arratisurve brenda dhe jashtë vendit
-Të dënuarve dhe atyre që mund të burgoseshin (rasti i Shkodrës)
-Të dezertorëve
Nëpër seksionet e punëve të brendshme filluan të grumbulloheshin persona kontingjente për internim. Ata silleshin duke ecur në këmbë nga shtëpia e deri në pikën ku do qëndronin, duke bërë kështu dhjetëra kilometra. Pleq, gra, e fëmijë, të rreckosur, lodhur, uritur e dëshpëruar ishin pjesë e panoramës që mund të shihej në qytetet ku ata vendoseshin përkohësisht. Përpara se të mbërrinin në kampe ishin tmerrësisht të lodhur e sëmurë.
Kampi i Beratit që funksionoi në vitet 1945-1949, ishte përcaktuar për banorët nga veriu i vendit. Në fillim të internuarit u vendosën në shtëpi të braktisura, e më pas u përqendruan. Burrat punonin në fermën e Kuçovës, ndërsa gratë vilnin ullinj. Puna e tyre është shfrytëzuar edhe për zhvarrime.
Personat e parë të internuar në Berat janë nga Shkodra (pjesa dërrmuese e listës bashkëlidhur të datës 25.2.1945). Ata ishin arrestuar gjatë operacionit quajtur “bllokues” të zhvilluar më 29 janar deri më 2 shkurt 1945.
Në mars 1946 në kampin e Beratit ishin 1.275 të internuar, si vijon (sipas prefekturave):
-270 nga Shkodra
-331 nga Kukësi
-178 nga Dibra
-173 nga Elbasani
-234 nga Durrësi
-89 nga Tirana
Në shtator 1947 në kampin e Beratit ndodheshin 586 të internuar. Në vitin 1949 kampi nën drejtimin e të njëjtit komandant, u zhvendos në Tepelenë.

Marrë nga muri i FB, Kastriot Dervishi, 24 nëntor 2017

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.