Një nga ish eksponentë e lartë dhe ish-ministër i Partisë Socialiste,
profesor Elmaz Sherifi, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB
tregon degradimin e Edi Ramës, që nga futja në PS
dhe deri më sot që sipas tij ka mbetur i vetëm
dhe po e kërkon sërish shpëtimin te partia. Sipas Sherifit,
Rama tashmë është në kurthin që i ka ngritur vetë vetvetes.
Valter Malelli
.
Katër gabimet e Kryeministrit mbas 30 qershorit
nga Elmaz Sherifi
Kur more PS, deklarove se nuk ishe politikan, por do promovoje “Politikën e Re”! Koha të dha të drejtë për gjysëm fjalinë. Nuk u bëre politikan modern dhe po ikën nga politika si anarkist. Deklarove para një muaji se je tre lëvizje para. Po tregon se asgjë nuk ke kuptuar, duke mbetur katër lëvizje prapa.
Gabimi i parë ishte kur deklarove se në Shqipëri janë dy opozita. Opozita parlamentare e krijuar si sfidë e opozitës politike. Tani e ke harruar opozitën parlamentare dhe zgjidhjen e krizës politike e kërkon nga opozita politike.
Gabimi i dytë madhor. Krijove opozitën për zgjedhjet vendore me Bindjen Demokratike. U lumturove që do fitoje 61 bashki, duke mos patur një ditë zgjedhje, pasi presidenti i kishte anuluar zgjedhjet dhe Ti e botove dekretin në fletoren zyrtare. Bindja nuk mori vota dhe ju akuzon se i vodhët votat me komisionerët partiake.
Gabimi i tretë ishte kur besuat se me presion e tallje, Presidenti Meta do të jepte dorëheqje. Të shokuar nga mosnënshtrimi i tij, fillove procedurat e shkarkimit duke u kthyer në qesharake me “opozitën parlamentare”! Tani i luteni presidentit të mos ju shajë!
Kryegabimi i katërt ishte deklarimi se opozita u vetëasgjësua dhe “artisti” më 1 korrik, një ditë pas zgjedhjeve vendore, do të kishte përballë demokatët e rebeluar me parrulla mbi supe – Basha IK. Sa ndihmë i dhe forcimit të PD dhe “artisti” po bëhet lideri i tyre. Dje edhe gomarët mbanin mbi kurriz parullën Rama Ik!
Mos e vono zgjidhjen politike! Mos prit të ta kërkojnë “partia e rreshtit”. Do humbasësh edhe më shumë se sa më 30 qershor, prandaj pas zgjedhjeve vendore “vajton fitoren” dhe ke filluar organizimin e partisë. Mos prit të ta kërkojnë dorëheqjen ndërkombëtarët!
.
Marrë nga muri i Fb i Elmaz Sherifit në Facebook