back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 20 Dhjetor, 2024

Kemi humbur respektin për dinjetitin e individit – nga Merita Bajraktari

Gazeta

Merita Bajraktari
Merita Bajraktari

Kemi humbur respektin për dinjetitin e individit

nga Merita Bajraktari

Mirëmëngjes,
Sapo pimë kafen e mëngjesit dhe po kthehem në pune. Por nuk më bën dora t’u përgjigjem emaileve të punës. Mendova të bëj një pushim të shkurtë këtë mëngjes nga informacionet ditore që ndaj me njerëzit e mi, për t’i bërë vend një reflektimi personal.
Unë nuk jam askushi dhe nuk e ndjej veten të edukuar, sidomos jam fare e pa edukuar në fushën e politikës, plus nuk jam e rritur këtu në SHBA. Unë jam nga një fshat i Devollit dhe përsa i përket kohës, gjysmën e jetës e kam kaluar në mëmëdhe përfshirë këtu edhe vitet më të rëndësishme formative e perceptuese, dhe gjysmën jashtë Shqipërisë. Nuk jam e vogël! Kam fëmijët e rritur, mbi 20 vjeç. Ne u rritëm ashtu si u rritëm. Thuhet se njeriu e kupton rëndësinë e dikujt ose të diçkaje, kur e humb atë. Për mua që u rrita pa lirinë perëndimore, pa ushqimin shpirtëror e pa kulturën perëndimore, nuk dija se çfare ishte kjo vlerë. Nuk e dija çfare më mungonte. Derisa pashë se çfarë m’u ofrua në jetën e re, si bashkëshorte dhe si nënë, pas largimit nga Shqipëria. Dhe këto nuk janë gjëra të dukshme, apo gjëra materiale, janë thjesht gjëra bazike, që njeriu duhet t’i përdorë gjatë jetës për të përmbushur qëllimin e jetës.
Ato që nuk i kisha provuar në Shqipëri, i provova jashtë saj. Po i rendit disa prej tyre me pak fjalë. Nuk është shkencë raketash, është thjesht jeta, një jetë kemi, dhe duhet ta jetojmë në liri, duke përmbushur detyrimet që vijnë me lirinë.
Në shoqërinë perëndimore m’u dha mundësia të punoj ku kisha mundësi të punësohesha, të shkollohem ku mendoja se duhej të shkollohesha, m’u dha mundësia të jetoj ku mund të ishte më e përshtatshme për familjen time, m’u dha mundësia të udhëtoj ku të kem dëshirë dhe mundësi. Asnjë nga këto liri themelore nuk i kisha provuar në Shqipëri. Në Shqipëri u rrita pa mundësinë e shkollimit ku doja, pa mundësinë e punës që doja e mendoja se mund të kontriboja, pa lirinë e lëvizjes së lirë, pa lirinë e fjalës së lirë, pa Zot, pa fe, pa ide se kush është Zoti dhe çdo të thotë të besosh në Zot.
Një ditë, që e ka origjinën në Shqipëri, m’u zgjua një dëshirë t’i lutesha Zotit të panjohur për mua, që të më ndihmonte. Vite më vonë, gjërat ndryshuan. Unë tashmë e njoh dhe dua ta mbroj lirinë e Besimit dhe mund të them se kjo liri i tejkalon të gjitha ato liritë e sipërpërmendura. Pa lirinë e ushtrimit të besimit, një sistem i caktuar, në çdo kulturë e kohë, mund të mbijetojë falë politikave e metodave të qeverisjes, por asnjëherë nuk do të jetojë gjatë.
Origjina e respektit të dinjitetit njerëzor i ka rrënjët në Ligjin Natyral, ai ligj që të jep jo vetëm konceptin dhe idenë, por edhe shtysën për të dalluar të mirën nga e keqja e për të vepruar në një mënyrë ose tjetër. Ne sot, si kulturë e përgjithshme, kemi humbur respektin për dinjetitin e individit. Ia presim rrugën tjetrit për t’ia marrë vendin, xhelozohemi, kemi cmirë, duam të kemi më shumë se tjetri, duam të na dalë emri më shumë ne se sa atij tjetrit, ia vjedhim dikujt atë që nuk na takon, ia manipulojmë votën pa problem dhe ia çrregullojmë jetën dikujt, për të ndrequr tonën, si për shembull ia heqim fëmijën nga barku një nëne, me pretekstin se kështu do jetë më mirë për të, duke injoruar faktin që kemi vrarë një njeri trupërisht (beben) e kemi plagosur një trupërisht e shpirtërisht (nënën)… kemi bërë e çnuk kemi bërë… Mos harrojmë… Nuk mund të japim çfarë nuk kemi. Nuk mund të kemi diçka që e kemi humbur. Të mos humbim atë që kemi. Të japim atë që mundemi. Të marrim atë të mirë që na jepet falas, pa kushte e të jemi mirënjohës. E kjo fillon diku…
Hajde t’ia gjejmë burimin… Ju dua!
.
Marre nga Muri i Fb i Merita Bajraktarit, e mërkurë, 2 Dhjetor 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.