Kënga e Zgalemit
nga Maksim Gorki
Mbi të thinjurin shesh të detit, era fryn dhe mblidhen retë, midis reve edhe
detit, kryelartë shkon Zgalemi, si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngjitet reve, dhe këlthet, e retë gjegjin gazin-klithmë t’asaj shpese.
Në atë klithmë n’atë furtunë,
Zjarr e flakë zemërimi dhe besimi në fitore gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat dhe rënkojnë, përmbi detin përpëliten; janë gati ato të struken
nga ky tmerr, në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat, kredharakët e rënkojnë; nuk dinë ata të mjerë: gëzim
lufte, luftë jete; i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur, trupn’e majmë pinguini…
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi, mbi të thinjurin det nga
shkuma.
Gjithnjë e më tepër ngryset, gjithnjë e më poshtë zbresin, përmbi detë retë e zeza
dhe këndojnë e hidhen valët, lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon. Rënkojnë valët: në atë shkumë zemërimi, po luftojnë ato me erën. Turma
valësh rrëmben era, i mbërthen ajo me forcë, i përplas me vrull shkëmbinjve,
duke i bërë çika-çika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë
vetëtimë, si shigjetë i përpin retë, shkumën valësh heq me krahë. Si demon, ai
vërtitet, madhështor e kryelartë ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai
njëherësh…
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni; ka besim zogu i furtunës;
retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë… Bubullon e shkrep rrufeja…
Ndizen retë flakë e kaltër përmbi detin si greminë. Kap shigjeta vetëtimash dhe
në gji i shuan deti. Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen, mu në det e zhduken
thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi, shkon me vrull ndër vetëtima përmbi detin e tërbuar,
që buçet me ulërimë, dhe këlthet-profet fitoreje;
-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!
Përkthyer nga rusishtja në shqip nga (Lame Kodra) Sejfulla Maleshova
Dy fjalë për Zgalemin e Gorkit… dhe gjimnazistët e viteve ’70
Zgalemi – ose e quajtur ndryshe lajmëtari i furtunës, është një prozë poetike e Maksim Gorkit dhe ka qenë tekst i dyfishtë në shkollat e mesme: si në librat e letërsisë, te periudha sovjetike e realizmit socialist, ku Gorki ishte Flamurtari, po edhe në tekstet e rusishtes, ku një prej këtyre teksteve, në mos gaboj atë të vitit të tretë gjimnaz, e kishte shkruar në bashkpunim zysha jonë, e cila më dontë shumë, Luiza Papajani! Një ruse nga Vollgogradi e martuar në Shqipëri me një gjykatës të njohur në Lushnje! Ky tekst ishte me detyrim të mësohej përmendësh, mbasi kishte edhe gjithë nuancat recitative pasionale revolucionare. E keqja më e madhe se ashtu i përkthyer në shqip, kishte ruajtur bukur gjithë tonalitetet e forta dhe tingëllonte po aq fuqishëm, e thuajse me të njëjtin ritëm luftarak si origjinali, por që në tekstet e asaj kohe, emri i përkthyesit nuk përmendej kurrë. Në ato vite, (bëhet fjalë për vitet ’71-’75) thuhej se autori kishte vdekur i çmendur, diku në interrnim në Berat o në Fier s’e kujtoj mirë… Po në ato vite ishte botuar edhe vepra e plotë e Gorkit në shqip, ku në mënyrë të veçantë unë pëlqeja tregimet e tij, të shkruara mjaft kohë para revolucionit, dhe që ishin të një bukurie të rrallë, e thuajse njëri më mahnitës se tjetri… e ku bënte pjesë edhe kjo prozë poetike nga më të bukurat, e përkthyer mrekullisht në shqip. Zgalemi, e shkruar rreth vitit 1901, si një shenjë e fuqishme proteste ndaj carizmit, por që në valën e demagogjive, u transformua, e neve na duhej ta theksonim në komentet tona, se Zgalemi, ishte lajmëtari i revolucionit që po shfaqej në horizont, si ai i 1905, apo 1907 apo edhe i Famëshmi i Tetorit të 1917, që tronditi botën mbarë!
Kët prozë mundem edhe sot ta recitoj përmendësh, e në mënyrë të veçantë pjesën e parë të saj.
Gjithnjë kam besuar dhe besoj se kjo prozë poetike, ndër më të bukurat e përkthimit në gjuhën shqipe, u realizua nga komunisti idealist, Sejfulla Malëshova, me nofkën letrare Lame Kodra, të cilit ishin ata, shokët e tij të idealit, që ia rrënuan jetën deri në shkatërrimin e plotë…!
Sepse Revolucioni nuk jeton dot pa ngrënë bijtë e vet!
jozef radi, 28 mars 2022
Песня o Буревестнике
Над седой равниной моря ветер тучи собирает. Между тучами и морем гордо реет Буревестник, черной молнии подобный.
То крылом волны касаясь, то стрелой взмывая к тучам, он кричит, и – тучи слышат радость в смелом крике птицы.
В этом крике – жажда бури! Силу гнева, пламя страсти и уверенность в победе слышат тучи в этом крике.
Чайки стонут перед бурей, – стонут, мечутся над морем и на дно его готовы спрятать ужас свой пред бурей.
И гагары тоже стонут, – им, гагарам, недоступно наслаждение битвой жизни: гром ударов их пугает.
Глупый пингвин робко прячет тело жирное в утесах… Только гордый Буревестник реет смело и свободно над седым от пены морем!
Всё мрачней и ниже тучи опускаются над морем, и поют, и рвутся волны к высоте навстречу грому.
Гром грохочет. В пене гнева стонут волны, с ветром споря. Вот охватывает ветер стаи волн объятием крепким и бросает их с размаху в дикой злобе на утесы, разбивая в пыль и брызги изумрудные громады.
Буревестник с криком реет, черной молнии подобный, как стрела пронзает тучи, пену воли крылом срывает.
Вот он носится, как демон, – гордый, черный демон бури, – и смеется, и рыдает… Он над тучами смеется, он от радости рыдает!
В гневе грома, – чуткий демон, – он давно усталость слышит, он уверен, что не скроют тучи солнца, – нет, не скроют!
Ветер воет… Гром грохочет…
Синим пламенем пылают стаи туч над бездной моря. Море ловит стрелы молний и в своей пучине гасит. Точно огненные змеи, вьются в море, исчезая, отражения этих молний.
– Буря! Скоро грянет буря!
Это смелый Буревестник гордо реет между молний над ревущим гневно морем; то кричит пророк победы:
– Пусть сильнее грянет буря
…