Kënga “Fatosi dhe qingji” që i mbijetoi gjysmë shekulli
nga Robert Prendushi…
Ndonëse nuk është një ninullë, shpesh merr rolin e saj. Dhe nuk ka fëmijë shqiptar që si është kënduar të paktën një herë. Historia e këngës “Fatosi dhe qingji” që i mbijetoj gjysmë shekulli apo siç njihet “Qingji i vogël” është një ndër historitë më të veçanta në të cilat shkrihet edhe historia e popullit tonë shqiptar.
Robert Prendushi muzikant, studiues që në këtë këngë ka rolin e tekst shkruesit thotë se Zefi me të vërtet kishte hy në botën e fëmijës së vogël, qysh në fillim.
“Nuk njoh këngë tjetër që është me tetë nota të njejta, e që është kaq e sukseshme, mua më lindi ideja e onometapesë që është e ngjajshme me blegërimën be-be ba”.
Deri vonë emri i tij nuk ka qenë publik si tekstshkrues i kësaj kënge për shkak se një xhaxha i tij Vinçenc Prendushi kishte shpreh qëndrimin për demokraci dhe ishte torturuar dhe kishte ndërruar jetë në burg, dhe ai mendoj që mos të dëmtohej kënga për shkak të emrit të tij kështu që heshti për vargjet që i shkroi ai.
Kurse Leon Lekaj, djali i kompozitorit Zef Lekaj thotë se babai i tij e kishte luajtur disa herë në piano dhe historia e këngës fillon me tim vëlla, i cili e këndoj përpara se të shkonte në festival.
Në festival shkoj pas një viti, me dy duete Cecilia Shllaku, Merita Çoba dhe Ardita Agolli e Frida Nehani që ishin pjesë e festivalit të pestë kombtar të këngës për fëmijë të organizuar në Shkodër, ku u shpërblye me çmimin e dytë, pra në vitin 1967, por që versioni origjinal nuk është në arkivat shtetërore të Republikës së Shqipërisë për shkak të regjimit të atëhershëm.
E vetmja dëshmi për këtë performancë është një foto e realizuar në vitin 1967.
“Ajo është kulmi i festës, kur marrim çmimin” shprehet Merita Çoba.
Në vitin 1979 Zef Lekaj arrestohet në një mbledhje të frontit demokratik, tri ditë para pensionimit në kohën kur kënga po jehonte gjithëandej.
“Kur babai im hyri në burg për të dhe këngën pati një heshtje totale, ato që na ndodhën ishin të rënda, si çdo artisti që i presin një ëndërr, në burgjet e diktaturës, por kënga nuk u harrua. Kur im atë ishte në Burgun e Ballshit ne shkojmë për takim dhe del oficieri thotë kë doni ta takoni ju, ne i tham duam ta takojmë Zef Lekajn, a doni të takoni autorin e “Qingjit të vogël” – tha ai.
“Ishte një këngë jashtëzakonisht e bukur, ishte shumë afër fëmijëve, për arsye që ishte fjala qingji, tring, të cilat depërtonin me shpejtësi shumë të madhe” – u shpreh Cecilia Shllaku që këndoj atë në festival.