back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025

“Keqkuptimi është mbyllur” – Veliaj tërhiqet nga shkarkimi i nënkryetares së Bashkisë

Gazeta

Lali dhe Halla e madhe...
Lali dhe Halla e madhe…
“Keqkuptimi është mbyllur” –
Veliaj tërhiqet nga shkarkimi i nënkryetares së Bashkisë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me përplasjen e përfolur me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e delegimit të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit që drejtonte deri tani.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Veliaj thekson se nuk ka asnjë përplasje mes tij dhe Ramës, dhe se marrëdhënia e tyre është e fokusuar në bashkëpunim dhe diskutime konstruktive.
Veliaj shpjegon se ridelegimi i kompetencave drejtuese nga një nëkryetare te tjera ishte një keqkuptim, të cilin e kishte bërë me idenë e gabuar, duke menduar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, – shkruan Veliaj.
Ditën e sotme Erion Veliaj kishte firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës ndërsa ia kishte dhënë këto kompetenca nënkryetares Sara Goxhaj
20 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen