back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kërkojnë që rruga “Mehmet Shehu” në Mallakstër, të riemërtohet! – Mehmet Shehu: Kreu krime kundër njerëzimit

Gazeta

Familjarë të njerëzve që u masakruan nga Bomba në Ambasadë Sovjetike
Familjarë të njerëzve që u masakruan nga Bomba në Ambasadë Sovjetike
“Cilido që është i interesuar
për ta mbështetur këtë iniciativë,
bazuar në të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut,
të na kontaktojë, për të shënuar/
ose bashkangjitur edhe emrin Tuaj”.
Drejtuar: Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë.
Bashkia Mallakastër,
Rruga “Mehmet Shehu” 9308, Ballsh, Shqipëri.
 
Për dijeni:
Znj. Vasilika Hysi – Kuvendi i Shqipërisë
Znj. Senada Mesi – Qeveria e Shqipërisë
Z. Bernd Borchardt – OSCE Presence in Albania
Z. Donald Lu – US Embassy Tirana
Z. Duncan Norman – British Embassy Tirana
Z. Matthew Holliday – International Commission For Missing Persons (ICMP)
Znj. Romana Vlahutin – EU Delegation Albania
Znj. Susanne Schütz – German Embassy Tirana
Z. Walter Glos – Fondacioni Konrad Adenauer
Tirana, 09 Nëntor 2017
.
Liste personash te masakruar nga Mehmet Shehu
Liste personash te masakruar nga Mehmet Shehu
Lënda: Kërkesë për shfuqizimin e vendimit nr. 27 datë 29.05.2002, pika III, Të miratojë emërtimin e rrugëve si mëposhtë:
2.Rruga në drejtim të K.P.TH.N-së “Rruga Mehmet Shehu” dhe riemërtimin e kësaj rruge, me një emërtim të denjë, për pasqyrimin e vlerave më të mira, të qytetarëve të Ballshit, Mallakastrës, po edhe gjithë Shqipërisë.
Baza Ligjore:
Ligji Nr. 139/2015
Per Qeverisjen Vendore.
Ligji Nr. 10221, datë 4.2.2010 Për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Kodi i Procedurave Administrative.
Neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.
Neni 18
1.Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2.Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR).
Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ).
Statuti i Romës i Tribunalit Penal Ndërkombëtar (Statuti i Romës) parashikon krimin e zhdukjes me forcë, si një krim kundër njerëzimit.
Dërguar: Me poste elektronike: ballshi@bashkiamallakaster.gov.al
 
I nderuar Z. Migjen Skënderi, Kryetar i Këshillit Bashkiak,
I nderuar Z. Agron Kapllanaj, Kryetar i Bashkisë,
 
Ne, Adrian Kati (Tiranë), Avis Gjyshja (Miçigan USA), Elida Hysenbregasi (Greqi), Filip Guraziu (Shkodër), Ilirjan Blloshmi (New Jersey, USA), Ina Kasimati (Tiranë), Isuf Peposhi (Tiranë), Keda Kaceli (Itali), Kujtim Cekani (Gjermani), Osmon Kaceli (Durrës), Valdete Emiri Kreshpa (Tiranë) dhe Dritan Dema, i lindur në Gurëz Krujë, me banim në Mbretërinë e Bashkuar, i indentifikuar me Kartë Identiteti Nr. 031165785, me dëshirën e mirë dhe vullnetin e palëkundur, të motivuar dhe frymëzuar nga dashuria për vendin tonë, me përgjegjësi dhe vetëdije qytetare, ju parashtrojmë, si vijon:
Nga Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë, citojmë:
“Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”.
1.Rrethanat e çeshtjes:
Me emailin e dates 18 Tetor 2017 jemi informuar nga ana Juaj sa vijon:
“Mehmet Shehu ka qenë ish Kryeministri i Shqipërisë në vitet 1950-1981. Origjina e tij vjen nga fshati Çorrush i Mallakastrës”.
Me pas, me emailin e datës 20 Tetor 2017, jemi njohur me vendimin: “Nr. 27 date 29.05.2002, pika III, të miratoje emërtimin e rrugëve si mëposhtë:
2.Rruga në drejtim te K.P.TH.N-se “Rruga Mehmet Shehu”, duke na konfirmuar gjithashtu se, nuk gjendet relacioni përkatës, mbi motivin e këtij sugjerimi…
Pjesë nga letra e dërguar Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë se qytetit të Ballshit
.
Harta e qytetit te Ballshit dhe Rruga Mehmet Shehu
Harta e qytetit te Ballshit dhe Rruga Mehmet Shehu

Kërkojnë që rruga “Mehmet Shehu” në Mallakstër, të riemërtohet

Mehmet Shehu: Kreu krime kundër njerëzimit

Një kërkesë që kërkon riemërtimin e rrugës në Mallakastër që mban emrin e Mehmet Shehut.
Në këtë kërkesë thuhet se “vendimi i Këshillit Bashkiak Mallakastër i vitit 2002, për të emërtuar këtë rrugë, në qytetin e Ballshit, ka rezultuar i gabuar. Nga mungesa e dokumentacionit të plotë e kemi të pamundur për të vlerësuar shkaqet që kanë çuar Këshillin e atëhereshëm të bëjnë këtë vendimarrje e cila mund të ketë qenë edhe si rezultat i mosnjohjes apo mosvlerësimit të drejtë, të fakteve të sipercituara. Dokumentet që ju kemi venë në dispozicion janë prova, të cilat faktojnë se Mehmet Shehu në bashkëpunim, me anëtarë të tjerë të Byrosë Politike, kanë urdhëruar kryerjen e këtyre Krimeve Kundër Njerëzimit, të cilat kanë rezultuar në vrasjen e të paktën, këtyre 36 qytetarëve të pafajshëm, vetëm në këto dy raste të sipërcituara. Këto dy raste janë vetëm “Maja e akullnajës”.
http://27.al/wp-content/uploads/2018/03/Kerkese-Bashkise-Mallakaster-09-Nentor-2017-5.pdf
 
Kërkesa: Bashkisë Mallakastër – 09 Nëntor 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.