back to top
25.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Këta përdorin edhe të vdekurit, pa le të gjallët! – nga Milaim Nela

Gazeta

Milaim Nela
Milaim Nela
Këta përdorin edhe të vdekurit, pa le të gjallët!
nga Milaim Nela

Përdorimi që enturazhi i majtë rilindas i ka bërë vdekjes tragjike të Gert Bogdanit ka arritur nivele që nuk i kishim parë më parë!
Jo vetëm fryerjes tejet jo proporcionale që ju bë vdekjes së tij të parakohshme, por mbi të gjitha helmin që u hodh në mënyrë të djallëzuar mbi opozitën e vërtetë dhe Partinë Demokratike në veçanti.
E unë besoj ky është qëllimi e jo se atyre iu dogj xhani për Gertin, familjarët dhe fëmijët e tij të cilëve gjej rastin të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Kemi parë lot krokodili që nga figura të larta të së majtës, emisione pa fund dhe dedikime nga gazetarë kryesisht të rilindjes, ku veçoj mediat që njihen si kundershtarët më të flaktë të Partisë Demokratike, si Euronews, Report TV apo Tirana Post.
U aludua dhe u portretizua si viktimë politike e Partisë Demokratike, sikur ishte mënjanuar dhe deri persekutuar.

Gerti Bogdani (1980-2024)
Gerti Bogdani (1980-2024)

“Ishte më i miri i PD-së” – tha Jonida Shehu një nga patronazhistet më të spikatura të medias rilindase!
Grida Dumës gati i paska rënë të fikët në studion e Topit!
Të ndjerin nuk e kam njohur personalisht e as nuk kam patur ndonjëherë komunikim me të!
Sa kohë ka qenë aktiv në politikë e kam vlerësuar pozitivisht kontributin e tij. Ishte një portret qytetar, duke lënë përshtypje shumë pozitive në publik gjë që nuk është e zakontë në politikën dhe skenën shqiptare.
Por, unë si shumë të tjerë si unë, besoj se ai sa ishte gjallë mori maksimumin nga Partia Demokratike. U bë deputet në moshë fare të re dhe qëndroi në Kuvend për dy legjislatura duke dhënë kontribut të vlefshëm në kampin opozitar.
Për disa kohë ishte zëdhënës i Partisë Demokratike, kryetar i FRPD etj.
Po ashtu ai kishte një karrierë të spikatur edhe në arenën ndërkombëtare.
E them me bindje që ai mori nga PD gjithçka që shumë të tjerë nuk e kishin as mundësinë dhe as mbështetjen që pati ai.
Konkuroi në primaret për kandidat të Bashkisë së Tiranës dhe nuk fitoi duke dalë në vend të tretë.
Vota dhe vullneti i votuesve nxorri Këlliçin në vend të parë e pavarësisht rezervave që çdokush prej nesh mund të ketë vota është Mbreti e duhet respketuar.
Për dikë që nuk e ka njohur më parë të ndjerin, duke parë se çfarë është shfaqur në 2-3 ditët e fundit, do të thoshte se ai ishte një nga figurat më të spikatura të së majtës!
Deri këtu ka arritur shfaqja.
Më duhet ta them dhe nuk dua të jem hipokrit që karrierën e tij në PD nuk e kanë ndihmuar dy faktorë;
1.Bashkëshortja e tij, një aktiviste e shoqërisë civile të financuar nga rrjeti SOROS dhe së fundmi pjesë e një formacioni politik të mbështetur fort nga e majta njihet si një nga kundërshtaret më agresive të opozitës dhe Partisë Demokratike reale në veçanti. Kjo sigurisht nuk ka ngjitur me elektoratin e Partise Demokratike.
2.I ndjeri është përfolur për përfshirje në aferën e inceneratorëve, ku është shfaqur edhe në një foto në Zimbabëe me Mirel Mërtirin dhe figura të tjera enigmatike.
Ai nuk e sqaroi këtë e asnjëherë nuk foli publikisht për këtë!
Media rilindase sorosiane gati-gati nuk na e paraqiti të ndjerin si viktimë të Sali Berishës.
U munduan të përçojnë mesazhin në popull se PD ka figura që mund ta udhëheqin, por ata nuk i lë Sali Berisha!
Unë prisja nga media që duke marrë shkas nga kjo vdekje tragjike e një njeriu publik të spikatur të trajtonte me profesionalizëm ndihmën e shpejtë pasi ngjarja ndodhi në një nga hotelet më të njohura të Tiranës;
Ai ju dha atij ndihma që mund ti jepej?
A i ishte dhënë të ndjerit ndihma e parë?
A ishte personeli i hotelit i trajnuar për dhënien e ndihmës së parë?
A kishte hoteli defibrilator?
A janë nxjerrë mësimet e duhura për sa i takon dhënies së ndihmës së parë të paktën në vende publike si hoteli në fjalë?
A kemi bërë mjaftueshëm të ndërgjegjësojmë publikun si duhet vepruar në raste të tilla pasi kjo mund t’i ndodh gjithkujt e kudo?

Marrë nga Muri i FB, Milaim Nela, 20 shtator 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.