Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet të Lezhës
dhe statuja madhështore gdhendur në shkëmb
Te Kisha e Shën Eufemisë, vepër e punuar në një shkëmb gëlqeror në terren! Në mënyrë mjeshtërore është realizuar përjetësimi i figurës së një vajze të njomë, Eufemisë, i cila u vra pse besonte në Zot!
nga Anri Pashaj
Kjo vepër artistike ndodhet në Kallmet të Lezhës dhe këtë skulpturë e ka gdhendur një moshatar i imi po nga fshati Kallmet, i quajtur Tonin Prendi, i cili fatkeqsisht ka ndërruar jetë para pak muajsh në moshën 53 vjeçare.
Rruga është e asfaltuar deri tek kisha e Shën Eufemisë, ku brenda saj ndodhet kjo skulpturë, dhe poshtë kësaj skulpturë gurgullon një burim uji që është i pashterrshëm gjatë gjithë vitit. Kjo kishë ndodhet pak a shumë 2 km sipër fshatit Kallmet të cilit i përket kisha. Faktikisht agjencia kombëtare e turizmit e ka futur Kallmetin në 10 fshatrat më të bukur për t’u vizituar dhe ka mjaft vizitorë që shkojnë çdo ditë. Sipër kishës 500 metra sipër ndodhet maja e Malit të Velës me një peisash fantastik nga ku mund të shohësh detin dmth Shëngjinin edhe Shkodrën në krahun tjetër. Gjithashtu në Kallmet ndodhet Kantina e verës “Kallmeti” ndër më të mirat në Shqipëri, që prodhon verën me të njëjtin emër, e cila sivjet mori medalje ari në një konkurs të Verërave në Europë. Mund të vizitoni kantinën pa prenotim, mjaft me shkue te kantina. Gjithashtu 6 km larg kantinës, në fshatin më të afërt ndodhen 4 restorante ndër më të mirat në Shqipëri, dmth “Mrizi i Zanave” që është më i miri në Shqipëri, “Hylli i Dritës” – Troshan, “Restorant Hani i Lekës”, po në Troshan dhe restorant Oazi që ndodhet te liqeni i Fishtës, pra afër ku është edhe “Mrizi i Zanave”.
Ja vlen vërtet t’i vizitoni të gjitha këto objekte që ndodhen në një rreze prej 6 km nga Kallmeti. Kallmeti ndodhet 12 km nga yteti i Lezhës, pra nga vendvarrimi i Skënderbeut që mund të vizitohet gjithashtu. Për të shkuar në Kallmet janë dy rrugë, njëra quhet “Rruga e Vjetër” rrëzë malit që lidh Lezhën me Shkodrën nga Vau i Dejës, dhe autostrada që shkon për Shkodër dhe në km e 8 është dalja për Kallmet 4 minuta, Kisha e shën Eufemisë sipër Kallmetit 2 km në lartësinë 600 m. Jam krenar për fshatin tim.
nga Lekë Gjini
Makina mond të shkojë lehtësisht dhe ka një pamje tejet sugjestionuese gjatë rrugës.
nga Dorina Prendi
.
Marrë nga muri i Fb i Anri Pashaj, 12 mars 2022
.