Pak fjalë per macen time…
***
Kjo asht macja ime, me nji emën që të kujton pranverën… po edhe do histori të largëta, thuej të harrueme, kur mosha i jepte ngjyrë çdo marrëzie kalimtare…
Duket sikur ajo asht në nji çast të thellë refleksioni e meditimi!! Në kët botë ku gjithçka asht ba virtuale, ndoshta edhe ajo andrron virtualen e saj, o ndoshta duke e pa se gjithkush prej nesh ka kompiuterin e vet ajo rrin aty me dëshmue forcë dhe autoritet se edhe asaj i duhet nji i tillë!! Ndoshta ma afër së vërtetës asht fakti se kompiuteri lëshon nji ngroftsi të ambël dhe të butë dhe ajo aty ka gjetë at strehzën e duhun që ende s’e kanë zbulue simotrat e saj…
Gjithsesi ajo m’dha knaqsinë e kësaj fotoje fantastike, ku asgja s’asht as e shtyme as e mendueme ma parë, e ku ajo drita e ledhatuese e kompiuterit në terrin e plotë të dhomës i dhanë kësaj foto misterin e nji çasti të papërsritshëm…