back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kjo intervistë e shkulur prej dramave të mia… – Lindita Miloti rrëfen jetën e saj në familjen e Xhevdet Milotit

Gazeta

Dhimbja e pafund e një motre
Dhimbja e pafund e një motre
Këtë intervistë të gjatë, ia kushtoj vëllait tim të dashur,
Agron Milotit, i cili humbi jetën në moshën 28 vjeçare,
në nje aksident automobilistik në rrugët e Pukës.
Me dhimbjen time prej motre, përmes këtij rrëfimi dramatik
kërkova ta mbaj gjallë kujtimin e tij po edhe të dëshmoj
disa të vërteta të jetës në familjen e Xhevdet Milotit…
Lindita Miloti
Agron Miloti (1955-1983)
Agron Miloti (1955-1983)

Kjo intervistë e shkulur prej dramave të mia…

Lindita Miloti rrëfen jetën e saj në familjen e Xhevdet Milotit

Kush është Lindita Miloti?
Kam lindur në qytetin Shkodër në fillim të viteve ’60, jam larguar nga ky qytet në vitin 1967 dhe jemi vendosur në Tiranë. Jam e bija e Xhevdet dhe Sabahet Milotit. Kam studiuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës në periudhën 1980-’84, e më pas kam punuar si ekonomiste në Kombinatin “Misto Mame”. Në moshën 28 vjeçare e kam lënë Shqipërinë, dhe prej 28 vitesh kam jetuar midis Italisë dhe Anglisë. Vitet e fundit, në përpjekje për të dëshmuar një pjesë të rëndësishme të jetës sime dhe të vellait tim, kam shkruajtur një autobiografi modeste, ende në dorëshkrim të titulluar: “Mendimi sundues”. Për t’i paraprirë botimit të këtij libri, po përpiqem t’i jap njifarë skicimi vehtes dhe jetës sime…
Jetën time, do ta ndaja në dy periudha të rëndësishme: Jetën nën komunizmin shqiptar dhe jetën në kapitalizmin e botës. Këtyre dy periudhave, u përkasin edhe dy pamje krejtësisht te ndryshme prej njëri-tjetrit të personalitetit tim, që në një farë mënyre më kanë bërë një person me dy karaktere. E vetmja gjë që unë besoj se i bashkon këto dy Lindita është forca e brendëshme shpirtërore.
Lindita shqiptare e periudhës së komunizmit, është një fëmijë e trembur dhe një vajzë e sunduar nga prindërit. Ajo është rritur pa e njohur dashurinë prindërore, dhe mendon se jeta është vetëm pësim, dhimbje dhe fyerje nga prindërit dhe të tjerët; Ajo mendon se në jetë ka vetëm urdhëra për t’u zbatuar e nënshtrim ndaj tyre, kjo e diktuar nga dhuna prindërore… Si rrjedhim edhe jeta jashtë familjes është vazhdim i kësaj dhune. Ndoshta kjo është arsyeja që kjo Linditë është e egër, asociale – që s’bën miqësira me askënd, pse çdo shoqe e çdo njeri, paraqet një rrezik për ta poshtëruar. Ajo është gjithmonë e trembur dhe nervoze; nuk i pëlqen jeta; dhe të jetuarit për të është një torturë e pafund.
Linda jashtë realitetit shqiptar, është në betejë të vazhdueshme për ta lexuar e kuptuar ndryshe vehten. Në Itali, mësoi Abc-në e sjelljes humane, brenda edhe jashtë mureve të shtëpisë. Mendoj se kjo Lindë, bëri të pamundurën ta merrte përdore Linditën shqiptare, sepse ndjente keqardhje për të. Ajo e mësoi si të jetojë, si të përkushtohet, si të sakrifikojë e për rrjedhojë edhe si të sillet paqshëm me vehten, në botën rreth saj dhe në shoqëri. Kështu, pak nga pak jeta e saj filloi të marrë ngjyra… e kjo përbën personalitetin e ri të Lindës jashtë realitetit të vendlindjes.
E megjithatë, mund të them se kjo Lindë s’ka arritur ende të gjejë plotësisht qetësinë shpirtërore, prej një periudhe traumatike të fëmijërisë së humbur e të dhunuar prej vullnetit të prindërve të saj. Ajo, s’e mori kurrë ndjesën që priste prej prindërve të saj. Ndaj, brenda saj vazhdon të jetojë ajo Lindita shqiptare, të cilës herë mbas here, traumat e shkaktuara nga familja i shfaqen në çaste të ndryshme të jetës. Unë besoj se kjo ndodh që Linda e botës së lirë, befas takohet me Linditën e egër shqiptare. Si duket, edhe me kalimin e viteve, kjo Lindë po arrin ta zbusë atë Linditën shqiptare. Edhe pse shpesh ndjehet me turp prej saj, në të njejtën kohë përpiqet ta ngushëllojë përmes kurajos së fituar në vite, Linditën shqiptare e cila është një viktimë fatkeqe si shumë të tjera, po s’është fajtore për asgjë.
Ngushëllimi i vetëm sot është vajza e saje, të cilës i ka dhënë gjithë dashurinë e munguar, e që ka qënë krijesa që e shtyu ta shkruaj këtë libër e të bëhet pjesë e vuajtjes se saje, të nxisë të besojë se e keqja duhet luftuar me çdo mënyrë që ajo të mos përsëritet e të mos shkaktojë trauma për të tjerë…
.
Si do ta përshkruaje jetën ose botën tënde në rrugëtimin e derisotëm ku ndodhesh, duke besuar se vazhdimisht je përpjekur të japësh më të mirën tënde?
Jeta ime, pra edhe bota ime në rrugëtimin e ndjekur deri më sot, është një betejë e përditëshme në paqtimin dhe bashkëjetesën e këtyre dy personazheve: Ndodh që një rrugë e shtruar me mundim prej Lindës italiane të jetë prishur në të njëjtën kohë prej Linditës shqiptare. Këto dy faqe të së njëjtës medalje, mundohen për më të mirën, por pa e kuptuar e shkatërrojnë vazhdimisht njëra-tjetrën, ndoshta kjo është arsyeja që jeta të dy Linditave vazhdon të jetë e vështirë.
Jam përpjekur e përpiqem vazhdimisht për t’i dhënë vehtes dhe jashtë saj më të mirën, shpesh më e mira ime është shkatërrim me vetëdije i asaj vehtveteje që është thelbi i jetës sime. Diçka që s’po arrij ta kontrolloj e ta sundoj. Siç duket këto janë pasoja të fituara nga fëmijëria, që s’më lëshojnë.
 
A ka ekzistuar fryma e diktaturës në familjen tuaj, dhe çfarë gjurmësh ka lënë ajo tek ju?
Diktatura s’ka qenë një ide, por mund të them që ajo ishte një mënyrë jetese e familjes sonë. Gjurmat e saj ishin të përditshme, të përorshme, të çdoçastshme ndër ne. Padiskutim, ishte hija e rëndë dhe e frikshme e babait tonë, Xhevdet Milotit, së pari mbi nënën tonë Sabahet Miloti, e cila më pas me injorancën e saj e shtrinte hijen e tij edhe mbi ne fëmijët. Si më e vogla e tre fëmijëve, duket se unë e kam vuajtur më shumë ashpërsinë që Sabaheti ushtronte ndaj vëllait tonë Agron Milotit, që ishte më i madhi i fëmijëve, po edhe ndaj motrës tjetër Ermira, e së fundi edhe ndaj meje dhe gjyshes sonë, dritë pastë, që ishte shpirt njeriu, Lutfije Miloti (nëna e Xhevdetit). Në pjesën më të madhe të kohës, ne ishim me Sabahetin, dhe ishim katër viktimat e sajë, mbi të cilët ajo shkarkonte frikën, terrorin dhe urrejtjen që kishte për burrin e sajë Xhevdet Miloti, të cilit nga një anë i nënshtrohej me zell si shpirt inferior që ishte, e nga ana tjetër na keqpërdorte ne fëmijëve.
Sabaheti, u thoshte gjithë njerëzve që takonte: “Fëmijtë e mi le të vdesin, boll që fëmijëve të botës mos t’u ndodhë gja kur ata janë në kopësht me mua!” Këtë shprehje absurde, e kam dëgjuar me veshët e mi, mbasi e përsëriste shpesh, dhe s’arrija ta kuptoja, si një edukatore kopështi, e kishte kaq të lehtë vdekjen e fëmijve të saj!!
Xhevdet Miloti e ushtronte vetë diktatin mbi ne fëmijët, duke na trajtuar thjesht si ushtarë, përmes urdhërash me ton xhandari, poshtërimesh të vazhdueshme, duke shprehur shpërfillje ndaj pranisë sonë, e duke shfryrë përmes një fjalori barbar që vetëm ai mundte si: shtazë, bushtër e keqe, qelbësina, stervine etj. Në atë prani të paktë që ai kishte në shtëpi, ne ishim të mpirë si statuja prej hijes së tij të frikshme. Në veçanti ndaj vëllait tim, Agronit ai ushtronte qëndrim të ashpër, shpesh i bënte tortura të egra pa ndonjë arsye, dhe ndjente një përndritje të fytyrës kur na shihte të dërmuar fizikisht e moralisht.
Ishte kjo atmosferë frike dhe terrori në familjen tonë, që ka ndikuar mos ta kuptonim si duhet, atë çka ndodhte jashtë nesh…
 
Ishit pjesë e një familjeje që mund të quhet e nomenklaturës komuniste. Çfarë ke kuptuar dhe çfarë ke ndjerë prej këtij fakti?
Ne bënim pjesë në atë kategori, vetëm si pozicion pune të babait, por s’është se kishim ndonjë përfitim.
Nga ky fakt kam kuptuar, se “elitarët e vërtetë” kishin mjaft privilegje: si ata edhe fëmijët e tyre, ndërsa në familjen tonë nuk ngopeshim me bukë dhe s’kishim asnjë privilegj.
Qysh fëmijë e kam ndjerë se gjendeshim në mes: as të përndjekur nga komunizmi dhe as elitarë, ishim si të thuash të paklasifikuar. Gjithashtu, kam ndjerë shumë fallsitet midis emërtimit elitar dhe faktit që ishim askushi! Kam ndjerë dëshpërim për të qënë dikush, e s’më lejohej të isha “dikushi”. As nga familja e as nga sistemi komunist. Ishte si të thuash, një egzistencë boshe, e kotë, shpesh lodhëse, sepse ishte pa asnjë kuptim.
.
Burgjet e diktatures komuniste
Burgjet e diktatures komuniste
Duke qenë bijë e një hetuesi me emër të zi në analet e dokumentave të diktaturës,  e që shfaqej sistematikisht me majën e shpatës së luftës së klasave… dhe ndëshkimeve më të egra ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa e një nëne edukatore dhe mësuese… ç’do të thoshte për ju një rrethanë e tilla?
Asnjëherë s’e kam ditur se ç’pune bënte Xhevdet Miloti. Po edhe sikur ta dija, as mund ta mendoja se ç’ishte realisht profesioni i një hetuesi, në diktaturë. E vetmja gjë që Xhevdeti na thoshte ishte qe ai punonte në Ministrinë e Brendëshme. Ai njeri kurrë s’na konsideronte ne si fëmijët e tij, as të na fliste ndonjëherë për problemet tona. Për të tijat kurrë! Ai thjesht na përdorte e na shfrytëzonte për qëllimet e veta. Ne ishim vetëm shërbëtorë të nënshtruar të tij. E shprehte qartë, se ishte poshtërim të fliste me ne, të diskutonte me ne për probleme të ndryshme, për dëshirat tona, kurrë asnjëherë. Kur uleshim në tavolinë gjithë bashkë, n’ato pak raste kur ai ishte në shtëpi, zotëronte një heshtje e thellë torturuese. Nuk dëgjohej asnjë zë, asnjë zhurmë, s’pipëtinte askush, veç lëngut të gjellës që e thithte Xhevdeti me një zhurmë të neveritshme, i vetmi tingull “i ëmbël” që kujtoj nga të ngrënat bashkë në familje. Me sy të frikësuar, ne kërkonim ta mbaronim sa më shpejt pjatën, ta linim tavolinën e të futeshim në dhomën tonë.
Sinqerisht, vetëm vonë, shumë vonë, kur filloi interneti në fund të viteve ’90, nisa të marr vesh se babait tim i dilte emri si hetues kriminel i diktaturës. Ky fakt më tmerroi, dhe një ditë e pyes, por ai, me atë stilin e tij të përçmimit s’më konsideroi fare, e s’më dha asnjë përgjigje. Edhe pse tashmë isha në moshë të rritur, ai s’më konsideronte si fëmijën e tij, por thjesht si vegël e interesave të tij materiale dhe aq. Këtë gjë e bëri deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Kur mora vesh se kush kishte qenë vërtet im atë, dhe i besova ato që shkruheshin në internet (jo se mund të jenë të vërteta 100%), mendova: Ja pse edhe në shtëpi ai kishte pasur një sjellje prej krimineli. Kështu, puzzli i dhimbjes time filloi të merrte formë. Mendoj se vetëm tani kam pjekurinë dhe forcën e mjaftueshme për t’u treguar shqiptarëve pozicionin tim ndaj këtij krimineli, atë çfarë unë ndjej për të e çfarë do të thoshte të ishe fëmijë e një përbindëshi si Xhevdet Miloti!
Mamaja ime Sabahet Miloti ishte një edukatore kopështi, por në thelb një injorante qe jeton akoma sot ne moshen 84 vjeç dhe, e quaj fat qe ta marrë në fytyrë demaskimin tim. Ajo s’arriti kurrë ta fliste gjuhën letrare, vetëm në dialekt komunikonte. Më vjen keq për ata që kishte nën kujdes, sepse ajo s’dinte të edukonte askënd. Ajo s’kishte një grimcë dashurie as respekti për qeniet njerëzore. Ajo vetëm i urrente ato, edhe sot ajo i urren njerëzit, ne na ka mësuar vetëm zilinë dhe urrejtjen ndaj njerëzve. E njihte vehten se ishte injorante dhe e kompensonte këtë me fallsitetin që u shiste prindërve të fëmijëve, si kulturën e sajë.
Prandaj pyetja juaj “si bija e një mësueseje” s’ka ndonjë përgjigje, sepse ajo s’ishte mësuese, po një dhelpër, intrigante dhe e pagdhendur. Kush ishte pak i zgjuar, e kuptonte menjëherë si dhelpërinë edhe trashësinë e saj.
Çfarë do të thotë për ju të jeni e bija e një hetuesi të diktaturës? Sot më vjen turp që jam e bija e tij; së pari për krimet që ai ka bërë ndaj njerëzve të pafajshëm dhe dhimbjet që u ka shkaktuar atyre dhe fëmijëve të tyre, pa llogaritur plagët morale që janë një dhimbje e përhershme dhe e pangushëllueshme.
Do të thotë që traumën e pësuar prej Xhevdet Milotit (për të cilin unë ndjej vetëm urrejtje), do kisha dëshirë ta bashkoja me urrejtjen e gjithë viktimave të pafajshme që pësuan prej tij dhe të ndëshkohej qoftë edhe moralisht. Me shumë ankth kam pritur se ndokush mund të merrte hak në vitet e demokracisë, por asnjë s’e bëri, atëherë vendosa unë të hakmerrem për vëllanë tim, për vehten time e për të gjithë viktimat e tij që unë akoma nuk i njoh.
Këto vitet e fundit jam përpjekur të kontaktoj më shumë njerëz që mund të dinin diçka më konkrete për krimet e Xhevdet Milotit. Fjala vjen i kam shkruar Fritz Radovanit, Agron Tufës, Jozef Radit, Kastriot Dervishit, Kujtim Cekanit e të tjerëve nëse kishin diçka më konkrete për krimet e tim ati, edhe pse me vonesë t’u kërkoja ndjesë, aq sa mund të vlente ndjesa ime…
Hakmarrja ime, është ngritja e zërit dhe sqarimi publikisht i shqiptarëve që pësuan, që unë ata i kuptoj dhe e ndjej në shpirt dhimbjen e tyre, duke u bashkuar edhe dhimbjen time. Ndaj kam vendosur të shkruaj e ta demaskoj deri në thelb atë qenie të përbindëshme.
Duke qenë nje person i mbyllur, ndoshta as diktaturën s’e kam kuptuar si duhet, as të vërtetat e saj gjatë këtyre 30 viteve s’i kam përcjellë, as shkaqet dhe pasojat e tyre. Unë u largova nga Shqipëria duke u përpjekur të riparoj traumën time të diktaturës në familje… Kështuqë, as përmasën e diktaturës s’e kam kuptuar në dëmet e thella të shkaktura, dhe as rolin e Xhevdet Milotit ende s’e kam fort të qartë as cila mund të jetë përmasa e vërtetë e krimeve të tij… Ndoshta mund të ketë dorë në eleminimin e Hilmi Seitit, mbasi shpesh e dëgjoja vjedhurazi Xhevdetin që me tmerr ta përmendte emrin e tij me Sabahetin…!!
.
Shkodra e viteve Dyzetë
Shkodra e viteve Dyzetë

.

Si ishte jeta e fëmijëve të familjes Miloti, dhe sa ndikuan shërbimet e babait në jetën tuaj?
Ne ishim tre fëmijë: Vëllai i madh Agron Miloti, motra Ermira Miloti (Kariqi) dhe unë Lindita Miloti, më e vogla e fëmijëve.
Si ishte jeta e jonë? Sinqerisht, ka qenë një burg i vërtetë krijuar nga Xhevdet Miloti dhe ruajtur me zell e kënaqësi sadiste, mee vetedije të plotë nga Sabahet Miloti.
Agron Miloti ishte i pari i fëmijëve. Ai e vuajti më shumë shpirtligësinë, injorancën dhe krimin e prindërve. Xhevdeti dhe Sabaheti nuk na demostruan asnjëherë ndonjë shenjë dashurie për ne fëmijët. Na urdhëronin përmes kërcënimeve dhe mallkimeve të bënim çka dëshironin ata… Nëse nuk e bënim, kishim ndëshkime fizike të përditshme: shpesh na linin pa ngrënë. Vëllanë tim të dashur, Agronin, kur ishte i vogël prindërit e braktisnin rrugëve në Shkodër, ndërsa vite më vonë për ta hequr qafe, e çuan në Peshkopi, ku 8 vjeç i dhanë një drapër dhe ai vrau këmbën. E përshkoi me të kockën e këmbës tej për tej. Kur u rrit u trajtua me detyrim e dhunë nga Xhevdeti dhe presion e mallkime nga Sabaheti, që të vazhdonte Shkollën e Sigurimit, meqë vetë Xhevdeti punonte në Sigurim. Agroni e urrente Sigurimin, ndaj Xhevdeti e torturonte, e rrihte me kamzhik dhe rripin e pantallonave derisa Agronit i binte të fikët e i dilte gjak nga goja. Kujtoj një rast kur Agroni ishte vetëm 15 vjeç. Sabaheti bënte roje mbas dere me qëllim që Xhevdeti të mos trazohej në torturat e tij kriminale, që si duket ai i ushtronte edhe gjatë shërbimit si hetues. Aq shumë e rrahu Agronin, sa ai mbeti pa ndjenja në mes të dhomës… E lanë mjaft kohë ashtu mes gjakut, mbasi nuk e lajmëruan as ambulancën… Tmerri im ishte, mos Xhevdeti e vriste Agronin… ndërsa Sabaheti, ishte bashkëpunëtore e Xhevdetit në ndëshkimet barbare ndaj edhe atë unë e konsideroj një kriminele të mallëkuar. Per me teper ajo më pengonte ta shihja Agronin dhe t’i rrija pranë. Cila është ajo nënë që lejon t’i preket fëmija në atë mënyrë? Prandaj them se ato dy monstra plotësonin njëri-tjetrin. Ata s’duhej të kishin pasur dhuratën e të pasurit fëmijë, sepse ata na dhanë vetëm urrejtjen e tyre. Është e trishtë të thuhet, po unë s’mbaj mend të na kenë puthur një herë, të na kenë vënë dorën në kokë, të na përkëdhelur e të na nxisnin në jetë; të na pyesnin si shkonte jeta e jonë, çfarë na mungonte e çfarë na pëlqente… Ata dinin vetëm të mallkonin e të na deprimonin sistematikisht të tre ne fëmijëve.
Shërbimet e Sigurimit që bënte Xhevdeti ishin të shpeshta, o së paku kështu na thoshte. Ne s’e dinim nëse shkonte për pune a për qejfe të veta personale, por di që në shtëpi ishte pak i pranishëm, e kjo ishte për ne lumturi. Mjaft që ai të mos ishte.
Mungonte në shtëpi, edhe pse kishte marrdhënie të shumta me gra. Këto shërbime apo zhdukje ndikonin keq në jetën tonë, sepse Sabaheti bëhej si e shkalluar nga xhelozia. Këtë e kuptonim nga grindjet mes tyre, ku përmendeshin emra grash, dhe posa ai “humbte” për ca ditë, Sabaheti shfrynte mbi ne fëmijët dhe gjyshen tonë të mirë, gjithë urrejtjen e sajë ndaj Xhevdetit. Këtë “cilësi dashurore” të Xhevdetit e dinin shumë, e dinte edhe Sabaheti. Shpesh e acaruar ajo e hapte këtë argument me Xhevdetin, duke i kujtuar se e dinte shumë mirë që kishte marrëdhënie seksuale me gra të ndryshme në Shkodër, duke i kërkuar me insistim që të largohej prej tyre. Me kalimin e viteve, Sabaheti e lodhur nga poshtërimet e Xhevdetit, filloi ta humbte vetkontrollin, e këto muhabete i bënte edhe në praninë time. Shumë herë dëgjoja emra grash që ajo i shfrynte me urrejtje. Një ditë kur gjendesha në Shkodër tek dajat, erdhi edhe Xhevdeti. Ai më mori me vehte dhe më çoi te një dyqan mishi ku kasapi ishte me të shoqen. Kur befas u shfaq Xhevdeti, të dy ata burrë e grua u mpinë nga pamja e tij. Ndërkohë, gruaja preu pjesën më të mirë të mishit që Xhevdeti e merrte për Feçor Shehun për t’ia çuar në Tiranë, e ku gjithmonë hamalli i kësaj punë isha une. S’do t’i harroj kurrë sytë e trembur të atyre dy të shkretëve që u sforcuan t’i buzëqeshnin… Edhe pse e vogël, e ndjeva gjendjen e atij çifti, burrë e grua përballë tij… Çuditërisht, emri i asaj gruaje i shfryhej shpesh Xhevdetit me urrejtje, nga Sabaheti. E ndjej edhe sot, e më vjen keq që fati i kishte bërë të ndeshnin në jetën e tyre një kriminel si Xhevdet Miloti.
Bota e tre fëmijëve të Xhevdetit, ishte një botë pa ngjyra, ashtu bardhezi, kufizuar me përçmim e dhunë sa verbale edhe fizike, një botë pa grimcë lirie, një burg në qiell të hapët, një botë pa ëndrra, vetëm me frikë.
Mardhëniet me Agronin, si vëlla i madh, me kohë u bënë më të përzemërta. Edhe pse ai gjithmonë ishte jashtë, mbasi ndiqte Shkollën e Sigurimit, e më pas në detyrat apo trasferimet e herëpashershme në qytete të ndryshme. Ai nuk punoi asnjëherë në Tiranë. Në Tiranë duhej të ishte Xhevdeti. Ishte ai që e shtynte dhe e kërcënonte të punonte ku kishte nevojë atdheu. Ky ishte qëllimi i Xhevdetit, me të cilin e shfrytëzonte jetën e të birit. Kur vinte Agroni në Tirane, një herë në muaj o dy muaj, ai na sillte diellin dhe pranverën, në atë burg të zymtë të familjes. Për mua, ai ishte babai i munguar, ai që më këshillonte, që më përkëdhelte e ma donte të mirën me shpirt.
Ndërsa raporti me motrën time, qe shumë i ftohtë, gati inegzistent. Sabaheti për çdo gjë që bënim na përçante, na fuste sherr e më pas na komandonte e të na kontrollonte me lehtësi, duke na mbajtur të nënshtruara, ndaj instinkteve të saj. Për këtë, ndiqte me përpikmëri gjithë udhëzimet e Xhevdetit, i cili na shihte nga larg, sikur s’i interesonte asgjë.
.
Xhevdet (o Xheudet) Miloti Ne kohën e krimeve në Shkodër
Xhevdet (o Xheudet) Miloti ne kohën e krimeve në Shkodër
Sa ndikoi pozita e prindërve në jetën, shkollimin dhe profesionet tuaja?
Mendoj se pozita e prindërve, s’pati asnjë ndikim në shkollimin tonë. Pozitat, nëse do ti quajmë kështu, ata i kishin për vehte, jo për ne. Atyre s’u interesoi asnjëherë e ardhmja e jonë. Duket paksa e habitshme, por ata s’u interesuan kurrë për pasionet dhe ëndrrat tona. Kurrë s’ndodhi të uleshim e të bisedonim për këto gjëra.
Kur erdhi koha të zgjidhja shkollen e mesme, Xhevdeti më tha: “Kjo s’është puna e ime”, dhe më kërkoi të mos e bezdisja me pyetje. Ndërsa Sabaheti ishte e padukëshme, e papranishme. Ajo s’qe asnjëherë në gjendje të prodhonte te ne një mendim pozitiv, nxitës, stimulues. Ajo përsëriste si shirit fjalët që Xhevdeti e detyronte të na thoshte, vetëm kaq! Atë grua e kam dëgjuar vetëm të bënte thashetheme për njerezit! Më shumë se kaq ajo as dinte, as mundte, sepse zilia e hipokrizia ishin të vetmet ndjenja që përcillte e përfaqësonte si grua, edhe sot në moshën 84 vjeçare.
 
Cila është drama që jeton Lindita Miloti, dhe kur nisi ajo?
Jeta ime mbetet një dramë e pafund, prej ditës kur linda e deri sot. Kjo kryesisht prej këtyre dy njerëzve shpirtzinj. Është e dhimbshme ta thuash, po ata njerëz ma kanë vrarë në shpirt kuptimin e fjalës baba dhe nënë!!
Që e vogël, Sabaheti dhe Xhevdeti ma përsërisnin pafundësisht se ata s’e kishin dashur një fëmijë të tretë, por meqë Sabaheti ngeli shtatzanë, atëherë me egoizëm e tradhëti ndaj një qenie që s’kishte ardhur ende në jetë, e vendosën fatin e sajë. Fëmija i tretë do të ishte një shërbëtore në pleqërinë e tyre!! Si të thuash, e kam ndjerë vehten të refuzuar nga prindërit e këtë frikë refuzimi e kam pasur edhe kur dilja mes njerëzve. Qysh 10 vjeçe, më përdornin si shërbëtore: më duhet të laja rrobat e tyre me dorë, se s’kishim lavatriçe; të laja shtëpinë; të dilja edhe vonë netëve për të blerë diçka që u mungonte, e as preokupoheshin çfarë mund të më ndodhte rrugës; duhej të mbushja ujë me kova të rënda, disa herë ditën dhe natën nga një çezëm në bodrum e ta ngjisja në katin e tretë; kur vinin drutë duhej t’i ngjisja unë lart; ashtu e vogël duhet t’ia çoja herë mbas here një kofshë gjigante mishi, e ngarkuar si gomar në shtëpinë e Feçor Shehut, superior i Xhevdetit (Xhevdeti ishte vegël e Feçorit). E mbas gjithë këtyre mundimeve, asnjë përkëdhelje, asnjë falenderim, asnjë shpërblim, qoftë lekë për një akullore, po vetëm mallkime e ofendime prej tyre. Për ta, ne s’ishim qenie njerëzore, po thjesht objekte për t’u përdorur e realizuar qëllimet e tyre!!
Dashuria, respekti, ngrohtësia dhe vlerësimi ishin zëvendësuar me abuzime të rënda psikollogjike, shpesh edhe fizike, një superkontroll e shkelje e çdo vlere njerëzore. Simbas tyre, ne fëmijët ishim sjellë në jetë vetëm për të shkarkuar narcizizmin pervers të Xhevdetit.
Pas ketyre lodhjeve te mija, fillonte sherri me motrën e madhe, shpesh pa arsye, sepse Sabaheti e bënte me zell të madh cytjen. E kujtoj me neveri atë nivel të ulët të Sabahetit kur pa ndonjë shkak shfrynte: “Lindita të vraftë Zoti; Të shtyptë makina; Të raftë kanceri, Të raftë pika; Mos e gëzofsh jetën!” Kur ne të vdesim frigoriferin do t’ia falim Ermirës.” Kur ndodhte që rebelohej Ermira, Sabaheti i turrej edhe asaj me namët: “Ermirë, të raftë pika; Një kancer në fyt ishalla; Të shtypte makina; Mos qofsh moj shtrigë… Frigoriferin do t’ia falim Linditës kur të vdesim!”
Gjykoni ju, me çfarë niveli komunikonte “çedukatorja” Sabahet Miloti, e në çfarë ambienti të përditshëm jam rritur unë dhe dy fëmijët e tjerë të hetuesit që të bënte gjëmën, Xhevdet Milotit!!
Por kjo situatë e familjes, i pëlqete Xhevdetit. Ndërsa në shtëpi plaste sherri kot, ai gjente rast të ikte e të frekuentonte miq e mikesha të profesionit. Jashtë shtëpie Xhevdeti fillonte teatrin e tij, duke i vënë maskë personalitetit dhe sjelljes. Trasformohej në mënyrë shqetësuese duke u hequr si babai i kujdesshëm, i qeshur e i vëmendshëm ndaj nevojave të fëmijëve, gjithmonë i gatshëm për të sakrifikuar për ta!! O Zot! Kjo na e shtonte edhe më shumë dramën si fëmijë. Kur ne u rritëm, ai nisi ta shmangte konfrontimin me ne, për mos ta humbur madhështinë e tij. Ne fëmijët, duke i shprehur dëshirën për autonomi, sidomos Agroni, mund të zgjidhnim tjetër rrugë, dhe jo atë të Xhevdetit. Për këtë arsye, ai na shtypte duke na denigruar e zhvleftësuar me qëllimin e vetëm, ta gëzonte i plotpushtetshëm figurën prej despoti në familje.
Kur hapja sytë mëngjeseve ishte trishtimi më i madh që isha akoma gjallë, e më duhej të dëgjoja zërin e shtirur të Sabahet Milotit e të shihja fytyrën e neveritshme të Xhevdet Milotit.
Nuk desha ta kujtoja, por s’e shmang dot. Sapo kishte filluar të formohej trupi im si femër, kur një ditë Xhevdeti më preku gjoksin… kjo më solli një neveri të madhe: e nisa të kisha tmerr kur ai më hynte në dhomë dhe unë të gjendesha vetëm me të… Isha pak më e madhe se 10 vjeçe.
 
Përgjithësisht, raporti vajzë-baba është raport i bukur. Shpesh ky raport ka një butësi e harmoni, çka shpesh i shtyn vajzat të mendojnë se “princi i kaltërt” të ngjajë me babanë e tyre… A e keni ëndërruar ndonjëherë diçka të tillë…
S’arrij ta perceptoj një ndjesi të tillë. E kam parë vetëm në filma dhe besoj të jetë diçka shumë e bukur. Mua kur më afrohej babai, më krijohej terror se mos më prekte!
Ëndrra ime ishte të mos e shihja kurrë babanë pranë vetes.
Më shumë se kaq, nuk isha në gjendje të ëndërroja!!
.
Lindita Miloti
Lindita Miloti
Pse shpirti i një vajze rebelohet kaq ashpër ndaj prindërve?
Rebelimi im s’ka ndodhur një ditë. Është grumbulluar përditë e nga pak qysh në moshën e njomë dhe është shtuar me shpejtësi ndërsa dilja prej adoleshencës. Rrebelimi im u shëndrrua në urrejtje ndaj tyre, mbas humbjes së jetës së tim vëllai, Agronit në moshën 28 vjeçare. Tragjikisht, ai ra në një humnerë 200 metrash, me makinë në rrugët e tmerrshme të Pukës, një ditë të nxehtë gushti të vitit 1983. Ai nuk donte të shkonte të punonte në Pukë. Për të ishte një ndëshkim edhe pse ai i donte pukjanët. Iu lut Xhevdetit ta shpëtonte nga Sigurimi duke i thënë: “Unë do vdes nëpër ato rrugë të rrezikshme!” Dhe ashtu ndodhi! Në vend që të dëshpërohej, Xhevdeti u gëzua për vdekjen e djalit. Prej kohësh Agroni po i sillte probleme me urrejtjen e tij ndaj Sigurimit. Kështu, ai e kishte të siguruar postin e vet, nëpërmjet sakrifikimit të djalit. Ishte kjo ndjesi që më ka tërbuar…
Në familje Xhevdeti, as donte t’ia zinim në gojë vdekjen e Agronit. Nuk i shkoi asnjëherë tek varri, përjashto dy-tre herët e para menjëherë mbas vdekjes, edhe ato më shumë i shtyrë nga opinioni i të tjerëve. Xhevdet Miloti deri ditën e fundit të jetës, domethënë për 35 vite, vdekjen e Agronit e ka shfrytëzuar vetëm për të përfituar e për të siguruar privilegje për vehte. Edhe Sabaheti e ka bëtë dhe e bën edhe sot të njëjtën gjë.
Dua te kujtoj qe me largimin tim në Itali, në vitin 1992, dhe me akuzën që i bëra Xhevdetit: “Ishe ti që e vrave Agronin, moralisht dhe fizikisht!”, marrdhëniet mes meje dhe prindërve u ndërprenë për një çerek shekulli. Ndërkohë ata bënë të pamundurën ta eliminonin egzistencën time dhe të hakmerreshin ndaj meje, duke më krijuar probleme të shumta.
Dhimbja që provohet me vdekjen e fëmijës është e pashpjegueshme për një prind sepse është një fakt i jashtëzakonshëm, jo i natyrshëm që kalon çdo masë dhe…. fundi që mendohej i largët, vjen befas dhe pamëshirshëm duke i lënë prindit pak mundësi për ta vazhduar jetën. Por jo, për Xhevdetin e Sabahetin. Ata ishin përbindsha. As vdekja s’i ndryshoi dot ato qënie çnjerëzore. Xhevdeti e vazhdoi veprimtarinë e tij jashtëmartesore me gra të tjera, më i lire e më i lumtur se përpara, ndërsa Sabaheti krijoi nje guardarobë gjigante, duke e dokumentuar çdo fustan, çdo kostum, çdo palë këpucë e çizme të reja me fotografi, e më pas u shiste mend njerëzve se ishte një zonjë e madhe.
Kur kam parë guardarobën e sajë, ngela e shastisur, po edhe fotografitë që kjo “nënë me zemër të thyer” bënte për çdo veshje të re… Të gjitha ta futur me zell e pasion ndër albume të shumtë, ndërsa fotografitë Agronit, e djalit të tyre të vetëm, i gjeta të shpërndara nëpër qese të vjetra në bodrum!!!
Për çudi, “nëna” atij s’i kishte bërë asnjë album!!
Kujtimin e tij e kishte hedhur me neveri larg, sepse asaj i errësonte “bukurinë e shndritëshme” të zonjës së madhe, e cila çuditërisht, kishte krijuar edhe të ardhura të majme ekonomike të dyshimta!! Rastësisht, në 2017 u gjenda në Tiranë, ku gjeta origjinale të shumë llogarive bankare të Xhevdetit e Sabahetit në lekë, euro e USD, dhe i mora me vehte letrat por, sapo Sabaheti, edhe pse 82 vjeçare, kur mori vesh se unë i kisha zbuluar thesarin, u turr si e tërbuar nga Bergamo e Italisë, ku po i rrinte te koka kriminelit që jepte shpirt, në spital si zotëri e, që e kishte tradhëtuar gjithë jetën, duke e trajtuar si leckë këmbësh, u turr në Tiranë të mbyllte llogaritë bankare që unë ,vajza e tyre Lindita, të mos kisha asnjë përfitim mbas vdekjes së Xhevdetit!!
Atë verë të vitin 2017, në Shqipëri, kuptova se nuk egzistoja më për familjen time. Drejtimin e familjes Miloti tani e kishte marrë në dorë me dhelpëri burri i motrës time, kavajsi Fiqiret Kariqi, në shtëpinë e të cilit në Bergamo, jetonin edhe Xhevdeti me Sabahetin.
Vura re se familja ime, me një kryetar të ri, kishte thurur plane për eliminimin tim ekonomik dhe ligjor. Pikërisht, atë vit Sabaheti do të bënte të pamundurën të më eliminonin nga pronësia, duke bërë Padi kundra meje. Kështuqë m’u desh të përballesha me gjyqe, me kërcënime dhe kompllote nga mamaja dhe motra.
Në verë të 2017, para njerëzve që kishin ardhur për të bërë qokat për vdekjen e Xhevdet Milotit, e pyes Sabahetin: “E ke pyetur ndonjëherë vehten se çfarë nëne ke qenë për fëmijët e tu? Ke një djalë të vdekur dhe dy vajza, mes të cilave ke futur sherr gjithë jetën, e që sot, e urrejnë njëra-tjetrën për vdekje! Çfarë ke mësuar nga e gjithë kjo që ka ndodhur… Asgjë!? ”
Ajo më pa si e shastisur. Vështrimi i saj më tregoi që nuk e kuptonte pse duhej t’ia bënte vehtes një pyetje të tillë. Ndenji një copë herë në heshtje pa më dhënë përgjigje. Ajo më dëshmoi edhe një herë se këta njerëz edhe pse në moshën 84 vjeçare, edhe pse i merrte vdekja, kishin mbetur ashtu të pandërgjegjshëm e të përbindshëm.
Ky është një fragment nga atmosfera me të cilën më pritën nëna dhe motra ime mbas 25 viteve, që u kisha ndejtur larg e pa i trazuar.
Më shumë detaje të kësaj jete janë në autobiografinë time “Mendimi sundues”.
 
Çfarë e rrebelon sot Lindën? Çfarë është krisur, thyer e rrënuar shpirtin e saj në pakthim…?
Kam një indinjatë të thellë që s’jemi trajtuar si fëmijë, që na ka munguar dashuria, që s’jemi vlerësuar si njerëz, si fëmijë të tyre… Jam e indinjuar që s’na kërkuan falje që na shkatërruan jetën, që na mohuan të drejtën për të pasur një familje, që të gëzojmë festat, nipat, mbesat, jam e rebeluar që na trajtuan si fëmijë të paligjshëm befotrofi.
Tim vëllai ia vodhën e ia vranë rininë, për t’i shërbyer diktaturës, i vodhën të drejtën për të qënë ai që dëshironte të ishte, e jo ai që donin ata. I vodhën të drejtën për të pasur një jetë normale, një familje e që ta gëzonte edhe sot dritën e diellit. Të dy bashkë, Xhevdet e Sabahete Miloti i vodhën Agronit të drejtën për ta gëzuar rininë e shoqërinë, gjërat më të shtrejta për të. Ai ndante çdo gjë me të tjerët, të njohur apo të panjohur. Në fakt, në vdekjen e tij, nga çdo qytet ku ai punoi (Korça, Kavaja dhe Puka) erdhën me autobuz njerëz të thjeshtë që ai i kishte ndihmuar sidomos të persekutuart, që Agron Miloti i ndihmonte duke u thënë: “Sa të jem unë këtu, jetoni të qetë!” Këto fjalë i kam dëgjuar vetë nga një burrë i moshuar nga fshatrat e Korçës më mori në messenger në telefon tre ditë më parë, mbasi kishte njohur fotografinë e Agronit që e mbaj si foto profili në facebook. Ai më tha: “Dua që ta dish, se Agroni më ka shpëtuar jetën time e të familjes dhe mjaft të persekutuarve të zonës. I ndrittë shpirti aty ku është.”
Pra është kjo dhimbje e thellë që e ka rrënuar në pakthim shpirtin e Lindës.
…Nga momenti i vdekjes së papritur, në moshë aq të re, bëhesh e vetëdijëshme se jeta për ty, si motër s’është më ajo e mëparshmja, Boshllëku shpirtëror të bëhet i përditshëm. Fillon të jetosh pa interesa vetëm për inerci të jetës... Jeta s’ka më shije dhe vetëm aty fillon e kupton se sa marrëzi ishte t’i permbaje britmat e gëzimit që ai ishte aty pranë meje, aty nis ta ndjesh se çdo gjë mund ta duroje, por jo mungesën e tij… dhe befas koha për ty ndalet në atë çast dhe dënimi për ty bëhet përfundimtar. Sa netë pa gjumë, sa mbasdite të trishta me shi pret që ai të shfaqet, sa fotografi të tij kalon nëpër duar për ta kujtuar, sa çaste ngushëllimesh që tashmë janë larg… larg… dhe ndjehesh e gjitha përmbys prej një ndjenjë shkatërruese…
O vëlla i dashur, o Agron që më le vetëm në kët botë! Sa më shumë kalon koha, aq më shumë të ndjej brënda vetes që të dua gjithnjë e më shumë!
Përfitoj nga rasti, t’u dërgoj respektet e mia familjeve, edhe pesë shokëve të tjerë, që së bashku me Agronin, humbën jetën në aksidentin e vitit 1983, në Pukë.
 
Ju falenderoj Lindita për këtë intervistë të rrallë, të vështirë, të dhimbshme e tejet me vlerë për të gjithë ata që do ta lexojnë…
Ju falenderoj edhe unë Jozef, për privilegjin që me dhatë për këtë intervistë të shkulur prej dhimbjeve të mia. Ju falenderoj për durimin dhe kurajon që më dhatë për ta realizuar këtë bisedë, që do të vazhjdojë të më dhëmbë gjithë jetën.
.
Prill, 2020
.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


 

Related Images:

More articles

5 KOMENTET

  1. Meqë debati për intervistën e Lindita Milotit, përfshiu shumë individë, portale, televizione dhe gazeta, po paraqesim pjesën mv të madhe të tyre, pa përjashtuar askënd, vetëm ndokënd që i ka lënë shënimet në kohë të mëvona dhe ne s’kemi mundur ta kapim…
    Ju falenderojmë për përcjelljen e kësaj interviste!
    jozef radi, 20 maj 2020

    Avni Delvina
    Si e paska zbërthyer ushtrinë e përbindëshave në funksion të diktaturës… Edhe këta krijonin familje e riprodhoheshin, dhe sot janë të mbledhur gjithë llumi bashkë dhe kanë marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë… Dhe ne presim mbarësi nga këta njerëz të mallkuar nga Zoti!

    Jozef Radi
    Intervista e Lindës, dhe libri i saj është autopsi e një shoqërie me të brendëshme të kalbura… Ku sadizmi i veglave të krimit nuk mund të shpëtonte pa rrënuar edh fëmijët…! Linda ka një vajzë, e cila e ka mbështetur fuqimisht në librin që ka shkruar, po edhe në këtë intervistë… Çka do të thotë që një brez që vjen po kërkon denoncimin e krimeve të diktaturës… nisur nga familja…!

    Bujar Borshi
    Me shumë vlerë përshkrimi i jetës prej fëmije të masakruar nga prindët e saj. Vlera e tregimit rritet shumëfish mbasi mbart brënda denoncimin e fëmijës për babanëe e saj hetues kriminel i regjimit komunist. Më bën përshtypje paralelizmi i jetës së këtij krimineli, jashtë e brenda familjes, gjë që s’kishte si ndodhte ndryshe. Mostra të tilla i duheshin atij regjimi për të realizuar bëmat e tij. E përshëndes dhe e falenderoj këtë zonjë për denoncimin që bën, dhe mendoj se nuk ka qenë fort e lehtë për të. Uroj t’i ketë lehtësuar sado pak dhimbjen atyre që e kanë pësuar nga kjo lloj bishe komuniste.

    Linda Miloti: Faleminderit Bujar!

    Bujar Borshi
    Të faleminderit ty moj zonjë, jo kushdo mund të kryej një akt të tille, jo vetëm human por edhe me shumë kualitet. Paç jetë e shendet, e ke bërë plotësisht detyrën tënde shpirtërore dhe morale.

    Avenir Ibërshimi
    Linditën e ka shpëtuar inteligjenca e skajshme e saj: inteligjenca për të vëzhguar, kuptuar, analizuar, ndryshuar, përshtatur, zhvilluar, përmirësuar e jetuar! Një bravo të madhe për kurajon dhe ndershmërinë intelektuale!

    Jozef Radi
    Eshtë e vërtetë Avenir…
    Ajo thotë se “kur kam ardhur në Itali nuk kam ditur shumë për Shqipërinë e diktatures… Më është dashur të kuptoj e të lexoja familjen time… E vërtetë është që inteligjenca e saj ka vepruar ashtu në forme të padukshme… qoftë edhe duke shkruar një libër për të rrëfyer të vërtetën e saj. Pra, nuk është çeshtje zemërimi, por çeshtje e një bindje të thellë… çka meriton edhe të mbështetet…!

    Avenir Ibershimi
    Unë jam i bindur, Jozef, që edhe fëmijët e diktatorit Hoxha, sot jetojnë më mirë dhe më të lirë se kur sundonte i jati! Por është indoktrinimi i thellë i tyre, mungesa e inteligjencës, ndjeshmërisë njerëzore e ndershmërisë intelektuale që i bën të mos pranojnë makabritetin e prindërve të tyre.

    Jozef Radi
    Mungesa e ndjeshmërisë njerëzore dhe privilegjet e trashëguara… Në një simbiozë me njëra-tjetren

    Linda Miloti: Faleminderit Bujar.

    Kujtim Cekani
    Horrori Komunist nuk paska njohur limit..

    Teuta Ademi
    Linda ti nuk je vetëm. Na ke ne, ke mijra motra e vëllezër.

    Linda Miloti: Faleminderit Teuta.

    Aleks Kapllaj
    Jozef më bani me qajt! Është historia më dhimshme që kam lexuar ndonjëherë në jetën time.

    Jozef Radi
    Mendoje që me Linden kemi punuar për më shumë se dhjetë ditë… sepse kishte pjesë që ajo vetë i vuante sikur po i ndodhnin sërish… Unë jam ndjerë jashtzakonisht i prekur dhe jam vendosur në krahun e saj!

    Aleks Kapllaj-Jozef Radi
    Ne e kemi njoftë një mostër të tillë, ish hetuesi i prindërve tonë.
    Ti, Jozef duhet të më besosh se disa herë kam dashtë me marrë hak kundër atij krimineli, jo vetëm për ne, por më shumë për fëmijtë e tij. Por ne i falim ata… Djali i tij vrau vehten e ndërsa vajza ishte shoqe e motrës, por jetonte me brenga në shpirt.
    E ai, Gj. Lajthija, ecte me krenarinë e xhelatit, dhe nuk kishte asnjë pendim.
    Më dhimbseshin fëmijtë e tij.
    Shpesh më thoshte motra, më dhimbset vajza e tij…

    Linda Miloti: Faleminderit Alex. Falë Jozefit dhimbja ime mori zë për ta ndarë me të gjithë shqiptarët.

    Aleks Kapllaj-Linda Miloti
    Faleminderit për kurajon dhe forcën e së vërtetës që keni.
    Ju jemi mirnjohës! Duam të lehtësojmë dhimbjet tuaja në nderim dhe kujtim të vëllait tuaj Agronit.
    Duhet kohë, por do ja dalim!

    Linda Miloti: Shumë faleminderit Aleks që përmende vëllanë tim Agronin. Denoncimi im është për të treguar të vërtetën e Agron Milotit.

    Aleks Kapllaj-Linda Miloti
    Pikërisht!!! E kam njoftë edhe unë një Agron. Disa janë akoma mes nesh, disa na kanë lënë atëherë kur kishim nevojë më shumë për ta. Zonjë, Njerëzimi shpëton prej njerzve si Agroni. Të tjerët ikin e u kujtohet vetëm dhimbja që lanë pas…

    AV Xhabir Zejnuni-Aleks Kapllaj
    Kam idenë se nëse ju të persekutuarit direkt politikë nuk do kishit falur xhelatët tuaj që në vitin 1990, sot Shqipëria do ishte tjetër dhe ndryshe.
    Mos e merrni në personale komentin tim.

    Aleks Kapllaj
    Deri tani ke të drejtë. Të shohim në fund kush do ketë të drejtë. Edhe përsonale mendimi i juaj është i lirë e duhet mbrojtur, pa mohua edhe lirinë time.

    AV Xhabir Zejnuni-Aleks Kapllaj
    Sot, të drejtë po ka i forti dhe jo i ndershmi. Dhe i fortë dihet se kush është sot.

    Albert Shkodra
    AV Xhabir Zejnuni, bravo! Fatkeqsia dhe gabimi fatal ishte që nuk u hakmorrën e sot jemi mbuluar nga komunistat!

    Loela Xhafa
    AV Xhabir Zejnuni kam idenë se nuk i falën. Por ishin të topitur e psikologjikisht të shkatërruar nga dhuna e vrasjet e vitet e gjata të burgut, saqë nuk punonte nervi i reagimit. Edhe ne pas L2B nuk ishin viktimat e kampeve të përqëndrimit që hapën gjyqet për krime lufte. Kështu që është fatkeqësi e madhe që ata kriminelë nuk i gjeti gjë.

    Pëllumb Bisha
    Shfytyrimi i njeriut krijimi i përbindëshit të ri, Diktaturat shkatërrojnë familjen indirekt, atdheun, pronën, elmente të së djathtës fisnike të cilat edhe sot kur flitet për demokraci nuk ekzistojnë, por kemi komunizëm të arrnuar! Keqardhje!

    Niko Todhri
    E pabesushme! Tmeri i kësaj vajze, krijesë e pafajshme ju a kalon dhe tmerreve të burgjeve famëkeqe Burrel e Spaç!

    Linda Miloti: Faleminderit Niko.

    Niko Todhri
    Linda, Zoti t’ju japë kurajo se keni rilindur e një tjetër jetë nis për Ju.

    Loela Xhafa
    E thotë që në krye të herës nuk e kapërcen dot traumën. Thjesht i duhet të jetojë me të. Sidomos që e ka gjallë akoma të ëmën. Nuk kam fjalë ta përshkruaj lemerinë e ketij leximi.

    Artan Gjyzel Hasani
    Më ka lënë pa fjalë e pa frymë ky rrëfim i kësaj zonjë dinjitoze! Duhet një kurajo e pazakontë dhe një kapërcim i tejskajshëm vetvetes për t’ia dhënë në dorë publikut thëllësitë më të errëta të shpirtit. Një rrëfim që tejkalon edhe “Letërsinë e Burgjeve”, një operacion i dhimbshëm me bisturinë e drejtuar jo te të tjerët, por pikërisht te familja e vet…!

    Aleksandër Pali
    Nuk kam fjalë… Zoti i u baftë ndihmë! Jam shumë i emocionuem për rrëfimin e kësaj vajze. I pari pinjoll i diktaturës që më përloti. Domosdo nuk kishte si me kenë ndryshe: “kriminel në jetë/ kriminel në shpi” Vuejtet e fëmijes sjellin mutacione genetike shpirtnore (këtë rast për të mirë), ka shumë raste që mutacionet genitke të fëmijeve të kriminelave nuk kanë ndodhë, apo kanë ndodhë për të keq.
    Faktet flasin…

    Linda Miloti – Faleminderit Aleksandër

    Kujtim Cekani
    Gjithmonë pata menduar qëe kishim përjetuar tmerrin në familjet tona nga komunizmi apo nga Sigurimi i Shtetit por jo, qenkam gabuar. Ne pavarsisht të gjitha pësimeve kemi patur dashurinë prindërore, jemi ushqyer me dashurinë për njeri tjetrin. Mbas këtij rrëfimi kuptova që paska patur dhe më keq e më keq e më keq: horror mbi horror.

    Linda Miloti – Faleminderit Kujtim

    Shkëlqim Azizaj
    Shoqëria Shqiptare do të emancipohet vetëm atëherë kur kundër padrejtësive të mos flasim ne që kemi vuajtur padrejtësitë e diktaturës më çnjerzore por edhe pjesa që e ka shkaktuar atë, pasi ata janë akoma të burgosurit e vërtetë të asaj që kanë shkaktuar: për pasojë kjo zonjë meriton respekt pasi tregon që kur pa lirinë reale kuptoi sa dhimbje u ka shkaktuar të tjerëve që kanë qënë dhe janë të lirë, kurse klika që e shkaktoi këtë vazhdon tëe jetë peng dhe ta vuajë në pafundësi

    Linda Miloti – Faleminderit Shkëlqim.

    Bruna Ndreu
    Çimi kam gjithë ditën me të njejtin mendim si ty, por s’mund ta artikuloja më mirë se si e ke thënë. Five star intervieë!

    Shkëlqim Azizaj
    Bruna më ka bërë shumë përshtypje falenderimi i zonjës Lindita
    Zonja Linda! Ju jam mirënjohës për çiltërsinë tuaj dhe kuptoj shkallën e kulturës që keni marrë dhe kjo me rrit besimin se një botë më e mirë po arrin. Faleminderit Juve!

    Loela Xhafa – Shkëlqim Azizaj
    ka tejkaluar vetveten. E motra nuk e tejkaloi dot!

    Linda Miloti – Faleminderit me gjithë zemër Shkëlqim!

    Ibrahim Ndreu
    Lexova me shumë dëshirë intervisten e znj. Lindita Miloti dhe i them një Bravo të madhe për krimet e babait të sajë, libri që do të nxjerrë Lindita mund të jetë një bestseller për Lindjen! Bravo të qoftë Lindita

    Jozef Radi – Ibrahim Ndreu
    Librin e ka shkruar në italisht… Por ka nisur edhe ta përkthejë… Të përshëndes e të uroj çdo të mirë Ibrahim…

    Ibrahim Ndreu – Të lumtë Zef

    Linda Miloti – Faleminderit Ibrahim.

    Shqipe Saraçi
    Ç’më berë Jozef! Po më dhemb zemra!! Çfarë rrëfimi dhe çfarë kurajo! Zoti ja bëftë dritë kësaj zonje që pati guximin të tregojë

    Jozef Radi – Shqipe Saraçi
    Linda ka vuajtur shumë në rrëfimin e të vërtetës së saj… Sepse kalonte nëpër një tmerr që kishte luftuar ta kapërcente…

    Shqipe Saraçi – Jozef Radi
    E besoj plotësisht… Nuk është e lehtë të bësh të tillë rrëfim!

    Linda Miloti – Faleminderit Shqipe.

    Shqipe Saraçi – Linda Miloti
    Faleminderit ju!

    Marsida T Najdeni – Shqipe Saraçi
    Kur tregojmë ne për vuajtjet e familjeve tona nga komunistët, sot qelbësinat sulen dhe na shajnë. Ndërkohë që ne kemi aq zemër të madhe që dhe fëminë e një xhelati dhe monstre përdhunuese e duam dhe e mbështesim si një krijese e pafajshme. Ndryshim i madh! Zonja uroj të gjejë qëtesinë mendore dhe shpirtërore.

    Ave Ived
    Vetëm dhimbje, shumë dhimbje!

    Avokat Eduart Veçani
    Prandaj duhet që sa herë shkruhet për krimet e diktaturës duhet që autorët e tyre të përmenden me emra dhe mbiemra dhe jo me iniciale. Nuk e di çfarë kompleksi është ky? Njohim viktimat dhe fshehim autorët. Dikush do të vazhdojë t’i justifikojë edhe pasi të publikohen (edhe janë publikuar shumë prej tyre) por do ketë edhe që do të reflektojnë qoftë edhe pak prej tyre. Unë besoj se krimi dhe njeriu kanë një kufi ndërmjet tyre, kufi të qartë! Kjo intervista e kësaj zonjës është një dritëz e vogël qiriri në tragjeditë e diktaturës!

    Loela Xhafa
    Ndoshta ngaqë nuk durojnë dot presionin. E ke parasysh se ç’u bë me atë komandantin e Spaçit Edmond Cajën. I dolën në mbrojtje gazetat qenërisht.

    Linda Miloti – Faleminderit Avokat Veçani

    Fiçor Hoxhaj
    Nuk e di nëse do të kenë “durim” t’i lexojnë rreshtat e mësipërme nostalgjikët e arkitektit të shoqërisë shqiptare të atyre viteve të errta shpirtërore Enver që ditët e fundit, në përvjetorin e vdekjes së tij, nuk munguan ta kujtonin!
    Duhet të kërkojmë mëshirë për këta njerëz “të sëmurë” mendërisht e shpirtërisht!…

    Marije Sheldija
    Nuk kam fjalë! Sa dhimbje!

    Linda Miloti – Faleminderit Marije.

    Sabri Fisniku
    Shumë prekëse kjo deklarata e kësaj zonjës por tepër me vonesë…!

    Linda Miloti – Faleminderit Sabri, më mirë vonë se kurrë.

    Juela Sulka
    Uff.. pa fjalë! Burgu i saj paska qenë më i tmerrshëm se burgjet e tjerë diku larg. Aty diku larg, të vinte nana, baba, bashkëshortja apo vëllai e motra. Loti i dhimbjes apo dashurisë u bëhej xhevahir dhe margaritar në shpirt të gjithëve. Sepse është tejet e mrekullueshme të të duan, dhe të duash.
    Kjo vajze paska përjetuar tmerrin e konkretizuar në jetën e saj. Unë i uroj me shpirt që të verë paqe me zemrën e saj. Që pas këtij libri t’i flaki tutje dhe të mos i lejojë më që t’i rrokullisin shpirtin. Forza Lindita, qofshin ngjyrat e çelura, hareja dhe gëzimi, korniza të jetës tënde. Të përqafoj me dashuri!

    Linda Miloti – Faleminderit me gjithe zemër Juela.

    Frida Vokopola Gjoka
    Të njëjtin urim do t’i bëja edhe unë. Jo vetëm që të gjejë qetësinë e shpirtit të saj, por edhe për të bijën, së cilës i ka dhuruar të gjithë dashurinë e munguar. Shumë mallëngjyese!

    Linda Miloti – Faleminderit shume e dashur Frida

    Kodheli Paola
    La cattiveria fatta persone! Nji tjetër rast kur njeriu asht ma i keq se shtaza!

    Linda Miloti – Faleminderit Paola.

    Kodheli Paola – Linda Miloti
    Persona si ju më bajnë me besu se edhe pse me pakicë, njerzia dhe e mira egzistojnë hala dhe s’kanë përkatësi.

    Nard Gjergji
    Mos i fyej shtazët, ato veprojnë instiktivisht dhe janë Ok në natyrën e tyre. Njeriu, ah njeriu është pushtues me llogjikë.

    Linda Miloti – Paola, jo vetëm e mira egziston në rrëfimin e të vërtetës por, edhe tek ata që si ti, e përkrahin atë. Të bashkohemi të gjithë.

    Kodheli Paola – Nard Gjergji
    Verejtje e drejtë! Respektoj ma fort shtazët!

    Zenita Farka
    O zot, makabritet. Nuk po e mbledh dot veten. Këto mostra janë studjue fort nga sistemi ugurzi. Vetëm këto vegla makabre lëviznin ingranazhet torturuese e plotsonin projektet mostra të atij sistemi mostër.

    Linda Miloti – Faleminderit Zenita

    Ilia Karanxha
    Unë personalisht nuk munda ta lexoja dot deri në fund mbasi shkrimi i saj ishte shumë i dhimbshëm e prekes… Ndërsa ajo fliste për prindërit e saj, aq barbarë, më sillte ndermend prindët e mi dhe sakrificat e jashtëzakonshme që ata bënin për të na siguruar jetesën në kushtet e një varferie ekstreme, të një regjimi gjakatar. Kjo vajzë e përvuajtur meriton çmimin Nobël, mbasi si askush tjetër ka kuptuar dhe e ka përshkruar fytyrën e vërtetë të atij regjimi, i cili shkatërroi një komb të tërë…

    Linda Miloti – Faleminderit Ilia, çdo rresht e kam qarë me lot. Shpesh më vinte të fikët nga dhimbja e rikujtimit të jetës. Jozefi më qëndroi shumë pranë dhe i dha zë!

    Ilia Karanxha – Linda Miloti
    Përshëndetje e nderua Linda! Ti je një heroinë e të falenderoj përzemersisht për këtë dëshmi e akt-akuzë të vërtetë e shumë të dhimbshme brenda familjes tënde si pasojë e një regjimi kriminal ku synimet e partisë- shtet shkoni deri aty sa të shkeleshin edhe ndjenjat më të larta njerëzore të dashurisë amtare dhe atërore. Kjo dëshmi le t’u hapë sytë e veshët të gjithëve dhe vetëm rilindja dhe rindërtimi i një shoqërie të bazuar mbi mirëkuptimin dhe dashurine njerëzore mund të shpëtojë popullin shqipar sot dhe në të ardhmen. Shkëputja nga nostalgjikët e së kaluarës, nga hajdutët e të korruptuarit do të shpëtojë Shqipërinë një herë e përgjithmonë. Jozef Radi
    është zëri i të vërtetës për të gjithë shqiptarët e ndershëm!

    Bruna Ndreu
    Eshtë Déjà vu për ne të persekutuarit. Kur luanim me fëmijet e ktyre mostrave, vinim re se ishin shumë fëmijë të ngelektur e pa dashuri rrethuar. Të paushqyer si duhej e të përdorur sado që ishin fëmijë të mirë.
    Urime për intervistën! Shumë dashuri dhe respekt për këtë “princeshë të fjalës së shkruar e menduar dhe virtytit!”

    Linda Miloti – Faleminderit Bruna.

    Juela Sulka
    Ah… nuk thashë asnjë fjalë për atë faqezi pasi nuk do gjeja asnjë të përshtatshme pas kësaj interviste. Nuk desha t’i bëja bisht argumentit apo profesionit të tij. Limitohem të them që një që prindin e ka zhbërë në këtë mënyrë do ishte i aftë të bënte çdo makabritet në çdo funksion.

    Prek Gila
    Më ka lanë pa fjalë. Kurajo të madhe paska kjo vajzë që uroj Zoti ja lehtsoftë dhimbjet!

    Linda Miloti – Faleminderit Prek.

    David Vuji
    E lexova me nji frymë, e vetmja gja që inkuraroj vedin asht se Ok u rritme nën “komunizëm” po në shpi ishim të qetë e të “lumtun” gjithmonë si fmitë, po falemnders Zotit që s’kena pasë përbindsha si prind e vajzës që rrëfehet. Grazie a Dio!

    Eva Mecaj Sinanaj
    Ohhhh??!! Sa trishtim dhe dhimbje… duken absurde sjelljet e prindëve brenda familjes… Jam pa fjalë edhe pse kam shumë për të thënë… por përshendes zonjën Lindita për kurajon e vërtetë të saj… Faleminderit edhe për ju z. Radi… një intervistë e pazakontë… plot kurajo, vlera dhe shumë të verteta rrënqethëse…

    Linda Miloti – Faleminderit Eva, Jozefi i dha zë të fortë denoncimit tim!

    Raj Raja
    Nuk e besoj dot! Po rilexoj, nuk është e mundur që të kuptoj një familje, dy prindër përbindësha, me përbindësha se vetë komunizmi! Jashtë çdo imagjinimi!

    Linda Miloti – Faleminderit Raj.

    Vasilika Michalas
    ?!?!?!?!?! Me këto që lexova, çifti Miloti për t’u studiuar nga psikologët më të zotë, ku intervista do ishte e nevojshme me dy vajzat tyre për të dhënë një panoramë të qartë pasojash mbi të cilat, njeriu si specie e Natyrës, duhet t’i njihet pusi i poshtërisë së tij dhe deri në ç’pikë shkon kjo poshtërsi… A ka fund kjo poshtërsi brenda llojit… O Zot!!!!!
    Një gjë nuk më pëlqen hiç nga Lindita: Si ka pasë kurajo të bëjë rrugë të gjata për t’u interesuar rreth pasurive prindërve të saj, kriminelëve, Siç vetë e përshkruan?!?! Kjo më la shije të hidhur!!!!!

    Jozef Radi – Vasilika Michalas
    Nuk ka bërë rrugë të gjata për pasurinë… Ajo ka pasur pjesën e saj të shtëpisë dhe është kthyer mbas 25 vitesh. Një pjesë e saj i ka gjetur po njëherësh kishte ndodhur edhe tjetërsimi i pronës së saj…

    Vasilika Michalas – Jozef Radi
    Unë, në vend të saj, nuk do të më shkone kurrë në mendje pjesa e pasurisë së lyer e ngjyer me gjak!!!!?? Atyre prindërve shtaza, nuk u kërkohet asnji gjë!!!!! Berrrrr!!?!
    Krimet familjare nga prindër monstra… duhet të dënohen edhe pas vdekjes në një proçes gjyqsor serioz!!!!

    Marko Shipcka – Jozef Radi
    Nuk e kuptoj se ku përqëndrohen këta njerëz. Ti lexo traumat që ka hequr kjo fëmijë, vajzë e grua tërë jetën e saj, mos u merrni me cingërima por, merruni me pjesë të shpirtit dhe vuajtjet e saj

    Bruna Ndreu
    Pa dashur të fyej, po të sqaroj Vasilika, që ajo për pasuritë shpjegon pabarazinë, hakmarrjen prindërore dhe cinizmin. Komenti jot është pështymë mize mbi këtë kristal. Ky s’është mllef, është shkrim i mirëfilltë i një femre të emancipuar që edhe ne dhimbje është fisnike.

    Vasilika Michalas
    Bruna. Kam respekt për Ju, pasi jemi të një krahu dhe se keni qënë Dr. DSHP Vlorë, ngjitur me Infektivin, ku une kam punuar si infermire 35 vite. U nxitove me atë “peshtymën…”!! Kujdes! Përpiqu të më kuptosh kur më lexon. E ndiej në palcë këtë histori… Them, nëse ka gërmuar të marë pasuri nga prindët e saj të përlyera me gjak, krim, prostitution… nuk do mendoja kurrë për “pasuri” të tilla. Ky ishte shpjegimi im.

    Jozef Radi – Vasilika Michalas
    Linda ka ikur nga Shqipëria më 1992 dhe gjithë gjërat e shtrenjta të jetës së saj i kishte të dhoma e saj, e cila ishte e mbyllur dhe nën pronësi të saj… U kthye mbas 25 vitesh… te për gjërat e saj! Ti si do të veproje me gjërat e tua të shtrenjta… me kujtimet e tua, e në fund të fundit edhe me atë pak pronë tënden?!?!

    Bruna Ndreu
    Faleminderit për respektin!
    E sfumon shumë këte shkrim me ndërfutjen e pasurisë. Mos këmbngul por mirëkupto gjithë dashamirësit e sinqertë të saj.

    Vasilika Michalas – Jozef Radi
    natyrisht, për thesaret e shtrejta do bëja çmos për t’i ruajtur me fanatizëm… por për pjesën e pasurisë apo ato shifrat marramendëse të zbuluara nëpër banka…, kjo pjesë nuk më pëlqen hiç!!!!

    Bruna Ndreu
    Jozef, mendoj se ky shkrim do mbetet gurë në letërsinë autobiografike prej dhe post komuniste. Lindën, jashtë kontestit të këtyre komenteve, (e mirëkuptuar Vasilika)
    e pret një luftë tjetër nga familjarë e mbështetës të të jatit edhe nga sigurimsat e fëmijët e tyre të siguruar. Ka shumë të vërteta ky shkrim që përfshin shumicën e familjeve Të nomeklaturës komuniste.

    Loela Xhafa – Vasilika Michalas
    nuk është çeshtje pëlqimi. Merre në total. Ajo shkroi jetën e saj ashtu siç ishte, ashtu siç realisht ka vepruar. Edhe nëpërmjet tregimin mbi pasurinë ka sjellë fytyrën e tyre reale. Nuk do kishte kuptim kjo intervistë pa e sjellë deri në fund. Eshtë vazhdim i revoltës ndaj asaj që i ishte përçudnuar gjithë jetën.

    Linda Miloti – Në fakt Bruna po pres çfare të keqe do më bëjnë akoma mamaja dhe motra të cilat, kur e morën vesh që u ktheva në Shqipëri pas 25 vitesh, thurën planin të më eliminonin dhe më provokuan e më futën në burg 2 ditë në 2017. Për fat të keq të motrës time, policija e Tiranës e futi në burg edhe motrën që është 4 vjet më e madhe se unë, sepse ajo e hapi provokimin.
    Mendo Bruna, pas intervistës sime ato do kenë mprehur thikat. Ajo grua shpirtzezëe nuk u ngop duke futur sherr mes vajzave për të sunduar edhe moshën 84 vjeçe.

    Vasilika Michalas – Linda Miloti
    Linditë! E rëndë historia e familjes tuaj! Ke të drejtën e Zotit që t’i hedhësh në gjyq për shantazh persistente që ju provoni… Mos i lejo vetes, që ato, të vazhdojnë të të lëndojnë… Besoj fort se opinioni dhe ligji do jetë në anën tënde.

    Marsida T Najdeni – Vasilika Michalas
    Jam shumë dakort. Duhet të merren masa mbrojtëse me ligj që mos t’i afrohen.

    Vasilika Michalas – Marsida T Najdeni
    Të mos i ofrohen po e po, por me fakte të pakontestushme e “ëma dhe e motra” të penalizohen…

    Dhurata Leka
    C’desha që e lexova… Direkt me dhimbje koke….!

    Linda Miloti – E dashur Dhurata, mua më binte të fikët pas çdo përgjigje që shkruaja. Jozefi i dha zë denoncimit tim!

    Kazanova Aliaj
    Bishat e diktaturës në asnjë rol njerëzor nuk ja dolën vetëm në atë të kafshës kriminele dëshmitë e së bijës janë realiteti i barbarisë së tyre… Oh ça vuajtje që paske prek e përjetu o Jozef Radi… Se ti përpos si gazetar je edhe njeri.. Paske prekë ferrin o Zot!!

    Linda Miloti – Faleminderit Aliaj.

    Marko Shipcka
    E lexova me një frymë. Çfarë të thuash. Flet shpirti i një fëmijë, i një zonje që ka vojtur gjithë jetën. Me prindër e pa prindër. Kur fëmija trajtohej kështu po viktimat e kësaj kafshe me dy këmbë??? Nuk di, nuk di se çfarë të them… Respekte pa fund për këtë zonje grua dhe i uroj me shpirt një jetë të gjatë e të lumtur. Faleminderit z. Jozef!

    Linda Miloti – Faleminderit Marko.

    Marko Shipcka – Linda Miloti
    Kam njohur fisin tuaj Sabri Miloti dhe nuk e kujtoj emrin, të jatin e violinistes. Plus kam qenë me disa të fisit tuaj, dhe besoj se ka qenë dhe “babai” tënd. Sepse unë kam patur shumë shokë, Bashkimin, djalin e Fetes, motrën e Sabrisë. Më fal se të mërzis!

    Linda Miloti – Marko, unë këto emra nuk i njoh, ndoshta ishin milotsa të tjerë. Megjithatë, Faleminderit Marko.

    Marko Shipcka – Linda Miloti
    Faleminderit për përgjigjen dhe të uroj shëndet dhe gjithë të mirat!

    Ilda Shallo
    Thonë që edhe kriminelët i duan fëmijët e tyre, kurse ky paska qenë përtej përbindeshit. Kur ky sillej kështu me fëmijët e tij nuk arrij dot ta përfytyroj se çfarë kanë hequr ata të gjorë që kane kaluar në “duart” e tij si hetues. Histori tepër e dhimbshme dhe prekëse. Nuk ka ngushëllim për këtë grua, së cilës i kanë rrëmbyer fëmijërinë, që nuk ka njohur kurrë dashurinë prindërore dhe që jeta e padrejtë i mori të vetmin njeri të dashur për të. Ndërsa ai përbindesh jetoi dhe vdiq pa i hyrë gjëmb në këmbë. Eshteë shumë e thjeshtë që njeriu të vazhdojëe në gjurmët e prindërve të tij, të ecësh në atë shteg që është hapur prej tyre, në të vetmen rrugë që ke njohur gjithë jetën, por kërkon një forcë të pamasë të hapësh shtegun tënd dhe të gjykosh drejtësisht prindët e tu. Eshtë për t’u përgezuar për forcën e saj. I uroj gjithë të mirat!

    Linda Miloti – Faleminderit Ilda që përmende dhimbjet e vëllait tim të dashur Agron Milotit. Çdo gjë e ke përshkruar shumë mirë. Të falenderoj edhe për urimet. Me respekt!

    Shpresa Toptani
    Pa fjalë… Këta përbindesha, nuk kursenin as fëmijët e tyre.. Sa shumë dhimbje dhe urrejtje ka grumbulluar kjo vajzë!!! Ishallah jeta i ka rezervuar diçka që, t’ia lehtësojë dhimbjen!!

    Linda Miloti – Faleminderit me gjithë zemër Shpresa.

    Nevila Jaupaj – Linda Miloti
    Unë i urrej ata që e krijuan diktaturën, që i shërbyen dhe vazhdojnë ta mbrojnë apo t’i hanë frutet, dhe bashkë me ata dhe pjellat e tyre që nuk kërkuan kurrë falje për dhimbjet, që shkaktuan prindët e tyre. Ti më dhe një shembull që prej ngjizjes së kriminelëve të njerëzimit mund të lindë dhe një Zonjë që u jep sadopak drejtësi dhe ngushëllim shumë shpirtrave të pafajshëm, që patën fatin e keq të lindnin në kohën e monstrave. Jemi të përkohshëm fizikisht në këtë jetë, veprimet ngelën të përjetshme, rrëfimi yt është i paprecedent. Të falenderoj për këtë vërtetësi të dhimbshme që na dhe.
    Dhe ty Jozef faleminderit, që pa hakmarrje u qëndron afër dhe shpirtrave të pafajshëm. Kohët i bëjnë shtazët dhe njerëzit.

    Jozef Radi
    Si gjithnjë ke të drejtë… Kjo botë ka edhe përjashtimet e saj… Prandaj njeriu duhet të luftojë të ballafaqohet edhe me përjashtimet për t’iu avitur së vërtetës… Të qafoj… për Pashket e ikura!

    Nevila Jaupaj – Jozef Radi
    Ne i festojmë kur të duam Pashkëet, akoma s’ka ikë Pasquetta. Vetëm ti ma ul shpejtësinë e nervit!

    Jozef Radi – Nevila Jaupaj
    Se e kam lexuar shpirtin tënd para fjalës tende…

    Linda Miloti – Faleminderit Nevila, koment i mrekullueshem i joti.

    Arbër Ahmetaj
    Rrënqethëse! Tronditëse! Rrëfim i rrallë. Linditës, drama i ka dhënë dinjitet! I përulem dinjitetit të saj! E ngushëlloj për të vëllanë!

    Raj Raja – Arbër Ahmetaj
    Jam shumë dakord me ju Zoti Arbër!

    Linda Miloti – Faleminderit Arbër që më ngushëllon për vëllanë tim të dashur. Me respekt për përuljen tënde. Për mua është privilegj.

    Lek Mirakaj
    Ma në fund një dëshmi njerëzore, jo mburrje kriminale për njerëz, qofshin edhe prindërve. Sa shumë ka nevojë shoqërija shqiptare për njerëz të tillë.

    Linda Miloti – Faleminderit Lekë për ndjenjën tënde.

    Ilirjan Kristo
    Nuk e lexova të gjithën se ishte me u tallë me vehten. Çfarë vajze paske qënë ti që ke bërë edhe Universitet dhe nuk ke kuptuar asgjë? Lëri përrallat se nuk i ha njeri… edhe vajza e Stalinit mbas vdekjes së tij shkruajti, por sot të gjithë e kane kuptuar që e bëri për lekë… Një person që shet prindët shet të gjithë. Turp!

    Jozef Radi
    Jeni për t’u marrë shembull si avokat i diktaturës… Edhe Stalini të mungonte që ta sqaroje pozicion aq të nderuar që ke… Po kur na bën edhe moralin e familjes kriminale!

    Ilirjan Kristo
    Moralin e bën ajo se unë nuk jam budallë të besoj një që bën Universitet dhe nuk kupton çfarë ndodhte në vendin e saj? Unë jam rritur në mes të Tiranës dhe nuk i besoj ato përralla… E drejta jote t’i besosh.

    Jozef Radi
    O Ilirjan, ti nuk e ke kuptuar as sot se çka ndodhur në atë vend. Një njeri që e vuan një rrëfim të tillë, nuk mund të jeshë ti dhe as unë që ti bëjmë moral… Ajo e ka shkruar jetën e saj… E vërteta e komunizmit dhe krimeve të përbindshme, vetëm maja i ajsbergut duket… Po nuk është as vendi dhe as koha për ta zgjatur këtë bisede të pavlerë… E lexove…!? Mos bjer dakort dhe kaq… Leksionet e tua janë të teperta… e sidomos në atë mbrojtjen morale të diktaturës…!

    Ilirjan Kristo
    Jozef! Nuk mbrojta Diktaturën se nuk jam idiot por ajo nuk jetonte në hënë dhe nuk e shifte gjëndjen. Në atë kohë nuk i ka munguar asgjë dhe prandaj nuk është ndjerë. Reagova sepse mendoj si është e mundur që një vajzë e shkolluar nuk ka kuptuar ç’është Diktatura? Po kjo është pjesë e karakterit tim dhe thuaj atij Toninit që unë në nëntor të ’90, kam kërkuar azil politik në Como.

    Jozef Radi
    Atëhere je inkoherent! Unë që kam ditur shumë nga diktatura… Sot e di që paskam ditur shumë pak… Si mundesh ti të ma thuash mua së paku, që e kam njohur shumë mirë diktaturën…!!! Po të them një detaj që mos ta devijojme statusin kushtuar Lindës… Kur mora dosjen e cunguar të tim eti, kuptova se unë nuk kisha ditur asgjë se çfarë punonte diktatura në gjirizet e saj… E ti me shpjegon mua dhe zonjës në fjalë, si nuk dinte asgjë?!!

    Nevila Jaupaj
    Ti dhe Ilirjana Koleka kërkuat azil në Italy në 90-ën. Zgjebet krruhen me veten si gjithmonë. Shqiptarët kane trauma të rënda nga diktatura! Lum kush arrin dhe i kuron me dinjitet!

    Ilirjan Kristo
    Jozef! Të kam ndjekur dhe të kuptoj shumë mirë ty dhe ty të kam besuar për gjithçka që ke shkruar se ke sinqeritet në postimet e tua dhe normale që më ka ardhur shumë keq për ty dhe familjen tënde, por asnjëherë nuk të jam kundërvënë kurse kësaj rradhe u mërzita se si është e mundur një vajzë e shkolluar nuk dinte ç’është Diktatura? Unë të gjithë shokët dhe shoqet e mia i kam pasur kundra Diktaturës…

    Gjanfrank Naraci
    Ilirjan Kristo lodhe trunin me e kuptue këtë zojë se në konditat e saja asht gadi e paimagjinueshme kjo intervistë e ky qëndrim

    Loela Xhafa
    Ilirjan Kristo jo nuk e dinte, as ajo e as populli mbarë, derisa ikën në 1991. Shkolla e lartë ishte vazhdimi i rrënave të fillores së hershme, kështu që nuk kishte nga ta kuptonte. Shkolla punonte për armën e Sigurimit të Shtetit dhe partisë, shtëpia ia afronte live sigurimin nga babai kriminel. prandaj e thotë vetë zonja që në krye të intervistes: kështu e kishte menduar jetën dhunë mizore ndaj vetes dhe fëmijeve.

    Gentiana Kone
    Duhet një kurajë e tejshme për të mund me ngrejt këtë vel dhimbjeje e me lanë të tjerët me pa pas saj.
    Uroj që libri i znj. Lindita Miloti të jetë, për sa e mundun është, fillimi i një proçesi shërues për të.
    Ky rrëfim më ndihu të reflektoj sa më poshtë.
    Shpesh të kërrusur nga dhimba jonë s’kemi mund me pa dhimbën e atyne që janë rrit nga vetë xhelatët ose dhimbjen e fëmijve ku familja ishte kthy në celulë komuniste e fëmijët viheshin në bangën e të akuzuarit nga vetë prindrit.
    Zoti, i qofshim falë, na ka mbrojtë nga kjo e keqe e madhe. Vetëm pas shumë vjetësh kam pa e njoftë edhe dhimbjen e viktimave pa zë që ndodheshin në anën e “fitimtarve”.
    Faleminderit i nderumi Jozef Radi
    për këtë intervistë.

    Marjeta Lisi
    Me t’u zhgulë shpirti… Linditës i uroj vetëm ditë të mira e paqe në shpirtin e saj!

    Linda Miloti – Faleminderit Marjeta

    Rezart Palluqi
    Një rrëfim pothuajse i pangjashëm prej një bije të një prokurori aq vrasës saqë nuk kursen as fëmijtë e tij. Kjo dramë duhet integruar në të gjithe tekstet e letërsisë se mesme në Shqipëri. Kujdesi dhe vemendja që i ka përkushtuar Jozef Radi kësaj drame është fisnik por edhe kurues për shpirtin e lënduar në dimensione gjigande të Linditës. Unë e përgëzoj Linditën për këtë sinqeritet kaq therës, i uroj thellësisht të gjejë çdo ditë e më shumë paqe me vehten e saj, paçka se nuk është e lehtë.

    Linda Miloti – Faleminderit Rezart. Në fakt qëllimi i kësaj interviste të menduar nga Jozef Radi nuk ishte vetëm insistimi im për të treguar të vërtetën e vëllait tim të dashur Agroni Miloti po dhe dëshira ime për të demaskuar krimet e familjes time por, edhe për të inkurajuar çdo njeri që të gjejë forcën për të demaskuar të keqen sepse e vërteta triumfon gjithmonë, edhe pse me vonesë. Rëndësi ka që seicili të gjejë forcën. Ky është qëllimi social i kësaj interviste. Kjo çon në progres dhe jep liri. Bota bëhet më e bukur për t’u jetuar në ndershmëri e me ndjenja.

    Ndue Preka
    Jozef! Bashkë me Linditën keni bërë një shërbim të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare. Ju lumtë!

    Linda Miloti – Rrofsh Ndue.

    Ndue Preka – Linda Miloti
    Veç mbarësi të uroj në jetën tënde e nderuar!

    Sabri Fisniku
    I nderum Jozef Radi nuk po kuptoj se kjo Linda Miloti mban në profil foton e të atit qe aq shumë e paska urryer!!????

    Jozef Radi
    Sabri… e ka shpjeguar qartë dhe shpesh… Në profil ka foton e të vëllait Agronit!

    Aurel Kaculini
    Mendoj se duhet të jetë fotografia e të vëllait

    Tatiana Sherko Prela
    Një tragjedi komuniste që kalon çdo cak njerëzor!

    Tonin Kurti
    Ilirjan Kristo ti je nji fundrrinë bashkë me ato që të kanë rritë. Ai vende ka 2.000.000 njerëz 1/4 janë si kto që keni në pushtet bashkë me familjen tande moj rracë e poshtër komuniste, po ti nuk ke faje fajin e ka 1992, se e pranueme për me të çilë gojën ty more krokodil se kushedi se ku kishe kenë sot!

    Ilirjan Kristo
    Tonin! Të falenderoj për vlerësimin që më bëre pa më njohur, por unë nuk merzitem se me njef gjithë Tirana e brezit tim dhe e di kush jam. Une dhashë mendimin tim modest…

    Tonin Kurti
    Nuk ka modesti në kësi dramash për njerëzit që arrijtën deri aty që të mohojnë prindit e sajë me ferrin ku u rrit ajo vajzë unë e kam njoftë Xhevdet Milotin dhe e kam pa me sytë e mi në moshë adoleshente kur hypi krimineli çam në makinë Hilmi Seiti me Xhevdet Milotin dhe nji grue po i fshinte me furçë xhaketat se kishin veshë ky ishte ndër kriminelat me kartabjankë në Shkodër! Xhevdet Miloti nji kriminel!

    Ilirjan Kristo
    Tonin! E ke kuptue ti që nuk jetoje me atë kriminel dhe nuk e ka kuptuar e bija? Nuk më pëlqen Hipokrizia prandaj reagova ashpëer. Këtu e mbyll me ty se më ofendove pa më njohur por unë të uroj gjithë të mirat ty dhe familjes tënde.

    Jozef Radi
    Ilirjan po e tepron! Po kthehesh në rolin e provokatorit ndaj vuajtjes së njerëzve… E kupton kët gjë a jo?!? Eshtë e treta herë që ta përsëris… Te lutem largohu nga faqja.

    Ilirjan Kristo
    Jozef! Largohem në vend pa asnjë problem por them si është e mundur që një person si ty që ka vuajtur në Diktaturë beson një vajzë që e kuptoi ç’është Diktatura në ’92? Kaq! dhe të uroj gjithë të mirat.

    Rezart Palluqi – Jozef Radi
    Ky Iliriani e ka hequr maskën kohë më parë në disa debate të mëhershme, është tatika e tij të djegë të gjithë dyshekun për një plesht!

    Shkëlqim Azizaj
    Ilirjan, uroj të jeni mirë! Personalisht e kuptoj zemërimin tuaj por edhe ne të tjerët kemi vuajtur në diktaturë dhe s’jemi këtu për të bërë garë për këtë. Por zemërimi s’duhet të na errësoje arsyen e të kuptojmë pendimin e thellë dhe të sinqertë të z. Linda. Vendit tonë i ishte bërë shplarje e trurit e për këtë diktatura vazhdoi gjatë dhe shumë brutale.

    Jozef Radi – Shkëlqim Azizaj
    Nuk të dëgjon më. Mbas porosisë sime për teprim të së drejtes… Iku me vullnetin e lirë prej faqes sime…!

    Tonin Kurti
    Imazhi mund të përmbajë: Një person, zmadho edhe e brendëshme! Merre homoseksualin komunist që të dha profesionin e tijë

    Merita Varfaj
    Kam ngelë pa fjalë, nga përgjigjet e intervistueses!

    Ismete Selmanaj Leba
    Këto janë mostrat që polli ai sistem çnjerëzor. Duhet kurajë e madhe të flasësh hapur për këtë çmenduri familjare qe nuk ka qenë aq e rrallë gjatë atyre viteve. Eshtë për t’u përgëzuar që distancohet nga marrëzitë e prindërve të tyre, skllevër të bindur të diktaturës. I uroj gjithë të mirat Linditës!

    Linda Miloti – Faleminderit Ismete.

    Ismete Selmanaj Leba – Linda Miloti
    Faleminderit ty! Një përqafim virtual!

    Zhan Dema
    Kurajo e madhe zonjë, që me kaq ndërgjegjësi ke demaskuar ato mekanizma të fëlliqura që ajo diktaturë kishte krijuar. Baba yt, si e ke përshkruar edhe ti, ka kenë një ushtar i zellshëm i atij sistemi barbar e çnjerëzor, i komanduar e i udhëhequr nga injorantë e kriminelë ordinerë pa asnjë vlere etike, e pa asnjë moral. Atë çka ata shkatërruan vazhdon të pasqyrohet edhe sot në demokracinë e brishtë shqiptare. Përgëzime.

    Linda Miloti – Faleminderit Zhan.

    Marina Shestani-Brushtulli
    T’i thuash tmerr më duket pak, t’i thuash të çmendur përsëri me vjen keq se është nji lloj sëmundje, dhe nuk ka shërim. Por këto ishin kriminela të betuar të atij regjimi, por çfarë mrekullie që s’i kanë dalë fëmijët si këto dy kriminela! Bravo për këtë zonjë që ka marrë kurajo të flasë për traumën e saj, sepse nuk është e lehtë!

    Linda Miloti – Faleminderit Marina.

    Fatmir Keqi
    Faleminderit Linda dhe Jozef! Rrëfim shpirtnor hyjnor! Para pak ditësh në një postim të Z.Agron Tufa kjo zonje i shkruante që nëse mund t’i dërgonte të dhana për babanë e saj e dikush i shkruajti qëe Xhevdet Miloti ka qenë nji kriminel! Më bani përshtypje se ku e gjen kët forcë kjo femër dhe për çfarë qëllimi e ban këtë pyetje në një shoqni të këtillë! Me këtë rrëfim mora dhe përgjigjen e kam mbetë pa fjalë jo se nuk kemi njoftë njerëz të këtillë (ka pas shumë) por e tregueme prej fëmijve të tyre me kaq ndenjë asht një mrekulli hyjnore! Faleminderit!

    Linda Miloti – Faleminderit Fatmir.

    Gëzim Rumi
    Tmerr. Kjo është për fat të keq trashëgimia që la ai regjim. E shpjegon mirë e me dhimbje zonja!

    Linda Miloti – Faleminderit Gëzim

    Aleks Kapllaj
    Libri i Linda Milotit, duhet publikuar në të gjitha gjuhët e botës, sepse i duhet gjetë vaksina, se përndryshe do rikthehet përherë me pasoja të pariparueshme!

    Gjanfrank Naraci – Aleks Kapllaj
    Shumë e drejtë!

    Linda Miloti – Faleminderit Aleks. Qëllimi i kësaj interviste të menduar me profesionalitet nga Jozef Radi nuk ishte vetëm insistimi im për të treguar të vërtetën e vëllait tim të dashur Agroni Miloti dhe dëshira ime për të demaskuar krimet e familjes time por, edhe për të inkurajuar çdo njeri që të gjejë forcën për të demaskuar të keqen sepse e vërteta triumfon gjithmonë, edhe pse me vonesë. Rëndësi ka që seicili të gjejë forcën. Ky është qëllimi social i kësaj interviste. Kjo çon në progres dhe jep liri. Bota bëhet më e bukur për t’u jetuar në ndershmëri e me ndjenja.

    Gjanfrank Naraci – Linda Miloti
    Ju përgezoj me gjithë zemër për këtë që ju keni ba. Për mendimin tem e të shumë tjerëve asht nji vepër në shërbim të njerëzimit.

    Linda Miloti – Faleminderit Gjanfrank.

    Elona Riska
    Një dëshmi tejet tronditëse, në kufi të paimagjinueshmes. Kurajo e madhe për të pranuar të vërtetën dhe për ta treguar atë!

    Linda Miloti Faleminderit Elona.

    Elona Riska – Linda Miloti
    Ju duheni falënderuar sepse dëshmi të pasardhësve të persekutorëve numërohen me gishtat e njerës dorë…

    Sokol Parruca
    E gjitha ç’na tregon Linda janë raporte brenda një familje… Prepotenca, dhuna e ushtruar nga prinderit, ashpërsia… po këto janë marrdhënije brenda kuadrit familjar… dhe nuk solli asnjë fakt konkret për trajtimin çnjerëzor të të përdorur gjatë ushtrimit të detyrës së babait Xheudet Miloti në funksionin e detyrës të punonjësit të Sigurimit… Nuk e di kjo urrejte e vajzës për prindin vjen nga dëmet e krimet që u ka bërë njerëzve apo nga keqtrajtimet brenda kornizave të një familjeje… Nisur nga sa shpjegon vetë… ka qënë keqtrajtimi nga babai që e ka nxitur më pas të gjejë fakte, duke u dërguar kërkesa për sjelljet e tij kriminale ndaj njerëzve në kohën kur ushtronte detyrën… Po qe arsyeja e keqtrajtimit familjar atëhere e vë në dyshim këtë publicitet mediatik… Kaq urrejtje të ketë një vajzë për nenën e babën?!? … e pas 30 viteve… Diku thotë se zbuloi nëpër shtëpi dokumentat e pronave… dhe se ato i mori më vonë e ëma… A thue është dhe çeshtja e pasurisë një nga shkaqet e kësaj urrejtje për nanën e babën..
    Nuk e di! Qofsha i gabuar!

    Aleks Kapllaj – Sokol Parruca
    Më dukesh i gabuar. Duhet me ndjekë busullën që ka përdorë zonja me i dhanë përgjigje pyetjeve tuaja!

    Sokol Parruca – Aleks Kapllaj
    Ndoshta… Po mos lexo vetëm busullën e pyetjeve, po ndalu në përmbajtjen e përgjigjeve… Megjithatë mbase ke të drejtë ti… Uroj të jem unë i gabuar!Përshëndetje Aleks!

    Jul Vari Bomba
    Voaj voaj voaj… thotë turku…! I biri i Bilalit, ky!!

    Aleks Kapllaj – Sokol Parruca
    Megjithatë duhet respektuar opinioni i të gjithëve!

    Aleks Kapllaj – Jul Vari Bomba
    Ti je i lirë të ngelësh te turku!

    Jul Vari Bomba – Aleks Kapllaj
    Për Bilala e Kapllaja, normal që turqisht…

    Gjanfrank Naraci – Jul Vari Bomba
    Të lutem mundoju me respektu mendimin e te gjithëve se të ndihmon me gjykue ma mirë. Fëmijtë e Bilalit i njef tanë Shkodra.

    Jul Vari Bomba – Gjanfrank Naraci
    Po mor burrë, qysh nuk i njeh. Edhe fmijtë e Muho Karrocierit i kena njoftë.
    Ps. Kanë një ngjashmëri njeni i Bilalit me njenin e Muhos!

    Sokol Parruca – Jul Vari Bomba
    Eshtë e drejta jote të kesh opinionin tend. Asnjë problem nuk ka… një të vërtetë ka në atë që thua, se kur kam qënë fëmijë dy herë më kanë futur në Degën e brendshme dhe më kanë rrahur policët.. Të përshendes, anipse nuk e di kush je… Gjithesesi sinqerisht të uroj të jeshë mirë!

    Gjanfrank Naraci – Jul Vari Bomba Të siguroj se kanë ndryshim shumë të madh. Të uroj shendet e jetë!

    Ali Guradeci – Sokol Parruca
    Jam Ali Guradeci. Më duket se jemi bashkëmoshatarë. Unë kam qënë pedagogjikas dhe Ju në gjimnaz. Ju kam njohur si djali i Bilal Parrucës. Dhe kaq. Kam njohur dhe babain Tuaj jo vetëm në aparencë por rrethana të miat më kanë bërë të njihesha personalisht, edhe pse në moshë unë isha shumë i ri. Dëshmia e kësaj zonje është ulëritëse, e tmerrshme dhe nuk ka asnjë justifikim për ata prindër monstra dhe askush nuk ka arsye të ndihet keq dhe të vejë në dyshim fjalët e saj. As për prona asgja tjetër sepse ata prindër sikur asgja tjetër të mos kishin ba, vetëm të kishin nda keq pronat mes fëmijëve prap s’do kishin qenë prindër të mirë. Më vjen keq për fatin e këtyre fëmijëve, të z. Lindita dhe të ndjerit vëllait të saj njëkohesisht kurajo e saj është për t’u përshëndetur.

    Jul Vari Bomba – Sokol Parruca
    Se mund të jesh shoqnue në Degën e Shkodrës, edhe mund të ketë ndodhë. Se paskan rrahë policët “evlad-in e Bilalit”, kjo më kujton vitin 91, kur lexonim në RD, bijtë e sekretarëve të partisë që tregonin ngjarje të tilla. Ishte trendy! Ke pasë një sjellje ordinere gjithmonë nën mbrojtjen e opinionit të autoritetit Bilal. Nuk i kanë pëlqye Shkodrës këto lloj “antikonformizmash” të një minivagabondazhi të llastum!
    Mandej… si vazhdoj jeta jote… ku studiove e çka punove se nuk na e the…!

    Sokol Parruca – Jul Vari Bomba
    Hahaha… unë mund të rrëfehem në kishë dhe jo para jush që nuk e di pse nuk del me emrin e vertetë… O njeri unë të mirëkuptoj çdo opinion që ke për mua e as që më intereson të të bind për të kundërtën… Kaq mjafton.. Unë dhashë mendimin tim në faqen e mikut Radi… i bindur në kulturën e tij për të dëgjuar mendimin ndryshe paçka se mund të jetë e gabuar… Ndërsa për të tjerët të thojnë gjithesejcili mendimin e tij!

    Gjergj Jozef Kola
    Ti ke jetu edhe në Shkodër Sokol Parruca dhe i din mirë krimet që ka ba Xheudet Miloti, ndoshta edhe ma hollësisht se shumë këtu, prandaj më habit dashakeqësia jote ndaj të vërtetës…

    Sokol Parruca – Gjergj Jozef Kola
    Nuk me ke kuptu Gjergj… Qëllimi ishte të dalin fakte që Xheudet Miloti ka kryer krime ndaj njerëzve dhe në veçanti ndaj klerit katolik siç kam dëgjuar… dhe ndoshta nuk është me interes raporti e marrdhenija që ka patur me vajzën dhe urrejtja e saj nisur nga këto raporte… Mendimin e thashë mbi ato që lexova… dhe nëse ky mendim nuk përputhet me tëndin nuk do të thotë që ka dashakeqësi, që me nxitim e pa u thellue arrin në përfundim lidhur me sa kam dhënë mendimin tim… Të përshendes me urimin për ta kaluar sa ma qetë ketë situatë shëndetsore!

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi – Sokol Parruca
    A ka dyshim në mendjen tuaj z. Parruca që nji babë mizor që cfiliti fëmijët e vet – e mbante nji detyrë të tillë, u soll njerëzisht me tanët në biruca?!!!
    A kishte ndryshe? E mbase kishte… Por, si mund t’i trajtosh Ata që i ke shpallur armiq – njerëzisht?! kur fëmijë të njomësht të pafaj, të tutë, i trajton kështu?!!
    Si pyetje retorike juaja zotëri…!

    Sokol Parruca – Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    Jam dakort me thelbin e konkluzionit tuaj z. Hortensa. Pranoni e nderuar respektin tim për ju!

    Jul Vari Bomba – Jozef Radi.
    Se kush asht kenë krimineli Xhevdet Miloti, na e dina. Mund të thuash ti se kjo interviste ka tjetër karakter, që tregon përbindshin brenda familjes etj etj.
    E para; kjo grua, nuk më duket të jetë në parametra normalë të gjendjes emocionale e ma thellë. Krahas shumë të tjerave, të thuhet se nuk paska ditur se kush ishte i jati deri në kohën kur paska frekuentuar Internetin, kjo asht groteske!
    E dyta; nuk ta ka thanë ajo, apo e ke mbulue ti faktin që xhelati i klerit katolik në Shkodër, ka kenë i punësuar në Caritas Roma dhe mik i shumë priftave pederastë të Vatikanit…?
    Lexoni mirë o njerëz… Ka punue në Caritas Roma!!

    Jozef Radi
    Zoti Vari Bomba meqë ju nuk merreni me tekstin që zonja ka shkruar dhe po komunikon me shumicën e atyre që i shkruajnë, por e trajtoni sikur të ishit psikiatër profesionist e dobëson dukshëm pozitën tuaj. Pastaj kur i vë në dyshim të vërtetën e saj, merr edhe pozita hetuesi…! Mandej, i ban nji mbyllje duke i dëshmue se Xhevdeti paska punue në Caritas, sikur zonja Linda ta ketë emerue, i ven kapak krejt kësaj pune… Ju thjesht më dëshmoni se as e keni lexue hiç atë që ka shkrue… Thjesht dëshmoni aftësitë tuaja profesionale në përcaktimin e kësaj zonje që mori guximin për tregue të vërtetën e saj, qoftë edhe duke gënjyer… Sikur ju të kishit pak më shumë guxim të na kallzonit se keni mbas Jul Vari Bombës, e se kë mshifni, do kishit ba punë ma me dinjitet…!

    Zhan Dema – Jul Vari Bomba
    Krejt pa lidhje komenti yt, asht dashtë me lexue me vëmendje, atë që ka shkrue, ajo zoje. Nuk asht aspak e lehtë me u distancue prej asaj që quhet familje, e me mbajtë një qëndrim kritik e deri demaskues kundrejt të jatit, si vasal e shërbëtor i bindun i atij sistemi monstruoz.

    Jul Vari Bomba – Jozef Radi
    Xhanem (turqisht po e filloj elbete) qysh kenka shpreh mbas 30 vjetësh kjo viktimë e dramës familjare që paska konsumu krimineli…? Dikund shprehej ndër rreshta edhe për një “problem pronësie” Nuk asht nevoja të kesh profesion psikiatrin, të kapësh elemente të turbullimit mendor në një intervistë.
    Gjithsesi, ti si autor i kësaj pararendje të një dëshmie tronditëse që viktima do ta publikojë të botuar a kush po e din, iu shmange një deklarimi temim duke e kamuflu në sentimentalizëm për zonjën.
    Njihen shkrimet e tuaj për martirizimin e klerit katolik dhe flirtin që ke me shumë prifta të sotëm. Përgjigju me pohim apo mohim (nëse dëshiron) akuzës sime se krimineli Xhevdet Miloti ka pasur statusin e refugjatit politik në Itali dhe ka punue në Caritas Roma. – sepsë pjesë e intervistës së mjegullt, ishte dhe jeta e çiftit Miloti në Itali. Se kush jam unë, po të jap pak orjentim. Ke shkru për disa njerëz të mi si disidentat ma të hekurt antikomunistë!

    Jul Vari Bomba – Zhan Dema
    No no. Këto lexime “limonad” i kapi me nje “hedhje sysh”. Jam i vjetër në kshtu “shkencash” dhe ky mediokritet e ka të pavend vrejtjen tuaj.

    Jozef Radi
    Nuk ke lëvizë, asnji milimetër prej së parës. Nëse për të parët e tu kam folë e kam shkru, dëshmon e para që e kanë merituar, dhe e dyta që kanë pasë emra dhe mbiemrat të shquem. Unë nuk e njoh hiç Xhevdet Milotin, emri i tij më është shfaqë shpesh në punën time, po konkretisht nuk di asgja të plotë… Di që ka qenë tmerri i Shkodrës prej ’46-’70, për periudhën mbas ’90, nuk di asnji rresht, përveç asaj ç’ka shkrue zonja Linda. Ju që jeni njeri disidentash, djalë Shkodre, bjer ndonji dëshmi, dhe mos i bjer ndesh dëshmive… Gjithsesi mos i jep epërsi vedit pse je mbas nji pseudonimi, ciladoqoftë arsyeja jote. Kaq kisha. Dy herë shkrove dy herë të shkrova. E kena mbyllë diskutimin bashkë… se je në devijim të temës…!

    Jul Vari Bomba – Jozef Radi
    Natyrisht që e mbyll kur të dush diskutimin, por në ktë rast jeni ju kontradiktor.
    Në shkrimet e tuaja rreth personazheve, ka imtësi dhe detaje shumë ma të holla se kjo.
    Në këtë rast mund t’ju vij në ndihmë vetë protagonistja Lindita Miloti, në pohim apo përgënjështrim. “Devijim nga tema” mund ta quani ju kur një person kap në subjekt disa “dritëhije”! Faktin, e ke në Romë. Françeskanit shkodran Leon Kabashi, i vjen informacion se krimineli Xhevdet, ka status politik dhe punon në Caritas Roma.
    Frati plak, niset për në Romë (viti ’92) dhe si fillim ballafaqohet me burokracinë e shpifun të Vatikanit. Imagjinoni cinizmin dhe dramën në kufijtë e çmendurisë.
    Një frat i torturuar shkon në qëndren e organizatës ku ai aderon, për të cilën asht torturu barbarisht sepse nuk e ka mohuar kurrë për të denoncu xhelatin e tij dhe të shokëve tjerë martirë dhe haset me disa pederastë mafiozë, prifta të Caritas Roma, të cilët e trajtojnë si një plak të shkretë.
    Pasi sheh se në çfarë derexhe janë kthyer disa organizma në qendrën e Kishës Shejtë Katolike Apostolike Romake, i drejtohet Gjeneralit të urdhrit O. F. M në Romë dhe merr takim.
    Pas kësaj, Caritas Roma, urdhërohet të largojë nga puna torturuesin e priftave, Xhevdet Miloti.
    Ky është subjekt i denjë për bestseller…!

    Zhan Dema – Jul Vari Bomba
    Nqs don me shfry urrejtjen tande legjitime kundrejt vagabondave të Enver Hoxhes, shko te faqja e Ilir Hoxhës, të faqja e të bijës se Spiro Kolekës, dhe atëherë do ta respektosh e do ta vlerësosh intervistën e zojës Linda dhe analizën e saj.

    Jul Vari Bomba – Zhan Dema
    Nuk kam pse shkoj në faqet e armiqve kur ata janë në atë llogore. E para. Unë nuk urrej, por përçmoj.
    E dyta. Në atë llogore, duhet të shkojne eunukët e Fatos Nanos (siç i ka quajtë të burgosunit politike) dhe të qërojnë hesapet. Unë nuk jam brez as person i burgosun që të marr flamurin e hakmarrjes. (pavarsisht rrethit) Të shkojnë ata lapera të burgosun të Qafë-Barit që u rrejtën me do kacille duke harrue jetën e shkatrrume burgjeve nga etënit e tyne. Brezi jonë ka tjera hesape – (në mujshim)

    Loela Xhafa – Jozef Radi
    Duhet t’i presesh edhe këto lloj komentesh. Nuk shmangen:). Rrëfimi i zonjës është i vërtet deri në skaj. Po ja që vërteta e thellë trondit dhe vetëm disa e besojnë.

    Linda Miloti
    Ju Vari, kjo është një bombë edhe për mua. Nuk e dija, sepse nuk i kam folur Xhevdetit nga 1992 e më pas vdiq në 2017. Nuk e dija që kishte qenë në Romë tek Caritasi. Të lutem nëse di më shumë, thuaji që të plotësojmë figurën e tij të ndyrë tek libri im.
    Jozefi gjatë intervistës më pyeti nëse ishte e vërtetë që Xhevdeti kishte jetuar në Romë, por unë u nxitova dhe ju përgjigja që nuk e besoja sepse komshijtë në Tiranë nuk më kishin thënë gjë. Faji është i imi.
    Vvovv, Jul Vari, ti ke dhënë informacione shumë të cmuara. Duhet ta dish që intervista edhe kaq sa është, doli shumë e gjatë. Për këtë aresye, menduam që të mbledhim fakte konkrete nga komentet që do vinin me qëllim që në libër të vëmë sa më shumë fakte.
    Ndihma jote apo përçmimi yt, quaje si të duash, është shumë i çmuar.
    Të lutem, nëse ke akoma të dhëna shkruaji, mos u lodh, vazhdoje përçmimin, por shto sa më shumë fakte. Të lutem!
    Po e përsëris, Jozefi ka bërë vetëm pyetje. Unë u jam përgjigjur pyetjeve. Çfarë nuk ka shkruar Jozefi, është sepse unë nuk kisha fakte. Ai ka respektuar përgjigjet e mia dhe aq. Ai nuk mund të shtonte as të hiqte sepse pastaj nuk do ishte intervista e ime, por e tija. Nuk do kisha lejuar unë që të shtoheshin apo të hiqeshin fjalë më shumë o më pak se çfarë kam thënë unë.
    Nuk funksionon që i akuzojmë të tjerët sepse duam të nxjerrim inatet tona të përditëshme e, meqë është rasti për të bërë komente, sa mirë, po nxjerrim inate koti.
    Rëndësi ka të vlerësohet që intervista e menduar nga Jozefi dhe dëshmia ime t’i shërbejë popullit shqiptar.
    Ky është rast për të treguar unitet si popull e të japim të gjithë kontributin tonë për të mirën e brezave të ardhëshme. Duke ofenduar e duke u zënë me inate dhe përçmime me qëllim që të përdoren ato për të treguar superioritet, nuk bëjmë tjetër veçse tregojmë kulturën tonë, tregojmë vetëm nivelin tonë. Faleminderit!

    Jul Vari Bomba – Linda Miloti
    Unë ndjej keqardhje për ty personalisht, e besoj tmerrin që ke jetue dhe post-traumën e mëvonshme sepës e njoh atë karakter përbindshi. Me gjithë respektin, unë vazhdoj të konstatoj edhe në kët koment shumë paqartësi deri në absurditet. Por nuk dëshiroj të vazhdoj në këtë fushë. E dhana jeme rreth skandalit Xh. Miloti – Caritas Roma, kishte si qëllim denoncimin e këtij makabriteti historik ndërmjet një institucioni të Kishës Katolike në Romë, me një kriminel që i kishte masakrue martirët e saj në Shkodër, të cilët për hir të së vërtetës ishin klerikë heronj të vërtetë që e provuan me gjak besnikrinë e tyne ndaj doktrinës dhe Vatikanit.
    Kisha “dyshimin” se mos ndoshta z. Radi nuk e kishte publiku për hir të etikes karshi Kishës Katolike, si një person që mesa di unë mban marrdhanie të mira me këtë institucion. (Kështuqë i bie të jetë ma katolik se Papa si i thojnë, sëpsë kët skandal e kishte denoncu vetë një frat i torturuem )
    Faktin e ktij makabriteti historik Xh. Miloti – Caritas Roma, unë nuk kam qysh ta kem të dokumentuem sëpsë nuk kam shku të kërkoj atje gjurmë të kriminelit. Ma è pakta, kam alergji dhe neveri për atë institucion, pa lene të harxhoja kohë atje. Ndodhinë dhe rrjedhjën e ngjarjeve atje, e kam të dëshmuar gojarisht nga vetë personi që e ka ndjekë çeshtjen para 27 vitesh, Françeskani disident Prof. Leon Kabashi!
    Sa për pjesën morale në komentin tuaj ku shpreheni për atdheun, unitetin, kontributin për brezat etj etj çfarë shkruani, më ndjeni, por jeni me personin e gabuem.
    Nuk kam kët formim e kët parime dhe nuk besoj se i intereson kujt të dijë rreth personit tem që i ka pshurr që 16 vjeç gjithë moralit dhe vlerave false të shoqnisë njerëzore.
    Nëse dëshron të dish opinionin tem për kurajon tuaj që publikuat jetën private të babës tuaj përbindësh kriminel në familje, më falni por e quaj tepër të vonuar. Ajo duhej të publikohej shumë vite përpara se të vdiste krimineli! Unë nuk kam në formimin tem hakmarrje boshe ndaj figurave, por veprime konkrete në dënimin fizik të personave, dhe të familjeve të tyne kur vazhdojnë jetën e tyne të ndërtueme mbi torturat dhe vdekjet e tjerëve të shkaktuara nga baballarët.
    Ju në këtë rast bani përjashtim.

    Jozef Radi
    O Jul Vari Bomba… kët stilin e arrogancës suaj, dhe të gjithëdijes suaj fodulle e kam ndeshë edhe do kohë ma përpara në faqen time, ishte e një njeriu që kishte nja 20 profile, të cilat nji nga nji ia bllokova totalisht komunikimin me mua… Po që sigurisht nuk ke aq mend sa ta mbrosh stilin e komunikimit përmes fytyrës tënde të dalë boje, sëpse të duhen pseudonime të pafundme… Po të them mos guxo të shkelësh më në faqet e mia… Besoj se e merr vesh kush je, o gjermanz i pavlerë e surrogat që shet veç maska!!!

    Jul Vari Bomba – Jozef Radi
    Kjo ishte hera e parë në jetën teme që kam komunikuar me ju dheee… që shoh fytyrën tuaj në këtë account. Se me ke të ngjasoj unë në shkrim që po më akuzon me fyerje, ky asht problem i joti psiqik.
    Ju kam njohur vetëm nepërmjet leximeve rastësore në internet ku shkruhej RadiandRadi apo diçka e tillë dhe ku shfaqej dhe Fric Radovani. Aty, kam lexu që shpreheshit (Frizi ma tepër edhe ju ndoshta sepsë nuk jam i sigurt) për figura që janë njerëz të mi. Thjesht i kam lexu me shpejtësi duke shkapërcyë shumë rreshta, ma tepër për të konstatue ngjarje dhe emna nëse ishin të sakta apo shkrue gabim. (dmth unë që i dija saktësisht për ato njerëz)
    Nuk kam marrë kurrë mundimin të njoh se kush ishin kto RadiandRadi… nëse ishte një person apo disa… në bashkëpunim me Fricin, a ishte vet Fritz Radovani me kët RadiandRadi a qysh e tek…!
    Pra, nuk të njoh fare sì person deri ditën e djeshme, kur në accountin tem teksa kontrolloj rutinë me paraqitet një condiviso që i kishte ba një mik virtual kësaj “veprës tande”. Më tërhoqi emni i Xh. Milotit, që u ba sebep të vizitoja për herë të parë pra accountin tuaj dhe komentova.
    Askush nuk ka mundësinë t’ju pengojë në supozime, hamendje e deri në hipoteza rreth personit tem
    Një diçka kam vrejtë tek ju të fisit Radi, sepsë keni njerëz publik me kët mbiemen.
    Në Shkodër, ka një shprehje: Asht (apo jan ) Me Dell…!
    Ti kenke me t’vërtetë rand, mor Zef…!

    Jozef Radi
    M’u largo nga faqja të thashë! Rrufjan!

    Loela Xhafa – Linda Miloti
    Nuk ke nevojë të kërkosh asnjë të dhënë nga ky. Duket se i ka me më the të thashë, nëpër ca komente të çartura ku tre paragrafë kanë 4 kundërthënie. E zbulon patologjinë e vet duke sharë të tjerët për të njejtën. Si më thanë, përpiqet me i mbush mendjen vetes se nuk ka marrë fund. Vari leshtë, pak a shumë:). Mos lejo të ndikohesh nga çdo psikopak, skizofren a komunist këndej vërdallë.

    Adirf Akuj
    Unë pëlqej sinqeritetin e kësaj zonje, më vjen keq për sa ka kaluar, por kam dëgjuar histori e ngjarje, tortura e presione nga me monstruozet që montoi e veproi ai sistem duke patur në shërbim tipa të tillë (jo njerëz) si Miloti. Më vjen keq që si shkodrane, të kem patur një bashkëqytet me të tillë persona. Biles e dij se pas fushatës të parë të vrasjeve në Shkodër përfitoi të shkonte në Ambasadë. Nga gjyshja ime, e kam dëgjuar se kur kishte një problem të dëbimit e grabitjes të shtëpisë në Tiranë, gjeti një ftohtesi e mospërfillje nga Sabaheti. Lindita me të vërtetë nuk i ka njohur bëmat e të atit por bëmat e sigurimit diheshin. Të persekutuarit vuanin kude, mendo çfarë tmerresh kanë kaluar ata. Mostra gjakpirëse, që kanë merituar demaskim sepse tolerancën e të vuajturve e keqkuptuan dhe e morën për dobësi. Ky popull ka parë shumë keqbërës, kriminelë, sadistë, vampirë, që ai sistem i promovoi e i dha pushtet e privilegje. Njësoj si këto vite të fundit, ku bijtë si etërit… biles ma keq!

    Linda Miloti – E nderuar Adirf Akuj edhe pse duket pseudonim, e ke thënë që je shkodrane, pra po flas me një grua.
    1.Kush përfitoi të shkonte në ambasadë? Të lutem më trego fakte.
    2.çfarë ftohtësije gjeti nga Sabaheti dhe pse Sabaheti kishte të bënte pjesë tek çeshtja e grabitjes dhe vjedhjes në shtëpinë e gjyshes tënde? Të lutem trego fakte të sakta. Pres përgjigjen tënde. Faleminderit!

    Adirf Akuj – Linda Miloti!
    Po patjetër nesër të shkruaj, emri nuk asht pseudonim, por emni im!

    Linda Miloti – Më fal Adirf!

    Gjanfrank Naraci
    Si prind, kjo intervistë më krijon nji dhimbje të pakrahasushme. Mjerisht kam pasë rastin me e njoftë mirë këtë familje. Kena kenë kojshi. Kjo zojë sigurisht ka ndi për famën dr, Naraçit. Tuj kenë se penxheret e kësaj familje bijshin në oborrin e shpisë tonë ishim të terrorizuem nga friga se po na shef Xhevdeti. Për aq pak sa kena kenë bashkë në shkollë Agroni ishte nji fëmi si tanë tjerët, shumë i bukur e gjithmonë i qeshun. Lajmi i vdekjes i Agronit na ka mbetë në kujtesë, si nji dramë shumë e hidhun edhe për faktin e moshës. Si besimtar nuk duhet me mendue hakmarrjen, por edhe para Zotit kjo intervistë asht ajo çka duhet për nji njeri të tillë!

    Linda Miloti – Naraçi po, unë kam qënë e vogël, por e kam dëgjuar shpesh doktor Naraçin.
    Të falenderoj me gjithë zemër për fjalët e mira që shkruajte për Agronin. Kujt ma përmend Agronin, i përulem me respekt, aq më tepër, ty, që e paske pasur në shkollë. Edhe Agroni do të të falenderonte.
    Faleminderit për solidaritetin. Me nderime Lindita.

    Enkelejda Shuka
    Përgëzime për intervistën! Eshtë me të vërtetë një denoncim i fortë i dhunës në familje nga zëri i një viktime që ende s’e ka kapërcyer traumën; uroj dhe shpresoj që denoncime të tilla t’u japin kurajo atyre viktimave që jetojnë sot nën peshën e dhunës dhe mungesën e dashurisë. Ka ende, për fat të keq, shumë familje shqiptare që rrisin fëmijë nën moton. “Të rreh ai që të do” E falenderoj zonjën Linda për kurajon dhe forcën!

    Faruk Sferdelli
    Gonin e kom pas njoftë! Ka qenë cun simpatik dhe tipik çun Shkodre dhe rebel, gjet rafmet!

    Jozef Radi
    Ju falenderoj zoti Sferdelli, edhe për atë njohje që keni pasur me vëllanë e Lindes, njohje e cila përputhet me fjalët e saj…!

    Agron Nano – Faruk Sferdelli
    Si ka mundësi një djale i rritur me atë tutele nga një baba kriminet të demostrojë rebelizëm, këtë zor se e pranon shkenca e psikologjisë!

    Jozef Radi – Agron Nano
    Ke të tjerë pak më poshtë gjen edhe këtë shënim meqë e kishit me shkencën e psikollogjisë! Urim Gjata Unë e kam njohur Agronin. Kur erdhi puntor operativ në Maliq, edhe në Pukë, edhe momentin kur u vra me xhipin Aro, diku matanë Gomsiqes më duket në Qafë-çelë, bashkë me Hektorin. Agroni ishte një djalë i mirë, ai ishte ndryshe nga kolegët e tij, ai kishte një shpirt rrebel, nëse s’do ishte vrarë në aksident, ata do e kishin futur në burg…!

    Agron Nano – Jozef Radi
    Unë e kam njohur të ndjerin Agron shumë më mirë se Urimi. Kam ngrënë bukë dhe pirë çaj dy vjet me të, përsa thuhet, Agroni nuk ka dashtë me dijtë se ku e ka shtëpinë Xhevdeti jo më të kishte frikë prej tij, por duke qenë nën hijen e tij kryente veprime që ne të tjerët do ishim përjashtuar tre herë nga shkolla. Kur është aksidentuar në Qafë-çelë, unë kam shkuar në vendngjarje dhe nuk ka nevojë pëer komente të tjera për makinën dhe drejtuesin. Cfarë thote Lindita është puna e saj, por mua më…

    Faruk Sferdelli – Agron Nano
    Si ka munsi që Enveri na kishte mbyllë aq keq dhe ne e kishim gjetë brimën që nëpërmjet kanoçes të shikonim RAI-n dhe Jugosllavinë sa më shumë ta ngushtoje rrethin çdo qenie do mundohet të dalë… Kështu ishte edhe puna Gonit e shprehte rebelimin!

    Jozef Radi – Agron Nano
    Jepeni dëshminë tuaj meqë e keni njohur dhe lerini shkencën… Dëshmia juaj për mirë a për keq vlen me shumë se hamendësia shkencore… Populli e ka nxjerrë një fjalë dhe ju duhet ta kini mirë parasysh: “Se nga trëndafili mbin edhe ferra, po edhe nga ferra mbin trëndafili?” Nuk i kemi kërkuar askujt të merret me shkencë… po thjesht të thuhet ajo e vërteta që secili di!!!

    Linda Miloti – I nderuar Faruk ku e ke njohur Agronin. Tregomë diçka për të, të lutem! Të falenderoj me gjithë zemër. Faruk, ësht

  2. Linda Miloti – Të lutem Agron Nano, mund të japësh fakte të vërteta për Agronin? Nga mënyra se si e përshkruan Agron Milotin tregon që e ke ndarë çajin me të por e paske pasur shumë zili. Jam shumë e sigurt që atë çajin që e ke pirë për 2 vjet rresht, ta ka paguar Agron Miloti dhe ti e ke shfrytëzuar bamirësinë e tij dhe shpirtin e tij të gjerë. Ta shpjegoj unë pse: sepse ti e shikoje botën dhe për fat të keq e shikon edhe sot, nga prespektiva jote. Nuk arsyeton por gjykon. Edhe sot me moshen që ke.
    Ti di vetëm çfarë Agron Miloti mundohej të pasqronte sepse edhe ai kishte dinjitetin e tij për të mbrojtur. Ndërsa unë di kush ishte në të vërtetë Agron Miloti. Në Itali thonë: Kur të flasësh për të shpërlajë gojën.
    Unë e kuptoj se më shumë se kaq ti nuk mund të arrije të kuptoje atëhere por nuk ke kuptuar as thelbin e intervistës sot. Ke lexuar ca emra në intervistë dhe mendove: “Pse mos të shkruaj edhe unë dy rreshta, kot? Kjo karantina na mërziti. Shyqyr që erdhi rasti me folë!

    Faruk Sferdelli – Linda Miloti
    Atë po them dhe unë që Goni kishte presion, por vepronte ndryshe!

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    Linditë, botoje librin tënd e dashur! Unë do e kërkoj e para!!
    Ti, je beautiful. Sepse je e vërtetë xx
    E kam parë fjalosjen tënde gjithandej sot…
    Zgjedhje e kujdesur Radi. Si gjithnji. Falemnderit!

    Linda Miloti – E dashur Hortensia. Tëe falenderoj që më kupton dhe e ndjej sinqeritetin tënd. Ajo zemra që ke vënë flet çdo gjë.

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    Linda e dashur,
    Nuk kam fort dëshirë të bëj hartime ne faqe të tjetrit – por as në shkrimin tënd – Sepse ti svveetheart, i ke thënë të gjitha!
    Ti, nuk ke nevojë për dhimbjen tonë. Sepse je kaq e fortë vetë! Por unë, dhemb gjithsesi, si mos dhembësh, duhet të jeshë gur. Megjithatë, shoh- kurajën e dhimbjen e forcën qe duhet të ndijmë të gjithë – Ti i ke vetë.
    Ndaj veç për kete, ke admirimin tim. Im gjysh… ishte nga ata që vuajti 18 vjet nga të njejtat duar mizore. Në Burrel e e vranë po aty bijtë e tij, prindët e mij, unë i pata të mirë. Por kjo nuk më pengon ta di e ta ndij ç’keni kaluar ju. E dhemb! Për ty, vëllanë e motrën tuaj.
    Çfarë berë ti, rrallëkush e ka ba! Nji autopsi të shpirtit e zezës. Të 45 vjetve. All my love
    Hortensia.

    Linda Miloti – Të përqafoj Hortensia. Edhe pse nuk të njoh më hyre në zemër.

    Urim Gjata
    Unë e kam njohur Agronin, edhe kur erdhi puntor operativ në Maliq, edhe në Pukë, edhe në momentin kur u vra me xhipin Aro, diku matanë Gomsiqes më duket në Qafë-çelë, bashkë me Hektorin. (5:6 veta, 200 metro në greminë) Agroni ishte një djalë i mirë, ai ishte ndryshe nga kolegët e tij, ai kishte një shpirt rrebel, nëse nuk do ishte vrare në aksident, ata do e kishin futur në burg…

    Jozef Radi
    Dëshmia juaj Urim plotëson atë që ka thënë edhe autorja e intervistës… çka i bën nder edhe këtij rrëfimit të saj…!

    Linda Miloti – Urim, të falenderoj me gjithë zemër për fjalët e mira që shkruan për Agronin. Të lutem shumë, nëse di diçka më tepër për Agronin shkruaji! Çdo gjë, çdo detaj që mund të të duket i pavlere do jetë një ndihme për mua!

    Urim Gjata – Linda Miloti
    Të kam shkruar në mesanxher

    Linda Miloti
    Më fal Urim, nuk e di në cilin messenger e ke shkruar. Më ndihmo të lutem ta gjej. Mua nuk më ka ardhur asnjëherë një mesazh nga ti. Nëse e ke komunikimin tonë, më nis një foto për konfirmim.

    Urim Gjata – Linda Miloti
    Përshëndetje Lindita, e kam njohur Agronin kur ka qenë puntor operativ në Maliq…

    Nard Gjergji
    O Zot çfarë rrëfimi trishtues, po sinqerisht ky është një dokument i jetësuar që shumë njerëzve do t’ua çelë atë perden e mosbesimit në lidhje me krimet e diktaturës.
    Zoti ia lehtësoftë jetën rrëfimtares!

    Jozef Radi
    Shumë trishtues Nard… Edhe e gjithë kjo punë, ishte për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen dhe traumën Lindës…

    Nard Gjergji
    Jozef në fakt meriton shumë falenderime edhe Jozef Radi

    Linda Miloti – Faleminderit Nard

    Freda Ndreu
    Kjo është e tmerrshme! Ky mostër e keqe edhe me fëmijët e vet! E ngjashme kjo histori me vajzën e Stalinit, që shkruajti libër për krimet e të jatit. Ndonëse vonë znj. Lindita, por prap vlen!

    Linda Miloti – Faleminderit Freda.

    AV Xhabir Zejnuni
    E lexova dy herë shkrimin! Pashë shumë dritë-hije në këtë shkrim! Pa u zgjatur aq shumë, më ranë në sy dy fakte.
    1. Numrat e shumtë të llogarive ne euro, dollarë dhe lekë të dy pensionistëve!
    2. Habija e autores se shkrimit, e cila e kupton me shumë vonesë se ishte përjashtuar ekonomikisht dhe ligjërisht nga familja e saj! Përfundimi: Të pretendosh që të kesh pjesë nga pasuria e dy kriminelëve, tregon mungesë koherence.
    Nuk po zgjatem më tej.

    Gjergj Jozef Kola
    Xhabo si shkodrane besoj se ke ndi për krimet e Xheudetit e “Minarja nuk futet në thes”, thotë nji fjalë e urtë, na duhet me mbajtë qëndrim ndaj krimeve, siç ban kjo Zonjë e vërtetë shqiptare se kjo quhet Civil Courage.

    Av Xhabir Zejnuni – Gjergj Jozef Kola
    Problemi është se Zonja në fjalë po denoncon krimet në mjedisin familjar të të jatit dhe jo krimet e tija publike(….)!!!
    U morëm vesh besoj?!

    Gjergj Jozef Kola – Av Xhabir Zejnuni
    Jo Xhabir, nuk u morëm. Kjo zonjë e nderueme e plot kuraje civile po dënon krimet e të atit nga kandvështrimi familjar, duke i dhanë nji dimension që duhet e të jashtzakonshëm krimeve publike të babës së saj. Në botën gjermane njifen raste të tilla, kur fëmijët dëshmojnë për natyrën kriminale të disa xhelatëve nazistë… (vetë e mbesa e Hitlerit ka nji përshkrim të ngjashëm, rrënqethës…)

    Av Xhabir Zejnuni – Gjergj Jozef Kola
    More Zotni. Ti a don me debatu se ke qejf, apo si e ke hallin?
    A e ke lexu shkrimin deri ne fund ti?
    Nëse po, atëhere merr zahmet e lexo edhe nji shkrim për këtë problem në faqen teme FB.
    Ku janë provat e krimeve në fjalë?

    Gjergj Jozef Kola – Av Xhabir Zejnuni
    Kjo zonjë kërkon të falun të persekutuemve për krimet e të atit e asht shembull qytetnimi!

    Linda Miloti – Avokat Zejnuni
    Nuk të kam njohur asnjëherë dhe njohja me ju pak rëndësi ka, për të mos thënë aspak.
    Eshtë e dyta herë që më del në shteg dhe në të dyja rastet vetëm në formë provokative e për të futur sherr.
    Prandaj, me lejo të të bëj një pyetje: Si avokat, ke bërë betim t’i shërbesh humanizmit (ke qenë i detyruar), po si njeri i ke bërë ndonjeherë pyetje vehtes se kush je? Apo të merr aq shumë të qenurit avokat për të nxitur sherr sa që nuk ke kohë të flasësh me vehten. Nëse nuk e bën për vehte, bëje per fëmijet e tu, për familjen tënde sepse një dite ato do ndeshen me njerez si ti dhe për to do jetë ndëshkimi më i madh.
    Të pyeta herën e parë kur më dole në shteg: “Nuk ke gjë më të rëndësishme për të bërë se të merresh me llafe e të fusësh sherr?” Dhe ti nuk u përgjigje.
    Sot me daljen tënde në shteg për të dytën herë sjellja jote ma dha përgjigjen: Ti nuk ke me se të merresh dhe e kalon kohën me gjera që s’të përkasin.
    Ndjej vetëm keqardhje për ty!

    Jozef Radi- Gjergj Jozef Kola
    Të lutem mos u merr me avokatin se asht Enverist i vonë!

    Av Xhabir Zejnuni – Zonja Linda Miloti
    Nuk jam gjahtar që t’i dal në shteg viktimës sime zonjë.
    Unë në familjen time nuk sillem si xhelat dhe nuk kam aspirata inçestuale ndaj fëmijëve të mi.
    Kështuqë në këtë pikë, nuk jam borxhli ndaj familjes sime.
    Nëse Ju nuk keni kuptuar kontekstin e bisedës sonë të shkurtër në msn, ky është problemi i juaj dhe jo i imi. Betimi profesional ka të bëjë me çeshtjen që të parashtron klienti në rastet konkrete.
    Se kush jam unë, e dijnë shumë mirë miket dhe miqtë e mi.
    Vvovv.
    Me llafe u merrka dikush që nuk është në sintoni me opinionin Tuaj?!
    Po ata që janë dakord me Ju, me çfarë merren?
    Nuk jam berë akoma që të ndjejë askush keqardhje për mua, përderisa keqardhjet e mija unë nuk i bëj kurrë publike.
    Kaq sa për fillim.

    Aë Xhabir Zejnuni – Jozef Radi
    Unë enverist? vvovv.
    Nuk di kush është enverist (i herët apo i vonuar) këtu!
    Unë, apo kush ja zgjati jetën regjimit të tij kriminal pas vitit 1990(….)!!!!

    Jozef Radi
    E kishe plot murin me pleh! Dhe kaq më mjaftoi që mos me të pasë në lagje!

    Gjergj Jozef Kola – Av Xhabir Zejnuni
    Kam përshtypjen se dikush nga zona e parë operative të kanë vjedhë Pasvvordin se ky nuk asht ai Xhabiri shkodran antikomunist që njof unë… Je krejt vetëm Xhabo në këtë kuvend këtu. Të uroj të reflektosh…!

    Albert Shkodra
    Kam bindjen qe ju nuk e keni kuptuar Avokatin ai po thotë që intervista merret më shumë se kush ishte Xhevdeti në familje dhe jo se çfarë krimesh ka bërë Xhevdeti jashtë familjes, me atë çfarë lexova m’u duk më shumë se zoja fliste për problemet e mbrendshme familjare se sa për Xhevdet kriminelin jashtë shtëpisë!

    Linda Miloti
    Dëgjo këtu ti Zejnun, ti je gjahtar i së keqes që mbjell ti vete. Ti nuk je në sintoni me njerëzimin! Shko bëj ndonjë punë të dobishme dhe mos fut hundën aty ku nuk je i mirëeprirur. Të bllokojmë si Zejnun e futesh si Shkodra. Sa turp!
    Këto sjellje i bëjnë fëmijët e fillores që nuk kanë mësuar të kontrollojnë kapriçiot. Prap sot më dole në shteg me Dolores Kraja që është mikja e ime që të më fusësh në sherr edhe me të.
    Për ty do propozoj që të krijohet një shfaqje estrade. Njerëzimi sot ka nevojë të qeshi!!

    Jozef Radi
    Avokat mund ta kqyrje pak ma thellë… ajo puna e pareve dy rreshta kishte. Bile une e këshillova të mos ishte… Jo – tha Linda, le të jetë… Se kur kriminelët nuk të vrasin realisht të vrasin edhe ekonomikisht… Avokat as unë po e zgjas ma përtej teksti ka 5700 fjalë, juve ju mjaftuan vetëm 20…!!!

    AV Xhabir Zejnuni – Jozef Radi
    Unë kqyra thellë dhe deri në fund.
    të shkrimit e kam fjalën.

    Urim Gjata – Jozef Radi
    Gjithsesi puna e llogarive sikur bëhet fjalë për në demokraci, dhe ajo vajza nuk citon se kur janë hapur ato llogari, e them këtë sepse veç familjes Hoxha, askush nuk kish jo të drejtë, por mundësi të hapte llogari bankare para 1990…

    Jozef Radi – Urim Gjata
    Ngjarja bëhet fjalë në vitin 2017… Vajza ka shkuar për herë të parë mbas 25 vitesh. Ka pasur një pjesë të shtëpisë së privatizuar… I qe rrëmbyer padrejtësisht… Ka hapur me forcë shtëpinë dhe i ka parë, ato çka rrëfen…

    Juela Sulka
    Në tekst thuhet “llogari të dyshimta” e para: 2 pensionistë me 2 vajza, me njerën nuk kanë kontakt dhe kanë disa llogari në valuta të ndryshme?? Beh! Mos bëni si shënjtorët e dynjasë se të gjithë do kishit pasur dyshimet tuaja. Tjetra, të vjedhin fëmijërinë dhe të nxjerrin edhe jashtë nga trashëgimia, beh mendoj se asnjë nga ju nuk do ishte i lumtur!
    Por unë shoh përtej kësaj. Prindër që nxisim urrejtjen apo sherrin mes fëmijëve, janë prindër të këqinj. Edhe sikur ky të jetë një mllef, është i justifikuar. Nëqoftëse nuk ke mundur t’i trasmetosh fëmijës tënd diçka pozitive, ta zbutësh, ta mësosh: ke dështuar si prind.

    Loela Xhafa – Jozef Radi
    Edhe unë habiten se si nuk e vunë re faktin se pas 25 vitesh u takua me familjen e saj.

    Jozef Radi – Loela Xhafa
    Nuk u takua… Familja e saj ishte në Itali. Ajo shkoi mbas 25 vitesh në Shqipëri ku kishte pjesën e saj të shtëpisë…

    Loela Xhafa – Jozef Radi
    Nejse, i rashe shkurt, se nuk ishte ky fare thelbi. Ajo i bën një skaner jetës së mjeruar. Kishte pushuar së ekzistuari si njeri që në lindje, deri kur iku jashtë vendi.

    Urim Gjata – Jozef Radi
    Eshtë jo e moralshme të merremi me cikërrima. Në këtë intervistë tuaj me atë vajze, ajo tregoi jetën brenda një familjeje sigurimsash se sa e egër dhe e pamëshirëshme ka qënë.
    E imagjino se si ka qenë dhuna e tyre ndaj kundërshtarëve politike të diktaturës… Ai është thelbi i vërtetë këtij shkrimi… Kur një bastard torturon fëmijët e tij, imagjino se ç’ju ka bërë “armiqve” të tij dhe regjimit… Servil me shefat, Bastard me familjen… Kriminel me viktimat e tij…

    Astrit F. Ramadani – Jozef Radi
    këshillë miqësore, pyet më mirë për çfarë trajtohet në shkrim, si dhe për zonjën në fjalë, të gjithë personazhet e përmendura i njoh. Një pjesë shumë e vogël e gjithë këtij shkrimi është pjesërisht e vërtetë. E gjithë kjo histori, është pronësia e apartamentit ku kanë jetuar në kohën e sistemit komunist, nga ku dhe kjo “e vuajtura” ka përfituar të gjitha avantazhet që klasa në fuqi kishte. Për më tepër nëse ke interes, mund të më pyesësh në mesenxher… Me respekt kundrejt jush, se e di!

    Nini Mano
    Një ngjarje jo e zakonshme në gjithçka, shumë rrënqethëse… Nuk di, nuk njoh se si kanë qënë raportet familjare të sigurimsave me familjet dhe fëmijët e tyre. Në përgjithësi ata që punonin në Degë dhe Sigurim kishin hije të rëndë edhe nëpër rruge, që të krijonin një lloj frike edhe kur i shikoje. Në këtë intervistë jepet një situatë përtej një mendjeje normale prindërore, që nuk arrij ta kuptoj se si ka qenë e mundur… Ndofta një mjek psikiatër mund të shpjegojë lidhjen e funksionimit të një mendjeje, që dhunonte gjithë ditën në punë njerëz të dënuar për bindjet politike dhe se si i funksiononte truri kur hynte në familje… Besoj se në këtë tregim duket e pastër ajo e drejta hyjnore, se mëkati dënohet, pavarësisht kohës se kur. Dhe këtu kjo duket. Kjo familje paska qënë e mallkuar që në gen… para pak ditësh lexova një shënim te Agron Tufës për keëtë autore dhe i thoshte se ky kriminel hetues kishte qenë dënuesi i babës së tij. Nuk di se çfarë ka libri që po boton kjo grua, jam kurioze ta lexoj për të parë se sa autorja i është futur krimeve që ka bërë i jati ndaj njerëzve të thjeshtë, të dënuar për bindjet e tyre politike, sa ka zbuluar, sa fakte ka sjellë me emra, vendngjarje, dënimet, krimet, etj. Pastaj kjo puna e urrejtjes ndaj nënës, nuk mundem ta kuptoj, sikurse dhe sjelljen aq të egër, gati kafshërore, siç përshkruhet të nënës ndaj fëmijëve…

    Bedra Kaba
    E lexon me një frymë dhe ajo frymë ndalet pushon mundohesh të reflektosh, habitesh, habitesh pa fund. Këta nuk mund të quhen njerëz veç vegla në shërbim të diktaturës që fatkeqsisht kanë shpërdoruar edhe emrin më të bukur prindër. Mbetesh e pafjalë dhe bëje krahasimin me fëmijet e të persekutuarëve që kur nuk i hodhën poshtë prindët e tyre sepse e ndjenin e ja u dhanë dashurinë prindërore në maksimum. Edhe sa e sa të tjerë mund të jenë si Linda. Mekatet e atij sistemi nuk i lanë asgjë. Por më vjen keq se ata që zbatuan ato ligje nuk ishin budallenj, por i bënë me ndërgjegje të plotë dhe infektimi paska ndikuar edhe në fëmijët e tyre. Në vërtetë ishim të internuar të dëbuar të luftuar por kur nuk patëm këto probleme në familjet tona dhe besoj tek të gjithë.

    Linda Miloti – Faleminderit Bedra!

    Muhamet Omari
    Në errsirën e tunelit post-komunist shqiptar, kam menduar që shoqeria jonë s’kishte forcë, moral, ndjeshmëri për të nxjerrë qoftë edhe një gonxhe, që jep shpresë, por jo, lufta me të drejtën, humanen, anti-hipokrizinë, çlirimi nga një barrë që të mbyt me pandershmënin e përdorur si maskë komunikimi s’kishte vend tek njerzorja. Metamorfoza brenda një subjekti është katarsis që i bëhet së keqes, hipokrizisë. E di që je e lehtësuar, ke ba pjesën njerëzore, që pak e realizojnë në jetë. Më ke dhanë shumë shpresë që ajo shoqëri mund të bëhet. Je ngritur shumë më lart se niveli i shoqërisë, nuk e di sa %
    mund ta perceptojnë. Edhe një të fundit. Ke dalë nga rreshti, e ata nuk e pranojne këtë prishje stive, je shumë e rrezikshme, do të sulen në forma nga më të ndryshme, shpifje pa-fund, trillime, insinuata, mos u mërzit! Ti je e para që ke ndezë pishën e shpresës që ajo shoqëri mund të bëhet, do të hedhin baltë pambarim, atë që ke ndezë s’e fikin dot, tashmë ka dalë edhe jashtë tejet. Shumë do të shesin moral dhe ato mund të kenë probleme shumë të ngjashme me tuajën, dhe shumë më tepër. Të gjithë e dimë si ka funksionuar ajo shoqëri, dhe funksionon, me plus-minuset e saj. Bravo Zonjë…!

    Jozef Radi
    Met ke bërë një analizë që më e mirë nuk ka si bëhet. Një shoqëri ecen përpara duke mos u pajtuar me të Keqen. Unë nuk di që njeriu pse e paska babë u dashka ta pranojë krimin e tij… Nuk duhet të pranoje as krimin tek të tjerët dhe as tek vetja… Nuk ka mundësi në botë që një prind të ketë falë dashuri dhe t’i ta urresh pa pasur probleme të thella patollogjike… Met të falenderoj për trajtimin substancial të rrëfimit të kësaj gruaje, që për mua është tejet e nderuar!

    Muhamet Omari – Jozef Radi
    Joz, kam punë me fenomenin e kësaj shoqërie të helmume, problemi është pafundësisht shumë dimensional, ky fenomen don një analizë nga A-ja deri tek Zh-ja, në atë shoqëri tëe traumatizuar deri në dhimbje u donte një mbinjeri, e ky njeri shikon larg, shumë larg, përtej vetvetes, dhe ky supernjeri e ka emrin Zonjë!

    Linda Miloti – Të përqafoj me gjithë zemër Muhamet Omari. Komenti jot është i mrekullueshëm, humanist dhe profesional. Për mua është nder sugjerimi i jot.

    Endriketa Qoshja
    Shumë e dhimbëshme, një makabritet i frikshëm

    Dori Dhonato
    Më la pa frymë intervista e kësaj zonje dinjitoze që vërteton shprehjen e popullit: “nga ferra del trëndafili.”
    Respekt për ndershmërinë dhe dinjitetin që e zoteron.
    Çuditërisht paska dhe humanë nga ajo klasë e qelbur…..
    Respekt për ju Z. Jozef që mundoheni gjithmonë të nxirrni në pah vlerat më të mira të shqiptarizmit!

    Linda Miloti – Faleminderit Dori

    Merita Smaja
    Një intervistë rrënqethëse që të jep mundësinë të kuptosh shpërfytyrimin e njeriut në diktaturë, të kuptosh se asgjë nuk ishte njerëzore (për fat të keq). Kurajo e madhe e të vërteta të dhimbshme!

    Linda Miloti – Faleminderit Merita

    Elida Buçpapaj
    Të lutem Jozef, e duam edhe ne ta botojmë.

    Linda Miloti – Faleminderit Elida, për mua është nder botimi që do t’i bësh.

    Elida Buçpapaj
    E botuam e dashur Linda Miloti, të përqafojmë për kurajon! Mirënjohje!

    Ardita Jatru
    E nderuara Linda. Po mundohem të lë një koment thjeshtë për të dëshmuar që të lexova, por një koment është sipërfaqësor dhe nuk mund të shpreh kurrë atë që unë ndjej në këtë moment. Thonë që “ne jemi produkt i traumave fëmijënore” dhe e kam vërtetuar këtë përgjat rritjes time edhe në sytë e të tjerëve, por që të krijosh një Lindë të re këtë jo të gjithë kanë intelektin ta kryejnë sepse kërkon shumë virtyte. Ti i hyre betejës për një Lindë tjetër me vetëdije dhe kjo betejë ka një çmim të lartë: guxim dhe ndershmëri lakuriqe. Ju ishit viktima të asaj diktature që diktatura tjetër e miratonte si të mirëqënë. Sikur të ndodh që gjithë ai brez të kryej një radiografi dhe një kirurgji me bisturi njerëzore, gjërat do të ishin komplet ndryshe. Por jo të gjithë duan të takojnë vehten e humbur dhe kjo është fatkeqësi për çdo qënie që është përshtatur.
    Ju jeni në lartësinë e duhur, fisnike dhe e ndershme me veten dhe unë të përshëndes. Prano respektet e mia!
    Jozef, të falenderoj që na sjell në këtë hapësirë njerëz të bukur. Madhështia e njeriut është e vërteta.

    Linda Miloti – E dashur Ardita, i pranoj më shumë respekt e të falenderoj.

    Malaj Alida – Linda Miloti
    Zonja Lindita, me vjen kaq keq për traumat e tua sa dua të them qëndro e fortë për fëmijën tënd se jeta e kësaj bote është thjesht një përjetim mashtrues e tëra një sprovë e pafund. Dhimbjen që të shkakton prindi nuk ka të krahasuar me asnjë dhimbje tjetër, pasi nga bota je gjithmonë një qenie jo e sigurt dhe pret gjithmonë ngrohtësinë e prindit, por kur kjo e fundit mohohet është dramë pastaj.
    Respekte pafund nga vajza e një të ish persekutuari!

    Mardena Kelmendi
    Përshkrim rrënqethës e i guximshëm ku dhembja e krijesave asokohe të errët preket kaq hapur
    Ku e mira dhe e keqja putheshin e pështyheshin! Ku kryqezoheshin shikime kaq të dashura sa dhe me urrejtje të pathëna kurrë po të ndjera deri në palcë brezit rritur brenda kështjellës vampirave!
    Ka kohë gjithmonë për ndalesa të mëdha, për mos gjykuar kurrë ,po lënë shkruar çka do të thotë terrori diktatorial shqiptar që jetuan në brezi ndryshimit madh
    Shpreh diçka rreth dhembjes dhe dashurisë për ju si grua ku ke mbijetuar dyfish deri të ruash Linditën Shqiptare butë deri në marrjen e dashurisë madhe bijës tuaj. Kjo është vetëm meritë e veçantë e nji super Nënë që nuk mori kurrë dashuri!
    Diti ta ruajë dhe japë atë… në vazhdim! Respekte dhe kujtimet e tua jane nji tapet i hatashëm i të vërtetës historike shqiptare
    Faleminderit zonjë, mike!
    Faleminderit Jozef për njohjen!

    Linda Miloti – Faleminderit prej teje Mardena për komentin dhe solidaritetin tënd.

    Letra von Linja
    Sadisti dhe krimineli nuk mund të jetë ndryshe. Ky ka qenë dora e parë e kriminelëve. Sigurisht edhe fëmijët e tij janë viktima..! Mënyra e shprehjes së saj është krejt e kthjellët. Kjo duhet të përgëzohet për shpërfaqjen e brendshme të kriminelit..!

    Linda Miloti – Faleminderit Letra

    Luiza Alia
    Me duket gjithë kjo histori si subjekt për Charles Dickens. Prindër e persona sadiste, skizoidë ka patur gjithnjë ndër kohra. Do do kisha dashur të di për krimet e tyre në kuadrin profesional, kë vrau, torturoi, dënoi, grabiti si sigurims. Gjithë afektin për Linditen i uroj që të gjejë paqe në jetën e saj.

    Linda Miloti – Faleminderit Luiza

    Giusi Naraçi
    Ne e patëm komshi familjen, dhe e kemi njoftë shumë Linditën e Agronin… Gjithashtu edhe me komshit, kishin miqësi. Po nuk mund të pranoj që ta kemi jetue, nji periudhë, kaq të randë… Ndërsa po lexoj komente e njerëzve, do të duhesh të dëgjojmë, me fakte, çfarë ka kry ky z. Xhevdet Miloti… Gjithsekush asht i lirë me shprehë të jetuarin e vet…

    Linda Miloti – Giusi e dashur, kam qenë e vogël dhe nuk ju mbaj mend personalisht, por Naraçt e kam ditë që i kishim komshij. Kujtimet e tua më duket sikur me ngjallin Agronin! Faleminderit e te perqafoj.

    Loela Xhafa
    Horror!!! Tmerr!! Nuk ka fjalë ta përshkruash. As ajo vetë nuk i gjen dot fjalët.

    Linda Miloti – Tamam ashtu Loela. Të përshendes

    Rozeta Fishta Paja
    Më vrau shumë ajo pjesa e më dhembi në shpirt kur shkruan që priste t’i shkruante ndonje i persekutuar për krimet e të atit… A thua të jetë e vërtetë… deri këtu kemi mbrritë që të mos na bëjë përshtypje dhimbjet që shkaktuan ndër njerëz tipa si puna e këtij hetuesit… Shumë e randë… ama shumë unike që ta fillojë prej vehtes… Të pranojë fajet e të kërkojë falje në emër të babës së vet!

    Linda Miloti – Faleminderit Rozeta

    Rozeta Fishta Paja
    Jo vetëm ti Linditë ke jetue tmerrin e karakterit të babës tand… përpos familjes tande kanë vuajtë edhe familja tjetër e persekutuar… Kjo don shumë diskutim… Mbas dënimit nuk kanë pastë të dalun jashtë… Njaty ku asht oborri shkodran unë kam ndejtë me shpi gati 40 vjet… Të tjerët edhe ma shumë dhe kur isha banore e re në atë oborr unë isha 8 vjeçe dhe një familje në katin e dytë që ishin shefa kuadri, bërtitën në dritare… “Uuu, erdhën këta të deklasumet… Unë aty e mora vesh se ishim familje e deklasume… e di sa dramë e madhe ju ka ndodhë këtyne familjeve! Ti nuk e ke ma mendjen te ai qe ta krijoj dramën por ti i shmangesh kallabllëkut… Njerëzve që mos me ta thanë ma ndër sy si ata shefat e kuadrit se kush je… Ndihesh fajtore tanë jetën… Pra të dyja palët, kush i krijoj?! Sistemi i qelbun e i neveritshëm i komunizmit që aq shumë e deshën disa e mua më duket se prap ekziston veç i kanë ndryshue emën… Po s’e hoqëm ne të keqen nga vehtja kështu do të mbesim derisa të vdesim?!

    Linda Miloti – Me trishton tregimi yt Rozeta. Fëmijëria dhe rinia e jonë u violentua keq. Ne duhet të ndihmojmë brezat e ardhshëm me shembullin tonë.

    Rozeta Fishta Paja
    Shumica e këtij brezi kanë ike jashtë dhe kanë lindë edhe njiherë prej lirisë që kanë përjetue… Koha i shëron plagët, thojnë të vjetrit!

    Zef Nacaj
    E lexova me një frymë këtë intervistë që për nga pesha e ngarkesës emocionale që mban të ngarkon me një ndjenjë që unë do të thoshja britmë drejt lirisë e një shpirti të dhunuar. Nje intervistë e plotë që përmbledh tërësisht atë botë dhe që natyrshëm asht antitezë e botës ku Linda jeton sot. Ndjehem plotësisht me zemër në mbështetje të kësaj femne me kurajo që denoncon një të vërtetë të madhe pavarësisht se sa e dhimbshme duket ajo kur të bjen të flasesh për prindët e tu. Por e vërteta asht një kolonë e madhe qe të ndihmon të mbështetesh për tëe pasë një jetë të qetë e të pastër në botën ku jetojmë. Në librin tim “Forca e Kelmendit” emni i Xhevdet Milotit më ka dalë nga rrëfimet e personazheve të mia. Besoj plotësisht në vërtetësinë e tyne sepse janë personazhe që i kam njoftë shumë mirë.
    Para jo shumë kohëve një natë në mesenger më kërkoi Linda. Pyetja e parë që më bani ishte: A e keni njoftë ju Xh. Milotin? – Jo i thashë. Nuk e kam njoftë e nuk jam takue kurrë me të. Dhe biseda vazhdoi gjatë tuj më folë për dhimbjet e sajë. Mbeta i shtangun. Doja ta përgëzoja me zemër për kurajon e sajë që tregon e jep shpresë se vetëm kështu mund të shërohet shoqëria jonë e prekur nga ky virus 50 vjeçar.
    Në këtë interviste të sistemume nga pena e juej Jozef Radi
    natyrisht pashë edhe shumë detaje tjera objekt i një romani të trishtë. Të përgëzoj për këtë intervistë dhe jo vetëm dhe falënderoj edhe Lidita Milotin për kuroajon e sajëe për t’i shkue të vërtetës drejt rrugës së sajë.
    Pres me shumë dëshirë me e lexu librin e sajë kur të dalë.

    Luiza Alia – Zef Nacaj
    Mendoj se vajza ka nevojë për ndihmë të kualifikume, që askush këtu nuk është në gjendje më ia dhanë!

    Linda Miloti – Të lumtë pena Zef, fjalë të arta ke shkruar. Ti e vërtetove intervisten time me fakte. Eshtë e vërtetë, une ju kontaktova pa ju njohur vetëm për të mbledhur material kundra Xhevdetit. Të lutem Zef, unë nuk di ku ta gjej librin tënd në Itali. Nëse të është e mundur, kur të keshë kohë, m’i nis ato faqet ku dëshmitarët tek libri yt flasim për Xhevdet Milotin?

    Linda Miloti – Sa mirë e ke shkrue Luiza.

    Zef Nacaj
    Lindita: Të kam thanë që më dërgo emailin tuej dhe ta nis librin online me PDF. Emailin tand mund ta shkruesh në mesengerin tim

    Linda Miloti – Më fal Zef, më paska dalë nga mendja. Patjetër do ta nis. Faleminderit

    Luan Hamiti
    Kriminel në shkallën sipërore…

    Linda Miloti – Po Luan, tamam e klasifikove.

    Dolores Ernesto Kraja
    E dashtun Linda Miloti, respekt për ju që keni pasë kaq forcë e kurajo me shkru për krimet e prindërve të tu, po ashtu respekt të veçantë se jeni nji shembull për të gjithë fëmijtë qe baballarët e tyne kam ba krime… unë që po komentoj jam vajza e nji të dënuarit që asht torturue në mënyrat ma ç’njerëzore nga dora e Xhevdetit. Historija asht shumë e dhimbshme, por me këtë që ke kallzu z. Linda jam shumë e lehtësume shpirtnisht… Uroj që edhe ju Linda të jeni çlirue shpirtnisht…
    Ky ishte sistemi i mostrave!
    Me respekt Dolores Kraja

    Linda Miloti – E dashur Dolores. Të lutem, flasim bashkë kur të mundesh. Për mua ka shumë vlerë dëshmija jote. E ndjej dhimbjen tënde dhe më vjen shumë keq. Faleminderit që e ndave me mua dhimbjen tënde. Të lutem më kontakto sepse unë dua fakte kundër Xhevdetit. Me emra e mbiemra viktimat do t’i kujtojmë dhe nderojmë ashtu si edhe vëllanë tim të dashur që ishte viktimë e tij. Të përqafoj.

    Dolores Ernesto Kraja
    Linda patjetër e dashtun do të shkrujë!

    Jozef Radi
    O Albert Shkodra, o karagjoz! Pak përpara se të më shkruaje më thanë se Av. Xhabir Zejnuni e ka këtë pseudonim. Po unë e kuptova që ti je njeri pa shtyllë kurrizore, e ta sqarova më së miri vlerën tënde… Si enverist u bllokove prej faqes sime! E nuk kaloi pak orë dhe erdhe gjoja po mbron avokatin kur ti vetë je avokati…! Pika m’u në avokat qe je! Ti je kokrra e karagjozit dhe e sharlatanit…

    Loela Xhafa – Jozef Radi
    Avokati kujton se karagjozllëqet e tij mund ta devijojnë temën. Dhe sikur don ndonjë marifet të madh për tu kuptuar që hijenat e jetës së zonjës Linda e thirrën se e dijnë mirë që pas vdekjes së kriminelit, ligji do e thërrasë se s’bën në trashëgimi, prandaj nga hapin kartën e moralit këta të paftyrë!

    Jozef Radi – Loela Xhafa
    Mbrëmë më mbajti një orë e gjysëm në inbox duke më bërë moral, për publikimin e një shkrimi oponent dhe se ishte burre i kënduar… Unë i thashë: Nuk kam asnjë konsideratë ndaj teje, dhe ai pak tekst që përdor është me paramendim… Sot më dërgoi shkrimin… Ja refuzova haptaz. Dhe pashë se e kishte faqen plot me foto te varri i Merhumit! E talla te faqja e tij… dhe sigurisht e bllokova… Kësi njerëzish, as në lagje s’ke ç’i do… Kur fap u shfaq me pseudonim…! Dhe harroi torollaku se teksti i shkruar nga Albert Shkodra eshte identik si i Avokatit… Karagjoz! Çfare t’i thuash më…!

    Albert Shkodra – Jozef Radi
    Av Xhabir Zejnuni mbrohet vetë e nuk ka nevojë për mu. Më bëhet qejfi që më krahason me avokatin por unë fatkeqsisht nuk kam as gjysmen e shkollës se avokatit. Unë vij nga një familje komunistash, ta siguroj që si unë si avokati e urrejmë Xhevdet kriminelin dhe shokët e Xhevdetit me shumë se ndonjë tjetër që na del komunist i veshur blu. Avokati tallet me fotot e never hoxhës. Avokati dhe unë nuk lavdërojme kriminelin Xhevdet, por kjo intervista duket sikur kjo zonja e nderuar Linda ka hakmarrje familjare me Xhevdetin kjo duhet të kërkojë falje për krimet që i jati ka bërë me klerin në Shkodër dhe me të persekutuarit jo të merret me problemet familjare. Dhe diçka nuk e kuptova se si një i persekutuar si ju të persekutosh një njeri vetëm se nuk e mendon si ju mund të bllokosh edhe mua ja kalofsh mirë!

    Jozef Radi
    O Xhabooo, hik pash nderin rri në punë tënde… U morem vesh mbrëmë me duket!

    Albert Shkodra – Jozef Radi
    E njejta gja më ndodhi tek faqja e z. Agron Tufa me një zotëri që quhet Roland Luçi nga Shkodra, po vidhte vrer kundër kësaj zonjës Linda dhe po na shitej si i persekutuar, por ky zotni Luçi vjen nga një familje komunistash. Unë e denoncova tek faqja e Agronit, e si dënim më bllokoi dhe mbajti komunistin Roland dhe ky zotëri Rolandi i gjendur para fakteve që ia hodha në surrat me akuzoi se unë jam Av Xhabir Zejnuni për të verifikuar këtë duhet shumë pak mend dhe dituri mos të bëhemi qesharakë Prap po ta përsëris, asnjëri këtu nuk po mbron kriminelët komunistë por ju më duket o nuk doni o nuk dini! Bëhu mendjehapur e mos blloko njerëzit dhe pastaj i përqesh! Kjo tregon mungesë kulture!

    Jozef Radi
    O Xhabir janë të lirë njerëzit të bëjnë çfarë të duan! Ti e ke për detyrë të mos më trazosh! Ke që dje si Xhabir dhe sot si Albert… që më dërdëllit! Shko mor zotni në pune tande… as po të flet kush, as të ka mik kush, as ka kush dëshirë me shkëmbye mendime me ty…

    Albert Shkodra – Jozef Radi
    Pash Zotën me të vërtetë më merr si Av Xhabir Zejnuni???!! Ti mos mor burrë se tregon injorancë po deri aty e merr avokatin që merret me profile fallco??? Ti zotni Jozef, po ul vedin me kët pohim!

    Jozef Radi
    Ore e kupton ti që midis asaj që shkruante Xhabiri dhe sjelles së tij dhe kësaj që shkruan ti dhe sjelljes tënde, edhe bufi e merr vesh që është i njëjti njeri… Mos më detyro të marr në mesanger me figurë!!!

    Albert Shkodra – Jozef Radi
    Asht e vërtetë që e mendoj siç e mendon avokati dhe sokol parruca Dhe Jul Vari Bomba por nuk asht e thanun që jena i njajti person… Mos e ul kaq poshtë Avokatin se nuk e njef, më duket ai di shumë mirë të mbrohet vetë e nuk ka nevojë për askënd edhe e bën shumë mirë! Veria gishtin kokës nuk i shkon një të persekutuari të përjashtojë tjetrin vetëm se nuk ndan të njëjtin mendim me ju ky është mentalitet komunist jo perëndimor!!

    Jozef Radi
    Mi ban të fala avokatit, o Xhabir!

    Dolores Ernesto Kraja
    Z. Radi! Xhabir Zenuni asht avokati që çon lule te vorri i monstrës dhe pozon… E kam diskretitue ja kam marr ftyrën paliaços…

    Jozef Radi – Dolores Ernesto Kraja
    Ja këndova edhe unë sot qyqen te vorri i Plehut, se e meritonte…!

    Dolores Ernesto Kraja – Jozef Radi
    Po çfarë plehash mban kjo tokë o Zot!

    Kujtim Cekani – Jozef Radi
    Mos harxho energji me Enveristët o Jozef.. është shumë e thjeshtë!

    Jozef Radi – Dolores Ernesto Kraja
    Ma e bukra asht se vjen edhe të bën edhe moral…!!

    Jozef Radi
    Kujtim, unë nuk heq miq lehtë nga lista… Po këa përfitojne se e kam faqen e hapur dhe vijnë e kërkojnë të bëjnë pazar maskash në faqen time… Tre kam heq sot…!

    Kujtim Cekani – Jozef Radi
    Po çfarë miqsh mund t’i quash këta mor aman!!

    Dolores Ernesto Kraja – Jozef Radi
    Po ashtu bante Fix, mandej i doli kryet…

    Loela Xhafa – Jozef Radi
    me kishte dërguar në msn një logore psiqike në vazhdim të maskarallëkut më lart. Nuk e mora vesh pse, se as nuk njihemi. Apo po shpërndan trakte që mos të lëndohet mostra e dashur e quajtur Sigurimi i Shtetit (vëre të lutem seç emer i ka vënë krimineli enferr).

    Linda Miloti – Loela, kështu e bëri edhe me mua, pa më njohur fare më shkruajti në messenger dhe direkt filloi të fliste keq për të tjerët për të më futur në sherr me ta pa arësye.

    Kujtim Cekani-Linda Miloti
    Një i ashtuquajtur Avokat Shkodra… edhe mua me ka shkruajtur në PC, por e kam injoruar, mbeturinë komuniste, plehër!

    Linda Miloti – Kujtim në fillim me provokoi Avokat Zejnuni. E bllokova. Albert Shkodra, pra gjithmone ai, më këerkoi miqësinë menjëherë, që nuk e pranova. Të paktën të kishte kaluar pak kohë.

    Kujtim Cekani – Linda Miloti
    Eshtë i njëjti qelbësirë!

    Rozalba Sekuj Merdani – Linda Miloti
    Të përgëzoj për kurajon dhe forcën e pazakontë shpirtërore që ke dëshmuar, duke bërë publike të vërtetat e tua, me një qëllim shumë të lartë, përveç hakmarrjes dhe diskreditimit publik të babait tuaj mostër, i kërkoni falje viktimave për krimet e tij. Unë vetë kam patur rastin të dëgjoj shumë për Xhodën, si kriminel, imoral, mostër në plotëkuptimin e fjalës, por të them të drejtën nuk e imagjinoja të ishte aq përbindësh, sadist, bile edhe pervers me fëmijët e tij!!! Nuk ka dyshim që, ligësia njerëzore që ushqente diktaturën tonë, tejkalon çdo lloj imagjinate. Si një shqiptare që e kam jetuar mjaftueshëm atë kohë, kam dhe unë të vërtetat e mia dhe të familjes sime, që më bëjnë ta ndjej në mënyrë të veçantë rrëfimin tuaj dhe ju falenderoj për shërbimin që na ke bërë të gjithëve! Mesazhi juaj është i qartë: Pa pastruar “gjirizet” e diktaturës asgjë e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet në këtë vend! Uroj që kurajo juaj të motivojë shumë të tjerë të bëjnë atë që nuk patën ndjeshmërinë minimale të bënin baballarët kriminelë: Të kërkojnëe ndjesë”: Të uroj plot ditë të bukura!

    Linda Miloti – E dashur Rosalba, me ngjethet mishi nga komenti yt. Ndjeshmërija jote më preku shumë dhe të falenderoj me gjithë zemër.Të lutem, meqë po grumbulloj fakte për krimet e Xhevdetit, nëse ke ndonjë shembull konkret më emrat e viktimave dhe çfarë u ka bërë Xhevdeti, do e pasuronte librin tim.

    Faik Pojani – Linda Miloti
    E kam njohur Agronin (Gon Shkodrani i thërrisnim ne) qysh kur ju erdhët në Tirane ë. Djalë flori, i qeshur dhe me shumë humor dhe mbi të gjitha shumë shoqëror. I kam njohur edhe shokët e shkollës së Sigurimit, Fredi Caci, Petrit Ziçishti etj, si dhe shokun e tij Torin me të cilin u vra në atë aksident të cilin e parandjenin që do ndodhte një ditëe. Qoftë i parajsës dhe ju prehtë shpirti në paqe! Të pergezoj dhe respektoj për guximin e demaskimit të këtyre prinderve përbindesha ku sigurisht jam i shokuar nga diferenca e theksuar e Agronit nga i jati monstër!

    Linda Miloti – I dashur Faik, sa herë ndeshem me mesazhin tënd emocionohem. Faleminderit me gjithë zemër.

    Robert Prendushi
    Lindita, ta dish se i ke ba nji shërbim të madh të vërtetës së madhe historike për tmerin komunist.
    I dashtun Jozef. Puna jote në kërkim të së vërtetës, pa hakmarrje e mëni, asht e admirueshme!

    Linda Miloti
    Faleminderit Robert për fjalët e tua me vlerë. Në fakt bashkëpunimi me Jozefin, kishte si qëllim kontributin për fitoren e të vërtetës dhe të drejtësisë.

    Xhafer Sadiku
    E lexova intervistën tuaj, Linda Miloti, dhe shpreh keqardhje për vuajtjet tt do të ishte shumë i çmuar.

    Shqipe Nebiaj
    Një rrëfim i rrallë dhe kurajoz i llojit të padëegjuar më parë, sigurisht rrënqethëes. Guxim i paparë në këto 30 vite tranzicion, ku historitë gojore publikimet e fakteve dhe librat e shumtë mbi bëmat e diktaturëes janë ekspozuar si brenda dhe jashtë vendit!

    Linda Miloti – Faleminderit Shqipe

    Fuaja dhe humbjen e vëllait tuaj. Desha të thosha se nga sa jam konsultuar me dosjet e diktaturës, nuk ka qënë vetëm babai juaj një rast i veçantë. Jo! Shumica absolute e atyre që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit ishin një prerje pasi kishin tëe njëjtin formim. Kjo ishte fatkeqësi jo vetëm për ata që u persekutuan, por edhe për familjet e sigurimsave, siç e dëshmoni edhe ju. Por, kjo është fatkeqësi e madhe për atdhenë tonë se këta po mbajnë peng Shqipërinë, nëpërmjet dosjeve të rekrutimeve që kanë bëerë dhe degjenerimit moral që kanë përhapur. Mbi këeta mbahet kjo klikë kriminale që sundon Shqipërinë. Mu për këtë arsye intervista juaj është me shumëe vlerë dhe për këtë ju falenderoj.

    Linda Miloti – Të falenderoj edhe unë Xhafer. Të lutem, meqë ke dosjet nëe dorë, po të doli përpara emri i Xhevdet Milotit, më lajmëro. Dua të mbledh sa më shumë fakte kundra tij për t’i futur në libër, me emra dhe mbiemra do nderojmë viktimat dhe do demaskojmë Xhevdetin.

    Irena Xhani
    Shumë respekte për ty zonja Lindita… ke përcjellë nudo një të vërtetë të hidhur që kush e ka provuar në kurriz e di sa e hidhur ishte… Njerëzit si babai yt kanë provokuar shumë vuajte te shumë njerëz… por nuk e mendoja se e bënin dhe me fëmijët e tyre… të përgëzoj për guximin dhe për dëshmin tënde që nuk do ketë qenë e thjeshtë ta rrëfesh, sa mirë do ishte sikur të kishim shumë Lindita ndoshta do të shpresonim në një botë më të mirë…

    Linda Miloti – Oooh Irena e dashur, Shumë faleminderit.

    Irena Xhani
    Linda duhet të falenderoj unë ty… Janë njerëz të mëdhenj ata që e shofin të vërtetën në sy si ti, dhe të nxjerin të mirën a nga e keqja.

    Linda Miloti – Irena, me nderon konsiderata e jote.

    Ndue Lazri
    Ka klithma shpirti në këtë intervistë. E lexon deri në fund e të vjen vetvetiu pyetja: Si ka mundësi që ekzistojnë në botë prindër të tillë, që urrejnë e torturojnë fëmijët e tyre në këtë mënyrë? Njerëz kriminelë që nuk reflektojnë as përpara humbjes tragjike të jetës së djalit në lule të rinisë, por mundohen ta shfrytëzojnë këtë fakt për përfitime personale. Në Shkodër kisha dëgjuar herë-herë për figura të tilla si Xhevdet Miloti e Hilmi Seiti, por sinqerisht nuk përzihesha në biseda të tilla, se ishin emra që ngjallnin frikë. Ata ishin ujqër që hanin njëri-tjetrin, le pastaj njerëzit e thjeshtë si puna ime apo shokët e kolegët e mi. Lindita bën mirë që e demaskon këtë gjë e distancohet nga krimet e tyre. Natyrisht, asgjë nuk ja u largon dot dhimbjen, por të paktën mund t’i shikojëe drejt në sy ata njerëz të cilëve babai i saj u ka bërë keq apo i ka marrë në qafë. Intervista është shkruar bukur e bindshëm. Respekt për Linditën e dhimbjen e saj, komplimenti Jozef për intervistën e realizuar.

    Linda Miloti – Shumë faleminderit Ndue për komentin. Jozefi e bëri të mundur intervistën.

    Evi Ilo Ramadani
    Një gjë më bën përshtypje, mbas gjithë atij mllefi që zonja Lindita ka për familjen e saj: babin, nënën motrën, pse vazhdon të identifikohet me mbiemrin e “kriminelit” ndërkohë që është e martuar. Mbi tëe gjitha shkove i dhe dhe lamtumirën e fundit babait. Lëre ta gjykojnë ata që kane vuajtur jo ti që ke pasur vetëm benefite të një jete që asnjeri prej këtyre që kanë vuajtur nuk e kanë pasur. Shetisje rrugëve të bllokut duke përçmuar njerëzit e thjeshtë, sepse ti atëhere isha vajza e dikujt. Ti sido që të jetë je vajza e atij “krimineli” nuk mund ta mohosh dot. Meqë ra fjala nga apartamenti more aq sa të takonte. Ndaj boll me këto pallavra koti. Kriminelë apo jo, ti ke gjakun e tyre, ndaj mos kujto se do fitosh pikë!

    Linda Miloti – Evi ke të drejtë të shprehësh opinionin tënd. Faleminderit

    Afërdita Hall
    Evi Ilo Ramadani pse bllokmen paska qenë hetuesi?! Aty jetonin vetëm ata të byrosë…

    Linda Miloti – Afërdita, kjo Evi që s’e njeh asnjë, është njëe mesagjere e familjes time. Ajo e ka marrë tekstin plot me mllef prej tyre, dhe e ka kopjuar këtu fjalë për fjalë.

    Filip Guraziu
    Tregim rrënqethës, i “ferrit” komunist, ku imoraliteti i kriminelave shkatërronte deri jetën e fëmijve të tyne. Kurajo morale e veçantë (për botën shqiptare) e Lindita Milotit, por ndoshta tue konsiderue traumën e randë psiqike qeë ajo ka trashigue, “dëshmija e së vërtetës” i mbetet e vetmja terapi për qetësimin e dhimbjeve e rifitimin e qetësisë shpirtnore. Intervista me shumë vlerë për “Kujtesen historike” të krimeve të komunizmit. Respekt për z. Jozef Radi për punën e tij të palodhëshme në shërbim të ngritjes morale të popullit shqiptar!

    Linda Miloti – Faleminderit Filip. Puna e Jozefit është me të vërtetë madhështore.

    Ndoc Selimi
    Brava Linda Miloti!!
    Një intervistë e pazakontë e një vuajtje të pazakontë. Edhe se shumë nga këto i dija, thellësia me të cilën shprehesh në këtë intervistë i kalon caqet e një vuajtje. Prandaj vuaje, prandaj nuk të qeshte zemra kurrë. Duhet të gjeshë kurajo ta hedhësh poshtë gjithë atë të kaluar të hidhët dhe të rindërtosh jetën në mënyrën më të mirë tendën. Unë të jam mirënjohës për ndihmen që më ke dhënë për përkthimin e librit tim. Paç bekimin e Zotit familjarisht!!

    Linda Miloti – Faleminderit Ndoc, gëzohem që tani më njeh më mirë.

    Rudolf Marku
    Ndër gjithë historitë e tmerrit komunist, ky është më prekësi dhe më tronditësi, sepse është një pershkrim nga brenda, një vajzë që rrëfen monstruozitetin e prindërve të saj, monstër të diktaturës po aq sa monstra kundër fëmijëve të vet… Zonja Lindita, simpatizoj me dhembjen tënde, me ndjenjat që i përshkruan me forcë dhe kurajo, me vuajtjet e jetës, por mbi të gjitha simpatizoj gjithë adhurim atë forcën tënde për ta thënë të vërtetën, për ta distancuar veten nga monstrat qofshin këta në trajtën e prindërve… E adhuroj fuqinë tënde dhe fisnikërinë tënde atë ndjesi gatishmërie për t’iu kërkuar ndjesë viktimave të një babai që ishte po aq kriminel për të tjerët, sa ç’ishte për fëmijët e vet… Në Shqiperi je më unikja, shembulli se si duhej të kishte qenë largimi ndaj monstruozitetit të njerëzve kriminelë qofshin këta dhe prindër…

    Linda Miloti – Shumë faleminderit Rudolf pëer simpatizimin dhe adhurimin tënd. Gjithë kjo u bë e mundur falë kontributit të Jozef Radit që siç shkruan Filip Guraziu, ka një kontribut të palodhshëm ne shërbim të ngritjes morale të popullit shqiptar.
    Por asht impresionuese ndershmëria jote e jashtëzakonshme. Ia dhashë dje që ta lexojnë dy miqve të mi, dhe më kane shkrue se njohja me historinë tuaj asht ‘Life changing, për to. Të uroj me gjithë zemër çdo të mirë në këtë jetë, sepse i meriton!!!!
    Uroj edhe unë Rudolf që me shpërndarjen tuaj, kjo interviste të jetë “life changing” për sa më shumë shqiptarë.

    Robert Marku
    E jashtëzakonshme kurajoja për të mposhtë komplekset dhe për të tregue një të vërtetë të dhimbshme deri në ekstrem
    Kjo na jep me kuptu qartë se me çfarë shoqërie të traumatizuar vijmë nga një pushtet dhe njerëz sadistë kemi të bëjmë një falenderim për zonjën kaq guximtare dhe të sinqertë.

    Linda Miloti – Faleminderit Robert

    Astrit F. Ramadani
    Më habit naiviteti i shumicës këtu, jam dakord me dënimin e atyre që kane kryëer krime në sistemin e kaluar, por që të besoni këto lajthitje të këtij personi mbushur me mllef e urrejtje të pajustifikuar, me duket absurde. I njof të gjithë personat që përmend urrejtesja, ja di ku e ka burimin urrejtja e saj, s’ka lidhje me prindët e para 1990-ës, sepse atëhere ishte e lumtur që jetonte brenda në Bllok te shtëpia e prindërve, e lumtur që e mbajtën dhe kur shkoi në universitet, që i gjetën punë etj. Po të ishin ato prindër si i përshkruan çmenduria e saj, pse nuk e futen në punë sa mbaroi tetëvjeçaren? I jati mund të ketë qenë ç’te donte, nuk mund ta mohoj çfarë thonë ata që e kanë hasur në ato pozita që përshkruajnë, por e bija të flasë me atë gjuhë urrejtje, mos kujtoni se ju bë vonë që vuajtën njerëzit e tjerë. Gjithë lufta bëhet për një banesë që as nuk i takon kësaj fare dhe e di shumë mirë kjo se si e ka marrë atë që ka marrë. Idiotësi të mendosh që prindërit e saj kishin para, le pastaj dollarë e euro. Ku i gjeti kjo këto dokumenta të bankës? Të gjitha janë fantazira të sëmura, uron vajzën e djalin e së motrës jo më larg se ne 2013, shkon ne varrimin e të jatit, mban mbiemrin e të jatit edhe pse është e martuar për më tepër se çerek shekulli. Me vjen keq që ke rënë prè e këtij personi me haluçinacione Jozef. Turp edhe për ty Linda që pa të ardhur keq mashtron njerëzit dhe përdhos zinë e një nenë të masakruar nga vdekja aksidentale e djalit që e donte më tepër se veten e vet… Turp!

    Linda Miloti – Astrit Ramadani
    Jam Lindita Miloti. Po shoh që mesazhin “me helm” kundra meje e paske shkruajtur 9 orë përpara, pra naten. Nëse vuan nga pagjumësia, nëse ke problemet e tua familjare dhe meqe karantina të ka mërzitur, mendove që të doli rasti për të shfryrë pak inatet e tua personale dhe të na tregosh sa i zgjuar je?
    Meqë mendon se ke të drejtë të futesh në jetën e të tjerëve me prepotencë dhe të pretendosh që e njeh atë, në fillim je i detyruar të na prezantohesh: Kush je ti? Çfarë pune ke bërë ti në kohën e komunizmit dhe çfarë pune bën tani në demokraci, sidomos çfarë ndërgjegje ke ti dhe çfare kontributi po jep ti për popullin shqiptar?

    Jozef Radi
    Linda… Unë besova se e sqarova zotin Ramadani në njohjen dhe fyerjet e bëra së pari ndaj jush po edhe ndaj meje… Duke qenë se unë jam njeri publik dhe gjithkush di gjithçka rreth meje, zoti Ramadani spekulloi ca, sepse unë s’di asgjë rreth tij dhe foli ca simbas dëshire… Unë e kuptoj zemëraten tënde po edhe teprinë tende… Ju mund ta bëni ose në faqet tuaja ose në inbox këto debate… Unë kur kemi biseduar nuk kam pretenduar të di të vërtetën absolute tuajën sepse ajo është tejet thellë… edhe të çdonjëri prej nesh… Po disa të vërteta unë i besoj fort… Ashtu si të tjerë që mund të mos i besojnë… Ju lutem që mos ma ktheni faqen në një debat personal… Ju lutem…! Kjo vlen edhe për ju zoti Ramadani…

    Linda Miloti – Patjetër Jozef, ke të drejtë. E mbështjelle nga ndjeshmëria e prekëshme e miqve të tu, nuk e besova që dikush do t’i lejonte vehtes të dyshonte në punën tënde të lartë dhe të ndershme, por edhe në sinqeritetin tim dhe pa dashur shkruajta dy mesazhet. Të kërkoj të falur!

    Astrit F. Ramadani – Linda Miloti
    Më njeh ti me njeh, nuk jam i pagjumë, por jetoj atje ku ajo orë që i referohesh ti është mbrëmje e bukur, me familjen time, që hoqi e vuajti nga tipa si ti. S’të vjen zor që përbalt familjen, sido që të ketë qënë ajo, ti ke qënë pjesë e saj. Nëse Xhoda ka bërë ato që thua ti, Zoti le t’ja lajë haqet, se atje është duke dhënë llogari para tij, por ai që kam njohur unë është kujdesur për ty dhe familjen. Kush nga kriminelët e atij regjimi u dënua që paske nxjerrë shpatën ti kundër tët ati, kaq shumë të paska vrarë, pse si jemi trajtuar ne në atë kohë. Leri këto përralla, për një apartament, që s’të takon nxjerr monstrozitete nga goja. “U gëzua që i vdiq djali” harrove ça i ka bë djalit të dajës vet Sabaheti kur i shkoi për ngushëllim, mos duhet më të thënë dhe emrin e tij? Mos harro se Zoti i dënon dhe këto që po bën ti….

    Jozef Radi
    Zoti Ramadani, më vjen mirë që keni dhënë një opinion tuajin, dhe që na deklaroni se i njihni të gjithë personazhet në fjalë. Ajo çka më bëri përshtypje te ndalesa juaj është se është e ngjashme me disa krejt të paktë, të kësaj pafundësie opinionesh që janë lënë rreth kësaj interviste, e që askujt nuk i është cënuar e drejta për të thënë ate çka mendon, kështu që edhe opinionin tuaj po e konsiderojmë pasurim të opinioneve. Një element tjetër zoti Ramadani, është se autorja e intervistës (që ju e fyeni, si duket si njohës i saj), u ka qëndruar përballë të gjitha këtyre opinioneve dhe u është përgjigjur vetë kujtdo. Kështu me sa më rezulton nga biseda me të, nga intervista që i kam marrë, po edhe nga mënyra se si ajo i ka trajtuar opinionet e të tjerëve, fjalët tuaja fyese (diagnostikuese si psikiatër) “person me haluçinacione”; “fantazira të sëmura”; “lajthitje të këtij personi mbushur me mllef e urrejtje të pajustifikuar,” nuk më dëshmojnë asgjë më shumë se një pozicionim të qartë mbrojtës të një figurë, (që për çudi s’ju interesonka fare!!). Kështu si ata që kanë pësuar prej tij (dhe dëshmitë janë të shumta), edhe kjo vajzë, po edhe i vëllai i saj, kanë qënë në konflikt të dukshëm me profesionin që u zgjodhi i ati, duhej t’iua kishin tërhequr sadopak vëmendjen, për t’i kuptuar ca më mirë pësimet që kanë pasur kjo vajzë dhe vëllai i saj në një familje ku ka sunduar dhuna…!! (gjithnji simbas tyre)! Unë nuk besoj se kam rënë pre e askujt zoti Ramadani! Nesër unë mundem t’ju pyes edhe juve, dhe ju jeni në të drejtë tuaj të gënjeni ose të thoni të vërtetën, por me sa shoh raportin me të vërtetën (edhe në lidhje me këtë grua) e keni disi të vështirë për ta pranuar…!! Qoftë edhe padrejtësisht, unë i kam dalë në krah kësaj gruaje, që edhe sikur gjysma e asaj që ka thënë të jetë e vërtetë, do të ishte nder ta ndihmoja! Për t’ju ardhur në ndihmë edhe juve, meqë keni një pasuri të lakmueshme diagnozash në adresë të zonjës Miloti, unë besoj së një familje e mirë (siç e cilësoni familjen e saj) mund dhe duhej të ishte kujdesur shumë më tepër (qoftë edhe për anën e pronës që unë nuk e njoh) e të mos lejonte që kjo grua, kjo nënë, e simbas meje kjo zonjë, ta kapërcente traumën nëpër të cilën ka kaluar, e të mos i dëshmonte këto tëe vërteta, që sot nuk i dhëmbin vetëm asaj… Ja kështu zoti Ramadani ju e thatë tuajen, dhe unë po e quaj pasuri opinionesh në kët fenomen të Demaskimit të së Keqes së Përbashkët…

    Astrit F. Ramadani – Jozef Radi
    Më vjen keq që si intervistues nuk keni bërë as më të paktën: të hetoni të vërtetën, sidomos kur akuzat janë aq të rënda dhe të pabesueshme, medalja ka dy anë, ju keni marrë si të vërtetë të padiskutueshme vetëm njerën dhe ky është gabim. Ju nuk njihni asnjë njeri, si nga akuzuesja ashtu dhe nga të akuzuarit, unë i njoh të dy palët. Për Xhevdetin nuk mund të flas, se e kam njohur në pension dhe nuk marr përsipër të flas për diçka që s’jam dijeni, aq më tepër që tema e asaj që diskutohet në intervistë ka të bëjë në pjesën më të madhe me jetën familjare dhe kur nuk i ka ditur këto e bija, si do t’i dija unë. Si mund të thoni raportin me të vërtetën e kam pak të vështirë, as më njeh fare dhe as e di të vërtetën e kësaj historie, ju dini vetëm çfarë ju kanë thënë në intervistë, kush ju tha ju që është e vërteta? Ajo nuk duhet të ketë gojë të flasi, kur ne na mohoheshin të drejtat më themelore, ajo e kishte tëe shtruar rrugën e jetës nga ai babai kriminel, që edhe mbas gjithë kësaj kohe i mban mbiemrin! Nuk ka të vërteta në historinë e saj, se kur gënjen për gjëra pa rëndësi vaj hallit për ato kryesoret, nuk e dinte ajo situatën e atëhershme? Qesharake.. me vjen keq edhe një herë se kam lexuar për jetën tuaj, por nuk mund të pranoj që për çdo lloj arësyeje të justifikoni absurditetin e atyre haluçinacioneve, se ç’mund ta quash atë që thotë ajo, se “e ëma u gëzua që i vdiq djali!”, në një kohë që ajo grua ka parë vetëm zi për gati 40 vjet. Nuk mund të rrija me gojë mbyllur, kur me justifikimim, që i ati ka qënë ai që ka qënë dhe hajde tani ti nxijë të gjitha, për mbi të gjitha është nënë vetë. Unë nuk e shkruaj këtë që shkruaj që të mbroj njeri, mua më habiti e pavërteta e thënë me aq urrejtje, si dhe pranimi pa asnjë lloj informacioni nga të gjithë, pse i njoh nuk do të thotë që do mbroj pa kushte, nese Xhevdet hetuesi i ka bërë çfarë ata që e dinë thonë, kush jam unë t’i dal kundër, unë s’i kam dite këto që thuhen. Ti s’ke pse i del në mbrojtje pa e njohur, më kthehesh edhe mua me këshilla të panevojshme, thashë diçka që jam i sigurt që është e vërtetë, ndërsa ju vetëm me njerën anë të informacionit nuk pranoni asnjë kritikë, që kur shkruajta i njoh të dy palët duhet të të kishte zgjuar të pakten kuriozitetin, si mund të besohet se nëna u gëzua që i vdiq djali, nuk e marr vesh fare, po fare… vetëm se kemi vuajtur nga ai regjim dhe personat që i shërbyen, nuk do të thotë që të servirim historira që e pakta, ju mungon llogjika e fakteve….

    Jozef Radi
    Zoti Ramadani, serish më vjen keq, për trajtimin në rradhë të parë të pozitës sime, por me vjen keq edhe për trajtimin e zonjës Miloti, që mbrrin deri në absurditetin, (pse s’i ka pasur raportet e mira me prindët) pse e mban mbiemrin?!? Kjo teoria e ndrrimit të emrave dhe mbiemrave, unë thjesht s’e kuptoj… (s’ka ndodhur kurrë në 300 vite që e dimë historinë e fisit tim të kemi ndrruar emra, ose mbiemra…!!) simbas jush (po edhe te zonje ca me siper, qe kishte një mbiemer identik me tuajin Ramadani) për çdo raport konfliktuale me prindët tonë të ndrrojmë mbiemër?!?!?!? Nuk di ç’të them…!! Së dyti, për ata qëe i njeh si pensioniste nuk mund te flasësh, po mundesh të flasësh lehtësisht për ata që janë të rinj… Ok, këtu jemi dakord me anshmërinë tuaj! Unë me znj. Miloti kemi folur më së pari rreth librit të saj. Pastaj ajo prej vitesh më ka kërkuar të dijë më shumë për të atin e saj përmes dokumentave, unë i kam dëshmuar aq sa kam ditur dhe sa kam lexuar, dokumenta nuk kam pasur, por i kam dhënë shkrime ku flitesh për atin e saj. Kështu në kohë komunikimi ka qenë pozitive, dhe ato patollogjitë e përcaktuara prej jush, sinqerisht nuk i kam dalluar, disa trauma të thella sigurisht, dhe rrëfimin e saj, ndërtuar më së pari në dhimbjen ndaj të vëllait, e përkraha… dhe i thashë të jete e matur, mos harro se flitet për njerëz publikë, dhe do të ketë edhe opinione si i juaji, ajo mori përsipër që do të thotë me të paktën e asaj që ka parë e që ka ndjerë… Unë mundem të pranoj edhe opinione si i juaji, pa u zemëruar dhe pa mbajtur anësi, por do të luftoj që krimët e diktaturës dhe ata që i ushtruan këto krime të kënë vendin e duhur në faqet e mia të punës… Ajo që më bie dukshëm në sy prej jush, nuk është diktatura e ushtruar prej veglave të saj më të verbëra si Xhevdet Miloti, por klithma e një gruaje që siç thotë ka qënë e traumatizuar, nga raportet ne familjen e saj… Besoj se kjo bisedë nuk mund të vazhdojë pafund zoti Ramadani… Ju e thatë tuajën unë u mundova të jem korrekt me ju… E vërteta, ma merr mendja është plotësuar e do të plotësohet me kohe… E vërteta është edhe çeshtje këndshikimi, dhe nisur nga ky fakt, ju keni të drejtë për të vërtetat tuaja, zonja Miloti ka më shumë të drejta për të vërtetat e saj, e që ma merr mendja nuk ka cenuar asgjë në integritetin tuaj, kurse për mua e vërteta është një çeshtje kërkimi dhe plotësimi, dhe ndoshta me kohë gjërat marrin më shumë dritë… Ju uroj gjithë të mirat dhe besoj jemi marrë vesh për të mos i trazuar opinionet reciproke.!

    Aferdita Hall – Astrit F. Ramadani Zoteri, ju thoni me lart se e keni njohur Xhevdet kriminelin kur ai kish dalë në pension… dhe më poshte shkruani se e shoqja e kriminelit mbajti zi për të birin 40 vjet! Nuk ju kuptoj zotëri, e paskeni njohur me kohë apo vetëm pasi krimineli doli në pension?!

    Tonin Kurti
    Kriminelat po gjithmonë lavdrojnë njeni-tjetrin këtu në fb, por edhe i shajnë sa për t’i dhanë nji lustrim muhabetit kriminelat shkodrane si puna e Xhevdet Milotit, Shyqyri Cokut, Ali Xhunga, Kasem Troshani, Dulaq Lekiqi, Dul Rrjolli, etj etj kanë pasun kartabjankë në Shkodër edhe me nji ndihmë shumë të madhe nga persona të tyre që nuk ishin të ekspozuem në popull por ishin njerëzit ma të poshtër që kanë ba dame shumë të mëdhaja në mirëbesimin se kanë pasë ato viktima që nuk jua merrte mendja se mundet t’i vijnë ndonji gjà e keqe prej tyne. Këto sot dalin nga njena anë tuj folë gjoja se nuk paskan ditun gja si te grabitun ku të keqen kryesore e kanë ba vetëm këto me anën e spijunit e spijunët e mshehun janë njisoj kriminela si ato të ekspozuemit!

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi – Astrit F. Ramadani
    Urrejtësja:) Hmm, ndjenjë jo shumë e bukur êshtë. Ju zotëri, e keni përdorur si kryefjalë të shënimit tuaj:)
    Kjo më tregon mua Zotëri – që ju e keni lexuar të sajin:), deri në fund… I gjatë boll ky shkrim i saj:). Tani unë, vvhen i call a vvrite up ballshit!, si keni konkluduar ju me të sajin, I move on – vazhdoj në punën time d.m.th. Sepse as më intereson, as dua ta lexoj më. Ju nga ana tjetër…,
    Që më bën të mendohem për motivet tuaja. Pse ti keni lexuar 4-5 faqe deri në fund me interes? Pse ta keni qëndisur këtë shënim kaq të gjatë:)…?
    Megjithatë, z.Ramadani
    Do ua jap une përgjigjen e pyetjeve tuaja të shumta:
    Dashurinë ‘vëlla’ – duhet t’ia Mësosh fëmijës që ta percjellë! Po i mësove Urrejtjen, atë do marrësh prej tij!!!
    (ashtu sikurse e ka qëndisur aq me dhimbje e me mend shkronjësja urrejtjen e saj:). Tani juve, nuk ju pëlqen?…
    Ditë të bukur për ju zotëri.
    Të tjerat, ua kam shkruar tjetër kund!

    Astrit F. Ramadani – Aferdita Hall
    Leje se me kape, sa vjeç dilnin njerëzit ne pension në Shqipëri? Sa vjeç do ishte Xhevdeti tani? Mos u kapni me bishta, kryesorja është të mos biem në pozitat e tyre, ku sekretaret e partive sajonin çdo gjë dhe të detyronin t’i besoje, apo vetëm se paska qenë kriminel ai dhe kjo është e bija duhet me besu çdo gjë….

    Astrit F. Ramadani – Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    I couldn’t move on, you knovv vvhy, because is Bullshit, as you said before and by the vvay i knovv to much to let it go… got it?

    Astrit F. Ramadani – Tonin Kurti
    Nuk jam as kriminel as spiun, ndoshta kam vuajtur më shumë se ty, po nuk i bie gjoksit dhe as kam për të pranuar përralla vetëm se i drejtohen dikujt që paska qenë ça paska qënë. Xhevdeti e paska masakruar atë vend, po t’i merrkemi shpirtin atij lahen gjithë të keqijat? Hajde t’ja marim, u lanë gjynahet… e bëtë qesharake

    Jozef Radi
    Ju lutem bëjini bisedat në inbox se do ju bëj bllok me këto qëndrime personale… Asnjëri nuk merret me thelbin e problemit… Me njeh të njoh… Jepni këshilla sikur bëhet fjalë për adoleshentë… Bëjini mor njerëz të pamarrëvesh debatet në faqet tuaja dhe mos dërdëllisin në faqen e tjetrit… E the atë që kishe dhe ik… Po deshe të vazhdosh futuni në inbox ose merreni shkrimin e llapërçituni në faqet tuaja… Kushdo që zgjat bisedë ka bllokun… OK!?

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi – Jozef Radi
    Nuk flitet në inbox me disa njerëz!
    Ju, si i zoti i faqes, mund t’i bllokoni shënimet toksike – të kujdo qofshin! Madje, me respekt ua këshilloj. (Kjo i konkludon shënimet e mija!!)
    Ditë të bukur Radi!

    Astrit F. Ramadani – Jozef Radi
    Këto që flet këtu nuk m’i thua dot po të jemi përballë, dërdëllisin dhe llapërçiten kur s’të pëlqen? Mos nxir pislliqe në faqen tënde nëse nuk do që njerëzit ta diskutojnë, thashë kisha respekt për vuajtjet tuaja, po jo të shkosh deri këtu, ato €500 që mund të marrësh nga botimi i këtij libri të ndyrë nuk do të bëjnë të pasur, po fytyrën do ta marrin ama. Tani e ke lejen me pash të më bllokosh dhe burrnia është të mos fshish përgjigjet….

    Jozef Radi
    Ju jeni i paturp zoti Ramadani… Libri është pronë e zonjës Miloti po ju shpifjen dhe provokimin e keni mjet pune… Kjo që shkruat për punë lekësh është shenjë dalluese… Unë kam vite që punoj gratis… Nuk ka njeri që të thotë se kam bërë pune për lek… Paturpësia juaj u duk që në shënimin e parë…!!

    Marsida T Najdeni – Jozef Radi
    Mos u lodh. S’ka kron qe i kref. Ato marrin superxhiro me lal me kto lloj përgjigjesh që i paske dhonë ti. Ik e trongull gjej shokët. Kshu boje herë qetër.

    Jozef Radi – Marsida T Najdeni
    Ke shumë të drejtë… ia thashë qysh në fillim që teksti ishte shumë i ngjashem me ca parashkrues… Po unë nuk mundem ta shpërdoroj etikën… kështu që pasurinë e tyre të mendimit e kam të depozituar! Duhet me numrue deri në dhjetë me thoshte im ate… Kur nxefesha… e unë vazhdoj deri në dhjetë… gjithnji… Hahahah!
    Të kom shpirt, o Mars!

    Linda Miloti
    Aferdita, ai Ramadani, e ka kopjuar gabim tekstin që familja ime i ka nisur me mllef. I shkreti nuk di as të kopjojë.

    Marsida T Najdeni
    E hongshin qentë Sal Berishën që është më monstër se këta monstra dhe i la xhindet si Miloti të bohen pareli e të jetojnë pa i hy gjemb në këmb.

    Blerta Spaho
    Dhimbje eshtë pak të përkufizohet… dramë që dhe me skenar të përgatitur do ishte e frikëshme… Respekte për ju Lindita!

    Linda Miloti – Biletat e dashur, Faleminderit

  3. Mehmet Shtylla
    Natyrisht një rrëfim tronditës, ky vend ka kaluar pafund vuajtje kriminale nga ai regjim diktatorial i pashembullt, ku Shqiptari turturonte, shtypte e vriste Shqiptarin. Ka histori e makabritete të pafundme, të denja për filma horror Oscar Hollywoodian. Por shumë familje apo individë edhe në shtypjet apo torturat më të tmerrshme, kishin një dritëz shprese nëe fund të skëterre Danteske, dashurinë e njerzëve të afërt, që edhe aty në ferr për së gjalli që ishin, ju vinte dhe depërtonte nëpërmjet fijeve të padukshme të shpirtit të tyre tek babai, djali, vëllai, motra, vajza apo edhe Nëna që po vuanin në ferr. Dhe ata kapeshin fort tek ato fije te padukshme dashurie dhe merrnin fuqi e force prej tyre per te sheruar si nje melhem magjik plaget dhe vuajtje e tyre. Pooor, ç’mund te themi ne kete rast…. nese, ai, krimineli, bastardi, i pashpirti.. nuk eshte X apo Y, por ata qe te kan bere koken, babai edhe Nena jote. Atehere tragjedia miq, duhet te therrase Shekspirin nga varri, te nxjerre penden dhe t’na I pershkruaje keto Neëmonster, brenda ne familje. Vleresoj kete femer, kurajon dhe personalitetin per te dale mbi vetvehten, paragjykimet e te shperndaje me kurajo driten e te vertetes, duke flakur tutje hipokrizine, fallcitetin dhe pafytyresine e te mos ndodhurit asgje. Shoqeria Shqiptare postdiktatoriale ka shume nevoje per te tille njerez te vertete e me kurajo per te demaskuar padrejtesine, pafytyresine, krimin, qofte ky edhe brenda familjes si ky rast. Mbaj mend, vetem nje rast kurajoz kur: Bedri Spahiu, akuzonte Bedri Spahiun, per gabimet, fajet dhe krimet e tij. Edhe e nderuara Lindita sot, po kryen nje akt madhor, qe s’eshte i lehte per tu bere, e pergezoj dhe shpreh konsideraten me te larte per te, I lumte, Shqiperia ka shume nevoje sot per pastrimin e shoqerise nga e kaluara kriminale, qofte duke filluar edhe nga vetvetja per ata qe e ndjejne qe kane flm.

    Linda Miloti
    Mehmet, pershkrimi i jot edhte shume me vlere. Ke te drejte: do corjentohej edhe Shakespeare nga prinderit e mij perbindesha, sidomos nje nene e pashpirt nuk eshte e natyreshme.

    Evi Ilo Ramadani
    Zoti Jozef ju bllokokeni të gjithë kundërshtarët më duket po jua them me bindje që të gjitha gjërat që zonja Lindita ka thënë janë trillime të fantazisë së sëmurë unë kam miq nipin dhe mbesën e zonjës i njoh më së miri motrën dhe kunatin që lumturisht jetojmë me nënën e zonjës në fjalë ndoshta do me bllokosh dhe mua po zonja nuk ka dhimbje të së kaluarës thjesht duke pasur njerëz si ju, që kanë vuajtur nga regjimi kërkon të rrisi sado pak ekonominë duke shitue librin zotëri ajo thjesht po ju përdor është për të ardhur keq sepse jeni person me botë dhe i vuajtur thjesh jeni masha që zonja mos djegi dorën tani mund të më bllokoni si shumë persona të tjerë që keni bllokuar ju uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që libri t’i shitet zonjës me të zeza!

    Jozef Radi
    Më falni zonjë, ju jeni burrë e grua që bëni fushatë pëlqimesh e zemrash në faqen time me shënimet e njeri-tjetrit…!! Po çfarë kundërshtarësh jeni ju që nuk keni një etikë sado të vogël komunikimi… Njohja dhe konfidencat e hershme që keni pasur me Xhodën ma dëshmojnë me se miri dhimbjen tuaj për këtë njeri… prandaj ju le të lirë ta vazhdoni këtë dashuri… Ku e keni ju konfidencë për të shitur emocionet dhe qëllimet tuaja në faqen time… Ku kam unë këtë konfidencë për të ardhur në faqet tuaja dhe për të bërë të njëjtën gjë… Ju jeni njerëz pa etike… Kështu që nuk meritoni të bisedohet me ju… e jo më të konsideroheni kundërshtarë… Unë nuk kam as me të voglën ide ndaj jush, as nga vini as ku shkoni… Meqë jeni në harmoni dhe të lumtur dhe në vende me pranverë të përjëtshme, vazhdojeni avazin tuaj po në faqen time nuk keni akses komunikimi, jo për kundërshtarë, se unë kam kundërshtarë Xhodën tuaj, dhe gjithë veglat e diktaturës, dhe aspak ju që as ju njoh as ju di… dhe krejt pak me intereson opinioni jua… Shëndet zonja-zoti Ramadani!!!

    Lavdie Kariqi – Evi Ilo Ramadani
    Evi “Ky” paska gjetë i kalë të ngordhur që i ka hedhur baltë të zezë vetëm vetes, sa gjynah… Sa për Xhodën, ai shkoi si meleq mes të dashurve, duke marrë me vete dhimbjen e djalit tij!

    Fatmir Keqi
    Përshëndetje Jozef! Unë për vehte do ju këshilloja që mos t’i bllokoni këto dy kritikues! Unë besoj qe nëse ata janë vërtet pjesë e mbiemrit të nderuar shkodran Ramadani, do të na japin edhe ndonji fakt interesant e jo vetem komente acaruese dhe opinione kundërshtuese!

    Jozef Radi
    Dhe ti mendon Fatmir që unë të vras kohë me ta… Aty i kanë shënimet e tyre… Nuk ua cënon njeri! Po nuk ka askush të drejtë të dërdëllisë pafund në faqen time, e të shesë moral…!

    Fatmir Keqi – Jozef Radi
    Po t’i mos ju përgjigj se ka plot të tjerë që i mbathin! Pastaj unë për vehte i shijoj shumë polemika të këtilla!

    Kodheli Paola – Jozef Radi
    I nderum zotni Jozef, përderisa autorja merr firmos deklaratat e saj, në këtë frangjent ju jeni transmetues i fakteve prandaj asht e kotë me iu dediku nji debati steril. Personazhi njifet publikisht në tanë sfaqetaturat prej tanëve. Asht e ditun se objektiviteti nuk asht dhunti e klasës elitare të viteve të sistemit komunist. As mos e prit ndojherë. Kuptueshëm ky do të ishte reagimi i atyne që i “djeg”. Ju vazhdoni punën tuj, dihet se botëkuptimet tuja e tynet, faleminders zotit, udhëtojnë në dy linja paralele.

    Linda Miloti – Të lumtë Paola. Familja ime gjithmonë ka jetuar në fallsitet vetëm për t’u dukur. Me sa duket, mamaja dhe motra e kanë lexuar intervisten dhe janë tërbuar. Me dhelpërinë që i ka dalluar gjithë jetën, shtyjnë ata ish komunistat që të shkruajnë tekste.

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    Kaq të indinjuar disa për tregimin e saj:)… Ramadanët me shokë…
    Po pse i dhamë pa kusht besimin e madje duartrokitjet tona nji regjimi gjakatar – që e patëm të gjithe mbi krye? Pse e bëmë?!!! Dhe pa kusht! Pa kurajë! Pa guxim! Pa mend!
    Pse u ulëm mandej me hetuesit e xhelatët tanë tryezash! Si ju zotëri…, ia gëzuam e qeshëm barcaletat e rëndomta kafenesh!!! U harruam që ky ujk në lëkurë të qingjit ti i qeshesh e e ke mik (për turp e trishtë!!!)- Ishte po ai që vrau e torturoi babën, Gjyshin, Jetën e dikujt!!! Porse ‘demokracia’ jonë qe aq e paqtë:)! Mbyllja-syve e Paqa!! është tipari i vetëm që na bukuron e nderon. E s’ka tjetër. Shkojmë nëpër jetë amfiba pa bosht! Sepse s’bëmë tjetër. Mësojmë të tjerë…
    Kaq bujarë jemi ne në bujarinë e faljes sonë… i palosëm tregimet tona përgjysë…
    Sepse ju miq të tyre na thatë: “Ashtu ishte koha…”!!! Pa i mbaruar, kurrë e cënuar! Sepse jemi të paqtë. Modernë, me karakter, të mësuar e i mësojmë karakter e mençuri të tjerëve. E bujarë! Ndaj kohës më mizore e njerëzve që e mbartën. Paçka kë vranë! Small thing. Cilin nderuan! Kë duartrokitën e çfarë shkatërruan!!! Dënojmë fëmijën pse qe gocë e babës – por falim babën!!!
    E dëshmojmë si medalje nderi dashurinë për Zezën. Miqësinë me ta. Atë e gjithka bënë… Torturat, Spiunlliqet, zyrat e hetuesisë! -ne i harrojmë…”ashtu qe koha…”; i kemi miq! Ua mbrojmë “Nderë”!!! e besojmë këtë thënie të kotë e e mbyllim me kaq!!!…
    Edhe sikur 10% i vërtetë të ishte tregimi i saj, unë e besoj 100%!! Give me one like this ANY DAY. Përpara tregimit të dikujt që mburret ta këtë pasur bishën mik! Ju, mos më shkruani më. S’kam interes. As mos na mbroni nga rrëfenjat! It’s about time someone tells them!

    Rudolf Marku – Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    – mbrojtëse pasionante e viktimave të sadistëve! Mbrojta e së vërtetës është nje mision Hyjnor! I përulem komentit tënd me nderim dhe respekt!

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    Respekt profesor.
    Uroj të jeni mirë. Be safe!

    Linda Miloti
    Hortensia, ti ke një ndjeshmëri dhe forcë të jashtëzakonëshme. Ti Je motra, mamaja, kushërira, komshija dhe sidomos shoqja që çdo shqiptare do ëndërronte të kishte, unë e para.
    Më pëlqeu shumë: “Denojmë fëmijën dhe falim babën. I palosëm tregimet tona përgjysëm.” Të lumtë. Përshkrim që të ngulet në shpirt dhe e pyet vehten: “Pse e lashë atë që më shkatërroi jetën, të gëzonte pas krimeve që ka bërë?” Kështu i palosën shqiptarët edhe krimet e Xhevdetit dhe e lanë të gëzonte dashnoret e tij deri në fund të jetës, pa i hyrë gjëmb në këmbë, ndërsa lista e viktimave si Dolores Kraja e të tjerë s’ka fund.

    Anna Maria Dhamo
    M’u kujtuan rrëfimet e vajzës të Stalinit… Ja këta ishin kriminelët e diktaturës komuniste që për hir të kafshërise së tyre nuk kursenin as familjen e tyre, as fëmijët ..
    Agroni ka qenë në Degën e Brendëshme të Korçës, një djalë i pashëm me pardesy të bardhë, shumë vajza kthenin tinëz kokën kur kalonte Agroni… Dhe pse ishte sigurims ishte një njeri i shkëlqyer… Nuk e njoha personalisht por, më tregoj një mikja ime se kush ishte Agroni… Më vjen keq për humbjen tragjike të tij. Zoti ta ketë në parajsën e tij…
    Shumë njerëz në vendin tonë hoqën të zezat nga hetuesat komunistë por, të heqësh tortura nga vetë prindët është mëse tragjike… Prindët sidomos babanë e shikon si heroi yt, jo si xhelati i fëmijve… Fatkeqesisht Linda pati dy prindër xhelatë që përdoren si dhunën trupore por, dhe atë shpirtërore, psikologjike…
    Në shumë familje ku përdoret dhuna është nëna ajo që ekulibron mardhëniet midis fëmijve të paktën, ndërsa kjo mostër përdori përçarjen midis tyre…
    Vuajtjet e Linda Milotit e kalojnë cakun e llogjikës njerezorë. Kur përdorte këto tortura te fëmijët ky xhelat e imagjinoj se si i torturonte të arrestuarit…
    E vërteta është që një njeri me shpirt djalli nuk mund të ketë kurrë asnjë rreze dielli brenda qenies së tij kafshërore, prandaj nuk kish si të sillej mirë me familjen e tij… Satanaj mbetet satana në shpirt dhe në karakter..
    Në këtë çift qenka bashkuar djalli me hienen një kryqëzim fantastik për të vazhduar si vampirë t’ju pinë gjakun fëmijve të tyre. Gabimisht u lindën njerëz dhe gabimisht u bënë prindër…
    Linda Miloti të merret me shërimin e këtyre plagëve që i kanë lënë gjurmë të rënda dhe të vazhdojë jetën me familjen e saj. Bën mirë për mendimin tim që të heqë përfundimisht dorë nga familja ku u rrit sepse veç trazirave nuk do ketë asgjë të mirë.
    E di, një jetë do ketë plagë të pashërueshme në shpirt, uroj t’i zbutë sado pak…
    Shumë lexuesve mund t’ju duket e pazakontë kjo histori por mos harrojnë se të tilla histori nuk janë imagjinare, ndodhin kur dy prindër jane kaq të ngjashëm dhe kaq pranë me djallin e bëjnë jetën e fëmijëve me keq se ferri, sepse dhe vetë jetojnë në ferr..
    Disa të përveçëm mbrojnë anën e kundërt atë të sadistëve prindër, jam e sigurt që kjo sjellje ju duket normale sepse dhe ata janë të tillë por, pak më të zbutur. Si puna e ujkut që e zbut ujkun dhe e perdor si qen, por në thelb ujk mbetet…
    Unë pa e njohur zonjën e besoj këtë tragjedi që ka kaluar sepse kur një fëmijë merr dashuri, nuk mund të ketë kurrë urrejtje për ata që e sollën në jetë… Dhe këta tipa xhelatesh të kuq ishin me shumicë të cilët edhe në shtëpitë e tyre njejtin qëndrim kishin, mirëpo do guxim të flasësh hapur për ata që ti i quan prindër, paçka se këtë titull gabimisht e morën… Dhe zonja e kishte këtë guxim dhe i lumtë. Një intervistë nga më interesante dhe nga më të pazakonta që kam lexuar..
    Faleminderit Linda Miloti, dhe ti Jozef Radi që na i përcjell..

    Linda Miloti – E dashur Anna Maria, në rradhë të parë përulem për fjalët e mira që shkruan për vëllanë tim të dashur. Në Korçë Agroni ishte vetëm 23-24 vjeç. Ajo pardesyja bezhë që ia kishte dhënë Sigurimi dhe që nga përdorimi dukej e bardhë, i shkëlqente në trup. Ai lëshonte drite me zemërgjerësinë dhe bukurinë e tij. Falendero të lutem miken tënde që ka ringjallur Agronin me fjalët e saj të dashura. Agroni do të gëzohej po t’i lexonte ato fjalë.
    Anna Maria, kam hequr përfundimisht dorë nga familja, por nuk dal nga skena pa i demaskuar që t’i shërbejë si shembull kurajo të gjithë atyre që i kanë palosur plagët, siç thotë Hortensia në mesazhin me lart. Jozefi e bëri të mundur këtë intervistë dhe mua më dha qetësi të madhe.

    Ylli Xhaferri
    Kur pjella dënon mëmësinë dhe atësinë merret me mend çfarë monstrash kanë qenë ato.

    Linda Miloti – Faleminderit Ylli.

    Nga Muri i Giorgio Rubolino

    Kol Lukaj
    Motra e kësaj, Ermira (Mira) ka qene oficere në ushtri. E kam gjetur në vitin 1992, nuk jam krejt i sigurt a në Drejtorinë e kuadrit në MM apo në DU Tiranë por nuk vonoi shumë dhe e liruan nga ushtria për shkak të reformës(!) Unë pata përshtypje të mira për Mirën për aq pak kohë sa ishte aty!

    Vjollca Kallajxhi Salja
    Mbeta pa fjalë….

    Violeta Radoncipi
    Sa trishtim, e tue e pa fotografinë Agroni më vjen në kujtimet e fminisë, i shkathët e i qeshun. Në mos gabohem, po qe se ka kenë te shkolla “Ndoc Mazi”
    Po ju nuk paskeni pasë prind po përbinsha! Medet!

    Emine Kaduku
    E lexova sepse nga Shkodra, mendova mos i njifshe! Sa trishtim sa tmerr! Qe nje kohe që në familje gjenim ngushëllim e përkrahje për idetë tona për të ardhmen tonë… Po’ përbindshat janë përbindsha kudo, mbrenda e jashtë familjes.

    Nga Muri i Hortensia Haxhiademi

    Kam lexuar diku, në nji tragjedi me temë drejt e nga libri i shenjtë: “Dashnija… nuk rrjedh nga afërimi i gjakut, sikundër besojnë të gjithë, por mbas pikëpamjes sime nga edukata e prindëvet!
    Et’hem Haxhiademi,
    Parathënia e Tragjedisë Abeli,
    Elbasan, 25 Maj, 1938.

    Portreti i bishës që na rrinte mbi krye: Mizor, injorant, përçmues ndaj çdo filizi të njomë të blertë
    Çedukues! djep i Antivlerës – porse nuk mund të përçosh asnji vlerë humane kur vetë gjaku yt rritet me kaq përplitje – duke u mundue tanë jetën e vet me bashku gjysmat e veta!!
    Kam lexuar shumë komente rreth shkrimit të zonjës. Inkurajuese, por edhe jo. Dashamirëse, por edhe gjykuese. Etj etj..
    Moralizuese… Really?!!! A ka vend për moralizma këtu?? I mean – Zonja I ka thanë t’tana!!
    Sepse, ne jemi nji popull që edhe pse s’pati kurrë guxim për asgjë, tashmë e kemi guximin me u shprehë e me shprehë e me hudhë – çfarëdoqoftë na mendon ajo mendje me mendësinë e shkuar. Jemi të Lirë – por prapë nuk jemi të lirë. Jemi gjithëpërfshirës e dashamirë, po he – hudh një shkrim të tillë ndër ne, e na çudit! Na tremb. Na e prish atë ekuilibrin gjysmak mendor.
    Nji koment ishte: “Nuk kisha durimin ta mbaroja… Le të jenë të këqinjtë e botës, janë prindët e tu…”
    D.m.th: child molesters, rapists, child abusers of any kind, verbal & physical abuse! – is ok? Ky mundim, e me të dhembë shpirti kur e lexon. Nuk ka nënë, nuk ka babë mos dhembë kur lexon nji rrëfim të tillë!
    E sa për dijeni – Titulli – nuk vjen me daljen nga materniteti. Titullin ‘Prind’ e dashninë e fiton! – s’ta ka borxh asnji fëmijë dashninë!
    Po nuk ia mësove!! E aq më tepër, s’ia ka borxh bishës.
    Dashnija… nuk rrjedh nga afërimi i gjakut, sikundër besojnë të gjithë, por mbas pikëpamjes sime nga edukata e prindëvet!
    ~ E. Haxhiademi

    Dikush tjetër, shprehej me mosbesim rreth motiveve të shkronjëses. Linditës.
    Së pari – pse i dhamë pa kusht besimin e madje duartrokitjet tona nji regjimi gjakatar – që e patëm të gjithe mbi krye? Pse e bëmë?!!! Dhe pa kusht! Pa kurajë! Pa guxim! Pa mend!
    Ndërsa tani jemi të kursyer në votën e besimit, dhimbjes sonë për të sajën?!!! Pse kaq të kursyer, të rreptë e mosbesues ndaj këtij rrëfimi? Pse mos jemi inkurajues, ose të paktën të heshtim me respekt kur s’duam.
    Apo mbase, kjo paaftësi për të menduar, mençur, dhimbur, madje edhe dënuar – është përgjigjja e pyetjes: Pse nuk kemi ne të gjithë at’dhe!
    Pse na përzuri ne atdheu nëpër botë! Sikurse ky fmijë u bjerr nga prehni nanës! U torturue në atë të babês! A ju kujton dikë kjo picture? Veten mbase? Veten pa prehën? Pa Atdhe?!
    Ah. Po s’ju vjen mirë… S’ju vjen mirë të bëheni pjesë e këtij tregimi. Sepse s’është i bukur!!!
    Të paktën ajo – e shprehu! I foli hijet e veta!
    E unë mendoj – ajo është e guximshme, e vërtetë, munduar ende e kushedi sa gjatë t’i bashkojë ato grimcat e veta shpërnda kushedi në sa copa!
    Sepse unë e besoj!! S’ka, nuk ka fëmijë të flasë kështu për prindin- veçse kur prindi është mostër!
    Unë e besoj tregimin e saj. Mendoj meriton vëmendje të paktën, përkujdesje & mirëkuptim. E mirëbesim.
    E kur lexoj shënime që hedhin hije mbi dhimbjen, – por ama kanë durim e tolerancë per mizorinë (hajde merre vesht!) – e humb unë durimin ti lexoj ato gjepura shënimesh deri në fund!!
    hortensia haxhiademi /

    ***
    Çfarë do të thotë për ju të jeni e bija e një hetuesi të diktaturës? Sot më vjen turp që jam e bija e tij; së pari për krimet që ai ka bërë ndaj njerëzve të pafajshëm dhe dhimbjet që u ka shkaktuar atyre dhe fëmijëve të tyre, pa llogaritur plagët morale që janë një dhimbje e përhershme dhe e pangushëllueshme.
    Do të thotë që traumën e pësuar prej Xhevdet Milotit (për të cilin unë ndjej vetëm urrejtje), do kisha dëshirë ta bashkoja me urrejtjen e gjithë viktimave të pafajshme që pësuan prej tij dhe të ndëshkohej qoftë edhe moralisht. Me shumë ankth kam pritur se ndokush mund të merrte hak në vitet e demokracisë, por asnjë s’e bëri, atëherë vendosa unë të hakmerrem për vëllanë tim, për vehten time e për të gjithë viktimat e tij që unë akoma nuk i njoh.”

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    E vendosa shprehjen e Haxhiademit si talisman, sepse ajo është kryefjala e Lindites, Imjae Jozefit, Artanit, Eldës, Brikenës etj
    Unë e ca tjere – me tanë dhimbat tona – jemi fëmijë të bekuem.
    Maja e mirë kishte të drejtë… kur ma tha.
    E i kemi Atyre, nji borxh e nji Dashni kaq të madhe… Që i patëm. Që na i mësuan! It’s a gift. E sado mall, Ata gjithnji do jenë. Sa të jemi ne. Our guiding light.
    Mund të kishim lindë nga mostra. E ajo do qe Tragjedi!!
    h.h.

    Muri i Fb i Artan Gjyzel Hasanit

    Linda Miloti – Faleminderit Artan.

    Artan Gjyzel Hasani
    Unë ju falenderoj më shumë nderim! I kisha hequr shpresat që ekzistojnë njerëz të tillë dinjitozë!

    Linda Miloti – Jozef Radi i dha zë indinjimit tim.

    Artan Gjyzel Hasani – Linda Miloti
    publiku shqiptar i detyrohet shume kontributit te jashtezakonshem te Jozef Radi dhe faqes se tij online ku skanohen të Vërtetat e pathëna të Diktaturës vrasëse dhe viktimave të saj…

    Ben Bejleri – Linda Miloti
    Shkrim brilant qe tregon krijimin “njeriut të ri” të diktaturës së kuqe komuniste…

    Linda Miloti – Faleminderit Ben.

    Dashamir Nazifi
    Përtej dinjitozes do të thosha Artan… Nji të shkundur duhet kohe për ta marrë vehten… I lumtë Linditës… Bravo Radit… dhe një falenderim të veçantit në llojin e tij Artan Gjyzel Hasani…
    Linda Miloti – Faleminderit Dashamir.

    Ledi Imeraj – Linda Miloti
    Faleminderit që po flet hapur për abuzimin ne familje. Më vjen shumë keq për dhimbjen dhe trajtimin që ke kaluar dhe po vazhdon të përjetosh.
    E ke thëne shumë drejtë analizën psikologjike të dualizimit tënd.
    Një gjë dua të vë në dukje, është se abuzimi në familje nuk është vetëm fenomen i diktaturës. Ai vazhdon dhe sot. Linda, je vërtet trime dhe e guximshme që ke kurajon të shërosh veten dhe të flasësh hapur për tmerrin që ke jetuar. Të falenderoj nga zemra dhe të uroj të gjesh paqe e lumturi shpirtërore.
    Tani – faleminderit që e ndave këte artikull me ne.

    Linda Miloti – Te falenderoj me gjithe zemer Ledi!

    Saimir Kodra
    Artan të falenderoj që na e përcolle këtë dëshmi tronditëse, por edhe ndriçuese të të vërtetave të mbuluara. Sa e sëmurë është kjo shoqëri; na trondit e vërteta dhe fakti i pohimit të saj!
    Linda sot është heroina ime.
    Nuk më njeh e nuk e njoh, por besoj se jemi pothuaj moshatarë.
    Guximi dhe aftësia për të thënë e pranuar të vërtetat e fundit të shpirtit është i jashtëzakonshëm.
    Unë e konsideroj veten të apasionuar pas lirisë, drejtësisë dhe së vërtetës, por nuk jam i sigurt nëse do të mundem ndonjë ditë të shpalos të gjitha, ama të gjitha të vërtetat e mia. Eshtë kaq e vështirë.
    Kjo zonje e nderuar ka hapur një faqe të re, apo një pasqyrë të madhe ku secili duhet të shohë veten me dritëhijet e shpirtit.
    Faleminderit – Respekt

    Linda Miloti – Faleminderit Saimir. Në fakt qëllimi i kësaj interviste të menduar nga Jozef Radi nuk ishte vetem insistimi im për të sqaruar të vërtetën e vëllait tim të dashur Agron Milotit po dhe dëshira ime për të demaskuar krimet e familjes time por edhe per inkurrajuar çdo njeri që të gjejë forcën për të demaskuar të keqen sepse e vërteta triumfon gjithmonë edhe pse me vonesë. Rëndësi ka që seicili të gjejë forcën. Ky është qëllimi social i kësaj interviste. Kjo çon në progres dhe të jep liri. Bota bëhet më e bukur për t’u jetuar në ndershmëri e me ndjenja.
    Faleminderit Saimir që jam heroina jote, për mua është privilegj.

    Saimir Kodra
    Linda unë ju falenderoj.
    Ju keni treguar se edhe ajo që duket shumë e vështirë, apo konsiderohet e pamundur apo sakrilegj, mund të realizohet.
    Jeni heroina ime realisht.
    Heronjtë janë njerëz të zakonshëm, që në kohën e duhur, për qëllime apo nevoja shoqërore kryejnë vepra të jashtëzakonshme Dhe ju keni bërë pikërisht këtë, duke çelur apo zgjeruar një shteg, qe mund ta bëjë më të mirë e të përgjegjshme shoqërinë
    Faleminderit edhe një herë.

    Agim Shahu
    Të lutem Artan, që me gjithë respektin që kam për analiat e juaja, mos e fut në rrëfime ku ty të preki e të bëjnë një Artan të madh.

    Artan Gjyzel Hasani
    Agim, i nderuar, nuk e kuptova komentin tuaj që më drejtohej mua. Lexova komentin e parë tuaj dhe e drejta juaj të keni mendim të kundërt për këtë histori. Por sugjerime të tipit “të lutem mos…” janë të pavend. Nuk imponohemi për mënyrën se si e percepton njeri apo tjetri një ndodhi apo rrëfim.

    Ermira Mitre
    …Një rrëfim i rrallë, rrënqethës që edhe nje imagjinate superiore nuk do të mund t’i përfytyronte këto ndodhi makabre… një rrëfim që kërkon guxim të madh, mendjeftohtësi, kthjellim mendor dhe emocional… bindje tek vetvetja se te demaskosh të keqen (për më tepër pjesë e gjakut dhe jetës tënde,) do të thotë të kapërcesh vetveten, do të thotë vërtet të rilindesh edhe një herë… Mendoj se edhe Lindita ka lindur përsëri në këtë prag Pashke…
    Faleminderit Jozef Radi

    Zimi Ndreu – Artan Gjyzel Hasani
    Kishin qenë dy të burgosur politikë, njeri komunist i pozicionuar në nivele të larta partiake dhe tjetri nga familje me tradita nacionaliste dhe antikomuniste. Një ditë, ish komunisti, krejt i vetëm, i abandonuar edhe nga familja, e pyet të burgosurin antikomunist: “Më fal të pyes diçka; ty të vijnë letra prej fëmijve dhe shoh që të duan shumë, ndërsa mua jo, asnjë letër, asnjë ndihmë…”
    Eh or lum mejku – i përgjigjet me dialektin tipik dibran – po ato f’mit e tu kan babë Enverin, ndërsa ato t’mitë, m’kanë babë mu…”
    Kështu që familja Miloti, për të cilën bëhet fjalë në rrëfimin e vajzës, është familja tipike që përfaqësoi/ përkrahu diktaturën. Mbi familje të tilla u mbështet diktatura dhe ne që kemi qënë nga krahu tjetër, i dijmë e kemi parë shumë raste të tilla.

    Moni Kurici
    Rrënqethës…. Një e vërtetë e pamëshirshme dhe denjësisht e sjellur për të kuptuar përmasat e kësaj drame…

    Linda Miloti – Faleminderit Moni.

    Mimoza Shehaj
    Dhimbje pa fund, por dhimbja me e madhe është të pranosh krimet që ka bërë babai. Komplimenti për kurajon dhe forcën Lindita Miloti

    Linda Miloti – Faleminderit Mimoza.

    Linda Bellova Bebeti
    Tani shumë flm për ndarjen e postit. E shoh në komente që ka shumë njerëz, me termin këtu të jenë në “denial” për traumat psiqike që shumë individë kalojnë gjatë fëmijërisë dhe për efektin negativ/ shkatërrues të jetës së tyre. Zonja, ka filluar në mënyrë e saj të kuptojë dhe të pranojë çfarë i ka ndodhur asaj dhe familjes së saj. “She needs healing, she needs to come to terms vvith her ovvn being.:.” Paragjykimet, personalizimi ose krahasimet janë të panevojshme. Nuk është historia e asnjërit nga ne po është e zonjës. Një guxim shumë i madh për lexues të vegjël. Ky është mendimi im i bazuar edhe nga experienca e punës që bëj me njerëz që kanë kaluar trauma të mëdha në jetë (medical term PTSD, read trauma informed care). E gjithë historia është histori reale për zonjën, jo për neve. Nëse nuk kemi një fjalë të mirë, më e mira është heshtja se sa gjykimi për jetën e saj.
    Faleminderit Tani për mundësinë e dhënies së një opinioni.

    Jozef Radi – Linda Bellova Bebeti
    Ky ishte edhe qëllimi i kësaj bisede… Linda kishte nevojë ta dëgjonte dikush, ta kuptonte dikush, ta lexonte dikush… çdo njeri që merr guximin të gjykojë pse-të e saj është jashtë çdo vlere humane… Ajo kishte nevoje dikush ta mbështeste në dramën e saj… Unë u përpoqa që e vërteta e saj të ishte relative, mbasi ajo ka përfunduar së shkruari librin e jetës së saj… Ndërhyrja juaj sqaruese është mbështetja më e fuqishme, e një shtrese që e ka pasur diktaturën në familje, dhe janë marrë vetëm me favoret që iu ka dhuruar ajo. Linda ka punuar dhe ka luftuar me veten për ta artikuluar të vërtetën e saj dhe ky është një hap tejet cilësor për një shoqëri që nuk është marrë kurrë me traumat e saj… Ju falenderoj për këtë ndërhyrje nga më dinjitozet…

    Linda Bellova Bebeti – Jozef Radi
    Të bësh publike histori të vërteta për njerëz që kanë mbijetuar trauma të tilla, nuk është kollaj nëe botën që jetojmë. Ju lumtë pena dhe kurajo për ta paraqitur sa me realisht atë çka zonja Linda ka dëshmuar, e më pas ka konkluduar dhe ka luftuar ta bëj të ditur publikisht. Kjo dëshmi e saj është shumë e fuqishme, është një zë i fortë për gjithë ato të mbijetuar/a nën dhunën familjare dhe për më keq akoma nën regjimin komunist (që pak e besojnë, se gjithmonë rregjimi ka trumbetuar/ propaganduar moralin, një fasadë- prezencë falso të rreme, atë të familjes së shëndoshë). Më duhet të sqaroj, nuk them që të gjitha familjet kanë qënë të tilla, po ekzistenca e dhunës në familje ndaj gruas, fëmisë ose të moshuarve, ka qenë njëlloj siç ekziston në të gjitha vendet e tjera të Botës. Sa më shpejt t’i pranojmë si shoqëri, aq më shumë influencojmë pozitivisht në shërimin e individit dhe të shoqërisë. Uroj, që libri dhe shkrimet publike të jenë fillimi i shërimit të saj.
    Forca dhe kurajo, Linda, ti do ja dalësh. God Bless!

    Linda Miloti – Dear Linda Bellova, As you can read from my intervievv, I am not in denial vvith my trauma at all, my vvriting does demonstrate it. I have been trying to come to terms vvith my ovvn being but my childhood is hunting me because a death is in betvveen, hope you have read it accurately.
    I vvish your childhood ëas a happy one. God bless you too.

    Linda Bellova Bebeti – Linda Miloti
    Zonja Linda, më fal e keni keqkuptuar kujt i drejtohem për gjendjen në “denial” (është për disa individë – komentues). Ti nuk mund të hysh në atë grup, se ti je ajo që po i bie kësaj këmbane të fuqishme, të të dëgjoj gjithë Bota! Respekte! I Hear you and I feel you! Më pëlqen shumë foto me kalë që keni venë në profil, dhe të uroj që ashtu i fuqishëm të jetë dhe çlirimi yt nga kjo traumë e jetës. Keep strong and sending many Blessings your vvay

    Linda Miloti – Thank you Linda. I really appreciate your empathy.

    Linda Bellova Bebeti – Linda Miloti
    You’re very vvelcome!

    Tasha Duriçi
    Nuk kisha durimin e duhur ta mbaroja..!!!
    Një fëmijë nuk gjykon kështu… nuk duhet ky mllef. Le të jenë të këqinjtë e botës, janë prindët e tu zonjë. Një shije të keqe më la!!

    Artan Gjyzel Hasani – Tasha Duriçi
    Prind quhet ai qe të rrit me dashuri dhe jo me tortura! Prindi abuzues deri në krim edhe ndaj fëmijëve të vet e ka humbur të drejtën morale prindërore! Nuk ka prind në atë rrëfimin e dhimbshëm, por ka veç fëmije të dhunuar e torturuar fizikisht dhe psikologjikisht nga dy monstra të llojit të vet …
    Je komplet paragjykuese e së vërtetës së dikujt që as e njeh dhe as dëshiron ta njohësh. Më e pakta që mund të bëjë dikush është të heshtë kur nuk i pëlqen e vërteta e një tjetri. Ti mikja ime po e fyen viktimën vetëm pse ashtu të pëlqen! Ti nuk mund të paragjykosh dhimbjen e një tjetri. As ti, as unë e askush! Çfarë te çuditi në këtë rrëfim? Fakti që ekzistojnë prindër monstra? Apo kurajoja e viktimës për të klithur?

    Tasha Duriçi – Artan Gjyzel Hasani
    Unë ty të du fort. Por ne të gjithë pak a shumë jemi pjesë e asaj kohe të ashpër. Im atë ishte ushtarak por kjo nuk e ndaloi të jetë dhe i butë me ne 6 fëmijët. Nuk ka prind të tillë si të kësaj zonje. Mirë njeri prind ishte disi i ashpër por të dy???Edhe universi është ndërtuar në dualitetin e të kundërtave jo më një familje. Edhe Zigmund do ta kishte zili një histori të tillë. Të gjithë po të duam mund t’ua faturojme prindërve dështimet ose pakënaqësitë tona, por s’e bëjmë sepse kjo është goditje e ulët ose në brez e poshtë si i thonë. Nuk e di… Duket disi si e sëmurë… Ndjesë!

    Dasila Baboci
    Fakti që mund të riprodhohen, nuk i bën prindër, “qeniet njerëzore…” dhe nuk jam e sigurt nëse mund ta përdor emrin e dytë në togfjalësh!
    Kurajo dhe integritet i jashtëzakonshëm i Lindës dhe vëllait të saj!

    Tasha Duriçi – Dasila Baboci
    Mike ne në Dibër i themi as dy të mirë, por as dy të këqinj nuk bëhen bashkë(çift). I miri mban të keqin, mirë i ati zi po dhe e ëma ziiii??? Mëmësia është hyjnore… Sado e ashpër nëna është nënë. Edhe e keqja dhe e mira janë relative e jo absolute!

    Tasha Duriçi – Artan Gjyzel Hasani
    Eshtë e drejta ime të mbaj anëshmërinë time. Kush ka guxim të bëjë publike gjëra të tilla duhet të ketë guxim të pranojë dhe mendimet kundër. Nuk mund t’u dhimbsesh dhe as t’u pëlqesh të gjithëve kur prek tema të tilla aq të ndishme. Kur ajo flet ashtu për ato që e lindën dhe e rritën pse unë duhet ta kursej gjuhën me këtë zonjë?? Ty Artan të përshëndes dhe të çmoj shumë! Zoti ja lehtesofte shpirtin dhe faljen asaj gruaje!

    Ikbale Spahiu – Artan Gjyzel Hasani
    Eshtë plotësisht e besueshme, nuk ka fëmijë që të akuzojë prindin pa arsye. Ashtu i bëri ai sistem njerëzit e dobët, monstra. Autorës i uroj jetë të qetë!

    Tasha Duriçi – Ikbale Spahiu
    Mos i përgjithëso të gjithë, pse Artan Gjyzel Hasani ka aq nostalgji e dashuri për prindërit? A nuk prindëruan në atë sistem dhe prindërit e tij? Por një fëmijë i mirë sheh dhe çmon çdo vlerë të prindit të tij dhe është mirënjohës. Ishin pikërisht prindët që me dashurinë e dhënë nuk lejon që sistemi të na bënte mostra. Ka veç terr në këtë rrëfim ncek ncek. Veç viktimizëm, me dhimbset kjo grua.

    Kozeta Gjika – Tasha Duriçi
    Na qenke dhe e lexuar, më zhgënjeu komenti yt…!

    Ikbale Spahiu – Tasha Duriçi
    Ne nuk mund ta gjykojmë, sepse janë prindët e saj. Duket që ka brenga të medha, të prindërosh nuk varet nga sistemi!

    Hortensia Haxhiademi Pellumbi
    Bota, është e mbushur me prindër kriminelë – që nuk kanë asnjë të drejtë të jenë prindër. Portreti i prindit nuk vendoset gjithnji në një kornizë të ngurtë të krijuar që me Adamin & Evën. Ka, nga të gjitha llojet e sojet e sojsëzët. Po habitem. Si mos kesh durim për dhimbën, por nga ana tjetër të tolerosh bishat? Thjesht sepse nji moment – i përcaktoi prind?! Fjala Prind – është hyjnore. Duhet të jeshë i tillë dhe ta meritosh!!!

    Emrie Skuka – Tasha Duriçi
    Kujtoje pak Enverin me Nexhmien! E kisha fjalën se si u bashkuan dy monstra e në shpirt kriminela.

    Emrie Skuka
    Nuk ka lidhje. Ato ishin diktatorë për popullin por për fëmijet e tyre jo. Tjetër se njeri djalë nuk ua fali gabimet me popullin .

    Tasha Duriçi – Emrie Skuka
    Mos hiq vija paralele se nuk ka, mes dy rasteve. Ato ishin diktatorë për popullin jo për fëmijët e tyre. Enveri nuk thoshte mos doni fëmijët tuaj… Le bre. Unë po i jap mundësinë të mbajë dinjitet kësaj zonje e mjaft u viktimizue. Çdo njeri është i gabueshem por prindi është më pak se të gjithë.

    Miranda Shehu Xhilaga
    Tasha, lexoje me kujdes, njeri monster, tjetra injorante (në kuptimin që nuk ka ditur të bëjë më mirë se çka bërë, në kuptimin që e ka patur edhe më frikë të shoqin se fëmijët e saj…)
    Egzistojnë Tasha, egzistojnë!!

    Tasha Duriçi – Dasila Baboci
    Aty ju ka terr, patjetër ka dhe drite. E vërteta nuk është vetëm e njëanshme. Në ka qenie më të pambrojtur kur rritën fëmijët, ata janë prindët.

    Dasila Baboci
    Ka plot çudira në këtë botë…

    Albana Meta
    Në këto ditë karantine kam rilexuar At Zef Pllumin “Rrno me tregu” dhe Petro Markon “Interviste me vetveten” me këtë që lexova nga zonja, po kuptojmë edhe anën tjetër të medaljes…
    Njerëz sadiste, pa humanizëm, krimenelë që nuk u dënuan kurrë!

    Linda Miloti
    Albana, Nëse ke lexuar librin e At Zef Pëllumbit, nuk e ke ndeshur edhe emrin e Xhevdet Milotit? Zefi pikërisht në atë liber flet për të.

    Albana Meta – Linda Miloti
    Ndaj e përmenda. Ju përgëzoj dhe admiroj për forcën që keni treguar zonjë e nderuar! Sepse jo gjithkush arrin t’i fitojë luftërat e brendëshme

    Lindita Lekaj
    Uauuu rrëfim shumë i fortë që të le pa fjalë ke kurajon të shërosh veten dhe të flasësh hapur për tmerrin që ke jetuar. Të falenderoj nga zemra dhe të uroj që të gjeshë paqe e lumturi shpirtërore!
    Faleminderit Lindita.

    Zeqine Droboniku – Lindita Miloti
    Lindita e dashur… e lexova me “një fryme “tregimin tuaj aq të sinqertë e dalë nga goja e një zonje fisnike. M’u drithërua trupi e shpirti; u emocionova dhe u trishtova nga vuajtjet tuaja, me një fëmini të mohuar. Dhe sikur të mos mjaftonin këto ndodh dhe humbja e vëllait. Sa shumë shoqe kanë histori të ngjashme me tuajën, por u mungon kurajua tënde. Duhet të flasim, por për këtë duhet guxim, kurajo qytetarë dhe emancipim si dhe një tavolinë ku të mblidhen për të folur. Zoti të dhëntë durim, ti zbutësh sadopak këto vuajtje të jetës tënde!Respekt për ty e dashur.

    Linda Miloti – E dashur Zeqine, Faleminderit shumë për komentin tënd. Në fakt qëllimi i kësaj interviste të menduar nga Jozef Radi nuk ishte vetëm insistimi im për të treguar të vërtetën e vëllait tim të dashur, Agroni Miloti dhe dëshira ime për të demaskuar krimet e familjes time, por edhe për të inkurajuar çdo njeri që të gjejë forcën për të demaskuar të keqen, sepse e vërteta triumfon gjithmonë, edhe pse me vonesë. Rëndësi ka që seicili të gjejë forcën, Ky është qëllimi social i kësaj interviste. Kjo çon në progres dhe të jep liri. Bota bëhet më e bukur për t’u jetuar në ndershmëri e me ndjenja.

    Ardian Radovicka
    E nderuar Lindita, ne në Kanada kemi një shprehje “You made my day”. Intervista juaj i ngjan një “operacioni që ju i bëni vetes pa narkozë”. Unë jam i mendimit që është pikërisht ky operacion i munguar i shoqërisë shqiptare që na ka mbajtuar sot e kësaj dite të pa çliruar plotësisht nga diktatura. Respekt.
    Faleminderit Artan që e ndave një intervistë brilante dhe unike si kjo.

    Ina Mahja
    Faleminderit që na njohët me këtë shkrim kaq rrënqethës e që njëkohësisht na prezanton me aftësitë e atij sistemi të tmerrshëm për të tjetërsuar shpirtrat e njerëzve deri në të tilla dimensione!

    Linda Miloti – Faleminderit Ina.

    Drita Kolndreu – Sikur nuk më rrinë bashkë fotoja me prindët me shkrimin… Gjithesesi nuk jam këtu për të gjykuar.

    Anjeza At-Gjergji – Drita Kolndreu
    Në foto me prindërit është e motra. (Nëse e kam kuptuar drejt komentin tënd.)

    Linda Miloti – Po, e ke kuptuar drejt.

    Drita Kolndreu
    Ndjesë për keqkuptimin znj. Linda! Histori shumë e rëndë. Nuk ma kap mendja këtë lloj marrëdhënie në familje. Uroj të keni gjetur qetësinë, sepse falja është shumë e vështirë. Uroj më të mirën për ju!

    Linda Miloti – Faleminderit Drita. Foto është vënë për të treguar Xhevdet Milotin në Itali si zotëri ndërsa askush s’e dënoi.

    Bamir Bebeziqi
    E lexova shkrimin. Eshtë shumë i guximshëm. Ngjarje të tilla a kanë egzistuar? Me siguri që po, por duhet guxim të dalësh publikisht e t’i demaskosh. Në Shqipëri, është tabu të kritikohet prindi, megjithëse mund të ketë qenë abuzues, i dhunshëm, imoral…

    Joi Da
    Duhet një kurajo prej fisnikësh të hedhësh dritë mbi të vërteta kaq të dhimbshme! Komplimenti Zonjës!

    Linda Miloti – Faleminderit me gjithe zemer Joi.

    Irena Jakova
    E lexova deri në fund dhe sigurisht u trondita shumë për fatin kaq të dhimshëm… Dy prindër të bashkuar në një errësirë të tejskashme të genit njerezor! Manjakë të krimit dhe kënaqësisë pas tij… Një film jete nga më të hidhurat që kam ndjerë..
    Nuk janë të lehta riparimet e nderuar Lindita… por mua do të më ngelesh përjetësisht në mendje.
    Të uroj të kesh vetëm gëzim që sa do pak t’i vesh një mbulesë të hollë kësaj tragjedie të jetës tuaj..
    Faleminderit Artan!

    Ilirjan M Nazeraj
    Vërtet duket e pabesueshme, sepse e tillë është Diktatura që u instalua në Shqipëri.Tregon dhe njëherë më së miri domosdoshmërinë e Hapjes së Dosjeve. Eshtë proces i vështirë, por këtu do të rifillonte një Demokraci reale. Të njheshin, pranoheshin se paku krimet e Komunizmit, absurditeti Viktimat i kanë falur, por ata se pranojnë sepse duan ende të veprojnë, e ketë duhet së paku të bënte hapja e Dosjeve. Falenderim për kurajon dhe sinqeritetin e Zonjës.

    Ani Michelle
    Tek rrëfimi i Lindës gjej shumë personazhe që kam njohur të ngjashëm me prindërit e saj, por vdekja e vëllait nuk besoj të mos i prekte fare prindërit e saj. Vetëm aty më duket pak esagerato ose e përshkruar me nota të errëta. Gjithsesi e përgezoj për kurajon. Linda më duket si ata persona controverse që dhe bota i ka të rrallë. Shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë, si Linda!

    Linda Miloti – Faleminderit Ani për komentin tënd. Intervista ime tregon vetëm fakte. Çdo gjë është e dokumentuar me fakte, çdo gjë ka ndodhur dhe unë jam dëshmitare. Ishte dëshmitar vëllai im i shkretë por atij ia mbyllën gojën. Mamaja ime nuk më ftoi në vdekjen e babait tim. Edhe ky është fakt, por çdo gjë do të jetë më e detajuar në libër sepse intervista po dilte shumë e gjatë. Nuk ka ndjenja e nuk ka inate, vetëm fakte.

    Enkel Eda
    Nuk e besoj fare këtë histori. Më duket si Liljana, nusja e djalit te diktatorit bëri qejf sa ishte komunizmi dhe pastaj na doli se kishte vuajtur shumë, edhe sadisti më i madh fëmijët dhe familjen i ruante si sytë e ballit, tjetër nuk flitet me urrejtje për prindin, sikur ç’të jenë… Ky shkrim më duket më shumë si mbrojtje se sa si sulm!

    Emrie Skuka – Enkel Eda
    Mbrojtje nga kush? Ajo jeton jashtë e nuk ka nevojë për asgjë. Ndoshta ndërron edhe mbiemër!

    Enkel Eda – Emrie Skuka
    Mbrojtje e kisha në kuptimin figurativ.

    Agim Shahu
    S’të le as pa fjalë e as pa frymë, ky lloj kallximi që s’është as analizë e as vujteshmëri, por është një tendencë për t’u veteetiketu si viktimë, mbasi në atë moshë nuk e ditke se çfarë ishte roli hetuesit, është vajtim ironik i gjithë kallximi tënd. Gjithesesi, e harxhova kohën kot t’u lexu inate të mrençme njerëzish të vegjël. Me vjen keq për keqardhjen e të tjerëve ndaj kësaj “viktime”. I takoj grupit të persekutuarve dhe megjithatë prap nuk më ngacmon aspak ky kallxim i përmasave të vogla!

    Zineta Neloj
    Vvovv nuk gjej dot fjalë, vetëm si ka thënë Linda Bellova Bebeti, o njerëz nqs nuk keni një fjalë të mirë… më mirë heshtni!

    Miranda Shehu Xhilaga
    Nuk vlen asgjë ndoshta, por të dërgoj një përqafim të gjate e të ngrohtë Linda Miloti…

    Fatma Fatma
    Z. Artan të falenderoj pa mase që më bërë pjestare në këtë intervistë që unë do ta quaja:(Homazh për jetët e pafajshme të hedhura në greminën e diktaturës:) E lexova me një frymë Lindita ka folur me zemër në dorë dhe rrallë e bëjnë, për mos të thënë që nuk e bëjnë fare! Ndoshta tingellon çuditshëm, por shpesh kur diskutojmë në rreth miqësor e kemi prekur dhe faktin, që merr një dipllomë dhe kalon disa provime e komisione, qoftë dhe kur merr një patentë. Bëhesh prind pa kaluar asnje vizitë mjekësore. Ka njerëez që nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhen prindër. Fëmijëria na ndjek në çdo hap dhe ne e ndjekim atë Kam ngelur pa fjalë nga sjellja e nënës me fëmijtët e saj. Duke marrë parasysh kohën dhe potencën e të shoqit do ta justifikoja sado pak, nëse mund të shprehem kështu që e vetme kur fëmijët ishin të vegjël nuk mund të reagonte ashtu siç donte. Vazhdimësia e hedh poshtë mendimin tim, pasi të dy ndjenin kënaqsi kur fëmijët e tyre vuanin. Kjo tregon për një psikopati të të dyve. Eshtë veti e kësaj sëmundjeje që ndjejnë kënaqsi kur të tjerët vuajnë. Nuk mund ta marr me mend dhe aq më tepër ta përligj sjelljen me fëmijët e saj. Ata kanë qënë sozi e njeri-tjetrit, pamvarsisht arsyeve i uroj Linditës duke i hedhur në letër këto mendime, me aq sa mundet të flakë edhe burgun dhe vrasjen shpirtërore të mundet dhe ti kërkojë rrezet e diellit për të ngrohur sadopak, shpirtin e copëtuar dhe zemrën e mallëngjyer! E përshëndes për guximin dhe tehun e mprehtësisë së fjalës jeta vazhdon!

    Linda Miloti – Faleminderit Fatma për kuptimin dhe solidaritetin.
    Qëllimi i kësaj interviste të menduar nga Jozef Radi nuk ishte vetëm insistimi im për të treguar të vërtetën e vëllait tim të dashur Agroni Miloti dhe dëshira ime për të demaskuar krimet e familjes time por, edhe për të inkurajuar çdo njeri që të gjejë forcë për të demaskuar të keqen sepse e vërteta triumfon gjithmonë, edhe pse me vonesë. Rëndësi ka që seicili të gjejë forcën, Ky është qëllimi social i kësaj interviste. Kjo çon në progres dhe jep liri. Bota bëhet më e bukur për t’u jetuar në ndershmëri e me ndjenja.

    Fatma Fatma – Linda Miloti
    E nderuar Lindita, që në rreshtat e para duket qëllimi juaj i guximshëm dhe njerëzor. Ato që ju i keni hedhur kaq natyrshëm në letër, do kërkonin punën e dhjetra e qindra ditarëve nëse do kishte. Meqë flasim për një kohë ku brezat bashkëjetojnë (pra janë në jetë ju i keni bërë një shërbim kolosal sociologjise dhe brezave ku secili gjen pjesën e vet, falë guximit tuaj ndoshta do guxojnë të flasin sadopak për jetët e tyre në vetë të parë dhe jo në vetë të tretë e uroj. Gjithsesi, ajo që ju rrëfeni, atë ka për qëllim. Duhet të jeshë mendjehapur pa komplekse, ta njohësh mirë veten dhe të tjerët që të rrethojnë për të bërë këtë veprim të paçmuar që bëtë ju nëse do ta quaj kështu! Respekte!

    Dashamir Nazifi
    Mirande… E shoh me kënaqësi dhe me shumë respekt përqafimin tuaj ndaj Lindës… I ke thanë të gjitha Mirandë… Përqafime..

    Ari Jetaa
    Po juve çfarë ndjesie ju ka lënë?

    Edmond Bejtaj
    E lexova. Sigurisht që ndjej dhimbje për autoren dhe uroj që t’i kalojë sa më shpejt traumat e pësuara në gjysmën e parë të jetës.
    Por kam vetëm diçka për të thënë në lidhje me ato çfarë ajo paraqet si shkak për traumat e saj:
    -Ndjesë të madhe për këtë që do them, por nëse gjithçka që thotë për prindët e saj është e vërtetë, mbase gabohem, por më duhet të them se arsyet e sjelljeve të tyre në familje, nuk janë të lidhura as me regjimin komunist dhe as me profesionin dhe detyrën qe ushtronte i jati. Pra ndjesë edhe një herë, nëse gabohem tek vlerësimi im.

    Artan Gjyzel Hasani – Edmond Bejtaj
    Rrëfimi i zonjës pikërisht këtë që thua ti dëshmon, ndryshe nga shumë xhahilë të diktaturës që me familjen e tyre silleshin si prindër të dashur, protagonisti kriminel i rrëfimit ishte i tillë edhe në familjen e vet. Pra dhuna i vinte xhahilit nga brënda qenies dhe e shpaloste pastaj nën alibinë ideologjike së cilës i shërbeu tërë jetës.

    Edmond Bejtaj
    Artan, kjo është një temë shumë delikate dhe e vështirë për t’u trajtuar. Sepse unë jam i sigurt që zonja në fjalë nuk do i gjykonte keq prindët e saj (veçanërisht të jatin) nëse ai do i trajtonte njerëzisht pjellat apo bashkëshorten e tij. Sepse ajo e pranon që ata as e kishin idenë se në çfare konsistonte puna e tij, pra si sillej ai në ambientin profesional, çfarë raportesh krijonte me kolegët, eprorët apo vartësit, e në fund çfare produkti krijonte puna e tij.
    Kështu që mesa shoh nga rrëfimi i saj, unë nuk e ndaj dot nëse asaj i vjen keq më shumë për veten si viktime e karakterit të të jatit, apo për viktimat e profesionit të të jatit.
    Kështu që me keqardhje, nuk i jap dot as krahasimin minimal me statusin e së bijës së Xhugashvilit.
    Im atë psh, ka qenë oficer i Ministrisë së Brendshme deri në vitin 67, e pastaj kaloi prokuror ushtarak derisa doli në pension.
    Ka qenë një burrë sa i ashpër aq edhe i butë, jo vetëm ndaj nesh, por ndaj kujtdo që ka pasur të bëjë me të. Nuk kam mundur ta gjykoj mbi produktin e punës së tij përsa kohë ishte në detyrë, por pas 90-ës më kanë ardhur opinione çuditërisht pozitive nga njerez që ai i kishte dënuar, pra një lloj respekti per përdorimin e butë të ligjit ndaj atyre që kish dënuar për vepra të ndryshme penale qëe parashikonte ligji i asaj kohe. Jam ndjerë mirë për këtë fakt, por kjo nuk ma ka lëkundur opinionin tim mbi diktaturën të cilës ai i shërbeu.

    Artan Gjyzel Hasani – Edmond Bejtaj
    Nuk është askund shfajsim për diktaturën, por dëshmi që diktaturën e mbanin gjallë jo vetëm delet e nënshtruara, por edhe xhahilët sui generis që me zellin e tyre tejkalonin shpesh edhe vetë ligjet e asaj kohe vrastare… Një amalgame e frikshme e genit vrastar të individit me ideologjinë vrastare sunduese…
    Po sigurisht në atë epokë ka pasur raste kur një mësues shkolle ka qenë më xhahil në zbatim të ideologjisë sunduese se sa një gardian burgu. Kam pasur një komshi poshtë meje, polic i burgut, një njeri tepër korrekt, që nuk i qeshte buza kurrë dhe me pamje si prej essesi. Perceptimi i qytetit ishte që ai ishte më i tmerrshmi dhe torturonte njerezit, por kur erdhi demokracia në zyrën e tim eti si sekretar i PD, vinin shumë letra falenderimi nga ish të burgosur pikërisht për këtë polic që jo vetëm ishte sjellë mirë me ta, por edhe u kishte bërë favore!

    Linda Miloti – Të lumtë Artan, Përkrahja jote dhe kuptimi yt i thelle i situatës time për mua është privilegj.

    Edmond Bejtaj
    Artan, diktatura i thyen, i shtron dhe nënshtron të gjithe pa dallim, të mirë e të ligj me rrulin e saj të përbindshëm.
    Neve apo botës mbarë, i është dashur rrëfimi i të bijës së Xhugashvilit për të treguar se çfarë ishte ai që frymëzoi gjysmën e botës me sistemin politik që përfaqësonte, se sa për diktaturën tonë e dimë vetëm se çfarë ishte ngaqë e jetuam të plotë. Kështu që rrëfimi i të bijës së Xhevdetit na vlen vetëm për të kuptuar se ka edhe njerëz si Xhevdeti, kaq.
    Keq më vjen për atë zonjën, por për kaq më vlen rrëfimi i saj.
    Artan,
    pikërisht pra. Sepse nuk e gjykojmë dot diktaturen nisur nga aktet e një nëpunesi të vogël të saj, por nga produkti që ajo prodhoi mbi një popull e mbi një shoqëri të tërë, të cilën e kemi nëpër duar e përpara syve gjithë ditën.
    Kështu që rrëfimi i zonjës, as i heq e as i shton dot gjë tablosë.

    Artan Gjyzel Hasani – Edmond Bejtaj
    arsyetimi yt është i pasaktë dhe cinik deri diku, për mendimin tim: Xhevdetet ishin Rregulli i atij sistemi, kurse ai komshiu im polic, babai yt dhe ndonjë tjetër ishin Përjashtimi. Pra nuk mund të relativizosh dhe minimizosh në kufijtë e familjes së asaj gruas të Keqen duke thënë që rasti Xhevdeti qenka Përjashtimi… Xhevdeti ka pasur në dorë fate dhe jetë njerëzish që i ka çuar në varr ose në burgje… Kanë një kontekst të pashmangshëm rrëfimet Uniku Të asaj gruas kurajoze që nuk ia ndryshojmë dot as unë e as ti…!

    Edmond Bejtaj
    Artan, e jo. Ajo grua mund të konsiderohet kurajoze, por unë për herë të parë dëgjoj për sjellje të tilla ndaj fëmijëve në një shtëpi normale.
    Xhevdeti ka pasur probleme të rënda të karakterit.
    Kemi degjuar dhe dëgjojmë të gjithë për njerëz problematikë, por ky është rast ekstrem.
    Artan, në varr të çonte diktatura, jo Xhevdeti.
    Ai kish në dorë të sillej si njeri ose jo në shtëpinë e tij, kaq. Ai nuk e beri, pastë faqen e zezë, se atij nuk i dhimbseshin pjellat e tij, çdo i dhimbseshin të botës.
    Kaq, se i rashe shume ne qafe.

    Kozeta Gjika – Edmond Bejtaj
    Ku paske jetuar ti? Në sa familje shqiptare ushtrohej dhunë ndaj fëmijëve? Nuk paske të zhvilluar fare aftësitë vëzhguese dhe perceptuese. Xhevdeti, paska qenë katil dhe shumë xhelat. Edhe unë ngela pa frymë, e ndjeva vërtet dhimbje për Linditën tonë. Padashur më erdhën në mendje mjaft burra, që nuk e di fare çfarë profesioni kishin, por në shtëpi ishin diktatorë me fëmijët e gruan. Sa burra, pinin e të dehur tapë rrihnin nënën dhe fëmijët. Mbaj mënd një komshiu im, ngrinte zërin e radios kur ushtronte dhunë në familje. Nëna ime ishte infermiere, një natë ai trokiti në derën e shtëpisë sonë, rastisi ta hap unë derën… Mbasi e pashë kush ishte fillova të uluras e ika me vrap poshtë tavolinës. Imagjino tek fëmijët e vet se çfarë traumash ka lënë ai. Për fat, iken në një lagje tjetër… U gëzova që s’do ishte më komshiu im… Pas shumë vitesh mora vesh, se e kishte hedhur gruan nga ballkoni. Më besoni, që edhe pse isha e vogël, kam një barrë të rëndë e them, pse askush nuk reagonte, nuk e denonconte… E lidh me sistemin, sepse mentaliteti i diktaturës, lejonte dhunën në familje. Për të drejtat e fëmijëve nuk fliste askush, në disa familje jo vetëm baba, por dhe axha kishte të drejta mbi “edukimin e fëmijëve” me shqelma. Kjo është një temë shumë tabu, prandaj e falenderoj Lindditën e zgjuar dhe kurajoze, i them se nuk ka qenë vetëm në dhimbjen e saj. E veçanta është se prindët e saj, paskan pasur një nivel profesional dhe ekonomik për të qenë më normalë… Çdo rast është i veçantë, por të lutem mos bëj sikur sapo dole nga këpurdha e s’e ke njohur realitetin e zymtë të asaj kohe….

    Edmond Bejtaj- Kozeta Gjika
    Unë kam jetuar në shtëpinë time, ku të jetoja tjetër?!
    Jemi duke folur për dhunën në familje apo për diktaturën?!
    Sa burra ushtrojnë dhunë sot në familje? Për shkak të sistemit komunist e bëjnë?!

    Lela Mirela – Edmond Bejtja
    Edhe unë do të bëja të njejtën pyetje “ku ke jetuar” Sepse shumica e familjeve që unë kam njohur kanë patur të njëjten dinamikë, ndoshta jo të këtij ekstremi (ose ndoshta edhe më keq se kaq), por dhuna ka qënë kryefjala. Sigurisht që kushtet ndikojnë monstrën që jë brenda.
    Në një ambient ku të flisje ishte turp, padiskutim që me pak do dihej e më shumë bëhej.

    Edmond Bejtaj – Artan Gjyzel Hasani
    Nëse është kështu, atëhere ky rrëfim është një shfajësim për diktaturën, sepse krijon përshtypjen e gabuar që krimet e saj ishin produkt i disa monstrave si puna e babait të kësaj.

    Artan Gjyzel Hasani – Edmond Bejtaj
    Kemi një vajzë të rritur nën dhunë familjare në epokë diktature. I jati i dhunshëm është hetues kriminel, por vajza nuk ka as kohë as mundësi të përsiatet në krimet e të jatit jashtë shtëpisë, mosha e saj e re në atë epokë dhe torturat brenda familjes i mjaftonin ta njihte faktin që ishte bijë e një monstre. Kur erdhi demokracia ajo mësoi shumë fakte vrastare nga karriera e të jatit, iu shkruajti shumë njerëzve që kishin në duar dosjet e sigurimit, iu shkruajti shumë gazetarëve dhe studiuesve të krimeve të komunizmit dhe kështu iu plotësua tablloja: babai i saj nuk paska qënë vetëm kriminel në familje, por edhe torturues i shumë njerëzve përtej shtëpisë në detyrën e tij të hetuesit. Dhe kështu doli ky libër…

    Ilir Kushi
    Më fal për komentin në këtë postim. Po e lexoja me vëmendje artikullin e Zonjës. Më vjen keq që do të vdesë me urrejtje për babanë e saj, fatkeqësi mos duash Nënën dhe sikur të ishte putana, injorantja më e madhe botërore, por kur përmendi Fritz Radovanin, një mësues në Burrel që dhe pse ka trajtuar fëmijë të vegjël me shijet që ai kishte, u transferua mësues në Shkodër dhe bënte shkollën e arteve Jordan Misja, kur kishte dy dajo në burg, fat?! apo spiuni personal i Xhevdet Milotit?! Të ishe me dy dajo në burg dhe akuzohesh në Burrel për trajtim fëmijësh dhe të dërgojnë mes Shkodrës mësues? Apo kur erdhi 1990-ta doli në pension si piktori ndërmarrjes zdrukthtarisë Shkodrës. Tani ti zonjë më thua mua që ti beson qurrashin spiun i sigurimit Fritz Radovanin dhe urren babanë tënd që në fund të ditës e kishte detyrë shteti dhe pse i shërbeu një sistemi diktature të egër? Më vjen keq se jetonke në dy shtete të kulturës dhe dijes. Të shkruajta pa dorashka se vetëm kështu di të shkruaj. Je njeri i çuditshëm. Zoti të ndihmoftë.

    Ledi Imeraj – Ilir Kushi
    A i lexove tmerret që ka kaluar ajo dhe vëllai e motra e saj?
    Fatkeqësi është që ajo iu desh të përjetonte një abuzim kaq të eger. Linda është burrneshë e vërtete.
    Nuk ka të drejtë njeri ta gjykojë atë që e ka hequr në trupin e shpirtin e vet.

    Ilir Kushi – Ledi Imeraj
    Zonjë jam larg prej gjykimit. Për një njeri që ka jetuar në perendim duhet të dijë që ka dhe në perendim punonjës administratës shtetërore që punojnë nga polic i thjeshtë e deri hetues. Gjykohet sistemi, një profesionist bën detyrën, qoftë dhe duke vrarë, ishte pjesë e sistemit. E ndalova leximin kur permendi “shumë të persekutuarin” Fritz Radovani, spiun pa lek i Xhemal Milotit. Ironike që zonja qetësinë shpirtërore na e gjetka tek karakteri Fritzit që përdhunonte fëmijë në Burrel si mësues dhe me dy dajo të stërvitur në Jugosllavi për të djegur Shqipërinë na u trsnsferoka mësues mes Shkodrës dhe vazhdonte shkollën e artit Jordan Misja. Të kishe dy daja të arratisur dhe dënuar për djegie të Shqipërisë dhe të punoje mësues mes Shkodrës dhe Shkollën Jordan Misja i bie të kesh qenë kryespiuni Shkodrës. Nëse zonja paska forcë të urrejë nënën e saj injorante dhe të gjejë qeësi shpirterore të tipat si Fritzat shqiptarë, me duket habia më e madhe botërore.
    Zonjë, çdo njeri ka individualitetin e tij, apo të saj. Prandaj them që ai sistem diktatorial privoj njeriun nga të drejtat individuale. Megjithate personalisht dhe Nexhmije Hoxha të ishte nëna ime do ta dashuroja me shpirt. Nuk gjykoj zonjën pse urren prindërit, por vetë ajo thotë që ishte injorante nëna, pra mungesën e dashurisë dhe abuzimi ishte nga injoranca, gjithashtu dhe mashtrimi vjen nga injoranca. Ne nuk duhet të gjykojmë kohën e mesjetës me metrin e revolucioneve kulturore që ka përjetuar perëndimi. Ndjej keqardhje për Zonjën me të vërtetë, por që t’ja lehtësojë ndopak dhimbjen e jetës dhe pse me një këshillim, jo gjykim është që prindërit aq dinin, është e lehte siç thatë ju të gjykojmë, por vështirë të kuptojmë traditat, zakonet, prejardhjen dhe psikologjinë e këtyre dy prindërve pse trajtuan fëmijët e tyre në këtë mënyrë 90% e shoqërisë shqiptare ishte injorante, e pashkolluar, dashuria në disa zona ishte si tabu, ku nuk lejohej t’u shfaqej fëmijëve, por edukimin e shihnin nëpërmjet dhunës. Shpresoj një ditë Zonja të kuptojë mentalitetin e asaj kohe me sot ku jeton në perëndim. Kaq kisha. Natën e mire, dashuria është arma më e mirë për të mposhtur dhimbjen.

    Enkel Eda – Ledi Imeraj
    Pse duhet ta besoj?

    Ledi Imeraj – Enkel Eda
    S’të detyron njeri ta besosh. Po nuk e besove vazhdo punën tënde. Ti ke intelektin tënd dhe beso atë që të thotë (intelekti). Unë e besoj për veten time sepse e di se çfarë procesi kalojnë femijët me trajtim abuziv fizik dhe mendor.
    Është koha të flasim hapur e t’u japim zë fëmijëve që vazhdojnë të abuzohen prapa dyerve të familjeve, e sidomos atyre familjeve me pamje perfekte nga jashtë. Ky nuk është vetëm problem i diktaturës.

    Enkel Eda – Ledi Imeraj
    Unë si ha këto të siguroj por më vjen keq për disa që mallengjehen nga lotet e krokodilit!

    Ledi Imeraj
    S’ka psikologji që thotë që të urresh prindin të bën të ndihesh e çliruar aq më tepër këtë zonjën e moderuar pas ’90.

    Ledi Imeraj – Enkel Eda
    E besoj dhe e kuptoj që është shumë e vështirë për t’u përjetuar një histori e tillë. Në fakt baza e psikologjisë është që të lejosh ndjenja njerëzore ashtu si janë pa gjykime, përfshirë ato besime kulturale si këto që shpjegon ti. Dhe ndjenja e urrejtjes është një nga ndjenjat humane që ka njeriu.
    E kuptoj që është e vështirë për të kuptuar traumën e një fëmije, për një njeri që ka patur prindër të ngrohtë. Gjithashtu është e vështirë për ta kuptuar dhe për një njeri që ka kaluar traumë të tille dhe e ka zhytur brenda vetes pikërisht për “arsyet” që shoqeria i ka paraqitur dhe e ka detyruar të mbyllë zërin duke e bërë me faj.
    Mendo këtë: si mund psikologjikisht t’i kërkojmë një fëmijë që abuzohet në mënyrë çnjerëzore që të mos ndjejë urrejtje? Le të përfytyrojmë pak se çfarë peshë i vëmë mbi krahë fëmijëve që kalojnë situata të vështira.
    Dhe për më tepër, le të mendojmë se çfarë presioni mendor i vëmë një famije duke ia mbyllur gojën.
    I them këto fjalë me respekt e me dëshiren për të edukuar brezat tonë për peshën e rëndë që kalojnë fëmijët dhe të rriturit e abuzuar.

    Ledi Imeraj – Ilir Kushi
    Faleminderit për sqarimin, dhe informacionin. Unë nuk po flisja në drejtim të informacionit. Por në drejtim të të drejtës për të urryer nënën abuzive. Nuk kemi të drejtë te gjykojmë apo dhe krahasojmë: sido në çfarë periudhe kanë ndodhur abuzimet. Abuzimi në familje është traumë shumë e tmerrshme dhe e dhimbshme. Po ashtu dhe abuzimi prej dikujt me rol autoritar.
    Sa për informacionin, shpresoj që Linda të bëjë apo të ketë bërë kërkimet e hulumtimet e drejta në lidhje me këtë person.

    Drita Kondo
    Uau… Një rrëfim i tmerrshëm… dhe kurajoz!

    Linda Miloti – Faleminderit Drita.

    Linda Miloti – Të lumtë Artan, ti e ke lexuar me shumë vëmendje, e ke kuptuar shumë mirë situaten time dhe sidomos, thelbin e intervistës që është jo vetëm demaskim me fakte (jo me inate) por edhe qëllimi që ti shërbejë të tjerëve për t’i nxitur për të luftuar të keqen e jo për ta mbajtur mbyllur atë. Pra ka edhe një qëllim të fortë social kjo intervistë. Bota është më e bukur kur çlirohesh nga e keqja.

    Erl Kodra për Linda Miloti

    Erl Kodra
    Ju kurrë nuk keni lexuar diçka të ngjashme…
    Ju lutem njerëz, vetëm ndaloni disa çaste dhe lexoni historinë më të jashtëzakonshme, por njëkohësisht më të tmerrshme, në kufinjtë e të pamundurës.
    Dhimbja tejkalon perceptimin dhe imagjinatën, duke shkuar në limite të panjohura më parë.
    Respekt të thellë për kurajën e Lindita Milotit!
    Faleminderit Jozef Radi

    Linda Miloti – Faleminderit Erl që e ke sjellë intervistën në profilin tënd. Respekt për ty!

    Ermal Balla
    Tmerr, respekt për këtë zonjë,
    Sa e sa ngjarje të ngjashme ku fëmijët. U vunë në linjë me këta prindër, e sot e kësaj dite vazhdojnë

    Linda Miloti – Faleminderit Ermal

    Ermal Balla
    Kam parë, fëmijë apo të afërm të nazistave që distancohen nga prindët, gjithmonë kam menduar si nuk doli një në Shqipëri ta bëj këtë, dhe ja, m’u plotësua një dëshirë.
    Faleminderit!

    Esmeralda Frashëri
    Më duket e tepruar kjo intervistë, e dhënë dhe më duket se është nisur më shumë nga interesant mbi pronë, nga e cila e kanë përjashtuar, se për të tjerat duhej të fliste më parë.

    Linda Miloti – Lexoje me vëmendje Esmeralda. Nuk gjykohet një intervistë nga një rresht.

    Esmeralda Frashëri – Linda Miloti
    Më vjen keq por kështu e mendoj, pa të fyer ty. Ndofta e kam të gabuar, se jam një grua jo në moshë të re, por sjellja e prindit deri në atë pikë, më duket makabre, sidomos e Nënës. Megjithëse në botë i kemi parë të gjitha këto lloj sjelljesh, sidomos sot që informacionin e kemi të shumtë!

    Linda Miloti -Esmeralda, sigurisht sepse nuk je në moshë të re por edhe sepse mentaliteti i shqiptarit është që prindi të ka bërë kokën. Po prindin kush e gjykon?

    San Sani
    Bo bo, s’kam fjalë! Tmerr, tmerr!

    Shpresa Kokonozi
    Tmerr i përjetuar nga prindër mostra.

    Edi Hali
    E kam menduar gjithmonë. Fëmijët e këtyre shërbëtorëve të mjerë të atij sistemi të ndyrë, sot janë mbrojtësit më të zellshëm të asaj trashëgimie. Rasti i kësaj vajze, duke qenë ekstrem, si rast jo i zakonshëm, e përforcon rregullin.

    Artur Qerimi
    Ky është ekzakt komunizmi apo siç thuhej në ato kohë Shqipëria socialiste… Një person që pati fatin të njihte perëndimin para viteve ’90, sapo u kthye prej andej, përdori një shprehje gjeniale me njerzit duke i etiketuar kështu komunistat… komunistët janë një lloj kafshe që hanë këlyshin e vet… kjo është historia e Linditës…

    Linda Miloti – Faleminderit Artur

    Artur Qerimi – Linda Miloti
    Të përshendes… Kjo nuk është historia e sjelljes së dy prindërve me fëmijën e tyre… kjo është sinteza fundekrye e sistemit makabër komunist, ku të gjithë ishin kundra të gjithëve… kështu ishte ndërtuar ai sistem poshtrues e ç’njerzues… Ai shiste fallsitetin sikur njerëzit e donin njëri-tjetrin, por në fakt ata i fusnin thikën pas shpine njëri-tjetrit dhe pastaj sundoheshin fare lehtë nga krimineli në krye të piramidës gjakatare… Kështu u përçudnua ky popull i mjerë dhe i paditur…

    Stoli Sadiku
    Si e pabesueshme një marrëdhenie e tillë e vajzës me të dy prindët sa të rrojmë do dëgjojmë! Prekja e interesit i nxjerrka të gjitha!

    Linda Miloti – I nderuar Stoli, dy rreshta nuk e bëjnë gjithë intervistën e sidomos gjithë jetën. Përpara se të komentosh ulu lexojë mirë. Nëse flet sa për të folur sepse karantina të ka mërzitur, do me vijë pak keq.

    Stoli Sadiku
    Zonjë, nuk se më intereson shumë! Eshtë historia jote, është jeta jote, janë prindët e tu! Më erdhi keq për humbjen e vëllait tuaj. Ngushëllime po një mllef një urrejte e akumuluar ndër vite e që shpërthen kur preket interesi nuk është mirë as për ty Sa për karantinën unë nuk e vuaj fare sepse është domosdoshmëri për t’u mbrojtur nga armiku i padukshëm për mua e për ty! Te uroj shëndet!

    Linda Miloti – Faleminderit për ngushëllimet Stoli.

    Flamur Hoxha
    E rilexova, një rrëfim tepër i dhimbshëm! Bravo Lindita!

    Linda Miloti -Faleminderit Flamir

    Nazmir Bilani
    Kam pasur edhe raste të tjera kur kam lexuar për prindër-mostra.
    Shpesh vras mendjen ishte sistemi dhe puna që bënin që i shëndr

  4. Arta Lapi
    E pa imagjinueshme. Bravo Lindita. Kjo është force karakteri.

    Linda Miloti – Faleminderit Arta Lapi

    Eqerem Deliu
    Histori e fortë, se kisha menduar që një fëmijë i atyre qelbesirave të arrinte të demaskonte kaq fort… dhe kur në qëndër të demaskimit të jetë babai, nëna e saj… Ky ka qënë sistemi komunist i yni me gjithë të zezat e veta duke i kthyer në vegla qorre nëpunsit e vet që për lavdinë e vet s’pyetnin as për fëmijët e tyre… Lindita ka treguar një karakter të fortë me këtë rast dhe meriton respekt maximal..

    Linda Miloti – Faleminderit Eqerem.

    Eqerem Deliu – Linda Miloti
    Më vjen keq që je e detyruar të denoncosh… por shpresoj që kjo gjë te ketë qetësuar e ngushëlluar sadopak! Të uroj gjithë të mirat!

    Linda Miloti – Po Eqerem, fakti që po e ndaj dhimbjen dhe denoncimin me ju, reagimet pozitive të të gjithë shqiptarëve ndaj intervistës dhe sidomos, fakti që kjo do të shërbejë për të inkurajuar forcën e denoncimit, për mua është një fitore.

    Arta Hamiti
    Faleminderit Erli! E lexova me shumë vëmendje, histori e dhimbshme por që disa nga segmentet e saj kanë qënë përjetim për shumë familje të kësaj kategorije. Mënyra e të treguarit, për mua është brilante, mbi të gjitha i ka qëndruar besnik së vërtetës. Për brezat e tanishëm që nuk e përjetuan diktaturën kjo histori duket e pabesueshme, do doja më së shumti që këta ta lexonin, dhe ta kuptonin se ç’don me thanë të jetojë një jetë të censuruar, brenda dhe jashtë familjes.

    Linda Miloti – Ke të drejtë Arta. Ky është edhe qëllimi i kësaj interviste. Faleminderit

    Mark Marku
    Kam gati një orë që po e lexoj me shumë vëmendje intervistën, më ka dhembur shpirti për tmerrin që paska kaluar kjo zonjë, respekte Lindita Miloti dhe Zoti të bekoftë familjarisht!

    Linda Miloti – Faleminderit Mark per kohen tende dhe konsideraten tende.

    Lora Lila
    Babanë tim kurrë nuk do ta ulja në FB… Do ta përbuzja pa ia thënë kërkujt… as fëmisë tim… Do t’i dërgoja mesazhe dhimbjeje asaj shtrese të nderuar të ish të persekutuarve politikë… dhe do ta mbyllja me kokën e ulur… ngushëllime për vëllanë tuaj… Histori e rëndë…

    Linda Miloti – Dallimi mes meje dhe teje e dashur Lora është se unë kokën e mbaj lart. Faleminderit për ngushëllimet.

    Luiza Cjapi – Linda Miloti
    Bravooooooo! Të kam xhan o Flori!
    Po… vallai të jeshë krenare për veten tënde, se çdo njeri është përfaqësues e vetes dhe dinjitetit të tij respekte pa fund mike zoti ju ndihmoftë inshaallah!

    Agron Turdiu
    E pabesueshme! Ngushëllime për vëllanë!

    Linda Miloti – Faleminderit Agron Turdiu për ngushëllimet dhe përkrahjen.

    Arian Shehu
    Ju lumtë për kurajon, nuk është e kollajshme ta zhveshesh prindin në publik, shpresoj që fëmijë të tjerë në të njëjtin pozicion ta bëjnë këtë që bëtë ju. Këto intervista apo libra do edukojnë kombin mendoj.

    Linda Miloti – Faleminderit Arjan, ky është qëllimi i intervistës.

    Arian Shehu
    E megjithatë Linda
    nuk arrij ta kuptoj se si disa nga komentuesit lexojnë vetëm fjalët, pronë apo testament, e nuk arrijnë të lexojnë, imagjinojnë e në fund të kuptojnë gjithë procesin psikologjik që ka ndodhur nga Linda fëmijë deri të paktën ditën e intervistës. Shpresoj që kur libri të botohet, të shitet edhe në Amazon.

    Linda Miloti
    Arian e di pse, sepse atyre as u intereson intervista, nxjerrin inatet personale, kapen tek ajo fjalë për t’u treguar superiore dhe të zgjuar.

    Qazim Hajdari
    Përshëndetje nga Nevv Yorku e nderura Linda. E kam lexuar tre herë intervistën tuaj duke i bërë pyetje vetes si mundet ky absurditetit njerzor dhe prindëror të marri këto përmasa… Keqardhje për të shkuarën tuaj, kjo nuk mund të imagjinohet, ju na i përcollët shumë origjinal duke na shokuar… Dhe njëherë dua të përgëzoj dhe do të inkurajoj dhe për shkrime të tjera që hedhin dritë në jetën tënde, vëllait të dashur dhe me bashkëvuajtës të tjerë. Uroj gjithë të mirat për ju!

    Linda Miloti
    Të përqafoj Qazim, për kohën tënde, për ndjenjat e tua dhe solidaritetin tënd. Mesazhi i yt vlen për të na bashkuar të gjithëve kundra dhimbjes dhe të na japë forcën për ta demaskuar të keqen.

    Agron Demi
    Një njeri i kompletuar ka qetësinë për të pranuar gjërat që nuk ndryshojnë… ka fuqi për të ndryshuar gjërat që mundet… dhe ka mënçurinë të bëjë diferencën… Lindita Miloti të përshëndes dhe zoti të bekoftë familjarisht… Ngushëllime për vllanë tuaj!

    Linda Miloti – Shumë faleminderit Agron Demi

    Panci Mimo
    Tepër e dhimshme drama jote, dhe ikja e papritur e vëllait tuaj. Ngushëllime!

    Linda Miloti – Shumë faleminderit për ngushellimet Panci dhe për ndjenjën tënde.

    Panci Mimo – Linda Miloti
    Nuk e di po duke lexuar m’u kujtua Kozeta e Viktor Hygoit vuajtjet e asaj fëmijë edhe pse është e kundërta ti ke qenë me prindët e tu që vetëm kështu nuk mund t’i quash.

    Ilir Goci
    Modele që kapërcejnë kufinjtë e imagjinatës.

    Linda Miloti – Faleminderit Ilir!

    Luiza Cjapi
    Zoti ju bekoftë!

    Linda Miloti – Rrofsh Luiza. Gjithe te mirat!

    Zana Qefalia
    O zot sa hapa sytë lexova këtë shkrim rrëfim llahtar. Respekt pa fund për ty moj vajze. Jam pa fjalë!

    Linda Miloti – Shumë faleminderit Zana

    Marjan Bunaj
    E lexova e natyrisht u rrënqetha. Jo se u befasova nga sadizmi i ushtruar pasi jam moshatar i Linditës e i kam përjetuar ato vite e kam njohur këtë kategori njerëzish që nuk ishin vetëm të këtij rrangu shoqëror por të të gjitha shtresave. Ajo që më befasoi ishte kurajo e Linditës për t’u vetanalizuar përmes shkrimit. Duke parë më qartë nuk e ndjenë më pak dhimbjen po mëson ta përballosh. Sot po lexoja një tentativë për të kthyer në opinionin publik figura që u ndërtuan në zyrat e propagandës komuniste si heronj e heroina (Injoranca e atyre që mbaruan ndonjë shkollë dhe e quajnë veten intelektualë arrin deri këtu) që janë antitezë e heroizmit të vërtetë që kanë përjetuar Linditat, Agronat etj. I uroj Linditës sa më shumë qetësi e kthjelltësi dhe paqe shpirtërore.

    Linda Miloti – I dashur Marjan, Faleminderit që përmende Agronat, Linditat etj dhe e përgjithësove dhimbjen. Ky ishte qëllimi i intervistës. Po, unë e kam kurajon dhe e kam vetanalizuar veten në detal, kam luftuar dhe luftoj çdo dite për të zhvilluar veten dhe dua të tregoj – siç shkruan ti – që duke e parë më qartë, mëson ta përballosh dhimbjen. Ky është mesazhi që unë dua të ndaj dhe që ti Marjan e ke kapur shumë mirë. Faleminderit!

    Marjan Bunaj
    Të përqafoj e të jam pranë mike numri shumës nuk kishte kurrfarë tendence malinje.

    Linda Miloti – Jo Marjan, kuptohet qartë që e ke shkruar me shpirt pozitiv. Unë ashtu e kisha kuptuar që pak a shumë, në shumë shtëpija kishte violencë.

    Besnik Doshlani
    Ça ishte kjo?! E pabesueshme!!!
    Lexojeni O Njerëz !!

    Linda Miloti – Faleminderit Besnik

    Nikolla Spathari
    Linda, je një grua e guximshme dhe e drejtë. Thirrja e gjakut nuk ta errëson të vërtetën dhe kjo nuk ndodh, në përgjithësi, tek njerëzit. Ndodh tek njerëz si ti, që nuk kanë frikë ta shohin të vërtetën në sy. Marrëzia e pushtetit kishte peshë mali mbi supet e popullit, sepse e zbatonin me egërsi ingranazhe të tillë njerzor, që e shtrinin dhunën deri në familje. Ti Linda je një ppersonazh drame, ku konflikti është i çuditshëm. Intervista të skalitet në mendje, vetëm të ngrihesh mbi pesimizmin për jetë, të cilin e shprehë diku. Të ngrihesh, me guximin që s’të mungon.

    Linda Miloti – Faleminderit Nikolla për komentin dhe mbështetjen tënde. Ideja e jote për një dramë është me të vërtetë me vlerë.

    Nga faqja Jonuz Kulla

    Jonuz Kulla
    Sa mirë do të ishte që të kishim shumë Lindita. Këta fëmijë të prindërve të njohur për krime ndaj njerëzve të pafajshëm do të ishte shumë mirë të vepronin si Lindita. Atëherë Shqipëria do të gjente paqe dhe stabilitet. Për fat të keq shumë nga këta fëmijë janë të ngjashëm me prindërit e tyre, e në mos më keq, kjo është arsyeja që vendi nuk ndjen qetësi. Pa u bërë publike krimet dhe pa u kërkuar falje me shpirt të pastër nuk ka qetësi.

    Linda Miloti – Faleminderit Jonuz që e kë sjellë intervistën në faqen tënde. Të lutem më bëj tag sepse më pëlqen komenti që ke lënë.

    Arben Doko
    Krimet duhen bërë publike, dhe ata që i kryen krimet, të dënoheshin.

    Pëllumb Sufka
    Le të shërbeje kjo ngjarje edhe për ndonjë Linditë tjetër për të shprehur të vërtetën. Pasi si kjo. Linditë e pafajshme ka me mijra në Shqipërinë e skllavëruar nga hetuesit gjakëpirësit e partisë komuniste.
    E çuditëshme! Përse psh fëmijët e diktatorit Mehmet Shehut i pranojnë dhe kërkojne falje për krimet e babait që ka bërë në kohë lufte dhe në kohe paqe. Po fëmijët e superdiktatorit Enver mugoshë hoxhës përse nuk kërkojnë falje si fëmijet e Mehmet Shehut. Për superkrimet që bëri në kohë paqeje dhe në kohë lufte. Kjo kupton dhe nënkupton se këta janë under the table në pushtet. Dhe populli tejet i varfër pranon një trastë me miell të skaduar që të votojë për këta gjakëpirësa. Që fëmijët që janë në mes të katër rrugëve pa asnjë shpresë të jenë më të skllavëruar se ata skllevërit e lashtë

    Nga Faqja e Rezart Palluqit

    Rezart Palluqi
    Një rrëfim pothuajse i pangjashëm prej një bije të një prokurori aq vrasës sa që nuk kursen as fëmijtë e tij. Kjo dramë duhet integruar në të gjithë tekstet e letërsisë së mesme në Shqipëri. Kujdesi dhe vëmendja që i ka përkushtuar Jozef Radi kësaj drame është fisnik por edhe kurues për shpirtin e lënduar në dimensione gjigande të Linditës. Unë e përgezoj Linditën për këtë sinqeritet kaq therës, i uroj thellësisht të gjejë çdo ditë e më shumë paqe me vehten e saj, paçka se nuk është e lehtë.

    Gentia Dimitrovski
    Një interviste reale, dhimbje dhe mllef sigurisht të kuptueshme për vetë konteksin e ngjarjeve të jetës. Uroj që z. Lindita të gjejë qetësinë shpirtërore të munguar. Asgjë nuk është e pamundur…
    Volere e Potere!

  5. Kjo intervistë e Lindita Milotit, e bija hetuesit dhe sigurimsit Xhevdet Miloti, që ka qënë pjesë e terrorit ekstrem në Shkodër e më gjerë, është nga rastet e rralla, kur diktatura rrëfehet nga brenda familjes. Asnjëherë s’duhet të harrojmë se diktatura dhe veglat e saj, ashtu siç shkatërronin jetën e e kundërshtarëve politikë, po ashtu shkaterronin edhe jetën e familjes së tyre… Rrëfimi i Lindës dhe denoncimi i saj është një shembull i pashoq… Ajo është pasqyra më kuptimplote se çfarë traumash kanë prodhuar këta bisha dhe pa asnjë dhimbje ia kanë përplasur jo vetëm shoqërisë po edhe fëmijëve të tyre…
    Mbështetje Lindës për kurajon e librit që ka shkruar, po edhe për këtë interviste të pashoqe në llojin e saj…
    jozef radi, 10 prill 2020

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.