back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024

Klithma… esse nga Frederik Ndoci

Gazeta

Frederik Ndoci
Frederik Ndoci

Klithma…

esse nga Frederik Ndoci

Çfarë ka pro e jo!?
Kur thërret Vatra e kur e meriton të thërrasin vatran!
A asht e njejta gja?!
Sigurisht ndryshon nga personaliteti që mbart mbi shpatulla, dhe jo aq shumë nga merita gjyshërish.
Tretem shumë vite hijes së rrugëve, dhe andrrat e mëmëdheut mbeten trastave,
e trastat mbeten plot ndër andrra, përcollëm shpirta të mirë, e pritëm lindje të përshpirtëruara që kishin frikë ringjalljen, e shpirtat tonë shkelur ndër fletët kurrë të pashkruara e shumë të lexuara, mbetëm ID përndjekjesh dhe objekte tehu luftënxitësish, përgjat shtigjeve nga na dërgoi lumi i demokracive indulgjente i mileniumeve gënjeshtare… e na veç qeshim me indiferentizmin e profetëve.
E profetët nuk u betuen kurrë për ardhmënitë tona, edhe pse gishtin tregues ia kishin drejtue qiellit, por me sytë e tyne të përvuejtun, të vërtetat fshehën jetëve.
Përgjegj’shmëria për me iu bashkangjitë nji vepre çfarëdo, asht ma s’pari, me justifikue emnin tand si person me një skuadër titanësh.
Ndërsa në rastin konkret, asht diçka tjetër, asht muzika që m’tingllon në shpirt, qysh kur faza perceptive kaloi n’unin tem, me u kthye n’nji uragan pjekunie, për me ba bashkë ulurimat e fenomeneve ma të tmerrshme të fundmijvjeçarit të dytë, nga ajka e pafajsisë intelektuale, e persekutueme, e vrame, e varun dhe e syrgjynosun padrejtësisht, nga diktatura ma e shëmtueme në Europë.
Kjo klasë intelektuale, e cila përbante krejt nji përqindje t’madhe t’nji qyteti, Shkodër në zemër të Europës.
Bijtë e xhonturqve, që flisnin shqip, me gjenocidin që i banë kësaj race nga ma të vjetrat në botë, kaloi cakun e dhimbjes hyjnore dhe hyn në rreshtat e një paraapokalipsi në bibël. Kur viziton sot qelitë, ku pamëshirshmënia xhelate shkyu sy e bloi eshtna, ku hangri gjak e più britma, shkeli lutje po nuk e mposhti qendrës, na shkruen tatto në zemrat tona, me lot amaneti!
Ah, këtu muzika e heshtjes ndër ato dhoma, e zbeh fuqinë e dufit kundër vetvehtes, për vitet që folëm me shpirtin tonë në heshtje e që heshtja dalngadalë u kthye në ortek,
Dodekafonia e “ah”-eve të tyne, bahet qiellore me admirimin tonë, dhe mbush me boshllëkun e heshtjes sonë të përjetshme dhe e kthen në mallkim, vetë heshtjen, këtë kopertinë që epoka po e quan demokraci, por që asht thjesht furia e dihamës së mbrame të xhelatit.
Muza e krijimtarisë, kthehet e brishtë, por stoike për t’ia ba shpirtin tonë si masiv plumbi sa ma konkret brezave që vijnë, e mundsisht sa ma të kjartë, se na të mbijetuemt, e ngritëm grushtin, sado vonë mbi “bijtë ma të errët”, të shekullit që kaloi.
.
Edvard Munch - Britma
Edvard Munch – Britma
Nuk e di, si do rrjeshtoheshin, në ditën e gjyqit tem, tanë arsenali i muzikantave të shekujve me kamxhik, tuj fshikullue shpirtin tem, nëse do jetë jo aq i aftë me pasqyrue admirimin dhe detyrimin e tij, aq shumë gjeni muzike do t’i turreshin, sa nuk do ta lejshin as Shën Pjetrin me ardhë afër, nëse nuk do të arrij te sipërfaqja e dukjes se aisbergut që kam në shpirt, ndaj kopertinës së vuejtjeve që kaloi qyteti jem… e jo ma, të ma mohojë i Madhi Zot dëshirën për me dhanë diçka pak, por që sinqerisht do zhgul edhe molekulën e fundit të aftësive të mia, për me knaqë askënd ma shumë, se detyrimin sublin që më ka plakë, qysh në të rijtë tem.
Të falemnderës mik, që jam pjesë penelatave të çdo qytetari me ndjenjë shqiptarore, në përcaktim për arsyen logjike. “Jo kot na lindi Zoti nga ai truell, për me u ba edhe tëvona, mozaik i mosharresës!”

.

16 mars 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.