back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Kohë dasmash – nga Gazmend Bakiu

Gazeta

Kohë dasmash shqiptare
Kohë dasmash shqiptare

Kohë dasmash

nga Gazmend Bakiu

Meqë është verë dhe kohë dasmash, m’u kujtua sot martesa e Llaqit.
Aty nga viti 1987, Llaqin e dinim thuajse të vdekur, sepse thoshte që kishte sëmundje të keqe. Mirëpo, papritur mësuam se do të martohej me Tonen, normisten tonë që zgjidhte hallet e gjithë ndërmarrjes, ngaqë prekej lehtë.
Super… Surprizë! Por si kishte ndodhur?!
Në vend të atyre pyetjeve standarde, që bëhen në kishë apo në bashki, Llaqi i sëmurë e kishte pyetur Tonen se sa miq kish pasur në jetë. Ajo kishte rënë në mendime se nuk i kujtoheshin të tërë dhe pastaj la nam duke qeshur me shoqet e punës.
Ky meditim mallëngjyes solli shërimin e Llaqit, martesën dhe dasmën më të bukur të ndërmarrjes tonë. Tenxherja kishte gjetur kapakun.
Kryetari i Bashkimeve Profesionale, Çeçua përqafonte cilindo që i dilte përpara, merrte e jepte urime: “Me trashëgime!” U gëzua, festoi e gjithë shoqëria dhe më gjerë.

Marre nga Muri i FB, Gazmend Bakiu

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.