Kokalarët dhe fusha e botimeve
Vesim Kokalari ishte pronari i librari-kartoleri “Venus”, e cila ndodhej në qendër të Tiranës së viteve ‘30 – ‘40. Ai ishte prodhues i shumë kartolinave ku janë fiksuar pamje nga qytetet e Shqipërisë, por dhe me tematika etnografike. Vesimi dhe i vëllai Muntaz ishin gjithashtu aksionerë së bashku në shtëpinë botuese “Mesagjerit shqiptare”, ku u prodhuan mjaft libra klasikë dhe të kohës. Aty u botua edhe libri i vëllait Hamit Kokalari, “Kosova djepi i shqiptarizmit”, në vitin 1943, si dhe dy librat e motrës së tyre Musine Kokalari: “Rreth vatrës” dhe “…sa u tunt jeta”, në vitin 1944.
Në foto, Vesim Kokalari, në librarinë e tij “Venus”.
Shkrimi dhe foto marre nga “Muzeu Kokalari” dhjetor 2024