back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kokfortësia e shifrave përballë tkurjes historike të shqiptarëve… nga Brunilda Ternova

Gazeta

Harta e trojeve shqiptare nën Perandorin Osmane 1880
Harta e trojeve shqiptare nën Perandorin Osmane 1880

Kokfortësia e shifrave përballë

tkurjes historike të shqiptarëve…

nga Brunilda Ternova

4 vilajetet me shumicë shqiptare
në kohën e pushtimit turko-osman
kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2,
që u humbëm dhe tani Shqipëria e Kosova
kanë së bashku rreth 39.600 km2

-Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 99. Abdyl Frashëri, “Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër“, fq. 100.
-Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.
-Në Luftën e vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët“, Vjenë 1996, fq. 56-58.
-Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare“, Koha, nr. 14/1991, fq.26,
-Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919-1920, do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913, zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu” 1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24.
Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2, që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin Turqisë, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq. 6.
-Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e Turqisë më 1913, i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pak se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503.
-Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.
Vetëm në Kosovë kontributi anti-shqiptar turk, në bashkëpunim me serbët ka qenë katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave, që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash, kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Genocidi ndaj shqiptareve 1912
Genocidi ndaj shqiptareve 1912

Programet kryesore famëkëqia ishin:

-“Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
-Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
-Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
-Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
-Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,
-Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te
-Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988.

Kështu që Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi, veçse zbatonin këto projekte e programe.

-Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve… në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllavë… Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2, që u humbëm dhe tani Shqipëria e Kosova kanë rreth 39.600 km2. AÇ

http://www.fjala.info/territori-kaq-i-madh-qe-humbem-nga-dashuria-per-turkun-e-islamin/
*Titulli ekzistues ishte: “Territori kaq i madh që humbëm nga ‘dashuria’ për turkun e islamin” titulli i ri shkrimit është i vendosur nga radiandradi.com.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.