Kolazh mendimesh për Medaljen e Artë Olimpike
Majlinda Kelmendi – Rio de Janeiro 2016
Anton Berisha
Puna, disiplina, përkushtimi, djersa – sinqeriteti e modestia përmes lotëve; kjo duhet të jetë rruga që duhet të ndjekë rinia shqiptare.
Fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët shqiptarë le të marrin shembull e mësim nga Majlinda Kelmendi!
Shpend Sollaku – Noe
Nuk më habiti medalja e artë e Majlinda Kelmendit. Ajo ishte favorite dhe ashtu ndodhi. E njihja si sportiste edhe më parë. Nuk është e para medalje e saj. Ka fituar botërorë dhe europianë. E pashë disa herë videon e asaj ndeshjeje. U ngazëlleva, u përlota. Pastaj e mblodha veten e ngrita gishtin e mesit për të gjithë ata që dikur pranuan një Shqipëri kaq të vogël, pa Çamërinë, pa Kosovën, pa Iliridën, pa pjesën tonë të lënë nën Mal të Zi.
Le tʼu mbeten monumentet, por edhe pengu, pse jo edhe turpi edhe i atyre që erdhën pas tyre, që na shitën kombin në emër të politikave kuqërreme; pse jo edhe të atyre që ngulin këmbë se kosovarët janë komb më vete. I zëntë buka. Tradhëtarë!
Kur nisi Himni i Kosovës nisa të qaj, por jo prej gëzimit. Dhe i bëra vetes pyetjen fatale: Si nuk ia bëmë “bam!” njëherë, kur bëhet fjalë për Bashkimin e Kombit?
Rita Ora
“Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë. Kjo më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare se kaq që jam kosovare! Vazhdo Majlinda Kelmendi, ne po bëjmë tifo për ty vajzë!”.
Rita Ora ka postuar edhe një fotografi të medalistes Majlinda Kelmendi, ndërsa është shprehur se sa krenare ndihet që është shqiptare, e veçanërisht kosovare.
Naime Beqiraj
Peja, e djegur e vrarë n’luftë, e masakruar nga kriminaliteti në trazicion, sot derdh lotët ma t’bukur për çika t’veta – shqiptarët ma t’sukses’shme n’botë!
Majlinda Kelmendi e Rita Ora – me babë e nanë pejonë.
Edhe Dua Lipa e Era Istrefi me gjene pejonësh, edhe Nora Gjakova!
Krenare me pejonkat!
Ilir Seci
Lexova diku se Ilir Meta kish thanë që do e presë ne Kryesinë e Kuvendit, Kampionen Olimpike: Majlinda Kelmendi…
Mirë ban me e pritë veç duhet me i thanë Majlindës mos ta bien me vedi medaljen e florinjtë…!
Arbër Çepani
Aktivisti i shoqërisë civile, ka deklaruar se xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendit, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios, i është refuzuar kërkesa për të marrë nënshtetësi shqiptare mbasi “Ministria e Sporteve të Shqipërisë, më 2008, kishte vlerësuar se Majlinda nuk është potencial për t’u bërë ndonjëherë sportiste kulminante!”
“Në 2008-n, shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare. Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë, që duhej të firmoste relacionin u shpreh: “Majlinda Kelmendi s’është potencial për t’u bërë ndonjë sportiste kulminante!”
Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rrugë informale, fal ngulmit dhe dëshirës së saj për ta patur atë me çdo kusht! Ndërkohë që sot ai ‘specialisti’ i sportit po luan tavëll në ndonjë seli partie politike… Majlinda e përshëndet nga Rio me një Medalje të Artë!!”, ka shkruar Çepani në rrjetet sociale.
http://koha.net