back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

“Kolë Bibë Mirakaj Vs Oscar Schindler” – nga Saimir Kadiu

Gazeta

Kolë Bib Mirakaj - dhe akti i mbrojtjes së hebrenjve...
Kolë Bib Mirakaj – dhe akti i mbrojtjes së hebrenjve…
“Kolë Bibë Mirakaj Vs Oscar Schindler”
nga Saimir Kadiu
27 janar – Dita Ndërkombëtare e Kujtesës për Holokaustin

Ky shkrim është i disa viteve me parë,
i shoqëruar edhe me një grafike të mjeshtrit Avni Delvina,
ku ndërthuren viktimat e Holokaustit me figurën e Kol Bibë Mirakajt,
një ndër shqiptarët, mbrojtës të hebrejve,
në një nga periudhat me të vështirë të kombit hebre.

Avni Delvina - Kolë Bibë Mirakaj dhe Hebrenjtë
Avni Delvina – Kolë Bibë Mirakaj dhe Hebrenjtë

***
E kemi ndjekur më shumë dhimbje dhe emocion filmin e madh “Lista e Schindlerit” të regjizorit të njohur amerikan me origjinë hebreje Steven Spilberg që evokon ndihmën e një industrialist gjerman, anëtar i partisë naziste për shpëtimin e 1200 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore…
Pas viteve ’90 është shkruar më në fund edhe për mbrojtjen që populli shqiptar u dha hebrenjve residentë në Shqipëri po edhe atyre që hynë transit në Shqipëri duke e bërë vendin tonë një nga vendet e pakta që ndihmoi popullin hebre.
Por, për arësye të tjera, (më së shumti ideologjike) por edhe një verbërie ndaj dokumentave historike nuk përmenden edhe funksionarët e atëhershëm shqiptarë që kontribuan për shpëtimin e mijra hebrenjve në territorin shqiptar.
Dhe ndoshta më i rëndësishmi midis tyre është Kolë Bibë Mirakaj, Ministër i Brendshëm gjatë okupacionit Italian (për 4 muaj deri në ardhjen e gjermanëve në shtator 1943), i cili nxori urdhërin për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.
Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin jashtë Shqipërisë.
Për me tepër ai refuzoi edhe shumën e parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.
Por kombi hebre shquhet për një kujtesë të fortë…
Në kohën që Kolë Bibë Mirakaj ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë.
Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.
“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Oscar Shindler…
Ai ka vdekur me 9 tetor 1974 dhe është varrosur në Jeruzalem në Malin Zion. Ai është i vetmi anëtar i partisë naziste që është nderuar në mënyrë të tillë.
Por për fisnikun shqiptar, që ka vdekur në vitin 1968, në New York dhe ka shpëtuar 2000 hebrenj, nuk është shkruar asnjë fjalë dhe ende ai nuk ka marrë asnjë dekoratë apo mirënjohje zyrtare.
Kontributi i qeverive shqiptare pas 1944, për këtë aspekt ka qenë qartësisht negativ dhe injorues.
Për me tepër familja dhe të afërmit e “kuislingut” prohebre vuajtën formën me të nxehtë të kalvarit komunist.
Mburremi që kemi shpëtuar hebrenjtë por injorojmë dirigjentin e këtij shpëtimi… thjeshtë sepse e kemi përkufizuar kuisling dhe na shqetësohen… veteranët!!!
Si gjithmonë mirënjohjen e dërgojmë në drejtim të gabuar…

Marrë nga Muri i FB, Saimir Kadiu, 27 janar 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.