Kampet e internimit, e veçanërisht Kampi i Tepelenës,
janë një njollë turpi në historinë e shtetit shqiptar.
Janë turp se në ato kampe kanë vuajtur fëmijë të sapolindur, gra dhe pleq.
Dhe për turpin e kësaj palo demo(turp)kracie,
kjo kategori e të persekutuarve konsiderohet e grupit C,
dhe askush nuk kujtohet për dëmshpërblimin e tyre.
Turp!!
Lek Mirakaj, 26 maj 2021
.
Komanda e Kampit nr. 4 Tepelenë
nga Kastriot Dervishi
Ata që shërbenin për të mbajtur të izoluar të internuarit në Kampin nr.4 në Tepelenë ishin gjithsej 29 veta, 21 plus 8. Me përjashtim të financierit, normistit dhe kuzhinerit, të gjithë ishin ushtarakë. Spikat se kampi kishte punëtor politik që ishte një lloj komisari. Me përjashtim të operativit, të gjithë ishin në varësi të Degës së Kampeve dhe Burgjeve në MPB. Kampi i Tepelenës funksionoi në vitet 1949-1953. Në vendin e njohur sot, ishte në vitet 1950-1953. Aty u internuan në masë, fëmijë, gra dhe pleq.
Trupa e kampit:
-Komandanti
-Punëtori politik
-Punëtori operativ i Sigurimit
-Referenti i evidencave
-Skuadërkomandantët (2 persona)
-Nënoficerë pa funksion (6 persona)
-Policë (9 persona)
.
Prapavija:
-Komandanti i shërbimit
-Referenti i ushqimit
-Referenti i materialit
-Magazinieri
-Financieri
-Normisti
.
Marrë nga muri i FB i Kastriot Dervishit, 26 Maj 2021
.