back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kombi i madh nuk shuhet kurrë! – “Lahuta e Malcis” – në frëngjisht nga Abedin Krasniqi

Gazeta

Gjergj Fishta - Le Luth de Montagnes
Gjergj Fishta – Le Luth de Montagnes

Kombi i madh nuk shuhet kurrë!

“Lahuta e Malcis” – në frëngjisht Abedin Krasniqi

23 tetor 2019, ishte një ditë shumë e veçantë jo vetëm për mue po, për të gjithë Ata që veten e thërrasin shqiptarë të vërtetë, pra Shqiptarë të kombit të Kastriotit…
Një mik nga Brukseli, i nderuemi z. Lek Pervizi, më shkruen për një mrekulli të këtij shekulli të bekuem, që edhe mbasi e lexova s’u besojshe syve të mij…
Ai më shkruen:
 
“Po të jap një lajm të mirë, se ka Shqiptarë që ia ndërtojnë shtëpinë e At Gjergj Fishtës.
Me 26 Shtator në Paris asht botue “Lahuta e Malcisë”, në frëngjisht, përkthye nga një djalë i ri, 33 vjeçar, Abedin Krasniqi, një vëllim 640 faqe! E gjithë Lahuta e Malcisë!
Ky djalë me nanë franceze, lindë e shkollue në Francë, në Paris, mbrrijti në dy vjet punë intensive të na japë At Fishtën frëngjisht, Vepra e dytë e randsishme, mbas asaj të të ndjerit Robert Elsie, në anglisht.
Këto dy përkthime janë shumë të randsishme…
Bravo i qoftë këtij djali me shpirt atdhetar që ne patëm knaqësinë ta njohim, mbasi ai na erdhi në një aktivitet letrar, ku patëm rastin të njihemi me Librin e Tij.
Besoj se ky njoftim do të knaqi, me të mira,
Lek Pervizi,
Bruksel, 23 Tetor 2019
.
Kombi i madh nuk shuhet kurrë! - “Lahuta e Malcis” - në frëngjisht nga Abedin Krasniqi (Kopertina e pasme)
“Lahuta e Malcis” – në frëngjisht nga Abedin Krasniqi (Kopertina e pasme)
Abedin Krasniqi, asht shqiptar i madh sepse ka ringjallë “Lahutën e Malsisë”, tue na dhurue atë, kur po bahet gati një shekull që At Fishta gjuhej n’gur…
Abedin Krasniqi, vepra juaj asht e pavdekshme!
Rrnofsh e kjofsh aq sa “Lahuta” e maleve tona!
Melbourne, 24 Tetor 2019
Fritz Radovani

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.