Komisionet e shqyrtimit t’emnave tё viseve shqiptare nё kohna
nga Romeo Gurakuqi
Nё vitin 1927, Kryesija e Republikёs Shqiptare emnoi nji Komisjon pёr zavendёsimin e emnave tё huej tё visevet shqiptare me emna shqip.
Ky Komisjon pёrbahej prej Mehdi Frashёrit, Mid’hat Frashёrit, Mati Logorecit, Mihal Sherkos dhe Karl Gurakuqit. Ky Komisjon u zgjat prej tetorit 1927, deri ne vitin 1929.
Kur Kosova u bashkue me Shqipninё nё vitin 1941, Ministria e Tokave tё Lirueme ngarkoi profesorёt Ahmet Gashi, Ndue Paluca dhe Filip Fishta pёr me pёrpilue propozimin pёr ndryshimin e emnave tё vendeve nё Kosovё Dibёr, Tetovё, etj. Tё njёjten punё paralelisht e ka realizue edhe At Zef Valentini pёr llogari tё Institutit tё Studimeve Shqiptare, Tiranё.
Ishte koha kur kishim drejtues, qё punonin pёr Shqipninё, krijonin komisjone dhe kёshilla nё tё mirё tё publikut, zgjidhnin profesionistё tё mirёfilltё pёr tё realizue veprat tё dobishme dhe tё sakta pёr ardhmёninё e shtetit dhe kombit.
.
Marrё nga faqja e Fb e Romeo Gurakuqit, 17 janar 2020
.