
Komunistët shqiptarë janë njësoj sikurse komunistët amerikanë
si senatorë, kongresmenë dhe ish presidentë marksistë,
si Bill Clinton, Barack Hysen Obama, Joe Biden etj.
nga Klajd Kapinova
Fondet e USAID në Shqipni shpërndaheshin përmes organizatës marksiste Soros
Por, skandali nuk mbaron me kaq. Organizata konservatore amerikane “Judicial Watch”, me zyra në Washington, DC, qe drejtohet nga Tom Fitton ka nxjerrë në dritë fakte të reja përmes një dokumenti me 49 faqe, ku tregon se si janë ndarë grantet në Shqipni, vetëm mes disa personash të përafërt me qeverinë marksiste shqiptare.
Në një kohë, kur i gjithë procesi duhej të ishte transparent dhe të merrnin pjesë të gjitha organizatat, që mund të përftonin fonde, në fakt ky dokument tregon plotësisht të kundërtën. Gjatë kësaj kohe janë zbuluar komunikime të rëndësishme përmes e-maileve, që marrin për herë të parë dritën e botimit duke iu referuar organizatës së mësipërme, nxjerrin në pah rolin e Andro Dobrushit, drejtor i Open Society Foundation-Albania, i cili ka ndikuar në shpërndarjen e fondeve financiare, përmes programeve të ambasadës amerikane. Sipas dokumenteve, Dobrushi ka qenë në qendër të takimeve të organizuara nga Ambasada Amerikane në Tiranë (e cila është edhe ajo në investigim), ku janë shqyrtuar aplikimet për fonde të organizatave joqeveritare. Një nga këto takime u mbajt më 18 qershor 2015, ku ai ishte mes të ftuarve për të dhënë opinion mbi ndarjen e fondeve të USAID-it për organizatat në Shqipëri. Një tjetër emër që del në këto dokumente është Ilva Çuko, specialiste programi në Zyrën për Çështje Publike të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajo ka dërguar disa emaile, mes të cilave një më 28 gusht 2015, ku fton Dobrushin në një takim për rishikimin teknik të granteve, që fokusoheshin në projekte për luftën kundër “korrupsionit”. Gjithashtu, një email i datës 22 shkurt 2016, tregon se Dobrushi është ftuar sërish në një takim më 26 shkurt në ambasadë, për të dhënë opinione mbi organizatat që duhej të merrnin financim nga fondet e USAID-it. Nga ana e tjetër, shohim se dokumentet zbulojnë se ai kishte një rol ndikues në vendimet e marra nga Komisioni Majtist i “Demokracisë” i Ambasadës Amerikane, që kishte autoritetin përfundimtar mbi ndarjen e fondeve financiare. Edhe në email-et e përdorura, Ilva Çuko kishte futur në rrethin e ngushtë të shpërndarjes së granteve vetëm disa persona, që i ftonte të merrnin pjesë si Andi Dobrushi, Fiorela Shalsi, Elga Mitre, Rezarta Katuci, Mihallaq Qiro, Kristina Voko, Gerta Meta ndërsa për dijeni e-maili i dërgohej Angjelina Pistolit. Përveç Shqipërisë, Judicial Watch, ka nisur procese gjyqësore, për të zbuluar përdorimin e fondeve të USAID-it edhe në vende të tjera si Maqedonia, Rumania dhe Kolumbia, ku fondacionet marksiste Open Society të Sorosit kanë pasur një prani të fuqishme.