back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Koncerti i Filarmonisë së Vienës, Shkëlzen Doli dhe Muzika Shqiptare

Gazeta

Vienna Philharmonic/ Wiener Philharmoniker Photo: W. Hedenborg
Vienna Philharmonic/ Wiener Philharmoniker Photo: W. Hedenborg

Koncerti i Filarmonisë së Vienës,

Shkëlzen Doli dhe Muzika Shqiptare

Përmbledhje shkrimesh

Muzikë shqiptare në koncertin e Filarmonisë së Vienës 1 janar 2015

Si tashmë njihet në gjithë botën, edhe sot përfundoi Koncerti tradicional i Vitit të Ri 2015, i Filarmonisë së Vjenës. Edhe këtë vit, për të pestën herë, shkopi i dirigjentit iu besua, muzikantit të mirënjohur me origjine indiane: Zubin Mehta-s, me të cilin kjo filarmoni ka një bashkëpunim të afirmuar prej mbi 50 vitesh. 
Sipas traditës, u interpretuan pjesë muzikore të kompozuara nga Familja Strauss: Johann Strauss (baba dhe bir me të njejtin emër), si edhe djemtë Eduard e Josef Strauss.(Ai kishte 8 fëmijë)
Programi përkujtonte gjithashtu 650 vjetorin e themelimit të Universitetit të Vjenës dhe 200 vjetorin e Universitetit Teknik të Vjenës. 
Për Shqipërinë, ky koncert nuk mund të mos qe veçmas emocional… sepse tër të parën herë, një mozaik me motivet më të spikatura shqiptare u ndoq prej cilitdo që ishte përpara ekranit, duke ndjekur këtë koncert të madh.

Ishte ‘Philharmonic Ensemble Vienna’, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli, i Filarmonisë së Vjenës, që i përcolli këto motive dalluese të Shqipërisë. Gjithçka nisi me Kabanë e interpretuar prej tij në violinë…
Për mëse 4 minuta muzika tradicionale shqiptare u ndoq në të gjithë botën. Qe kjo surpriza e madhe për të gjithë shqiptarët në nisje të këtij Viti të Ri. ‘Albanian soul’ apo ‘shpirti shqiptar’ ushtoi kështu nga zemra e Vjenës në çdo kënd të botës, ku ndiqet më kërshëri ky koncert. Një mendim i vyer ky i shqiptarit nga Gjakova të Filarmonisë së Vienës, violinistit Shkëlzen Doli.
Koncerti i vitit 2015, u ndoq direkt në 90 shtete të Botës dhe prej më se 50 milionë shikuesish.
Marrë nga Muri i fb i Klodi Strallës
1 janar 2015

Vienna Philharmonic / Wiener Philharmoniker 2015 Photo: W. Hedenborg
Vienna Philharmonic / Wiener Philharmoniker 2015 Photo: W. Hedenborg

***
Violinisti kosovar tashmë me përmasa botërore Shkëlzen Doli, sot ka performuar në Koncertin e Vitit të Ri (2015) të Filarmonisë së Vjenës.
Ekzekutimi i i këngëve shumë të njohura shqiptare “Hapi sytë” kushtuar Çamërisë e në skenë është përcjellë me kërcim të balerinëve të njohur.
Shkëlzen Doli është lindur më 9 gusht 1971 në Elbasan. Ai më pas ka jetuar në Gjakovë.
Interpretimi tij i shkëlqyer mahniti ndjekësit e Koncertit tashmë tradicional të Vjenës i cili çdo vit mbahet më 1 janar me ekzekutime të veprave klasike filluar nga Bachu e Beethoveni e të tjerë.

Violinist gjakovar Shkëlzen Doli në Vjenë
Violinist gjakovar Shkëlzen Doli në Vjenë

Shkëlzen Doli,

violinisti i parë shqiptar i Filarmonisë Vjeneze,

anëtar nderi i Rotari Klubit të Gjakovës

Për kontributin e madh dhe të jashtëzakonshëm në promovimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në botë
Ka qenë shkaku i arritjeve të tija profesionale dhe reprezentative botërore si violinist i Filarmonisë së Vjenës që Shkëlzen Doli të nderohet dhe njëherë nga qyteti i tij, Gjakova, si anëtar nderi i Rotari Klubit.”
“E bëjmë këtë nderim me vlerësimin më të lartë dhe njëkohësisht për të shprehur mirënjohjen për artistin Shkëlzen Doli, violinist në Filarmoninë e Vjenës” është shprehur në motivacion e tij, Lulzim Jupa kryetari rotarian gjakovar. Më pas nga Jupa është bërë një kronologji e shkurtër përshkrimi në ngritjen e karrierës artistike të Shkëlzen Dolit, si instrumentist në violinë, një kronologji jashtëzakonisht e pasur dhe kulmore, sidomos në vitin 1995, ku talenti gjakovar me një sukses të ri dhe shumë të rëndësishëm filloi të ekzekutonte në orkestrën më prestigjioze të arenave ndërkombëtare, Filarmoninë e Vjenës.” Bashkëqytetari ynë, Shkëlzen Doli, është muzikanti i parë dhe i vetëm shqiptar në Filarmoninë e Vjenës…” ka pohuar Jupa për të dhënë më pas dhe detaje tjera vlerësuese, i cili me programet e kësaj trupe gjigante artistike është prezantuar në shumë turne si solist dhe anëtar i grupeve të muzikës së dhomës, në shumë shtete e metropole të botës. Por, Shkëlzen Doli, me aktivitetet e tij vazhdon të reflektojë si model i shkëlqyer i punës me përkushtim dhe vetëmohim për zhvillimin dhe kultivimin e vlerave më të mira edhe të artit dhe kulturës shqiptare.

Shkelzen Doli
Shkelzen Doli

Përveç punës dhe aktiviteteve si anëtar i Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, si solist edhe i muzikës kamertale, ai me tingulllin e vërtetë shqiptar të violinës prej vitesh me punën e palodhshme vazhdon të kontribuojë në prezantimin dhe njohjen e vlerave të artit dhe kulturës shqiptare në të gjithë botën. Për ta prezantuar sa më mirë dhe sa më denjë në Europë dhe gjithë botën artin dhe kulturën tonë, Shkëlzen Doli ka realizuar disa programe me muzikë autoktone shqiptare në bashkëpunim me muzicientët gjakovarë dhe të qyteteve të Shqipërisë. Programe këto që përveç trojeve shqiptare janë plasuar edhe për audiencën e huaj. Dhe, jo rastësish Atë e quajnë “Ambasadori i vërtetë i Kulturës Shqiptare!”
Shkëlzen Doli, ka qenë fjalëshkurtë në falënderimin e tij, duke thënë se: “…Gjakova di ta vlerësojë artin dhe kulturën, di t’i vlerësojë të arriturat, dhe për këtë ndjehem sot i lumtur dhe me pak fjalë do kisha apeluar që të gjithë të japin kontributin e tyre dhe të vazhdojnë nderimet në art dhe kulture, dhe për këta lëmenjë të investohet pa hezitim…”
 Kastriot Shehdadi http://botasot.info/kultura (gusht 2013)

Violinisti Shkëlzen Doli
Violinisti Shkëlzen Doli

Kush është Shkëlzen Doli

Shkëlzen Doli (i lindur gusht 9 1971 në Elbasan, por u rrit në Gjakovë të Kosovës, athere RFJ) është një violinist shqiptar.
Në vitin 1980, ai filloi të luajë në violinë, dhe prej 1987 e deri 1991, ai vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Novi Sad nën Ewgenia Tschugueva.
Në vitin 1989, ai fitoi çmimin e parë në konkursin jugosllav për muzikën rinore në Sarajevë. Në vitin 1992, ai nis studimet e tij muzikore në Universitetin e Muzikës dhe Arteve në Vjenë, duke marrë mësime nga Dora Schwarzberg, Michael Frischenschlager dhe Josef Hell, dhe brenda nji kohe të shkurtë, ai u bë një zëvendësues pranë Orkestrës së Operas Shtetërore të Vienës, duke qenë një anëtar i seksionit të dytë të violinave. Prej vitit 1995, ai luan me Orkestrës Filarmonike të Vjenës.
Kështu, duke marrë pjesë në Filarmoninë me grupe të ndryshme të muzikës së dhomës, të tilla si “Toyota Master Players”, e “Vjena Virtuosen” apo René Staar-s “Ensamblit Wiener Collage”, Shkëlzen Doli ia ka mbrritë suksesit të plotë dhe ta vendosë veten në jetën muzikore të Vjenës. Solo po edhe me grupe muzikore, Ai ka marrë pjesë në koncerte në vende të shumta europiane, në Amerikën e Veriut, në Afrikë, Izrael e Japoni. Kohët e fundit ai është një anëtar themelues i ansamblit të muzikës së dhomës, “The Philharmonics”.
Përktheu dhe përshtati nga Wikipedia anglisht Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.