back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Konflikti – çeshtje mbijetesë për të majtën agresive – nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla 2013
Klodi Stralla 2013

Konflikti – çeshtje mbijetesë për të majtën agresive*

nga Klodi Stralla

Vërtet mendoni se Edi Rama, si dikur Enver Hoxha, është i dashuruar pas Serbisë?!
“Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njeri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar” – kjo është kuintesenca e filozofisë dhe praktikës të atyre që qeverisin sot Kosovën në lidhje me çeshtjen kombëtare shqiptare në Ballkan, kundrejt “Ballkanit të hapur” që ofrohet nga Tirana zyrtare që, këto 8 vitet e fundit, qeveriset nga Edi Rama, një përfaqesues tipik i të majtës agresive dhe arriviste shqiptare. (PK-PPSH-PS).
-Kush mendon se konflikti i sotëm Rama – Kurti është thjesht personal, si protagonizëm politik personash në hapësirën mbarëshqiptare, gabohet.
-Kush mendon se konflikti buron nga vizione të ndryshme për ardhmërinë e shqiptarëve në Ballkanin e nesërme, për mua, përsëri gabohet.
-Konflikti, në thelb, nuk është as çeshtje personash dhe as çeshtje vizionesh – është çeshtje mbijetesë për të majtën agresive dhe arriviste të Shqipërisë londineze (PK-PPSH-PS), që e ka sunduar këtë vend me dorë të hekurt për tetë dekada përmes luftës të klasave, sundim që merr fund nëse trojet shqiptare bashkohen politikisht në Ballkanin e nesërme.
.

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës
Kjo e majtë agresive dhe arriviste, me origjina kryesisht nga jugu, do të mbetet në minorancë ndaj pjesës tjetër të kombit, si nga madhësia e sipërfaqes por edhe e popullsisë (afro 1/4) në një bashkim të mundshëm kombëtar dhe është kjo arsyeja që historikisht Ajo është bashkuar me të huajt, armiqtë e Shqipërisë, që e kanë ndihmuar të qëndrojë në pushtet kaq gjatë, me mjete jo demokratike, ndonse nuk ka pasur asnjëherë pëlqimin e shumicës të shqiptarëve.
Kosova ka qenë dhe do të mbetet çeshtja me kruçiale e kombit tonë, nga zgjidhja e së cilës do të varet edhe fati ynë si shqiptarë të këtej kufirit. Prandaj përpjekjet për integrimin tonë si komb para aventurave të integrimit me fqinjët, janë edhe përpjekjet për çlirim nga sundimi i kastës oligarkike që vazhdon ta sundojë vendin, duke e varfëruar, indoktrinuar, ç’moralizuar dhe, më e keqja e të këqiave – ç’populluar në përmasa të frikshme.
.
PS. Tema është e gjerë e komplekse dhe meriton një studim të detajuar; këtë status merreni si ngacmues mendimi për t’i parë disa gjëra në këndvështrim ndryshe.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.