back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kongresi Arsimor i Tiranës (1922) nga Engjell Zerdelia

Gazeta

Engjell Zerdelia
Engjell Zerdelia

Kongresi Arsimor i Tiranës

nga Engjell Zerdelia

(22 korrik – 3 gusht 1922)

Një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e arsimit, kulturës, gjuhës sonë kombëtare qe Kongresi Arsimor i Tiranës, që zhvilloi punimet, më 22.07.1922 – 03.08.1922 në qytetin e Tiranës, në godinën më të mirë dhe më të bukur të kohës, atë të Parlamentit të parë shqiptar. Mbledhja e parë u çel ditën e shtunë, më 22 korrik në orën 10.00, fjalën e rastit e mban, Ministri i Arsimit, shkëlqesia e tij, zoti Rexhep Mitrovica në një qetësi të plotë sallës, që i përgjigjet hovit aq të rëndësishëm thotë:
-Zotërinj të ndershëm, me gëzim të madh jam duke parë rreth meje fuqitë më të vlefshme të arsimit, të mbledhura këtu për të rrahur çështjet që kanë rëndësi të madhe për zgjimin e popullit tonë e për përparimin e kulturës së tij, që mund të fitohen vetëm me anën e shkollave…
Me arsim ne jo vetëm do të sigurojmë lirinë e pavarësinë e kombit tonë, por do të përmirësojmë edhe gjendjen e tij ekonomike e shëndetësore, dy pika jo me pak tërëndësishme se liria dhe pavarësia politike…

Ndertesa e Parlamentit Shqiptar 1922
Ndertesa e Parlamentit Shqiptar 1922

Lehtësia e punimeve të Kongresit qaset edhe me programin e dërguar në tëre territorin shqiptar, disa prej pikave të të cilit më pas do të bëheshin dhe vendime:
-U miratuan tre tipe shkollash ; fillore (6 vjeçare e ndarë në tre periudha), profesionale dhe të përgjithshme.
-Të sistemuarit e shkollave sipas parimeve moderne.
-Të ndreqen dhe të plotësohen programet analitike e sintetike.
-Të hartohen tekstet shkollore dhe të mbahet një e përkohshme pedagogjike e didaktike.
-Të realizohet arsimi fillor i detyrueshëm.
-Caktoi afatet e shkollës fillore.
– Të çelen shkolla të ulëta profesionale 3-vjeçare dhe të gjimnazit 6-vjeçar mbi bazën e shkollës fillore të plotë.
-Në program të futet lënda e mësimit moral e qytetar, punët praktike në kopësht, si edhe mësimi i punëve të dorës.
-U shtrua me forcë në fushën e metodave të mësimdhënies; parimi praktik i konkretizimit.
-U cilësua faktor i rëndësishëm bashkëpunimi midis shkollave kombëtare dhe sidomos ndërkombëtare.
-Në katunde, sipas popullsisë mësimi të ishte 4-6-vjeçar.
-Të botohej një revistë pedagogjike.
-U hartuan rregullore, projektligje dhe ligje të rëndësishme për arsimin.
-Në shkolla të hapen dhe pasurohen bibliotekat.
Përveç pikave të përmendura më lart të programit dua që të shtohet:
-Formimi i Lidhjes së Mësuesve, është njëçështje e re, rrjedhim i kohëve të reja, shenjë e modernizimit që secili nga ne ta shohë me kënaqësi dhe gazmend; por që do të rregullohet me urti për të dhënë pemëtë mira.
Duhet theksuar se është shumë e dobishme të kuptojmë e kujtojmë mënyrën e përkorëtë organizimit dhe punimeve të një kongresi pedagogjik apo arsimor. U porosit që në mbledhjen e parë të zgjidhen 4 veta të mbajnë procesverbalet dhe më vonë 12 anëtarët e Komisionit dhe caktimin e nënkomisioneve për të rrahur pikat e qarkores së MinistrisësëArsimit.
Merr fjalen z. Mehdi Frashëri përgëzon Ministrinë e Arsimit dhe z. Rexhep Mitrovica dhe përshendet kongresistët. Themeli i ndërtesës së qyteterimit shqiptar ka për t’u ngritur prej zotërisë suaj që formoni parinë arsimore të shtetit tonë… Bën pyetjet: Në cilën rrugë do të shkojmë? Ç’na tregon historia? Kjo na thotë se popujt që u lartësuan janë ata qëkujdesen për shkollat. Gjendja e sistemeve që sundon në Evropë tregon fitimin e vërtetë të anglo-saksonëve, sepse shkollat e tyre veprojnë shumë në formimin e shpirtit të popullit.Kritikon ashpër shkollen latine qëështë e kufizuar dhe dritëson shkollën gjermane që i përgjigjet nevojave të jetës. Shqiptarët duhet të binden se tashmë lipset që shkollat tona s’mund të jenë ushtarake, sepse shpirti i popullit tonë e do me shpirt lirinë. Ne kemi shumë fe të ndyshme, prandaj shkollat t’ia mbështesim lirisë, asaj lirie të ndërgjegjes që sot na vëllazeron…t’itrgojmë botës me vepra se ne përnjimend e duam lirinë,përparimin, qytetërimin… jeta jonëështë shkolla
Emërohen sekretarët, zotërinjtë: Kol Margjini, Thoma Papapano, Dhimitër Gjerga, Kol Kamsi.
Profesor Karl Gurakuqi i ngarkohet barra e përmbledhjes së procesverbaleve të Kongresit.

Komisioni

U zgjodhën zotërinjtë: Aleksandër Xhuvani, Spiro Konda, Simon Shuteriqi, Pertef Pogoni, Gaspër Beltoja, Sali Ceka, Jani Minga, Qamil Bala, Ahmet Gashi, Hysni Babameto, Thoma Papapano, Kol Kamsi.

Delegatët

Morën pjesë me dëshirë tëzjarrtë 40 arsimtarë nga të gjitha viset e Shqipërisë, fizionomia e të cilëve shtrihet nga Mitrovica heroike e deri tek Filati apo Pogoni martir.
Prej Ministrisë së Arsimit: Mati Logoreci, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Anton Paluca, Zef Fekeçi, Karl Gurakuqi.
Prej Korçë: Arifi, Konda, Kondili, Sejfullai, Shuteriqi, Papakristo.
Prej Gjirokastrës: Babameto, Dilo, Papapano, Përmeti.
Prej Vlorës: Ceko, Kurti.
Prej Beratit: Minga, Shkëmbi.
Prej Durrësit: Beçka, Çika, Gjakova, Gjerga, Haxhialushi, Myderizi, Pejani, Zelka.
Prej Elbasanit: Bala, Ceka, Gashi.
Prej Shkodrës: Anamali, Beltoja, Margjini, Mikeli, Muka, Kamsi, Lopçi, Xheko.
Të ftuar nderi në Kongresin Arsimor të Tiranës:  ishin deputetët Mehdi Frashëri, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Bedri Pejani. Drejtori i shtypit dr. T. Toçi

Shumë zyrtarë të sektorëve të ndryshëm e sidomos të arsimit, mendimit pedagogjik dhe gjuhës shqipe qenë pranë, duke marrë pjesë në këtë kuvend me shpirtin e tyre.

Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës (22 korrik-3 gusht 1922)
Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës (22 korrik-3 gusht 1922)

Delegati N. Çika do të shprehej se z. R. Mitrovica meriton çdo lavdërim, duke qenë se na ka afruar një formëtë caktuar të re nëdrejtimin dhe realizimin e mendimeve të përparimit që u përmirësuan në Kongresin Arsimor të Lushnjës me ministër të arsimit z. Sotir Peci… Duhet qëarsimi të na përgatisi njerëzit për të cilët kemi nevojë më shumë se kurrë, njerëz me karakter të patundshëm, me vullnet të hekurt me iniciativë e guxim, shkurt njerëz të industriës, bujqësisë, tregtisë, teknikë, zanatcinj etj… Kuvendi i Lushnjës, Lufta e Vlorës, …krijojnë çudira, revolucione dhe ndryshime të mëdhaja… “Përpara pra zotërinj kuvendarë, merrni edukatën dhe ndyshojani faqen Shqipërisësa më parë”
Debati i zhvilluar për laicizimin e shkollës ishte përpjekje për përparimin dhe përmirësimin e shkollës shqipe. Shkollat private do vazhdonin, por sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit. Sistemi dhe programi i ri dhe përmbajtja shkencore e shkollës do të forcohej më tej … shkolla do të synonte drejt karakterit evropian … të gjithë fëmijët pa dallim feje do mësojnë bashkë.
Programi iri u hartua në mbështetje të programit të Kongresit Arsimor të Lushnjës dhe të shkollave të Francës dhe Zvicrës dhe nxiste nismat e mësuesve dhe të nxënësve. Ky program i ri sintetiko-analitik i jep hapësira mësuesit për trajtimin e lirë të lëndës, pasqyron kërkesat pedagogjike-kulturore dhe shkencore. Synohej të rritej qytetari patriot, aktiv më ide të qarta demokratike me gjykim të lirë… ndër të tjera na duhen libra shkollore, siç i ka bota e qytetëruar, sepse me to do të mësohet brezi i ri, me to do të përparojë vendi ynë…
Jehona e Kongresit Arsimor të Tiranës (1922) u pasqyrua jo vetëm në shtypin e arsimtarëve, por në të gjithë shtypin shqiptar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.