back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kongresi i Manastirit, tempulli i shkrimtarisë së alfabetit shqip – nga Emrije Krosi

Gazeta

Studiuesja Emi Krosi
Studiuesja Emi Krosi
Kongresi i Manastirit, tempulli i shkrimtarisë së alfabetit shqip
“The Congress of Manastir, the temple of the writing of albanian alphabet”
nga Emrije Krosi

“Për hatër të kombit
nuk mund të bëhet ndryshe”
At Gjergj Fishta

Abstrakt: në këtë temë është trajtuar një problematikë që ndoshta akoma ka probleme sidomos me ë-në, si një deskriptim fundor dhe parafundor. Kjo problematikë lindi që në kohën e Kongresit të Manastirit. Problematika e kohës, e mosnjohjes së ë-së, në shkrimin e gegnishtes të kohës, pasi gjuha gege nuk e njeh zanoren ë, të zëvendësuar me â-hundore, në lëminë e shkrimit shqip të deriatëhershëm, kishte shumë paqartësi dhe mosnjohje. Trajtimi i ë-së si zanore e radhës së mesme, ka patur shumë debate, por edhe shumë studime në këtë fushë. Mbetet një temë e hapur për diskutime dhe studime të mëtejshme.

Historia e alfabetit shqip, të njohur ndryshe edhe si Kongresi i Manastirit që daton nga 14 deri 22 nëntor 1908. Ky Kongres nuk erdhi nga asgjëja, por rrethanat e vështira historike dhe kulturore, sidomos mungesa e shkollave shqipe dhe ndalimi i shkrimit të gjuhës shqipe, kishte çuar shumë atdhetarë si Petro Nini Luarasi, (1865-1911), drejtor i shkollës së djemve në Korçë. Petro Nini Luarasi, shkonte fshat më fshat në përhapje të gjuhës shqipe. Në këto rrethana historike të vështira, në fushën e gjuhës së shkrimit të shqipes dhe të alfabetit të saj, i sheshoi shtigjet Kongresit i Manastirit (1908), që garantoj edhe suksesin e plotë (Ajeti: 2017: 714).
Falë edhe përpjekjve të rilindsave, që dhanë një ndihmesë të çmuar në përhapjen e shkrimit shqip, çuan në:
a)në Manastir u hap edhe shtypshkronja shqipe, si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe,
b)u thirr, Kongresi i Elbasanit, nga data 20 deri 27 gusht të 1909, që i hapi rrugën e që të themelohet “Shkolla Normale në Elbasan”, një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj,
c) ashpërsia e qeverisë xhonturke kundër librave gazetave dhe revistave shqipe, përmes mbylljes dhe djegies së tyre, por edhe nxitjes së “përplasjeve fetare” mes myslimanëve dhe katolikëve, kundër abetares shqipe më shkronja latine,
d)kur në mars të 1910, u thirr Kongresi i Dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.
Tre alfabetet kryesore që u morën në shqyrtim qenë:
-Alfabeti i “Agimit”, i shoqërisë letrare “Agimi” të Shkodrës, i propozuar nga Ndre Mjeda;
-Alfabeti i Bashkimit, i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, i hartuar nga poeti dhe kleriku, i lindur në Bulgër të Mirditës Preng Doçi (1846-1917);
-Alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri.
Mid’hat Frashëri kishte qenë edhe kryetar i Kongresit, botoj shkrimin me titull: “Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit?” – duke cituar: “…ardhi një ditë e pëlqyer për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e pa pengim të punojmë për mbrodhësin’e lumturin’e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuk do mundim të arrijmë qëllimet tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë!” (Frashëri: 1908), pasi Kongresi kishte marrë një vendim historik me kompromis.

-Deskriptimi gjuhësor i tekstit të Pavarësisë:
Gjuha shqipe u bë gjuhë shtetërore, vetëm pas shpalljes së Pavarësisë, ndaj dokumenti i parë zyrtar me rëndësi madhore i shtetit modern shqiptar mund të konsiderohet, Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë (Frashëri: 2008: 88).
Teksti ishte në dy gjuhë: (teksti shqip shkruar nga Luigj Gurakuqi):
“Pas fjalëve që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
Teksti turqisht u shkrua nga Shefqet Daiu:
“Pasi u përmendën prej Ismail Qemal Beut Kryetarit të Kuvendit, rreziqet e mjerimet në të cilat ndodhet Shqiprija, Kuvendi me nji za pranoi pavarësinë dhe e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur e të lir” (Pustina: 2022: 66)
Kurse teksti i dokumentit të shpalljes së pavarësisë, sipas Tajar Zavalanit: “asht nji pasqyrë patetike e gradës së zhvillimit politik dhe kulturor të Shqiptarve në at kohë” (Zavalani: 1998:223). Teksti shqip përbëhet vetëm prej katër rreshtave dhe është formuluar kësisoj:
“Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me nji zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet më vehte, e lirë e e mosvarme.”
Të dyja tekste (1/2), kanë të njëtat shenja shkrimore, sipas rregullave të alfabetit të kohës, ku teksohet [â-ja/ hundore], dhe del në përdorim trajta e fjalës foljore: [vend/vendim/venduan]. Nëse shihet ndonjë ndryshim, tek teksti i përkthyer, normalisht vjen prej tekstit në turqisht të sjellë në shqip. Në këtë tekst kemi edhe alfabetin e ri të mbështetur i tëri në alfabetin latin, ku ka edhe një dyshkronjësh: [math]. Shpallja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e shtetit dhe administratës shqiptare, nisma apo edhe qëllimi i rilindsave nuk u realizua. Gjuha e organizmit të administratës shtetërore, si gjykata, ushtria apo shërbimet ishin akoma në gjuhën turke. Edhe pse mbeti e paplotësuar plotësisht për disa kohë, vendimi: mbi caktimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe hapjen e shkollave shqipe, ku Kristo Floqi, njofton për të ashquajturën “kushteve të gjuhës gjyqore” ose përkthimi i ligjeve (nomeve) nga turqishtja në shqip, dhe krijimin e një terminologjie gjyqësore shqipe (Floqi: 1913).
-Deskriptimi i [ë-së], si relevante e zanoreve të radhës së mesme.
Janë mbajtur shumë kumtesa, kongrese apo edhe konferenca, por edhe shkruar shumë libra për Kongresin e Alfabetit, nga ku nisi edhe historia e shkrimit shqip (Lloshi: 2019: 34), por problemi ishte tingulli apo zanorja [ë]. Kjo zanore në alfabetin e Stambollit, ishte përdorur nga gjithë toskëria, apo edhe alfabeti i Frashëllinjve (librat e Naimit ishin shkruar me alfabetin e Stambollit), që nuk kuptohej nga folësit e gegnishtes. Teksti i Pavarësisë, është një amalgamë e të dyja alfabeteve; ai do të ishte alfabet latin, ndërsa vështirësia themelore mbetej ajo për dyshkronjëshat dhe për tingullin [ë] (Lloshi: 2008 : 43). Problem i tingullit (zanores [ë]), nuk është prekur, sepse aty u morën vendime me rëndësi historike edhe pse nuk dolën me një alfabet të njësuar, por me anën e kompromisit mbetën vetëm dy alfabete (i “Stambollit” dhe i “Bashkimit”), duke ligjëruar tashmë një model shkrimi pothuajse gjithëpërfshirës dhe të lexueshëm si për gegërinë edhe për toskërinë. Ky kongres të na nxjerrë faqebardhë dhe me një vëllazëri dhe bashkim të pandarë… (Gurra: 1944: 4), që padyshim një ndër problemet më të mëdhaja ishte edhe deskriptmi i [ë-së], për më shumë së treçereku i shqiptarëve. Edhe pse dy alfabetet ndryshonin vetëm në shtatë shkronja, alfabeti latin, ose alfabeti i ri, njihej dhe pranohej edhe nga gegërishtja, e cila është futur nga priftërinjtë jezuitë të Shkodrës në Shqipërinë e Veriut rreth 300 vjet më parë, jo vetëm e kishte kaluar atë provë të kohës, por edhe ka dalë më e pranueshme për shqiptarët, sesa të tjerat, për shkak të përdorimit të shkronjave latine. Shkrimi i gazetës “Diturija” të Sofies më 1909, na jep ndoshta edhe mënyrën më korrekte dhe të drejtë të shkimit të alfabetit të shqipes, përmes gazetave dhe revistave të kohës:
“S’kemi dyshim se të gjithë mirëdashësit vëllezër shqiptarë, si dhe zotëria juaj prej shumë kohësh e tëhu do të kenë ndjerë nevojën e madhe për të dhënë një funt çështjes së Abecesë. Edhe meqenë që sot ardhi nji ditë e pëlqyerë për historin tonë, që të nisim liruar e papengimtë punojmë për mbrothësin’e lumturinë e kombit tënë[…] andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillimi, që pa atë nuk do mundim të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrothësi të gjuhëse. Prandaj, pra, u lutemi t’i jepni kësaj çështje rëndësinë që lipsetë, të nderoni kombin me të ardhurit e zotërisë suaj ndë këtë kongres (mbledhje), e cila do të mbaronjë një punë për lumërin’e lartësin’e gjuhësë kombit shqiptar” (Diturija: 1909).

Në tekstin më lart, dallimi i qartë i deskriptimit të [ë-së], por edhe disa grupe bashkëtingëlloresh si: [nt/nd apo nd/n], ku me kalimin e kohës ka patur rotacion si me [nt/nd], apo edhe rënia e [d-së nga nd], ndryshime këto që janë paraqitur në shumë studime të gjuhëtarëve tanë në shtrira në kohë. Por, alfabeti është një vegël e fuqishme për përparimin e shqiptarëve. Çdo komb ka të drejtë të zgjedhë alfabetin që i përshtatet më së miri gjuhës së tij (Kaleshi: 1969: 154). Një rëndësi të veçantë i është dhënë drejtshkrimit të [ë-së fundore], në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në ‘72 (ASHSH: 1973). Ka shumë trajtesa zakonisht mbi zanoren [ë] si:
– ë-ja, paratheksore,
– ë-ja, pastheksore,
– ë-ja fundore.
Edhe studiues të huaj dhe albanologë, e kanë trajtuar zanoren [ë], si një e mesme toskërishte, që i përgjigjet zanores [â] të gegërishtes, se zanorja â hundore e gegërishtes, i përgjigjet një ë orale e ngritjes së mesme në toskërishte (Deniskaja: 1972).
Si përfundim: në këtë trajtesë, ka vetëm pak elemente të cilat vetë tematika e trajtuar nga shumë gjuhëtarë apo historianë të saj, me shumë hollësi dhe kompetenca. Duke hedhur disa piketa ku në të ardhmen ndonjë studiues i ri, mund të gjejë motive për trajtesa doktorale apo edhe për një zgjerim të njohurive në këtë fushë.

The 8-th Internacional Conference:  Vlore - 2023
The 8-th Internacional Conference: Vlore – 2023

Bibliografia:
1.Ajeti, Idriz. (2017): Studime për gjuhën shqipe, (vepra të zgjedhura), Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, (ASHAK), Prishtinë.
2.Desnickaja, Agnia. (1972): Gjuha shqipe dhe dialektet e saj, Prishtinë.
3.(1973). Drejtshkrimi i Gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë.
4.Gurra, M. Sotir. (1944): Kongresi i Manastirit për Alfabetin shqip, (nga kujtimet e Mihal Gramenos për Kongresin e Manastirit), “Bashkimi i Kombit”, 12 gusht, Tiranë.
5.Floqi, Kristo. (1913): Gjyqësia në Shqipëri, “Përlindja e Shqipniës”; 13/16 gusht, f.3 (vazhdimi i artikullit); 7/20 gusht 1913.
6.Frashëri, Mit’hat. (1908): “Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit”, “Lirija”, Selanik.
7.Frashëri, Kristo. (2008): Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ASHSH, Tiranë.
8.Kaleshi, Hasan. (1969): Disa aspekte të luftës për alfabetin shqiptar të Stambollit, “Gjurmime albanologjike”, nr 1, Prishtinë.
9.(1909): Kongresi i Manastirit, “Diturija”, nr..3, moti i parë, Selanik.
10.Lloshi, Xhevat. (2008): Rreth alfabetit të shqipes, “Logos A”, Shkup.
11.Lloshi, Xhevat. (2019): Çështje gjuhësore në revistën “Diturija” pas Kongresit të Manastirit, (Aktet e Konferencës Shkencore zhvilluar në Tiranë e Prishtinë – 2018, në kremtimet e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit), Tiranë.
12.Pustina, Bendis (2022): Shqipja, në funksionin e saj si gjuhë zyrtare, Tetovë.
13.Zavalani, Tajar. (1998): Histori e Shqipnis, Tiranë.

Emrije Krosi – University of Tirana, Albania
Department of Foreign Languages proceedings of the 8-th international conference “the place of foreign languages in the multilingual society: sociolinguistic perspectives and linguistic policies”
December 15, 2023, Vlorë, Albania, Conference

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.