back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kongresi i Shqipëtarëve Xhon-Turq në Maqedhonië – nga Faik Konica “Albania” 1909

Gazeta

Faik Konica me perkushtim Vasil Panit
Faik Konica me perkushtim Vasil Panit

Kongresi i Shqipëtarëve Xhon-Turq në Maqedhonië – 01

Faik Konica “Albania” 1909

U-mbajt në Monastir (Maqedhonië), më 14 të Vjeshtës III, një kongres i Shqipëtarëve Xhon-Turq, i vetëbotuar për të zgjidhur çështjen e abesë. Nga që ky “kongres” do të mbetet në historië të lërimit shqipëtar si një nga faqet mê të pandershme e mê të turpëshme, është nevojë të dëftoj qëndresën t’ime në këtë komedië orientale, – dhe për këtê punë duhet të nis nga ca mê lark.
Disa vjet mê parë, pas sa më kanë thënë shumë Shkodranë, një koshullë i huaj, përvëndës i një Fuqie mike të kombit shqipëtar edhe mik dhe vetë, u foli shumë priftërve gegë edhe u përpoq t’u japë të kuptojnë nevojën e bashkimit me Toskët. U thosh: Pse të kini një abeë ju, një Toskët? Pse të mbani aben’e Budit, kur shikoni që me këtê abeë toskërishtja nukë shkruhet dot? Më argumente të tilla, u mbushi kokën ca priftërve të gatitin një mbledhje. Mendimin e pëlqyen të gjithë, dhe nga një mbledhje e përgjithëshme q’u-bê dolli abeja e njohur si e Bashkimit. E trajtuar pa pyetur njerî jashtë priftërisë, kio abeë e sakristive nuk ish e mbaruar; lark andej. Po koha s’qe për bisedime. Me që një forcë, sa-do e vogël, qe përbërë në Shqipërië, vallë nuk ish mê mirë, në vënt që ta pakësojim, ta shtojim duke i shpënë ndihmën t’onë, që pakë nga pakë të përmblithte gjithë Shqipëtarët posi një top kur e rëkëllen në dborë? Me këtê qëllim, sa-do i habitur nga mungimi takti që kishin dëftuar themelonjësit e Bashkimit duke mos pyetur njerî përveç vetes së tyre, e adoptova aben’e tyre me një herë, me nj’a dy ndryshime që m’ishin dukur të nevojshme. Ndryshimet e mia nuk ishin pa arësye; dhe për tregim, Dr. Holger Pedersen-i1] më shkruante që abeja ime “i pëlqente shumë mê mirë se ajo e Bashkimit”. Po në praktikë, këto të dy abera munt të quheshin një, aqë pakë ndryshojin.
Në këto e sipër, abeja e re u-vu në shkolla katolike të Gegërisë; dhe, me të holla të guvernës austriake, nisnë të shtypen libra të shkollës. U-botuan nj’a pes’a gjashtë, dhe aqë të bukura prej pikë-pamjes teknike, sa një shtypës, miku im, të cilit i a tregova, më tha që, në u-hoqnë 5.000 copë nga çdo librë, kushtimi i tërë nukë munt të ketë qënë mê i pakë se 30.000 frëngash.
Po mjerisht, të gjitha vanë të humbura. Ca priftër, me vëllezërit Miedia në krye, u-ndanë nga Bashkimi, u-ngritnë dhe bëjtin një abeë tjatër. E gjykuar pa mëndime atdhesie, vetëm pas meritimit të brëndëshëm të saj, abeja e Miediave ka shumë të mira, dhe munt të kish patur një fat tjatër pa një faj të math që ka më vete: nukë munt të shtypet, përveç se në shtypëshkronja të veçanta. Si do që në qoftë, Miediajt qenë të zotët dhe e bënë gjithë priftërinë katolike anëtare të tyre: librat e Vienës me-zi ishin mbaruar, kur peshkopët gegë, të cilët kanë në dorë dreqtimin e shkollave shqipe, çfaqnë që nukë dojin libra më aben’e Bashkimit, po me atê të Miediajve. Austria, duke mos dashur të përziehet në bisedime Shqipëtarësh, u-shtrëngua ta kthejë ndihmën e saj nga ana e shumësisë, duke njohur për shkollat që mban në Shqipërië aben’e re. Dhe ashtu, pas aqë shpërudhimesh dhe mundimi, librat e bukura q’u-shtypnë më abeë të Bashkimit, vanë humbur, dhe, me një ironië për të vënë ‘re, u-blenë më në funt nga Italia dhe u-përdornë në shkolla të saj.
Cilat janë arësyet e fshehta të kësaj çarjeje? Sicilado anë jep versionin e saj. Nukë munt të hyj këtu në bisedime të veçanta, sa-do që tanî e kuptoj punën fort mirë, dhe munt të heth një dritë të plottë në psykologië të vetavë që muarnë pjesë në këtê luftë sakristie. N’atê kohë, pas të dhënave të paka që kisha, ja se si m’u-çfaq çështja: Abbati i Mirditës, i cili ish shpirti i Bashkimit, i mbetur i vetëm, me katër a pesë shokë, passi Mjediajt i hoqnë gjithë priftërit e tjerë, nuk i hodhi armët. Pas së thënës së tij, s’qe fjala këtu për pëlqimë të veçanta, po për një parim të math: Shqipja duhet të shkruhet me letra latine! Ndëreshti i qytetërisë, i përparimit mendor dhe kombëtar të Shqipërisë, na thrret të qëndrojmë kundrë të gjithëve për këtê parim të lartë. Këto fjalë t’anëtarëve t’Abbatit të Mirditës jo vetëm nuk më bëjtin të qesh ahere, po më mbushnë me enthusiasmë. Kur njëqint arësye të veçanta më dëftojin q’ish mê mirë për mua të bashkohem me shumësinë, zgjodha. – Don Quichotte i papenduar – të marr anën e atyre katër a pesë vetave, se i besoja, jo të ndezur prej nonjë zilie vullgare kundrë Mjediajve, po të shtyrë prej një atdhesie të vërtëtë. E lashë pra abenë që përdorja, e cila, si e njohu edhe Dr. Holger Pedersen-i, ish shumë mê e mirë se e Bashkimit, dhe mora krejt këtê të funtmen. Effekti i së bërës s’ime munt të quhet i magjishmë. Do t’më vinte rëndë t’a thosha vetë, në mos e kishin njohur pjesëtarët e Bashkimit, mê parë. Është një e vërtetë që s’mohohet dot: Unë i fryva jetë të reë abesë së Bashkimit. Unë e nxora nga sakristitë dhe e shpura nër Shqipëtarët. Po ç’nevojë t’i zgjat? Abeja e Bashkimit, në këto kohë të fundit kish marë aqë forcë, sa edhe anëtarët mê të nxehtë të “shkronjëzavetë” nisnë të ftohen nga idolat e tyre. Një i quajtur Mistër Ass, i njohur në Maqedhonië si adhuronjës i “abecesë së shëntëruar”, ish marrë vesh disa muaj më parë me ca anëtarë t’Agimit (kështu quhet shoqëria e Miediajve) që t’i qasen Bashkimit, duke bërë një tjatër abeë të re. Mistër Ass-i më dërgoj edhe një kopjë të një thirrjeje, ku, me një solemnitet për të qeshur, na mësonte punën e madhe që kish nisur. Kryengritja e Xhon-Turqve i qëndroj këto intriga.
 .
Kryesia e Kongresit te Manastirit
Kryesia e Kongresit te Manastirit

* * *

Si u-dhâ sa-do-mos pakë lirië edhe për Shqipëtarët t’udhëtojnë, të piqen e të flasin, unë me ca shkronjëtorë të tierë besuam që kish ardhur më në funt koha të mblidhemi njerëzisht e t’i japim funt një herë për të gjitha çështjes s’abesë. Për t’arrirë me të vërtet këtê qëllim të rëndë, kishim kuptuar që duheshin vënë ‘re dy kondicje, dy “sharte”, sine quibus non:
1.Të mblidhej një komision për të parëstudiuar projektin e një kongresi;
2.Të lihej mjaft kohë – një vit nuk do t’ish tepër – në mes të botimit të projektit nga komisioni dhe mbledhjes së kongresit.
Në mëndje time, ky komision munt t’ish përbërë prej këtyre vetave: I përnd. Fan S. Noli, ZZ. A. Tzako (auktori i “Baba-Tomorit”), Al. A. Drenova (i “Rezeve të Djellit”), Giuseppe Schiro-i (i “Milit dhe Haidesë”, etj.), Milo Duçi (vjershëtor), Dr. Haritua (kujdesëtar i fjalorit të Kristoforidhit), Sotir Peci (kryeshkronjës i “Kombit”), Visar A. Dodani (i “Shqipërisë”), dhe shkronjësi i këtyre radhëve; me këtà të nëndë Toskë, do të shtoheshin edhe ca Gegë si Atërit: Gjeçov, Pashko Bardhi, G. Fishta (i “Lahutës së Malciis”), Dom Nnoc Nikaj (i “Historisë së Shqypniis”), ZZ. Al. Zuvanni (prof, i shqipes n’Italië), Luigi Guracucchi, etj. Ashtu, do t’ishin mbledhur nja 15 veta, të cilët munt të zgjidhjin edhe 15 të tjerë nër Shqipëtarë me vlerë në fushë të gjuhës, po akoma të paçfaqur botërisht. Ky komision 30 vetash do t’ish pa fjalë shumë mê kompetent për të zgjidhur çështjen e abesë se Bajo Topulli, Qiriasi me Shahinin, etj., Po me gjith’këtê, komisioni ynë nuk do të mirrte përsipër ta zgjithte çështjen e abesë; do të gjente vetëm tokën për të bashkuar gjithë kundërshtimet e arësyëshme në një kongres më të gjerë, dhe më në funt do t’emëronte edhe një albanalog të huaj si arbitër, që në mos ishim marrë dot vesh ta kishim vënë punën në duar të tija.
Kur u-muar vesh projekti ynë, ca njerës të poshtër, – të cilëve, si vegla të vullnetshëme a të pavullnetshëme të barbarisë anadollake, nuk u ep dorë të vejë edhe Shqipëtari i mjerë shtëpin’e tij n’urdhër, po duan të i a lënë kurdoherë punët posht’ e sipër të trazuara, – mbluathnë fshehtazi dhe me vrap miqt’ e tyre dhe bënë një “kongres”; po që të dëftojnë karakterin e tyre, këta njerës, me një methudhë të njohur t’Anadollakëvë, ftuan edhe gjithë kundërshtarët e tyre… n’orë të fundit. Të tillë njerës të pafamëshëm kanë sy e faqe të thohen përvendësit e kombit shqipëtar! Të tillë dishepuj të mjeshtërisë halldupe kuxojin gjer die t’i lipjin Evropës ndihmë, posi Evropianë!…
Po çudia mê e madhe m’erdhi nga gjetkë. Nga sa kisha bërë për Bashkimin besoja se Abbati i Mirditës edhe miqt’ e tij do të kishin dashur të merreshin vesh me mua dhe me miqt’e mî që të veprojim bashkërisht. Vërtet këtà Gegë s’kishin nonjë kundrato me mua dhe janë aqe të lirë sa unë. Po ndofta munt të kenë dëgjuar, në një nga gjuhët që dînë, fjalën obligation morale.
Për fat të zi, dhe në e kanë dëgjuar, u-duk sheshit që s’janë të zotët ta kuptojnë. Më vjen keq, se Abbatin e Mirditës e pandehja një nga forcët morale të Shqipërisë, dhe kombi ynë ka nevojë të madhe për forcë të tilla. Po pas të ngjarave të fundit, jam i shtrënguar të mendoj ndryshe. T’ish Abbati i Mirditës një burrë që lëfton për parime, ç’do me thënë kio e sjellë? Pse, sa ish frikë se mos dalë mundëse abeja e Mjediajve, kultura shqipëtare gjoja ish në rezik? Dhe pse, kur abeja e Stambollit dolli në shesh, ahere të gjitha objeksionet e vjetëra i harruat? Do të përsëritni ndofta apologinë e një çobani toskë: Ç’të bëjmë, s’prisjim dot, duhej një abeë për librat e shkollës, etj. Po si munt një burrë më shie delikate t’unjet m’arësye aqë të pakripura? Pik së pari, në shkollat nistore, është provuar që s’duhen libra, systema e deftereve është njohur më e mirë. Në Francë, në më të shumat shkolla t’Englisë, mjeshtëri u a flet mësimet djemve, të cilët i shkruajnë, dhe ashtu nxënë dy herë, se përveç subjektit të veçantë t’orës, mësojn’ edhe orthografinë. Në janë aqë të paditur mjeshtërit e shkollave shqipëtare sa s’janë të zotët të bëjn’ ashtu po kanë nevojë për ndihmën e shtypur të nonjë pusi-të-dijës si Mistër Ass-i, pse s’venë të ruajnë lopët a të varrin veten?… Po kemi një tjatër pikë-pamje. Sa do nevojë të jetë për të mbaruar një punë, a është mê dobie ta bëjmë ca mê von dhe mirë, apo shpejt dhe liksh? Një pyetje tjatër: Në qoftë që arrin të dalë me kuxim në shesh një grusht bagabondësh që të ju forcojët, a njihni dhe të mohoni mendimet dhe miqtë tuaj, ç’veprë, ç’trajtë në Shqipërië munt të jetë shigurë që do t’qëndrojë më këmbë gjer nesër?… Po pse të çaj kokën? Turp, turp! Kurrë s’prisnja të tilla prej vetash q’i nderoja me gjithë zëmër posi burra të vërtetë e të besës.
Dr. H. Pedersen-i, emërin e të cilit Mjedajt e përdornë për të mpruar aben’e tyre, nuk është vetëm një dietar me vlerë, po dhe një burrë me mendje të hollë, dhe është tepër delikat për të dogmatizuar në një çështje të tillë. Po ç’është puna që, atje ku një i huaj i ditur dhe i mentshur tregon ca “vues, jep ca ‘aperyus’ të tija përmi një problemë, thotë që i duket kështu a ashtu, gjysmë-të-mësuarit orientalë i kuptojnë këtó të vëna ‘reposi vaticinime të prera dhe të funtme që nuk duhen biseduar. Dr. H. Pedersen-i më kish dërguar dy vjet më parë një letrë të bukur, ku më thosh që nuk ish kundërshtar i nje abeje me letra binjake, në qoftë që një abeë e tillë trajtohet përmi këto dy parime:
1.Të mos përdoren togje letrash për një zë, përveç kur nuk është rrezik se mos këndohen veç-e-veç: p.sh. munt të përdoret, se fjalë me -h të kënduara veç nukë ka në gjuhë shqipe;
2.Të mos u jipet letrave një vlerë e pazakonëshme në gjuhët latine.
-Sa-do që kio letrë do t’na kish ndihur shumë, nuk e botova, se, duke njohur shtetin e mendjes të Shqipëtarëve, e dija që, mendimet e albanologut të Danmarkut do t’ishin pritur si dogmata, në vent që të merreshin si një pikë-nisje për bisedime të dobishme.
 
Faik Konica (1875-1942)
Faik Konica (1875-1942)

Kongresi i Shqipëtarëve Xhon-turq në Maqedhonië – 02

Faik Konica, “Albania” 1909

Ja ca pika (“some items” si thot’ Englizi) nga “kongresi” i shëntëruar.
Valiu i Monastirit, Hifzi Pasha, u-zgjoth “kryesonjës i nderit”. “Kryesonjës vepërimëtarë” u-zgjothnë një Rexhep Efendî dhe Fehim Beu. Nuk u-zgjoth nonjë i krishterë, se rolli i të krishterëve në lëvisje kombëtare qënka të paguajnë e të shërbejnë. Shqipëtarët xhon-turq rrëfyen këtû taktin e tyre.
Një komision i fshehtë bisedoj përmi “dobinë nga bashkimi i Shqipëtarëve me Xhon-turqët!” As njerî nukë pyeti: “Dobië për kê?”
Një Selahëddin Be këndoj, në gjuhë turqisht, ca mëndime përmi çështjen e abesë. Symptomë për të vënë ‘re: Nukë vërshellej njerî. Nuk i thirrnë të flasë shqip. Nuk u-ndoth njerî, me mëndje hollërisht ironike, për të folur gërqisht, pa-le të shihjim ç’do të kishin bërë zaptietë t’anë, të cilët i urrejnë Grekët jo nga atdhesia po nga që s’mundin mê t’i rjepin si qëmoti.
* * *
“Kongresi” i shëntëruar, ditën e tretë, zgjodhi një komision dymbëdhjetë vetash, mëndja, dija, hollësia kritikë e mê të shumëve nër të cilët janë të njohura prej të gjithëve. Shihni: ZZ. Bajram Topulli, Dimitraq Buda, Ligor Cilka, Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Andre Mjeda, Nyzhet Vrioni, Jorgji Qiriasi, Shahin Kolonja, Luixhi Gurakuqi. Këtà Shqipëtarë (apo a të thom, dukë imituar një fjalë të Nietzsche’s, këtà Sipër-Shqipëtarë, se me të vërtet kanë dalë përmi të tjerët duke shpënë në një lartësië të çuditëshme gjithë vëtijat e mira të kombit t’onë: besën, taktin, hoborësinë, kontemnimin e dinakërisë anadollake, etj.) u mbyllnë në një odë, dhe pas shumë dhëmbjesh, pollnë këtê kryeveprë:
Kombi Shqipëtar të ketë jo një abeë, po dy.
Njëra, abeja e Stambollit, me dy a tre ndryshime pa rëndësië, për përdorim në Shqipërië, (“for home consumption”).
Tjatëra, e cila i shëmbëllen shumë asaj që përdori kohërisht “ALBANIA” më 1897, për përdorim jashtë (“for export”).
Kiò abeë e dytë do të jetë: a, b, c (ts e BASHKIMIT: ciap), ç (ch B.: çupë), d, dh, ë (e B.: teneqe), ë (e B.: ëndër), f, g, gj, (gh B.: gjuhë), h, i, j, k, l, ll, m, nj, (gn B.: njoh), o, p, q (c B.; faqe), r, rr, s, sh, t, th, u, v, x (z B.: nxjer), y, z (x B.: zot), zh (xh B.: zhabë), xh (zh B.: xhemandan).
.
Ftesa ndaj Konices per ne Kongresin e Manastirit
Ftesa ndaj Konices per ne Kongresin e Manastirit

Vendimi i Komisionit për çështjen e Abecesë

Të dy abetë do t’mësohen dhe do t’përhapen kudò, që të dyja bashkë (dhe që tanî Lirija, si fletë me karakter osmanllî q’është, nisi të mos e zëjë në gojë fare aben’e dytë, abenë latine).
Kush të mos e njohë “vëndimin” e këtyre abeve “do të quhetë tradhëtor i kombit shqipëtar” (dhe dy muaj pas “Kongresit”, një nga të dymbëdhjetë apostujt, shigurisht më i mëntshuri dhe ndofta i vetëmi i ndershëm nga të gjithë, më dërgon një vjershë të gjatë, për botim te ALBANIA, shkruar me abeë të Bashkimit).
Për arësyet politike që përvijësova te nota në krye të këtij artikulli, jam i forcuar të përdor aben’e Xhon-Turqve gjer sa të meremi vesh njerëzisht për të themeluar një abeë t’arësyëshme dhe të funtme.
Xhon-Turqët e Monastirit u-mbluathnë jo njerëzisht po shtazërisht, jo si zotërinj që mburren se do të bëjnë një veprë të bukur, po si hajdutë që mblidhen natën se kanë frikë nga dita.
E vetë-thëna “zgjidhje” q’i dhanë çështjes s’abesë nuk ësht as e arësyëshme as e funtme.
Nuk ësht e arësyëshme, se nukë vuri ‘re fare natyrën e gjuhës shqipe. I pari parim i një abeje me letra binjake është që togjet letrash me një zê të mos mundin të këndohen veçan n’atê gjuhë. Togu dh, për tregim, ësht i mirë, se shqip zëri d-h nukë ndodhet kurrë në nonjë fjalë; dhëmp, udhë, kordhë, nuk është rrezik se mos këndohen d-hëmp, ud-hë, kord-hë. N’abeë Nr. 2 të XhonTurqve kemi togje letrash plot me ambiguitet. Na thonë, për tregim, se nj duhet kënduar si gn a ñ. Mirë. Kam nënë sy, tanî që po shkruaj, një shprovim shtypësi, ku shoh: “Diaku shkon në parëvënjë”. Si duhet kënduar fjala e fundit? dhe a duan Xhon-Turqët të kenë mirësinë të më mësojnë si të bëjmë për të shkruar parëvën-je? Fjalët qën-ja, thën-ja, vën-ja, a munt të më dëftoni si t’i shtiem n’orthografi të turkomanëve?… E lê më nj’anë pikën esthetike të çështjes: Gjithë n’atê shprovim gjej, për tregim, fjalën ndërgjegjjeje. Kur i çkëlqyeri profesor në College de France, Z. Michel Breal, shkruante një mësim me famë për të dëftuar që orthografia nukë munt të mbyllë sytë për esthetikën, që ç’do gjuhë duhet të përpiqet të shpëtojë nga togje letrash të shëmtuara dhe t’u japë fjalëve një formë t’ëmblë për syrin, i dituri dhe i holli mjeshtër nukë kish nër mënt të kuptohet prej zaptiesh dhe prej çobanësh. Le të lêmë pra anën esthetike. Dhe le të shohim një gabim tjatër t’orthografisë… Në një shprovim që kam nënë dorë, shoh: “Eni të përshëndoshni atë që ish pak më parë me ne”. Bëhet fjalë këtu për Perëndinë. Tanî, fjala atë a është akusativi njësor i përemërit demonstrativ ay, apo a është akusativi njësor (formë toskërishte) i substantivit at? A duhet kuptuar këtu εκεινον, illum, apo τον πατέρα, patrem? Konteksti këtû ësht i tillë që edhe njëri edhe tjatëri kuptim ësht i përmetuar. N’atê frasë prapë, kemi: më parë. “Më” a është këtu prepozicioni proklitik i kohës, apo a është adverbi i përqasjes me aksent tonik? S’dihet, dhe munt të kuptoni si të doni. Shihni tani se si e shkruajim ne këtë frasë me abeë të vjetër: “Eni të përshëndoshni atê që ish pak mê parë me ne!” Këtû s’munt të kish nonjë ambiguitet, a kuptim të dyshmë; se janë vjete që kishim zakon t’i ndajmë fjalët me aksent tonik, nga homonymet proklitike dhe ënklitike të tyre, duke u vënë një perispomenë. Këtê nuk e bëjmë dot me abenë Nr. 2 të XhonTurqve, se këtà, të fryrë me llokume dhe me rakië (siç na mëson me shumë kripë Pesimisti), harruan këtê nevojë të gjuhës sonë, dhe duke na dhënë një e me dy pika (ë) na prenë lirinë e përdorimit t’aksenteve (pyetni një shtypës në mos kuptoni).
Për këtò shkake, dhe për shumë të tjera që përtoj dhe s’kam as vënt t’i rrëfej, Xhon-Turqët na falnë një abeë të cilën, me sa-do vullnet të mirë që n’e shikofshim, nukë munt ta quajmë t’arësyëshme. Po nuk ësht as e funtme. Le gabimet e rënda që ka, le që çdo Shqipëtar me pakë mënt shpejt ka për të kuptuar që nga një veglë aqë të kalbur nukë munt të shprehet lërim, – po ku u-dëgjua një popull të ketë një abeë të dyshme? Jo një abeë po një pale aberash? Ati Gjergj Fishta e mprojti këtê dysië duke thënë se “ashtû ngjan edhe për Gjermanët”, të cilët kanë abenë gothike dhe abenë romane. Ky argument, të cilin e kam dëgjuar dhe tjatër herë (besoj i pari q’e përdori ish Rada), është shum’ i dobët. Analogia është fare e lajthitur; se ndryshimi i abesë romane me gothiken në gjuhë gjermanishte është vetëm një ndryshim shtylle shtypografike (une difference de style typographique); ndryshimi në mes të të dy abeve shqipe të “kongresit” xhon-turk, është për kundrë një ndryshim orthografik. Po në mos janë të zotët Xhonët t’anë të shohin se sa lajthiten, ja edhe ne unjemi dhe e akseptojmë analogin’e tyre. Po kemi shpresë që Xhonët t’anë kanë mjaft logikë dhe shpirto-mêndie për të mos u-çuditur kur të shohin se si e kemi për të përdorur atê analogie.
Mirë! Unë jam në mëndje që, duke i rënë pas analogisë së bukur që At Fishta shtroj përpara Osmanllive, të marrim edhe ne një abeë të tretë, abenë greke. Ç’objekcione munt të kini kundrë këtij qëllimi? Fjalët dhe të bërat t’uaja vêtë ju lidhin gojën, dhe s’munt të kini nonjë kundërshtim në theorie. Munt të bëni ca objekcione të tjera.
Do të thoni:
1.Ç’nevojë është për një abeë të tretë, dhe greke;
2.Një abeë e tillë do t’i ndihë propagandës greke në Shqipërië;
3.Shqipia nukë shkruhet dot me letra greke.
Do të bëj një përgjigje të shkurtër në të tri objekcionet.
.
Faik Konica (1875-1942)
Faik Konica (1875-1942)

* * *

1.E katërta pjesë e Shqipëtarëve rrojnë në Greqië, dhe këtà njerës, vëllezër t’anë nga gjaku dhe nga gjuha, duan të mësojnë shqip në qoftë se shtypen libra me abeë greke. Janë pastaj nj’a 300 shkolla greke në Shqipërië, ku munt të vihet edhe shqipia në u-shkroftë gërqisht. Nga tjatër anë, themelimi i një kishe orthodhokse shqipëtare, me krahun e Sh. Synodit Rus, munt të mbarohet mê shpejt (si më duket mua), në qoftë që gjuha shqip në kishërat u-përdorte me letra greke. Një Kishë Shqipe, e vetë-qeverisur po e pandarë nga Patriku, është shumë mê praktike se një kishë fare e lirë.
2.Abeja greke s’munt as t’i ndihë as t’i kundërshtohet propagandës greke. Abeja është vetëm një veglë, dhe effekti i saj është pas të përdorurit. Çdo t’na ndalojë ta përdorim abenë greke kundrë politikës greke? Shkrimi i shqipes me letra latine a i a shtoj fuqinë propagandës italiane? Abeja greke u-përdor për gjuhën shqipe: nër albanologët, prej Xylander-it, Reinhold-it, Hahn-it, Benloew-it; nër patriotët shqipëtarë, prej Radës (në një kohë), Kristoforidhit (për toskërishten), Mitkos, Kulluriotit: A munt të thomi se këtà ishin vegla të Grekëve?!
3.Shqipia shkruhet fort bukur me letra gërqishte, në qoftë që përdorshim letrat arkaike për zëret që na mungojnë. Kristoforidhi edhe të tjerët e harruan tepër këtê udhë, dhe u-shtrënguan të hidhen kush në shënja diakritike, kush në të përzjerë me letra latine. Njëri letrën β e mer dhe e flet shqip ν; pastaj, kur i duhet një letrë për zërin b, vete merr hua këtê letrë nga latinishtia, a e çfaq me μπ; në vënt që β-ja duhej mbajtur me vlerën b, dhe për ν-në duhej ngjallur letra arkaike βαϋ, që quhet edbe δίγαμμα, e cila kish këtê zê në gërqishte të vjetër. Tjatëri, duke qënë ε-ja për e dhe η-ja për e, shkon të kërkojë ngatrime të panevojshëme. Të gjitha zëret e shqipes munt të gjejnë në këtê mënyrë veglën e tyre, dhe munt të trajtojmë një abeë krejt greke.
Dhe do ta trajtojmë. Pse jo? Pse t’u mohojmë një milion vetave një veglë të çmimuar për lërim dhe qytetërië? Në qoftë që Gegëve katolikë nuk u pëlqen ky mëndim, e di që çpëlqimi i tyre e ka rrënjën jo në gjuhësië a n’atdhesië, po në feë. Në mos u pëlqen turkomanëve toskë, është se Greku qe i zoti t’u shpëtojë nga thonjët dhe nukë munt të venë dot të bëjnë plaçkë në mes të tij; dhe kjò nuk është një epigrammë, a një hypothesë, a një prallë: është psykologië e vërtetë, e themeluar përmi fakte.
Për abenë latine, s’ka njerî në Shqipërië të ketë lëftuar aqë sa unë. Çdo marrë-veshje, çdo combinazione, që m’ish dukur e zonja të nxjerë abenë latine mundëse, e kam pëlqyer dhe i kam rënë pas. Pashë një qentrë vetash gatî të lëftojnë për këtê qëllim? I kam neveritur mendimet e mia dhe kam vajtur, si ushtar, të hyj nënë njerës q’i besoja generalë mê të mirë se mua. Dhe ndofta ca veta kanë përfituar me të tepër nga kjo modështië ime dhe i kanë kapërcyer gjithë kufiret e përmetuara. Koha ku rrojmë është koha e reklamës, dhe nukë duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vendit t’onë të hidhen përparà dhe përpara dhe përpara akoma duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre. Po duke qënë punët ashtû, atdhetarët me zëmër të kulluar dhe të nxehtë s’kanë të dreqtë të qahen që kombi shqipëtar s’vete përpara. Janë sot në botë katër a pesë Shqipëtarë të cilët e kanë shkuar jetën e tyre nër libra, në të vënë ‘re botën e në të mejtuar. Këtà njerës kanë një të vërtetë kapital mendor, të cilin i a kanë falur Shqipërisë. Po ky vent, ku çfarë-do vetash të pafamëshëm derdhim fanatismë dhe të rena edhe gatojnë vdekjen e kombit tonë, nukë ka ngeë dhe s’ka vesh për atà të katër a pesë burra nga të cilët diç munt të mësojë.
Thosha që as njerî në Shqipërië nuk është munduar aqë sa unë për të nxjerë: abenë latine mundëse. Po më që, pas aqë djerse, i vetëmi resultât qënka që abeja latine, e fëlliqur dhe e bashtardhuar, u-bê symboli i dinakërisë anadollake, ja edhe unë ku deklaroj besërisht dhe çiltas që do t’përpiqem me sa të munt ta çporr nga Shqipëria. Nukë dua të bëj gjê veçan dhe pa pëlqim t’anës kombëtare, i së cilës jam një pjesëtar. Po si shkronjës, e deklaroj çështjen të hapët, dhe kam shpresë pas pakë kohë të bëj shokë në një mëndje me mua. Abeja gërqishtë nuk është monopoli i Grekëve, e kemi miras të përbashkëm: Ësht abeja e përdorur në qeverië të Pyrros!
“Albania”, 1909
.
Marrë nga muri i Fb i Agim Morinës, 22 nëntor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.