back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Kongresi X i Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare – nga Lutfi Alia

Gazeta

Kongresi X i Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare (Pejë 5-6 tetor 2018)
Kongresi X i Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare (Pejë 5-6 tetor 2018)

Kongresi X i Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare

nga Prof. Lutfi Alia

5-6 tetor 2018,qytetin e Pejës në Kosovë,
zhvilloi punimet Kongresi X i Pneumologjisë, aktivitet shkencor i përbashkët
i Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë
dhe i Shoqatës të Pneumologëve të Kosovës.
Në një atmosferë të ndriçuar nga dielli vjeshtor,
të freskuar nga flladi i Grykës së Rugovës dhe puhiza e butë e mëngjezit që zbret nga
Bjeshkët e Namuna, përkedhelur nga simfonia gurgulluese e Drinit të Bardhë,
Peja patriote, e bukur dhe mikpritëse, mblodhi në kuvend shkencor specialistët
e sëmundjeve të mushkërive të Shqipërisë dhe Kosovës.
.
Kongresi X i Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Kongresi X i Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Ky ishte takimi i dhjetë i radhës, i programuar dhe i organizuar nga dy shoqatat e pneumologjisë të vendeve tona; takim ku u referuan tema të shumta shkencore, u prezantuan rezultate kërkimesh shkencore, u kuvendua për shkëmbim eksperience dhe zgjedhjen e rrugëve të reja për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive, që ende përbejnë një problem shqetësues mjekësor dhe social.
Kjo traditë e bukur e organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro-kosovare, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona, progres ky që e ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut. Duke e konkretizuar domosdoshmëri kooperimin brenda specialitetit dhe atë ndërdisiplinor, krahas aspekteve specialistike mjekësore, mjeku sot studion dhe ndikimin e kushteve mjedisore, stilin e jetës, gjendjen sociale të pacientit, respektmin dhe garantimin e të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës.
Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjesht profesion, por është shkencë, është art, është kulturë dhe mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.
.
Nga diskutimet ne Kongresin e  X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Franz Ribeko ka thënë: “Shkenca nuk ështe prona e askujt, ajo i përket të gjithëve”, andaj përvoja profesionale dhe shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve, dispanserive, ambulatoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është përgjithësuar nëpërmjet bashkëpunimit profesional dhe me aktivitete shkencore, në veçanti me dhjetë kongreset, e organizuara ne vazhdimësi e me nivel bashkëkohor.
Në këto dy dekada të fillimi të mijevjeçarit të tretë, pneumologët shqiptare dhe kosovarë, kanë realizuar studime shkencore rreth sëmundjeve të mushkërive, duke kontribuar në zgjidhjen e shumë prej problemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, duke u impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, kurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të pacienteve, që vuajne nga sëmundjet bronkopulmonare.
Ndër institucionet shëndetësore të kujdesit shëndetsor dhe mjekësor, që krahas veprimtarive intensive diagnostike, kurative dhe reabilituese, janë shquar ne veprimtaritë shkencore, janë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” i Tiranës dhe klinika e pneumologjise e Qendrës Klinike Spitalore të Prishtinës. Këto dy qendra kanë kontribuar në rritjen e nivelit profesional dhe shkencor të mjekëve pneumologë, duke ndikur në perfeksionimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore në mbrojtjen dhe shërimin e jetës të sëmurëve në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në Kongresin X të Pneumologjisë shqiptaro-kosovare, morën pjesë rreth 200 mjekë pneumologë, kirurgë torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, të laboratoreve biokimikë, si dhe mjekë familjeje.
Gjatë dy ditëve u prezantuan 30 punime shkencore, përgjithësisht të realizuara me ekipe studiuesish.
Kjo pjesmarrje konsistente dhe numri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë dhe kosovare, i kanë kapërcyer barrierat e kooperimit profesional dhe janë në nivele të prezantojnë studime të mirëfillta shkencore, ashtu si masivisht mjekët tanë janë ne gjendje të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore, njëlloj si i lexojnë dhe si i kuptojnë gazetat dhe romanet.
Kongreset shkencore nuk janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh shkencore, janë forume ku përgjithësohen rezultatet dhe sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve të shkencave mjekësore, duke kontribuar me metoda, teknika dhe kritere mjekimi bashkëkohore në luftimin e sëmundjeve dhe rritjen e mirëqenies shëndetsore të popullatës.
Kongresi X i Shoqatave të Pneumologëve të Shqipërisë dhe Kosovës, i zhvilloi punimet në sallën e Madhe në Hotel “Dukagjini” – Pejë.
.
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Në seancën plenare, Dr. Sh. M Gazmend ZHURI, kryetar i Shoqatës të Pneumologëve të Kosovës, mbajti fjalën e hapjes të punimeve të Kongresit X të pneumologëve shqiptaro-kosovar.
Në respekt të traditës dhe kulturës shqiptare, pjesmarrësit i përshendetën Prof. Dr. Silva Bala kryetare e Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë, Prof. Behxhet Osmani dhe Dr. Granit Abdullahu – zv/ministri i Ministrisë së Shëndetsisë i Republikës së Kosovës.
Sesioni I, me temë “Bronkiti kronik obstruktiv dhe trombembolia pulmonare – diagnoza dhe trajtimi”, u moderua nga Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Bala, Dr. Sh. M. Arian Mezini, Dr. Sh. Xhevat Kurhasani.
Në këtë sesioni u prezantuan punime shkencore, që evidencuan problemtikën komplekse të sëmundjeve bronkopulmonare, të ndërlikimeve dhe pasojave të tyre, si dhe ndërhyrjet kurative për rikuperimin funksional të mushkërive të lënduara nga proceset patologjike.
-Prof. Piersante SESTINI, referoi përvojën e klinikës të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës – Itali, në përdorimin ambulatorial të oksigjenoterapisë në të sëmurë me fibrozë pulmonare, e shprehur me zvogëlim të fluksit të ajrit dhe reduktim problematik të shkëmbimit gazor. Prof. Sestini theksoi se trajtimi me oksigjeno-terapi ambulatoriale e përmireson cilësinë e jetesës së këtyre të sëmureve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Në studimin “Morfologjia e vazave linfatike ne fibrozat e mushkërisë”, Prof. L. Alia, Prof. Elisabetta ëeber dhe Prof. P. Sestini, prezantuan ndikimin e neolimfogenezës në rimodelimin e dëmtimeve fibrotike pulmonare, duke dhëne një koncept të ri, të mekanizmave morfopatogentike të këtyre sëmundjeve.
Patologjia e mushkërive është tepër komplekse, madje shpesh klinika mbizotërohet nga ndërlikimet, që janë shkak i invaliditetit të lartë dhe i vdekshmërisë të këtyre të sëmurëve. Kjo problematikë u trajtua në tre studime: – Prof. Silva Bala prezantoi studimin: “Trajtimi afatgjatë me Rivaroxaban i të sëmurëve me emboli pulmonare”. Rezultatet e këtij studimi të referuara nga Prof. Bala, përkojnë me ato të autorëve të huaj, çka dëshmon se trajtimi i të sëmurëve me emboli pulmonare në klinikën e pneumologjisë të SUSHN, kryhet me kritere shkencore bashkëkohore.
-Dr. Sh. M Arian Mezini prezantoi studimin klinik: “Aspekte praktike të përdorimit të antikoagulanteve të rinj në pneumologji”, referim që nxiti interesin e pjesmarrësve, për të përdorur medikamente të reja me rezultative në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët tradicionalë.
Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësine, sjelljen e egër klinike, për ndërlikimet e shumta që krijojnë dhe për vdekshmërinë e lartë, e vlen të theksohet se janë në vendin e parë si shkak i vdekjeve në përgjithësi në vendet perëndimore. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive prezantohen me shenjat e trombembolisë. Kjo problematikë u trajtua në studimin e realizuar nga grupi klinicistave:
-Dhimitraq Argjiri, Silva Bala, Loreta Agolli, Arjan Mezini, Viola Selmani, Vasil Miha, Ornela Nuredini, të cilët u prezantuan me referatin: “Karakteristikat dhe rezultatet klinike të trombembolisë pulmonare, në pacienta me kancer pulmonar”.
Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavorshme, krahas problemeve somatike, me vështirësi në trajtim, krijojnë te i sëmuri edhe shqetësime të forta emotive, psikologjike dhe psiqike. Këto aspekte të ndërlikuara jane studiuar nga grupi i klinicitëve të SU-SHN Tiranë: Juli Gjerazi, Irma Bani, Jolanda Daka, Silva Bala, Jul Bushati, Perlat Kapisyzi, referuan përvojën e tyre klinike me studimin: “Ankthi dhe depresioni në të semurët me SPOK”.
Autorët referuan se ankthin e kanë diagnostikuar në 56, 9 % të rasteve dhe depresionin në 45, 1 % të rasteve. Shfaqja e ankthit dhe e depresionit ndikohet nga graviteti i sëmundjes të mushkërive, andaj këto shqetësime rastisen shpesh ne pacienta me SPOK, por ndodh që jo rrallë, këto shenja nënvleftësohen, nuk diagnostikohen dhe nuk kurohen, për pasojë shtohen vuajtjet e të sëmurit, madje i implikon dhe familjarët.
.
Nga diskutimet ne Kongresin e  X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Sesioni II me temë “Kanceri bronkopulmonar, diagnostikimi dhe trajtimi”, u moderua nga Prof. Behxhet Osmani, Prof. Fatmir Çaushi, Dr. Sh. M. Gazmend Zhuri.
Për vetë problematikën komplekse që përmbajnë neoplazitë, ky sesion ngjalli interes ndër pjemarrësit.
-Pëllumb Hysko dhe Emira Hysa prezantun studimin: “Diagnoza dhe stadifikimi i kancerit të mushkërive”.
Si ka theksuar Claude Lévi-Strauss, “Shkenctari nuk është ai që jep vetëm përgjigjie, por ai që shtron mundësinë të bëhen pyetje rreth problemit që ka studiuar…”, andaj dhe kolegët pjesmarrës i drejtuan pyetje referuesve, të cilët dhanë përgjigjie duke e përgjithësur përvojën e tyre në diagnostikimin e këtyre sëmundjeve: Alma Teferiçi, Ilir Peposhi, Eritjan Tashi, Esmeralda Nushi, Olti Sina, Alma Cani, Eljana Shima, Fahri Kokiçi, Aldion Bame, Daniela Xhemalaj, Alma Andoni, Perlat Kapisyzi, u prezantuan ne kongres me studimin “Efikasiteti dhe siguria e kriobiopsisë në diagnozën dhe trajtimin e masave endotrakeale dhe endobronkiale”.
Kooperimi ndërdisiplinor është faktor i rëndësishëm në diagnozën e saktë dhe trajtimin me efikasitet të sëmundjeve neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftësive dhe rëndësisë në marrjen e materialeve me teknikën e kriobiopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë karcinoidit e konfirmuar nga anatompatologët.
Në vazhdim të problematikës në diagnozën e neoplazive të mushkërive, interes paraqiti studimi i prezantuar nga grupi i klinicistëve dhe bronkologëve.
-Eritjan Tashi, Esmeralda Nushi, Ilir Peposhi, Alma Teferiçi, Olti Sina, Emira Hysa, Pëllumb Hysko, Vasil Miha dhe Perlat Kapisyzi, referuan eksperiencën e tyre me refertin: “EBUS – TBNA dhe EBUS – FNA në diagnozën e lezioneve intrapulmonare”.
Përdorimi i sondave me ultratinguj transbronkiale dhe ezofageale dhe aspirimi i materialeve neoplazike të zhvilluara në brendësi të mushkërive dhe në nyjet limfatike hilare dhe në mediastin, janë teknika me efektivitet në diagnozën e shpejtë të tipit të neoplazisë, që favorizojnë ndërhyrjen në kohën e duhur, por dhe në shkurtimin e ditëqendrimeve në spital të sëmurëve, uljen e kostos etj. Inkurajuese janë rezultatet e arritura në diagnostikimin e shpejtë dhe pa ndërlikime të rasteve, që prezantuan autorët e këtij studimi.
Sëmundja duhet identifikuar. Kur është rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen prapa një sëmundje të rrallë, shpesh pasojë e një difekti genik. Në mjekësi një rast i vetëm dhe shumë raste me të njejtën sëmundje kanë vlera të njejta, pasi të shpëtosh dhe një jetë njeriu është kontribut humanitar me të njejtën rëndësi si të shpëtosh shumë të sëmurë.
Në revista mjekësore shpesh botohen studime për sëmundje te diagnostikuara në një person (Case report), ashtu si në kongrese referohen studime të dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, i studiuar me veçoritë dhe ne kompleksitetin vet kliniko-morfologjik.
-Alma Teferiçi, Emira Hysa, Ilir Peposhi, Vasil Miha, Esmeralda Nushi, Eritjan Tashi, Olti Sina, Alma Cani, Eljana Shima, Fahri Kokiçi, Aldion Bame, Daniela Xhemalaj, Alma Andoni dhe Perlat Kapisyzi, prezantuan punimin “Diagnoza dhe trajtimi i hamartomës endobronkiale me cryo-biopsi dhe terapi përmes bronkoskopit fleksibël”.
-Fatmir Çaushi, referoi studimin: “Trajtimi kirurgjikal i kancerit te mushkërive”. Pasi komenton përparesit dhe vlerat aplikative në klinike të sistemit TNM, autori sugjeron rëndësinë e diagnostikimit në fazat e herëshme të kancereve të mushkërive, çka ndihmon në ndërhyrjen kirurgjikale në kohën e duhur.
-Julia Gjerazi, Jul Bushati, Irma Tashi, me referimin “Pneumologët dhe kanceri i mushkërive”, treguan rolin e pneumologut në menaxhimin e kancerit pulmonar, stadizimin, vlerësimin e rezervës respiratore, individualizimin e ndërlikimeve dhe në trajtimin e të sëmurit.
.
Nga diskutimet ne Kongresin e  X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Në sesionin III, “Tubekulozi i mushkërive”, i moderuar nga Prof. Hasan Hafizi, Prof. Gjyle Mulliqi, Dr. Majlinda Gjoçaj dhe Dr. Nisret Hajrullahu, u prezantuan studime me nivel dhe interesa të gjera shkencore.
Tuberkulozi, i njohur dhe me emrat ftiza, poriformalikoza, “veremi” dhe me inicialet TBC, është sëmundje infektive, që ka ekzistuar nga zanafilla e historisë së njerëzimit dhe vazhdon të mbetet problem për t’u zgjidhur. TBC shkaktohet nga disa shtame mykobakteriesh, sidomos nga Mykobakteri i tuberkulozit (bacili i Koch), që është tepër infektues me rrugë ajrore, andaj dhe tuberkulozi i mushkërive është sëmundje e shpeshtë.
Deri në gjysmën e parë të shekullit XX, në vendet perëndimore dhe vendet tona, tuberkulozi ishte sëmundje e shpeshtë, e rëndë, invalidizuese dhe me vdekshmëri të lartë. Aktualisht incidenca e TBC varjon nga 365 raste për 100 000 banorë në vendet e Afrikës, në 41 raste në Amerikë.
Në vitin 2017, në Shqipëri incidenca e TBC ishte 16 raste/100 000 banorë, në Kosove mbetet ende e lartë.
Problematika komplekse epidemiologjike, kliniko-diagnostike, kurative dhe morfologjike e TBC, vazhdon të preokupoi shendetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të drejtë komiteti organizues dhe ai shkencor i Kongresit X të Pneumologjisë, i dedikoi një sesion me vehte, ku u prezantun punime, u zhvilluan diskutime dhe u shkëmbye eksperienca në luftën kundër kësaj sëmundje problematike.
-Donika Bardhi, Perlat Kapisyzi, Donika Mema, Silva Tafaj, Silva Bala dhe Hasan Hafizi, prezantuan një studim me shumë interesa për shëndetësinë shqiptare: “Epidemiologjia e tuberkulozit në Shqipëri në vitin 2017”. Si theksuan autorët, ndonëse incidenca e TBC në Shqipëri është e qëndrueshme në vlera të ulta, mbetet problem rastisja e lartë në emigrantët e rikthyer dhe bashkëshoqërimi me të sëmurë me HIV/AIDS.
Autorët theksuan se kjo situatë epidemiologjike e TBC në Shqipëri, dikton domosdoshmërinë të mos ulet vigjilenca ndaj kësaj sëmundjeje, përkundrazi të intensifikohet lufta në të gjitha frontet, për parandalimin, vaksinimin, diagnozën e herëshme, individualizimin e tipit të mykobakterit dhe mjekimin efektiv.
-Behxhet Osmani, Gjyle Mulliqi, Ariana K, Xhevat Kurhasani, Majlinda Gjoçaj, Gazmend Zhuri dhe Rr. Bajrami, prezantuan studimin: “Vlerësimi i GeneXpert MTB/RIF, në diagnostikimin e shpejtë të tuberkulozit”. Bazuar në prioritetin që ka për diagnozën dhe kontrollin e mjekimit të sëmundjes së tuberkulozit, autorët referuan përvojën e tyre me aplikimin e testit të GeneXpert MTB/RIF në popullatën e Kosovës. Nga të dhënat
e marra, rezulton se kjo metodë është e shpejtë dhe efikase.
Punim i ngjashëm dhe me rëndësi në përgjithësim përvoje është dhe ai i prezantuar nga grupi i mjekëve:
-Nisret Hajrullahu, Agim Kryeziu, Xhevdet Latifi, Refik Sylaj, Muhamet Abdylatef, Elezi Elezi, të cilët referuan studimin “Aplikimi i testit të GeneXpert MTB/RIF në rajonin e Gjilanit, në vitet 2016 – 2017”. Dhe me këtë studim konfirmohet se testi GeneXpert MTB/RIF është i shpejtë dhe rezultativ, krahasuar me kulturën shpreh sensivitet 97, 5 % dhe specifitet 97, 6 %, ndërsa baciloscopia direkte ka sensivitet 95 % dhe specifitet 98 %:
-Prof. Hasan Hafizi, u prezantua në këtë sesion dhe me studimin “Diagnoza dhe menaxhimi i kollës kronike”.
Mushkëritë jane organi më i ekspozuar ndaj faktorëve mjedisor. Me aktin respirator inspirohet ajri se bashku me lëndë të ndryshme me efekte irituese, toksike, inflamatore, kancerogene; inspirohen pluhurat e imët në trajtë aeroslolesh atomsferike me PM 2, 5 μ dhe me PM 10 μ, që janë konsideruar “vrasësit” e vegjël me veprim të ngadalshëm në rrugët bronkiale e bronkiolare, etj. Këto lëndë provokojnë kollën, por kolla shkaktohet dhe nga një mori e madhe sëmundjesh bronkiale dhe të parenkimës, sidomos nga neoplazitë e shumta, që prekin këtë organ. Këto terrene të lënduara bronkoalveolare provokojnë kollën, sidomos kollën kronike, e cila shfaqet me prevalencë në 12 – 15 % të popullatës botërore. Kolla kronike, thekson autori, mund të vazhdoi në shumë vite e të krijoi pasoja fizike dhe psikologjike për të sëmurët, madje dhe pasoja shoqërore, sidomos kolla e të sëmurëve me tuberkuloz, që bëhet burim i përhapjes së infeksionit tuberkular dhe në persona të tjerë.
Për diagnozën dhe trajtimin e kollës kronike, ekzistojnë udhërrëfyes kombëtar dhe ndërkombëtar, që autori i prezantoi me katër hallkat kryesore:
1.Identifikimi dhe trajtimi i shkaqeve të dukëshme të kollës kronike.
2.Ekzaminimet për dignozën e astmës, të refluksit gastroezofageal dhe të rhinosinuziteve.
3.Identifikimi në qendra të specializuara i shkaqeve të tjera si apnea nokturne, bronkiti eozinofilik, tonsilitet dhe sëmundjet e veshit të jashtëm. Me rëndësi për diagnozën e shkaqeve të kollës kronike janë ekzaminimet me TC dhe RMn, që identifikojnë trakeobronkomalacinë, bronkitet kronike dhe sëmundje të tjera bronkiale.
4.Menaxhimi i kollës idiopatike dhe refraktare. Në rreth 40 % të sëmurëve, kolla është përgjigjie e ekzagjeruar neuronale, që kërkon trajtimin me medikamente, me veprim bllokues të receptorëve neuronal periferikë.
-Fahri Hasani, pneumolog në repartin e pneumologjisë të spitalit rajonal të Pejës, u prezantua në kongres me
referimin: “Një rast epidimiti tuberkular”, patologji e rrallë e formës ekstrapulmonare të tuberkulozit.
.
Nga diskutimet ne Kongresin e  X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Sesioni IV, “Referime me tema të lira”, u moderua nga Prof. Alma Cani dhe Dr. Saud Maliqi.
Në këtë sesion u prezantuan tema studimore të larmishme, që e pasuruan spektrin e sëmundjeve bronko-pulmonare, që u prezantuan gjatë punimeve të kongresit.
-Gradica F., Lisha L., Argjiri Dh., Nino H., Cani A., Kokiçi F., Shehu E., Bollano E., referuan studimin: “Trajtimi i kistës hydatidoze dhe fistulave bilo-bronkiale dhe bilo-pleuro-bronkiale, nëpërmjet trakeotomisë dhe qasjes transdiafragmale. Këto ishin raste të trajtuara në periudhën janar 2015-dhjetor 2017 në Tiranë”.
-Shqiptar Demaçi, Beqiri S., Bruqi B., Suad Maliqi, Behluli A., Frederik Çuperjani, Selimi F., Bajrami S., prezantuan studimin e një rasti të ndërlikuar stenoze të trakesë, të trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale: “Qasje kirurgjikale në stenozen post-intubuese të trakesë në segmentin cerviko-torakal”.
-Selimi F., Shqiptar Demaçi, Suad Maliqi, Behluli A., Kastrati E., Bajrami S., Kolgeci N., Poniku A., Osmani B., Misimi S., Ukshini M., referuan trajtimin e një rasti të rrallë: “Trupi i huaj në trakitin respirator dhe depërtimi transtorakal nëpërmjet empyemës necessitans, deri në murin e kraharorit”.
-Alma Cani, Fahri Kokiçi, Eljana Shima, Hatibi A., Vyshka A., Ilir Peposhi, prezantuan studimin, si e kanë menaxhuar një të sëmurë, rast urgjence me status astmatik të rëndë. Eksperienca që sollën autorët, dëshmoi se dhe në raste të rënda me astma akute, që në praktikën mjekësore shprehen me vdekshmëri të lartë, me ndërhyrje të shpejtë dhe terapi intensive, nxirren nga gjendja e rëndë, si e konkretizuan me pacienten e tyre.
-Jonida Tula, Sofiela Telo, Daniela Xhemalaj, Viola Selmani, prezantuan studimin epidemiologjiko-klinik:
-Loreta Biça, prezantoi studimin: “Trajtimi i kancerit dhe toksiciteti kardiovaskular i medikamenteve anti-.
“Vështrim statistikor i pacientëve me kancer pulmonar në QSTU gjatë vitit 2017, dhe roli i imunoterapisë në stadet e avancuara”. Robert Anson Heinlein ka thënë: “Nëse një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë është opinion”, kësisoj dhe ky studim statiskor mori vlera përgjithësuese dhe aplikative klinike.
Gjithashtu ky studim shtron detyrë koperimin ndërdisiplinor, sidomos rolin deçiziv të anatomisë patologjike në konfirmimin e histotipit të neoplazisë malinje, që orienton aplikimin e një terapie antikanceroze të përshtatëshme dhe sidomos të imunoterapisë.
kanceroze”. Dr. Biça dha një mesazh të qartë: Të sëmurët në trajtim me antikancerogenë dhe me kemioterapi, duhet të monitorohen për aktivitetin kardiak, pasi disa nga këto ilaçe shkaktojnë disfunksion miokardial dhe insuficiencë të ventrikulit të majtë.
-Daniela Xhemalaj, u prezantua me studimin “Roli i anatomopatologut, në trajtimin modern të kancereve pulmonare”. Statistikat e OBSH referojnë se kanceret e mushkërive janë në vendin e parë për incidencën dhe vdekshmërinë. Në vendet e Europës së Bashkuar vdesin çdo ditë 365 të sëmurë me kancer të mushkërive. Kjo problematikë shqetësuese mjekësore dhe sociale, ka shtruar domosdoshmërinë e diagnozës së hereshme, në stadet fillestare të neoplazive, në mënyrë që të ndërhyhet sa me shpejt, për kurimin dhe shpëtimin e jetës të këtyre të sëmurëve. Në mushkëri zhvillohen mbi 150 histotipe neoplazie, 98 % e rasteve janë neoplazi malinje, me pasoja për shëndetin dhe jetën e të sëmurëve. Me rëndesi për fatin e të sëmurit është diagnoza e herëshme dhe e saktë e histotipit, mbi bazën e të cilës vendoset trajtimi: ndërhyrje kirurgjikale, mjekimi antikancerogjen, kemioterapia, apo radioterapia. Këtë mision të rëndësishëm e kryen vetëm anatomopatologu, i cili krahas histopatologjisë tradicionale, përdor studimet imunohistokimike, me të cilët zbulon markatorët specifikë kancerogenë, faktor me rëndësi për diagnozën dhe trajtimin e të sëmurëve. Si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi mikroskopik i bioptive është vendimtar për diagnozën, orienton taktikën e trajtimit dhe përcakton prognozën e të sëmurit. Këto mesazhe, Dr. Daniela na i transmetoi në mënyrë elegante dhe të qartë.
.
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
Nga diskutimet ne Kongresin e X te Pneumologjisë Shqiptaro-Kosovare
-Silvana Bala, Loreta Karaulli, Arian Mezini, prezantuan studimin: “Graviteti klinik dhe paraqitja radiologjike e pneumonisë të Komunitetit”. Kjo lloj pneumonie, ndonëse paraqitet si sëmundje e zakonëshme, është preokupante për pasojat dhe ndërlikimet që krijon, pavarësisht trajtimit me një game të gjërë antibiotikësh.
-Baftiu N., Albegu M., Lata H., prezantuan studimin: “Shpeshtësia e të sëmurëve me patologji pulmonare, në periudhën mars-gusht 2018, të trajtuar në Qendrën e Urgjencës të spitalit Rajonal të Ferizaj”.
-Në përfundim të referimeve në këtë sesioni u bënë diskutime dhe konkluzionet.
Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit X të pneumologjisë, 06.10 2018, u organizuan dy aktivitete:
-Tryeza e rrumbullakët me temë: “Roli i Kujdesit Shëndetësor Parësor në trajtimin e tuberkulozit.
Panelista të këtij sesioni ishin: Prof. Hasan Hafizi, Dr. Majlinda Gjoçaj, Dr. Donika Mema, Dr. Sh. M. Xhevat Kurhasani, Dr. Lulzim Çela dhe Dr. Albana Morina.
Dr. Lulzim Çela, prezantoi punimin: “Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore, në luftën kundër tuberkulozit në Kosovë”. Autori prezantoi modelin e integrimit të shërbimeve shëndetësore të Kosovës dhe krijimin e shërbimeve profesionale në luftën kundër tuberkulozit. Me këto sfida të reja, shërbimi shëndetësor i Kosovës, do të synojë, që në kohë të shkurtër, do të arrijë ta ulë incidencën e kësaj sëmundje problematike.
-Moderatori Dr. Sh. M. Gazmend Zhuri, dhe Prof. Silva Bala, bënë konkluzionet si dhe informuan pjesmarrësit se në vitin 2019, Kongresi XI i Pneumologjisë, do t’i zhvillojë punimet në Tiranë.
 
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.