back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Konservatorizmi novator dhe fisnikëria e përhershme e Merrnaçajve të Amerikës – nga Marjana Zeneli Bulku

Gazeta

Marjana Bulku gjatë fjalës së saj në ditën e Lirisë - Westchester, 5 maj 2024
Marjana Bulku gjatë fjalës së saj në ditën e Lirisë – Westchester, 5 maj 2024
Konservatorizmi novator dhe fisnikëria e përhershme
e Merrnaçajve të Amerikës
nga Marjana Zeneli Bulku

Merrnaçajt e Amerikës janë një familje me bazë të gjerë jo vetëm numerike por edhe cilësish njerëzore.
Duket se, dashuria për atdhe e përkushtimi ndaj Zotit ua ka çelë portat e shpirtit, duke i renditë ata ndër humanët e devotshëm që gjenerojnë nder e besë, traditë e qëndresë po edhe dashuri të paanë për trojet amë.
Tradita e përvitshme e Ditës së Lirisë, e inicuar nga kjo familje është rast unik për të prekur nga afër këto relike shpirtrore, historike e fizike që vazhdon të përcjellë ky event, edhe pse në qelizë ka kujtimin ndaj Martirin e Lirisë, Nik Merrnaçaj, por është shumë më tepër se kaq.
Aty e ndjen së thelli dhe e prek nga afër histori antikomuniste, dinjitet religjioz e fetar, shërbime, predikime e lutje, po edhe kujtesë e mirënjohje, libra, shkrime dhe respekt… shumë respekt!
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse të tjerat janë përthyerje në dhjetra ngjyra mendimi e vetreflektimi, pasi aty ndjek se si përreth flamurit shqiptar, që kjo familje e larton çdo 5 Maj, në Kensico Dam Plaza, në Valhalla të në ëestchesterit ku bashkohen përvitshëm kaq shumë patriotë shqiptaro-amerikanë, diplomatë, ansableistë e të zgjedhur vendorë, vatranë të ndershëm e patriotë, gazetarë, aktivistë po edhe shumë qytetarë të thjeshtë.

Rinia duke e percjelle Ditën e Lirisë - Westchester, 5 maj 2024
Rinia duke e percjelle Ditën e Lirisë – Westchester, 5 maj 2024

Kjo festë plot traditë, përthith natyrshëm në madhështinë e vet, shumë prej atyre që e vuajtën dhe e urryejnë komunizmin, edhe pse qenë viktima të tij, ata ëndërruan dhe punuan për demokracinë, madje ende shpresojnë në rifunksionimin e saj.
Ditët e Lirisë me Merrnaçajt, kanë tingujt e këngëve të Kelmendit, ku i këndohet natyrës, dashurisë, heroizmit edhe vetë jetës me zëra fëmijësh, të cilët edhe pse të lindur këtu në Amerikë, janë një me kulturën shqiptare, falë këtyre familjeve që ua mëkojnë atyre gjuhën, kulturën dhe traditat bashkë me ushqimin që e përditshëm. Aty e sheh sa bukur kërcehet e këndohet me ritmet dhe tingujt shqiptare, sa emocione mahnitëse të dhurojnë kostume e lashta punuar me artin e hollë e autentik.
Aty ke rast të prekësh me sy, me shpirt e me dorë Xhubletën dhe ta besosh prej kësaj rinie se historia jonë është e stërlashtë.
Aty munda të takoj Nanën Mri, atë zonjën e veprës “Zonja e hekurt me shpirtin florini” të Jozef Radit dhe ta kuptosh në vetëm 5 minuta, pse përreth saj ka aq shumë respekt, dashuri e mirnjohje.
E ndërsa lexon librin e saj të rrëfimeve, miraton në heshtje virtytet e gjalla që e bëjnë njeriun të pavdekshëm…
Këtë pranverë pata rastin dhe fatin të jem edhe unë pjesë e Ditës së Lirisë, ku u ndjeva mirë dhe në pak rreshta u shpreha pikërisht kështu:

Tribuna e Takimit në Ditën e Lirisë - Westchester, 5 maj 2024
Tribuna e Takimit në Ditën e Lirisë – Westchester, 5 maj 2024

Të dashur miq,
Falë sublimes liri, rashë në kontakt me historinë e familjes Merrnaçaj, aty ku ke rastin të rrethohesh nga heronj fisnikë, humanë, të urtë e trima, e nga ku përjeton dhimbje e krenari dhe të mësosh se rrugëtimet drejt lirisë janë përplot sfida e vështirësi, por… destinacion kanë gjithmonë: “ma t’naltat frone nderi e dinjiteti!”
Disa kohë më parë, kjo familje u bë e njohur për mua, parmes ekranit, pastaj edhe nga librat, ndërsa sot e kuptoj përfundimisht se heronj të vërtetë janë pikërisht ata që nuk ia kursejnë atdheut të tyre aktet e larta, siç janë sakrifica për lirinë.
Martiri Nik Mernaçaj, mbetet një ëndërrimtar i përjetshëm lirie, një engjëll mbrojtës i saj, sepse liria të dashur miq, kërcënohet çdo ditë, shigjetohet e rrezikohet, ndaj na thërret çdo ditë në betejë, në emër të saj.
Kjo betejë na bind përfundimisht, se liria kurrë nuk ndan, as përçan e as përjashton, ëndrra e lirisë veç bashkon dhe udhëheq drejt aktesh sublime.
Ndaj kjo ditë lirie na fton të përulemi ndaj historisë, dramave dhe heronjve të vërtetë me mirënjohjen tonë, me detyrimin moral e njerëzor, po edhe atë intelektual e patriotik që të mos ndalemi kurrë e t’ua përcjellim atë brezave.
Ndaj kjo ditë, prej kësaj tribune përkujtimore me emrin e një heroi të vërtetë na thërret fort, ta duam dhe ta mbrojmë lirinë, e të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen.
5 maj 2024

Rinia duke e percjelle Ditën e Lirisë - Westchester, 5 maj 2024
Rinia duke e percjelle Ditën e Lirisë – Westchester, 5 maj 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.