back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025

Kosova – boshti më i shëndoshë patriotik e politik i shqiptarisë – nga Kim Mehmeti

Gazeta

Kim Mehmeti
Kim Mehmeti
Kosova – boshti më i shëndoshë patriotik e politik i shqiptarisë
nga Kim Mehmeti

Edhe këto zgjedhje parlamentare në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Pa dyshim se fitoren e saj e ndihmuan edhe kritikët e ngarkuar me urrejtje patologjike ndaj Kurtit, e të cilët, për fat të tij, nuk i don dhe nuk i beson populli.
Në masë të madhe, fitoren e VV-së e ndihmuan edhe ata të ‘klanit’ të drejtuar nga miku i Vuçiqit – Grenelli, e ku bëjnë pjesë të gjithë që nuk e kuptojnë se sado i vogël të jetë një popull, nuk guxon atë ta përbuzësh duke besuar se mund ta blesh dinjitetin e tij dhe se, me muskujt e të fortit, do mund të shkelësh mbi krenarin e tij.
Pra zgjedhjet parlamentare në Kosovë përfunduan. Ndërkohë mediat raportojnë se kryetari i AAK-së paska deklaruar se assesi nuk do bëhet pjesë e qeverisë së VV-së, duke mbetur e paqartë se kur dhe ku kësaj partie Kurti i ka ofruar bashklqeverisje?
Kur jemi te partitë tjera duhet thënë se drejtuesve të LDK-së do u nevojitet edhe një shekull që ta kuptojnë se të sotmen politike nuk mund ta blesh e ta stolisësh me të shkuarën e lavdishme.
Ndërkohë mbetet e vërteta, se as fitorja nuk të lejon që Kosovën ta ngarkosh me fjalorë politike, i cili nuk i ka hije asaj. Dhe assesi nuk mund to arsyetohen deklaratat për ‘kohët e hajvanisë’ sepse ajo kurrë nuk ka jetuar në kohë të tilla, por vetëm në ato ta hajnisë.
Sidoqoftë, edhe kësaj radhe Kosova i dëshmoi mbarë shqiptarisë se ajo nuk është Shqipëri që duron dikush ta tallë atë duke e sunduar me batuta dhe duke e bërë ‘atdhe’ të krimit dhe hajnisë, se ajo nuk është as Maqedoni ku politikanët shqiptare heshtjen, shkaku i injorancës dhe mosdijes, politikanët e shesin si urtësi, pra ajo dëshmoi se ishte dhe mbeti boshti më i shëndosh patriotik e politik i shqiptarisë.
Marrë nga Muri i Fb, Kim Mehmeti, 11 janar 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen