back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kosova – faktor kryesor i ngjarjeve historike që siguruan krijimin e Shtetit Shqiptar (Hamit Kokalari – 1943)

Gazeta

Hamit Kokalari (1909-1989)
Hamit Kokalari (1909-1989)

Kosova – faktor kryesor i ngjarjeve historike

që siguruan krijimine Shtetit Shqiptar

(Hamit Kokalari – 1943)

“Por ajo që dihet më pak dhe që meriton të vihet në dukje është historija e Kosovës. Kosova nuk ka qënë vetëm djepi i rilindjes shqiptare, por ka qënë sidomos faktori kryesor i ngjarjeve historike që shkaktuan dhe siguruan krijimin e shtetit shqiptar dhe të liris sonë kombëtare. Kosova ka qënë një fushë lufte e përherëshme, ku Shqiptarët kanë derdhur gjakun e tyre shekuj me radhë në një luftë të dyfishtë kundër Turqve dhe kundër Serbo-malazesve. Veçanërisht ngjarjet historike më me rëndësi, ato të periudhës se Lidhjes së Prizrenit (1877-1881) dhe ato të kryengritjes së Kosovës (1909-1912), që patën si pasojë krijimin e shtetit shqiptar, ishin pothuaj kryekëput veprat e Kosovarëve. Vetëm Shqipërija e mbyllur në kufijtë e 1913-s pati fatin e mirë të gëzojë shpërblimin e therorive që bënë Shqiptarët e Kosovës, të cilët mjerisht, në vend që të fitonin lirinë e merituar, kaluan nga robërija turke në robërinë sërbo-malazeze.”
marre nga Kosova – Djep i Shqiptarizmit “Mesagjeritë Shqiptare”
Tiranë 1943 – (fq. 7-8)
.
Hamit Kokalari - Kosova - Djep i Shqiptarizmes
Hamit Kokalari – Kosova – Djep i Shqiptarizmes
***
“22 dhjetori i vitit 1909 është ditëlindja e Hamit Kokalarit.
Hamiti ishte i biri i Reshatit dhe Hanushesë, ishte femija i tretë pas vëllezërve më të mëdhenj Muntaz dhe Vesim Kokalari.
Shok klase në Liceun Francez në Gjirokastër dhe në Korçë me Enver Hoxhën, për fat që ndodhej aq sëmurë sa s’mund të ngrihej nga shtrati, kur patrulla partizane shkoi ta merrte, ai shpëtoi nga ekzekutimi i paracaktuar i grupit të intelektualëve që pësuan këtë fat (ashtu si vëllezërit e tij me të mëdhenj) natën e 12 nëntorit 1944 në bodrumet e hotelit Bristol.
Në vitin 1934, Hamit Kokalari përfundoi studimet me rezultate shumë të mira në Fakultetin e Drejtësisë në Tuluz të Francës. Pas një periudhe punësimi në diplomaci në Kosovë, Hamiti botoi në vitin 1943, librin “Kosova, djepi i shqiptarizmit!”
Janë të shumtë ata që mendojnë se një nga arsyet që Hamiti dhe ndoshta dhe vëllezërit e tij u përfshinë në listën e ekzekutimeve nga komunistët është pikërisht botimi i këtij libri, ku argumentohej autoktonia dhe hershmëria e popullsisë shqiptare në Kosovë që binte ndesh me politikat miqësore dhe ndoshta paktet e fshehta midis PKSH dhe PK të Jugosllavisë.
Sigurisht që “Kosova, djepi i shqiptarizmit” u listua në librat e ndaluar menjëherë pas konsolidimit te pushtetit nga PKSH.”
Hamit Kokalari - Kossovo (1943)
Hamit Kokalari – Kossovo (1943)
Hamit Kokalari - Kosova - Djep i Shqiptarizmes 1943
Hamit Kokalari – Kosova – Djep i Shqiptarizmes 1943
P.S. Ky shënim i marrë nga muri në Fb i “Muzeut Kokalari” i datës 28 maj 2014:
.
Marrë nga Muri i Fb i Agim Morinës, 8 shtator 2020
,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.