Krejt jeta si nji film… (Pjesa e II)
Lazër Radi (1916-1998)
Me rastin e 100 Vjetorit te Lindjes
(29 Janar 1916 – 29 Janar 2016)
Shkurt – mars 1991
Mbas ardhjes në Tiranë, Lazër Radi, nis përpjekjet e para me botue ndonji nga shkrimet e tij në shtypin opozitar!
Në nji takim të gjatë që pat me kryeredaktorin e parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, F.Ç., ai i premtoi botimin, por me kalimin e kohës ai gjeti njimijë justifikime, për të mos e lejue të shfaqej në shtyp emni i tij. E megjithatë, kjo histori e fillimit të “Shtypit të Lirë!!!” nuk e dëshpëroi aspak, mbasi ai ishte i bindun se ditë mbas dite duhej të bante përpjekje dhe të çante përpara.
20 shkurt 1991
At mëngjes herët, në shtëpinë tonë, si krejt atyne ditëve erdhën mjaft prej artistëve të Teatrit Kombtar si Ilir Bezhani, Vangjel Toçe, Mërkur Bozgo, Ferdinand Radi, Milto Kutali, Neritan Alibali, Robert Ndrenika… dhe mbasi e vunë Lazrin, si patriark në mes, bashkë si grup, nëpër nji Tiranë të akullt, u nisëm drejt Qytetit Studenti, i cili ato ditë shkurti qe Meka e pelegrinazhit kryeqytetas! Asnjiherë Tirana s’kish qenë aq e bashkuar dhe aq solidare kundër Tiranit dhe Tiranisë!!
Rrugët ishin përplot me njerëz me fytyra të ashpra dhe mbrritja në sheshin e madh, na e dëshmoi qartë se shpirti i revoltës ishte diçka që shihej, që ndjehej, që prekej… Ishte nji guxim dhe frikë, nji zemërim dhe gëzim i trazuem bashkë, që shfaqej në fytyrën e ndër shpirtrat e çdo pjesmarrësi… dukej që Fryma e Lirisë ishte e gjitha pezull ndër njerëz!!! Ndjeja diçka mahnitëse tek i kundroja fytyrat e atyre grave dhe burrave që përpëliteshin ta vrisnin frikën në sytë e tyre të atij gjysëm shekulli terror…
Grupi i Teatrit Kombtar ishte nga ma kompaktët në sheshin Studenti! Dukeshin si të sapodalë nga dramat dhe tragjeditë e Shekspirit dhe kishin zbritë aty në shesh, për të qenë pjesë e asaj drame të madhe që po luhej, (mos o zot i ndonjë tragjedie të mundshme, ku mund të rishfaqej tirania!), në nji nga amfiteatret ma të pazakonta shqiptare: Qytetin Studenti…
Aty nga mesdita, në sheshin e madh të Protestave, s’hidhje dot “kokrrën e mollës”, kur në nji nga ballkonet e Godinave, sindikata e uzinës “Traktori”, iu drejtua me megafon turmës së ekzaltuar! Për ma shumë se nji orë megafoni kaloi dorë më dorë derisa erdhi edhe aty mes grupit ku ishim ne dhe pothuej krejt trupa e Teatrit Kombtar! Rajmonda Bulku, me gjithë sharmin rinisë së vonë dhe krejt atyne roleve që kish luajtur dikur… e mori në dorë megafonin dhe me të duke folur nga afër, e ndjeje edhe ma të fort at pushtet që ende zotëronte bukuria dhe emni i saj…
Prej aty nisi shpirti i protestës së 20 shkurtit.
Ura e Lanës në të hyme të Rrugës së Elbasanit qe bllokuar nga skafandrat… Duke e mbajtur fort Lazrin 75 vjeçar, kaluam nëpër tubin metalik…!! Në qendër të Kryeqytetit ishte pothuej e pamundun të hyje… Duhej të vërtiteshe rrotull, po ne çamë diku, ku skafandrat u dorëzuan para turmës së rrebeluar…
20 shkurti, ishte nji ditë e rrallë më jetën e të gjithëve dhe Lazri ishte aty!
(Fragment https://www.radiandradi.com/rikthimet-tona-te-dhimbshme-te-20-shkurti)
4 maj 1991
Në fund të prillit, ai arriti me sigurue nji vizë italiane, mbasi e bija e tij Adriana, së bashku me familjen ndodhej në Romë prej tetorit 1990.
Ai u nis me 4 maj dhe qëndroi në Itali deri me 3 gusht 1991.
Kështu ai u rikthye në Romë mbas nji gjysë shekulli, dhe menjiherë u vu në kontakt me shokët e dikurshëm të shkollës, po edhe me miqtë e njohun që kishte, apo edhe të tjerë që njofti në Genzzano, ku jetoi pjesën ma të madhe të kësaj kohe, po edhe në Terni ku ndejti për gati nji muej. Pikërisht në kët periudhë ai u njoh dhe ndihmoi dy gazetarët e rinj, Blendi Fevziun dhe Armand Shkullakun.
Shënim i datës 4 maj 1991
“Ma në fund dita e dëshirueme erdhi.
Mbasi kalova labirinthin e gjitha dyshimeve dhe frikave, mbrrita në sallën e pritjes. Përmes portës së hapun të barit të aeroportit, i pashë edhe njiherë Luçin dhe Ninin. Ndonëse tashma i kisha krye gjitha formalitetet dhe po prisja qetësisht avionin, (i cili për dreq atë ditë po vonohej ma tepër se zakonisht), ndjeja se s’po më zinte vendi vend. Përpiqesha me ndjekë në televizor seancat e para të atij Kuvendi Popullor “pluralist”, por mendjen e kisha gjithnji te vonesa e aeroplanit. S’po më durohej. Kur u hap porta isha i treti, (i vërteti) dhe me ngutje u futa ndër të parët në aeroplan. Zuna vend diku afër penxheres. Desha vetëm me pa qiell, qiell dhe det. E ndoqa krejt rrugën nga dritarja… sa u shkëputëm nga Rinasi e deri sa hymë në tokën italiane, e mandej deri sa mbrritëm në Fiumicino, më dukej diçka e pabesueshme si andërr. Udhëtimi qe i bukur dhe i qetë… Vende-vende retë nën ne ishin aq të ngjeshuna sa dukeshin si shtëllunga të mëdha pambuku përhapë mbi nji lëndinë pafund ku poshtë nuk dukej asgja.
Në aeroport formalitetet i pata të shpejta.
Në dalje më prisnin Ervisi dhe Dinia.
I kishte sjellë me më merrë zonja Luciana Lombardi. Në shtëpi gjeta nji atmosferë të ngrohtë e të dashtun. Më priste vajza dhe Suela.
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
6 maj 1991
E hana gdhiu e ftohtë. Deshta me dalë e me pa Romën dhe ndryshimet që kishte ba, po i ftohti dhe shiu po më pengojnë. Bashkë me Ervisin dolëm me i hedhë nji sy katundit të Genzanos. Për çudi kishte lëvizje e gjallni të madhe. Dyqanet ishin plot e përplot. U futa në nji nga dyqanet dhe u kënaqa tuj pa. Më pyesnin ata të dyqanit se çfarë dëshiroja me ble, u thashë “Asgja, du vetëm me pa” e me mend thashë “Ta ngop njiherë synin mandej nami u baftë!”
Ishalla nuk jena vorfnue edhe në shpirt njashtu siç na kanë vorfnue materialisht…
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
e hanë 13 maj 1991
Sot ishte nji ditë vërtetë emocionuese.
I telefona Albertit (Akshisë) edhe pse nuk e njifsha, numrin e telefonit ma dha Grisha. Mbasi mora kontaktin e parë telefonik, e lamë të takoheshim në Piazza del Popolo. Po at ditë do të takohesha edhe me shokun e shkollës Gino Lanzilotën, veç me diferencë orësh. Gjithkund kisha me vedi Ervisin. Shkuem nga Colosseu. Desha me ba nji fotografi me sfond teatrin e madh, Ervisi tuj mos ditë mori vetëm fundin. Prej andej, në Foro Romano bana edhe nji foto te monumenti i Jul Cesarit, nji në Vitoriano, nji te Parlamenti… tuj kalue në kambë gjithë Corson ma në fund mbrritëm. Nuk kishte ardhë askush. Mbas pak erdhi Alberti. U takuem dhe u përqafuem si dy miq të vjetër. E kam pasë njoftë në Durrës dhe i kujtuem ato kohna me Anton Akshinë. Qëndruem do kohë derisa mbrriti edhe Ginoja. Nuk kishte ndrrue shumë… vetëm se vuente nga zemra. Kishte ba katër bajpase. Biseduem për shumë gjana e sidomos për kujtimet e rinisë. Ai shërbente si avokat në dy ndërrmarrje. Ankohej veç për shëndetin. Pritëm se mos po vinte edhe Valeria. Nuk erdhi mbasi mund t’i kishte dalë ndonji pengesë.
Bashkë me Ervisin i hypëm metrosë e drejt në Genazzano.
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
Mbas 50 vjetёsh Lazёr Radi takohet me nji pjesё tё shokёve tё tij tё mbetun gjallё nё Romё. Tё gjithё me karrierё si avokatё tё suksesshёm ndonёse nё moshё tё thyeme, ndërkohë që Lazri kishte qenё nga studentat ma mirёt nё mёsime… e kishte mbyllë karrierёn e tij si puntor bujqёsie, nё fermёn e Savrёs!!!
e martë, 14 maj 1991
Edhe sot ishte nji ditë e bukur maji dhe vazhdim i emocioneve të djeshme.
Kur u takuem nji ditë ma parë me Gino Lanzilotën në Piazza del Popolo, më tha se kishte folë me shoqen tonë Valerian, dhe se ajo dëshironte të vinte e të takohej.
Sigurisht kureshtja ime ishte e madhe. Po ajo, as at ditë nuk erdhi.
Sot në mëngjes më telefonoi dhe më kërkoi të takoheshim së bashku me Ginon te motra e Valerias, që banonte diku mbas Porta Pia-s në Sheshin Bersaglieri.
E mora si gjithnji Ervisin me vedi, doemos mbasi hangrëm drekë, dhe shkuem me autobus deri atje. Ato anë i njifsha mirë mbasi aty kisha banue për shumë kohë.
E gjeta shtëpinë, se kishim ardhë ma herët. Ne e kishim respektue orarin, italianët jo!!!
Mbas pak erdhi Valeria. Eh, çfarë emocionesh. Edhe pse vitet kishin ba të vetën i ruente ato tiparet e dikurshme të rinisë. Për nji kohë të gjatë qëndruem të përqafuem e mandej u ulëm në poltrona dhe filluem me bisedue për kohnat e rinisë, kur ishim studentë. Ma vonë erdhi edhe Gino. Kështu filluem me përmendë at e kët e at.
Eh, sa prej tyne kishin vdekë…! Valeria u emocionue shumë kur e përmendi Claudien. Vendosëm që nji ditë të shkojshim t’i çojshim nji tufë lule në varreza.
Emocione të përjetueme kujtimesh të largëta…
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
8 qershor 1991
Në qershorin e vitit 1991, bashkë me dhandrin tim, Dine Dinen, bamë nji vizitë në spitalin e Ariccia të Romës, ku ishte e shtrueme Holta Çakshiri, vajza 13 vjeçare e plagosun në protestat e Shkollës së Bashkueme, në Tiranë.
Vajza e vogёl 13 vjeçe ishte e sakatue nё demostratat e Shkollёs sё Bashkueme ushtarake. Holta Çakshiri ishte e asistueme vazhdimisht nga e ama Iliriana Çakshiri, infermiere e onkologjikut tё Tiranёs – e cila ndjehej mjaft e preokupueme pёr shëndetin dhe fatin e vajzёs sё saj.
Nji dhimbje për të cilën nuk gjetëm fjalë… veçse u përpoqëm me i dhanë besim e shpresё…
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
12 – 13 qershor 1991
Në mes tё qershorit të 1991, me rastin e festёs sё Shna Ndout tё Padovёs, me ftesёn e vajzёs sё mbesёs, u takova për të parë herё me vajza e vajzёs sё vёllait – Mark Radit – Megi (Magdalena Illes) dhe të shoqin e saj – Viktor Shahini në Venezia, tё cilёt jetojnё e punojnё kahera nё Rijekё tё Kroacisё.
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
15 qershor 1991
Lazёr Radi – takohet pёr herё tё parё edhe me vajzёn e kunatit tё tij (vёllai i vetёm i grues – Viktor Vushmaqit), i cili qe largue nga Shqipnia nё vitin 1949. Viktori ishte martue me nji italiane dhe kishte katёr fëmijё. Nji djalё dhe tre vajza, Franko Moris Vushmaqi, Katia Vushmaqi, Suzi Vushmaqi, Sara Vushmaqi. Ai takoi vajzёn e madhe tё Viktorit, e cila kishte emnin e gjyshes: Katerina:
21 qershor 1991
Tel. i parё Albertit – Nё Piazza del Gesù
Te Luciano-ja
Te Dr. Lo Russo
Nё orёn 12.45 – Haki Hoti – Via veneto 72
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
9 korrik 1991
Takimi me z. Luciano Radi – sekretar i Partisё Demokristiane Italiane
Nё zyrёn e Luciano Radit, ndёrkohё qё po mё bante pёrkushtesёn nё librin e tij. Romё 9 korrik 1991
9 korrik 1991
Nё Romё, Lazri vizitoi edhe mikun e tij regjizorin Andrea Anderman, i cili sё bashku me sekretaren e tij znjsh. Laura Sciamana ban tё mundur nxjerrjen e nji kopje tё diplomёs sё Lazёr Radi nga Universiteti “La Sapienza” tё Romёs
10 korrik 1991
Mbas nji dreke tejet miqёsore dhe mjaft intelektuale nё familjen Falaschi me Nermin Vlorën dhe tё shoqit e saj Renzo Falaschin, Nermini mё porositi tё takohem me doemos me Zotin Mustafa Previzi.
Mustafa, asht nji burrё shumё i mirё dhe shumё i nderuem. Nji kosovar i rrallё dhe tejet patriot qё jetonte prej kohёsh nё Romё. Janë të rrallë burrat si Tafa. – më tha Nermini, ndërsa po më përcillte.
(Lazёr Radi do t’i kushtonte jetёs dhe veprёs sё Taf Pervizit disa shkrime, e më pas edhe librin “Njeriu i rrugёs sё gjatё” i botuar nё Tiranё dhe Prishtinё)
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
17 korrik 1991
Nuk mund tё ikja nga Romë pa ba nji foto edhe te Vendqendrimi i Skënderbeut…
Qysh kur erdha në Romë si student gjimnazi me kalue nji muej vere së bashku me njiqind studentё të tjerë të krejt shkollave të mesme të Shqipërisë, nji nga vizitat ma të para që bamë, qe ajo në Sheshin Skënderbej, e të shikoja afreskun në harkun e portës së asaj ndërtese ku qëndroi si mysafir Heroi i ynë Kombëtar. Asht diçka e përmallshme të shkosh në Romë e të shikosh nji shesh të thjeshtë e të vogël, nga të gjitha anët i rrethuem me shtëpi të nalta dhe, në harkun e njenës prej portave të zakonshme të nji pallati mesjetar të gjesh figurën e Skënderbeut në nji afresk me ngjyra. Qysh në at kohë vendit tonë i mungonin njerzit e artit. Kishte Shqipnia n’at kohë njerëz dhe rini, por – ata i shqetësonte nji problem i madh: të mbronin trojet e veta nga invasioni i fuqishëm turk, nga forca ushtarake ma e madhe e Mesjetës! Për me e pa figurën e heroit tonë je i detyruem të kërkosh nëpër muzeumet e galeritë e botës, do të kërkojsh nëpër biblioteka botime të shekujve të kaluem për ta pa Skandërbeun në grafikë e në ilustrime librash. Deri në kohën tonë kanë mbrritë pikturat e Gentile Bellinit e të Nicola Pelipanos – të dy italianë, të gjermanit Dyhrer, do të gjeshё grafika dhe ilustrime librash me figurën e Skënderbeut të botueme në shekullin e XV-të, si fjala vjen ato të Jost Amanit, Jorg Breun-it, të englezve Robert Vangen dhe L. Xhonson e të piktorit Tobias Stecner. Kanë vlerë të madhe për ne edhe punimet e ilustratorëve italianë Francesko Xukli, Domenico Custi dhe Andrea Bianchi.
Ilustrimi i veprës së Marin Barletit “Historia e Skanderbeut” mbetet baza te e cila janë frymëzue mandej shumë autorë të tjerë për veprat e tyne. Skënderbeu i pikturuem në harkun e kësaj shtëpie, i qëndron kohës bile edhe sot mund ta shikosh e ta admirosh.
(Marrë nga libri “Në vorbullën e jetës Universitare”)
22 maj 1991
Onorevole Luciano Radi
Rispettosamente – Dr. Lazёr Radi
11 mars 1991
Republika Popullore Socialiste e Shqipёrisё Gjykata e Lartё (letërkëmbim)
Regjistri i Gjendjes Gjyqësore
Nr. i Prot. Dёshmi – K. Peza
14 prill 1991
I nderuar dhe i dashun vlla Martin Camaj (letërkëmbim)
Rrёshqitazi, nёpёr trazmetimet radiofonike, kisha ndigjue diçka pёr Ty!
Vetёm kaq, sepse perdja e hekurt ishte tepёr e ngjeshun dhe tepёr penguese – sidomos pёr kulturёn e pёr njerzit e kulturёs… Tash vonё, me 24 Mars, nё gazetёn “Drita” lexova nji artikull tё Fatmir Alimanit dhe munda tё formoj nji ide pak a shumё ma tё plotё pёr Prof. Martin Camajn i cili “Pёr librat nё gjuhёn shqipe punoi tash dyzet e pesё vjet tё plota..:”
Mos mё vёn faj pёr kёt mangёsi.
Nёsa ti pёr dyzet e pesё vjet, punove dhe e begatove kulturёn dhe artin e Shqipnisё me vepra tё fjalёs sё lirё qё do t’i qёndrojnё kohёs, unё, vllau i yt kёtu ku, siç thue ti “dheu i huej randon nё nji ditё sa shekulli” – kaloi dyzet e gjashtё vjet burgjeve, internimeve dhe dёbimeve… Me gjithatё prap i baj shyqyr Zotit pse “e liga nuk mё zuni ndёr leqe”, por mё çoi aq forca sa nё kёt dekadёn e fundit munda tё merrem pak me letrat shqiptare. Tuj i vjedhun kohё persekutimeve dhe terrorit dhe tuj e shtrydhё currilёn nё shterrje munda me shkruejtё disa gjana tё vogla, pёr tё cilat po tё vё nё dijeni mbasi, kёshtu si po shkojnё punёt kёndej, vёshtirё se do tё mund ta shofin dritёn e diellit.
Punimet janё kryesisht kёto:
1.-Memoriali – nё tre volume:
a)Nё mjegullnajёn e kujtimeve – (Prizreni nga viti 1916 e deri 1930. Po tё dёrgoj pёrmbajtjen e librit).
b)Nё gjurmat e nji ditari tё djegun – (Jeta nё gjimnazin e Shkodrёs dhe pёrgjithёsisht ato vite nё Shqipёri).
c)Fitore e katastrofё – (Jeta nё universitetin e Romёs, kthimi nё Shqipni deri nё ditёn e futjes nё burg me 23 nandor 1944).
2.-Ato vite tё paharruara Tridhjetё (kujtime dhe fakte tё jetueme).
3.-Tre Volume Poezish
a)Kangёt e Bodrumeve
b)Mesazhe
c)Kangёt e vendlindjes
4.-Disa Ese mbi Migjenin – (Kujtime dhe studime pёr Poetin tё cilin kam pasun fatin ta njoh mirё personalisht).
5.-Vitet e fundit tё jetёs sё Prof. Mirash Ivanaj nё burg (Kujtime e reflektime).
6.-Murgesha dhe Poeti (Novelё rreth jetёs nё vitet e fundit tё Migjenit).
7.-Apologjia e Tretё e Sokratit nё Shqipёri – (Nji vizitё imagjinare e filozofit Sokrat nё Shqipni nё kohёn e diktaturёs dhe tё terrorit…).
8.-Mendimi i nji intelektuali serb pёr Shqipёrinё para Pavarsisё – (Mbresa tuj lexue librin: “Pёrkujtimore e St. Novakoviqit” botue nё vitin 1921 etj.)
I dashtuni Profesor, nuk po zgjatem ma nё kёt letёr tё parё, vetёm se deshta me tu lut po mujte ma dёrgo “Karpen” tane qё, nga ajo pёrmbledhje qё mujta me lexue, mё duket si motёr e asaj qё kam shkrue une: Apologjia e tretё e Sokratit…
Po pёrfitoj nga ardhja kёtu nё Shqipni e Dr. Robert Elsie-s me ta dёrgue kёt letёr, ashtu edhe me tё pёrshёndet nxehtёsisht si Vlla. Dr. Elsie mё bani edhe nji fotografi, nё qoftё se ka dalё disi, do t’i lutem me ta dhanё nji tё mё shofish se si dola nga fabrika e diktaturёs.
Me tё vёrtetё pres nji letёr prej teje.
Tё fala dhe pёrqafime nga ai qё tё don dhe tё nderon – Lazёr Radi
24 prill 1991
Republika Popullore Socialiste e Shqipёrisё (letërkëmbim)
Komiteti Ekzekutiv i K.P. Rrethit Tiranё
Lazër Radi…
Në përgjigje të kërkesës, ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i KP Rrethit, me vendim Nr…32, datë 15/4/1991…miratoi leje banimin në Tiranë për…juve, gruan, djalin, nusen e djalit, djalin tjetër nusen dhe mbesën….
Lutemi, paraqituni në zyrën e informacionit duke patur me vete letërnjoftimin dhe nga një fotografi për çdo pjestar madhor të familjes, si dhe në Degën Ushtarake, për të kryer veprimet e duhura të regjistrimit.
Ndihmesi i Kryetarit – Odise Teneqexhi
28 prill 1991
Përshëndetje (letërkëmbim)
Jam Dr. Lazër Radi lindur në vitin 1916 në Prizren – në qytetin e Lidhjes Shqiptare. Pushtuesit serbo-malazias na dëbuan familjarisht nga Kosova dhe që në vitin 1930, muarën rrugët e vështira të emigracionit. Në vitin 1938 , në konviktin “Malet Tona” mbarova Gjimnazin Shtetnor të Shkodrës. Po atë vit, me shumë sakrifica e, sidomos duke shfrytëzuar prirjen time si publicist – me nji honorar minimal – munda të regjistrohem në Universitet dhe në vitin 1942 munda ti përfundoj studimet duke u doktoruar në Drejtësi. Pas studimeve bëra edhe stazhin e avokatisë dhe në verën e vitit 1944 mora edhe titullin “Avokat”.
Për aktivitetin tim publicistik u burgosa me 23 nandor 1944 – disa ditë para “çlirimit”! u dënova me 30 vjet burg nga të cilat bëra vetëm dhjetë. U lirova në vitin 1954. Që nga Kampi i Kafarajt, pa parë as edhe një ditë lirije u internova në Savër të Lushnjës. Prej këndej më çuan në Shtyllas, në Radostinë të Fierit e prej këndej në Kuç të Kurveleshit. Prej andej më çuan në Gradishtë, pastaj në Çermë dhe më në fund përsëri në Savër të Lushnjes. I internuar qëndrova njizet vjet, deri në vitin 1974. Pas internimit më erdhi dëbimi që më mbajti deri me 20 shkurt 1991 d.m.th. deri para dy muajve.
Pra burg, internim e dëbim kam bërë 16 vjet e 6 muaj:
Kam hyrë në burg 28 vjeç dhe kam dalë 75 vjeç!
U gëzova për këtë inisjativë që asht marrë për të krijue shoqatën e ish të burgosunve, internuarve dhe të dëbuarve politikë të vendit tonë. Jam i bindur se roli i kësaj Shoqate do të jetë shumë i randësishëm. Ndonse nji pjesë e madhe e intelektualëve politikë të persekutuar kanë vdekur burgjeve e kampeve, prap se prap, ata që kanë mbetur do ta thonë fjalën e tyne, do të mund të krijojnë dhe do të mund ti falin këtij vendi vepra e kujtime të jetuara që, n ëtë ardhmen, do të mund të formojnë bazën e historiologjisë shqiptare të këtyre pesë dekadave të fundit.
Breznit e ardhshme duhet ti njohin realisht torturat e vuajtjet e mijra njerëzve të pafajshëm. Këto duhet të bahen mësim që në të ardhmen të mos ndodhin më kurr tragjedi të tilla, dhuna të tilla, që rrokin kulmin e poshtërsisë sepse janë bërë në “Emër të Popullit”.
Bashkë me përshendetjen time, dua të siguroj Komisionin Nismëtar të kësaj Shoqate, që të llogarisë edhe antarësinë time dhe kontributin tim me kujtime e shënimet e mija që kam marrë nëpër katakombet e diktaturës gjakatare envero-staliniane duke i fshehur gropave me të dridhur të shpirti e me rrezik koke…
Ju uroj sukses dhe dëshiroj që të bëheni një forcë e pathyeshme e demokracisë së re shqiptare, nji shtyllë e fortë e pluralizmit politik të vendit tonë, dhe, e fitimit të të drejtave tona që na u përdhosën për afro gjysëm shekulli dhe sidomos për shkundjen e frikës dhe fitimin e vetëdijes për liri dhe demokraci të vërtetë.
Ju uroj sukses në këtë punë fisnike të filluar mbarë.
Në çdo rrethanë jam me ju. – Av. Dr. Lazër Radi
19 korrik 1991
Caro Luciano (Radi) (letërkëmbim)
…l’altra sera, il mio figlio Jozef Radi, giovane poeta e scrittore, mi telefonò da Tirana e mi diede due belle notizie:
La prima: nella stampa tedesca e stata pubblicata una mia intervista concessa al noto pubblicista e interprete tedesco Robert Elsie.
La Seconda: anche in America é stata pubblicata un’altra intervista che io ho concesso alla giornalista Carol I. Williams del “Los Angeles Times”.
Tanti cari saluti e molto rispetto – Lazёr Radi
20 korrik 1991
Tё dashtun (letërkëmbim)
Ervisi juaj i dashur.
Shumё e dashura Mama ime
I love you tё gjithve – Adriana
29 korrik 1991
Alla cortese attenzione (letërkëmbim)
Del. On. Margherita Boniver – Ministro del’Emigrazione
In attesa di una sua cortese risposta, Le comunico il mio attuale domicilio:
Dott. Radi Lazёr
30 korrik 1991
Cara Drita (Ivanaj) (letërkëmbim)
…finalmente riesco a mettere nelle sue mani manoscritto che contiene quei pocchi ma tragici momenti della vita del suo caro zio Mirash, e del mio caro ed indimenticabile amico e professore. Non pensavo scrivere una monografia perche mi mancavano come i dati cosi anche la possibilità per seguire la rocambolesca vita del nostro caro Ivanaj.
Rispettosamente vostro Dr. Lazёr Radi
1 gusht 1991
Egregio Dott: Radi: (letërkëmbim)
…Ho cercato, purtroppo senza successo, di raggiungerLa telefonicamente a Terni nei passati due giorni per ringraziarLa sentitamente di aver lasciato a mia cugina il manoscritto su mio zio Mirash. Non vedo l’ora quando sarà a mie mani di farò tradurre per potermi divorare il suo contenuto.
Rinnovati ringraziamenti e molti distinti saluti. – Drita Ivanaj
7 shtator 1991
Signor Aambascitaore (letërkëmbim)
Distinti saluti Dr. Lazёr Radi
5 tetor 1991
Komitetit Ekzekutiv te K. P. te qytetit te Tiranes – Rajoni Nr.3 (letërkëmbim)
I nënshkruari Lazër Radi, banues në qytetin e Tiranës, Blloku Nr. 5, Lagja 56, Rruga Reshit Collaku Nr. 118, paraqet kërkesën që vijon:
Unë dhe gruaja e ime kemi qenë të burgosur politik, të internuar dhe të dëbuar për 45 vjet rrjesht të regjimit komunist në Shqipëri. Fëmijt e mi lindën dhe u rritën në internim – pa njohur as edhe nji ditë të lirë.
Me 10 shkurt të këtij viti – siç rezulton nga dokumenti përkatës lëshuar nga Këshilli i Bashkuar i fshatit Savër – na u dha mundësia të linim kampin e internimit dhe të vinim në Tiranë, prej ku na kishin marrë. Gjithë dokumentacionin e kemi në rregull, sepse edhe më parë kemi qenë banor të Tiranës.
Këshillit të Rajonit Nr.3 i paraqitemi me këto kërkesa:
1.Familja jonë përbëhet prej tetë vetash ose tri kurorësh të plota. Jemi strehuar në nji shtëpi që përbëhet prej nji dhomë e nji kuzhine, pra e përshtatëshme vetëm për nji kurorë. Përveç kësaj i zoti i shtëpisë na ka lajmëruar se do të kthehet dhe ne, sipas marrëveshtjes, duhet t’i lirojmë shtëpinë.
Ndaj i lutemi që atij Këshill Popullor ta ket parasyshë se me gra dhe fëmijë të vegjël do të mund të dalim në rrugë të madhe. Prandaj lutemi për një strehim të arsyeshëm, kudo që të jetë e mundur brenda Tiranës.
Me nderime – Lazër Radi
8 tetor 1991
Caro Dott. Paolo (Foresti) (letërkëmbim)
Rispettosamente – Dr. Lazёr Radi
15 tetor 1991
Carissima Luciana (Lombardi) (letërkëmbim)
…Ormai quasi ho dimenticato le belle giornate d’Italia e mi sono messo nella rutina un po’noisa della vita del nostro paese. Però, non ho tempo ad annoiarmi, perché sto scrivendo le mie “Impressioni d’Italia” ed altre cose per i nostri giornali e per la nostra stampa.
Finalmente le nostre chiese si sono apperte e noi possiamo andare ogni sera ad assistere alla celebrazione della messa. E una gran gioia, dopo quasi trent’anni assistere in una messa dove la liturgia viene cantata dalle candide voci dei bambini, che a sentirli ti viene davvero un brivido gioioso.
Affettuosamente – Lazzaro
15 tetor 1991
Carissimo Augusto (Previtali) (letërkëmbim)
A te tanti abbracci dal tuo indimenticabile e fedele amico – Lazzaro
16 tetor 1991
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
…me shumё vonesё po ta shkruej kёt letёr. Dy arsyena me kan pengue:
Letrёn qё ma dhe pёr Frrok Çupin ia kam dorёzue mbrenda tri ditёve. Mё premtoi se do ta botonte. Siç e din ai nuk asht ma kryeredaktor i Rilindjes Demokratike. Duket se priton me ta çue atje, sepse ka divergjenca. E pyeta edhe nji herё tjetёr, pёrsёri mё tha, mё premtoi, bile mё pyeti ku ke qejf ta botojmё? Ku tё duesh – i thashё, vetёm botoje!
Kaluen gati tre muaj, po ai nuk boton gja. Nuk asht pёr t’u çuditё, kaherё ka humb burrnia shqiptare.
Siç tё pata premtue, artikullin pёr Ernestin e shkrova dhe e botova nё gazetёn “Kombi”. Po ta dёrgoj, bashkё me disa gazeta tё tjera, ku janё botue artikujt e mij dhe tё djalit tim, Jozefit. Herё mbas here kam me ta dёrgue kёt gazetё, mbasi vetёm ajo m’i hapi dyert dhe deri tash nuk mё refuzon asgja.
Kjo asht gazeta e Partisё sё Unitetit Kombёtar Shqiptar – dhe nё programin e vet ka unitetin dhe tё mirёn e Atdheut qё asht dishirё e tё gjithёve ne, tue tё pёrfshi edhe ty. Kjo Parti sё bashku me Partinё e Unitetit Kombёtar tё Kosovёs kanё ndёrmend me organizoue nji tubim mbarkombёtar me 28 Nёntor 1991 nё Krujё, ku do tё ftohen patriotё e intelektualё nga tё gjitha viset ku jetojnё shqiptarёt. Nji nga tё ftuemit je edhe ti Petro. Nёqoftёse arsyena madhore nuk mundesh tё vijsh, atёherё tё lutem t’i dёrgosh Partisё, qoftё edhe me adresёn time, nji pёrshёndetje. Unё tё kёshilloj tё vijsh – do tё çmallesh me Atdheun po edhe me njerёzit e tu. Aristidhi ka me tё pritё e me tё mbajtё, kёshtu qё edhe shpenzimet do t’i keshё ma tё pakta. Pёr kёt problem dhe pёr sende tё tjera pres tё mё shkruejsh. Po tё premtoj se tash e mbrapa nuk do tё jem neglizhent, e kam me t’u pёrgjegjё aty pёr aty, rrufeshёm.
Tё fala e pёrqafime – I yti Lazri
16 tetor 1991
Caro Don Salvatore (letërkëmbim)
...Sentivo un mio dovere di presentare al nostro popolo, la sua pia opera in favore dei profughi albanesi nella zona di Terni. Pensate Don Salvatore, che io sebbene sono in seno alla mia famiglia, ne sento la sua mancanza. Sto lavorando su un nuovo libro “Le impressioni d’Italia”, naturalmente li avrò occasione di incontrarla più spesso.
Cordialmente – Vostro Lazër Radi
16 tetor 1991
Carissima mia Francesca (Travaglini) (letërkëmbim)
…Appena ritornato e dopo tante visite di benvenuto – mi sono butato anima e corpo ai miei studi ed ed ai miei scritti. Ora, i giornali e le riviste pubblicano i miei articoli. Sto lavorando con molta passioni su “Le impressioni d’Italia”, che spero riusciranno bene. Sfoglio spesso e regolarmente il mio diario italiano e propio sono spiacente che il tuo nome appare a salti e di raro. Era un periodo che tu cosi occupata con i tuoi esami che non ti permeteva nessun momento libero per dedicarmelo a me! Nel mio soggiorno italiano ne ho sentito questa mancanza, ed ora qui dove sono me la sento ancora di più. E’ una grande fortuna per me che ho le tue foto. Ogni qualvolta mi viene la nostalgia di vederti, apro l’album e mi soffermo al tuo sorriso che per me era ed é tutt’ora una sorgente di rinfrescamento dell’anima…
Con affetto – Lazzaro
16 tetor 1991
I dashtuni Fredi (Radi) (letërkëmbim)
…Jeta jonё kёndej vazhdon tё jet e shtrenjtё dhe e pa sigurt.
Asht e vёshtirё tё mund tё qetёsohen gjaknat dhe tё marri njifarё rruge pёr sё mbari jeta nё kёt vend. Me shёndet jena mirё tё gjithё.
Tё fala tё gjithёve – Lazri
21 tetor 1991
Cara Drita (Ivanaj) (letërkëmbim)
…oggi il Sig. Qemal Butka, inginiere e vecchio compagno ed amico dell’erudito nostro Mirash. I nostri quattro incontri con il sig. Qemal rimarranno incancellabili nella mia memoria. Avevo tanto sentito di lui ed il caso della nostra cosi casuale conoscenza era per me divinamente provvidenziale. Per questo la devo veramente ringraziare…
Siamo andati insieme a far una visita alla tomba del defunto Ivanaj. Eravamo sprovvisti di una macchina fotografica e cosi decidemmo di andare una seconda volta.
La saluto affettuosamente vostro – Lazzaro
24 tetor 1991
Unë jetova me Migjenin nga Dr. Lazër Radi
(Kombi, e enjte 24 tetor 1991)
27 tetor 1991
Egregio Dott: Radi, (letërkëmbim)
…Sono molto lieta che abbiate potuto avere qualche incontro mentre il signor Butka era a Tirana, ma sono anche spiacente che egli abbia sofferto una così brutta caduta. Radiografie qui effettuate, immediatamente dopo il suo rientro, indicano sei costole fratturate che richiederanno lungo tempo per rimettersi a posto.
Voglio inoltre ringraziarLa per l’invio del film che ho portato subito a far sviluppare e per il quale Le sono molto riconoscente. Non appena letta la sua lettera, volevo scriverLe per vedere se riuscivo ad avere le copie delle foto da mandarLe. Purtroppo lo sviluppo richiede un po’ più di tempo dato che per un film europeo la procedura non è quella usata normalmente qui oggi. Devo quindi reprime la mia ansia di veder le foto ancora per un po’… ma farò seguito alla presente non appena riesco ad averle.
Molto cordialmente – Sua Drita (Ivanaj)
7 tetor 1991
Tё dashur (letërkëmbim)
Ju puth me mall e me dashuri nga larg Ervisi juaj i dashur.
nga Ervisi (Nasufi)
tetor 1991
Carissimo Lazzaro (letërkëmbim)
ti auguro che ogni tuo desiderio sia esaudito – Luciana
1 nëntor 1991
I dashtun Albert (Akshia) (letërkëmbim)
… I dashtuni Albert, tashti due me tё tё tregue diçka nё lidhje me idealet e tua pёr nji tubim mbarkombёtar. Nji gja e tillё po bahet nё Shqipni dhe tubimi do tё bahet me 28 nandor 1991 nё Krujё. Mendoj me tё dёrgue edhe ty nji ftesё. Besoj se do ta pranojsh sepse me kёt rast do tё shmallesh me Atdheun tand e me njerzit e tu. Programi asht shumё i gjanё dhe tepёr interesant. Mendoj se nuk duhet tё mungosh.
Ty tё pёrqafoj me mall – Lazri
1 nëntor 1991
I dashtun Pjetёr (Merrnaçaj) (letërkëmbim)
…Na kёndej jena me punё deri nё fyt.
Edhe pak ditё na kanё mbetё pёr at tubimin e madh mbarkombёtar. Sot presim tё na vijnё nga poligrafiku “ftesat”, por mendojmё se do tё jet ma mirё ti bajmё me teleks se kёshtu do t’i merrni ma shpejt e do tё keni kohё me u pregadit edhe pёr pjesёmarrjen nё kuvend.
Po pёrfitoj nga rasti tё pёrshёndes edhe zotin Gjergj Pali dhe ta pёrgёzoj pёr “Illyrinё” e bukur qё nxjerr. Pёr mue do tё ishte nji nder i madh tё konsiderohesha bashkёpuntor i kёsaj gazete.
Pjetёr, po tё dёrgoj dy numra tё gazetёs “Kombi” ku asht botue intervista e jote, integralisht, njashtu siç e shkroi Jozefi, pa i ndёrrue as edhe nji presje.
Na shkruaj. Tё pёrqafoj me mall – Lazri
1 nëntor 1991
Egregio Dott: Radi, (letërkëmbim)
…Dei due film che ho portato a sviluppare, purtroppo quello che doveva produrre fotografie, non è stato usato. Molto probabilmente la macchina fotografica non ha funzionato bene. L’altro invece (il video), che ho fatto convertire la nostro sistema per poterlo usare qui, è venuto bene e mi sono molto emozionata nel vedere il cimitero e la tomba dello zio Mirash, nonché la mia ex residenza.
L’ho riconosciuta subito sebbene immersa in mezzo tante altre costruzioni! Quando io ero piccola era isolata lungo la strada che portava in centro di Tirana, passando una curva con una moschea all’angolo… Era ancora incompleta, quando è stata confiscata durante la guerra, e so che nel nostro terreno, dietro alla villa, era stata eretto dagli italiani un altro edificio. Mi hanno fatto immenso piacere anche alcune vedute della città di Tirana con i suoi grandi boulevards, la famosa piazza centrale, con le sue belle fontane e la statua dell’ “aquila albanese”: Scanderbeg. Siete fortunati di avere ancora molta aria buona da respirare tra il poco traffico cittadino ed il molto verde che vi circonda! Noi questi lussi non li godiamo più da molto tempo…
invio a tutti loro molte cordialità – Drita Ivanaj
18 nëntor 1991
Caro Lazer (letërkëmbim)
…Mi auguro che tu stia bene, purtroppo ho saputo, tramite il nostro amico in comune, che le cose in Albania non vanno molto bene, ma sono molto fiducioso perché continuo a conoscere persone Albanesi dalle grosse capacità.
Qui a Terni le cose vanno abbastanza bene, i nostri amici Albanesi Ternani continuano la loro avventura (chi in modo corretto e chi un po’ meno) cercando di migliorare la loro condizione di vita.
Ora ti saluto e ti abbraccio, con la speranza di rivederti al più presto. Ciao Lamberto
19 nëntor 1991
Egregio Dott: Radi, (letërkëmbim)
Molte cordialità a tutti Loro – Drita Ivanaj
11 dhjetor 1991
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
…Ho sempre atteso, in questi mesi di lontananza una tua lettera. Quando l’ho ricevuta, non posso descriverti la gioia che abbiamo provato io e la mia famiglia. Grazie per le affettuose parole, che contraccambiamo con altrettanto affetto per te e per i tuoi cari. Noi tutti stiamo bene, cosi spero sentire di te e famiglia. É stato molto bello conoscerti, aiutarti nelle mie piccole possibilità, e come vorrei averti vicino, caro amico, per passare tanti bei giorni sereni con la tranquillità nei nostri cuori. Le tue preghiere sono state esaudite, Dio non ti ha abbandonato, specialmente ora, con la riapertura delle chiese cattoliche nel tuo paese, potrai con devozione pregare Dio. Egli ti aspetta perché la chiesa é casa di preghiera e di speranza.
Affe-mo amico Augusto
Me datë 14 dhjetor 1991
Carissima Drita (Ivanaj) (letërkëmbim)
…ho ricevuto tutte le tue lettere e credimi mi vengono cosi care che non riesco a dominare la curiosità di inghiottirle all’istante. In questi giorni ho passato una crisi assai forte di un “leggero” infarto ed é per questo che ho ritardato la risposta della vostra del 10 Novembre. Ora mi sento molto meglio e sono in grado di camminare e di scrivere.
Per quanto riguarda la lettera inviata all’Università la Sapienza di Roma sarebbe molto interessante poter avere le tesi di laurea dei fratelli Ivanaj. Però ho l’impressione che sarà una cosa assai difficile perché si devono riempire certi formulari e certe indicazioni che certamente a Voi Drita mancheranno. Può darsi che la fortuna ci assisterà e noi potremo avere tra le mani queste tesi cosi importanti per la nostra storia e per la nostra cultura.
Sono veramente spiacente che la macchina fotografica usata per fotografare la tomba del suo zio non ha funzionato. Comunque sono contento che almeno nel video ha potuto vedere la tomba dello zio Mirash. Mel’immagino la sua emozione nel vedere la tomba e la sua ex residenza di Tirana.
Il nostro paese sta attraversando un periodo assai difficile e noi nemmeno possiamo pensare a godere il molto verde che ci circonda e nemmeno di accorgiamo del poco traffico perche il deserto è ancor più grande: deserti i negozi, deserti le strade…
Tante cordialità e tanti auguri da tutti noi – Lazёr Radi
6 shkurt 1992
E dashtun Lulzime (letërkëmbim)
…uroj qё tё jesh mirё. Tё njajtёn gja e dёshiroj edhe pёr Kimeten edhe pёr zotni Emil.
Pёrfitoj nga rasti qё Kryetari i jonё niset pёr nё Gjermani t’i shkruej kёta dy gishta letёr. Doemos unё kam pёr tё krye disa punё tё mija me kёt letёr, prandaj nuk po hezitoj me ti kёrkue i bindun se nuk do tё ma marrish pёr tё keq dhe do tё pёrpiqesh tё m’i plotёsosh:
Zotit Emil, kur ishte kёtu, i dhashё nji dorёshkrim pёr Kosovёn. Meqё nuk kam tjetёr kopje do tё lutesha shumё tё ma fotokopjoje e tё ma nisje.
Pёr makinёn e shkrimit qё mё falёt, shiriti asht krejt i thatё. Po mujte mi ço nja dy shirita kuq e zi, pёr makinё tё vogёl.
Shumё tё fala i jueji – Lazri
14 shkurt 1992
I dashtuni Petraq (Vuçani) (letërkëmbim)
po ta dёrgoj nji gazetё “Kombi” ku kam pjesёn e parё tё artikullit “Katёr takimet e mija me Ernest Koliqin”. Gazetёn tjetёr po ta dёrgoj javёn qi vjen. Nё gazetёn “Drita Islame” kam ndёrmend me botue artikullin e Ernestit “Dy qendra kulturore Shqiptare”. Nё nji gazetё pashё referatin e Ernestit mbajtur nё Universitetin e Padovёs me temё: “Islamizmi dhe Kristianizmi nё Letёrsinё Shqiptare”. Do t’ishte me shumё interes ta kisha kёt artikull e ta botoja kёndej. Pa shih mos e ka integral te “Shejzat” dhe ma nis sa ma parё. Do tё mё interesonte shumё tё kisha revistёn tuej “Shejzat”. Atje do tё gjeja shumё materiale pёr veprimtarinё e Ernestit nё kohёn e mёrgimit tё tij nё Itali. Ju i keni dhe i mbani tё vdekuna atje. Na kёndej, unё e djali i jem Jozefi do tё punonim e do tё nxirrnim ma nё pah punёn dhe jetёn e Ernestit intelektual. Due tё punoj me tё gjitha forcat e mia me e nxjerrё nё dritё figurёn madhore tё kёtij gjiganti tё letёrsisё. Due tё ma gjejsh edhe librin e novelave “Tregtarё Flamujsh”.
E di se e teprova me kёto kёrkesat e mia, por kam qejf qё pёr tё gjallё tem dhe pёr tё gjallё tand ta bajmё tё njoftun, ashtu si duhet, Ernestin edhe nё Shqipni.
Shumё tё fala dhe tё kujtoj me mall shumё herё
I yti Lazri
2 mars 1992
I dashtuni Zotni Lazёr Radi (letërkëmbim)
Data 22 mars 1992 asht data qi pritet me padurim nga Mёrgata e Diasporёs Amerikane dhe po punojmё qi me ju sjellё demokracinё e vёrtet! Po punoni edhe ju sa t’jetё e mujtun, do t’duhej qi ta kuptojё Presidenti Alia se ka ardhun koha qi Partin Komuniste e formueme nё Nantorin e vitit 1941 e njeh i gjith populli shqiptarё dhe nuk munet qi ta maskojnё me nji emёn tjetёr, por duhet qi zoti Alia ta shpёrndajё at parti edhe si kur tё duan me formua nji tjetёr po si kur ata brenda ditet.
Zoti Alia e din si ka veprue ajo parti dhe tash duhet qi ta liroj popullin shqiptar nga ajo tragjedi dhe ta lanё tё lirё, tue i kёrkua popullit falje pёr çka ka ndodhё dhe tue i premtue ndihma tё ndёrgjiegjshme Organizuese dhe Administrative pёr tё arthme!
Ishalla populli shqiptar po vjen nё marrveshje tё pёrbashkёt dhe po orientohen drejt rrugёs qi ja lyp koha dhe interesat e jetёs sё kombit tonё?
Tash tue ju dishrua shnet tё plot dhe pun tё marё ju dishrojmё pranverёn ma t’gzueshme nё kyt gjysёm shekullit, tue ju pёrqafua me dashuri e tё fala tё pёrzemёrta.
I jueji – Pjetёr Merrnaçi
4 mars 1992
I dashur Lazёr! (letërkëmbim)
Jueji qё s’ju harron
Dine Nasufi
6 mars 1992
Komitetit Ekzekutiv Pluralist te rajonit Nr. 2 (letërkëmbim)
(Seksionit tё urbanistikёs) – Kёrkesё
Unë, Prof. Dr. Lazër Radi, vjeç 76, banues në qytetin e Tiranës që në vitin 1930, parashtroj kërkesën si ma poshtë vijon:
Për arsyena politike u dënova nga Gjyqi Special i vitit 1945 me tridhjet vjet burg, nga të cilët kam bërë dhjet vjet burg. Menjiherë pasi u lirova dhe pikrisht me 15 maj 1954 nga Komisionji Qendror i Internim Dëbimeve u internova nga Tirana në Rrethin e Lushnjes deri në vitin 1963, vit në të cilin u dëbova dhe qëndrova deri me 10 shkurt 1991 – pra burg, internim e dëbim kam bërë gjithsej 45 vjet, një muaj e 17 ditë. Çka vërtetohet me dëshminë e lëshuar nga fshati i Bashkuar Savër lëshuar me 10/2/1991. Edhe gruaja ime Vitore Radi, u dënua mbas rastin e bombës në ambasadën sovjetike me nëntë vjet privim lirie e me punë të detyruar. Fëmijët e mij të gjithë kanë lindur dhe janë rritur në kampet e përqëndrimit.
Tani gjendem në Tiranë në një dhomë e kuzhinë – tri kurora e tetë vetë. Jo vetëm që jam ngushtë por edhe në rrezik të më nxjerrë i zoti i shtëpisë me sot e me nesër. Djali i madh Jozef Radi, me grua e me fëmi është i ndarë, kurse unë jetoj me djalin e dytë, me gruan e tij dhe me nji vajzë.
Kërkoi nga Komiteti Ekzekutiv Pluralist ta marrë në shqyrtim kërkesën time dhe po qe se nuk është në gjendje të më ndihmojë me një shtëpi ku të mund të banojnë tri familjet tona, atëherë sipas rregullave të ligjeve të Shtetit të më vërë në dispozicion një truall për ndërtimin e një banese vetiake.
Jam në pritje të miratimit prej jush të kësaj kërkese jetike për familjen time.
Me respekt – Prof. Dr. Lazër Radi
8 mars 1992
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
Sё shpejti kam me tё çue edhe disa botime tё tjera tё Koliqit dhe pёr Koliqin. Kam shumё kёrkesa nё kёt drejtim, sepse tashma u njofta edhe si njohёs i Koliqit, por edhe si njeri qё ka material tё begatё pёr tё.
Tё fala e pёrqafime i yti – Lazri
11 mars 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
…po tё shkruejё me tё njoftue fatkeqsisht e me dhimbje tё papёrshkrueshme se sot nё Münich ash nda nesh shkrimtari e poeti ma i ndritshёm i mёrgatёs, si edhe nji nga ma tё njoftunit letrar: asht nji tragjedi qё na vorfnon tё gjithve: sigurisht do tё shkruhet gjatё pёr Prof. Martin Camaj.
Veprat e Camajt janё tё shumta e, ndёr kohёt e fundit, edhe Kosova e Atdheu i yna filloi me ia njohun meritat.
Pёr sot, tё lutem, me e lajmnue zhdukjen e Tij qё, pёr mue, ka qenё edhe nji mik vllaznuer edhe bashkёpuntor i Koliqit.
Do t’ishte e pёrshtatshme me shkrue edhe ti diçka.
Tё falemnderit pёr “Katёr takimet…”: po pres edhe pjesёn tjetёr.
Sa pёr “Shejzat” kam vetёm nji kolekcion t’imin qё mё vlen e asht nji thesar pёr mue.
“Tregtarё Flamujsh” asht ribotue nё Kosovё e posa t’i kem kopjet e porosituna ta dёrgojё nji kopje. Tema “Islamizmi…” asht botue italisht nё nji vёllim “di saggi” t’Ernestit. Po t’u nevojit italisht, mё shkruej se tё nisi fotokopjen.
Pёrqafime me mall – Petro
17 mars 1992
I dashtuni Pjetёr (Merrnaçaj) (letërkëmbim)
Tash po tё tregoj diçka pёr Partinё e Unitetit Kombёtar.
Nё kёto kohnat e fundit jemi tue kalue nji krizё partiake. Dega e Durrёsit kёrkoi qё kryetari Idajet Beqiri tё hiqet dhe tё zavendёsohet me nji kryetar tjetёr. Vendosёm qё mbledhjen e aktivit kombёtar ta mbledhim menjiherё mbas zgjedhjeve dhe tё caktojmё nji kryesi tё re dhe nji vijё tё re edhe pёr sa i pёrket Kuvendit Mbarёkombёtar.
Tё pёrqafoj me mall e dashuni. – I yti Lazri
24 mars 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Fitore e Sihariq: ma nё fund edhe Shqipnija, atdheu i ynё i dashtun, ia dha shkelmin regjimit ma barbar: komunizmit. Asht nji fitore e papёrshkrueshme qё tregon pjekuninё e Popullit tonё: mbas 50 vjet mizerje, tiranije, robnije, torturash tё pamendueshme e vrasjesh tё panumurta, Shqiptari po e zhduk komunizmin enverian e tashti i takon edhe grupit tjetёr tue fillue nga Ramiz Alia, ndjekёs e bashkpuntorё i Enverit, e tё tjerve. Jo Hakmarrje – por drejtёsi: tё gjykohen kёta gjakpirёs si e meritojnё e tё harrohen, megjithse asnji Familje nuk mund tё harrojё vuejtjet e shtypjet e pёsueme.
Nji mendim: Pse mos tё deklarohet data 22 Mars 1992 – Festё kombtare? Shqipnija vuejti 500 vjet robninё otomane e e fitoi pamvarёsinё me 28 Nanduer 1912, e sot me 22 mars 1992 fitoi – me ndihmёn e Zotit – Lirinё e Demokracinё tue iu largue komunizmit ateist e gjakatar. Sot, ndoshta, edhe ma fort duhet ndiemun kjo Fitore. Si tё duket ty? Tashti duhet Tё gjithё tё kёrkojmё sejcili simbas mundёsive, me i ndihmue ata qё do tё kenё pёrgjegjёsinё pёr me e udhёhjekun Shqipninё kah Europa e le t’urojmё qё Europa e Shtetet e Bashkueme t’Amerikёs, mos tё na braktisin pёrsёri.
E mos tё harrojmё Kosovёn, Kosovёn shqiptare qё vijon me vuejtё nga megalomanije e terrori serb.
Pres me kёnaqёsi letrat tueja, gjithashtu edhe çdo botim pёr stilin e shprehjet e plotkuptueshme qё pёrdorё.
Po tё nisi “Tregtarё Flamujsh” botue nё Kosovё. Herё mbas heret gjithshka i pёrket Ernestit do t’a dёrgojё. Ke kёtu edhe nji lajm mbi “Voice of America”: po e shikove t’arsyeshme botoje nё fletoren “Kombi”
Tё fala tё gjithve e me mall tё pёrqafon I yti Petro
7 prill 1992
Carissima Milena (letërkëmbim)
…in questi giorni ho avuto tanto lavoro in relazione con le elezioni. Naturalmente mi sono adoperato per la vittoria della democrazia nel nostro travagliato paese. Finalmente posso anch’io dirvi: “Anunzio vobis gaudium magnam: habemus democrazia”. Ormai pensiamo che la lunga notte del comunismo é morta e sepolta. Speriamo che giorni migliori verranno anche per noi. Sto scrivendo quasi su tutti i nostri giornali per il domani dell’Albania. Una delle più grandi tragedie che abbiamo ereditato dalla dittatura comunista é la distruzione dell’anima del nostro popolo. Ne sono sicuro che dentro un anno i nostri negozi saranno pieni di generi allimentari, saremmo anche più ricchi – ma le anime, quelle come potranno guarire da quella peste inguribile che ci lascio indietro il maledetto comunismo.
Non avrei dovuto cominciare cosi mestamente questa mia lettera diretta ad una cosi squisita signora, ad una cosi cara amica – come sei tu Carissima Milena. Mi devi perdonare. Devi soltanto sapere che io vivo in questa preocupazione, in questa inquietudine spirituale. Questo é il nociolo ed il contenuto di tutto quello che io scrivo in questi giorni…
A te tanti affettuosi saluti da – Lazzaro
13 prill 1992
Carissimo Augusto (Previtali) (letërkëmbim)
Il 22 Marzo si sono svolte le elezioni. Ha vinto il partito Democratico Albanese. Presto avremo il nuovo governo e speriamo che anche le nostre cose miglioreranno e anche noi potremo prendere la strada giusta che ci porterà verso Dio e verso l’Europa. Tutti noi aspetiamo con grande ansia questo beato giorno.
A te tanti, ma tanti saluti e abbracci tuo indimenticabile amico – Lazzaro
13 prill 1992
Carissima Drita (Ivanaj) (letërkëmbim)
…la sua del 25 febbraio scorso mi è giunta da tempo e, se non ho risposto e perché sto completando la prima parte del mio scritto su Mirash Ivanaj. Ne sono contento. Quello che ho scritto fin’ora tratta soltanto fino al giorno in cui caricai Mirash sull’ambulanza: lui parti per l’ospedale ed io ritornai in carcere. Ora ho trovato la persona che era a l’ospedale dei carcerati al momento quando Mirash arrivò. Lui mi ha raccontato gli ultimi nove giorni della sua permanenza al ospedale ed il momento della sua morte. Sotto il suo guanciale ha trovato una piccola borsa di tessuto bianco che conteneva una piccola pippa, una cinta di lana ed una trecce di cappelli da donna, castagni, folti e lunghi 40-50 centimetri. Interessante per me è la pippa. Lui non fumava. Poi quei cappelli di chi possono essere? Comunque, senza cercare di indagare a lungo, io li conserverò per consegnarti quando verrai in Albania. Io ne sono contento perche con questa persona sto lavorando ogni giorno per completare la biografia. Questo ex detenuto si chiama Agron Çarçani, ormai vecchio, consumato e povero. Vive in una misera stanza ed io, poiché è stato cosi gentile con me ed è pronto ad aiutarmi in questo proposito lo sto aiutando economicamente in tutti i modi possibili.
Sto indagando anche nell’Archivio dello Stato. Ho intralciato la cartella Ivanaj e spero di trovare molto materiale che ci serviranno per completare la biografia non soltanto del Prof. Ivanaj ma anche del suo padre Martin Ivanaj. Ho già nelle mie mani quattro fogli fotocopiati del manoscritto del suo padre. E un piccolo riassunto della tesi di Martin. E molto interessante sebbene ce ne sono dei punti dove io non sono d’accordo. E un manoscritto originale e ne ho fatto molta fatica per averlo. Dall’Archivio non fanno uscire neanche un foglio bianco. Mi sembrano molto interessanti anche le lettere che i due fratelli hanno scambiato tra loro. Una buona parte e scritta in slavo con le lettere cirilizze. Cercherò di decifrarle.
Come vedi, cara Drita, mi sono messo sodo al lavoro. cosi anche per poter fotografare e fotocopiare i documenti che troverò nell’Archivio dello Stato). Se non sei in grado di fare questo, non ti preoccupare – cercherò anche da solo, con le mie modeste possibilità, di arrivarci al fondo.
A presto – Lazёr Radi
15 prill 1992
Zotit William E. Ryerson (letërkëmbim)
Ambasador i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs
I dashur Ambasador
…fati e solli rastin e Kravatёs qё tё mё jepet mundёsia tё njihem me Ju… Pёr me njohun nji njeri thonё se: “duhet harxhue nji thes me kripё” – mue mё mjaftuen dy çaste tё vetme nё oborrin e Parlamentit pёr tё mё ngjallё simpati e respekt pёr Ju.
Ndoshta zoti Rudolf Marku ju ka thёnё diçka pёr mue, por, megjithatё, dёshiroj t’Ju vё nё dijeni se vёrtetё kam ba afro gjysёm shekulli burgje, internime e dёbime nga diktatura komuniste – por kёto jo pёr ndonji meritё tё veçantё “revolucionare”, por, vetёm pёr qёnjen time si publicist dhe “intelektual” lagjeje.
Zoti Ambasador,
Ju lutem pranojeni kёt “Kravatё” si shenj kujtimi nga nji ish i persekutuem i ndёrgjegjes si dhe numrin e fundit tё gazetёs “Kombi” me nji artikull timin. Ju premtoj se sa herё qё do tё botoj diçka, nji ekzemplar do tё ja u dёrgoj edhe Ju.
Pranoni Ju lutem nderimet dhe respektin tim mё tё lartё – Lazёr Radi
27 prill 1992
Embassy of the United States of America (letërkëmbim)
Tirana, April 27, 1992
Profesor Dr. Lazёr Radi – Rruga Reshit Çollaku Nr.118
Dear Dr. Radi:
It is difficult for me adeguately to express my thanks to you for the truly handsome necktie you gave me. I am still ashamed that I seem to have obliged you in that way.
I must report to you that I wore the tie for the first time at the reception given by President Berisha on Friday, April 24. as I was giong through the reception line with my wife, the Chairman of the Parliament, the Honorable Pjetёr Arbnori, noticed the tie and the colors and commented favorably on it. As yo may imagine, I felt very proud to have received it from you.
Please accept my compliments – and thanks – for the newspaper article you sent to mi. I admire greately the ability to look forward while not forgetting the past.
Certainly Albania can profit from such an approach and can be proud she has sons such as you.
With great respect and with warm personal thanks,
Sincerely William E. Ryerson Ambassador
2 maj 1992
Kam besuar se Shqipëria do ta kishte një 20 shkurt Intervistë me Dr. Lazër Radin intervistoi Remzi Lani
(Zëri i Rinisë, e shtunë 2 Maj 1992)
3 maj 1992
Ambassador William E. Ryerson(letërkëmbim)
American Embassy
Dear Ambassador
…ju falemnderit pёr letrёn dhe konsideratat qё keni shprehë për mue.
Zakonisht, diplomatёt lidhin marradhanje me njerёz me pozitё ose me njerёz qё kanё influenca politike. Shprehjet tueja ndaj meje fitojnё nji madhёshti tё veçantё kur mendohet se i drejtohen nji njeriu tё thjeshtё, nji njeriu çfarёdo, qё ka jetue dhe vazhdon tё jetojё nё harresё e nё heshtje, siç ma ban pyetjen Kryeredaktori i “Zёri i Rinisё”.
Zoti Ambasador, Ju dёrgoj nji gazetё me intervistёn time, ashtu siç Ju premtova edhe nё letrёn time tё parё: Do ju dёrgoj çdo gja qё do tё botoj nё shtypin tonё kombёtar.
Ju lutem zoti Ambasador tё pёrshёndesni nё emrin tim edhe zonjёn Ryerson.
Sinqerisht i jueji – Lazёr Radi
3 maj 1992
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
…po tё falenderoj pёr librin “Tregtar Flamujsh” qё ma çove.
Ishte nji libёr qё mё mungonte dhe ma plotsoi “Fondin Koliqi” qё unё po mundohem ta kem ma tё pasunin. Kёsaj do t’ia mbrrij me siguri me ndihmёn tande dhe tё Dr. Mark Koliqit. Siç do ta shikosh edhe nga intervista jam tuj e interesue rininё shqiptare universitare tё familjarizohen me Ernestin. Po kёrkohen veprat e tij. Duen me u njoftё me to.
Petro, Unё, tash jam vu nё nji aktivitet tё plotё. Po pregadis disa vepra tё mija tё cilat shpresoj t’i botoj sa tё rregullohemi pak si shtet!! Na mungon letra, shtypshkronjat e plot gjana tё tjera. Tani me fitoren e demokracisё shpresojmё tё na rregullohen disi kushtet e punёs e tё jetesёs.
Po t’i nisi tri copё gazeta me shkrimet e mia.
Mё shkruej. Pres tё mё tregosh gjithshka pёr ty. Kur e ke ndёrmend tё vijsh? Tashti besoj se nuk do tё ketё asgja qё ju pengon. Eja tё na shikojsh njiherё.
Shumё tё fala e pёrqafime. Pres letra. I yti Lazri
3 maj 1992
I dashtuni Dine (Dine)(letërkëmbim)
…Dje i thashё Adrianёs nё telefon se nё gazetёn “Zёri i Rinisё” doli nji intervistё e imja.
Po ju a dёrgoj dy kopje qё t’i keni atje kujtim. Mё duket se nё kta numrat e ardhshёm, po kjo gazetё do tё botojё edhe nji cikёl poezish tё mia. Me siguri edhe atё do tё ja u nisi menjiherё. M’u ba qejfi qё fjalimi qё mbajta nё Komisionin e Pajtimit dhe tё Bashkimit Kombёtar i paska pёlqye zotit Dilaver. N’atё vijё dhe n’at vazhdё asht edhe “intervista” e jeme. Prandaj Dine, tё lutem nji gazetё jepja edhe Dilaver Begut. Nuk due tё ma harroni edhe zonjёn Shpresa pёr tё cilёn, megjithse nuk e njof personalisht, kam nderim e respekt tё madh.
At studimin rreth familjes Dine e kopjova nё dy kopje, njenёn nga tё cilat ia çuem atij gazetarit nё Dibёr, tjetrёn e mbajta pёr vedi sё bashku me dorёshkrimin tand. Ia dhashё nji specialisti etnograf ta shikonte dhe ai mё bani disa vёrejtje, sidomos pёrsa i pёrket toponomastikёs. Sido qё tё jetё e kam parasysh pёr nji studim qё mund tё baj unё nga ana jeme. Ai etnografi mё sygjeroi qё tё bani “trungun gjenealogjik” ku shifet qartё koha dhe njerzit.
Me Ambasadorin e Amerikёs nё Tiranё, kam lidh nji miqёsi tё mirё dhe tё painteres. Mё duket njeri i mirё, i zoti dhe i sinqertё. Do tё mundohem ta kultivoj miqёsinё me tё. Po tё dёrgoj letrёn e tij dhe pёrkthimin qё i ka ba Nini.
I jueji – Lazri
3 maj 1992
I nderuar zoti Bajraktari (letërkëmbim)
…kam ndjekё me vёmendje ecurinё e gazetёs suaj “Illyria”. Ju pёrgёzoj pёr nismёn e marrun dhe pёr suksesin tuej drejtё nji shtypi me tё vёrtetё tё lirё e tё pamvarun. Mendoj se vetёm liria e shtypit asht guri themeltar nё godinёn e lashtё e tё re tё demokracisё sё vёrtetё.
Ende po jetojmё nji periudhё tejet tё politizueme, ku interesat e partisё qёndrojnё kryesisht mbi interesat e Kombit, ju pёrtej brigjeve t’Atllantikut po jepni shembullin e nji shtypi tё lirё e tё hapun – i cili ende s’po e gjen vetveten kёtu nё Atdheun Amё.
Do tё ishte nji dёshirё e madhe e jemja qё ky shembulli i juej, ky ideali i juej – tё kthehet nё porta tё hapuna e tё bahet nji gazetё mbarkombёtare edhe nё Shqipni. “Illyrinё” kam mundёsi ta lexoj vetёm nё Bibliotekёn Kombёtare. Po tё keni mundёsi, herё mbas here, mё dёrgoni ndonji numёr tё gazetёs.
Me postёn e sotme po ju dёrgoj nji intervistё timen qё ia kam dhanё “Zёri i Rinisё” si dhe disa gazeta ku kam shkrue artikuj dhe ku mund tё shikoni pikpamjet e mia…
Pёrfitoj nga rasti t’Ju pёrshёndes tё gjithёve si redaksi dhe t’Ju uroj suksese nё rrugёn e mbarё qё keni nisё.
Me nderime mbetem i juej – Dr. Lazёr Radi
6 maj 1992
Republika e Shqipёrisё (letërkëmbim)
Ministria e Rendit Publik
Drejtoria e Administratёs sё Burgjeve
Vёrtetim
Me anë të të cilit vërtetojmë se z. ….Viktorija Frano Radi….. e vitlindjes….1927…., është arrestuar në…… 25.06.1951…. dhe liruar në…..1 2.06.1956…
Lëshohet ky vërtetim sipas kërkesës së tij.
Drejtori – N/Kolonel Edmond Caja
12 maj 1992
I dashur Pal (Doçi) (letërkëmbim)
…e lexova me shumё interes dorёshkrimin e punimit tand etnografik “Vetёqeverisja e Mirditёs”. Tё pёrgёzoj pёr konsultimin e asaj bibliografie aq tё begatё si dhe pёr mbledhjen e tё dhanave gojore qё tё kanё shёrbye pёr ilustrimin e veprёs.
Pёr mue qe nji lexim jo vetёm i kandshёm por edhe instruktiv sepse krahina e Mirditёs mё ka tёrhequn gjithmonё, jo vetёm pёr relievin e saj tepёr tё thyem por edhe pёr kostumet e zakonet qё nё kёta shekujt e fundit kanё tёrhequn vёmendjen e studiozve tё huej dhe tё nji pjese tё madhe tё intelektualёve shqiptar.
Gjysёm shekulli ma parё, po punojsha pёr tё pregatitun tezin e doktoratёs. Isha i detyruem tё konsultojsha shumё libra etnografie. Tuj konsultue enciklopedinё Trekani, tek zani Mirdizia, gjeta nji pёrshkrim tё gjanё tё kёsaj krahine. Natyrisht, mbasi e krahasonte me Korsikёn dhe mbasi pёrshkruante zakonet dhe relievin e vendit, thoshte se kjo krahinё mban rekordin botnor nё vdekjet pёr “hakmarrje”.
Kontakti i fundit me Mirditёn asht vepra e jote Vetёqeverisja e Mirditёs. Kёtu mund tё them se kam formue nji kuadёr tё plotё dhe e kam shojtun kurreshtjen pёr misteret e kёsaj malёsije, qё, tё them tё drejtёn mё kan pasё tundue qysh nё vegjli. Abacia, organizimi familjar, zbatimi i normave tё kanunit me nji mprehtёsi vёrtetё solomoniane, dasmat, lindjet, morti, gjama, kremtimet dhe tё gjitha manifestimet e tjera shpirtnore tё kёtij populli janё vёrtetё tё bukura dhe meritojnё tё paraqiten nё tanё madhёshtinё e tyne prej poetёve dhe shkrimtarёve shqiptar.
Çfarёdo qё tё them asht pak dhe nuk asht nё gjendje ta ilustrojё dashuninё tande pёr vendlindjen.
Lexuesit dhe amatorit tё Mirditёs po i a lamё gjykimin.
Miqёsisht i yti – Dr. Lazёr Radi
3 maj 1992
Fjalimi i mbajtun në “Komisionin e Pajtimit e Bashkimit Kombëtar”
Zonja dhe Zotrinj
Populli i ynë është një popull i mrekullueshëm, bile mund të themi se është model dhe i vetmi komb në botë, me tri fe të ndryshme pa konflikte fetare, pa divergjenca të kësaj natyre – por, me nji harmoni e tolerancë të përsosur. Jemi kah fundi i shek. të XX: bota mrekullohet me zbulimet e përparimet e mëdha që ka ba njerzimi në të gjitha fushat e jetës. Megjithatë në njërin nga vendet më demokratike të botës, në Irlandën e Veriut kryeqyteti quhet London-Derri: për protestantët filo-anglez quhet London, kurse për katolikët indipendentistë quhet Derri. E pra, në këtë trevë, ndërmjet dy komuniteteve të krishtera po zhvillohet nji luftë e tillë e përgjakshme që çudit globin. Po në Algjeri? Atje, partia myslimane fitoi shumicën në zgjedhjet. Qeveria, po myslimane, i quan “integralistë” dhe i vuri pushkën: gjaku i algjerianëve po rrjedh rrëke.
Masakra të tilla në Shqipërinë tonë nuk kanë ndodhur kurr. Pra, siç e thashë më lartë, jemi unikal në botë: shtet me tri fe të ndryshme pa asnji konflikt fetar. Mjeshtrat tanë të Rilindjes dijtën, me shpirtin e tyre të mirëfilltë shqiptar, të eleminojnë kët element të rrezikshëm ndasije dhe përçarjeje. Nuk duhet të harrojmë se kjo nuk ka qenë nji punë fort e lehtë: fqinjët tanë, armiqë të përjetshëm të kombit tonë, përhapën slogane të rrezikshme “turk” e “kaurr” – që filluan ta luhasin ndjenjën e përbashkët kombëtare të vendit tonë. Mirëpo, Shqipëria nuk ra pre e intrigantve përçarëse: nxorri në arenën politike njerëz të shquar, njerëz që e bëjnë historinë, personalitetete intelektuale që dijtën ta shlyejnë këtë mendësi të rrezikshme dhe të krijojnë atmosferën e vëllazërimit në emër të kombit. Ky ndikim i rilindsave nuk ishte diçka landore, por shpirtërore, diçka e pakapëshme, por që depërtonte në ndjenjat, si muzika, si bukuria vet. Pra, këta rilindas, jo vetëm që dijtën të shmangin nji element përçarës, por e kthyen në nji forcë lëvizëse pozitive, e bënë besim, e bënë moral: e banë etikë kombëtare.
E gjithë historia e vendit tonë, që nga Lidhja e Prizrenit e këndej, ka qënë nji luftë e mirëfilltë për ekzistencë. Asnjiherë ky popull e ky komb nuk e ka patur rrugën e shtruar me lule, por vetëm me gjëmba e ferra. Megjithatë shqiptari është përpjekur jo vetëm të mbijetojë, por edhe t’i ruaj të pastra virtytet e larta të racës sonë. Gjymtimin më të rëndë si popull e si komb na e lanë këto pesë dekadat e fundit komunist në Shqipëri. Humbja më e madhe nuk qe varfëria që na la, sepse nesër dyqanet tona do të mbushen, do të kemi bollëk gjërash, por shkatërrimi i shpirtit të arbërorit. Ky shpirt i shkatërruar a do të fitojë fizionominë e vet që ishte fitorja dhe krenaria e këtij Kombi? Tek ngritja morale e këtij njeriu shqiptar duhet të puntojnë të gjitha përpjekjet tona intelektuale, tek ristabilizimi i virtyteve të humbuna duhet të drejtohen reflektorët e njerëzve të ndritur të kësaj toke. Kjo me siguri do të jetë nji lufftë e madhe sepse duhet luftuar urrejta, zilija, kapadaillëku, tinzaria, lakmia për pozitë e sa e sa vese që po e shkatërrojnë njeriun tonë.
Tani do të shikojmë, në analizë të shkurtër, ngarkesën e dyfishtë të “Kuvendit për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”.
Bashkimi Kombëtar – në kushtet e sotme historike – është një domosdoshmëri, është nji shans i madh historiko-politik, është si “oiseau bleu”, ai zogu i kaltërt që i vjen njeriut njiherë vetëm në dorë dhe, po s’dijti me e mbajtë i hikën dhe s’i vjen ma kurr. Pra, Bashkimi Kombëtar – O sot o kurr! Duhet të përfitojmë nga rasti i shthurjes së Federatës Jugosllave. Me peticione e protesta duhet të ngrihemi në këmbë e të kërkojmë bashkimin me vllaznit tonë që gjenden nën pushtimin sllavo-grek. E, për të bërë këtë, duhet më parë që ne vet të jemi të bashkuar. Mendojmë se për Bashkimin Kombëtar nuk duhet të ket paragjykimi: diaspora, ajo që u arratis mbas fitores komuniste në Shqipëri duhet të ket të drejtë të kthehet në vendin e vet dhe të anulohen të gjitha ligjet e padrejta që e ndalojnë kthimin e tyre në Atdhe. Pa diasporë nuk mund të ket bashkim të vërtetë mbarëkombëtar.
Tani po vijmë tek Pajtimi Kombëtar. Këtu mendoj se ata që e kanë marrë këtë barrë të rëndë për ta çue deri në fund duhet t ëjenë shumë të kujdesshëm. Cili do të jetë kuptimi i mirëfilltë i këtij pajtimi? Kush? Pajtimi Kombëtar është nji operacion delikat të cilit i duhet ti paraprijë drejtësia, ligji dhe ndershmëria vërtetë atdhetare e atyre njerëzve që do ta udhëheqin atë.
Nëse Bashkimi Kombëtar e quajmë diçka të shejtë, pajtimi kombëtar është diçka e domosdoshme, si uji, si ajri. Por, pajtimi kombëtar duhet të jet nji operacion gradual i vërtetë sepse rrezikon që nga pajtim kombëtar të kthehet në nji mashtrim kombëtar, në kurriz të atyre mbi të cilët u hodh vallja makabre e gjatë e komunizmit. Kemi dy skaje litari: persekutorët dhe të persekutuarit. Këta të fundit formojnë nji armatë të madhe njerzish të pa strehë, të çveshur e të uritur. Këta njerëz, ndonse akoma i kanë n ëtrupin e tyre gjurmat e torturave ma çnjerzore, prap se prap fisnikërija, shpirtmadhësia dhe toleranca manifestohet në çdo kërkesë të tyre. Në nji vjet të jetës demokratike ndonse flejnë nën ura, nëpër bunkere e nëpër banesa të pashëndetëshme, nuk kanë bërë asnjë akt dhune e kjo tregon se ata janë kundra hakmarrjes, sepse nuk duan që askush të kalojë nëpër atë kalvar nëpër të cilin kaluan ata. Bataljonet e hakmarrjes, as dje, as sot e as kurr nuk kanë për të dalë prej radhëve të tyre. Prej tyre do të dalin vetëm aramatat e flijimit në emër të lirisë e të Atdheut.
Në këtë rast, ashtu si natyrshëm, vjen pyetja: po persekutorët, në këtë rast, nuk ndjejnë asnjë mbremje ndërgjegje? Të paktën nji sodisfaksion moral nuk mund t’ua japin këtyre njerëzve të vuajtjes krenare? Dijetarët e Sionit shqiptar a do ta kenë të qetë ndërgjegjen e tyre duke parë për hava vetëm dorën e shtrime të të persekutuarve dhe asnji dorë tjetër që turret për ta kapë atë? Edhe në librat e shejt thyhet se Zoti i fal mëkatet, por ama duhet të bëhet “Puna e Pendimit”.
Grumbulli i fatkeqësive të vogla përbën sot fatkeqësinë e madhe kombëtare. E, nëse ne do të lejojmë që këto fatkeqësi të rriten përditë e më tepër, atëherë ne do të dalim para botës si nji komb fatkeq, i çveshur dhe ii pambrojtur. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se ligshtimi i ynë, dëshpërimi i ynë, do të jetë arma më e fuqishme që do t’u japim fqinjve tanë armiqë. Është në nderin e historisë së Kombit tonë që të vihet dorë për shërimin e plagëve shiptnore që po trazojnë vendin tonë. Është në nderin e çdo qytetari që e ndjen vehten shqiptar të japë gjithë kontributin e vet për zgjidhjen e alternativave të rrezikshme: të jemi të bindur se nji rrezik i madh po na kanoset i cili po aq sa na vjen prej të tjerve, po aq e ndoshta edhe ma tepër na vjen nga vetja e jonë.
Mendoj se mallkimi i historisë do të bjerë mbi ne po qe se do të mbetemi kështu të çarë e të shpërndarë. Bashkimin shpirtëror të mbar popullit e kërkon momenti i rrezikshëm që po jetojmë. Kjo mund të arrihet në qoftë se njerzit mendojnë siç gjykonte sociologu Army kur thoshte: “Nëse ka njeri që mund të thotë: “të humbasë atdheu, por të fitoi partia”, unë do të bërtas: “Të humbasin të gjitha partitë (edhe e imja) por të jetojë atdheu!”. Nuk duhet të harrojmë për asnji çast se vetëm trimnija, besa e bashkimi mund ti japin vendit tonë at vitalitet kombëtar që do ta bëjë të ngjallet rishtas dhe të jet “zonjë” në etninë e vet krenare. Së bashku me Luigj Gurakuqin po e përfundoj: “Lypset që zemrat e të gjithë shqiptarëve të lidhen të bashkohen e të bahen nji”.
23 korrik 1991
Nuk mund ta mbyllja vizitёn nё Romё, pa shkue te Vorri, i profesorit dhe mikut tim të shtrenjtë Ernest Koliqit. Ishte nji vorr i thjeshtë, me mermer të kuq, i rrafshë dhe pa asnji shenjë të dukshme lavdie a madhështie… Çova nji tufë lule të freskëta dhe kujtimet e mia të nji kohe që aq shumë më lidhnin me at Njeri të Madh. Ishte koha me e nxjerrë nga heshtja! Po a kishim vërtetë aq liri sa koha ta pranonte jetën, veprën dhe figurën e këtij prozatori, intelektuali, profesori po ma shumë nji inspiruesi të pashoq të kulturës dhe shpirtit shqiptar…?!
Nuk ishte e lehtë, po unë sigurisht do të përpiqesha mbasi kisha shënime të mjaftueshme me botue nji shkrim pëkujtues, mjaft që të thyhej akulli…
I lehtё tё kjoftё dheu i mёrgimit o Shqiptar i Madh. Ardhsh sa ma parё nё Atdheun tand, qё aq fort e deshte!
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
Romё, 23 korrik 1991
“Nji mbasdreke, në Bar Dei, takova Profesorin tim Ernest Koliqin. Eh çfarë kënaqësie.
Do të rrija me poetin, novelistin dhe përkthyesin tonë të shquem. Me Koliqin njifesha prej kohësh. E kisha pasë profesor në Gjimnazin e Shkodrës. E kisha takue disa herë në Tiranë në redaksinë e gazetës “Illyria” dhe ja tash ishim bashkë edhe aty në Romë.
Ernest Koliqi, në at kohë, ishte profesor universiteti në Romë, drejtonte Katedrën e Gjuhës Shqipe. Edhe pse nuk ishte dega e jeme, shkojsha shpesh me e ndigjue leksionet e tija rreth poemave të kreshnikëve. Ishte diçka e kandshme ta ndigjoje Ernestin tuj shtjellue landën. Ishte njoftës shumë i mirë qoftë i poemave tona kreshnike, qoftë i gjuhës italiane.
(Marrë nga libri “Në vorbullën e jetës Universitare”)
e premte, 26 korrik 1991
Në Romë kishte edhe plot djem të Kosovës. Nji ditë e lashë të takohesha edhe të bisedoja me ta. Isha kurreshtar me i pa dhe me folë me ta… me i ndie mendime e tyne…
(Marrë nga ditari “Ditët e Italisë”)
Me datë 21 dhjetor 1991
Vizitё nё Kryegjyshatёn e Bektashijve tek Baba Reshat Bardhi. Tiranё, me 21 dhjetor 1991, ku ishin edhe Lazёr Radi, Marjan Jaku, Baba Reshat Bardhi, Idajet Beqiri
Fillimi i vitit 1992
Gjatë vitit 1991, Lazri nuk mundi të botojë pothuaj asgja… duke mos gjetë asnji përkrahje në atë që quhesh “Shtyp i Lirë”. Kjo gjë nuk e dëshpëroi aspak. Përkundrazi, ndërkohë ai u bë nji nga frekuentuesit ma të rregullt të Biblotekës Kombëtare dhe të konsultojë mjaft prej materialeve të Fondit Rezervë, të cilat deri në at kohë nuk ishin fort të lehta për konsultim, mbasi kërkonin edhe leje speciale… tashti ishte gjithçka me e lehtë mbasi kishte dalë nji urdhëresë, që nuk nevojiteshin më lejet speciale… Gjatë kësaj periudhe ai u mor me nxjerrjen e shumë prej artikujve të botuem në periudhën e viteve ’36-’39 dhe ’40-’44.
Në këtë kohë ai pati nji përkrahje mjaft të sinqertë nga gazeta Kombi dhe kryeredaktori i saj Ndrekë Gjini, nji djalosh mjaft energjik dhe pozitiv nga Puka, i cili asokohe në mos gaboj, ishte student letërsie me korrespondencë…
Në vitin 1992, ai doli fillimisht me disa intervista e ma pas me artikuj të shumtë në shtyp si (Z. Rinisë, RD, Kombi, Drita Islame, Patrioti dhe Rilindja e Kosovës e cila asokohe botohej në Tiranë).
4 janar 1992
Përmes njohjes me gazetarin dhe kryeredaktorin e gazetës “Kombi”, Ndrekë Gjinin, ai arriti të botonte disa artikuj te gazeta “Kombi”, e më pas të ftohej prej Partisë së Unitetit Kombëtar, Ku mbas pak kohe zgjidhet anëtar i kryesisë së PUK-së, po edhe kryetar i degës së PUK-ut për Tiranën.
Të kësaj periudhe, janë nji seri artikujsh që botohen në gazetën e kësaj Partie: “Kombi” pa as ma të voglin censurim. Dhe kët Lazri e quente fitoren ma të madhe të tij…!
13 shkurt 1992
Nji nga shkrimet e para të Lazër Radit ishte ai mbi njeriun që e vlerësonte më shumë, dhe që ndjente nji detyrim moral ndaj tij, për ndikimin që kishte pasur profesori i tij Koliqi në formimin e tij si njeri dhe si intelektual… Ai nuk do ta harronte kurrë, në dy numra të gazetës kombi ai botoj shkrimin: “Kontaktet e mia me njeriun dhe poetin Ernest Koliqi” nga Dr. Lazër Radi (Kombi, shkurt 1992)
mars 1992
Shёnime nga nji mbledhje e Partisё sё UK nё qytetin e Durrёsit
Nuk deshta tё flas si i mbrapametun
Partia jonё a ka rranjё: pse?
Dёshtimi i mbledhjes! Pse?
Gazeta – ka rranjё –
Do tё hyjmё nё zgjedhje –
Taktikё e strategji –
Gazeta – tё ket nji kёshill editorial
Durrёsi – asht nji organizatё e fuqishme (shёnime tё Lazёr Radit marrё gjatё mbledhjes sё Degёs sё PUK-sё Durrёs.)
(Te kjo mbledhje pati nji debat tё madh pёr heqjen e Idajet Beqirit dhe mbaj mend kur Lazri erdhi nё shtëpi na e tregoi reaksionin qё kishte ndodhun nё at mbledhje kundra tij. Mbasi edhe Lazri kishte mjaft rezeva edhe për mёnyrat e veprimimeve të tij)
(Shёnim nga Lucian Radi 08.02.09)
Ndodhte shpesh që Lazrin e zinte edhe nata duke punue me abazhurin që i bënte dritë dhe ventilatorin që i bënte fresk nё oborrin e shtëpisë.
Kishte mjaft raste kur mbidhte edhe shokët e tij, po edhe me miqtë dhe djemtë e tij mbasi nuk harronte të gjente edhe pak kohë për argёtim. Nё nji ndeshje pokeri me tё bijtё Jozef e Luçian dhe burin e mbesës Ëngjёll Muhameti. Tiranё 1992
3 maj 1992
Fjalimi i mbajtun në “Komisionin e Pajtimit e Bashkimit Kombëtar”
14 maj 1992
Tungjatjeta Lazër Radi! nga Llazar Vero
Të shtunën, më 3 maj, në mëngjes u njoha me një Njeri, me një shqiptar, me një intelektual, me një patriot… Ma prezantoi gazeta “Zëri i Rinisë”. I falemnderit…!
Shumë mendime më zgjuat me fjalët tuaja Dr. Lazër Radi. Tani më shumë se kurrë, kemi nevojë për fjalën e njëri tjetrit, për fjalën e urtë dhe të mençur. As shqiptarin e mërguar, që ka mbi shpinë përvojën e botës me të cilën duam të bashkohemi, dhe dashurinë për mëmëdheun, as mikun e huaj që të jep një këshillë të çmuar, as vëllain që të thotë se pa rend, pa rregull dhe pa punë nuk bëhet asgjë, as mikun e ditur që të thotë se më parë se të kërkosh se çbëjnë të tjerët për ty, kërko çfarë bën ti për veten! Nuk duam të dëgjojmë as dijetarin tonë, që thotë se së pari duhet të merremi vesh mes vedi, as të njeriut të thjeshtë që thotë ii bindur se të mirat nuk vijnë në një ditë, se ato duan më shumë punë e djersë. Nuk jam kundër kërkujt që do të flasë, por po shoh që flasin më shumë ata që nuk dinë dhe heshtin ata që dinë: po flasin shkruajnë më shumë ata që flisnin dje dhe nuk po u lënë rradhë atyre që iu ndalua kjo gjë: po flasin e shkruajnë: siç thoni ju Dr. Lazri “të përkdhelurit dhe mediokrit e djeshëm”. Nuk kam ç’tu them tjetër: Flisni e shkruani çfarë të doni, por për kapitullin e vuajtjeve le t’ia lemë rradhën Lazrit me shokë… Të gjitha këto mendime m’i zgjuan fjalët tuaja Dr. Lazri: “Heshtja në kohën e diktaturave është diçka krejt normale dhe e zakontë, por heshtja me të cilën të mbulon edhe demokracia është e tmerrshme… Të dalësh nga Heshtja duke ulëritur, duke kërkuar të ngjitesh në piedestal persekutimin tënd, nuk më duket diçka e arsyeshme për cilindo intelektual… Sot për mendimin tim, flamurin e persekutimit, kanë nisur ta ngrenë lartë të përkëdhelurit, ose mediokrët e djeshëm… Prandaj kam zgjedhur heshtjen përballë kësaj lufte, ku shumkush rreket të mbajë flamurin…” Nuk ka si t’i shpëtosh këtij gjykimi, ti profesor i Luftës së Klasave, ti shef me spaleta, ti studiues a shkencëtar, ti qytetar i përkdhelur midis të mjerëve dhe aristokrat midis njerëzve si Dr. Lazër Radi… Ai të flet të gjykon me përvojën e pasur e të hidhur të njeriut që e mati deri në fund thellësinë e pusit të mjerimit dhe të vuajtjeve dhe përsëri qëndron dinjitoz si shqiptar… Me guxim, me thjeshtësi, me dinjitet… ai provoi burgun dhe internimet e panumërta për dekada të tëra thotë vetëm kaq: “Nëse është një kor i madh i përmasave të një popull që akuzon dhimbshëm, unë jam vetëm një zë i këtij kori…”. Flet kështu njeriu që në çdo kohë mund të buçiste dhe të tjerët të heshtnin… Po ku të lënë zilkat të dëgjohen këmborët dhe këmbanat…!?
Ju i nderuar zoti Lazër, e bashkoni thjeshtë, me bindje dhe mençuri veten në këtë kor, dhe me po kaq thjeshtësi thoni: “Sot kam dëshirë që gjithnjë e më pak të flas për këtë kohë, në mënyrë që vetë heshtja të japë përmasat e një largësie sa më të madhe…”. Nuk pritët ditën që do të bënit aktakuzën mbi padrejtësinë duke mbrujtur brenda vetes vetëm urrejtjen, hakmarrjen, por prisje ditën e realizimit të shpresës tënde demokratike. Dy tre libra me poezi, disa studime dhe përkthime nga gjuhë të ndryshme, kujtime etjerë… nuk janë pak… Pa e ditur se çvlera kanë, përsëri për punën tënde, për shpresën tënde flasin edhe më shumë… “Sot është koha e provës dhe e aftësive… Nuk mendoj se ka fitimtarë dhe të humbur… të gjithë jemi fitimtarë nëse do të dimë të drejtojmë kët anije brigjeve të Europës… Fitimtarët janë përballë provës, të mundurit përballë si Opozitë. E domosdoshme është konvergimi i të dyjave palëve në interes të popullit! Duhen luftuar formalizmat dhe përpjestimi dhe të futen realisht në punë individë kompetentë dhe të aftë për të përballuar detyrat e mëdha të kohës…”. Po Ju citoj së tepërmi Zoti Lazër Radi, sepse s’e kam bërë kurrë më parë. I kam gjurmuar fjalët e mençura të njerzve të thjeshtë. Aty është përvoja dhe kultura e njeriut, e njeriut dinjitoz, por sot në fjalët e tua gjeta përgjigjen e sinqertë të shumë problemeve, që nga ato të një rëndësie kombëtare, e deri te çështjet e ditës, të punës së Parlamentit tonë të ri, të vendimeve më të fundit të tij… Gjeta shpirtin e nji patrioti që e ndjen shqetësimin në çdo qelizë të jetës së popullit… Fjalët tuaja nuk kanë nevojë për koment. Ato janë gjithë tharmë e mençuri… flet mendja dhe zemra bashkë, ato janë të mbrujtura me shpresën e madhe: “Sot besoj se nji ditë jo të largët ta shoh edhe Shqipërinë e vërtetë! Kjo kërkon vetëm durim e qëndresë, por duhet të përgatiten edhe kushtet e kësaj dite. Nëse do t’i japim trajtën shtetit demokratik, nëse do të arrijmë t’i forcojmë lidhjet tona me botën, nëse do të merremi vesh mes vedi, kjo ëndërr e trazuar do të jetë pranë realizimit… Kësaj ëndrre sot i kam kushtuar gjithë energjitë e mia…”
Ky është një mesazh i vërtetë atdhetarie…
Fjalën e zemrës dhe të shpirtit të një patrioti të vërtetë, e një njeriu me kulturë, të përndjekur dhe të persekutuar, dëgjoje dhe lexoje i dashur lexues…
Ato janë nji pasuri me vlerë…
Të falemnderit dhe Tungjatjeta Dr. Lazër Radi!
(Bashkimi, e enjte 14 maj 1992)
11 qershor 1992
Dy qendra shqiptare nga Dr. Lazër Radi
(Drita Islame, e enjte 11.06.1992 Nr.12)
19 qershor 1992
Shtypi shqiptar të ketë kujdes! nga Dr. Lazër Radi (RD, e premte 19.06.1992)
28 qershor 1992
Shkodёr e djelё. Tek Vorret e Reja. Me rastin e Pёrkujtimit tё vdekjes sё sё klerikut ma tё shquem te burgjeve shqiptare – Padёr Pjetёr Meshkallёs – Shkodёr 28 qershor 1992
4 korrik 1992 – Ftesё
The Ambassador of the United States of America
And Mrs, William E. Ryerson
Saturday, July 4, 1992
4-6 p.m.
18 maj 1992
I dashtuni Rexhep (Qosja) (letërkëmbim)
…se tё merr malli pёr Atdheun kur je nё mёrgim, se tё merr malli pёr nanёn kur je larg, se tё merr malli pёr tё dashunёn kur tё mungon pёr shumё kohё, e dijsha, por, se tё mё marr malli pёr nji mik, pёr nji jaranё me tё cilin kam ndejtё vetёm pak çaste nё jetё, kjo po mё duket e pabesueshme. Gjithё kёt muej tё majit tё kam pritё me padurim. Pёrditё tue pyet: “A erdh Rexhepi”? Do tё mё falёsh qё po tё thёrres Rexhep, sepse pёr mue emni i yt i jep rreze edhe doktorit, edhe profesorit, edhe akademikut…
Po tё dёrgoj dy gazeta: “Zёri i Rinisё” dhe “Bashkimi”. E para ka nji intervistё timen – pёr tё cilёn kisha dashtё me dijtё mendimin tand, dhe e dyta nji vlerёsim qё mё duket tepёr i tepruem dhe tё cilin nuk e meritoj aq.
Po tё dёrgoj shumё tё fala dhe urime qё kёto ditё tё fundit tё majit tё mos jenё me dhimbje, tё mos jenё netё “Shёn Bartolomei” pёr vllaznit e mi, pёr gjakun tim, pёr ju tё gjithё i dashtuni Rexhep.
E porosita Prof. Kelmendin me ju pёrqafue pёr mue…
Tё don dhe tё pёrqafon me mall i yti – Lazёr Radi
20 maj 1992
Egregio Dott: Radi: (letërkëmbim)
Molte cordialità – Drita Ivanaj
21 maj 1992
Partisё Demokratike (letërkëmbim)
Dega e Tiranёs – Tiranё
Sekretari (Nafije Ciu)
Kryetari (Pal Doçi)
25 maj 1992
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Devotissima – Milena
28 maj 1992
Zotit Prof. Dr. Sali Berisha – President i Republikës (letërkëmbim)
Pёr njoftim: Zotit Pjetёr Arbnori – Kryetar i Parlamentit
Zotit Aleksandёr Meksi – Kryeministër i Shqipërisë – I nderuari Zoti President
…do tё ishte fare pak t’iu uroja pёr fitoren e demokracisё, nёse s’do tё dёshiroja me gjithё shpirt realizimin e kёsaj demokracie, barra ma e madhe e sё cilёs nis prej jush e randon deri te qytetari i kёtij shteti qё lind sot, midis kёsaj kohe tё vёshtirё, tё trazueme – por jo pa shpresё e pa rrugёdalje.
E kam ndjekё me vёmendje gjithё ecuninё e demokracisё shqiptare dhe jam pёrpjekё nga dita e parё e gjer mё sot, tё jap kontributin tim modest, tё jem qoftё edhe nji hallkё e thjeshtё e kёtij mekanizmi tё madh qё shtyn pёrpara jetёn e Kombit.
Nuk do tё dёshiroja aspak qё persekutimin tim 46 vjeçar ta pёrdor si çelёs pёr tё hyrё nё portёn e demokracisё dhe as kulturёn dhe figurёn time me tё cilёn do tё mund tё veproja nё kёt kohё kur fatet tona tё pёrbashkёta ndodhen nё udhёkryq.
Nёse do tu paraqitesha pёr problemet e mia familjare, tё cilat janё tё mёdha e nuk u duket fundi – do tё mё dukesh tepёr fyese pёrballё gjendjes qё ndodhet gjithё nji popull. Megjithatё tё mos harroni se tek Ju konvergohen tё gjitha shqetёsimet e nji populli, sepse pёr tё gjithё Ju Zoti President jeni shpresa, ngushllimi dhe e ardhmja.
Jam i vetёdijshёm pёr pёrgjegjёsinё tuej kombёtare, ashtu siç jam i bindun se forcat keqёdashёse tё demokracisё qё mbetёn gjallё nga e djeshmja tragjike, do tё pёrpiqen ta errёsojnё dhe ta eklipsojnё fitoren plebishitare demokratike tё popullit tonё. Mendoj se duhet t’ia vёmё shpatullat kёsaj godine qё asht Atdheu i tё gjithё neve, nё kёt konteks ju shpreh dhe ju ofroj gjithё energjitё e mia fizike dhe intelektuale, punёn dhe besnikёrinё e krejt familjes sime dёshiroj t’i vё nё shёrbim tё vendit tim dhe tё rrugёs sё lirisё dhe tё demokracisё qё kemi nisё.
Pranoni Zoti President nderimet e mija tё pёrzemёrta.
Me respekt Dr. Lazёr Radi
3 qershor 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
…Kam ditё qё e kam marrё letrёn tande si edhe gazetat, e tё falemnderit. Intervista e yte asht, me tё vёrtetё interesante sepse e paraqet tё kaluemen e gjendjen e sotshme t’Atdheut tonё, nga çdo pikpamje, nё nji mёnyrё tё shkёlqyeshme e tё lumtё!
Me shёndet nuk po ankohem, shpesh edhe mёrzitem, porse tashti pёr disa muej do tё punoj katёr ditё nё javё nё radio pёr trazmisionin nё gjuhёn shqipe. Pёrveç kёsaj, nji kompani private mё ka ngarkue me qortue e me zgjedhun disa punime e vizatime tё ma tepёr se njimijё fёmijve shqiptarё. Disa janё, me tё vёrtetё, mallёngjyes, porse duhet ba, me doemos, nji zgjedhje. T’ishte pёr mue do t’i aprovojsha tё gjithё, sidoqoftё jam tue u pёrpjekun me Komisjonin qё t’u dёrgojё tё gjithёve nga nji dhuratё, sidomos ngjyra, pennelli e letra vizatimi. Konkursi quhet: “Mirё se erdhёt nё Europё”.
Gёzohem qё je n’aktivitet tё plotё e i pres me kёnaqёsi punimet e tueja. Gjithshka unё do tё kem, pa tjetёr, do t’i dёrgoj. Sot po tё mbylli nji artikull t’Ernestit mbi Dom Lazёr Shantojёn italisht e qё e pёrktheva: Mundesh edhe me e botue, po mujte.
Miku Golletti mё ka dёrgue disa numura tё fundit tё “Arbёria” kёsaj rradhe ma mirё me shtyp, duhet pёrkrahё e do tё shkruej gjithmonё. Pёrgёzime edhe Jozefit.
Mjaft pёr sot. Gёzohem kur kam lajme prej teje e tue t’urue punё tё mbara mё suksese,
me shum mall tё pёrqafon – I yti Petro
10 qershor 1992
Republika e Shqipёrisё (letërkëmbim)
Kuvendi Popullor
Nr. 20-11 Prot.
Lёnda: Profesor Doktor Lazёr Radi
Letra qё na dёrguat pёr dijeni, na gёzoi shumё. Ju falenderojmё nga zemra pёr urimet qё dёrgoni pёr fitoren e demokracisё dhe gatishmёrinё qё tregoni pёr tё kontribuar ju dhe familja pёr ta forcuar atё.
Demokracia ka nevojё pёr kontributin tuaj me horizontin e dijeve qё keni.
Me respekt – Pjetёr Arbnori
17 qershor 1992
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
…nё tё njajtёn ditё i mora tё dya letrat e tua: at tё parёn tё datёs 11 prill dhe kёt tё datёs 3 qershor. Pёr at letrёn e parё mё erdhi shumё keq qё ma kishte vonue Aristidhi, sepse mё lajmёroje pёr vdekjen e tё ndjemit Martin Camaj… e do kisha dashtё me shkruejtё i pari pёr tё nё shtypin tonё. Megjithatё u shkrujt diçka dhe u pёrkujtue.
Tё lutem Petro, po pate, mё dёrgo ndonji material pёr biografinё e tijna.
Tё falemnderit pёr fjalёt e mira dhe pёr gjykimin e drejtё qё i bajshe “intervistёs” sime.
Nga Ernesti mё dёrgo tё fotokopjueme kёto materiale:
-“Islam e cristianesimo nella litteratura albanese”. “Shejzat”, 1963, Nr. 1-2
-Mustafa Kruja – si njeri kulture “Shejzat”, 1972, Nr. 9-12
-Migjeni dhe Unё – “Shejzat”, 1975, Nr.1-10
Nuk ka randёsi se nё çfarё gjuhe – veç mi ço!
Kam ndёrmend tё organizoj nji emision nё televizion prej 45 minutash dhe kam qejf ta paraqes nё tё tanё madhёshtinё e tij.
Revista “Arbёria” asht shumё e dobёt; unё i propozova Jozefit tё pregatisim nji numёr special, nё formёn e revistёs “Kuvendi” qё po tё dёrgoj sot. Nё katёr numra tё kёsaj reviste kemi fillue tё botojmё “Symfonia e Shqipeve” – pjesёn nё prozё me qё asht pak ma e kuptueshme dhe na zen ma pak vend.
Bashkangjitun po tё dёrgoj nji letёr edhe pёr Drejtorin e kompanisё “Mirё se erdhёt n’Europё”.
I dashun Petro,
po tё lutem nxehtёsisht nga ana ime tё bash çmos e t’i nisish nji pako me bojna vaji, me penela e me pak kanavacё, sepse Alma e vogёl 13 vjeçare asht shumё e talentueme po shumё e vorfёn. Sa tё marrё nji pёrgjegje prej teje dhe adresat e sakta tё asaj Kompanie Private kam me tё çue disa punime tё saja. Ajo punon me bojna vaji. Kёt nderё e due prej teje se Alma e meriton. Janё jetima, kanё kenё nё internim, s’ka kush i ndihmon sepse janё shtatё vajza, ma e madhja 22 vjeçe. Ajo rropatet me ta. Pёrpiqu edhe me anёn e ndonji shoqnie bamirse. Ato kanё nevojё pёr çdo gja. Tё falemnderit…
I yti Lazri
17 qershor 1992
Al direttore della Compagnia (letërkëmbim)
“Benvenuti in Europa”
…per i miei 45-anni di carcere e di campi di concentramento Vi potrà dire qualche cosa il mio caro amico Dr. Petro Vuçani.
Lo scopo di questa lettera é una mia preghiera che spero sarà esaudita.
Una piccola ragazza 13-enne, nata e cresciuta nel campo di concentramento, avrebbe desiderio di continuare per questa sua vocazione. Ha già parecchi lavori pronti per presentarli perqualsiasi concorso. Se non l’ha fatta fino ad oggi é perché non ha trovato nessuno che la potesse aiutare per passare le difficili soglie della burocrazia che purtroppo vige ancora nel nostro travagliato paese.
Si chiama Alma Mudaj. É orfana. Povera. Sette figlie.
Awendo saputo che la vostra Compania invierà un piccoloregalo ai ragazzi che hanno avuto la fortuna di presentare i loro lavori, la piccola Alma, cosi tristemente provata dal destino, Vi prega caldamente di ricordarsi anche di lei con dei colori in olio e con qualche pennello – perché già lavora in tela e maestramente adopera il pennello. Avrebbe bisogno anche per un po di tela, perché qui da noi non si trova niente. Vi possiamo mandare qualche suo lavoretto.
La piccola Alma Vi sarà riconoscente per tutta la vita pensate un’po che felicità sarà per lei che non ha potuto ancora provare la gioia e la magia di un pacco donato in regalo. Vi assicuro che sarà una grande spinta per continuare a svolgere il suo talento. Avrei voluto che il pacco arrivasse a nome suo. Ma ho paura che non le dessero qualche grattacapo nel ritirare alla posta. Per questo vi mando l’indirizzo di sua sorella, che é magiorenne. Anche sua sorella é una buona poetessa.
Ha grande speranza che esaudirete questa veramente umana richiesta. Inviandovi i miei saluti sinceri a tutti Voi del “Benvenuti In Europa”…
Cordialmente vostro – Av. Dr. Lazёr Radi
4 korrik 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
…kam marrё letrёn tande. Po ta bashkangjesё kopjen e letrёs dёrgue tё ngarkuemit tё “Benvenuti in Europa”. Po tё kem ndonji pёrgjegje tё njoftoj, ndryshe pastaj veprojmё ndryshe.
Posa t’i kem gadi studimet qё mё ke dёrgue, t’i nisi! Pak durim! Jam tue punue nё radio pёr trasmissionin nё gjuhёn shqipe sepse titullarja ka qenё shtatzanё e ka lindё nji vajzё. Ligji kёtu nё kёto raste, parashikon pushim dy muej para lindjes e tre mbas lindjes, rregullisht tё paguem. Punoj katёr ditё nё javё, porse nga data 3 gusht e deri me 30 gusht, do tё punoj çdo ditё pa asnji pushim: nё duert e tё Madhit Zot!
Falemnderit pёr “Kuvendi-n”: mjaft mirё e landё e zgjedhun: ndryshim tepёr i madh me tjerat botime tё kёtij lloji. I kam shkrue edhe Golletti-t pёr me e ndryshue formatin.
A ka mundёsi t’i kem krejt numrat e “Kuvendi-t”?
Si po duket gjendja e juej? Mё shkruej, kur tё mundesh se mё gёzon.
I yti – Petro
29 korrik 1992
Tё dashunit e mij Viktor dhe Megi (Shahini) (letërkëmbim)
...Kartolinёn e juej qё mё kujton njivjetorin e takimit tonё tё mrekullueshёm nё Padova e Venezia, e mora, bile e pata marrё me kohё, po nuk mujta me u pёrgjegj sepse me 12 korrik pёsova nji: “Micro-infark – iscemi cerebrale” qё mё paralizoi krejt anёn e majtё tё trupit: gojёn, krahun dhe kambёn. Urgjent mё shtruen nё nji spital neurologjik ku m’u dha ndihma e parё urgjente shёndetёsore. Njerzit e shtёpisё, tuj pёrfitue nga rasti qё u shtrova nё spital; prositёn qё tё mё baheshin me hollёsi tё gjitha analizat… Me qё kushtet e spitaleve tona lanё shumё pёr tё dёshirue, djemtё nuk mё lanё shumё kohё dhe mё nxorrёn. Tashti e ndij veten ma mirё, veçse mjekёt ma kanё ndalue tё dal nё rrugё dhe tё lёviz. Pra, jam ende i bllokuem. Nuk komandoj dot hala si duhet anёn e majtё tё trupit. Ja, pёr shembull, tash qё po shkruej letrёn me makinёn teme tё shkrimit, shkruej vetёm me nji dorё, me dorёn e majtё nuk i shtyp mirё gёrmat…
Tё dashunit e mij!
Me kёt qё ju shkrova nuk e pata ndёrmend tё ju dёshpёroj, pёrkundrazi, e pata ndёrmend me ju than se jam mirё dhe se jam nё gjendje edhe fizike edhe mendore. Shyqyr infarkti nuk mё la ndonji cen.
Kam nji vёrejtje pёr ju tё gjithё! Na keni harrue krejt. Ju kena justifikue deri diku, nga shkaku i luftёs me Serbinё, por, e kena ndjekё situatёn dhe, shyqyr Zotit, Rijeka i shpёtoi rrebeshit. Pastaj, me kartolina nuk bahen punёt. Me kartolinё vetёm me tregue se jena gjallё! Na dona me dijtё pёr tё gjithё: pёr nanёn Nine, pёr babёn Janosh, pёr vllaznit, pёr kushёrijtё e pёr tё gjithё. Si e keni kalue kёt periudhё tё vёshtirё?
Dikur, nji vjet ma parё, mё keni pas premtue se do tё vijshit nё Shqipni, te na! Nuk e dij a po i qёndroni kёsaj fjale, si “burrat e zamanit”! apo e harruet at punё. Prej Rijekёs mё pak se dy ditё ju ndajnё prej Durrёsit. Mos e lёni pa ardhё. Me traget mund ta merrni edhe kerrin… Si do qoftё, do bajshit mirё me ardh njiherё se nji axhё keni, 76 vjeç asht, e nuk i dihet, jena sot pёr nesёr. Kam shpresё se do tё ma plotёsoni kёt dёshire:
Na do t’ju presim me zemёr tё madhe.
ju pёrqafoj e puth me mall i jueji – Axha Lazёr
11 gusht 1992
I dashur Lazёr (letërkëmbim)
…Megjithse jam larg, pёrherё mendja dhe zemra ёshtё tek ju.
E shof se edhe pёr ju jeta sa vjen dhe vёshtirёsohet pёr ditё edhe mё shumё. Edhe pёr ne nuk ёshtё mё e lehtё sepse gjithmonё mbetemi emigrantё. Me marrё marrim shumё pak, ndёrsa taksat i paguajmё njёsoj si ata.
I dashur Lazёr, mё bёhet qejfi shumё kur lexojё ato artikujt e tu sepse pak nga pak po tё dalin nё dritё tё gjitha vlerat e tua intelektuale. Mё pёlqeu shumё intervista dhёnё gazetёs “Zёri i Rinisё”. Pёrgjigjet ishin shumё konçize, dhe fjalori tepёr i pasur artistikisht. Mё pёlqeu shumё dhe mё emocionon artikulli “Nji verё me Migjenin” sepse aty pёrmendshe Nanёn Gonxhe dhe Gjylianёn, tё cilat tё kanё dashur kaq shumё qё ti nuk e imagjinon se me çfarё hidhnimi kan hyrё ato nё dhe pёr ty… mё kujtohet nji rast ti sa po kishe dal nga burgu dhe fillove punё si pёrkthyes aty ngjitur me kishёn katolike nё Rrugёn e Kavajёs zyrёn e kishe nё katin e tretё, sepse unё vija gjithmonё me tё marrё kur dilje nga puna. Unё pata shkuar nё Durrёs pёr pushime dhe ti vije çdo tё shtunё e tё djelё, tё ka pritё nana Gonxhe gjithё tё shtunёn nё dritare deri natёn vonё me merakun pse nuk po na vjen djali… por djali nuk u kthey ma… sepse atёherё tё çuan tё bёje pjesёn e dytё tё dёnimit nё interrnime. Erdhi Antoni dhe na dha lajmin e hidhur qё ti nuk do tё vije ma…
Komplimente edhe Ninit pёr artikujt e bukur, e me prespektivё. Luçin nuk po e ndij apo ka marrё detyrёn e rёndё aq edhe tё lavdishme me i bё shёrbim pemёve qё kanё mbetё nё shtёpi.
Vitka si ashtё me shёndet, mi bёj shumё tё fala si edhe tё gjithёve pjestarёve tё tjerё tё familjes.
Nandin dhe andej nga Roza m’i pёrshёndet. Falenderoj Nandin pёr gazetat fotografitё sidomos videokasetёn, e cila me heq mallin tuaj.
tё puth me shumё madh – Alfredi
16 gusht 1992
Carissima Milena (letërkëmbim)
A te devotissimo – Lazzaro
17 gusht 1992
Shumё i dashur Lazёr! (letërkëmbim)
…Sё pari, ju falenderoj sё tepёrmi pёr materialet qё m’i dёrguet. I kam lexuar tё gjitha gazetat me interes tё veçantё. Dёshiroj tё di gjithçka ndodh nё vendin tim. Sa i pёrket materialeve tjera d.m.th. atё qё i pёrkasin familjes sonё, m’u ba qejfi shumё mua edhe Mixhёs, sepse ёshtё e vёrtetё qё vetёm emri i Dinallarve s’po ndihet kёrkund. Dikush duhet tё pёrpiqet, dikush duhet tё punojё dhe mё duket se unё (pёr fat tё keq) jam i vetёm qё mund dhe duhet tё bёj diçka (me aq sa tё mundem).
Mendimi qё tё shkruash diçka pёr ne sigurisht ёshtё shumё i mirё veçse duhet patur kujdes sepse bёhet fjalё pёr histori dhe komunistat s’tё falin. Mendoj se ёshtё mirё tё konsultohesh edhe me ndonji studiues Dibran sa i pёrket pёrshkrimit tё vendeve ku mund tё jenё zhvilluar ngjarjet dhe pёr vjeljen e ndonji materiali shtesё qё shkrimi tё dalё sa mё i saktё.
Me Mixhёn s’kam biseduar akoma por ma merr mendja se nuk do ti pёlqente aq tepёr qё nё shkrim tё theksohej p.sh. “Pra, Dinet janё Mirditas”. Sidoqoftё ne do tё dёrgojmё diçka dhe do tё konsultohemi prapё. Kёtё moment pregatitem tё shkoj tek Mixha, pasi mё ka thirrё dhe akoma nuk e di mendimin e tij. Mё fal qё u zgjata pak si tepёr se e kohё s’kam fare. Me shёndet jemi tё gjithё si molla, vetёm jemi çdo ditё nё merakun tuaj e veçanёrisht tё mamёs Vitka s’ka pse mёrzitet fare se me siguri do tё shifemi sё shpejti. Formalitet pёr green cartёn i plotёsuam dhe sapo t’i marrim e kemi veten nё dorё. Tё qenit tuaj nё gjendje tё mirё na mban edhe ne nё humor. Tani qё unё po shkruaj kёto rreshta sapo erdhi Ervisi me kasetёn qё na dёrguat dhe po e shofim nё televizor. Po jetojmё me ju, prekemi, gёzohemi por na vjen edhe keq qё jemi aq larg. Ndonёse unё mёrzitem veçanёrisht pёr shumё arsye mё duket gjithmonё se çdo e keqe e ka njё kompensim.
I vetmi ngushёllim qё mё mban tё gjallё ёshtё, se nё kёto kohё tepёr tё vёshtira qё po kalon vendi ynё do tё pёrpiqem qё sё paku juve mos ta ndjeni veten nё pozitё tё mjerueshme ekonomike dhe besoj se kjo ёshtё shumё. Dhe kёshtu ju duke pasё besim nё fjalёt nё fjalёt dhe ndihmёn time do tё jeni mё tё qetё qё tё merrem edhe me punё krijuese. E di qё edhe Nini vuen dhe mё vjen keq. Duhet ta konsideroj njё fat qё tani pёr tani ёshtё krejtёsisht i pavarur dhe s’u pёrzie nё ato çorba qё edhe mund tё depersonalizonin si njeri. Edhe nё kёtё drejtim ndoshta Zoti do tё na ndihmojё mё vonё.
Me kryeministrin e kaluam mirё. Mё erdhi mirё se na pёrfilli veçanёrisht. Edhe nё Hollin e Hotelit dhe mё vonё edhe nё sallё erdhi e u ul nё tavolinёn tonё bashkё me Serreqin. Edhe fotografitё qё nxorri “Illyria” ishin me ne. Lazёr po e ndёrpres kёtu se Shpresa erdhi dhe Mixha mё pret. Mixha – shumё i kёnaqur – vetёm nji amanet. Asgjё tё mos publikosh pa u konsultuar me ne. Mixha i ёshtё vёnё punёs dhe besoj brenda 1-2 muajsh ti do tё kesh nё dorё gjithçka tё thёnё realisht nga goja e tij si pёr vete dhe pёr Fiqiriun. Me shpresё se gjithçka do tё shkojё mbarё ju uroj familjarisht shёndet e hare
I jueji qё s’ju harron – Dine
23 gusht 1992
Zotit Lazёr Radi (letërkëmbim)
Mirёupafshim nё Tiranё – Roberti
11 shtator 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
…mos u habit: nuk jam nё Tiranё, por, po pёrfitoj nga ardhja e nji mikut, kёshtuqё letrat – uroj – arrin shpejt.
Me 20 korrik tё kam shkrue nji letёr tue bashkangjitun edhe fotokopjen dёrgue Dr. Tabassi-t pёr Shane Mudaj, sё cilёs i kam dёrgue diçka unё personalisht.
Kёtu do tё gjejsh edhe fotokopjet e artikujve tё Koliqit qё mё kёrkove:
1.- Migjeni dhe unё
2.- Mustafa Kruja si njeri kulture
3.- L’Islam e il cristianesimo nella letteratura albanese
Nё rast se tё nevojitet diçka tjetёr, mё shkruej e sa tё mundem nuk do tё kursehem.
Nё rast se ke botue tё tjera shkrime, tё lutem, m’i dёrgo.
Kam qёndrue krejt verёn nё radio e jam lodhun, por, shpresoj, shpejt me pushue ndopak.
Nuk po kam tjetёr Tue shpresue me t’a ndigjue shpejt zanin e mirё…
me mall e dashuni vllaznore, tё pёrqafon, I yti Petro
12 shtator 1992
Cara Drita (Ivanaj) (letërkëmbim)
Cara Drita, ti faccio sapere che il signor Agron mi ha già consegnato le sue memorie sugli ultimi giorni della vita del vostro zio Mirash. Capirà, il signor Agron è semi analfabeta e tutto quel materiale cosi preziose dovrà ripassare nelle mani esperte. Ora, per completare l’opera, mi manca la terza parte, cioè il ritiro del corpo dall’ospedale e la sepoltura. Qui mi potrà aiutare il genero di Nicola Ivanaj. Ne farò una prova. Agron mi ha consegnato anche il ciuffo dei cappelli che ha trovato sotto il letto del povero Mirash. Se vuole le potrò mandare per posta.
Cosi, cara Drita, non appena avrò terminato con il libro te lo manderò.
Cordialmente – Lazёr Radi
26 shtator 1992
I dashtuni Petro (letërkëmbim)
…ta vonova pak pёrgjegjen se po pritsha tё mё sillnin nga Radio Tirana dy regjistrime tё mija tё trazmetueme prej saj. Njena asht nji konferencё pёr Ernest Koliqin dhe tjetra, nё rubrikёn dritёhije rreth aktivitetit tem letrar. Po t’i dёrgoj qё tё dya tё inçizueme dhe kёshtu pёrveç shkrimit do ma ndigjojsh edhe zanin. Po mujte mi ço do kaseta se kam edhe disa gjana tё tjera me i inçizue dhe me t’i dёrgue. Konferenca gjysёorёshe me Koliqin u pёlqye shumё dhe do tё mё ftojnё me e mbajtё edhe n’Universitet, nё Fakultetin e Letёrsisё. Mbasi t’i ndigjosh mё jep nji mendim pёr to. Nga Koliqi mё mungojnё “Gjurmat e Stinёve” dhe “Shija e Bukёs sё Mbrume”. Çdo gja e Koliqit mё intereson dhe ma plotёson arkivin koliqian. Beso se nji gja e tillё do tё jetё nji kontribut i madh qё jep t’i pёr kunatin tand tё madh e pёr njeriun qё aq fort tё desht dhe aq fort e deshte. Pёr kёt nuk due me tё vu nё siklet. Po ta la ty nё dorё. Ban si tё vij ty ma mbarё. Nё kёt drejtim po e pregadis edhe djalin tim Jozefin, tё cilin e njeh nga poezitё e bukura qё shkruen, pra po e pregadis dhe po ia la amanet ta vazhdojё rrugёn e popullarizimit tё Ernestit po me at pasion e me at dashuni qё kam edhe unё pёr shkrimtarin dhe Poetin e madh…
Po tё dёrgoj disa gjana tё mijat. Kam 7 javё qё nuk punoj sepse kalova nji miniinfarkt me iskemi cerebrale, me paralizim tё anёs sё majtё tё trupit dhe m’u desht me i pezullue punimet e prandaj e vonova edhe letrёn. Tani e ndjej veten ma mirё dhe, ndonse mjekёt mё kёshillojnё tё mos punoj, apo tё mos lodhem me punёn mendore, unё nuk po mundem me ndejtё e me kalue kohёn kot.
Edhe letrёn e datёs 20 korrik e kam marrё sё bashku me fotokopjen e letrёs sё Dr. Tabassit. Shanoja erdhi nga Elbasani dhe mё tregoi shumё e gёzueme pёr pakon qё i kishe dёrgue pёr motrёn e vogёl tё sajё. Po i vinte keq si nuk i kishe shkrue nji pusulle tё vogёl qё tё merrte me tё dёrgue nji letёr falenderimi. Sidoqoftё edhe unё tё falenderoj nga ana e jeme pёr atё qё ke ba dhe pёr atё qё do tё bajsh pёr atё vajzё tё vogёl se asht e talentueme dhe e meriton çdo ndihmё e pёrkrahje.
…Petro, shiko se trasmetimi pёr shqiptarёt e jashtёm ndigjohet edhe nё Romё. Atё e ndigjojnё kudo. Kam pasё disa letra pёrgёzimi nga Gjermania dhe Zvicra. Nё qoftё se e kap… tregomё. Tё intereson se aty jepen lajme dhe informata shumё interesante edhe pёr punёn tande nё RAI, apo nё shtyp.
Lajmёrom menjiherё sa tё marrish Kasetёn, letrёn dhe gazetat.
Tё fala me mall e me dashuri vllaznore, tё pёrqafoj,
I yti Lazri
26 shtator 1992
I dashtuni Dine (letërkëmbim)
…Po hyj menjiherё nё thelbin e çeshtjes. Nё bazё tё disa kёrkimeve nё Arkivin e Shtetit dhe tё Bibliotekёs Kombёtare, kam mund tё gjej disa materiale dokumenta qё mё nevojiten pёr tё shkrue diçka pёr familjen Dine tё Maqellarёs. Ti dhe Dilaver Bregu duhet tё mё ndihmoni nё kёt drejtim.
Ja se si: Po ju dёrgoj dy kopje nga materialet e mija qё janё mjaft interesante pёr dy personazhet ma tё randёsishme tё familjes sё Dinajve nё kёt fund shekull. Njenёn kopje, at origjinale, do t’ia japish Dilaver Begut ta ket kujtim nga unё. Kopjen tjetёr do ta plotsosh ti sё bashku me zotin Dilaver. P.sh. zoti Dilaver do tё na tregoj ato tё tjerat qё korrespondenti i luftёs nuk i ka kapё. Do tё na tregoj diçka pёr Beslidhjen e Dibrёs, por gjithmonё tue vu nё pah kontributin e Dinallarёve. Pastaj, ajo qё ka nji randёsi tё veçantё pёr mue asht pjesa e dytё e jetёs sё Kolonel Fiqiri Dines qё nga largimi prej Shqipnisё. Mundёsisht vuejtjet, kontributin e tij kombёtar nё mёrgim dhe fundin, nё mёnyrё qё ta plotsoj biografinё e kёtij njeriu tё madh.
Besoj se nuk do tё kursehesh dhe do tё m’i çosh sa ma parё. Do tё merrem vesh me nji gazetё tё kёtueshme dhe do tё filloi botimin e disa pjesёve dhe masanej do ta nxjerr libёr nё vete.
Pёr politikё nuk po tё flas se Nini po tё çon gazetat e dynjasё dhe do ta marrish vesh ma mirё.
Na, “in corpore”, d.m.th. komplet si familje jemi me demokracinё dhe pёr demokracinё.
Tё djelёn qё shkoi isha nё dasmёn e Ormirit sё bashku me Ninin dhe Kafilen. N’orёn 9 tё mbramjes u hap dasma, dola nё mikrofon dhe i pёrshёndeta dasmorёt n’emnin e Dilaverit, n’emnin tand dhe n’emnin e krejt familjes Dine. Me qё nuk isha mirё, mbas pёrshёndetjes u largova pёr Tiranё.
Dasma kishte shkue fare mirё. Gёzimi qe akoma ma i madh se kishte ardhё nga Italia Landi me gjithё tё fejuemen e vet.
Kam shumё shpresё se ditёt e para tё tetorit do tё ma vёnё telefonin dhe kёshtu do tё mund tё ndigjohemi ma shpesh.
Siç e din unё kalova nji “mini infarkt me iskemi cerebrale”, ku m’u paralizua ana e majtё e trupit. Pёr fat e kalova shpejt e, nё kёt shpejtёsi ka kontribue edhe ndihma e jote me ato ilaçet qё mё banё efekt tё mrekullueshёm. Tash e ndjej veten mjaft mirё dhe vazhdoj tё kem qartёsi nё tё folur dhe nё tё shkrueme: me fjalё tё tjera nё tru nuk mё la asnji cen. Vetёm se kur punoj me intensitet lodhem shpejt dhe duhet tё shtrihem. Doktorёt mё kan kёshillue tё baj pushim, por unё nuk kam se si sepse ditёt dhe orёt i kam tё numrueme dhe duhet ti shfrytzoj pёr tё ba diçka e pёr tё lanё diçka edhe pёr historinё edhe pёr letёrsinё.
I dashur Dine, kёsaj here keni edhe nji surprizё:
Po ju nisim dy kaseta, nji me “video” dhe tjetrёn me regjistrim tё dy bisedave qё kam mbajtё nё Radio Tirana, nji pёr Ernest Koliqin dhe tjetra pёr disa punime tё mija. Mbasi ti ndigjosh kam qejf tё mi thuesh pёrshtypjet e tua. Kaseta me video ka dy regjistrime: nji dasmёn e Melёs, dy festimin e vitit tё ri nё shtёpinё tonё dhe tre: nji tavolinё tё rrumbullakёt qё u ba nё televizion ku folёm unё, Abdi Baleta dhe Rudolf Marku. Siç do ta shikosh kemi fol pёr Kishёn Autoqefale Shqiptare. Besoj Adriana ka me u knaqё ma tepёr se tё gjithё se do tё na shikoje tё gjithve.
ju puth me mall e dashuni tё veçantё – Baba
27 shtator 1992
Carissimo Lazzaro – Affe-ma Milena (letërkëmbim)
9 tetor 1992
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
…giorni scorso mi é giunta la tua lettera con le notizie sulla tua salute, che mi hanno fatto dispiacere.
Il tuo ritardo e riscrivere non poteva che dipendere da motivi di salute.
Ce lo chiedevamo in molti; io, Augusto, mia sorella, Luciana ed altri, che si preoccupavano sul tuo conto.
Ci possiamo rallegrare al pensiero che ora vai migliorando ed auguriamo che ogni giorno sia sempre meglio. Tu puoi e devi ancora dare tanto con i tuoi scritti, quindi devi presto star bene. Siamo contenti che il vestito alla nipotina stia bene e che lo indosserà anche per la Cresima, quando la farà.
A sentire dalla televisione, in Albania ci sono tanti disagi e molte si dovranno sistemare.
Bisogna dire che anche qui in Italia, ben lo saprai, le cose non vadano bene ugualmente.
Preghiamo Dio che non abbandoni né l’Italia, né l’Albania, né nessuna nazione; allora sarebbe davvero la fine.
Auguro ate una pronta guarigione e un caro saluto estensibile a tutta la tua famiglia anche da parte di mia sorella, la signora, Augusto e Luciana.
Affe-ma Milena
14 tetor 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
…para pak ditёve kam marrun letrёn tande sё bashkut me copat e disa fletoreve. Nuk mё besohet qё tё kesh pasё nji “sulm” tё tillё e nga kush? Nga kёlyshёt enverian qё, duket, nё vendin tonё ende nuk qenkan shfarosё. Ti antikomunizmin tand e pagove randё – tepёr randё – me 30 e sa vjet burg e fusha pёrqindrimi e atёherё kёtyne tipave qё vranё pren dhe e rrjepёn popullin nga gjithshka pa kurrfarё ndёrgjegje, çfarё dёnimi meritojnё? Besoj se edhe “vdekja” do t’ishte e paktё. Mos u dёshpro e vijoje veprimtarinё e fillueme nё dobi tё çashtjes kombtare e tё letrave shqipe e Perёndia tё dhantё shёndet edhe pёr shum e shum vjet tё tjerё.
Nuk kam radio regjistratorin e prandej ende nuk kam muejtё me i ndigjue regjistrimet, por sё shpejti do t’a kem, me gjithse jam i sigurtё se gjithshka asht ashtu si duhet.
“Gjurmёt e Stinve” do t’i nisi sa ma parё se i kam fotokopjue e po ashtu kam porositun edhe kasetat e t’i nisi bashkarisht. Mё vjen keq por nuk kam asnji kopje tё “Shijёs sё bukёs sё mbrume” se do t’a kisha dёrgue. Tё siguroj se po mё ra nё dorё ndonji kopje, patjetёr e kam nё kujdes pёr ty.
Gёzohem pёr Jozefin tand e i lexoj me andje shkrimet e tija se m’i ka porositun edhe miku arbёresh Golletti.
“Ruaje shёndetin Lazёr”: gjithmonё e pёrsёris se asht thesari ma i madh. E kam patun edhe unё infartin gadi tri herё: nё fillim duhet me doemos me pushue e mos me u lodhun; duhet me ndjekun rreptёsisht kёshillat e kurat e mjekut: me kohё gjithshka kalon, vetёm se durim pёr pak kohё. Unё ende mbas gadi njizet vjetve, e kaloj me hapa e çdo mёngjes e mbushi kutin e, habi, nuk harroj kurr as orёn se kur duhet me i marrun kёta “barna” tё bekuem.
Mё ka shkrue e bija e Shanojes tue mё falenderue, nuk i shkrova asnji letёr se nuk dёshirojsha me i detyrue me mё falenderue. Do tё kisha dashtun me ba edhe ma tepёr, por nuk po kam mundёsi.
Gёzohem qё shqiptarёt e jashtёm ndjekin Radio Romёn e interesohen por, fatkeqsisht, nuk e kapi as Gjermaninё as Zvicrёn nё radio: tё lutem, mё trego orёn e valёt. Do tё punoj nё Radio edhe kёt muej katёr ditё nё javё e, pastaj, ndoshta ndalem pёr shum arsyena qё tash njiherё tjetёr t’i tregoj.
Ka qenё vajza e Ernestit pёr dy javё nё Shqipni. Asht ndalun disa ditё tek vlleznit e mij nё Tiranё e, pastaj, ka shkue nё Shkodёr tek Imzot Mikel Koliqi, tue qenё se me 29 shtator ka arritun moshёn 90 vjeçare. Asht kёnaqun e gёzue qё njohu familjarёt e Babёs e tё Nanёs.
Herё pas here ndodhё qё takohet me persona qё kanё vizitue Shqipnin, ma tepёr italjan qё vijnё aty pёr punё. Jam nё dijeni se po kёrkohet nji shoqni italiane pёr ndreqjen e ujsjellёsit tё Tiranёs (thuhet 12 miljard e gjysё lireta italiane), ndёrsa pёr atё tё Durrёsit janё vendosun dyzetmiljard lireta. Nuk ka randёsi shuma porse le tё kryhet puna sa ma shpejt tue qenё se mungoka uji jashtzakonisht.
Me shёndet nuk po ankohem. Jam i lodhun se pёrveç punёs, sё bashkut me Prof. Zef Nekaj qё banon nё Kaliforni, kena krye pёrkthimin e veprёs sё At Jak Gardini-t “Dieci anni di carcere in Albania (1945-1955)”. Duhet tё dali nga shtypi aty kah Krishtlindja. At Gardini gjindet nё Shkodёr: asht italian, por me ndienja shqiptare shum ma tepёr se mjaft shqiptarё. Dёshiron me vdekё nё Shqipni e, don i Lumi, mbas shum vjetve tё tjerё se Persona si Ai na nevojiten.
Lum Lazri, shkrova gjatё. Mё kujto me çdo botim sikur edhe unё nuk tё harrojё kurr…
me shum mall e vllaznisht tё pёrqafon, – i yti Petro
15 tetor 1992
I nderuemi Dr. Lazёr! (letërkëmbim)
…Kam pasё ndigjue nga Adriana dhe Dinja, Baba nuk asht mirё me shёndet, por tash nё letrёn e Dines deklarohesh se je mjaft mirё me shёndet, gёzohem dhe uroj qi mbas sodi tё jeni gjtihmonё mirё.
Kam lexue nё broshurёn e juej:
Biografinё e familjes tonё (Nasufi dhe Dine) – luftat e mija nё Çerenec dhe Dibёr.
Biografin e vllaut shkurtimisht nё Shqipni – deklaratёn e vllaut si kryeministёr dhe lavdat e Patёr Anton Harapit (ish mik i jonё shum i ngushtё) dhe Nebil Çikёs.
Jam shum i kёnaqun pёr mundimin e math qё keni bamё me plotsue çashtjet e naltё-pёrmenduna.
Nuk pata besue tё jeni nji shkrimtarё kaq i shkёlqyeshёm dhe shum e shum tёrheqёs. Ju lumtё Z. Lazёr dhe ju pёrgёzoj gjithnji sukses nё veprimet e jueja.
Nё bashkpunim me Dinen dot mundohem me plotsue kёrkesat e jueja qoftё mbi luftat e mija qoftё mbi biografinё e vllaut nё emigrim dhe vuejtjet e tija.
I jueji Dilaver Dine
20 tetor 1992
Carissimo Lazer, (letërkëmbim)
cari saluti da me, da Augusto e da tutti gli amici – Milena.
21 tetor 1992
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Para dy ditёve tё kam shkrue nji letёr tjetёr pёr me tё vёrtetua se kisha marrun çka mё kishe dёrgue. E sot po tё shkruej pёr me tё njoftue se tё kam nisun “Gjurmat e Stinёve” e katёr kaseta. Fatkeqёsisht nuk kam “Shijen e bukёs sё mbrume”, por, si tё kam thanё, po gjeta ndonji kopje t’a nisi.
Kёtu shtypi italian njofton se prokura e Romёs ka hapun hetimet pёrsa i pёrket ndihmave tё caktueme pёr Shqipni: po tё jenё tё vёrteta lajmet, asht maskarallёk e poshtёrsi “me vjedhun” ndihmat e nevojtarve e, sidomos ushqimet e barnat pёr fёmij. Po tё dёrgoj diçka rreth kёsaj ngjarjeje.
E, tash, le tё vijmё te kaseta. E kam ndigjue Ernestin ashtu si ishte e m’u ka dridhun shtati se mё dukesh sikur po flitsha me Tё. Duket se e ke njoftun mirё. E veprimtarija e tij asht ajo qё ke paraqitun por, fatkeqёsisht, u largue nesh pikёrisht nё kohёn qё na nevojitesh ma tepёr. Tё rinjёt duhet t’a dijnё tё vёrtetёn e mos tё trullisen nga shpifjet e poshtёrsit e enverianve. Tё lumtё e nji falemnderit me zemёr nga ana e fёmijve t’Ernestit, si edhe nga unё.
Tue paraqitun tё vёrtetёn i bahet nji shёrbim i madh edhe çashtjes kombtare.
tё pёrqafon – I yti, Petro
19 qershor 1992
Shtypi shqiptar të ketë kujdes! nga Dr. Lazër Radi
(RD, e premte 19.06.1992)
12 korrik 1992
Nji ditё të dielё duke shkue për drekë tek kunata dhe nipat e tij tek “Pallatet Moskati” u godit nga nji ishemi celebrare tuj i paralizue gjithё anёn e majtё tё trupit. Pёr herё tё parё ai gjendet i shtrimё nё shtrat nё gjithё jetёn e tij.
3 gusht 1992
Dom Zef Simoni, Lazёr Radi, Hazir Shala, nё nji takim tё organizuem nё qytetin e Shkodrёs me Dom Zef Simonin, me 13 gusht 1992
gusht 1992
Në nji tavolinë të rrumbullakët të ftuem prej gazetarit të TV Shqiptar për problemet e fesë z. Ferdinand Samarxhi ishin Lazër Radi, Abdi Baleta dhe Rudolf Marku, ku u debatue për problemin e Kishës Autoqefale Shqiptare.
(TVSH, gusht 1992)
15 gusht 1992
Lazёr Radi merr pjesё nё Pagёzimin e nipave tё ti dhe tё vёllaut tё vet Baltos, nё shtёpinё e tij, mbasi ende nuk funksiononin kishat, nga prifti Dom Ndoc Sahatçia
24 gusht 1992
Refleksion i shkurtër në TVSH në lidhje me Konferencën e Londrës që do të mbahet nga 26 deri më 28 Gusht 1992, intervistë me Dr. Lazër Radi
(TVSH, 24.08.1992)
25 gusht 1992
Rinia nё Lidhjen e Shkrimtarёve.
Dy konferenca të mbajtuna në “Radio Tirana” në emisionin për Bashkëatdhetarët
E para, nji konferencë 30 minutshe për Ernest Koliqin
E dyta, “Dritë Hije” rreth aktivitetit letrar të Lazër Radit
(TVSH, gusht 1992)
30 gusht 1992
1992-1994, nji seri gazetash të majta, si ZP, Kushtrim Brezash, Populli Po, Kombi, e sulmojnë paturpësisht përmes pseudonimesh. Megjithatë ai iu pёrgjigj tё gjithave dhe vazhdoi të shkruajë e të botojë, artikuj të shumtë në përkujtim të viktimave të genocidit komunist.
2 nëntor 1992,
Pjesё nga letra dërguar Petro Vuçanit (letërkëmbim)
Pёr sa i pёrket sulmit, ajo asht nji gja e zakonshme nё familjen komuniste. Ata me sulme tё tilla, me shpifje e me spiunime e shkatёrruen shpirtin e shqiptarit dhe e sollёn deri nё kёtё gradё sa ende nuk po e njofim njani tjetrin. Fitorja ma e madhe e komunizmit ka kënё prishja e shpirtit tё shqiptarit. Kjo gja vёshtirё dhe kushedi se sa kohё do tё duhet qё tё vijё nё vend. Kёsaj kritike nuk po i mёrzitem, por, po i lutem Zotit tё mё çojё shёndet qё t’i çoj deri nё fund veprat qё kam nisё…
Me shёndet njashtu. Ky mininfarkti dhe kjo euskemia qё kalova mё kanё tronditё pak, por, javash po e marrё vedin; ilaçet po i marr rregullisht. Megjithse mjekёt mё kanё kёshillue “pushim”, nuk po mundem me ndejtё se po mё presin shumё punё qё mё duhet medoemos t’i pёrfundoj.
N’Arkivin e Shtetit dhe nё Bibliotekёn Kombёtare – punoj 6 orё nё ditё. Mbasdite punoj nё shtёpi. Nё revistёn “Illyria” janё njё seri shkrimesh tё Ernestit: pёrkthimi nё prozё i Sharl Bodlerit. Sa mirё do tё ishte qё t’i kopjoja e t’i botoja nё nji libёr nё vedi. Ishin shumё tё bukura dhe tё pёrkthyeme mrekullisht…
Po mё vjen mirё qё tё paska pёlqye intervista e gjatё qё i dhashё Radio Tiranёs pёr Profesor Koliqin. Mbrojtja aq me pasion qё i bana Koliqit na e zemroi Nasho Jorgaqin, i cili nёn pseudonimin e Kaso Brutit mё sulmoi nё gazetёn “Zёri i Popullit”.
Mua m’u ba qejfi, se kjo do me thanë se e kisha goditё njashtu si duhet atё intervistё…
30 gusht 1992
Mikroportret Dr. L. R. nga Kaso Bruti
(ZP, 30.08.1992)
12 shtator 1992
Përgënjeshtrim nga zëdhënësi i Partisë Uniteti Kombëtar
(Kombi, 02.09.1992)
12 shtator 1992
Teatri Kombёtar
Ditёn e shtunё datё 12 shtator 1992
z. Av. Dr. Lazёr Radi
Ftoheni tё merrni pjesё
13 shtator 1992
Përgjigje zëdhënësit të PUK-ut nga Kaso Bruti
(ZP, 13.09.1992)
16 shtator 1992
Replikë për replikën e detyruar të “Kaso Brutit” nga “ZP”-ja nga Arbër Kastrioti
(Kombi, 16.09.1992)
16 shtator 1992
Inkuizicioni vazhdon nga Av. Dr. Lazër Radi (RD, 16.09.1992)
…Artikulli yt është thurje, flitet për të kaluarën time, e dyta, ku analizohet me një shtrembërsi tipike komuniste, duke shkuar gjer tek ultimatumi për heshtje.
Theksoj se nuk kam as frikë dhe as turp nga e kaluara ime. Këtë të kaluar e kam paguar njëherë, pasi e ka analizuar gjer në hollësi një kolegjium prej 24 hetuesish diabolikisht të “kualifikuar” ku vetëtinin figurat e Koçi Xoxes – si kryetar e Bedri Spahiut si prokuror. Gjyqi Special u ba “shkolla” e krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri. Në atë gjyq isha në të njëjtën hallkë me Jakov Miljan, Vasfi Visokën, Kol Tromarën, Ibrahim Biçakçiun, Gjergj Bubanin, Mihal Zallarin, Fiqiri Llagamin e shumë figura të tjera, flamuj të shqiptarizmës, të cilët ky gjyq, për turpin e vet, i dënoi si “tradhtarë e kriminelë lufte”.
Në sallën e kinema “Kosovës”, emër që sllavokomunizmi e zhduku shumë shpejt, ku zhvillohej gjyqi, unë isha më i riu: vetëm 27 vjeç dhe dënohesha për disa artikuj të shkruar në moshën 20-21 vjeç, artikuj që asnjë gjyq i botës s’do të të mund t’i quante faje e jo më krime lufte! Megjithatë, procesi im gjyqësor është botuar në gazetën “Bashkimi” në prill-maj 1945. Në atë gjyq të përgjakshëm u dënova me 30 vjet burg, por burgu im komunist, me gjithë trajtat e tij të përbindëshme, vazhdoi deri në moshën 73-vjeçe, duke më rrëmbyer gjithçka, rininë, energjinë, shkollën dhe kulturën e fituar me aq mund e sakrifica, doktoratën e shkëlqyer me maksimumin e notave, të marrë jo në kurset gjysmake të marksizëm-leninizmit, por në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
Kaso Brutin e terrorizon gjithçka e imja: çdo artikull, çdo prononcim publik, çdo bisedë, çdo mbrojtje e çështjes kombëtare. Ai brenda vlimit të urrejtjes patologjike, përpiqet të më fyejë duke i mbushur epitetet me thonjëza e ironi, me fyerje te cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse më nderojnë.
Fryma denigruese dhe dezinformuese e këtij anonimi duket qartë kur thotë: “…duke përfituar nga kaosi dhe ndryshimet e shpejta depërtoi gjer në forumet e larta të PUK-ut” e duke mos u ndalur në mashtrimin vazhdon: “megjithëse ai është përjashtuar nga PUK-u TV e ftoi në studiot e saj”. Ndiej për detyrë të sqaroj se në PUK kam hyrë rastësisht, pasi kisha botuar disa artikuj në të përjavshmen “Kombi”. Në një periudhë spostimesh kryetari I. Beqiri, kur ende nuk isha anëtar më propozoi kryetar për Tiranën! Përballë këtij propozimi të beftë, nuk pranova jo vetëm për njohjet e pakta, por edhe për moshën time, megjithatë kontribuova me gjithë energjitë e mia, pa asnjë lloj interesi, duke menduar se Bashkimi dhe Uniteti i Kombit duhet të jetë ideali i çdo shqiptari. Aty u binda shumë shpejt se një parti e vetme, një njeri i vetëm dhe një gazetë e vetme nuk mund të krijonin kurrë premisa të përshtatëshme për bashkimin e gjithë shqiptarëve. Në këto rrethana, duke e parë se shumë gjëra nuk shkonin me bindjet e mia, pa dashur të rëndoj askënd u tërhoqa në punët e mia, duke besuar se koha do t’i japë gjithsecilit atë që meriton! Kjo është gjithë e vërteta mbi “depërtimin” dhe “përjashtimin” tim, zoti Kaso!
shtator 1992
The last Albanian Waiter nga Robert Elsie
(Index on censorship 9/1992)
5 tetor 1992
(Rilindja, Nr 127, 05.10.1992)
15 tetor 1992
Simpoziumi ndёrkombёtar: “Feja, Kultura dhe tradita islame ndёr Shqiptarёt”
Simpoziumi: 15 e 16 dhe 17 Tetor 1992
Kryetari Dr. Rexhep Boja
Meshihati i Bashkёsisё Islame – Prishtinё
17 tetor 1992
(Rilindja, Nr.138, 17.10.1992)
26 tetor 1992
(Rilindja, Nr.145, 26.10.1992)
“Ndjehem i emocionuar…” nga Mustafë Xhemajli – intervistë me Dr. Lazër Radi
“Të shkruaje poezi, të mendoje për ndjenja të holla kur ndodheshe nën vorbullën e terrorit komunist të burgut, kur ishe nën survejim të përditshëm dhe nën kërcënimin e vdekjes – ishte çmenduri. Na dukej sikur të gjithë njerzit qenë shndërrue në Argusa.
Edhe të friksuarit edhe friksuesit kishin nga njëqind sy e veshë. Të mendoje për gjëra të tilla ishte e tmerrshme, të shkruaje ishte një çmenduri. Pra, midis këtij tmerri dhe kësaj çmendurie lindën këto vargje që për të parën herë ua paraqes lexuesve.
Një jetë e tërë mbërthyer në morsë! Në çaste të thella dëshpërimi – por edhe besimi e shprese – i kam shkruar disa libra modestë, të cilët janë përbledhje e një epoke dhe një njeriu të shkelur nga kjo epokë…
Çdo poezi ka nji histori të vetën, nji dhembje të sajën, nji shpresë të sajën, në pritje të nji dite të lirë…
Ndjehem po aq i emocionuar përballë lexuesit si të isha nji djalosh që shkruan së pari”.
28 tetor 1992
Egregio Dott: Radi: (letërkëmbim)
…Avevo saputo da Adriana che lei aveva sofferto un infarto ed ho seguito tramite lei il progresso che Lei ha avuto nel frattempo. Ora sono lieta di sapere direttamente che va meglio e mi auguro proprio che Lei si riprenda presto completamente.
Grazie anche dell’aggiornamento sulla collezione di notizie circa lo zio Mirash, che Lei così diligentemente sta seguendo e coordinando. Quando ne avrà la possibilità gradirei sapere quanto figli ha avuto Nicola Ivanaj. Solo una figlia? E quando (in altre parole quanti anni ha ora)? Dato che é sposata, penso avrà dei figli anche lei ora. Mi può anche confermare come Nicola era cugino di mio Padre e zio? Da parte di padre o di madre?
La saluto molto cordialmente con tutta la Sua famiglia – Drita Ivanaj
2 nëntor 1992
Carissima Milena, (letërkëmbim)
Affe-mo Lazzaro
2 nëntor 1992
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
...Tё dy letrat e tua i kam marrё, si at tё datёs 14 tetor 1992 ashtu edhe tё dytёn, tё datёs 21 tetor 1992 edhe unё po tё pёrgjigjem simbas rradhёs.
Pёr sa i pёrket sulmit, ajo asht nji gja e zakonshme nё familjen komuniste. Ata me sulme tё tilla, me shpifje e me spiunime e shkatёrruen shpirtin e shqiptarit dhe e suallёn deri nё kёt gradё sa ende nuk po e njofim njёni tjetrin. Fitorja ma e madhe e komunizmit ka kenё prishja e shpirtit tё shqiptarit. Kjo gja vёshtirё dhe kushedi se sa kohё do tё duhet qё tё vijё nё vend. Kёsaj kritike nuk po i mёrzitem, por, po i lutem Zotit tё mё çojё shёndet qё ti çoj deri nё fund veprat qё kam nisё.
“Gjurmat e Stinёve” – nuk i kam ende por tё falemnderit sepse shumё shpejtё kam pёr ti marrё. Çdo gja qё niset me postё merret rregullisht. Çdo informatё pёr Koliqin m’intereson dhe kur tё tё bie nё dorё ma ço.
Me shёndet njashtu. Ky mini infarkti dhe kjo euskemia qё kalova mё kanё tronditё pak, por, javash po e marrё vedin; ilaçet po i marr rregullisht. Megjithse mjekёt mё kanё kёshillue “pushim”, nuk po mundem me ndej se po mё presin shumё punё qё mё duhet medoemos ti pёrfundoj. N’Arkivin e Shtetit, nё Bibliotekёn Kombёtare – punoj 6 orё nё ditё. Mbas dite punoj nё shtёpi. Nё revistёn “Illyria” janё nji seri shkrimesh tё Ernestit: pёrkthimi nё prozё i Shal Bodlerit. Sa mirё do tё ishte qё ti kopjojsha e ti botojsha nё nji libёr nё vedi. Ishin shumё tё bukura dhe tё pёrkthyeme mrekullisht.
Paska qenё Elizabeta nё Tiranё. Me thanё tё drejtёn deri aty e lexova letrёn dhe masanej e ndёrpreva. Mё erdhi inat. Tё nesёrmen shkova nё Bibliotekё dhe aty kah ora 10 erdhi Aristidhi. I shkova tek vendi ku ishte ulun dhe e pёrshёndeta. Edhe ai mё tregoi pёr vajzёn e Koliqit. Edhe atij i tёrhoqa vёrejtjen qё nuk mё njoftoi pёr ardhjen e sajё. Kam pasё qejf ta takoj dhe ta pёrshёndes. Unё e konsideroj si vajzёnteme. Pastaj, nё Shkodёr do tё kisha shkue edhe unё me tё. Siç do ta kesh marrё vesht, Presidenti Sali Berisha ka dekorue Patёr Pjetёr Mёshkallёn dhe Dom Mikel Koliqin me medaljen e artё “PISHTAR I DEMOKRACISЁ”. Pёr Patёr Mёshkallёn pata ftesё dhe shkova nё Shkodёr. Dekorimi i Dom Mikelit do tё bёhej dy ditё ma vonё. Ta kisha ditё se Elizabeta ishte nё Shkodёr nuk do tё isha kthye atё natё nё Tiranё. Kam shumё materiale do tё kisha muejt edhe me i thanё nja dy fjalё me kёtё rast solemn. Nejse, kjoft pёr njiher tjetёr.
Siç tё thash, Aristidhi erdhi nё Bibliotekё pёr tё konsultue revistёn “Shejzat”, atё vit tё vdekjes sё Vangjelisё. Si mbaroi punё e mora edhe unё pёr ta shikue dhe u ndalova tek kritika qё i bante “Shejzave” publicisti kosovar komunisti i shfrenuem Jusuf Ferizi. E kopjova sё bashku me pёrgjigjen shumё pozitive qё i jepte Tahir Zajmi. Ernesti kishte ba shumё mirё qё e kishte botue atё artikull. Aty shifej cinizmi dhe poshtёrsia e gjithё ideologjisё komuniste…
Keni ba mirё qё keni pёrkthye shqip veprёn e Padёr Jak Gardinit. Jam takue me Padёr Gardinin. Kemi folё qё tё dy me rastin e inagurimit tё varrit tё Padёr Pjetёr Mёshkallёs. Gardinin e kam pas njoftё edhe n’internim, kur ishte i ri. Tashi ka ra krejt. Doemos, pleqnia e ban tё vetёn.
Edhe Jozefi tё ban shumё tё fala dhe tё falenderon qё ia vlerёson shkrimet e tia.
Tre artikujt e shejzave qё mi ke nisё i kam marrё dhe tё falenderoj. Nё rastin ma tё parё do ti fus nё punё. Jam tue u pёrpjekё me e pregaditё sa ma mirё pёr Ernestin se shpresoj se do ta mbaj nji seri konferencash n’Universitete pёr jetёn dhe veprёn e Koliqit.
Deri kёtu me letrёn e parё. Tashti po filloj me tё dytёn.
Tё falemnderit pёr “Gjurmat e Stinёve” dhe pёr kasetat qё shpresoj kёto ditё ti marrё.
Po mё vjen mirё qё tё paska pёlqye intervista e gjatё qё i dhash Radio Tiranёs pёr Profesor Koliqin. Mprojtja aq me pasion qё i bana Koliqit e zemroi Nasho Jorgaqin i cili nёn pseudonimin e Kaso Brutit mё sulmoi nё gazetёn “Zёri i popullit”. Mue m’u ba qejfi se kjo do tё thonte se e kisha goditё si duhet atё intervistё.
Shumё tё fala dhe tё pёrqafoj me mall – I yti Lazri
2 nëntor 1992
Zoti Ministёr (letërkëmbim)
Jam Dr. Av. Lazёr Radi, publiçist- i burgosun dhe i internuem pёr 45 vjet rresht. Nё burg, ndёr tё tjerё, kam jetue dhe punue me Profesor Mirash Ivanajn pёr tё cilin edhe kam shkrue kujtimet e mija tё kohёs sё burgut. Kjo biografi do tё jetё shumё e mangёt nё qoftё se i mungon edhe momenti i arrestimit, i dёnimit dhe i burgosjes sё tij.
Prandaj, Zoti Ministёr, Ju lutem mё jepni mundёsinё tё shikoj nё arkivin e Ministrisё s’Uej dosjen e Mirash Ivanajt- tё gjyqit dhe tё dёnimit tё tij. Me kёt veprim do tё mё jepet rasti tё plotёsoj biografinё e tij si dhe ti lutem Presidentit Berisha pёr nji mirёnjohje se me tё vёrtetё ka kёnё intelektual i lartё dhe patriot i nderuem.
Shpresoj se do tё ma plotёsoni kёt kёrkesё tё drejtё dhe shumё njerёzore.
Me respekt – Dr. Lazёr Radi
4 nëntor 1992
Zotni Ambasador (letërkëmbim)
…e ndoqa me shumё vёmendje, jo vetёm gjithё harkun e Zgjedhjeve Presidenciale nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, por, edhe sonte, me anёn e RAI-it, pёrfundimin e zgjedhjeve deri nё orёn 3 tё mёngjesit;
Ju uroj pёr fitoren e Presidentit Clinton
Ju uroj kalimin nё epokёn e re, pas kalimit me sukses tё luftёs sё ftohtё dhe tё fitores shpёtimtare mbi komunizmin.
Ju uroj pёr shembullin e mrekullueshёm dhe pёr mёsimin e shkёlqyer qё i dhatё gjithё botёs pёr Demokracinё e vёrtetё.
Zoti Ambasador, Ju lutem tё pёrshёndetni Zonjёn Ryerson.
Ju pёrshёndes me stimё, me devocion i juaji – Dr. Lazёr Radi
7 nëntor 1992
I dashtuni Mustafё (letërkëmbim)
...u ba nji vit qё u ndamё sё bashku. Ndoshta ndёr kujtimet e tua nuk ka mbetё asnji trohё e imazhit tem. Pёr kёt ke plotsisht tё drejtё. E hapa ditarin tem tё Romёs dhe gjeta kёt shёnim tё shkurtёr pёr takimin tonё: Data 10 korrik 1991: “Nermini mё porositi tё takohem medoemos me Zotin Mustafa Previzin. Asht burrё i mirё dhe shumё i nderuem. Ashtu bana. Sa i zbrita rrugёs Gramshi gjeta dyqanin e Mustafёs, jo vetёm dyqanin, por, gjeta edhe Mustafёn vet. Kjo qe nji kёnaqёsi e veçantё pёr mue. Gёzimi i jёm u shtue edhe ma tepёr kur e mora vesh se ishte prej Hasit tё Prizrenit, pra, patriot dhe bashkёqytetar i jemi. Ndejta me tё ma shumё se nji orё. U kёnaqёm nё at shkёmbim mendimesh. Mustafa, pёrveç se njeri i mirё dhe i ndershёm asht edhe nji patriot i madh. Me luftёn e tij mundi tё krijonte nji parcelё pёr varrimin e shqiptarёve tё Romёs. Nё kartivizitёn e tij thuhet: “Chevalier du travail de l’Europe unie”. Mё vjen shumё keq qё nuk e pyeta pёr hollёsitё e dhanjes sё kёsaj dekorate. Do t’i shkruej dhe do ta pyes qё nga Shqipnia”.
Kёto i kisha shёnue nё “Ditarin” tim tё Romёs.
I dashtuni Mustafё, due tё tё falenderoj prej kёndej edhe pёr ndihmёn qё mё dhe nё Romё, se vёrtetё atje isha si gjysё emigranti. Kёtu tash po merrem me shkrime, me artikuj dhe me pregaditjen e disa librave pёr botim. Po tё jesh i interesuem mund tё tё dёrgoi gazeta e botime tё ndryshme nga Shqipnia.
Do tё kisha dashtё tё mё dёrgojsh ndonji tё dhanё interesante nga jeta e jote qё tё shkruej diçka pёr ty nё gazetat shqiptare. Jam i bindun pёr shpirtin tand patriotik, bile, po tё duesh ti edhe mund tё tё ftojmё nё mbledhjen e pёrgjithshme qё do tё bahet pёr “Bashkimin Mbarёkombёtar”. Edhe Nermini asht antare e kёtij Komisioni. Due tё dhana nga jeta e jote e, nё qoftё se e ke tё vёshtirё, atёherё thuaji Nermin Vlorёs tё mi thot ajo.
Sido qё tё jet unё pres nji pёrgjigje prej teje. Mbasi tё marrё nji letёr prej teje kam me tё shkrue ma gjanё e ma gjatё. Bile, mё thuaj se çfar tё intereson tё dijsh prej kёndej.
Tё pёrqafoj i yti – Lazri
7 nëntor 1992
Caro Luciano (letërkëmbim)
ti mando un aff-mo abbraccio – Tuo Lazzaro
7 nëntor 1992
Carissimo e devotissimo amico Augusto (letërkëmbim)
Tanti cari saluti ed un forte abbraccio tuo – Lazzaro.
14 nëntor 1992
Republika e Shqipërisë
Ministria e Rendit Publik
Drejtoria e Administratës Burgjeve
Prot. 22/748 – Vërtetim
Në zbatim të ligjit Nr. 7514 datë 30.9.1991 dhe të udhëzimit Nr. 2 datë 4.1.1992 të Këshillit të Ministrave dhe shtesën e bërë në pikën 7 në udhëzimin Nr. 7 datë 29.10.1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, dhe të pushkatuarve pa gjyq, kur mungojnë dokumentat pasi shqyrtoi kërkesën…. Lazër Radi….. për…. interpretim…. sot në mbledhjen e datës ….14.11.1992
Vendosi: Për ti dhënë vërtetimin e faktit për pafajësinë për dënimin për motive politike të Lazër Radit për periudhën 1944 deri 1954. Përfiton sipas nenit 1 të ligjës 7514 dt. 30.9.1991 për agjitacion-propagandë…
Sekretari Kryetari
Pajtim Hoxha Sadedin Xhafa
21 nëntor 1992
I dashtuni Lazёr! (letërkëmbim)
Shumё pёrqafime vllaznore – Tafa
26 nëntor 1992
Embassy of The United States of Amerika (letërkëmbim)
Dear Dr. Radi:
Sincerely,
William E. Ryerson – Ambassador
1 dhjetor 1992
Lёnda: Pёrgjigja letrёs sё zotit Dr. Av. Lazёr Radi drejtuar zotit Ministёr Kryetarit tё Degёs sё Arkivit (letërkëmbim)
Major Nelson Qirjaku
7 dhjetor 1992
Egregio Dott. Radi (letërkëmbim)
Molte cordialità – Drita Ivanaj
15 dhjetor 1992
I dashtuni Alfred (Radi) (letërkëmbim)
...vёrtetё ke tё drejtё tё ankohesh pёr mue qё nuk tё kam shkrue letёr. Por, besoma, kam afro 6 muej qё nuk jam mirё me shёndet. Shkova nji tё djelё pёr drekё te Nandi. Kishte ardhё Andeta me mё marrё. Sa e kalova urёn e Lanёs, tue hecё trotuarit, po mё shkojshin kambёt jo nё rregull. Arrijta te Nandi dhe u ula nё nji poltronё. Pushova pak. Pastaj na shtruen drekёn. Hangra mirё. Kah fundi veç kur krahu i majt mё ra si i dekun dhe mё kaloi edhe nё kambёn e majtё. Gjysma e majtё e trupit po mё paralizohej. U shtrina nё nji krevat. Thirrёn nji doktoreshё. Mё kontrolloj. Mё banё nji gjylpan dhe mё nisёn pёr nё spital. U shtrova. Nuk isha nё gjёndje me lёvizё. Gjithkund mё çojshin me barrelё. Nё spital kushtet ishin tepёr tё kёqia. Mbas dy ditёsh mё morёn nё shtёpi. Pёr nji kohё tё gjatё qёndrova ashtu i paralizuem. Doktorat mё porositshin tё mos punoj. Tё mos lodhem. Tё mos lёviz. Tё mos mendoj. Tё mos shkruej. Me fjalё tjera tё jetoj gjallё e pёr gazep. Unё kam gjithё ato dorёshkrime qё po kёrkoj ti botoj. Mё kёrkojnё tё flas nё Radio e nё Televizion. Mё vjen shumё keq qё nuk po mundem me u aplikue. Tashti kam fillue ta ndjej pak ma mirё veten dhe siç po e konstaton jam nё gjendje edhe tё shkruej nё makinё me tё dy duartё. Nuk dal fort por nё shtёpi punoj edhe 8 orё nё ditё me shkrimet e mia. Kam pёrfundue nji roman, nji pёrkthim dhe nji libёr poezish. Kur tё botohen do t’ia dёrgoj Lidies ti ket kujtim nga gjyshi.
Nandi mё solli edhe letrёn e fundit qё i dёrgojshe nga Verona sё bashku me dy fotografitё e bame nё kufirin e Austrisё. Do tё ket qenё shumё emocionuese takimi i yt me Mamёn. Nё rast se do tё kesh mundёsinё ma shkruej ti ose Lidia se mund tё mё nevojitet pёr ndonji shkrim temin. Kёto janё raste tё çuditёshme dhe interesante nё jetё e njerzve. Nё qoftё se takoheni ose po tё flitni nё telefon i bani tё fala edhe nga “Signor Radi”!
Kёndej jeta vazhdon si notimi nё ujna tё turbullta! Konkretisht: pensioni i jem asht ba 800 lekё tё reja, nji kg. sallat asht 50 lekё tё reja, nji bukё 25 lekё, sheqeri 80 lekё etj.etj. Nё fakt ato nuk janё shtrenjtё se po shkojnё drejt barazimit me monedhёn europiane por, nuk janё nё gjendje tё na pagujnё me rrogat europiane. Dizniveli asht pra pagesat qё vazhdojnё tё jenё simbolike…
Politikisht jemi ma mirё. Demokracia po fillon tё rrezatojё paksa edhe mbi tokё shqiptare. E keqja asht se njerzit e diktaturёs vazhdojnё ta kenё ekonominё nё dorё e, nё fakt, ai qё ka ekonominё e ka edhe pushtetin. Nё parashikim tё kёtij ndryshimi nё vendin tonё, tё gjithё ata qё kanё pasё pozita janё pёrpjekё tё lidhen me afarista, tё merren me “biznes”, tё gjitha shitset dhe kamarieret janё ba pronar tё dyqaneve qё kanё pas dhe, ose i kanё hapun vet, ose i kanё dhanё me qira me dollar. 100 dollarё janё baraz me 10.000 lekё tё reja. Nё fakt pushteti ekonomik asht nё dorёn e tyne. Edhe apartamentet ata i kanё pasё. Ata i kanё edhe sot e kёsaj dite. Nesёr ata do ti blejnё me nji çmim simbolik. Kush asht keq? Na qё vuejtёm nё atё kohё e, po nё gjandje tё tillё jena edhe sot. Kam kёrkue nji copё tokё. Hala nuk po ma japin sepse nuk ka dalё ligji. Po e presim ndёr kёto ditё. Ligji ishte po e pezulluen se nёpёr Komitete ishin monistat dhe i blenё tokat ma tё mira dhe me çmimet ma tё lira. Pra, çdo gja po zhvillohet nё favorin e tyne. E vetmja gja e mirё asht se na ka hik friga dhe mund tё flasim dhe tё shkruejm lirisht pёr çkado. Nuk ka ma as sigurim e as spiuna qё na e patёn nxi jetёn. Dhe, kjo nuk asht pak.
Mё vjen shumё keq qё nuk je rregullue hala me dokumentat. Ti ke lindun nё Romё dhe nuk duhet tё kesh asnji problem. Pёr kёt çashtje mendoj se duhet tё kёshillohesh me nji avokat dhe tё veprosh si ka me tё thanё ai. Kjo asht nji çashtje civile. Nё qoftё se aty nё Verona nuk e ke nji mundёsi tё tillё, ose avokati kushton shumё shtrejtё, atёherё shko nё Romё tek nji shoqe e jeme e universitetit e cila asht avokateshё dhe ka shumё miq nё Romё dhe ka mundёsi me tё ndihmue. Adresa e sajё asht:
Avv. Valeria Mosso
Via di Vigna Filonardi Nr. 7
00197 Roma Tel-: 06/8070312
Rruga ma e mirё dhe ma e drejtё asht kjo. Ambasada italiane e Tiranёs asht ba mos ma keq! Ma parё mund tё takosh Gedafin se sa sekretarin e Ambasadёs… Don Salvator Ferdinand kish me tё ndihmue po t’ishe nё Terni, sepse asht kryetar i Caritas-it. Nё ministri tё Mbrendёshme nuk besoj se i shkon fjala. Megjithatё po ta jap edhe adresёn edhe numrin e telefonit:
Don Salvator Ferdinande
Parroco Chiesa San Zenone – Terni
Telefoni.: 0744/450194
Pёr vedi mendoj se ndihmёn ma tё madhe do ta gjejsh ke ajo shoqja e jeme Valeria.
Tashti mё duket se tё mёrzita me kto pallavra. Andej kah Nandi janё mirё. Roza, si puna e jeme, tashti jena plak dhe duhet tё presim çdo tё papritun. Vajzat i ka mirё. Tash dhjetё dit i ka nё Maqedoni, tek nji shok i veti. Dje shkoi me i marrё. Dolfi asht shtu me nji vajzё. Vitka ka shkue na Amerikё tek Adriana. Nё telefon thot se Amerika qenka nji mrekulli e vёrtetё (sikur nuk e dij unё se çfar asht Amerika)… Luçi punon nё Uzinёn Dinamo, unё jam me pension, tё gjithё tё tjerёt janё pa punё, nё asistencё.
Herё mas here mё shkruej dhe unё po tё garantoj se kam me tu pёrgjegjё sa herё qё tё mё shkruejsh direkt, jo indirekt…
Shumё tё fala Marizёs, Lidies, Marcelёs e ty tё pёrqafoi dhe tё puthi me mall – I yti Lazri
15 dhjetor 1992
I dashtuni Mustafё (Pervizi) (letërkëmbim)
..mora plikon tande me gjithë dokumentat interesante. I lexova me vëmendje dhe më kanë dalë disa probleme:
1.- Pse mbas viteve ’60 e ke ndërpre aktivitetin?
2.- Parcelën e varreve myslymane në Romë, në Prima Porta e realizove. Kam shkue dhe i kam pa vet. Po me Klubin rekreativ të myslymanëve në Romë çfar u ba?
3.- Eqerem Telhain e kam pasë mik. A mund të thuesh diçka për të dhe për punën e tij në Romë.
4.- Du të shkruej diçka për ty në “Drita Islame” që botohet këtu në Tiranë. Më nevojitet: biografia e jote e shkurtë, puna e jote me emigrantët kosovarë dhe ndihma që u ke dhanë, lufta dhe pengesat që ke hasë si për vorrezat ashtu edhe për Klubin.
Kam besim se nuk do të ma vonojsh përgjegjen. Sa ma parë që të më informosh aq ma shpejt do të botohet artikulli. Siç më shkruen në letër, ty të duket se puna e jote “nuk ka ndonji randësi të posaçme” kurse unë mendoj se ajo duhet të vihet në evidencë dhe brezat e ardhshëm duhet ta dijnë punën që keni ba ju në dobi dhe në të mirë të popullit dhe të njerzisë shqiptare. Nji artikull i shkruem në nji gazetë mbetet si dokument dhe si dëshmi e nji pune të mirë të bame në të kaluemen e që i ka shërbye e po i shërben edhe sot këtij vendi.
I dashtuni Tafë, po përfitoj nga rasti me të çue edhe njiherë urimet ma të mira për Vitin e Ri 1993 tue të urue shëndet dhe jet të gjatë. Po luftoj me mish e me shpirt për Bashkimin e gjithë shqiptarëve. E po të arrijmë të krijojmë tubimin kam qejf të të ftoj edhe ty në atë tubim historik. Aty asht edhe Nermin Vlora. Besoj se do ta pranosh ftesën. Më shkruej.
I dashtun Mustaf, të lutem të më përgjigjesh sa ma parë katër pyetjeve që të bana ma naltë.
Shumë të fala të përqafoj sinqerisht – I yti Lazri
20 dhjetor 1992
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
….nё kёtё çast mora letrёn tande tё kobёshme tё datёs 4 dhetor 1992. Ndonёse letra ishte adresue nё emёn tё Jozefit, tuj e pa se ishte e jotja e hapa pёr me e lexue. Nuk po i besojsha syve tё mi. Si ishte e mundun nё at moshё, me at rini – tё na hikё nga dora nji djalё i atillё. Megjithatё duhet t’i nёnshtrohemi vullnetit tё Zotit.
Pёr sa i pёrket Jozefit ai vetё ka me tё shkrue. Pёr sa i pёrket lajmёrimit, po e bёj unё vet nё njenёn prej gazetave qё shitet ma shumё nё Shqipni. Tashti do tё merrem me atё punё.
Kasetat i kam marrё dhe “Gjurmat e stinёve”. Pёrpiqu tё mё gjejsh: “Rranjёt Lёvizin”. Pёr sa i pёrket “Kushtrimit tё Skanderbeut” do tё mundohem ta gjej.
I dashtuni Petro, tё lutem tё mё bajsh edhe mue pjestar tё atij hidhёrimi tё pariparueshёm me humbjen e nipit tand tё adhuruem Dr. Mark Koliqit. Jam i vetёdijshёm pёr tronditjen e thellё qё tё ka shkaktue vetёm se tё lutem mbaje vedin, mos u ligshto, ky ka qenё vullneti i Zotit. Po t’uroj qё kёto Krishtlindje tё tё sjellin forcё tё pёrballosh hidhrimin e tmerrshёm qё tё ka gjetё.
Sё bashku me ngushёllimet prit dhe tё falat dhe pёrqafimet – I yti Lazri
21 dhjetor 1992
Cara Sig. Drita (Ivanaj)
…Per il momento sto abbastanza bene, però… sotto una ferrea disciplina. Avrei bisogno di uscire e di consultare gli Archivi di Stato e le Biblioteche, ma, il mio figlio minore, Luciano, si é trasformato in un vero carabiniere… cosi che io mi sento rinchiuso in casa come uno agli arresti domiciliari…
Rinchiuso, devo fare qualche cosa. Per il momento mi sono dedicato ad una traduzione che penso – dopo mezzo secolo di filosofia marxista – sarà non soltanto di gradimento ma anche molto utile alla nostra gioventù scolastica. Come ti dissi sto traducendo Platone, e precisamente Apologia dì Sokrate, Critone, Fedone ed Il Convito. La traduzione è già finita, ora devo trascriverla a macchina…
Cordialmente vostro – Lazёr Radi
21 dhjetor 1992
Dear Ambassador Ryerson ((letërkëmbim))
Çdo letёr e Jueja mё sjell nji gёzim tё veçnatё. Po kёshtu edhe ajo e November 26, 1992.
Mё gёzoi fakti i pёrpjekjeve qё bani pёr rihapjen e Shkollёs Teknike nё Tiranё. Gjithashtu interesant asht edhe Fondacioni Harry Fultz qё mendoni tё ngrini nё kryeqytetin tonё. I nxitur nga kjo inisiativё e Jueja shumё e çmueshme, kёrkova ndёr kujtimet e mia dhe gjeta nji shёnim qё kam shkruajtur sot e 58 vjet mё parё dhe pikrisht nё vitin 1934, atёherё kur me Dekret Shtetёror u mbyll Shkolla Teknike e Tiranёs. Nё atё shёnim, ndёr tё tjera them:
“…Amerika dhe amerikanёt e kanё filluar punёn e tyre – nё ndihmё tё Shqipёrisё dhe tё shqiptarёve – menjёherё pas luftёs sё parё botrore. Misionarё tё Kryqit tё Kuq dhe tё Rinisё Amerikane erdhёn nё Kontinent e pastaj edhe nё Shqipёri pёr tё ndihmuar tё mjeruarit e luftёs. Konstatuan se vendi i ynё kishte nevojё tё ngutёshme pёr arsim dhe kulturё. Nё fillim e nisёn punёn me disa shkolla fillore… Mё vonё, Mr. Kelly, njё amerikan shumё simpatik, pati iden e mrekullueshme tё hapte Shkollёn Teknike nё Tiranё. Drejtor i parё i saj ka qenё vet Mr. Kelly. Pas ardhjes tё tij ishin Mr. Harry Fultz dhe bashkёpuntori i tij i ngushtё Mr. Hollingshead. E tёrё Tirana mrekullohej me punёn praktike dhe me shёmbullin personal nё punёt mё tё vёshtira e mё tё “pёrçmueshme” qё jepnin kёta dy amerikan humanitar dhe tё kulturuar. Kёta dy njerёz fituan besimin e intelektualёve tё vёrtetё shqiptarё. Ata ishin mendimtar dhe edukator tё talentuar. Pёr ti shёrbyer sa mё mirё kёtij populli ata nuk kursyen as talentin dhe as forcёn fizike e shpirtёrore. Shkolla Teknike u bё njё Institucion i vёrtetё edukimi e kulture. Harry T. Fultz-i u bё ndёrtues shkollash, fjetoresh, krijues fermash dhe vreshtash… Flutz-i ishte armik i betuar i dembelave dhe i fjalёmёdhenjve…
Pёr fatin e keq tё vendit tonё veprimtari aq tё çmueshme dhe humanitare e qё nxorri aq njerёz tё vlefshёm qё i sollёn shёrbime tё mёdha kёtij vendi. Fultz-i u detyrua ta lёrё Shqipёrinё nё kohёn kur ajo kishte nevojёn mё tё madhe pёr tё, dhe u largua pa asnjё mirёnjohje pёr gjithato shёrbime tё vlefshme qё i solli edukimit tё rinisё shqiptare…”
Tani, me qё unё qё nё vitin 1934, kam patur kёto mendime pёr punёn edukuese dhe humanitare tё bashkatdhetarёve tuaj tё lavdishёm nё vendin tonё, mund ta merrni me mend se sa i gёzuar jam sot pёr Ju zoti Ambasador qё po bёni kaq pёrpjekje pёr tё ringjallur kёtё traditё kaq tё shkёlqyer qё aq me abnegacion e kanё bёrё njerzit tuaj. Ju uroj dhe jam i sigurt se do t’ia dilni nё krye dhe me shumё sukses.
With warm regards, sincerely your – Dr. Lazёr Radi
21 dhjetor 1992
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Tanti auguri da Augusto, da mia sorella – Affe-mo Milena e famiglia.
22 dhjetor 1992
Gёzuar Krishtlindjet (letërkëmbim)
Season’s Greetings
Gёzuar Vitin e Ri – William E. Ryerson
29 dhjetor 1992
I dashtun Lazёr, (letërkëmbim)
…tё falemnderit pёr urimet qё, me zemёr, i shkёmbej edhe pёr ty e familjen me shёndet tё plotё e gjithmonё me gёzime sidomos, pёr Atdheun tonё tё dashtun qё tё pёrparojё e t’a zhdukё rranjёsisht egёrsinё kuqalashe.
Tё pёrqafojё me mall – I yti Petro
30 dhjetor 1992
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Buon Anno nuovo!
Con affetto – Francesca
4 janar 1993
Të nderuarit Zoti Sali Kelmendi – Kryetar i Bashkisë Tiranë (letërkëmbim)
I nderuar Zoti Kryetar,
mbas 45 vjet burgu dhe internimesh, ma në fund munda të kthehem në Tiranë.
Me 23 Nëntor 1944 – kur u arrestova nga komunistët, banoja në nji apartament mjaft komod në pallatet e Lanës. Mbas arrestimit tim, familjen ma dëbuan andej dhe komunistat u vendosën aty. Tani, pas gjithë kësaj odiseje e, pas gjithë këtyne vuejtjeve, nuk kam pretendime dhe as që kërkoj të nxirret ky ose ai tjetri nga ai apartament dhe të futem unë aty. Jo! Po ju Zoti Kryetar dhe po ju kërkoj diçka njerzore: nji copë tokë në Tiranë ku të ndërtoj nji shtëpi për të strehuar tri kurorë. Po për këtë gjë i jam drejtuar edhe Rajonit Nr.2 me 6 prill 1992.
Deri më sot asnji përgjigje!
Si lutja ime ashtu edhe ajo e djalit tim Jozef Radi kanë qenë të protokolluara regullisht e imja me Nr. L. 40 – 11.4.92 dhe ajo e djalit J. 18 – 11.4.1992. Nji heshtje e tillë nuk ishte syrprizë për mua sepse n’atë kohë ishte diçka e natyrshme që më parë do të pajiseshim me tokë e apartamente pushtetmbajtësit dhe miqtë e tyne dhe në fund ose asnjiherë të persekutuarit politik.
Ju lutem Zoti Kryetar, shqyrtojeni kët mundësi dhe më jepni nji truall për mua dhe për djalin tim Jozefin që është i ndarë prej meje e të filloj nji orë e më parë ndërtimin e nji banese se jam në rrezik që i zoti i shtëpisë të vijë nga Shkupi dhe unë do të detyrohem t’ia liroj shtëpinë – ashtu e kemi marrveshjen.
Shpresoj se ju Zoti Kryetar do ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe do të më akordoni sa më parë nji truall. Pres nji përgjigje.
Me shumë respekt – Dr. Lazër Radi
4 janar 1993
Republika e Shqipërisë (letërkëmbim)
Kom. Ekz. K.P. Rajoni Nr. 3 – Lagje 5
Zyra e Gjendjes Civile
Nёnp. Gjendjes Civile – Fatjona Sala
4 janar 1993
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Affezionatissima – Luciana
4 janar 1993
Tё nderuarit Zotni (letërkëmbim)
Nuri Hoti – Kryetar i Gjykatёs Kasacionit Tiranё
Me datёn 2 nёntor 1992, i dёrgova njё letёr Zotit Bashkim Kopliku, Ministёr i Rendit, pёr tё mё lejuar tё konsultoj dosjen gjyqsore tё Dr. Mirash Ivanajt, pёr tё cilin kam shkrue nji biografi, Zoti ministёr, me anёn e Zotit Nelson Qiriaku, Kryetar i Degёs sё Arkivit te Min. sё Rendit, mё njofton se njё leje e tillё duhet tё kёrkohet nё Gjykatёn e Kasacionit, me qё kёto dosje janё fond i Gjykatёs sё Kasacionit.
Me qё pёr plotёsimin e kёsaj biografie mё nevojitet konsultimi i kёtij materiali, Ju lutem Zoti Kryetar, mё jepni pёlqimin tuaj pёr shikimin e kёtij materiali.
Me konsideratёn mё tё lartё.
Dr. Av. Lazёr Radi
5 janar 1993
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
I yti – Taf Previzi
6 janar 1993
Dr. Lazёr Radi (letërkëmbim)
Nё pёrgjigje tё letrёs tuaj drejtuar kёsaj Gjykate ju njoftojmё se kёrkuam nga Arkivi i Ministrisё sё Rendit dosjen e Dr. Mirash Ivanaj. Pasi tё na vijё dosja do t’ju njoftojmё pёr t’ja u vёnё nё dispozicion pёr studim.
Kryetari – Nuri Hoti
14 nëntor 1992
Vёrtetim
Sekretari – Pajtim Hoxha
Kryetari – Sadedin Xhafa
22 nëntor 1992
Vёrtetim
Sekretari – Aldo Zadrima
Kryetari – Sadedin Xhafa
22 nëntor 1992
Kartelё personale e tё persekutuarit politik
Kryetari i Shoqatёs – Eqerem Kavaja
23 janar 1993
Vetëm nji popull i kulturuar ka të drejtë t’i kërkojë të drejtat e veta dhe t’u imponohet të tjerëve Dr. Lazër Radi u intervistua nga Luiza Musta e Mustafë Xhemajli
(Zëri, Nr. 9, 23 janar 1993)
1993
Me 1993, për mospërputhje parimore, jep dorëheqjen me shkrim nga Partia e Unitetit Kombëtar.
9 janar 1993
1993-1998 – Lazër Radi së bashku me nji grup patriotësh asht bashkëthemelus i Lëvizjes Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve. Ata do të organizojnë takime të shumta të kësaj Lidhje në mjaft qytete të Shqipërisë. Ne foton e mëposhtme janë ne qytetin e Krujës Lazër Radi, Hazir Shala, Agim Musta, Xun Cetta, Liza Vorfi, Mexhit Kokalari e të tjerë…
9 janar 1993
Ministria e Drejtёsisё
Nr. 1/1 – datë 09.01.1993
Miraton “Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve” për veprimtari të drejtë dhe të rregullt.Republika e Shqipёrisё
28 shkurt 1993
Takim me Jakov Milaj nё shtёpinё e tij. Fier 28 shkurt 1993
mars 1993
Pёr vizitё nё shtёpinё e dr. Lazёr Radit, me miqtё e tij Robert Elsie, Visar Zhiti dhe Eda Agaj – Zhiti. Tiranё Mars 1993
8 shkurt 1993
Qazim Kreka, Lazёr Radi, Kamer Xheria, Elbasan, me rastin e formimit tё Degёs sё Lёvizjes Kombёtare Shqiptare. Elbasan 8 shkurt 1993
prill 1993
Një shqiptar patriot në Romë – nga Lazër Radi
(Patrioti, prill 1993)
maj 1993
Kontributi i shqiptarëve për çështjen myslimane nga Dr. Lazër Radi
(Drita Islame, Nr.6, maj 1993)
15 maj 1993
Prennushi – Simboli i pastërtisë dhe i virtyteve shqiptare nga Dr. Lazër Radi
(Rilindja, e shtunë 15 maj 1993)
9 janar 1993
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
…Dje të kam shkrue, dhe uroj ta keshë marr letrën.
Emni i jem Taf Mustaf Previzi, lindun në Krajkë të Hasit të Prizrenit me 1919. Shkollën fillore e kam krye në Zym të Hasit. Familja e jeme simbas zakonit të vendit u përbante prej 40 antarësh. Shpi bujare tue pritë e përcjellë miq e dashamirë. Ushtrinë e kam kryje në Gardën Mbretnore (mjerisht) në Beograd (Kraleva Garda) me 1940 deri në prill të 1941 si nënoficer. Mbas shkatrrimit të Jugosllavisë për me i shpëtue gjermanve m’asht desht me u nis nga Beogradi në Shumadi, Kralev, Rrashk e Mitrovic krejt në kambë për 15 ditë.
Kam marr pjesë në luftat e Malit të Zi si vullnetar deri në fillim të ’44, ku prap vullnetarisht në Brigadën e 5-të Shqiptare, e cilla u komandonte nga Shefqet Peçi. E kemi shlirue Prizrenin mbas tri netësh sulm, Suharekë, Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë e masandej në Sanxhak, Prieboj, Priepole deri gadi në Sarajevë. Në fillim të ’45, mbaroj lufta ku pësuam dame e humje, në luftë kundra Gjermanvet na kapi edhe Tifoja e morrit. Mbasi mbaroj lufta arriti trasferimi i jem në Mitrovicë pran Shtabit të Divizionit Shqiptar që tani Shefqet Peçin e Zavendësonte Gjeneral Rrahman Parllaku. Unë si çdo i ri, besonte edhe me entuziazëm gjoje se erdh koha që Kosova ta zgjidhte problemin e vet.
Nuk dijsha fare se çka ndodhte në Kosovë, derisa erdhi Baba jem në Mitrovicë mem pamun mbas luftave tona të kota.
Baba i jem. nji burrë i gjatë 1,90, me mustaqe të zeza sikur kraht e qyqes në vend që tem përgzonte më tha: “O Biro paske hyp nalt!”. Unë në lufta kam pas fat edhe për merita të dallushme, sa erdhi trasferimi i jem pran Shtabit në Mitrovicë që u formue Kompani e ushtarvë të zgjedhun edhe unë ishe zavendës Komandant i kësaj Kompanije.
Tregimi i Babës kje tmerr për mua.
Kosovarët të vramë, të torturuem, me qindra burra të mbuluem nëpër gropa nga serbo-malazestë, i gjithë ky tmerr nga shovinistat serbë, vetëm e vetëm pse ishim shqiptarë. Nuk më mbeti tjetër vetëm prap pushkën e në malet e Kosovës, me mijra burra, të paktën me tregue se jemi gadi me vdekë për vatan si 60 mijë Kosovarë në mbrojtjen të Kosovës tonë shqiptare. Kjo ngjati deri në fund të gushtit 1946 ku, në Bjeshkët e Hasit (Pashtrik) u mur vendimi me u largue nga Kosova për në Greqi. Shokët e mij të Luftës ishin: Uk Sadiku i Sadik Ramës (Gjurgjevik), Dem Ali Pozhari i Rekës Gjakovë me shokë, Ahmet Krajki kushëri i jemi, Ndue Përlleshi nga Lugu i Drinit, Mehmet Aga i Reshkocit, nga Prizreni ishin Vllaznit Reshat e Raif Karajaklliu edhe Alishanët e Prizrenit. Në kët tubim ishte edhe Kolonel Muharrem Bajraktari me shok ku u nisme për Greqi. Rruga ngjati afër nji muaj deri në kufinin grek; 15 ditë luftë natë e ditë, nga 80 shokë mujtëm me dalë vetëm 22, edhe shumica e tyne me shumë plagë në trup. Prej kufinit grek, udhtuem Follorinë, Selanik, Athinë e Pire aty kam qindrue deri në pranverën e ’48, pasandaj prap klandestin e në Stamboll. Nga këtu fillon kapitull tjetër Stamboll, Damask, Siri, edhe me Formimin e Komitetit Kombëtar – Said Kryeziu me shokë më ftuen që të vijsha në Romë ku bajsha pjesë si antar i Komitetit Qendror të Partisë Katundare e kryesueme nga Said Kryeziu. Tani këtu kam punue gjithmonë e gjanat e nevojshme nuk më kanë mungue kurrë. Këtu i kam dy djem Gencin edhe Arbenin ndër sa djali e madh e kam në Amerikë. Unë edhe pse i vjetër punoj sepse pensioni i jem asht artigjanat pra edhe modest. Me kaq po e mbylli, më fal se të mërzita. Shumë përqafime.
I yti – Taf Previzi.
11 janar 1993
Fort i dashur Lazёr (letërkëmbim)
…nuk e di nёse ёshtё koha faktor o jam ba unё melankolik, por kam njё mall tё jashtёzakonshёm ndaj teje. Kjo vjen sepse kur dua tё kujtoj ndonjё send, mendja mё shkon shpesh nё fёmijrinё time, e sa herё qё unё doja tё rrija me ty, gjithmonё plaste sherri ndёrmjet Antonit dhe Stefёs e ti ishte i detyruar tё bёje rolin e arbitrit. Dhe prap e nё burg kur ishe me ato pak pare qё merrshe mundoje tё mё blije ndoj top ose tё ndihmoje nanёn Gonxhe qё ishte nё gjendje tё mjeruar. Megjithatё mё bёhet shumё qefi qё nё njё shkrim tёndin qё ke bёrё pёr “Migjenin” e pёrmende edhe nanёn e Gjyljanёn qё tё kanё pas dashtё si sytё e ballit…
I dashur Lazёr, mё shkruaj nё qoftё se tё duhet ndojё ilaç… tё mundohem mos t’i dёrgoj duke e kёrkuar ndёr tё njoftё. I dashur Lazёr si e ke syrin a ke ndёrmend me ardhё kёtej qё tё pres edhe unё.
Mbas nji viti qё unё isha lidhё nё telefon dhe qё mё merrte gati nji herё nё javё, emocionet mё tё mёdhaja i kisha kur u lidha pёr herё tё parё me tё nё telefon pothuaj nuk mё zinte gjumi natёn nga gёzimi pastaj u mёsova dhe kur mё ftoi nё Brunico ku ajo ka shtёpinё e tretё, sepse ka njё shtёpi nё Palermo, nji nё Trapani, dhe shtёpinё e tretё ku kalon kohёn mё tё nxehtё tё vitit nё Bruniko. Atje ishte me tё shoqin qё unё nuk ja njofta por siç mё tha Mariza qё u prezantua me tё nё stacionin e Veronёs kur ajo kthehej pёr nё Palermo, unё nuk dola dot sepse isha nё punё. Ay ёshtё mbi 80 vjeç e ёshtё shumё i ramё nё moshё ndёrsa Lidia ishte shumё e mbajtur dhe njё grua shumё fisnike nё paraqitje i bёri shumё pёrshtypje kur ajo e mori vesh se ti e ke kaluar rininё tёnde nё burgje e jetёn tёnde nё punё tё detyruar. Dhe shpesh ma pёrsёriste si ka mundёsi njё njeri aq inteligjent si ai tё humbi kot kur kёtu e priste nji karierrё e shkёlqyer. Ajo e dinte se unё jam rritё me ty, dhe Gjyljana i pat premtuar se unё jetёn time do tё ja kushtojё kёtij foshnje qё po marr…
I dashur Lazёr edhe unё tani po i kuptoj boshlliqet qё mё kan lёnё prindёt sepse po tё rritesha nёn kujdesin tёnd do tё dija ma shumё sepse nё shtёpinё tonё nuk lexohej asnjiherё ndonji libёr, aty kishte vetёm raki edhe shamatё.
I dashur Lazёr,
Lidia dёshiron me tё marr nё telefon por ti nuk ke numёr dhe nё qoftё se ke mё dёrgo numrin ose si mund tё bisedoj me ty se edhe unё kam dёshirё me ta ndigju zanin. Sa her qё mё merr nё telefon mё thotё: Bёj tё fala signor Radit.
Duke parё Romёn, thoja me vete… kёtu ka qenё baba im… kёtu kam lindur unё… dhe sot kёtu mё duket vetja fare i huaj.
Kur erdhi Lidia tek unё i thashё njё histori qё ms pate treguar ti se kur isha me njё shoqen time nё njё park tё Romёs u ulёm aty se e pam shumё qetёsi kur na vinё karabinierёt na thonё: Pse rrini kёtu etjera. Ajo mё tha: Nuk kam qenё unё… dhe filluam me qeshё, ajo ёshtё grua shumё e humorit e qeshur pak a shumё ashtu siç ma pate pёrshkruar ti.
I dashur Lazёr, bёji shumё tё fala Ninit, Luçit e grave tё tyne ma puth Dolfin dhe vajzёn. Bёji shumё tё fala Tezes Rozё, Nandit e familjes tё puth me shum mall e sё shpejti do tё shifena…
Fredi
18 janar 1993
Carissimo Lazzaro e famiglia, (letërkëmbim)
…Auguriamoci che le cose volgano sempre al meglio non solo per l’Albania, che deve affermarsi con la democrazia, ma anche per l’Italia perché come vedi alla televizione le “nostre cose” sono molto ingarbugliate…
Affe-ma Milena
10 shkurt 1993
Carissima Milena (letërkëmbim)
…ho qui davanti a me la tua del 21 dicembro scorso, come anche la tua del 18 gennaio rinchiusa nel pacco che ho regolarmente ricevuto completo. Ormai, qualsiasi ringraziamento sarebbe superfluo…
Profondamente mi ha colpito la brutta notizia del intevento chirurgico all’anca come mi ha fatto grande piacere la buona notizia che mi hai dato nella stessa lettera che l’operazione é andata bene. Questo ha molto importanza. Ora ci vorrà un po di tempo prima che tu possa caminare senza gli appoggi. Importante é che il pericolo che poteva venire dall’operazione non c’é più. Con la tua salda fede nel Signore, ne sono certo, che molto prima del prescritto dai medici, mi scriverai che, da sola, senza gli appoggi, sei andata nella chiesa dei Francescani,, da Padre Pietro per assistere alla messa serale. Vedrai Milena che ci riuscirai: non soltanto che te lo auguro ma anche te lo desidero con tutto il cuore.
Un’altra brutta notizia nella tua del 21 dicembro scorso c’era anche quella della “tromba d’aria” che ha portato via il tetto della casa e della cantina di campagna di Augusto. Conosco quella caseta: era un picolo gingillo… Mi ha fatto impressione il fatto che sebbene colpito economicamente da una sciagura di natura, lui – Augusto – e tu – Milena – mi avete sempre pensato e mi evete sempre fraternamente tenuto vicino. Ora vorrei che vi preocupiate un po di più per ripprestinare tu la tua salute ed Augusto per riparare la sua cantina. Comunque quello che vi vorrei chiedere con insistenza e di scrivermi e di darmi vostre notizie. Io p.e. da due setimane che ho preso un raffredore, con tosse e temperature assai alte, tanto che i miei non mi lasciano muovere dal letto… hanno paura…
Oggi mi sento un po meglio. Mi sono alzato ed intendo rispondere a tante lettere che mi sono parvenute in questi giorni e non sono stato in grado di rispondere.
Insieme ai miei saluti e ringraziamenti per tutto quello che fatte per me un affettuosissimo abbraccio fraterno
Tuo Lazzaro.
10 shkurt 1993
Carissima Francesca (letërkëmbim)
…finalmente – dopo un “secolo” di silenzio totale – ho tra le mie mani la tua tanto attesa lettera.
A dire la verità avevo perduto ogni speranza di poter rintracciarti. L’ultima volta che ho potuto raggiungere la tua casa per telefono, mi ha risposto tuo fratello. La risposta é stata poco gentile. Mi ha detto: “Francesca non é in casa e non sapiamo quando rientrera”. Questo mi é bastato pensare che questo sia stato un tuo preciso ordine per interropere anche questo fragile collegamento epistolare. Mi rassegnai. Non lo so che cosa mi spinse a mandarti una cartolina per il Natale. Ed ecco che la tua cara lettera mi é arrivata come quella dolce brezza che sperpera i cattivi pensieri e fa sparire gli afanni…
La tua lettera mi ha fatto piacere per molte cose: mi dici che mi hai scritto. Non ho ricevuto niente. Ho ricevuto soltanto una bella cartolina dal Giapone. Nient’altro. Molta credibilità hai guadagnato in me con l’interessamento con Padre Renato Lizza. Lui veramente si trova a Tirana e avrebbe potuto trovarmi mille volte. Si sarà scordato. Questo non ha nessuna importanza per me. Per me vale molto di più il tuo interessamento per rintracciarmi. In uno di questi giorni andrò a fare una visità al Padre Renato e gli dirò che invece di rintracciarmi lui l’ho rintracciato io.
Carissima Francesca, ora ti devo raccontare un po sullo stato di salute, per una crisi pericolosa che ho passato l’estate scorsa. Nel pomeriggio di una domenica, sotto un caldo torrido, decisi di andare a fare una visita alla mia cognata. Mi accompagnava una mia nipote. In un certo punto non sentivo più il rumore deciso dei miei passi. Sentivo una specie di capogiro. Ripposai cinque minutti e poi continuai la strada. Mi si vedeva anche sul viso che non mi sentivo bene. Mi buttai su una poltrona. Dopo mezz’ora mi ero gia rippreso. Mangai un po di pesce ed un bicchiere di vino. Quando ebbi finito, la parte sinistra del corpo era già paralizzata. Passai un mini-infarto con iscemia cerebrale. Urgentemente mi hanno ricoverato all’ospedale dove mi amministrarono le prime cure. All’indomani mi presero a casa perché le condizioni di servizio negli ospedali erano completamente per terra. Con l’aiuto di Dio e con le buone medicine che mi mandò mia figlia Adriana, madre di Ervis, dall’America di nuovo sono in grado di lavorare mentalmente. Ora che ti stò scrivendo stò ancora sotto un rafredore con temperatura e tosse. Non mi lasciano uscire di casa…
Nella tua lettera mi dici: “La prego di scrivermi Sue notizie!” Eccole: Ho tradotto quatro opere di Platone: L’Apologia di Socrate, Critone, Fedone, ed il Convitto, tre volumi poetici, il Memoriale in tre volumi, e molti altri lavori che attendono essere battute in machina. Tra tutti questi lavori il più simpatico più bello mi sembra la novella “Francesca” un idilio fantastico romano. Naturalmente ci siamo conosciuti in Umbria e precisamente a Terni alla “Cascata delle Marmore”. Questa cascata é senza dubbio uno dei più entusiasmanti scenari naturali che l’Italia presenta a quanti amano conoscerla nella sua grandiosa belleza. Quando la vidi per la prima volta ne rimasi stupito di fronte a questa enorme massa di acqua che, in un scenario imponente e stupendo si versa dal fiume Velino nella Nera facendo un salto di 165 metri. É una visione fantastica incomparabile: ho voluto propio qui, in questo ambiente, portare il nostro primo incontro immaginario, poi a Roma alla Piazza delle Muse, per finire poi a Venezia sotto il “Ponte dei sospiri”. Dovrò ancora molto lavorare per fare qualche cosa di bello: la nostra amicizia se lo merita una vita brillante nei ambienti più fastosi d’Italia. Non lo sò se ci riuscirò.
Questa volta intendo inviarti due foto: una che abbiamo scattato insieme sotto il monumento della Minerva, all’Università di Roma e l’altra solo a Terni alla “Cascata delle Marmore”. Ne sono sicuro che quando avrai letto la novella “Francesca”, cercherai senz’altro di andare a vedere questo stupendo angolo di bellezza italiana…
Cara Francesca, ho ancora molte cose da dirti, però, per non essere troppo noioso lascio la continuazione per la prossima… Se hai – senz’alcun impegno – un testo di “Storia della Filosofia” e se me la potresti mandare mi avresti fatto molto piacere. Io ne ho uno qui “Il Pensiero Antico” ma le manca la filosofia moderna.
Tanti cari saluti a tutti i tuoi famigliari. A te auguro successo per gli esami. Mi farebbe molto piacere se mi raccontassi qulache cosas di come ti é parso il giapone e se hai progredito nella lingua. Raccontami di te. Mi piacerebbe sapere tutto anche nei particolari. Nella lettera mi dicevi: “Spero di poterla rivedere presto”. Intendi forse venire in Albania? Per me sarebbe una piacevolissima sorpresa.
Con affetto – Lazzaro
10 shkurt 1993
Carissima Luciana (Lombardi) (letërkëmbim)
dall’estate scorsa non mi sento tanto bene. Fui invitato a pranzo da mia cognata. Dopo pranzo mi sento cadere dal tavolo il bracio sinistro. Entro pocchi secondi tutta la parte sinistra paralizzata. Un grande allarme. Fui ricoverato in ospedale. Io non capivo niente. Però, tutti erano preocupati perché volevano sapere quest’ “euscemia cerebrale” che effetto aveva sul mio cervello. C’era la possibilità ch’io rimanessi paralizzato. Verso mezzanote comminciai a muovere il bracciosinistro ed un po più tardi muovere anche il piede. Ero in grado di parlare e di fare anche umorismo. Soltanto allora vidi ballenare in tutti quiei volti tesi un leggero sorriso. All’indomani dopo aver fatto tutte le analisi mi portarono a casa; L’ospedale era ancora per terra… Mi salvai con l’aiuto del Signore. Nel camino ancora non ho la certezza necessaria. I medici mi impediscono di lavorare. Io ho tanti libri che devo pubblicarli. Questo é un lavoro intelettuale che mi chiede più di dieci ore al giorno.
Affezionatissimo – Lazzaro
12 shkurt 1993
Bashkisë së Qytetit Tiranë – Për Strehimin (letërkëmbim)
Qytetari Lazër Radi ish i burgosur, i internuar dhe i dëbuar politik për 45 vjet, është banorë i qytetit të Tiranës që në vitin 1930. Për arsyena politike, qeveria komuniste e burgosi që në nëntorin e 1944 dhe familjarisht e dëboi nga apartamenti që dispononte në njërin prej katër pallateve të Lanës.
Për 45 vjet kjo familje ka jetuar nëpër burgje dhe nëpër kampe internimi. Aktualisht gjendet i strehuar në shtëpinë e Prof. Mehmet Vokshit, të cilit i nevojitet banesa.
Qytetari Lazër Radi dhe e shoqja e tij, edhe ajo e burgosur politike, janë antarë efektiv të Shoqatës sonë së bashku me të birin Jozef Radi edhe ai i lindur e rritur n’internim, i martuar, me fëmi, kanë nevojë të domosdoshme për strehim.
I lutemi Bashkisë së Qytetit të Tiranës ti sigurojë një banesë e në rast pamundësie atëherë ti sigurohet nji truall për dy familje të përbërë prej tri kurorash dhe prej dhjetë personash.
Për Strehimin – Kryetari i Shoqatës për Tiranën
Eqerem Kavaja
5 mars 1993
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Anche da me a te e alla tua famiglia un fraterno saluto ed abbraccio – Dev-ma Milena
7 mars 1993
I dashtuni Fred (Radi), (letërkëmbim)
…Me kohë e kam marrë letrën tande të gjatë. E kam lexue dhe rilexue disa herë. Që në fillim vura rè nji farë trishtimi në shprehjet e tua. E kam të kjartë dhe e kuptoj mirë shqetësimin tand shpirtnor. Asht nji efekt që i ndodh cilitdo që ka sensibilitet dhe kur gjendet i vetmuar. Të jesh i vetmuem nuk do të thot të jesh fillikat mes nji pylli, apo në ndonji vend të izoluem, njeriu e ndjen vetmien edhe kur gjindet në mes të Nju Jorkut, kur njerzit e shumtë lëvizin si bubrrecat. Kalojnë me mijra e ti s’njef askënd, je i vetmuem. Pra ti je në vend të huej. Nji ambjent i ndryshëm nga ai në të cilin je rritë. Patjetër do të trishtohesh, të merr malli për këto ledhe ku je rritë e ku çdo guralec asht i lidhun me jetën tande, me kujtimet e tua. Jo vetëm ti, po edhe unë jetoj këtu me kujtimet e tua. Shikoj palmën, them kët e ka mbjellun Fredi. Kam pishën e vogël, sa herë pregadis pemën e Krishtlindjeve them ta ngrejmë pemën me pishën e Fredit. Tashti kur të fillojë sezoni i trandafilave, ato ngjyra dhe ajo erë më kujtojnë duart e tua që i kanë mbjellë dhe që janë përkujdes për to. Sa herë, verës, kur ulem në ato bankinat e çimentos nën hardhi më kujtohesh se ku i ke marrë e si i ke sjellë me biçikletë…
Që në fillim të letrës më kujtoje disa episode të përmallshme, që m’i kujtoi kohnat e kalueme, aq të vështira e aq të rrezikshme: Tashti ajo e kalueme aq e keqe na duket si nji andërr e shëmtuet që na kall tmerrin edhe vetëm tuj e mendue. Ashtu siç e ndin ti dashuninë për kët vendin tand, ashtu ndij edhe unë respekt e dashuni për lirinë dhe demokracinë që gëzojmë sot. Vendi i ynë po kalon nji vështirësi të madhe ekonomike, por kjo nuk do të thotë gja, sepse çka prishi komunizmi në nji gjysë shekulli nuk mund ta ndërtojë demokracia në nji vit. Pastaj, nga nji ekonomi e mbyllun po kalojmë në ekonominë e tregut. Asht e natyrshme që paraja e jonë e pavlerë të pësojë inflacion, të paguesh 400 ose 500 lekë nji kile sallat, 250 lekë nji bukë, 700 lekë nji kg. makarona etj. etj. kur rrogat vazhdojnë të jenë të vogla, simbolike. Këto me pak durim e me pak kohë do të rregullohen.
Me emocion të madh i lexova ato pjesë ku më përshkruje kontaktet telefonike me Lidien. Nana asht dhe mbetet simbol i dashunisë së përjetëshme, simbol dhambshunie dhe sakrifice. Mungesa e saj në jetën e individit asht nji mungesë frymëmarrjeje, mungesë drite, mugesa e sajë krijon në jetën e njeriut nji boshllëk të cilin asgja, as pasunia, as të mirat materiale nuk mund ta mbushin. E kuptoj mirë se ti vuaje randë sepse ishe në kët boshllëk, në boshllëk nuk mund të jetohet. Më vjen shumë mirë që ma në fund e takove edhe mamën tande. Po ta marrish në kompleksin e vet, jeta e jote asht vërtet nji jetë filmi, jetë romani. Peripecina të shumta ke kalue që në fëmijni. Po të kem jetë do të përpiqem, po muejta, ta kthej në nji skenar filmi televiziv.
Me shumë vëmendje i lexova edhe konsideratat e Lidies. Vërtetë në Romë më priste nji karrierë e shkëlqyeme intelektuale: kisha propozime e kërkesa për dy vende asistenti profesoritë universitetit. Merre me mend asistent profesor në Filozofinë e së Drejtës në Universitetin “La Sapienzia” të Romës, ose asistent në Procedurën Civile. Ja, ai mall që ke ti për Shqipninë, at mall kam pasë edhe unë atëherë. Më bani me ra shkelm të gjithave dhe me ardhë në Shqipni e me hjekë të zitë e ullirit.
Po të ishe me mue kulturalisht do t’ishe ma mirë, por jetën do ta kishe pasë ma të vështirë.
Edhe unë do të kisha dashtë me folë me Lidien. Rrethanat ishin të tilla. Ti e din se si ishim atëherë e në çfarë gjendje. A mund ta bijsha në at kasolle ku jetojshim në Durrës? Pastaj me Lidien jemi nda si miq të mirë. Edhe mbas martesës jam takue me të: edhe i kam shkue në shtëpi, edhe më ka ardhë. Qe lufta dhe kapitullimi i Italisë që na ndau definitivisht, ashtu siç e ndau dhe e izoloi edhe gjithë Shqipninë nga bota. Shyqyr zotit që jetoi gjatë edhe ajo edhe unë dhe arrijtëm që ma në fund edhe ti të shofish dhe ta njofësh nanën tande. Për ne të dy pleqtë kjo asht nji privilegj i madh. A tregoi dashuni për ty? E shof në fotografi me Lidien tonë shkojnë mirë dhe e afron me dashuni.
Më vjen mirë që t’u paska dhanë rasti me e pa dhe me e shëtitë Romën. Roma asht qyteti yt. Aty ke lè. Kam qeshë me at aventurën që i ke tregue Lidies. Nuk kam kenë me të, ishte nji tjetër. Po më vjen mirë që vazhdoka me e ruejtë humorin që ka pasë dikur, kur ishim të rinj.
Kam ba kërkesën për nji copë tokë dhe shpresoj ta marrë. Kështu si jena, jena tepër ngushtë. Në banjo flen Nini me të shoqen e me djalin, në kuzhinë flen Vitka, në aneks flej unë, në dhomën tande flen Luçi me të shoqen dhe me vajzën. Po morëm tokë, do marrim edhe kredinë dhe do ta ndërtojmë menjiherë. Në shtëpinë tande do të rri unë – po pata jetë – deri sa të vijsh ti. Kur të vijsh do të bisedojmë ma konkretisht. Pa ardhë ti – edhe sikur të kem Pallatin e Brigatave – nuk luej prej këndej.
Muejt e dimnit i kaluem si në pranverë dhe kujtuem se ia hodhëm këtij dimni pa u lag. Mirëpo dardha e paska pasë bishtin mbrapa. Ka nja tri javë që ka shpërthye nji i ftohtë, na ra edhe borë në Tiranë, shi e erë përditë, mora edhe nji grip me koll. Më ka gjetë halli me Luçin. Pak me ba të ftoftë nuk më lenë me dal as në prag të derës. Shikon ai rrugës lajmërimet e vdekjes gadi të gjithë moshatarët e mij e më ruen si t’isha prej gastareje. Ç’asht e vërteta pata nji grip dhe mjaft të fortë me të vjella e me koll të thatë. E kalova dhe tashti jam ma mirë.
Ndoshta don ta dijsh se si po e kaloj kohën. E kaloi mjaft mirë. Gjatë kohës së internimit kam shkrue shumë gjana. Nji pjesë të tyne ti e din. Tashti po mundohem që të gjitha ato dorëshkrime ti kthej në të pastër dhe po mujta ti botoj. Deri tashti kam përfundue disa prej tyne:
Kam nji libër me poezi “Kandila n’Errësinë”, ku edhe Nini ka disa poezi të veta dhe mendojmë ta nxjerrim librin të dy së bashku. Asht diçka origjinale. Vjershat janë nga koha e burgut. Sa të botohet libri do t’ia dërgoj një kopje mbesës sime Lidia Radit.
………………………………………………………
Këto që ti përmenda i kam zbardhë dhe janë gati për botim. Kam edhe nji varg veprash të tjera që presin të korrigjohen dhe të shkruhen në makinë. Sa të kem fuqi do të punoj. Do të përpiqem që Zonjushën Lidia Radi ta vë në korrent të punës s’ime se më kanë thanë se përveçse asht vajzë e mirë asht edhe studioze.
Fredi due prej teje at fotografinë në profil të ma kopjosh dhe të ma çosh, atë që të ka çue Ana prej Breshia-s.
Po të dërgoj nji fotografi që të çmallesh me mue edhe me shtëpinë tande.
Shumë të fala e të puth me mall – I yti Lazri
8 mars 1993
Tё nderuarit Zotni (letërkëmbim)
Nuri Hoti – Kryetar i Gjykatёs Kasacionit – Tiranё
Me datёn 4 janar 1993, Ju paraqita nji kёrkesё pёr tё konsultuar dosjen penale tё Dr. Mirash Ivanaj me qё mё nevojitet pёr plotёsimin e biografisё sё tij.
Ju patёt mirёsinё tё mё pёrgjigjeshit shumё shpejt, mbas dy ditёsh, me datёn 6 janar 1993.
Qё nga kjo datё kanё kaluar 61 ditё! Asnji pёrgjigje! Vazhdimisht pyes nё Sekretari, dhe gjithnji mё thuhet: “Nuk ka ardhё”
Nё qoftё se nuk ёshtё shaka, Ju lutem mё jepni nji pёrgjigje qoftё edhe negative qё ta flej mendjen.
Me konsideratё tё lartё. Dr. Av. Lazёr Radi
12 mars 1993
I dashtuni Mustafё (Pervizi) (letërkëmbim)
…Letrën e lexova me shumë vëmendje dhe më bani përshtypje biografia e jote interesante. Për ty dhe për jetën tande shkrova dy artikuj. Njerën e kam dërgue për botim dhe sa të dalë do t’ju a nis. Tjetrin do ta çoj tek “Drita Islame” – sepse ajo ka ma shumë lexues. Bashkangjitë po t’i dërgoj të dy artikujt që t’i kesh edhe si dorëshkrim. Ma vonë, po mujte me më çue edhe ndonji episod tjetër interesant nga jeta e jote ma nis, sepse mund të shkruej edhe diçka tjetër.
Se shpejti kam me nxjerrë revistën “Arbëria”, edhe atje do të ketë diçka për ty…
Do të kisha dashtë me e dijtë sa shqiptarë janë varrosë në varret e Romës, edhe emnat e tyne. Për këtë mos u shqetëso, i dua vetëm që kur të më jepet rasti t’i kujtoj përsëri në shtypin shqiptar. Më vjen keq që të gjitha ato përpjekjet e tua të shkojnë pa u njoftë e pa u vlerësue nga populli shqiptar.
Të përqafon vllaznisht i yti – Lazri.
17 mars 1993
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
Intervistёn tande dhan “Rilindja” e kam lexue me kujdes edhe mё pёlqeu shumё.
Tham mё pёlqeu, sepse ti fol shqip e me urtёsi tamam sikur i ka hije nji intelektuali e patriot Kosovar i shumvujtun. Nuk ka dyshim qё sod ma tepёr se kurrё asht nevoja tё jemi tё bashkuem e tё shikojmё gjithmonё pёrpara tue mos me humbё kohё me tё kaluemen, qё sikur dihet pёrveç qё nuk ka dobi por do tё jetё e damshme.
I juaji – Taf Previzi
27 mars 1993
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
Letrën t’ande e mora, e cilla më gëzon sa herë që marr.
Të falenderoj shumë që tinë përpiqesh me vnue në dukje punën teme modeste. Mos u ban marak edhe në kjoft që do të kish vështirsina me botue, për mue mjafton që ti qes në letër ashtu stilin tand në mëndyrë që puna e jeme të jet si pasqyrë edhe për djemt e mi përpjekjet e vuejtjet e 47 vjetëve në mërgim në toka të hueja.
Pyetshe për ndonji emën të shqiptarvet që sod pushojnë në vorrezat tona, këtu poi shënoj ndër tjerët dy emna që me siguri tinë din ndoj send për ta ose familjen e tyne këta jan: Hasan Kazazi Shkodran, ish mik i jemi e burrë me karakter dhe Kadri Myftiu më duket nga Elbasani, ase dibran e Beqir Maloku gjakovar.
Odiseja e jeme nga Pire (Greqi) deri në ngjarjen e Stambollit.
I juaji – Taf Previzi
30 mars 1993
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Con affetto – Luciana
30 mars 1993
Carissimo Signor Lazzaro, (letërkëmbim)
…la sua lettera mi ha fatto un piacere enorme e mi é dispiaciuto molto che lei abbia pensato che io non volessi più sentire, non era affatto cosi, anzi ero molto preoccupata per lei perché non avevo più ricevuto sua notizie. Ma ora per fortuna siamo di nuovo in contatto.
Mi scusi tanto se le scrivo solo adesso ma ho dovuto studiare molto per un esame. Ora sono più tranquilla perché l’ho fatto ed é andato bene. Tra qualche giorno inizierò a studiare per i prossimi esami. Me ne mancano ancora otto e penso che potrò laurearmi fra due anni.
Mi ha fatto molto piacere sapere che sta scrivendo una novella sul nostro incontro e sulla nostra amicizia. Non vedo l’ora di leggerla. Spero tanto di poter venire a trovarla in Albania quest’estate. Le prometto che faò il possibile per venire e comunque glielo farò sapere prima. Mi dispiace che sia stato male, ma adesso come stai?
Nella sua lettera mi ha chiesto di raccontarle qualcosa sul Giappone. Devo dire che sono stata molto bene. Ero li con una mia cara amica ed abitavamo in un appartamentopiccolissimo al centro di Tokyo. É incredibile come abbiamo fatto a vivere li per tre mesi. Era una stanza di dieci metri quadrati in cui eranocompresi il bagno, la cucina (che in realtà era un buco nel corridoio) e la stanza da letto in cui facevamo tutto (dormivamo, studiavamo, mangiavamo ecce.). Ma in Giappone moltissima gente vive cosi e questi appartamenti costano anche carissimi.
L’impressione generale che ho avuto é stata quella d’un fortissimo consumismo che rasenta lo spreco, perché li hanno migliaia di grandi magazzini pieni zeppi di prodotti più costosi provenienti da tutto il mondo e la gente passa il tempo comprando. É una cosa disgustosa. I prezzi sono veramente alti anche per le cose fondamentali come il cibo e i mezzi di trasporto. Io oltre ad andare a scuola, facevo anche dei lavoreti: ho insegnato l’Italiano a delle contantati liriche ed ho fatto anche la cameriera in un ristorante. Anche se era stancante, mi sono divertita molto. Con la mia amica abbiamo fatto anche un viaggio al sud del Giappone dove abbiamovisitato le città più antiche come Kyoto e nara che sono stupende ci sono dei templi e dei giardini in stille giapponese meravigliosi. Non hanno proprio niente a che vedere con il Giapone di oggi. Il Giapone doveva essere propio stupendo prima che si occidentalizzasse. Siamo state anche ad Hiroshima ed é stata un’esperienca molto forte perché ci sono molti monumrnti che ricordo il lancio della bonba atomica e sembra di vivere i momenti successivi all esplosione. É una città che fa molta impressione ma che fa anche rifletere sull’errore della guerra e sulla cattiveria dell’uomo. Dopo averla visitata uno ho solo voglia di Pace.
Ho visitato anche dei posti di montagna dove la natura é fantastica. In ottobre era pieno di eceri tutti rossi. E poi c’erano molte cascaste e bellissimi laghetti.
Dunque é stata una bellissima esperienza. Anche per la lingua é stata utile. Riusciro a comunicare abbastanza bene dopo tre mesi di pratice. Ora gia ho dimenticato parecchio ma credo che ci vorrà poco pёr riprendere elasticità.
Al ritorno ho fatto molto fatica per riabituarmi alla vita di Roma, alle persone che avevo lasciato e allo studio. Avevo molto nostalgia del Giapone, di tutti quelli che avevo conosciuto e soprattutto della vita indipendente che facevo li, con il mio lavoro e le mie responsabilità, tutte nuove per me.
Comunque ora é solo ricordo perché ho ripreso la mia vita normale e comunque so che tornerò in Giapone e ci starò molto di più la prossima volta.
Ora sono molto impegnata con lo studio e con la mia attività in parrocchia, dove seguo un gruppo di ragazzi. A proposito di ragazzi, può darmi notizie di Ervis? Se lo sente, me lo saluti tanto e gli dica di scrivermi se può. Mi può mandare il suo indirizzo dell’America.
Ci sono molte altre cose che potre raccontarle, per esempio il mio viaggio in Spagna dell’estate scorso, ma glielo racconterò nella prossima lettera. Spero anche di sapere dire meglio se verrò o no in Albania. Intanto ha incontrato Padre Renato? Per quanto riguarda il libro di Filosofia che mi ha chiesto, io a casa non ce l’ho e non ancora avuto il tempo di cercarlo in qualche libreria. Lei ha delle preferenze sugli autori?
Cercherò di mandarglielo il più presto possibile. Grazie mille per le fotografie che mi ha mandato. Le faccio tanti auguri per la sua salute.
Arrivederci a presto. Con affetto – Francesca
6 prill 1993
I dashtuni Mustafё (Pervizi) (letërkëmbim)
…mora letrёn tande tё datёs 17 mars 1993. Sё pari tё falenderoj pёr fjalёt shumё tё bukura qё mi thue pёr intervistёn qё i kam dhanё gazetёs “Rilindja”.
Tashti me shёndet jam ma mirё. Dimni i “plakave” mё shqetёsoi pak me grip e me kollё, por tue ndej mbyllyn nё shtёpi, tue pi çaj e rreth zjarrmit e kalova disi.
Nё nji letёr qё tё çova me 12 mars, tё lajmёrova se kam shkrue diçka pёr ty e pёr jetёn tande. Artikulli u botue tek “Patrioti” dhe ka ngjallё mjaft kurreshtje tek njerzit qё po e ndigjonin kёt emёn pёr tё parёn herё. Artikulli i dytё qё do tё botohet nё “Drita Islame” do tё ngjallё ma shumё interesim tek shqiptarёt. Bashkё me “Patrioti” po tё dёrgoj edhe “Drita Islame” ku kam shkrue nji artikull tё gjatё “Islamizmi dhe Kristianizmi nё Letёrsinё Shqiptare” – asht lexue nё nji simpozium qё u mbajtё nё Prishtinё nga Komiteti Islamik i Kosovёs. Lexoje se asht mjaft interesant.
Me 9 janar 1993, mora letrёn e gjatё me biografinё tande qё mё frymzoi tё shkruej artikujt pёr ty.
Me 17 mars 1993, mora letrёn e fundit sё cilёs po i pёrgjegjem sot.
Prandaj, pёr kёto punё nuk janё tё kёshillueshme letrat e zakonshme, por vetёm pakot ose zarfat me ndonji gazetё apo si ai dokumentave qё mi dёrgove. Do tё mё kishin ndihmue fort se kam gati pёr botim nji libёr tё poezive qё kam shkrue nё burg. Nё qoftё se “Rilindja” tё vjen rregullisht nё kёta numra ke material pёr mue: E hanё 5 tetor 1992, Nr 127 “Rilindja”, e shtunё 17 tetor 1992 Nr. 138 “Rilindja”, e hanё 26 tetor 1992, Nr. 145, “Rilindja”.
Pёrqafime tё pёrzemёrta – I yti Lazёr Radi
16 prill 1993
Egregio Dott: Radi: (letërkëmbim)
Molte cordialità a tutti – Drita Ivanaj
6 maj 1993
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
…Letrën bashkë me gazetat i kam marrë. Të falenderoj me zemër për artikullin e bukur që e shkru për mua në gazetën “Patrioti”.
I jueji – Tafa
6 maj 1993
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
Tafa
6 maj 1993
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
…Quanta gioia hai provato per la venuta del Papa in Albania? Questo evvenimento é stato davvero straordinario.
Egli é venuto a rinfocolare la fede cristiana che davvero non é spenta nella tua Patria!
Tutto si può soffocare meno il “credere” alla Prowidenza Divina.
Preghiamo sempre perché il Signore protegga il mondo e particolarmente l’Italia, l’Albania e la Jugoslavia.
Affettuosi pensieri ed auguri ate e alla tua famiglia da Augusto, da me e dalle nostre famiglie.
Dev-ma Milena.
Maj 1993
Vi inviamo gli Auguri di una Serena gioia Pasquale (letërkëmbim)
Augusto, Gerarda, Teresa Previtali
9 maj 1993
Fort i dashur Lazёr, e tё dashtunit e tjerё! (letërkëmbim)
…Me kohё e kam marrё letrёn tande tё gjatё e shumё tё dashun. E kam lexuar e rilexuar disa herё familjarisht. Tё falenderojё veçanёrisht pёr fotografinë. Nё kёtё fotografi tё shof krejt ndryshe nga ç’u pamë nё Romё, dukesh mё i shplodhur, dhe mё i sigurt nё vete vete. Ndёrsa shtёpia mё kujton punёn dhe djersёn time qё kam lёnë atje.
I dashur Lazёr ke shumё tё fala nga Lidia Barbieri kur ka pa fotografin tёnde atё tё madhen mё tha se i kujtohej edhe fotografi Luxardo, me nji llampë shumё tё fuqishme prapa flokёve qё i jepte nji shkёlqim argjendi. Me gjith atё mё bёhet qejfi, vlerёsimi qё i bёn ti nanёs sepse ti pёr Nanёn Gonxhe le pallate, punё, prespektivёn e shkёlqyer dhe shkove me u bashku me tё nё atё barake nё Durrёs. Megjithatё edhe ajo tё donte shumё sepse kur pate dalë nga Burgu, e fillove punё nё ndёrrmarrjen e botimit. Ajo dhe unё bashkё tё pritnim tek penxherja e vogёl e shtёpisë nё Durrёs ngjitё me shtёpinë e Kolecit, sepse edhe unё pata ardhё nё Durrёs e isha me pushimet verore tё shkollёs.
Them se Lidia me mua e ka mbyllur çdo kapitull, sepse mё merr nё telefon sa pёr edukatë ndёrsa sentimentet i kanë humbur si edhe unё qё nuk kam ndonji dashuri tё madhe.
I dashur Lazёr, unё po e mbyll kёtё letёr tё gjatё duke tё uruar jetё tё gjatё suksese nё punёn tёnde botuese po t’u dha mundёsija do me bёhej qefi tё mё dёrgoje ndojё botim tёndin sidomos atё biografik sikur edhe nё kopje, tё pabotura. Mё kujtohet qё kur pate ardhё nji herё nё Tiranё e shkuam nё bibliotekёn Kombёtare me pa emrin e nji piktorit qё i kishe ba ti nji artikull qё pamë nё gazetёn “Koha Jonё” çdo ditё nga njё artikull kundra komunizmit, dhe ikëm pa u ndjerë fare qё tё mos ta dinin ata se kush ishte autori i tyre, ndёrsa tani ma merr mendja se atyre artikujve duhet t’u japësh dritë.
Shumё tё fala e tё puth me mall Djali i jot – Alfredi
18 maj 1993
I dashtuni Mustafё (Pervizi) (letërkëmbim)
…nuk e merr me mend sa u gёzova dje kur tё mora nё telefon. Kur u ktheva nё shtёpi n’orёn 13 gjeta mbi tavolinё edhe dy letrat e tua qё i lexova, por pёr pёrmbajtjen e tyne isha nё dijeni nga telefonata e jote. Fotografinё shumё tё bukur tё martesёs sё djalit e mora, dhe Jozefi do ta botojё me shёnimet pёrkatёse nё revistёn e tij “Arbёria”. Edhe unё nuk po ia prishi sepse nё revistё fotoja del mё mirё se nё gazetё.
Po tё dёrgoj artikullin e dytё tё botuar nё gazetёn “Drita Islame” qё asht nji gazetё shumё e pёrhapun dhe lexohet shumё. Personaliteti i yt ka ngjallё kureshtje tё madhe nё Shqipni. Do tё pёrpiqem tё bashkoj dokumentat e duhun pёr t’ia paraqitun Presidentit Berisha pёr Dekoratё. Kam folё me kryetarin e Shoqatёs Kosova, e ka pranue dhe mi ka kёrkue dokumentat e tu pёr ta paraqit propozimin.
Tё lutem venu nё kontakt me shoqen time Avokateshёn Valeria Mosso qё asht mike e Zotit Ekrem Telhajt. Nr. i saj i telefonit asht 8070312. Çuditem se si Ekremi nuk mё kujton. Kemi pasё shkruejt bashkё nё gazetёn “Bashkimi i Kombit” dhe qё tё dy kemi qёnё nё kryesinё e Shoqatёs sё miqёsisё Shqipёri-Kroaci. Pёrsa i pёrket Kadri Myftiut e kam pasё shokё tё mirё dhe tepёr tё ngushtё.
Tё pёrqafoj me mall, i yti – Lazri
21 maj 1993
Shumë përqafime – Tafa (letërkëmbim)
22 maj 1993
Carissima Milena (letërkëmbim)
…Il mio silenzio non é dovuto soltanto ai miei articoli ma per di più ai miei libri che stò preparando per pubblicarli. Per primo ho preparato un libro di poesie: “I Muri del Vespro” che ha di originale perché siamo in due gli autori del libro: io ed mio figlio Giuseppe. Per quanto sappia io é una cosa unica in tutta la literatura (non soltanto albanese). Poi ho anche una traduzione molto importante… Poi ne ho altri sei libri origjinali. Come vedi, cara Milena, ne ero e ne sono colmo di lavoro…
Mi hai fatto piacere raccontandomi che stai migliorando con la gamba. Credimi Milena, non riesco ad immaginarni camminare con bastone. Ne ho sempre d’avanti agli occhi quella Milena che camminava cosi baldanzosa insieme e sotto braccio alla sua cara sorella per le discese di Genzano. Però, grazia a Dio che te la sei passato con tanto.
Ora ti voglio parlare della venuta si Santo Padre in Albania. Non puoi immaginare quanta gioia e quanto entusiasmo in tutta l’Albania. Come sai qui da noi ce ne sono tre religioni quella musulmana con 70% di popolazione, quella ortodoksa con 20% e quella cattolica in piena minoranza di soltanto 10%. Eppure quel felice 25 Aprille tutta la popolazione, senza distinzione, hanno manifestato al Santo Padre il loro amore ed il loro ripeto. Il Papa ha consacrato quel giorno quattro vescovi albanesi. Ora noi abbiamo e capo della nostra chiesa Apostolica Romana i nostri vescovi albanesi. Era una giornata idimenticabile. Era un evvenimento davvero straordinario. Il comunismo tentò di fare dell’Albania il primo ed unico stato Ateo del mondo. Decapitato i prelat ed i sacerdoti, distrusse le chiese e tutti i sacrari ed i luoghi santi, distrusse tutto, ma non poté mai sradicare da i nostri cuori la fede cristiana. Di questo ne fu da certo testimone occulto personalmente il Santo Padre.
Grazie per le tue preghiere per l’Italia e per l’Albania.
Dev-mo tuo – Lazzaro.
22 maj 1993
Carissimo Augusto (Previtali) (letërkëmbim)
…Il mio silenzio cosi lungo viene attribuito al mio intenso lavoro letterario e culturale. Può darsi che quest’anno verranno pubblicate una serie dei i miei libri. Ve li farò mandare come ricordo dal vostro amico albanese che non vi dimenticherà mai.
Tuo devotissimo – Lazzaro
22 maj 1993
Carissima Luciana (Lombardi)(letërkëmbim)
…In questi giorni sono stato terribilmente occupato con i miei lavori letterari. Finalmente sono in grado di pubblicare quattro o cinque libri. Non é da poco, cara Luciana pensando all’età che ho (quasi 77 anni) e le lacune culturali che mi hanno lasciato i 45 anni di persecuzione politica. Se non riuscirò a fare quello che avrei potuto fare in tutto questo mezzo secolo perduto, almeno 10 percento ne farò.
Di questo ti posso dire che sarà un grand piacere per tutti noi e sarai nostra ospite per tutto il tempo della tua permanenza in Albania. Non avrai le comodità che hai in Italia però in compenso avrai il calore dell’ospitalità legendaria albanese: pane, sale e cuore…
Vi auguro ogni bene. Con affetto – Tuo Lazzaro
25 maj 1993
I dashtuni Mustafё (Pervizi) (letërkëmbim)
…siç të premtova në telefon po ti nisi dy gazetat ku kam shkrue për Ernest Koliqin. Gjithashtu po të dërgoj edhe njoftimin që bana për gazetën tonë “Bashkimi i Shqiptarëve” që del për së shpejti e që numrin e parë do ta dërgoj menjiherë. Po pregadis premisat për kërkesën që do ti dërgoj Presidentit të Republikës z. Sali Berisha për dekoratën “Pishtar i Demokracisë”.
Nuk ta merr mendja sa gëzohem kur të kapi në telefon. Mbas teje fola edhe me Valerian. Ajo e ka ndërmend me ardhë në Tiranë se don të formojë Akademinë e Mesdheut dhe nja tri a katër Banka Krediti Italian. Nesër në mëngjes do të shkoj të takohem me Ministrin e Jashtëm z. Alfred Serreqi. Ai e ka marrë përsipër kët punë.
Të fala të gjithve në familje e ty të përqafoj me mall – I yti Lazri
25 maj 1993
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
…po mё çudit fort kjo heshtja e jote. I fundit qё ta pasoi topin ishte Jozefi, i cili po e pret me padurim pёrgjegjen pёr t’u frymzue prej sajё dhe tё shkruej diçka nё revistёn “Arbёria” qё tashma po e drejton vetё. Numri 11 qё asht krejt i tij del kёt javё. Sa tё dalё po ta nisi.
Nё 20 Maj ishte 90 vjetori i lindjes sё Ernestit. Lidhja e shkrimtarёve bani nji simpozium tё vogёl pёr ta pёrkujtue. Mue nuk mё ftuen. Si kundёrvёnie, pёr gjithё natёn shkrova dy artikuj dhe i çova nё dy gazetat ma tё lexueshme tё Shqipnisё: nё RD (Rilindjen Demokratike) dhe nё Rilindja (e Kosovёs) po t’i dёrgoj ti lexosh. Artikujt kanё ngjallё nji reagim pёr mbrojtjen pasionante qё po i bёj Profesorit. Shumё mirё se po na jepet rasti t’i nxjerrim nё pah vlerat e mёdha tё Ernestit…
Petro na shkruej. Presim letёr prej teje. Unё gjatё gjithё kёsaj kohe jam marrё me “zbardhjen” e dorёshkrimeve tё mija dhe kam gati pёr botim disa vepra: Nji libёr poetik qё do ta botoj sё bashku me Jozefin, nji rast unikal. Besoj se do tё dal diçka interesante. Sa tё botohet kam me ta çue nji kopje pёr kujtim. Mandej kam “Kujtimet me Migjenin”, “Murgesha dhe Poeti”. Pёrkthimin e katёr veporave tё Platonit. “Memorialin” nё tre volume, “Ato vite tё paharruara Tridhjetё” etj. etj. Siç e shef nuk mё ka dalё kohё as me marrё frymё. Kam edhe disa tё tjera qё po i punoi…
Sa do tё kisha dasht tё isha aty pranё teje tashti nё kёtё “vetminё” tande, tё isha me ty, tё bisedoja me ty, tё ngushlloheshim nё andrrat tona…
Shumё pёrqafime vllaznore – I yti Lazri
1 qershor 1993
Carissimo avvocato, (letërkëmbim)
Ricambio con tutto il cuorei saluti che mi ha trasmesso a mezzo dell’Amica Valeria.
Desidero ora venire al sodo se non altro per realizzare ciò che da oltre due anni abbiamo iniziato.
Come avrà appreso dalle precedenti corrispondenze, l’inizio di ogni interessamento è nato dal Comando Generale dei Corpi Nazionali Garibaldini che ha dato vita in primis al Comitato – Centro Studi Italia Albania. (Centro Studi Italia Albania – dove è? Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi)
Il primo intento, tutt’ora valido, è di costituire in Albania una Legione (copia conforme) della “Legione Garibaldina” italiana ma espressione albanese, solamente albanese, a fini socio-culturali e possibilmente di fraterno aiuto.
Dal Comando Generale dei Corpi Nazionali Garibaldini, nel rispetto delle tradizioni nazionali è stato redatto lo statudo albanese e gli organigrammi dei comandi come espressione nazionale sia pure sotto la supervisione del Comando Generale che coordina il garibaldinismo nel mondo e ne tutela la tradizione.
Nel 1991, su comunicazione e premura di un Legionario italiano (chi è?? Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi) frequentatore di ambienti albanesi in Albania sono stati nominati Legionari dalla Legione Garibaldina i nominativi di cui all’elenco allegato, nomine avvenute secondo la prassi legale italiana e con l’intento di creare la cellula matrice della Legione Albanese. (persone di provenienza comunista: non affidabili Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi)
Unitamente ai Legionari, sono state nominate Dame d’Onore del Patronato ( sono le loro moglie e parenti – della stessa trupa Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi) della Croce Rossa Garibaldina le sorelle di cui al secondo elenco.
Nel programma era prevista una riunione in Albania con gli elementi di cui agli elenchi allegati per costruire la Legione Garibaldina Albanese secondo le vostre leggi e consuetudini. (Perche non e stata fatta?? Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi)
A questo punto, la Legione Garibaldina di Roma avrebbe proceduto alla nomina dei Legionari a Ufficiali della Legiona Garibaldine per rivestire in quella Albanese gli stessi gradi a proseguire, poi, autonomamente (vedi organigrammi allegati).
A prescindere dalla motivazione Socio-Culturale, la Legione Albanese avrebbe avuto ed è la destinazione di quello che si può raccogliere a favore dei fratelli albanesi senza passare da quelle strutture che approfitterebbero delle varie situazioni.
Siamo a questo punto e non ci siamo più attivati in nessuna maniera.
Sarebbe, ora, necessarioriprendere in mano la cosa e terminarla. (Giusto. Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi)
In allegato, compresa tutta la pratica e gli organigrammi.
per ora, è necessarioi costituirla, questa Legione anche con il solo Comando Nazionale, ma in questo caso bisogna avere ben presente la validità dei vari Legionari in grado di assumere le varie dignità e distinzioni, caso contrario, disporre di nominativi nuovi da nominar legionari ed attribuire loro le dovute dignità. A prescindere da tutto l’incartamento che le trasmetto, penso che Lei sia sufficientemente informato da sempre della figura del Gen.Garibaldi (In generale si, conosco le sue imprese sud americane e all’Unità d’Italia – però tanto da non essere privo di tali conoscenze Shën. dhe nënvizim i Lazër Radi) dalle imprese sue americane all’Unità d’Italia.
Si affratellano, sia pure a distanza di secoli le figure di Scanderbeg e di Garibaldi.
Prof. Giuliano A. Antonini di Folingnio – Economista
8 qershor 1993
Carissimo Avvocato, (letërkëmbim)
Antonini di folignio
Salutissimi Valeria
8 qershor 1993
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Shumё pёrqafime si ty edhe Zefit.
I juaji Tafa
16 qershor 1993
Lazёr Radi shum i dashtun, (letërkëmbim)
Tue tё kujtue pёrhera me mall e dashuni, vllaznisht tё pёrqafon,
I yti Petro
2 korrik 1993
I dashtuni Mustafё (letërkëmbim)
Të fala dy djemve zonjës e sa për ty prit nji përqafim vllaznor.
I yti Lazri
4 korrik 1993
And Mrs, William E. Ryerson (letërkëmbim)
Request the pleasure of the company of
Mr. & Mrs. Radi
24 korrik 1993
I nderuari zoti Lazёr, (letërkëmbim)
Ju pёrshёndes ngrohtёsisht! – Sanije Gashi
12 gusht 1993
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Cari saluti a te ed ai tuoi con tanti auguri – Affe-mi Don Mario, Augusto e Milena e famiglia
5 gusht 1993
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Shumë përqafime të gjithve – I jueji Tafa.
8 shtator 1993
Shoqatёs sё ish tё Pёrndjekurve Politikё – Tiranё (letërkëmbim)
Me nderime Jozef Radi dhe Lazër Radi
13 tetor 1993
Carissimo Signor Lazzaro, (letërkëmbim)
Un saluto a tutti.
Con molto affetto – Francesca.
22 maj 1993
Pishtar dritëdhënës i arsimit në Kosovë nga Dr. Lazër Radi
(Rilindja, e shtunë 22 maj 1993)
maj 1993
Kujtime nga jeta me Selman Ndreun nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Patrioti” Maj 1993)
4 qershor 1993
Duke kujtuar Musine Kokalarin nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “RD” e premte 4 qershor 1993)
qershor 1993
Qemal Stafa pret përgjigje nga ish-redaktori i gazetës “Fashizmi”, Dr. Lazër Radi nga Mehmet Gëzhilli
(Kushtrim Brezash, Nr. 7, qershor 1993)
10 qershor 1993
Dr. Lazër Radi i përgjigjet Qemal Stafës dhe Mehmet Gëzhillit nga Dr. Lazër Radi
(Kushtrim Brezash, Nr. 9, qershor 1993)
Ka kanë shkrue për këtë gja në nji broshurë të vogël botue aty rreth vitit 1945, gjithashtu në Gjyqin Special, dëshmitare akuze më doli zonja Drita Kosturi, e cila më akuzoi pikërisht për at’artikull dhe së fundi për të njajtin fakt kam lexue në librin e Nasho Jorgaqit “Qemal Stafa” për të cilin kam disa vërejtje saktësimi… (kjo pjesë asht në dorëshkrim, por është e pabotueme në artikull)
10 qershor 1993
Botohet numri i parë i gazetës “Bashkimi i Shqiptarëve. 1993-1998. Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve” (52 numra), luftoi denjësisht për çështjen kombëtare jashtë kornizave demagogjike të kohës. Ku Lazër Radi ishte Kryetari i Këshillit botues të gazetës.
10 qershor 1993
Qëllimi i Lëvizjes nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.1, e enjte 10 qershor 1993
10 qershor 1993
Poetika e legjendës së bashkimit nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.1, e enjte 10 qershor 1993)
10 qershor 1993
Hazir Shala biografi nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.1, e enjte 10 qershor 1993)
qershor 1993
Hakmarrja nuk është veti e shqiptarit intervistuar Dr. Lazër Radi nga Mehmet Kajtazi
(Rilindja, qershor 1993)
3 korrik 1993
Atdhetar i mirë dhe meshtar i përkushtuar nga Dr. Lazër Radi
(Rilindja, e shtunë, 3 korrik 1993) 15 korrik 1993
15 korrik 1993
Në rrugën e Bashkimit Gjithëkombëtar nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.2, e enjte 15 korrik 1993)
15 korrik 1993
Një ditë në shtëpinë e Dr. Ymer Dishncës nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.2, e enjte 15 korrik 1993)
15 korrik 1993
Java e kulturës gjithëkombëtare në Shqipëri Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.2, e enjte 15 korrik 1993)
korrik 1993
Nga takimet e “Lёvizjes Demokratiketё Bashkimit tё Shqiptarёve” me Mbretnorёt.
1 gusht 1993
Kultura në integrimin gjithëkombëtarë intervistoi Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.3, e diel 1 gusht 1993)
1 gusht 1993
Komunikatë
20 korrik 1993 në selinë e “Lëvizjes Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve” u zhvillue nji takim pune në mes të “LBDSH” të pëfaqësueme nga Kryetari i saj Prof. Hazir Shala nga Dr. Lazër Radi, anëtar i Kryesisë dhe Kryetar i Kolegjumit të redaksisë së gazetës “Bashkimi i Shqiptarëve”, zoti Ahmet Pere anëtar i Kryesisë, zoti Xun Cetta publicist dhe antar i Kryesisë, zoti Ibrahim Hoxha antar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Hoxha Tahsim” nga njëna anë dhe nga ana tjetër Partia “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” përkohësisht për diasporën me qendër në Donsdorf të Gjermanisë me Kryetar Emin Fazlliun, me Ramadan Rexhën, Kryetar i Partisë për Kosovën me qendër në Prishtinë, nga Zoti Besim Doçi, Kryetar i Partisë për Shqipërinë në Tiranë, dhe nga dy zonjushet Lulzime Shemollari dhe Kimete Topalli anëtare të Kryesisë së Partisë BKDSH. etj.
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.3, e diel 1 gusht 1993)
gusht 1993
Kishte mjaft raste që gjatë verës nën tendën e rrushit mblidheshin edhe shokë e miq të nipave dhe kaloheshin nji feste e gёzueme nё familje.
Me datë 15 gusht 1993
Një patriot i panjohur nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr.4, e diel 15 gusht 1993)
1 shtator 1993
Presidenti Rrugova thotë… nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr 5, e mërkurë 1 Shtator 1993)
14 shtator 1993
Ëndërr fundvere (Skicë letrare) nga Lazër Radi
(Tiranë, më 14 shtator 1993)
19 shtator 1993
Ftesё – Z. Lazёr Radi
Ditёn e dielё datё 19.09.93 ora 18.00 rreth pishinёs sё Teatrit Kombёtar organizohet spektakli festiv:
“Trokitje nё Dyert e Teatrit”
me rastin e hapjes sё sezonit tё ri Teatror.
Ftoheni tё merrni pjesё. – Teatri Kombёtar
22 shtator 1993
Ftesё – Z. Lazёr Radi
Ministria e Arsimit dhe Shoqata Kombёtare e tё dёnuarve politikё organizojnё njё konferencё shkencore pёrkujtimore me rastin e 40 vjetorit tё vdekjes sё Mirash Ivanajt
Ky aktivitet zhvillohet nё Pallatin e Kongreseve, ditёn e mёrkurё datё 22 shtator 1993, ora 10.30.
“Kosova i lindi intelektualët që i duheshin ndërsa Shqipëria i shkatërroi ata që i kishte…”
Intervistë me Dr. Lazër Radi me Blendi Fevziun
Jeta ka gjithmonë momente të caktuara që ndikojnë në të. Kur ju tregoni për të shkuarën tuaj, nuk mund ta fshihni që ajo ka pasur një moment të tillë? Mua më duket se pikërisht kjo ikje tragjike nga Kosova përbën fatin dhe fatalitetin tuaj. Ashtu si ndër fabulat kërkohet “il pusilis” d.m.th. qëllimi i saj moral, po ashtu edhe në jetën e njeriut duhet të kërkohet “moventi” – shtytësi që e nxit të veprojë. Unë jam kosovar: ideja e iredentizmit më ka përcjellë – si hija e ime – në çdo hap të jetës e të punës. Më vjen mirë se edhe tanim pas gjashtëdhjetë vjetësh prej emigranti, me të gjitha karakteristikat kam mbetë kosovar i thjeshtë: qoftë në të folme, qoftë në sjellje e qoftë në mentalitet. Kam besue gjithmonë – e vazhdoj të besoj edhe sot e kësaj dite – se Kosova një ditë duhet dhe do të bashkohet me Atdheun “amë”. Kjo Shqipëri që kemi sot e që i thonë “Shqipëri e tremmbëdhjetës” është e cunguar e si çdo trup i gjymtë është i mangët dhe i shëmtuar. Shqipëria, në kufijtë e vet të natyrshëm, etnikë, mund të jetë shtet dhe komb integral. Kjo ide e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë – në entuziazmin tim rinor – shpesh herë më ka çue të kërkoj aleanca jo fort të përshtatëshme dhe të futem edhe në ndonjë rrugë të gabuar.
Flitet shumë tashmë se idetë komuniste në rrethet gjimnaziste të asaj kohe ishin në modë. Pjesmarrja e juaj në to i takonte kësaj mode apo ishte një përfundim i vërtetë në të cilin ju kishit arritur? Kjo pyetje është e bukur, e vështirë dhe interesante. Deri në vitin 1934, Gjimnazi i Shkodrës ishte një institucion i qetë – pa rryma politike dhe ideologjike të asnjë lloji. Me shtetëzimin e shkollave, Gjimnazi u shtua me elementë të rinj, me nxënës që vinin nga Jezuitet dhe nga Fretërit. Në klasën time, ndër të tjerë erdhi Qemal Stafa, Xhemal Broja, Pashko Gjeçi, Vasil Llazari, Spiro Bellkovi etj. Deri në këtë kohë për asnjë lloj ideologjie nuk flitej kund. Me ardhjen e këtij elementi të ri filloi një gjallëri në gjithë shkollën. Në fillim u mendua të shtihej në dorë shoqëria “Besa Shqiptare”, e cila në ato kohëra ishte në apati të plotë. Në bazë të Statutit të kësaj Shoqëria, aty kishte mundësi për veprimtari më të gjera kulturore, artistike, letrare dhe sportive. Aktivitete, ku mund të grumbulloheshin dhe të aktivizoheshin të rinjtë e kësaj shkolle. Filloi kështu të shkundej pluhuri i apatisë. Me pak mundim dhe pak peripeci kjo Shoqëri u mor nga grupi përparimtar. Menjëherë filluan veprimtaritë. Gjendja financiare e Shoqërisë ishte përtokë. I duhej kushtuar rëndësi teatrit, mbasi ai mund të ishte i vetmi burim të ardhurash. Ne na duheshin para sepse kishim për qëllim të nxirrnim edhe revistë tonë. Pra, u krijua një gjallëri e entuziasëm në gjithë Gjimnazin. Por, as indoktrinim e as ideologji ende nuk shifej kund. Në këtë kohë vjen në Shkodër Selim Shpuza. Ky kontaktin e parë e mori me Zef Malen që njihej pak a shumë si njeri i ditur, i përgatitur mirë dhe me idena të majta. Aty u takua dhe rrinte shpesh me Prof. Skënder Luarasin, që ishte edhe Drejtor i konviktit “Malet Tona”. Doemos të gjitha këto kontakte bëheshin me kujdes dhe konspiracion të madh. Pikërisht në valën e punës, kur ishim duke përgatitur shfaqjen e dramës “Spiuni” – më njoftojnë se të nesërmen pasdreke do të takohem në shtëpinë e Ramiz Xhabies. Shtëpia e Ramizit ishte në një vend mjaft të përshtatshëm e konspirativ për mbledhje të tilla klandestine. Do të shkonim një nga një dhe në orë të ndryshme, me libra në dorë sikur shkonim të studjonim bregut të Liqenit, që ishte diku aty afër. U mblodhëm. Ishte Vasil Llazari, Xhemal Broja, Ramiz Xhabija, Qemal Stafa dhe unë. Isha i vetmi përfaqësues i Konviktit “Malet Tona”. Foli Vasil Llazari. Na tregoi qëllimin e mbledhjes, na foli për komunizmin, u ndal shumë për konspiracionin dhe për rëndësinë që kishte formimi i kësaj celule të parë komuniste të Gjimnazit të Shkodrës.
Pjesa e dytë e pyetjes është nëse idetë komuniste të asaj kohe ishin “modë”? E vërteta është se një pjesë e madhe e gjimnazistave ishin të etshëm për një “rinovim” të krejt strukturës shtetërore e shoqërore të vendit. Këto dëshira të tyre i shprehnin në hartimet e tyre, në shfaqjet teatrale që organizonin, e në atë revistë që së shpejti kishin ndërmend të nxirrnim. Mund të duket vërtetë “modë” po të mendohet se nukleusi i parë komunist i Gjimnazit të Shkodrës përbëhej nga djem të pasurish; I vetmi i papasur ndër ta isha unë, konviktori i “Malet Tona” dhe emigrant kosovar. Megjithatë, ndonëse nuk kishim një kulturë të mirëfilltë komuniste na ishim për një Shqipëri të drejtësisë, të lirisë dhe demokracisë.
A keni besuar vërtet atëherë se vetëm komunizmi mund ta shpëtonte Shqipërinë? Dhe me që jemi këtu, ç’mendoni për orientimin e atëhershëm të këtyre grupeve, ato ishin të orientuara gabim që në fillim apo devijimi i tyre nisi më vonë pas formimit të partisë komuniste. Doemos, po të mos kishim besuar në një gjë të tillë nuk do t’i ishim futur kësaj pune. Sa për orientimin këtë e kishim të pakët dhe për kompensim përpiqeshim të bëheshim vetë krijues të ideologjisë komuniste. Ndër në studentët, më i pregatituri në këtë drejtim ka qënë Vasil Llazari. Ky kishte kontakt direkt me Zef Malën dhe ky i fundit me Selim Shpuzën, që kishte jetuar disa kohë në Bashkimin Sovjetik dhe kështu sillte prej andej eksperiencën e tij komuniste… Nëpërmjet profesorit të frëngjishtes Paul Goujon-it, merrnim revista e gazeta të së majtës që botoheshin në Francë. Na kishin ardhur edhe disa libra të Trockit. Ashtu të etshëm për të ditur nuk lamë gjë pa lexuar. Një ditë Qemal Stafa na tregonte se kishte lexuar diçka nga Mihail Shevçenko dhe kënaqesh me një episod ku autori tallej me Gjeneralin Popullor Budioni dhe me mustaqet e tija. Me këtë donte të na e theksonte se sa demokraci e sa liri shtypi kishte në Rusi. Nuk ka as më të voglin dyshim se imazhi i ynë për komunizmin ishte krejt ideal dhe njerëzor. Devijimi për të cilin po flitni ju erdhi më vonë, pas formimit të partisë. Fakti se të gjithë këta nismëtarë e në mënyrë të veçantë anëtarët e grupit të Shkodrës, të cilët o i zhduku fizikisht ose i eliminoi ndër burgje e internime, flet më së miri se çdo gjë është bërë më vonë – nën ndikimin sllav.
Nasho Jorgaqi në një libër të vetin ju quan “renegat” – si, dhe, pse, u shkëputët nga grupi komunist i Shkodrës? Me kalimin e kohës grupi erdhi duke u organizuar. Filluam të ndahemi në celula treshe. Materiali propagandistik na vinte nga Mali i Zi në broshura të vogla. Filluan kontaktet me studentë e puntorë komunistë malazias. Takimet i bënim në Vrakë ose në Kalanë Rozafat. Në këto takime unë isha i pashmangshëm sepse e njihja mirë serbo-kroatishten. Nuk më kujtohet data, por në një takim që patën me studentët komunistë të Podgoricës që kishin ardhur në Shkodër “për eskursion”, gjatë një bisedë disaorëshe, ata filluan të na japin direktiva konkrete: të sabotonim institucionet fetare (sidomos ato katolike), të fillonim nga vrasjet d.m.th. të ushtronim njëlloj terrorizmi politik etj. etj., bile njërit prej tyre i shpëtoi një shprehje e tillë: “Vrisni nga këta, ka shqiptarë sa të duash…” U trondita. Gjithë atë natë reflektova dhe erdha në përfundim se duhej të shkëputesha nga ai grup. E kisha pak të vështirë sepse tani kisha punuar mjaft dhe në konviktin e “Maleve Tona”, ishte punuar fort mirë në organizimin celular. Në mëngjes mblodha treshen time Elez Brahën, Hajdar Dushin e Xheladin Hanën dhe u tregova për vendimin që kisha marrë. U erdhi shumë keq – por, qenë plotësisht dakort me mua. Në veçanti njoftova edhe shokët e mi Haki Tahëndhe Emin Durakun. Edhe ata si kosovarë u bindën se ai nuk ishte komunizëm, por një antishqiptarizëm sllav që donte të hakmerrej me dorën tonë kundra shqiptarëve. Në mbledhjen më të parë që bëmë në shtëpinë e Ramiz Xhabisë deklarova: “Jam kosovar, i dëbuar nga Kosova prej serbomëdhejve. Erdha në Shqipni, në Shkodër për të studjue e për të qënë i vlefshëm për Shqipni e për Kosovë dhe jo për të bërë politikën e serbit në Atdheun tim. Të jeni të sigurtë se nuk do të dekonspiroj asgjë prej kësaj që kemi realizuar edhe sikur të ma rrjepin lëkurën…” Sot, di të them se i qëndrova atij Betimi. Pra qysh në vitin 1937, u divorcova dhe preva çdo marrëdhënie me komunizmin, bile duke kaluar në kahun e kundërshtarëve të tij…
Ju keni jetuar të famshmet vitet tridhjetë, dhe kemi dëgjuar se keni shkruar një libër për atë kohë. Ç’mund të na thoni? Është e vërtetë se kam jetuar në mjaft raste interesante dhe shpesh jam gjendur vorbullën e ngjarjeve. Është e vërtetë se për këtë periudhë kam shkruar një libër të titulluar: “Shqipëria në vitet ‘30”…
Për mua, dhe në këndvështrimin tim, ajo kohë ka qenë një nga periudhat më të rëndësishme të lulëzimit të kulturës shqiptare, madje në njëfarë mase personalitetet e asaj periudhe i kanë munguar zhvillimit të mëvonshëm të Shqipërisë.
Kur ju dëgjoj që flisni për njohjet tuaja me ta më duket sikur kam përpara një figurë shumë interesante… Sikur të përdornim një term ekonomik shumë të modës sot, do të thoja se vitet Tridhjetë kanë qenë një “boom” i vërtetë i kulturës dhe i letrësisë shqiptare. Në ato vite patëm krijimet poetike të Lasgush Poradecit, Migjenit, Petro Markos, Nexhat Hakiut, Vedat Kokonës, Mitrush Kutelit, Ali Asllanit prozën poetike të Nonda Bulkës, një publicistikë të shkëlqyer të njerëzve të talentuar si Krist Maloki, Vangjel Koça, Branko Merxhani, vëllezërit Toto, Tajar Zavalani, romancierë e novelistë si Ernest Koliqi, Sterjo Spasse, Haki Stërmilli, Mustafa Greblleshi etj. Gazetarë të mirëfilltë si Nebil Çika e Zoi Xoxe, pa përjashtuar klasën e shkëlqyer të klerikëve katolikë, ku shkëlqenin Gjergj Fishtës, Vinçenc Prennushi, Lazër Shantoja, Zef Valentini, Bernardin Palaj, studjues e shkencëtarë si Eqerem Çabej e Aleksandër Xhuvani e shumë e shumë të tjerë që në këtë çast nuk më kujtohen. Pjesën më të madhe të këtyre i kam njohur dhe kam punuar me ta.
Migjeni dhe Koliqi kanë qënë dy miqtë e tu të afërt, madje për Migjenin Ju keni shkruar edhe një libër (natyrisht të pabotuar) ndërsa për Koliqin keni heshtur. Ç’mund të thoni tani për ta? Të dy, edhe Koliqin edhe Migjenin i kam pasë miq dhe motivues në jetën time.
Ernestin qysh në vitet e gjimnazit kur e pata profesor historie, ma vonë në redaksinë e revistës “Illyria” e me në fund kur ishte profesor e Katredës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës. Përsa i përket Migjenit, fati e desh që të qëndroja një verë të tërë me të në Pukë. Isha me të në vitin 1936, që mund të konsiderohet edhe si viti i krijimeve të tij më të bukura. Ai qe vit i pjekurisë së tij të plotë si poet e si prozator. Jetova me të nën kulmin e shkollës verore të Pukës, në dy dhoma ngjitur njëra tjetrës. E pashë duke punuar e duke dhënë mësim. Bisedoja me të për gjithçka – isha gjimnazist dhe i etshëm për të ditur çdo gjë. Migjeni ishte përherë i gatshëm, përherë i buzëqeshur,përherë me zemër të hapur. Në vitin 1964, u përpoqa t’i përmbledh kujtimet e mia në një libër të vogël “Shenime dhe Kujtime”, i cili për shkak të kushteve të mia të izolimit politik nuk mundi ta shohë dritën e botimit.
Pjesa e dytë e pyetjes është për Ernest Koliqin. Në kohën e diktaturës askush s’mund ta përmendte emrin e Koliqit. Edhe pse Eqerem Çabej, i cili e kishte mik dhe koleg, në konspiracionin më të madh i thoshte Profesor Skiroit: “Lexoj gjithmonë “Shejzat”. Të lutem, i thuaj Koliqit mos t’i ndërpresë por, me çdo sakrificë t’i vijojë”. Për punën dhe veprën e Koliqit kam ndërmend të bëj studime të veçanta, mbasi në Romë munda të siguroj materiale të bollshme për jetën dhe veprën e tij.
Mendoni se qëndrimi ndaj tyre deri më sot ka qënë ekstrem apo i afrohet së vërtetës? Për sa i përket Migjenit është shkruar besoj më shumë se për çdo poet tjetër shqiptar. Fantazia dhe interpretimi dallkauk dhe i indoktrinuar arriti deri aty sa mendohej ta shpallnin “komunist pas vdekjes”(!?!)
Që në shkrimet e para që botova për Migjenin në gazetën “Drita” – e premte 9 shtator 1938, – ku thoja se: “poezia e tij fort e çmueshme nuk i takon asnjë drejtimi – përveçse shprehjes së ndjenjave të dashurisë njerëzore”. Në këto vitet e fundit, mbrenda mundësive të mia të jetës në kampin e “dëbimit”, jam përpjekur të shkruaj mjaft, si për Migjenin ashtu edhe për veprën e tij. Mendoj se kur të botohen këto shkrime, mund të formojnë një kontribut modest për ata që do të merren me studime të hollësishme për jetën dhe veprën e Migjenit në kushte më të mira, më të lira dhe nën frymën e një demokracie pluraliste.
Kurse ndaj Ernest Koliqit diktatura ka mbajtur një qëndrim tepër ekstrem, dhe poshtërues. Ajo që më ka dhimbur është pikërisht një shkrim i vonë në një parathënie mbi Migjenin, ku në mënyrë të paskrupull fyhesh një korife i fjalës dhe kulturës shqipe, si Koliqi. Jam i bindur, se ata që e kanë bërë një gjë të tillë, shpejt do të pendohen e ndoshta do t’u duhet t’i kthehen pështymës së tyre…
Deri tani jemi mësuar ta shohim Migjenin si një gjeni të zymtë e të mënjanuar ndërsa Koliqin vetëm si kolaboracionist. Ç’mund të na thoni për Migjenin dhe Koliqin Njeri, për intimitetet me ta? Migjenin, kohët e fundit turbekulozi ia rëndoi së tepërmi shëndetin. Kjo ndoshta ishte edhe shkaku i zymtësisë dhe trishtimit të tij, shprehur në mënyrë të veçantë në poezitë e fundit. Përsa i përket mënjanimit të tij, mendoj se edhe kjo ka arsyet e veta. Si natyrë Milloshi ishte njeri i shqoërueshëm, bile edhe gazmor, me një humor shumë elegant. Shpesh herë mbrëmjeve, autoritetet lokale të Nënprefekturës së Pukës e ftonin për një seancë pokeri. Migjeni vazhdimisht humbiste sepse nuk e kish as dinakërinë e kundërshtarëve dhe as fuqinë financiare të tyre. Megjithatëm edhe pse humbës, e mbante tërë atë shoqëri me qyfyre të këndëshme. E, në qoftë se – siç thotë Cvajgu – në bixhoz kuptohet karakteri i njeriut, atëhere mund tëthemi për Migjenin se ishte njeri që e dinte dhe e donte shoqërinë. Siç e thashë edhe më lart, në poezitë e fundit ai me të vërtetë ishte i zymtë, por “mënjanimi” i tij nuk ka ardhur as nga sëmundja e as nga dobësimi i tij shpirtëror, por nga dëshira – siç ma thoshte ai vetë – që atij dimri 1936 – 1937, d.m.th. në pushimet e tia shkollore të përfundonte “Novelat e qytetit te veriut”. Brenda kësaj kohe të shkurtër, ai mundi t’i shkruajë gjithë novelat e tij. Pra vetizolimi, ishte rrjedhojë e pasionit të tij për t’i dhënë vehtes mundësi që të mbyllte një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij…
Përsa i përket Ernest Koliqit – jo vetëm ju, rinia e sotme, por edhe brezat e mëparshëm e keni njohur vetëm nën nofkën e “kolaboracionistit”. Kjo është një fatkeqsi që kërkon kohë për t’u shkulur nga mendja. Por, jo vetëm kjo fjalë, por kanë qenë të shumta parrullat e famëshme të fabrikuara në arsenalin e propagandës komuniste si: kolaboracionist, tradhëtar, spiun, agjent, poliagjent, trafikant armësh, i shitur, kalemxhi etj. etj. Mendoj se ju të rinjtë e Shqipërisë Demokratike duhet të distancoheni nga të tilla shprehje bajate dhe helmuese propagandistike. Përpiquni vetë që prapa çdo epiteti të tillë, të ndaloheni tek “njeriu” dhe tek “vepra” e tij, ta studjoni dhe të nxirrni konkluzione të reja. Dhe do të shikoni se Koliqi do t’ju shfaqet krejt ndryshe nga ajo çka e ka paraqitur propaganda komuniste, e perfeksionuar në sharje, shpifje dhe denigrime njerëzish dhe personalitetesh.
Po vijmë tek Ernest Koliqi. Siç e njoh unë dhe siç e paraqet vepra e tij, ai është ndër atdhetarët dhe shkrimtarët më të shquar që ka nxjerrë Shkodra, bashkë me Luigj Gurakuqin e Vaso Pashë Shkodranin. E gjithë vepra e tij e sidomos, kohrat e fundit para vdekjes me rivistën “Shejzat” shihet e gjallë kjo frymë intelektuale dhe ndjenja e lartë patriotike e tij.
Jeni nga publicistët e rinj të njohur të asaj kohe. A keni diçka për të thënë për veten dhe për shtypin e asaj kohe? Kam shkruar në tri periudha të ndryshme: Në kohën e Zogut deri në vitin 1939: si gjimnazist jam marrë krysisht me shkrime të vogla letrare: me skica, me prozë poetike, me përshkrime të shkurtëra dhe poezi.
Gjatë kohës së pushtimit italian: kam shkruar artikuj për të përditëshmen “Tomorri” që drejtohej nga Vangjel Koça, mik dhe udhëheqës shpirtëror i imi. Në këtë gazetë kam bashkëpunuar për afro një vit dhe kam shkruar një varg të gjatë artikujsh. Bashkëpunimin në këtë gazetë ma ndërpreu Drejtoria e Shtypit, pasi qeveria Jugosllave kishte protestuar pranë qeverisë italiane, për karakterin irendentist të artikujve të mi, ku unë aludoja për një sulm të mundshëm të Italisë kundës Jugosllavisë.
Mbas kapitullimit të Italisë kam bashkëpunuar në gazetën”Bashkimi i Kombit” të drejtuar nga intelektuali Akile Tasi – shqiptar i vërtetë dhe njeri i jashtëzakonisht i ndershëm. Artikujt e botuar në këtë gazetë kanë një frymë bashkimi dhe karakter iredentist, me një të veçantë dashurie për Kosovën time martire që në atë kohë po shqetësohej nga bandat çetnike. Me këta artikuj konsiderohej se kisha arritur një pikë mjaft të lartë në publicistikën shqiptare dhe mund të them se artikujt e mi qëndronin në një nivel me artikujt e publicistave me eksperiencë si Xhelal Mitrovica, Masar Sopoti, Eqerem Telhaj etj. etj. Artikujt e shkruar në vitin 1944 edhe sot i lexoj me andje. Shumicën e tyre i kam firmosë me pseudonimin “Ushtima e Sharrit”, me inicialet L.R. ose thjesht pa emër fare siç ishin pjesa më e madhe e kryeartikujve.
Mbaruat gjimnazin në mënyrë të shkëlqyer dhe befas, falë rastësisë, morët një të drejtë studimi për në Itali, gjë mjaft e vështirë për një emigrant si ju. A mos ky moment ka ndryshuar vërtetë gjithçka në jetën tuaj të më vonëshme? Posa mbarova shkollën e mesme, nga dëshira e madhe për të vazhduar studimet e larta, iu drejtova me një letër Mbretit Zog. Nuk pata përgjigje! Iu drejtova me një letër të dytë. Nga fundi i korrikut, ndërsa po bëja plazh te Currilat e Durrësit, vjen vëllai pa frymë dhe më njofton se po më kërkonte mbreti në plazhin e Durrësit, në palafitën e tij të ndërtuar brenda në det. Pas dreke u paraqita në hyrje ku më doli një oficer. I thashë se më kishte kërkuar vet Mbreti. U fut brenda dhe pas pak minutash doli e më njoftoi se duhej të paraqitesha në vilën dykatëshe përbri ku do të më priste Lalë Krosi… U zemërova dhe u ktheva në Durrës i dëshpëruar pa takuar njeri! Pas disa ditësh më shkoi ndërmend t’i drejtohesha Don Anton Zogaj-t, famulltarit të Durrësit, e t’i lutesha që të ndërhynte pranë Ambasadorit të Italisë, Françesko Jakomonit për të më akorduar një bursë. Don Antoni më dha një rekomandim dhe u interesua gjallërisht deri sa më nxorri jo një bursë por një ndihmë prej 1000 frangash në vit. Me këtë ndihmë të vogël u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë.
Më katër prill gjej mbi tavolinën e dhomës sime një bilietë vajtje-ardhje për në Tripoli me motonaven më të madhe të botës “Augustus”, një biletë tjetër për tren deri në Napoli edhe ajo vajtje-ardhje si edhe 500 lira italiane në të holla, për ndonjë shpenzim të veçantë. Këto i kishte sjellë një karabinier dhe e zonja e shtëpisë ishte e detyruar të njoftonte nëse isha nisur apo jo. M’u duk një udhëtim interesant dhe e pranova. U nisa. Më 7 prill kur po gjendesha në mes të detit Mesdhe, nga mikrofonat e radios e mora vesh se trupat italiane kishin zbarkuar në Durrës dhe po vazhdonin pushtimin e vendit pa hasur rezistencë. Tani e kuptova se qëllimi paska qenë të më largonin nga Roma për ato ditë që do të zgjaste pushtimi. Kur u ktheva – gjithshka kishte marrë fund dhe njerëzit po e vazhdonin jetën dhe punën e tyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Edhe unë vazhdova studimet. Në pushimet e verës erdha në Shqipëri, në Durrës. Një ditë vendosa të shkoj në Tiranë dhe të takohesha me Vangjel Koçen, që ishte Drejtor i gazetës “Tomorri”. Vangjeli më propozoi të shkruaja në gazetën e tij.
Gazetaria dhe publicistika ka qënë përherë ëndrra dhe dëshira e ime më e madhe. E pranova. Fillova bashkëpunimin, bile me një zell shumë të madh. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në jetën time dhe pikërisht ky mund të quhet momenti që ndryshoi çdo gjë në jetën time të mëvonëshme.
Që më 23 Nëntor 1944, ju u arrestuat dhe Gjyqi Special ju dënoi me 30 vjet burgim.. Ju akuzuan për bashkëpunim me okupatorin. Çfarë do të thoni për këtë gjyq dhe për këto akuza? Ishte një ditë e zymtë Nëntori, kur një shok i im i dikurshëm i Konviktit dhe i gjimnazit Abaz Sali Shehu – si Kryetar Këshilli i Tiranës së Re – po i kontrollonte një nga një të katër pallatet e Lanës. Unë atëhere banoja në një apartament në pallatin e fundit. Nga dritarja ndiqja gjithë lëvizjet e tij. Kur u fut në hyrjen tonë, hapa derën dhe i thirra. Si shokë të vjetër “u puthëm dhe u përqafuam me mall”. Pasi u interesua se ku banoja, hiku! Nuk kontrolloi asnjë apartament në atë hyrje. Nuk kaloi as një gjysëm ore kur një togë partizanësh e rrethuan pallatin tonë. E kuptova! Do të më arrestonin! U vesha me rrobe të rënda e me çorape leshi. Trokiti porta dhe tre partizanë me mashinka sovjetike në dorë u dhanë përpara. Duke m’u drejtuar më thanë: “Eja me ne deri në Këshill të Lagjes – vetëm për një pyetje!” Ishte një tekst shabllon i atyre ditëve, ku shumica ekzekutoheshin. Qe data 23 nëntor 1944, gjashtë ditë para se të çlirohej Beogradi, mbasi data e 29 Nëntorit u bë festë kombëtare edhe për Shqipërinë. Ky ishte një veprim i koordinuar mirë nga jugosllavët që drejtonin partinë komuniste shqiptare në parashikim të një shkrirjeje të afërme të Shqipërisë me Jugosllavinë. Më thirrën vetëm për një pyetje, por, për fat të keq kjo pyetje – zgjati 47 vjet, një muaj e 17 ditë, sepse në të u përfshinë burgje, internime e dëbime pafund…
U dënova nga Gjyqi Special nën akuzën “Agjitacion e propagandë në favor të qeverisë kuislinge dhe okupatorit fashist”. Fjala ishte për artikujt që kisha shkruar në gazetat “Tomorri” dhe “Bashkimi i Kombit”. Dua të ndalem pak tek Gjyqi Special pasi ky gjyq u shëndrrua në një arenë të vërtetë cirku: rolin e arixhiut e luante prokurori Bedri Spahiu, i cili u tregua me të vërtetë mjeshtër i improvizimeve dhe i teatralitetit politik. Me thirrje histerike gjoja në kulmin e zemrimit për të akuzuarit, që ia rrëzonin akuzat, bënte sikur kapte mikrofonin dhe sikur do t’i binte kresë të pandehurit të pafajshëm. Në majë të gjuhës e kishte fjalën “tradhtarë”, të cilën e përdorte në çdo tri fjalë. Salla brohoriste dhe këndonte këngët e “Hakmarrjes…”. Një spektakël makabër… Asnjëherë Shqipëria nuk kish pasur aq shumë tradhtarë saç dolën ato ditë nga të ashtuquajturit “gjyqe të popullit”. Qoftë në serinë e parë të artikujve në gazetën “Tomorri”, qoftë në ata të publikuar në gazetën “Bashkimi i Kombit” unë kisha sulmuar Jugosllavinë në mbrojtje të Kosovës martire. Siç duket të mbroje Kosovën ishte tradhëti kombëtare… Pra, nëse kisha bërë ndonjë faj, këtë e kisha bërë kundër Jugosllavisë. Megjithatë, preferova më mirë të dënohesha pa faj nga shqiptarët se sa me faj nga serbo-malazezët.
Një pyetje pak më specifike: luftën ju e keni parë vetëm si një luftë të pastër nacional-çlirimtare apo edhe si një luftë civile që përcaktonte përkatësinë e pushtimit pas saj. Nuk e kam të qartë pyetjen: ti do të dishë nëse unë luftën e kam parë si luftë të çlirimit kombëtar, apo si një luftë të bërë nga një parti e vetme për të marrë pastaj pushtimin në dorë?!
Pikërisht këtë desha të di: cili është mendimi i juaj? E gjithë lufta e zhvilluar ka qënë një mashtrim i madh gjithpopullor. Prapa flamurit të çlirimit kombëtar fshihej qëllimi i marrjes së pushtetit nga partia komuniste e cila, nga ana e saj, manipulohesh nga emisaret e Titos të kualifikuar dhe të talentuar për krime e kompllote si Miladin Popoviç, Vukmanoviç
Tempo dhe Mugosha, – të cilët nën maskën e internacionalizmit proletar synonin të gllabëronin Shqipërinë. Po të ishte një luftë e mirëfilltë për çlirimin kombëtar nuk do tu kthehej pushka forcave nacionaliste, nuk do të prisheshin marrëveshjet me krerët nacionalistë, së pari në Pezë me 16 shtator 1942, e më pas edhe prishja e marrëveshjes së Mukjes më 2 dhe 3 gusht 1943, pikërisht se atje kërkohej që Kosova të ishte pjesë e Shqipërisë. Për këto arsye ajo nuk mund të quhet luftë nacional-çlirimtare, por vetëm një luftë civile për marrjen e pushtetit.
Çfarë mendimi keni për Enver Hoxhën? Mendjemadh, injorant, vrasës dhe shkatërrues i çdo gjëje të mirë dhe të çmuar që kishte populli shqiptar.
Po për komunizmin shqiptar? Ashtu si për Enver Hoxhën.
Si e shikoni ju zhvillimin e kulturës paralelisht në Kosovë e në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës? Më pëlqen të përsëris një shprehje që e kam thënë edhe diku tjetër: “Kosova i lindi intelektualët që i duheshin ndërsa Shqipëria i shkatërroi ata që i kishte…”
Nga viti 1944 kur u arrestuat e deri në shkurt 1991 kur falë lëvizjes së studentave ju u liruat – keni jetuar një periudhë mjaft të vështirë burgimesh, internimesh e dëbimesh. Jo vetëm unë dhe familja e ime, por i tërë Kombi atyre duhet t’u jetë mirënjohës fuqive të mëdha që rrëzuan Murin e Berlinit po dhe lëvizjes së studentave shqiptarë që iu kundërvunë diktaturës… Liria është edhe vepra e tyre madhështore. Me një rini të tillë, e ardhmja e këtij vendi nuk ka si mos të jetë e shkëlqyer. Për një gjë më vjen keq: pjesën më të mirë të jetës e kalova burgjeve e kampeve. Siç, e thashë më lart 45 vjet: janë një jetë e tërë. Sa do t’i kisha dhënë Atdheut me atë entuziasëm e vullnet që kisha, në atë kohë. Erdha si emigrant dhe me shumë sakrifica munda ti kryej të plota të gjitha studimet. Nga Kosova erdha në Shqipëri, por edhe këtu e jetova fatin tragjik të Kosovës. Këtu, po ai qëndrim që mbahej ndaj Kosovës, u mbajt edhe ndaj kosovarëve që ishin ose që erdhën më pasë në Atdheun – amë.
Ne u takuam bashkë në Itali këtë vit kur pas gjysmë shekulli ju dëgjuat të ju thërrisnin përsëri Dr. Radi dhe në fund të fundit te ju respektojnë si njeri e jo si i persekutuar apo i emargjinuar. Ishte një ëndërr apo diçka më tepër? Në Romë, në qytetin ku u realizova dhe u shkatërrova si intelektual, kthimi pas pesëdhjetë vjetësh i tejkalon të gjithë kufijtë e ëndrrës. Atje unë shkova të takoj rininë time të humbur, shkova të takoj Romën magjike që m’i ndezi ëndrrat, shkova të takoj shokët dhe miqtë e dikurshëm; shkova të takoj edhe gjithçka shqiptare që ka ky qytet: duke filluar nga Holta Çakçirin, pafajsisht e mbetur e dënuar, Nermin Vlora Falaski këtë grua të shkëlqyer që krenarisht e shfaqte të qenit shqiptare, nga Sheshi Skënderbeg e deri tek Zoja e Shkodrës në Gjenancan, nga varri i Koliqit tek refugjatët e shumtë shqiptarë… Pra, në Romë kërkova të takoj gjithçka shqiptare: aty ju gjeta edhe me ju, gjeta edhe gazetarët shqiptarë të RAI-t Albert Akshinë, Petro Vuçanin e Gjon Kolndrekën, gjeta aty shqiptarin fisnik Taf Previzi dhe politikanin Dr. Mentor Çoku…
6 tetor 1993
Del nё qarkullim libri i parё, vëllimi me poezi nga Lazër Radi dhe Jozef Radi titulluar “Muret e Muzgut”, qё mund tё quhet edhe fillimi i nji serie botimesh dhe bashkёpunimesh.
14 tetor 1993
Ati dhe biri i poezisë nga Visar Zhiti
(Gazeta “Hapsirë Mendimi”, e enjte, 14 tetor 1993)
15 tetor 1993
Ribashkimi i shqiptarëve – pregatitur nga H. Shala e Dr. L. Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr. 8, e premte, 15 tetor 1993)
19 tetor 1993
Carissima signorina Francesca (Travaglini) (letërkëmbim)
Con tanto affetto – Lazzaro
25 tetor 1993
Shum i dashtun Jozef Radi, (letërkëmbim)
Tue ju urue, si pёrhera, shёndet tё plotё, punё tё mbarё e suksese, me shum mall u pёrqafon
I Jueji mik pёrhera, Petro
15 nëntor 1993
I dashur Lazёr! (letërkëmbim)
Ju pёrqafoj e ju puth me shum mall sё largu jueji – Dine
19 nëntor 1993
Përshëndetje vllaznore edhe urime – Tafa (letërkëmbim)
28 nëntor 1993
I dashur Dine (Dine), (letërkëmbim)
Tё fala tё bajnё tё gjithё ndёrsa unё ja u puthi sytё me mall ty, Adrianёs, Ervisit dhe Suelёs i jueji – Lazri
29 nëntor 1993
Fort i dashtuni Tafё (Pervizi) (letërkëmbim)
Të fala e të përqafoj me mall – I yti Lazri
29 nëntor 1993
I dashtuni Petro (Vuçani) (letërkëmbim)
Tё pёrqafon me mall – Lazri
29 nëntor 1993
I dashtuni Fredi (Radi) (letërkëmbim)
Tё fala tё gjithve. Ju pёrqafon me mall – I jueji Lazri
3 dhjetor 1993
I dashtuni Mustafё (Pervizi)(letërkëmbim)
Shumё tё fala dhe pёrqafime – I yti Lazri
6 dhjetor 1993
Happy new year (letërkëmbim)
Cordialimente – Drita Ivanaj
11 dhjetor 1993
Vёrtetim (letërkëmbim)
Drejtor i Drejtoriё sё Pёrgj. tё Administratёs
N/Kolonel Plator Bilibashi
12 dhjetor 1993
Al Sign. Paolo Foresti (letërkëmbim)
Ambasciatore d’Italia
Rispettosamente – Dr. Lazёr Radi
13 dhjetor 1993
I dashtun Lazёr, (letërkëmbim)
Shumë përqafime si ty Lazër edhe Jozefit e Familjes, nderimet e mija.
I juaji Tafa
15 dhjetor 1993
Vёrtetim (letërkëmbim)
Evidencierja Majlinda Tafaj
Drejtori Kolonel – Ali Shenepremte
20 dhjetor 1993
I dashtuni Tafё (letërkëmbim)
Të përqafoj me mallë e me shumë dashuni.
I yti Lazri
23 dhjetor 1993
Buon Natale – Felice Anno Nuovo (letërkëmbim)
Pёrqafime me mall – Petro
1 nëntor 1993
Kultura shqiptare po del nga apatia nga Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr. 9, e hënë, 1 nëntor 1993)
1 nëntor 1993
Botime të reja nga Visar Zhiti
(Gazeta “Bashkimi i Shqiptarëve”, Nr. 9, e hënë, 1 nëntor 1993)
4 nëntor 1993
Ati dhe biri i poezisë nga Visar Zhiti
(Gazeta “RD”, e enjte, 4 nëntor 1993)
5 nëntor 1993
Mësuesi që la gjurmë në shkollën shqipe të Kosovës Dr. Lazër Radi
(Gazeta “Rilindja”, e premte, 5 nëntor 1993)
23 nëntor 1993
Telegram – Tiranё Lushnje (0153 30 23.11.1993 12:50)
Lazer Radi – Rruga Reshit Çollaku Nr. 118 – Tiranё
Me 10 Dhjetor ora 16.00 nё Bibliotekёn e Qytetit bёhet diskutimi krijues i librit tuaj.
Biblioteka e qytetit Lushnje
dhjetor 1993
Del nё qarkullim libri “Stalini Moxarti dhe Maria Judina” i poetit malazes Jevrem Berkoviç
përkthyer nga Dr. Lazër Radi
15 dhjetor 1993
Ftesё – z. Lazёr Radi – Simpozium Shkencor
“Çёshtja Shqiptare dhe Konferenca e Ambasadorёve tё Londrёs 1912-1913”
Fakulteti i Historisё dhe i Filologjisё dhe Lidhja e Historianёve Shqiptarё organizojnё simpoziumin shkencor: “Çёshtja Shqiptare dhe Konferenca e Ambasadorёve tё Londrёs 1912-1913”
Ditёn e mёrkurё, datё 15 dhjetor 1993 ora 10.00, ne Qendrёn Ndёrkombёtare tё Kulturёs.
Pjesёmarrja juaj na nderon
20 dhjetor 1993
Dёshmi
V. Hysi
24 dhjetor 1993
Dr. Milan Shufflay – një jetë kushtuar albanologjisë* nga Dr. Lazër Radi (1)
(Gazeta “Rilindja”, e premte, 24 dhjetor 1993)
31 dhjetor 1993
Dr. Milan Shufflay – një jetë kushtuar albanologjisë* nga Dr. Lazër Radi (2)
(Gazeta “Rilindja”, e premte, 31 dhjetor 1993)
1994, boton librat dokumentarë “Misteret e një Ministri” dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, ndërkohë vazhdon të punojë e të shkruajë, deri në 14 orë në ditë në kushte tejet të vështira. Përkthen Frojdin, Jungun, një “Enciklopedi të historisë së botës” dhe një seri veprash të mbetura dorëshkrime…
4 janar 1994
Fort i dashur Lazёr (letërkëmbim)
I dashtun Lazёr tё puth me madh e me njё nostalgji tё madhe – I juaji Alfredi
14 janar 1994
E nderuara Kryesi (letërkëmbim)
Me nderime – Lazër Radi
15 janar 1994
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Shumë përqafime – Tafa
18 janar 1994
Egregio Dott: Radi, (letërkëmbim)
Cordialmente all. – Drita Ivanaj
25 janar 1994
Viti vazhdues të jet me fat si për ty ashtu për familjen Radi -Tafa (letërkëmbim)
27 janar 1994
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Cari saluti da Augusto e da me estensibili anche alla tua famiglia – Dev-ma Milena
22 shkurt 1994
Lënda: Përgjigje letre (letërkëmbim)
Lazër Radi – Rr. “Reshit Çollaku” Nr. 118 Tiranë
Përgjegjësi i Sektorit të Letrave – Frrok Gjoka
25 shkurt 1994
I dashtuni Lekё (Pervizi) (letërkëmbim)
Edhe nji herё, tё fala e pёrqafime i jueji – Lazri
25 shkurt 1994
Carissima Milena, (letërkëmbim)
Vostro devotissimo – Lazzaro
25 shkurt 1994
Cara Drita (ivanaj) (letërkëmbim)
Cordialmente – Lazёr Radi
25 shkurt 1994
I dashtuni Tafё (Pervizi) (letërkëmbim)
Të përqafoj me shumë mall – I yti Lazri
25 shkurt 1994
I nderuari Zoti Dilaver (Dine) (letërkëmbim)
Me nderime tё veçanta – I jueji Lazri
27 shkurt 1994
Al Sig Paolo Foresti (letërkëmbim)
Signor Ambasciatore
Rispettosamente – Dr. Lazёr Radi
8 mars 1994
Ambasciata d’Italia (letërkëmbim)
I nderuar Zoti Lazёr Radi,
Ju faleminderit – Alma Hado (sekretaria)
14 mars 1994
I dashtun Lazёr (letërkëmbim)
Shum përqafime si ty edhe Jozefin – I juaji Tafa
21 mars 1994
Egregio Dott: Radi: (letërkëmbim)
Cordialmente all – Drita Ivanaj
prill 1994
Signor Celsio (da Stefania) (letërkëmbim)
Rispettosamente porgo i nostri saluti, sempre in attesa di una vostra lettera – Celso da Stefania
6 prill 1994
Gentile professore, (letërkëmbim)
Cordiali ed amichevoli saluti – Cosmo Laudone
8 prill 1994
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
grazie ancora di tutto.
Affe-mi Milena, Augusto e tutti gli amici.
14 prill 1994
I nderuemi Z. Lazёr Radi! (letërkëmbim)
Ju pёrshёndesi me shum dashtuni juve dhe djemtë. Zonjёs Vitka, nderimet dhe respektet e mija dhe tё Shpresёs.
I jueji D. Dine
5 maj 1994
Shumё i nderuar z. Lazёr! (letërkëmbim)
I juaji – Nezir Myrta
5 maj 1994
I dashur Lazёr (letërkëmbim)
Me Nderime, I Juaji – Nezir Myrta
16 maj 1994
I dashtuni Zotni Lazёr Radi! Dhe e gjithё familja.(letërkëmbim)
Me nderime i juej dhe me ju
Pjetёr Mёrnaçaj
24 maj 1994
I dashtun Lazër, (letërkëmbim)
Shum përqafime – Tafa
16 qershor 1994
Vërtetim (letërkëmbim)
Drejtori – Avni Agolli
26 qershor 1994
Presidentit tё Republikёs – Dr. Sali Berisha (letërkëmbim)
Pranoni zoti President nderimet e mia tё pёrzemёrta.
Lazёr Radi
26 qershor 1994
Kryesisё sё Kuvendit Popullor – Tiranё (letërkëmbim)
Personalisht Zotit Tomor Malasit
Me nderime – Lazër Radi
26 qershor 1994
Zotit Eduard Ypit (letërkëmbim)
Kryetar i Komitetit të ish të Përndjekurve Politikë Tiranё
Me nderime – Lazër Radi
26 qershor 1994
I dashur Fredi (letërkëmbim)
Ju pёrshёndes tё gjithёve Marizёn, ty dhe vajzat, me shumё mall – I jueji Lazri
6 korrik 1994
Republika e Shqipërisë (letërkëmbim)
Kuvendi Popullor NR. 8-24 Prot
Lënda: Përgjigje letre Lazër Radi
Rr. “Reshit Collaku” Nr. 118 Tiranë
Ju njoftojmë se Zoti Tomor Malasi mori letrën tuaj dhe i ka shkruar përsëri personalisht Zotit Eduart Ypi.
Përgjegjësi i Sektorit të Letrave – Frrok Gjoka
12 korrik 1994
I dashtuni Lazër, (letërkëmbim)
Shum të fala me shëndet – Tafa
17 mars 1994
Nga data 17 mars deri më 31 mars 1994, Dr. Lazër Radi së bashku me nji grup drejtuesish të Lëvizjes Shqiptare të Bashkimit të Shqiptarëve vizitojnë Zvicrën.
31 mars 1994
Le pòete Lasër Radi dènonce la situation du peuple albanais Da Michel Schëeri
(Gazeta “Le Courrier”, Nr.76, juedi, 31 mars 1994)
9 prill 1994
Le En prison pendant 46 ans! Da Armand Gaspard
(Gazeta “Journal de Geneve”, samedi, 9 avril 1994)
21 mars 1994
I qetë ashtu siç ishte Lazri, ai erdhi e na u fut në mes, meje dhe Pashk Gjergjajt nga Klina dhe tha: “Dëshiroj ta ndjej vehten si mes dy shkambinjve nga Kosova, më lejoni, se ashtu po më dukeni”.
Shpesh kemi qeshë me Pashkun për kët shprehje edhe me Lazrin në takimet tjera. (gj. paloka)
19 prill 1994
Dy autorë nën një kopertinë nga Vehbi Skënderi
(Gazeta “RD”, e martë 19 prill 1994)
1 maj 1994
Sofizmat dhe shërimet e të mundurve nga Mikel Stani
(Gazeta “ZP”, 1 maj 1994)
Në klimën e pështjellimit politik, mendor dhe social që zotëron sot në Shqipëri, opinioni ynë serioz po gjendet para një fakti paradoksal: fashistët e djeshëm po ç’veshin shpatën dhe po duan të tregohen trima!
Këta trima mjeranë, që historia u dha verdiktin e të mundurve dhe të tradhëtarëve të atdheut, i sheh dhe i dëgjon në TVSH dhe radio, i lexon nëpër gazeta, madje këta po shkruajnë edhe libra, ku falsifikohet dhe përdhunohet e vërteta, pa kurrfarë principesh etike dhe shkencore.
Shembulli më i freskët është libri “Rrëfim për Dinejt e Dibrës” i Lazër Radit. Ai që i njeh sado pak rrjedhat e jetës politike shqiptare gjatë pushtimit fashist e kupton menjëherë, se për një kryeministër kuisling si Fiqiri Dineja, mund të shkruante vetëm
Lazër Radi, një ish kalemxhi i fashizmit, që mbeti edhe në pleqëri një mercenar me zhgarravinat e veta publiçistike. Themi kështu, sepse nuk i mjaftuan qindra shkrime demagogjike të botuara në gazetat kolaboracioniste “Fashizmi”, “Tomorri”, “Bashkimi i Kombit”, (pa përmendur fletushkat fashiste të Romës) nuk mjaftuan librat helmatisës që shkroi si “Fashizmi dhe fryma shqiptare” (1940) etj. po tani pas 54 vjetësh, rizgjohet tek ai mercenari i hershëm për t’u shërbyer rishtaz padronëve të dikurshëm.
Kësaj here Lazër Radi mori përsipër të shkruaj për Fiqiri Dinen, ish Ministër i Brendëshëm në kohën e pushtuesve italianë dhe ish kryeministër nën kohën e pushtuesve gjermanë, që lidhte dy fazat e pushtimit, po dhe “shkëlqimin” dhe rënien e karrierës së kalemxhiut të fashizmit.
Libri, megjithëse me një titull të përkorë, por i vënë me një dinakëri jezuite, nga pikpamja e llojit është një libër mushkë, as mashkull, as femër, as vepër letrare, as vepër shkencore, as e gjinisë publiçistike, as i llojit të kujtimeve. Në të vërtetë, Lazri nuk e ka pasur të lehtë: përgatitjen e historianit nuk e ka, si publiçist fashist është anakronik, kurse evokimi i figurës të një kryeministri kuisling si Fiqiri Dinja, nëpërmjet kujtimeve do t’i nxirrte telashe. Do të zbulonte padashur para opinionit të sotëm shqiptar mardhëniet e tij me administratën e pushtuesve nazi-fashistë, rolet dhe shërbimet që ka kryer.
Dhe kështu, Lazri pa asnjë skurpull, me një kurajo donkishoteske, duke mos i përfillur rezultatet e historisë, që Fiqiri Dinen e ka renditur në të mundurit, të damkosur si tradhëtar të atdheut, orvatet ta nxjerrë siç shkruan “personalitet të madh dhe burrë shteti të shquar”. O tempores, o mores! Lazri, që ka marrë mundimin të shkojë në Arkivin e Shtetit dhe ka zbuluar Rezolucionin e Kuvendit të Lurës, përse nuk është shtyrë ca më tej e më thellë. Të shqyrtonte dosjet e pafund të Ministrisë së Brendëshme të vitit 1943 kur F. Dine ishte titullar i saj. Të shqyrtonte dosjet e Këshillit të Ministrave kur ai ishte kryetar i saj në 1944!…
…Para disa netëve në emisionet e lajmeve, TVSH, i dha një publicitet librit për kuislingun shqiptar dhe e nxorri mercenarin plak mes dorëshkrimesh të vrerosura që ai pregatitet të botojë. Gazetari i TVSH në mbyllje tha: “se me vepra si “Rrëfim për Dinejt e Dibrës” pasurohen bibliotekat tona të varfëra”(?!). Është e vërtetë që bibliotekat tona janë të varfëra me libra – paçavure si libri i Lazrit.
Kjo është e vetmja fjalë me mend që ai tha atë natë.
1 maj 1994
Kosova nuk ashtë nji rast i dorës së dytë nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr (1)11, e dielë 1 Maj 1994)
15 maj 1994
Zotrinj të luftës dhe të paqes dëgjoni zërin e popujve! nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr (2)12, e dielë 15 Maj 1994)
21 maj 1994
Z. Lazër Radi
Në shenjë respekti, burrit të madh që u përfyt me diktaturën, me sulmuesit xhuxhë për 45 vjet, dhe për shkrimet tuaja do të qëndrojnë si një bastion i vërtetë i qytetërimit Europian.
Ju punuat dhe po punoni si një titan për demokracinë, ndaj dhe do i përkisni asaj rrace që do të fitoni pavdeksinë.
Me shumë respekt – Këze Zylaj
24 maj 1994
Cili është mendimi juaj për veprën e klerikëve në përgjithësi intervistë me Dr. Lazër Radi
(TVSh, 25 maj 1994 ora 20.40)
29 maj 1994
Vetëshpallje Akademike nga Uran Mukja
(Populli po, Nr. 43, 29 Maj 1994)
Në gazetën e sotme shqiptare ka intelektualë, që duke përfituar nga rrëmuja e tranzicionit dhe vonesa e një legjislacioni të plotë në përputhje me kushtet e reja social-politike nxitojnë t’i mveshin vetes tituj dhe grada shkencore me nismë krejt private. Sipas tyre edhe në këtë sferë duhen ndrequr padrejtësitë e kryera nga monizmi, prandaj të bëhen de fakto njëherë, paçka se nuk janë de jure. Sepse do s’do, edhe vetë shteti do t’i njohë një ditë. Pa shkuar më larg, të marrim rastin më flagrant, Kapllan Resulin, i çmuar nga publiku si shkrimtar me merita. Ai ka kohë, ndonëse ka qënë mësues fshati nënshkruan Prof. Dr. Kapllan Resuli. Por kohët e fundit, zoti Kapllan me sa duket i pakënaqur me kaq shkon edhe më tej. Në revistën “Ylberi” (Nr. 2/3 1994) që botohet në Zvicër me divizën në krye të kopertinës “Ku asht mirë asht Atdheu” i shton edhe një titull tjetër vetes. Ai prezantohet Prof. Dr. Akademik Kapllan Resuli. Është e tepërt të pyesim se cila Akademi e ka zgjedhur anëtar të saj. Të paktën Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, jo. Gjëra të tilla nuk po ndodhin vetëm në Europë, ndodhin edhe këtu tek ne. Ngatërrojnë padrejtësitë politike dhe pakënaqësitë me vlerat dhe aftësitë e tyre shkencore.
Kështu z. Lazër Radi ndonëse i çmuar si mendje e vërtetë intelektuale, pa asnjë mbështetje juridike e shpalli veten Prof. Dr. Lazër Radi. Kështu edhe të tjerë pa shkuar më gjatë s’e kanë për gjë të vetshpallen Doktor shkencash.
1 qershor 1994
Kolosët e mendjes, të politikës dhe të letrave shqipe në mbrojtje të identitetit dhe të çështjes kombëtare nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr. (3)13, e mërkurë 1 qershor 1994)
9 qershor 1994
(Populli po, e mërkurë 9 qershor 1994)
Sqarim per artikullin “Vetshpallja Akademike” nga Av. Dr. Lazër Radi
Në gazetën tuej “Populli Po”, viti II, nr. 43, dt. 29.05.1994 botohet një artikull me okelion: “Kandidat për Profesor” e me titull “Vetëshpallje akademike”, e nënshkruar sigurisht nga ndonjë pseudonimas, të cilët gjithsesi s’po gjejnë as fytyrë dhe as emër për ta fokusuar në shtypin e sotëm shqiptar. Duke mos dëshiruar ta ngarkoj më tej këtë shtyp me replika personale besoj se ky sqarim është në dinjitetin e gazetës suaj t’u paraqitet lexuesve tuaj.
Unë do të përgjigjem vetëm për atë frazë që më përket mua, e pikërisht për: “zoti Lazër Radi ndonëse i çmuar si mendje e vërtetë intelektuale, pa asnjë mbështetje juridike (nënvizimi im L.R.) e shpall veten Prof. Dr. Lazër Radi. Kështu dhe të tjerët pa shkuar më gjatë, se kanë për gjë të vetshpallen Doktor Shkencash”.
Për hir të s’vërtetës jam i detyruar të deklaroj se në asnjë shkollë, në asnjë universitet dhe asnjë titull nuk kam mundur të mbroj në Universitetin dhe në Shkollat e Partisë të regjimit që shkoi. Ndoshta kjo përbën një fatkeqësi si për mua ashtu edhe për artikullshkruesin, por unë mund t’u them dhe t’ju dëshmoj me dokumenta se jam laureuar Doktor Juris në Filozofinë e së Drejtës në Universitetin “La Sapienza” të Romës, ku si tezë doktorate kam mbrojtur temën “Le consuetudini giuridiche come attività spirituale del popolo albanese” (Ligjet zakonore si veprimtari shpirtërore e popullit shqiptar) të cilën e kam mbrojtur shkëlqyer dhe midis 600 studentëve isha midis atyre të paktëve që mora maksimumin 110/110, gjë e cila e detyroi Prof. Vidar Cesarini Sforza, të më shpallë Doktor me maksimumin e votave dhe të më ofronte postin si asistent profesor në Katedrën e Filozofisë të së Drejtës në “La Sapienza” të Romës, detyrë të cilën e ushtrova për një kohë fare të shkurtër, sepse parapëlqeva më mirë shërbimet që mund t’i sillja vendit tim.
Kështu për më shumë se 2 vjet ushtrova në Tiranë dhe Durrës stazhin e Avokatisë deri sa në maj të 1944 me vendim të Ministrisë së Drejtësisë m’u dha e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit.
Duke qenë se për 46 vjet rresht lufta ndaj elitës intelektuale e në veçanti ndaj elitës të shkolluar në Universitetet më të njohura të Evropës ishte në rendin e ditës, pasojat e së cilës i di mirë shumëkush prej nesh, si shumë të tjerë dhe unë u detyrova të hesht e të fsheh gjithçka që kisha arritur të fitoja me aq mund, djersë dhe përkushtim.
E kuptoj fare mirë se mbas kësaj heshtjeje të gjatë gjysëm shekullore, shfaqja e ime në publik me titujt e rinisë së hershme, në moshë të thyer pranë të 80-tave, i shqetëson mjaft anonimatët e thekur në mjeshtërinë e maskave, të cilët rreken të manifestojnë zellin dhe nostalgjitë e një kohë tashmë të vdekur, e që gjithsesi, s’mund të pranojnë të vërtetën e atyre që kurrë nuk patën frikë as nga emri e as nga mbiemri i tyre, e as nga titujt akademikë qe nuk i fituan as me servilizma, as me invencione antinjerëzore e as me devotshmëri partiake, gje e cila arriti ta shkatërrojë në themel personalitetin e njeriut shqiptar.
Bashkëngjitur ju dërgoj fotokopjet e dokumentave të nevojshëm, të cilat konform rregullave të shtypit, duhet të botohen në po atë faqe dhe në po atë vend ku është botuar artikulli i anonimit kundër meje.
15 qershor 1994
Me datёn 6 qershor u ba nji takim nё selinё e Kishёs Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Gjatё bisedёs me Kryetarin e Kёshillit pёr Kishёn Orthodokse Autoqefale Shqiptare Z. Petrit Bidoshi dhe z. Jovan Xhuvani u theksue pёr pёrpjekjet e vazhdueshme qё duhen ba kundёr qёllimeve djallёzore shoviniste tё Peshkop Janullatosit dhe pasuesve tё tijna. U ra dakord pёr koordinimin e veprimtarisё patriotike midis Lёvizjes Demokratike dhe Kёshillit tё Kishёs Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Nga ana e Lёvizjes Demokratike morёn pjesё nё kёtё takim Dr. Prof. Lazёr Radi, Prof. Hazir Shala, dhe z. Agim Musta.
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr(4)14, e mërkurë, 15 qershor 1994)
15 qershor 1994
Nga federatat “Vatra” dhe “Atdheu” tek “Lëvizja Demokratike e Bashkimit të Shqiptarëve” nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr(4)14, e mërkurë 15 qershor 1994)
15 qershor 1994
Korrigjim nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr. (4) 14, e mërkurë 15 qershor 1994)
28 korrik 1994
U nisa bashkë me Orlandon për Romë. Mbrritëm shpejt. E rregulluem me policinë dhe na lanë të delshim e u vendosëm në Hotel “Satelite” në Ostia. I telefonova Tafës i cili erdhi menjiherë e hangrëm darkën bashkë.
29 korrik 1994
Nga Ostia erdhëm në aeroport. Aty u takova me Franceskën. Ndejti me mue deri sa u futa në holl. N’orën 13.30 u nisëm për Amerikë. Mbas ma pak se 9 orë zbritëm në aeroportin “Kenedi”. Kishte dalë Dinja me na pritë.
Nju Jorkun e pashë si në andërr.
E shtunë, 30 korrik 1994
Nju Jersi ishte si në nji vend vilegjiaturë. Të tana vila e kudo gjelbërim.
E dielë, 31 korrik 1994
Përsëri në Nju Jersi. Nuk lujta prej vendit. Fillova me punue me Migjenin. Jam në marak për Orlandon.
e hanë, 1 gusht 1994
Sot më erdhën për vizitë zoti Dilaver Dine, zonja Shpresa Dine dhe zoti Ahmet Dine. Bisedë e zakonshme, siç e kanë zakon politikanët shqiptar, veç për politikë u bisedue.
2 gusht 1994
Punova me Migjenin. Folme me Tiranën. Luçi më informoi për gjendjen në Shqipëri.
e mërkurë, 3 gusht 1994
Fillova kontaktet me telefon. Fola me Marashin (Merrnaçaj) dhe me Xhemën (Pervizi).
Do të kem pikëpjekje si me njanin ashtu edhe me tjetrin.
e enjte, 4 gusht 1994
Fola me Pllumb Kullën dhe e lamë që të nesërmen të takoheshim në selinë e Ambasadës.
e premte, 5 gusht 1994
Takimi me Pëllum Kullën. Shkova bashkë me Dinen. Na priti mjaft mirë. Bame edhe disa foto bashkë.
e shtunë, 6 gusht 1994
Sot paradite më erdhi Xhema. Po sot më ka ftue Marash Mërnaçi në shpi të vet. Erdhi me më marr në Port Autorithy. Prej andej me makinë shkuem në shtëpinë e tij.
e dielë, 7 gusht 1994
Mbramë na erdhi Pjetri, por ajo që më gëzoi ma shumë ishte Shuk Kola, nji shok i vjetër burgu, njeriu që e preu dorën me sharrë. Heroik.
e hanë 8 gusht 1994
Së bashku me Ervisin shkuem të shikojmë monumentin e “Statujës së Lirisë” – Ishte diçka vërtet madhështore. Do ta përshkruej se si u ndjeva diku.
e martë, 9 gusht 1994
Po punoj me Migjenin. Jam si i dërrmuem. U lodha dje jashtëzakonisht me shkumjen te Statuja e Lirisë. Tash si duket po na lodhin edhe statujat edhe Liria…
e mërkurë 10 gusht 1994
Vazhdoi punën me Migjenin.
Mbasdite na erdhën për vizitë zoti Dilaver Dine dhe zonja Shpresa Dine. Biseda u zhvillue rreth ngjarjeve në Shqipëri. Pak informata kishim. Fatmira në telefon kishte thënë se Mojs Miraka kishte dhanë dorëheqjen.
11 gusht 1994
e enjte, 11 gusht 1994
Po punoj me Migjenin.
Erdhën për vizitë Sazani dhe Genci. Me datën 13, niset Rremi për Shqipni. Do të shkoja për drekë te Shefkija. Por i telefonoi Adrianës dhe i tha se kishte takim me mjekun.
e premte, 12 gusht 1994
Sot Orlando niset për në Shqipni.
Unë kam vazhdue punën me Migjenin. Asgja e re. Ditë e zakonshme si gjithë ditët e tjera.
e shtunë, 13 gusht 1994
Më telefonoi Xhema. Më pret nesër për drekë. Erdhi edhe Teufiku dhe Rezarta. Ma vonë erdhi Bashkimi. Më solli do gazeta dhe u zgërdhi…
e dielë, 14 gusht 1994
Për drekë te Xhema. Aty ishin Ceno, Sinani dhe Rexha: Biseduem për gjana të ndryshme dreka shkoi mirë. Rrugës kaluem nëpër ëashington Bridge Visari.
e hanë, 15 gusht 1994
Si zakonisht vazhdova punën me Migjenin. Nuk dola prej shtpie. Visari shkoi në Detroit tek Sejfi Protopapa.
e martë, 16 gusht 1994
Vazhdova punën me Migjenin.
N’orën 4 Visari lajmëroi nga Detroiti se po vinte. Doli Ervisi me e pritë. Ma vonë doli edhe Dinja. Erdhën vonë n’orën 11.
e mërkurë, 17 gusht 1994
Sot qe nji ditë interesante. Dolëm me Ervisin dhe morëm autobuzin që të shëtit gjysmën e Manhatan-it. Nji shëtitje e paharrueshme. Bana edhe disa foto. Përfundova Migjenin.
e enjte, 18 gusht 1994
Sot dolëm me Ervisin në Nju Jork dhe bame shëtitjen e bukur me autobus. Pamë mrekullitë e Manhatan-it. Ndonëse pak kam ecun në kambë, prapë e ndjej veten të lodhun.
USA 18 gusht 1994.
e premte, 19 gusht 1994
Sot ka qenë ditë intensive.
e shtunë, 20 gusht 1994
Tek Teufiku për drekë (Rezarta). Për vizitë tek Lati, tek Zanka dhe tek Eqerem Muja.
e dielë 21 gusht 1994
Sot kam kenë për drekë tek Hysen Përvizi. Ishin edhe kushurijtë e tjerë qi kanë kenë të djelën tjetër.
e hanë, 22 gusht 1994
Ditë me shi. Pjesën ma të madhe të kohës e kalova në beizmen tuj rregullue albumin amerikan. Në mjes më telefonoi Jozefi. Në darkë ndigjova lajmet e radios amerikane. Nga Shqipnija lajme jo të mira.
e martë, 23 gusht 1994
Qëndrova në shtëpi. Përcolla për në Washington Visarin dhe të shoqen.
e mërkurë, 24 gusht 1994
Sot isha në Nju Jork me Ervisin. Në konsullatën Italiane rregullova nji vizë për me qindrue në Itali 5 ditë shkova edhe te Alitalia për biletën. Vendosa të kthehem në Shqipni me datën 3 shtator.
e enjte, 25 gusht 1994
Sot isha për drekë te Dilaveri, me mue ishte Adriana, Ervisi dhe Suela.
e premte, 26 gusht 1994
Me Dinen në Nju Jork bame tri fotografi në Times Square. Pastaj erdhi Marashi dhe më mori. Në mbramje erdhi Lezja me të shoqin e me të birin.
e shtunë, 27 gusht 1994
Në Familjen e Merrnaçajve, e kujtuem Nikollën ndjesë pastë , dhe bame disa fotografi me Marashin, Mrinë dhe Paulinin. Nji familje shembullore për patriotizëm dhe fe.
e dielë, 28 gusht 1994
Në shtëpi. Në mbramje na erdhi për vizitë Dilaveri, Shpresa, Petriti dhe e shoqja.
e hanë, 29 gusht 1994
Në Port Autority u takova me Hysen Prengjonin, Shefkijen dhe vajzën e madhe të tyne. Shumë prej të ikunve nga Savra dhe kampet e shumta të internimit në Lushnjes ishin vendosë aty, në metropolin ma të madh të botës, në Nju Jorkun e dritave dhe zhurmave… me nji fjalë, nga skëterra e së keqes, te skëterra e dinamikës dhe lëvizjes së përjetshme!!! Nji traum që i grryen si pa u ndjerë…
(Marrё nga ditari “Ditёt e Amerikёs)
7 tetor 1994
In honor of their final departure from Tirana
Tusday, October 7, 1994
The Ambassador of the United States of America
And Mrs, William Edwin Ryerson
Request the pleasure of the company of
Mr. & Mrs. Radi at Coctails – on Tuday, October 7, 1994
at 18.00 – 20.00 o’clock
14 tetor 1994
Takimi me Gjon Sinishtёn. Tiranё 14 tetor 1994
1 nëntor 1994
Shqiptarët nga Kosova dhe “Shqipëria e Madhe” përkthyer nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti II, Nr19, 1 nëntor 1994)
1995
1995, boton librat me përkthime “Epopeja e njeriut” e vëllezërve Ivanaj dhe “Jeta dhe Zakonet e shqiptarëve” i Mark Milanit.
janar 1995
Ndonёse nё kushte tё vёshtira jetese Lazёr Radi nuk ndaloi pёr asnji minutё shkrimet dhe studimet. Aq sa askush nuk e besonte se ai çdo ditё bёnte programin e punёs qё duhej tё realizonte dhe vazhdonte deri nё mbrёmje vonё…
20 nëntor 1994
Fillon pёrkthimin e veprёs enciklopedike Historia e Botёs Fillon pёrkthimi i Kap. tё I dhe tё II-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
30 nëntor 1994
Mbaron pёrkthimi i Kap. II-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. III-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
10 shkurt 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. VI-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. VII-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
16 shkurt 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. VII-tё tё “Enciklopedia e Botёs”dhe fillon pёrkthimi i Kap. VIII-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
Me datë 24 shkurt 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. VIII-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. IX-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
4 mars 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. IX-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. X-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
27 mars 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. X-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
24 prill 1995
Fillon pёrkthimi i Kap. XI-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe me 25 prill 1995
mbaron pёrkthimi i Kap. XI-tё tё “Enciklopedia e Botёs” me 7 maj 1995 mbaron pёrkthimi i Kap. XII-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
11 maj 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. XIII-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. XIV-tё të “Enciklopedia e Botёs”
19 maj 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. XIV-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. XVI-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
25 maj 1995
Mbaron pёrkthimi i Kap. XVI-tё tё “Enciklopedia e Botёs” dhe fillon pёrkthimi i Kap. XVII-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
30 nëntor 1995
Fillon pёrkthimi i Kap. XVIII-tё tё “Enciklopedia e Botёs”
30 mars 1995
Një shtet të së drejtës, përpara këngëve të “Hakmarrjes…” Intervistë me Dr. Lazër Radin intervistoi Blendi Fevziu
(Tiranë, më 30.03.1995)
Pas 80-vjetësh, dëshmitar i kulturës dhe i politikës shqiptare, a ju ngjan vetja si një kapitull historie?
Vërtetë jetova gjatë e falë kësaj jetëgjatësie dhe interesave të mia për gjithçka, kam qenë dëshmitar i shumë periudhave të rëndësishme të Shqipërisë moderne si në kulturë ashtu edhe në jetën politike të saj. Në këtë vorbull amplitudash ngjitëse e zbritëse është edhe jeta ime. Nuk ndjej veten as si kapitull historie dhe as si kapitull letërsie: më shumë veten e ndjej një kapitull të parealizuar midis këtyre dy pasioneve të hershme të jetës sime. Sepse sipas mehe, ka njerëz që e marrin jetën për dore dhe e çojnë ku duan ata, por, shumicën e njerëzve i merr jeta përdore dhe i përplas ku dëshiron ajo. Sigurisht do të doja që të mos isha tek e dyta, pasi jam i sigurt se nuk bëj pjesë tek kategoria e parë. Megjithatë, jeta e ime e parë sot nga piramida e tetëdhjetë viteve më duket interesante. Gjithmonë kam besuar tek jeta, kam qenë prej atyre që mund të quhen “optimistë pa shkak”. E kam dashur jetën edhe atëherë kur ajo tregohej e ashpër, cinike e pamëshirshme, jo veç me mua por me gjithë popullin tim. Kjo brenda meje ishte edhe shpresë edhe dëshpërim. Unë i kam të shkruara një pjesë të mirë të kujtimeve të mia. Ndoshta nji ditë, kur unë të mos jem më, ndokush mund të ketë interes për to…
Cili ka qenë fati i jetës suaj?
Fatin e jetës sime unë do ta krahasoja me fatin e bibliotekave të mia. Që fëmijë e kam patur pasion leximin. Gjithë të hollat që arrija t’i mblidhja me vështërsi të panumërta i ktheja në libra. Në moshën 13-vjeçare kisha një bibliotekë prej afro 1000 librash, të cilën përdhunshëm e braktisa kur na dëbuan famijarisht nga Prizreni. Kur studioja në Romë, edhe aty sëmundja e hershme e librave, më shtyu të krijoj një bibliotekë të kulturës së përgjithshme dhe të asaj juridike. Një bibliotekë shumë të pasur. Më mbeti atje me shpresë së mbas lufte do të mund t’i sillja në Shqipëri. U ktheva pas 50-vjetësh në Romë, me shpresë se mund t’i gjeja diçka: ishin zhdukur edhe njerëzit, edhe librat! Ndërsa gjithë librat nga koha e gjimnazit dhe ato çka kisha mundur t’i sillja nga Italia, mbasi më burgosën, librat i mori të gjithë biblioteka e Durrësit, e cila e shpërbleu nënën me 150 napoleona letër!!! Mbas gjithë këtyre bibliotekave të humbura, ende sot kam një bibliotekë modeste, në kushtet e asaj diktature që jetonte në armiqësi me kulturën, shenjë të dashurisë sime për librin dhe mbijetesës. Prandaj s’gjej krahasim më interesant për fatin e jetës sime se sa me fatin e bibliotekave të mia.
Po fatkeqësia?
Fatkeqësinë time e konsideroj pjesë të fatit. Jam burgosur 27-vjeç, në kulmin e energjive dhe të vrullit krijues. Nuk do ta quaja veten fatkeq sikur diktatura të më kishte gjetur plak dhe liria të ri. Diktatura mplaku jo vetëm rininë time, ajo mplaku rininë e një kombi me çmenduritë e saja: fatkeqësia ime nuk ka qenë vetëm e imja…
Keni qenë mik i Migjenit dhe i Koliqit: ç’ruani ende nga ata?
Për të dy këto figura të rëndësishme të kulturës shqiptare ruaj kujtimet më të mira. Edhe pse ata s’e njohën nga afër njeri-tjetrin, e deshën njëri-tjetrin dhe, në vijën ideale ata morën e dhanë me njëri-tjetrin. Po të ndjekësh në thellësi prozën e të dyve, do të vëresh se tek “Novelat e qytetit të veriut” ndjehet mendësia koliqiane ashtu si tek “Tregtar flamujsh” ndjehet ndikimi i prozës së shkurtër migjeniane. Ndërsa Migjeni mbeti i padiskutueshëm për letërsinë shqipe, për Koliqin u hesht, po jo vetëm kaq! Në të vërtet, nuk u hesht, por u përpoqën me të gjitha mënyrat ta nxijnë (siç dijnë të nxijnë kalemxhinjtë) gjithë veprën e tij. Megjithatë, koha ka vulën e vet dhe unë jam i bindur (dhe jo vetëm unë) se Koliqi është një element themelor në “tabelën e Mendelejevit”, ai e ka vendin e vet të padiskutueshëm në letërsinë shqiptare. Do të thoja se nuk është Koliqi që ka nevojë për vlerësimin tonë, jemi ne që kemi nevojë për vlerat dhe veprat e tij. Për Migjenin, kam përfunduar një libër ku, krahas kujtimeve, kam bërë edhe një analizë të veprës së tij, të cilin besoj ta botoj së shpejti.
Në vitet e luftës keni punuar si gazetar. Ç’mund të na thoni për gazetarët e asaj kohe?
Shqipërisë, në asnjë kohë s’i kanë munguar gazetarët. Siç ju shpjegova edhe më sipër, në moshën 27-vjeçare unë e mbylla karrierën time, kështu mund të them se kam qenë një “diletant i apasionuar”, me gjithë të mirat dhe të këqijat që mbart me vete kjo shprehje. Kam filluar të shkruaj në shtyp qysh prej vitit 1934, në “Vatrën e Rinisë” të Vasil Xhaçkës e deri në vitin 1944 ku e mbylla ciklin e publicistit në gazetën “Bashkimi i Kombit” me pseudonimin “Ushtima e Sharrit” dhe “Gjergj Komneni”.
Gazetaria është e vështirë në paqë e jo më në luftë. Nuk ishte e lehtë të punoje gazetar në atë kohë kur ende nuk qe qartë rrjedha e ngjarjeve. Megjithatë unë mund të them se penat e Branko Merxhanit, të Vangjel Koçës, të Ismet Totos, të Nebil Çikës e shumë e shumë të tjerëve kanë lenë emër të madh në historinë gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.
Gjatë luftës, unë isha i bindur se situata në Ballkan nuk kishte asgjë të përbashkët me idealet e shqiptarve. Fakti që në krye të drejtimit të lëvizjes në Shqipëri ishin emisarët jugosllavë, ishte treguesi i qartë i këtij kompromisi me pasoja tragjike… Ata, kishin ardhur të mbronin interesat e tyre toksore në dëm të shqiptarëve, gjë e cila u pa qartë atëherë, por u vërtetua e po vërtetohet përditë e më qartë edhe sot. Unë mendoja se shqiptarët, në kontekstin e asaj lufte, duhej të luftonin pushtuesin e ri dinak e mashtrues, të pashkëputur nga pushtuesit e vjetër.
Më 1945 u dënuat nga Gjyqi Special. Si do ta përkufizonit jetën nga kjo ditë e deri në 1991?
Ju thashë se në “Gjyqin Special” unë isha më i riu. U dënova me 30 vjet burg vetëm për artikujt e shkruar. Nuk kam pasë asnjë funksion shtetëror gjatë gjithë kohës së okupacioneve. Për mua “Gjyqi Special” qe një udhërrëfyes për kohën që po vinte. Ai shërbeu si një shkollë “diabolike” për gjithë gjyqet e ardhshme. Nën shëmbullin e tij dhe nën ndëshkimet e tij “shembullore” do të punonin edhe gjyqet të pafund të diktaturës.
Të gjithë frikeshin se një ditë mund t’i priste një gjyq i tillë: s’ka rëndësi në kishe folur, apo kishe heshtur, ishe i pakënaqur apo ishe i lumtur, ishe kundërshtar dhe armik apo “shok” e “bashkëluftëtar”. I panumërt do të ishte numri i të ndëshkuarve. Më i shumtë qe numri i atyre që nga ndëshkues të tmerrshëm, u kthyen në të ndëshkuar… Revolucioni po hante bijtë e vet…
Jetën time e gjej në kontekstin e këtyre gjyqeve pafund. Të gjithë ishim në rresht dhe prisnim rradhën. Diktatura bënte edhe “privilegje”, duke na futur njerëz pa rradhë në gjyqet e saj, të cilat ishin në një farë mënyre edhe spektaklt makabre të saj. Megjithatë s’mund ta quaj veten krejt të pafat, sepse mbrrita gjer në kufijtë e atij mëngjezi ku do t’i shihja të rrëzoheshin statujat e dhunës, kjo jo thjesht për të kënaqur egoizmin tim, por për të besuar të gjithë tek shpresa. Unë kam jetuar me frymën e lirisë. E kam krijuar brenda vetes në të gjitha format e mundshme që mund të krijojë një njeri në rrethana tragjike dhe e kam pritur atë qoftë edhe si ngushllim për moshën time.
Vitet e gjata të burg-internimit a kanë lënë gjurmë urrejtjeje dhe hakmarrjeje në shpirtin tuaj?
Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjen tërthorazi. Sa më e ashpër të jetë një diktaturë, aq më të mëdha janë tmerret e saj dhe aq më e fortë duhet të jetë përplasja me të. Sot, për diktaturën flitet si për një nocion abstrakt, sikur ajo nuk ka qenë diçka reale dhe e prekshme. Si intelektual, nuk mund t’i pranoj ndjenjat patologjike. Nuk mund t’i pranoj as ngjyrosjet e forta të urrejtjes. Unë mund të them se diçka nuk e pëlqej, nuk e pranoj, nuk e dua, përpara se të them “e urrej”. Unë kërkoj një shtet të së drejtës, shumë më përpara se të këndoj këngët e “Hakmarrjeve…”
Koha e sotme po shfaq një fenomen të çuditshëm dhe paradoksal. Ata që e vuajtën diktaturën u treguan më shpirtmëdhenj, ata që e ushtruan atë janë të pakënaqur që s’mund ta vazhdojnë atë. Urrejtja dhe hakmarrja ka mbrritur sërish atje prej nga u nis. Thirrjet për “Thyrjet e kafkave”, për “Listat e zeza”, për “Nostalgjitë për të djeshmen”… diku e kanë gjetkë burimin, apo jo…
Si mendoni ju, a ka letërsi të ish të përndjekurve dhe cili do të jetë funksioni i kësaj letërsie?
Nuk ka letërsi të ish të persekutuarve. Bile do të thoja se termi “letërsi e ish të persekutuarve” është një term fyes që gatuhet nëpër guzhinat e realsocit! Koha tregoi se njerëzit megjithë dhunën e pësuar krijuan vepra arti. Jo vetëm vjersha, tregime, drama e romane, por edhe piktura, edhe skulptura, edhe këngë, etj., etj. Ata janë pjesë e pandarë e gjeografisë shpirtërore të këtij populli. Ç’do do ndodhte sikur të mos qe shkruar asnjë rresht nga këta njerëz? Kjo do të tregonte o se jemi një popull me shpirt të thellë nënshtrimi e skllavi o se “diktatura” ka qenë me të vërtet aq e ëmbël, si në poemat e autorve që sot s’di në ndjehen të fyer për hipokrizinë e tyre. Më duket se po ndjehet në atmosferë një tendencë për ta asgjësuar ose të paktën për t’i mënjanuar këtë letërsi, vetëm për të ruajtur “aureolen” dhe majat e arritura në pesëdhjetë vjet diktaturë… Megjithatë unë i besoj kohës.
Si e kaloni kohën dhe me se po merreni?
Nuk kam shumë kohë të lirë, pasi punoj pothuaj gjithë ditën. Si e kaloni kohën? Shkruaj, përkthej, korrigjoj dhe botoj diçka. Kam përfunduar “Kujtimet e mia me Migjenin”. Jam duke punuar një material për vitet 30-të. Kam dërguar për botim një përkthim nga Mark Milani i Malit të Zi: “Jeta dhe zakonet e shqiptarve”. Kam përkthyer katër vepra të Platonit; të gjitha i kam gati për botim. Po merrem me “Enciklopedinë e historisë së botës”, që më ka marrë shumë kohë…
1 prill 1995
Punoj e punoj përditë, megjithse po e ndjej se energjitë më pakësohen. Duke punuar mendoj që vdekja t’më harrojë deri sa t’i mbaroj punimet që kam ndër duar.
Gjej rastin të ju falenderoj që më zbuluat se jam gjallë…
2 prill 1995
Fatkeqësia ime nuk ka qënë vetëm e imja – Intervistë me Lazër Radin nga Blendi Fevziu
(AKS, e shtunë – e dielë, 1-2 prill 1995)
24 gusht 1994
I dashur Lazёr, (letërkëmbim)
Lexova me kёnaqёsi librat e tu qё kanё dalё nga shtypi nё kёto ditёt e fundit. Tё dy mё pёlqyen. Nipit dhe Mbesёs s’ime u hynё nё zemёr sidomos poezitё. Besoj se nuk do tё vijё aspak rёndё po tё themё se Nipi dhe Mbesa pёlqyen mëë shumё poezitё e Djalit t’ёnd. Mbetёn tё mahnitur nga ato. Mua mё erdhi shumё mirё pёr mendimin e tyre. Besoj se shkrimtari i ri do t’ia kalojё t’Etё. Kujtoj se kjo kёnaqёsi do tё jetё kёnaqёsi e madhe edhe pёr ty.
Vepra mbi Dr. Mirash Ivanajn mua mё la pёrshtypje tё thellё. Mё kujtoi Drejtorin e dikurshёm qё, jo vetёm unё, por edhe tё gjithё ne nxёnёsit e tij e kemi admiruar. Jam i bindur se kjo vepёr do tё ribotohet dhe, me kёtё besim, kam shkruar disa shёnime tё cilat, qoftё edhe pjesёrisht, mund t’i shtojnё diçka shkrimit t’ёnd i cili, edhe kёshtu si paraqitet, ёshtё i pёrsosur….
Ju pёrqafoj Jakovi
23 shtator 1994
I dashur Jakov (Mile) (letërkëmbim)
I yti – Lazri
18 tetor 1994
Zotni Dr. Prof. Sali Berisha (letërkëmbim)
President i Republikёs Tiranё
Zotni President
Sinqerisht i jueji – Lazёr Radi
19 nëntor 1994
Zoti Lazёr Radi (letërkëmbim)
Me nderime
Sinan Hoxha (ish Beqir Sinani)
nëntor 1994
Shёnime (letërkëmbim)
I dashur Prof. Lazёr,
Vepra ёshtё me interes dhe e shkruar me sigurinё e shkrimtarit.
Visari.
8 dhjetor 1994
I dashur Babё, (letërkëmbim)
Ju puth shumё e ju pёrqafoj.
Alfredi dhe familja.
17 janar 1995
Bashkisë së Qytetit – Tiranë (letërkëmbim)
Me nderime – Lazër Radi
17 janar 1995
Bashkisë së Qytetit – Tiranë (letërkëmbim)
Me nderime – Jozef Radi
24 janar 1995
I dashur Ahmet Asani, (letërkëmbim)
Jam nё pritje tё konfirmimit tuaj – Lazёr Radi
7 shkurt 1995
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Cordiali saluti a te, alla tua signora e a tutta la famiglia. – Dev-ma Milena
24 janar 1995
I dashur Ahmet Asani, (letërkëmbim)
Jam nё pritje tё konfirmimit tuaj – Lazёr Radi
7 shkurt 1995
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Cordiali saluti a te, alla tua signora e a tutta la famiglia. – Dev-ma Milena
6 prill 1995
I dashur Fredi (letërkëmbim)
Tё fala tё gjithve nё shtёpi, Marizёs, vajzave e ty tё pёrqafoj me mall –
I yti Lazri
16 gusht 1995
I dashur Lazёr (letërkëmbim)
Ty tё puth nё tё dy faqet, shumё tё fala mga familia e Nandit e Dolfit
– Alfredi dhe familja
30 shtator 1995
I dashtuni Fredi (letërkëmbim)
Ju puth me mall – I jueji Lazri
2 qershor 1995
In occasione della Festa Nazionale della Repubblica
l’Ambasciatore d’Italia Paolo Foresti
2 giugno 1995 ore 19.00 – Palazzo dei Congressi
Gli invitati al concerto sono pregati di prendere posto entro le ore 18.45 il presente invito, valido per due persone, deve essere presentato all’ingresso
29 qershor 1995
Ish gazetari i fashizmit – Lazër Radi, jep leksione për demokracinë nga ekrani i TV-së nga Fatmir Dajti
(Kushtrim brezash, Nr. 26, 29.6.1995)
13 korrik 1995
Kush është Lazër Radi që kërkon dënim për “genocid”
(“Kushtrim brezash”, datë 13 korrik 1995, faqe 1 dhe 2)
21 korrik 1995
Ish gazetari i fashizmi Lazër Radi jep leksione për demokracinë nga ekrani i TV-së nga Fatmir Dajti
(Kombi Nr. 56, 21 korrik 1995, marrë nga Kushtrim brezash)
2 shtator 1994
Republika e Shqipërisë
Komiteti i ish të Përndjekurve Politikë Dega e Tiranës…
Nr. ….1… Prot.
Lënda: përgjegje shkresës zyrtare Nr. 732 Prot., datë 12.7.1994, në lidhje me strehimin e ish të përndjekurit politik Z. Lazer Radi
z. Tefik Çela – Shef i kryetarit te kabinetit
Kryetari (Hysen Shehu)
shtator 1994
Apartamentet e Pappas në Tiranë
Informacion për aplikantat
Me respekt – Lazër Radi
19 shtator 1994
Republika e Shqipërisë
Komiteti i ish të Përndjekurve Politikë
Drejtoria e Ligjeve dhe e Statusit
Vërtetim për dhënie statusi
Inspektore – Edlira Kati – Drejtori – Pëllumb Guri
25.07.1995
Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë
Dega e Tiranës
Paraqitësi i dokumentave – Lazër Radi
1 gusht 1995
Pappa Kёrkesa nr. 277
Lazёr Radi – Rr. Reshit Çollaku, nr. 118 Tiranё
Nr. Ref. PAGAL 25 A. 801 Data 1 Gusht 1995
Prot. Referenca : Procedura e Shpёrndarjes sё Apartamenteve PAPPA
Antarёt e Grupit tё Punёs sё Programit PAPPA pёr Tiranёn.
Eqerem Kavaja – Graham Saunders – Zef Perolli
14 gusht 1995
Z. Graham Saunders
Rruga e Dibrёs, Nr.139 Tiranë
Pёr dijeni: Z Romeo Close
CAFOD Stokvvuell Road London së 9 9TY. UK. – England
Bashkё me pёrshёndetjen time, pranoni dhe falenderimet e mia tё sinqerta.
Dr. Lazёr Radi
14 gusht 1995
z. Eqerem Kavaja
Kryetar i Shoqatёs sё ish tё Pёrndjekurve tё Tiranёs dhe Anёtar i Komisioit tё ndarjes sё apartamenteve tё CAFOD-it.
Bashkёlidhur ёshtё lista dhe projekti i apartamentit nr. 34
Dr. Lazёr Radi
14 gusht 1995
z. Sherif Kaloshi
Drejtor i Komitetit tё Ish tё Pёrndjekurve Politikё Tiranё
Bashkёlidhur ju dёrgoj protestёn drejtuar z. Eqerem Kavaja.
Me respekt – Dr. Lazёr Radi
14 gusht 1995
Z. Kurt Kola
Kryetar i Shoqatёs sё Ish tё Pёrndjekurve Politikё Tiranё
Bashkёlidhur ju dёrgoj protestёn drejtuar z. Eqerem Kavaja.
Me respekt – Dr. Lazёr Radi
28 gusht 1995
I nderuar z. Lazёr!
Me respekt
Kryetari i Shoqatёs Kombёtare tё Pёrndjekurve Politikё
Kurt Kola
1 shtator 1995
Kёrkesa nr. 277
Lazёr Radi – Rr.Reshit Çollaku, nr. 118 Tiranё
Nr. Ref. PAGAL 61 A. 906 Data 1 Shtator 1995
Proj Referenca : Procedura e Shpёrndarjes sё
Apartamenteve PAPP
Juaji sinqerisht – Graham Saunders
8 shtator 1995
Republika e Shqipёrisё
Ministria e Punёs, Emigracionit dhe Pёrkrahjes Sociale dhe ish tё Pёrndjekure Politikё
Drejtoria e Pёrgjithshme e ish te Pёrndjekurve Politikё Nr… 272/1… Prot.
Lёnda: Pёrgjigje
Zotit Lazёr Radi – Rruga Reshit Çollaku Nr. 118 Tiranё
Zoti Lazёr, nё lidhje me letrёn tuaj, drejtuar kёsaj drejtorie ju sqarojmё se banesat e ndёrtuara nga CAFOD-i nuk janё ndarё nga komisioni i strehimit qё vepron pranё kёsaj ministrie.
Drejtori i Pёrgjithshёm – Sherif Kaloshi
30 shtator 1995
Duke kujtuar Kardinal Mikel Koliqin nga Dr. Lazër Radi
Fati e deshti që në nji hark prej gjashtëdhjetë vjetësh të takohem disa herë me Dom Mikel Koliqin.
Takimin e parë e pata në Shkodër – në fund të prillit të vitit 1936, mbas suksesit të shkëlqyem që pati me muzikimin e melodramit “Rozafa” vepër e dramaturgut të talentuar Dom Ndré Zadeja. Në atë kohë Dom Mikeli ishte famullitar i Shkodrës dhe drejtues i “Schola Cantorum” të kathedrales së qytetit.
I shkova në qelë se desha ta njifsha dhe të bisedoja me të. Në këtë kohë, përveç se nxanës i Gjimnazit të Shkodrës, isha edhe korrespondent i gazetës “Shtypi” që botohej në Tiranë. Dom Mikeli, ndonëse i zanë me punë, më priti me kënaqësi dhe u ndal gjatë të bisedonte me mue. U interesue për jetën tonë në konviktin e “Maleve Tona” dhe për trajtimin që na bahej atje.
Më tregoi se ndër ato ditë ishte shumë i zanë, sepse veç punëve të famullisë, shumë kohë i kërkonte edhe muzikimi i disa melodramave shqiptare që i kishte marrë ngarkim për t’i muzikue. Më foli për këto drama dhe më tha se së shpejti ato do të shfaqeshin në sallën e teatrit të Kolegjit Saverian.
U ndame me Dom Mikelin me përshtypjet ma të mira dhe me bujarinë që e karakterizon, më përcolli deri tek porta e daljes:
-Këtu në Famullinë e Shkodrës dyert i ke të hapuna – eja sa herë që të duesh, je i mirëpritun!
Me 26 prill 1936, tuj përfitue nga fakti se isha korrespondent i gazetës “Shtypi”, u paraqita në hyrjen e sallës së shfaqjes të Kolegjit Saverian dhe, të ngarkuemit me pritjen e spektatorëve, më vendosën në njënin nga rreshtat e parë.
Do të shifshim melodramën “Rozafa”. Sa herë kishim shkue në atë kala të famshme për të pa rrjedhën e langut të bardhë gëlqeror në muret e hyrjes në kala. Njerëzit, vazhdimisht kanë besue në mrekullinë që mund të bante ky lëng i bardhë gëlqeror te nuset që kanë fëmi të gjinit.
Ndërkohë salla po mbushej. Ndjehesha shumë i emocionuem dhe prisja me padurim që të fillonte shfaqja sa ma parë. Dom Mikelin e pashë tuj drejtue orkestrën dhe korin.
Nuk vonoi dhe shfaqja filloi.
Me shumë vëmendje po e ndiqja sidomos muzikimin e veprës. Dom Mikel Koliqi po paraqitej për të parën herë me nji vepër të plotë muzikore shqiptare d.m.th. me nji melodramë të shkrueme nga nji poet shqiptar dhe të muzikueme po nga nji kompozitor shqiptar. Për mue ishte nji diçka krejt e re që paraqitej në skenën shqiptare. Ndonëse kisha shumë emocione, përpiqesha ta rueja gjakftohtësinë dhe ta ndiqja shfaqjen me shumë vëmendje e pasion. Drama, ndonëse e vështirë, u luejt shumë mirë dhe ekzekutimi muzikor ishte aq i përsosun sa mos me ia pasë lakmi as melodramave ma të mira të letërsisë botënore. Përmbajtja e dramës asht e tillë që të emocionon edhe kur e lexon si balladë e jo ma kur e shikon të zhvillueme në nji melodramë me muzikë krejtësisht me frymë shqiptare.
Mbas pesë vjetësh, në pranverën e vitit 1942 – takohemi në Romë me Dom Mikel Koliqin. Kishte ardhë për t’i vu kunorë vëllaut të vet, Prof. Ernest Koliqit që martohej me Vangjelia Vuçanin, arsimtare prej Tirane.
Para nji elite të zgjedhun dhe në prani të miqve dhe të dashamirëve ata vune kunorë në nji kishë të vogël të lagjes aristokrate Parioli. Dëshira e Ernestit ishte që i vëllau i tij D. Mikel Koliqi t’ia vente kunorën.
Dhe ashtu u ba!
Pas celebrimit të martesës, ashtu siç ishim, me vetura shkruem në rrugën e famshme Vittorio Veneto, ku në sallën e hotelit luksuoz “Ekscelsior” ishte shtrue për ne të ftuemit nji banket shumë elegant. Aty patme rast me u njoftë dhe me kuvendue edhe me njerëz tjerë të artit e të kulturës, me miqtë e Ernestit të ardhun prej shumë vendeve të ndryshme. Në atë mjedis luksuoz, në fund të banketit, bashkëshortët Ernesti dhe Vangjelia na servirën me konfektet e bardha të dasmës.
Mas ceremonisë, në hollin e atij hoteli luksoz u ndalëm në nji bisedë shumë të përzemërt me Dom Mikelin. Unë isha në valën e studimeve. Ishte viti i fundit dhe kisha me dhanë gjashtë provime si dhe tezën e doktoratës. Dom Mikeli u interesue shumë për përmbajtjen e tezit sepse iu duk mjaft interesante:
“Le consuetudini giuridiche come attivita spirituale del popolo albanese” (Doket ligjore si veprimtari shpirtënore të popullit shqiptar).
Zgjedhja e jeme iu duk pak e vshtirë veçse e bukur dhe interesante. Kur i thashë se tezën do ta zhvilloja me Profesorin e Filozofisë të së Drejtës z. Cesarini Sforza, e njihte dhe më tha se ishte profesor i mirë, dhe shumë kërkues. I tregova se kisha disa muej që po punojsha me Profesorin dhe se më kishte dhanë nji ndihmë të madhe për të dalë sa ma mirë. Pasi më dha disa udhëzime dhe më tregoi disa gjana shumë interesante nga eksperienca e tijna në Malsitë e Shkodrës, u ndame me porosi që kur të kthehesha në Shqipëri të shkojsha me e takue në Shkodër…
Mbas dhjetë vjet burgimi, menjiherë më internuen: internim që vazhdoi deri në vitin 1991. Në fillim në çuen në Savër, masanej në Shtyllas, në Radostinë e në Kuç të Kurveleshit! Prej andej më sollën përsëri në Myzeqe, në kampin e Gradishtës. Aty – mas Shkodrës, dhe mas Romës u takuem përsëri me Dom Mikel Koliqin. Të grumbulluem pranë shtratit e filluem bisedën për ato ditë të stuhishme, për të mbrritun tek ai kalvar që kishim përjetue gjatë atyne kohnave.
Çfarë qëndrese gjeta tek ai njeri! Vuejtjet e tij si vuejtjet e Krishtit.
Aty, mes baltnave të Gradishtës, kishte ngritun nji kasolle të vogël dërrase ku kishte vendosë nji krevat e nji tavolinë. Mbi tavolinë për çdo mjes thote meshën. Fillimisht kishte pak liberalizëm. Eksperienca e represionit komunist e kishte shpalosun të gjithë monstruozitetin e vet. Mbas burgjeve pafund, priftat e internuem aty si D. Mikel Koliqi, D. Nikoll Mazreku, P. Mark Arapi, D. Ndoc Sahatçia etj. ishin lejue të thojshin ndonji meshë në kamp. Kishim të drejtë edhe të rrëfeshim dhe të kungoheshim. Në raste festash të mëdha si Krishtlindje dhe Pashkët na lejohesh të instalojshim nji elter përjashta dhe të ndigjojshim meshën si kolektiv.
Në Gjazë sigurisht e sollën për dënim! Mbasi në Gradishtë, qëndrimi tepër dinjitoz i Dom Mikelit, u ba i padurueshëm dhe i pa dëshirueshëm për autoritetet komuniste lokale. Meqë sjellja e tij ishte shembullore, heshtja e tij e plotë dhe rezervimi ishte total. Asnji lëvizje e tij nuk lejonte dyshim. Heshtja e tij ishte e plotë, rezervimi i tij total për çdo gja që do të mund të konsiderohej si vepër armiqësore ndaj partisë dhe shtetit.
Në këtë drejtim Dom Mikeli ishte shembull: shumë korrekt në marrdhanie me njerëzit, si natyrë i heshtun dhe i rezervuem, fjalëpakët – thote vetëm ato që i nevojiteshin për t’u marrë vesh me të tjerët.
Asnjiherë s’e ndërpreu veprimtarinë e tij fetare. Në mënyrë ma klandestine qoftë edhe në shtrat, në vetmi thote meshën e tij të përditëshme.
Në Gjazë kisha vajzën. Tuj përfitue nga kjo rrethanë, shkojsha shumë shpesh n’atë fshat të skajshëm dhe të humbun të Myzeqesë! Shkojsha pra jo vetëm për me takue vajzën dhe nipat, por – shkojsha qëllimisht për me takue dhe për me ndejtë pak çaste edhe me mikun tem stoik Dom Mikelin. Vite edhe tek shtëpia e vajzës dhe, tuj përfitue nga njifarë vetmije na rrëfente dhe na kungonte me hostje që i mbante të mbështjelluna në nji letër të bardhë. Asnji Krishtlindje a Pashkë nuk na shkonte pa u kungue.
1996
boton librin e dytë poetik “Shpresa vdes e fundit” dhe monografinë “Njeriu i rrugës së gjatë”.
6 qershor 1996
Lazër Radi: Njeriu i Vullnetit të papërkulur Altin Ndroqi
(RD, 6 qershor 1996)
15 qershor 1996
Dashuri Brezash nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti IV, Nr(2) 22, qershor 1996)
26 qershor 1996
Recencë për veprën “Ikje Masive” nga Dr. Lazër Radi
26 qershor 1996
Lazër Radi dhe vepra e tij nga Shane Muda
(Liria, e mërkurë 26 qershor 1996)
29 qershor 1996
Ardhja e Ivanajve (1) nga Dr. Lazër Radi
(Lajmi i ditës, e shtunë 29 qershor 1996)
30 qershor 1996
Ardhja e Ivanajve (2) nga Dr. Lazër Radi
(Lajmi i ditës, e dielë 30 qershor 1996)
Korrik 1996
3 korrik 1996
Lazër Radi: Thyhem po nuk përkulem – nga Altin Ndroqi
(RD, 3 korrik 1996)
3 korrik 1996
Epopeja e Njeriut nga K. Verli
(Albania, 3 korrik 1996)
10 korrik 1996
Jeta ime që në zanafillën e vet, ka qenë plot dhimbje – intervistë e Av. Dr. Lazër Radi dhënë gazetës Liria – intervistoi Vesel Kulla
(Liria, e mërkurë 10 korrik 1996)
21 shtator 1996
Dr. Lazёr Radi, veprimtari i shquem i lёvizjes Kombёtare nё Sallёn e Fronit tё Skanderbeut, Krujё
Me datë 24 shtator 1996
Ftesë – Z. Lazër Radi
Me datë 24 Shtator 1996, në orën 11-të ditën e Martë në Sallën e Muzeut Historik Kombëtar, organizohet një tubim me rastin e dorzimit të dekoratës: “Urdhërin e Flamurit Kombëtar të Klasit të I-rë”, pas vdekjes Z. Edith Durham nga Presidenti i Republikës Z. Sali Berisha.
Shoqata Atdhetare Politike Kosova
5 tetor 1996
Takim në Muzeun Historik Kombëtar nga Altin Ndroqi
Lazër Radi: Njeriu i Vullnetit të papërkulur
Portret i plotë i një veprimtarie dhe jete të jashtzakonshme
Tetëdhjetë vjetorit të lindjes së Dr. Lazër Radit dhe veprimtarisë së tij letrare e kombëtare ju kushtua dje paradite një tubim në Muzeun Historik Kombëtar.
Me atdhetarin Lazër Radi na kanë bashkuar pikëpamjet dhe idetë e përbashkëta tha në fillim të takimit Prof. Hazir Shala. Përpara të pranishmëve të shumtë ai foli për jetën dhe veprimtarinë e Dr. Lazër Radit, jetë e cila jo vetëm ka kaluar faza të jashtzakonshme por edhe ka qenë gjithnjë në shërbim të kombit. Shala përmendi takimin që Lazër Radi pati në vitin 1936 me Migjenin dhe gjurmët që ai la në veprimtarinë e mëvonshme të Radit. “Për të problemi më i mprehtë mbeti Kosova. Me artikujt e tij ai dënoi dëshirat pansllave, pangreke e italiane – vuri në dukje Hazir Shala. Në diskutimin e tij ai i la vend dhe veprave që Radi ka shkruar e ka përkthyer dhe i cilësoi ato, veçanërisht përkthimet e Platonit, një trashëgimi e pasur për brezat e ardhshëm.
Më gjerësisht për publicistikën dhe krijimtarinë e pasur të Lazër Radit foli Agim Musta, i cili mbajti referatin “Kontributi i Dr. Lazër Radit në hedhjen dritë mbi figurën e intelektualit Mirash Ivanaj”.
Radi brenda katër viteve të fundit i ka dhënë lexuesit shqiptar dhjetë vepra shumicën e të cilave kanë në qendër të tyre figura të ndritura patriotësh e intelektualësh të shquar, të persekutuar e anatemuar nga regjimi i kaluar.
Agim Musta dha një biografi të qartë të Mirash Ivanajt, reformatori i madh i arsimit shqiptar, krijues i shkollës laike, Ministër i Arsimit, erudit, poliglot e poet, i dënuar me burgim për “luftë kundër pushtetit të popullit”. Shkaku i vërtetë, kur ishte ministër Arsimi i preu bursën studentit Enver Hoxha pasi gjatë tre vjetëve të qëndrimit në Francë nuk kishte dhënë asnjë provim.
Lazër Radi për të hedhur dritë mbi “Misteret e Ivanajt” ka bërë një punë voluminoze duke konsultuar arkivat, tregimet e të njohurve dhe ka patur “fatin” të jetojë katër vjet në një qeli me Ivanajn.
Artistja e Popullit Margarita Xhepa recitoi poezitë e Lazër Radit, “Gjëra që s’mund të harrohen lehtë”, “Njeriu 359”, “Paradokset e fitores” dhe dy poezi të Mirash Ivanajt të përkthyera mjeshtërisht nga Radi.
Është rastësia në jetë ajo që të krijon mundësinë e njohjeve me njerëz nga më të ndryshmit. Për Dr. Lazër Radin unë kisha dëgjuar dhe kisha lexuar. Por një ditë fati e solli ta njihja vetë atë. Them fati sepse vërtetë njoha tek ky njeri forcën e vullnetit të papërkulur, njoha njeriun që me jetën dhe veprën e tij të bën ta admirosh e pse jo ta kesh edhe pikë referimi për veten – tha në fillimin e diskutimit të saj Kozeta Mamaqi, e cila duke sjellë vështirësitë që Lazër Radi përballoi gjatë gjithë jetës tha se megjithë përpjekjet që u bënë për ta mposhtur ai mbeti përherë një njeri skrupoloz.
Baza e referatit të mbajtur nga Daut Doda ishte mesazhi i Radit për ekuilibrin shpirtëror. Të pranishmit sollën kujtime që e bënë më të plotë portretin e Lazër Radit.
Doktor Lazër Radi dhe mesazhi i tij për ekuilibrin shpirtëror kombëtar nga Daut Selim Doda
Mbajtur nё tubimin e organizuar pёr 80-vjetorin e lindjes.
Me shumё rezerva pa menduar se mund t’ju paraqes qёllimin qё kёrkon ky editor, nё 80 vjetorin e lindjes sё Dr. Lazёr radi, bir i Prizrenit, shokut tё Migjenit, dhe udhёtarit 46 vjeçar nё varkёn r mundimeve i cili kaloi nёpёr tё gjitha “stacionet e sigurisё sё lartё” tё ruajtura nga vegla militantёsh naivё e mjeranё qё ruanin “armiq”.
Njё eksperiment skajor i pseudomendjessё turbulluar thellё tё komunizmit nё Shqipёri.
Krijimtaria e z.Radi, i shёmbёllen mё sё miri variantit tё shkollёs Joniane, pra me elementё tё filozofisё klasike latine, qё pёr autorin, janё edhe njё prezantim i tradiёs dhe orjentimit perendimorё.
nё njё nga poezitё e fillimit , autori shkruan:
“O Zot, na merr/ kёshtu mos na lёn tё gjallё” (L.R. Ura Vajgurore 1953)
Njё aktor, njё shkrimtar, njё intelektual, shto kёtu edhe njё i pёrndjekur, burgosun dhe syrgjynosur politik, i jep gjithmonё mё shumё forcё personazhit tragjik. Ndryshe ndodh me L.R., ai ruan masёn, mbasi pёr “keqardhjen” nё njё vend dhe nё njё rend tё luftёs sё klasave ku nuk njihej keqardhja dhe humanizmi, as tragjikja e ekzagjeruar nuk mund tё shёrbente si model pёr ti dhёnё forcё e shpirt SHPRESЁS sё tij tё bashkvuajtёsve e tё gjithё njerёzve.Kёtё provё, tё vёshtirё, Radi e kalon me sakrifica e nё mesin e sakrificave, falё gjenit, mendjes, shpirtit e vizionit tё tij.
“Mos u ligёshtoni njerёz,/ Zoti edhe mbi ne do tё/ hedhё bekimin…” (L.R. Radostinё, 1955)
Vepra e tij, arrinё ti paraqesё vlerat sipas njё aksiologjie duke i renditun (vlerat dhe mesazhet) sipas njё hierarkie, nё radhё tё parё: respektin pёr ç’ka ёshtё e mirё, pёr ç’ka ёshtё e fisme dhe sё fundi pёr ç’ka ёshtё e bukur.
Autori, me “bekimin e Zotit” i thёrret arsyes, forcёs dhe mendjes sё tij, duke avancuar mё tej nё poezinё e tij, tё titulluar:
“Ditiramb Niçean”
“Luftёtar do tё mbesё ai/ qё do tё luftojё duke vdekur…”
Si person, mund tё shprehem se L.R., renditet nё grupin e Logjicionit Gjerman – Lotze, pёr tё avancuar mё tej logjikisht nё poezinё e tij, nё Savёr, 1989:
“Zgjohuni!/ Dita nuk vjen duke pritur”.
Radi, si shumё tё tjerё, ka marrё pjesё nё mbjelljen e farёs antikomuniste, e qё mund tё shprehesha se pёrmbysja e diktaturёs komuniste, nuk erdhi nga njё oberacion, njё gabim, njё shqetёsim i pёrkohshёm, nga njё shpёrthim emocional apo nga njё antiemocion i çasteve, nga njё lodhje e stёrmundim, nga njё vrasje, pёrdhunim e depersonalizim, qe ai sistem me njerzit e tij erdhi dhe do tё vinte nga shkaku i vёrtetё, se ai sistem me karten e vet u ngrit dhe funksionoi mbi baza tё ekuilibrit tё prishur, natyror, etnik, historik, qytetёrues e shpirtёror, human e njerzor tё shumicёs sё Shqiptarёve.
Ёshtё prapё Dr. Lazёr Radi i cili shkruan:
“Kur ndali shqiponja/ gjithçka emrin e saj mori…”
Me kёtё motiv, ai edhe sot, nё moshёn 80 vjeçare, aspak nuk merret me bojatisjen e shqiponjave nё tё kuqe , tё zeza, tё bardha, tё verdha, jeshile etj. Ai, shqiponjёn e pranon , e adhuron dhe e mbron ashtu siç ёshtё, nё ngjyrёn qё vetё Zoti i ka falur asaj.
Kjo, i ka dhёnё forcё dhe energji L.Radit, qё me gjithё peshёn e moshёs, s’pushon sё meduari, sё shqetёsuari pёr fluturimin e lirё tё shpendit tё shenjtё mbi trojet e veta, nё qiellin e vet, ç’ka e dallon Dr. Lazёr radin, si njё nga veprimtarёt e pёrkushtuar nё Kёshillin e Pёrgjithshёm tё Lёvizjes Kombёtare Shqiptare, por edhe si Kryetar i Kёshillit Botues tё Gazetёs “Bashkimi i Shqiptarёve”, personalisht si redaktor i saj, mё ka dhёnё njё ndihmesё me vlerё, me kёtё rast i shpreh mirnjohjen.
Sё dyti: Veprimtaria dhe poezia e Dr. Lazёr Radit, jep edhe njё mesazh tjetёr:
“…..E ju prapё/ nё grahmat e mbetura tё jetёs,
Si tё marrё ulurini atje poshtё/ nё fund tё arenёs,/ Ave Çezar!/ Ave Çezar! (L.R. Savёr 1984)
Mesazhi i kёsaj poezie ёshtё i gjithanshёm, morale, historike. jetsore e vizionare. Nё, tё kёrkohet shёrim, e pёrsёri shёrim nёpёrmjet psikoanalizёs. Mesazhi degёzohet nё disa plane, qё shqiptarёt tё mos thёrrasin mё kurrё nga fundi i arenёs, Ave Çezar! Kurrё mё. Ave Çezar tё palёve tё luftёs klasore e tokologjike ndёrmjet shqiptarёve.
Ky mesazh, fiton vlera tё tjera tё reja, tё dimensionit kombёtar, si njё mesazh i madh, qё vjen nga pёsimi, kur nё fund tё viteve 1944-1945 kur prapё u ndanё dhe u coptuan trojet shqiptare, e “shqiptarёt fitues” nga fundi i arenёs bёrtitёn Ave Çezar! – “Rroftё Bashkim-Vllazёrimi” “Rroftё internacionalizmi”, pasojat i kemi tё qarta, njё depersonalizim klasik, e tashmё asnjё shqiptar i vetёm s’ka shkak, qё para se tё brohorasё “Rroftё Republika e Kosovёs”, “Rroftё Bashkimi i Kombit Shqiptar” tё bёrtasё mё “Rroftё Demokracia socialiste diktatoriale Serbe e Jugosllave”.
Radi, siç kёrkonte at’herё shёrimin, atё kёrkon edhe sot, nё njё vizon, kahje e mjete tё tjera, ai, kёrkon shёrimin nga pasojat e sё kaluarёs, nё botkuptim e mentalitet, duke synuar jo vetёm suksesin politik, filozofik e etik, por edhe atё historik, shpirtёror, kombёtar, human e demokratik, me qёllimin qё kurrё mё “Ave Çezar!” nga fundi i arenёs, ai kёrkon realizimin e suksesit tё sukseseve.
Radi, nuk synon qё nё mesazhet e tij tё realizohet “historia e kulluar”, por kurrsesi tё tolerojmё historinё e dhunuar grabitur gjymtuar e tё servirur.
Vetёvrasja, apo variantet e fundit “tё vetёinjorimit kombёtar” nuk janё gjendje normale e njerzimit, e s’mund tё jenё ndryshe pёr shqiptarёt, tё cilёt, janё tё pёrcaktuar pёr bashkimin Kombёtar, Integrim nё Europё, prosperitet nё qytetёrimin mё tё arrirё kohorё. Tashmё, ne kemi nisur tё zgjedhojmё foljen “mendoj”
Dr. Lazёr Radi, vazhdon poezinё:
“Hiqi sandalet, o udhёtar,/ Zbathur shkel livadhet e tokёs/ sё shenjtё…”. (Tiranё, shkurt 1991)
Sё fundi, sandalet u hoqёn, vrapi i shqiptarёve nёpёr livadhet e tokёs sё shenjtё sapo ka filluar, ata nuk janё aq tё marrё sa qё tё dёshirojnё mё tepёr Luftёn se Paqen. shqiptarёt e dinё se nё kohёn e paqes, bijtё varrosin baballarёt, e nё atё tё luftёs, baballarёt varrosin bijtё. E sot dёshirojmё qё pa sandale tё lёvizim, e ti biem kryq e tёrthorё livadhit tё Ilirit tё madh. Ne nuk kemi as frikё, as egёrsi tё lindur, mbasi nuk jemi grabitёs e pushues, por tё sigurtё nё trojet tona qysh nga koha e gurit tё vjetёr. imponimit s’mund ti pёrgjigjemi ndryshe veç se me imponim, tjetёr gjё janё variantet qё i konvenojnё Vukeviqit – pёr ti shprehur nё gazetёn “Koha e Jonё”?
Sё fundi: Po qe se shkencarit i mjafton njё siguri e vetme, pёr ti realizuar ngadhnjim, edhe Dr. Lazёr Radit i ka mjaftuar gjetja dhe ruajtja e ekuilibrit, tё cilёn ai nuk e kёrkon ndёrmjet materies dhe shpirtit, as midis qёnijeve Ufo dhe Engjejve, ai ka apeluar dhe vazhdon tё apelojё, pёr ruajtjen e ekuilibrit tё natyrshёm, nuk mund tё vazhdojё jeta, po qё se boshti i tokёs do tё ndryshonte pak nga pjerrёsia natyrore 23.5 gradё.
Nuk do tё hollohej, dhe nuk shpohej as shtresё mbrojtёse e ozonit, po tё ishte ruajtur pastёrtia natyrore. nuk do tё kishte luftё, dominim sllav, gjenocid, rracizёm e kolonizim nё Kosovё e nё trojet e tjera etnike jetsore shqiptare dhe as turbullira nё Ballkan, po qe se problemi Kombёtar Shqiptar do tё ishte zgjidhur drejt. Zgjidhja e drejtё e çёshtjes Kombёtare Shqiptare nuk ёshtё “çёshtje nacionalizmi”, por çёshtje e madhe e rёndёsishme ekuilibri natyror, pёr ekuilibrit politike, diplomatike nё rajon e nё Europё.
Dr. Lazёr Radi, nё punimet dhe veprimtarinё e tij, nuk rekomandon sakrificёn ekstreme, por mendimin, vetepёrcaktimin, maturinё dhe vizionin e shekullit tё ri. Ai nё nivelin e intelektualit tё afirmuar, apelon, qё kurrё mё nё tё ardhmen mjetet dhe mёnyrat tё mos dёmtojnё qёllimin. Ai ёshtё nga ata burra qё nuk rrinё dot pa u dalё nё mbrojtje tё hapur bindjeve tё tyre.
Dikush, natyrisht me dashakeqёsi ёshtё shprehur, se Dr. Lazёr Radi nё krijimtarinё etij, ka tendenciozitet fetar, natyrisht Radi si demokrat e njeri i ditur nuk ёshtё i pa fe, por ai nuk ka tendencё tё uzurpojё pёr tu bёrё vetё predikues. Dr. Radi, si fetar i mirё, predikon me vet fjalёn e shenjtё pёr tё mos vdekur e vёrteta.
Nga goja e tij kam dёgjuar, qё ai tё pёrmendё e tё respektojё emrat e Abrahamit, Moisiut, Adamit, Konfucit, Budёs, Jezu Krishtit e Muhametit, disa herё e ka pёsёritur thёnien:
“Kёrkojeni diturinё nga djepi nё varr”
Sot ndёr shqiptar edhe termi “tolerancё fetare” konsiderohet i pa vend, se shqiptarёt si njё rast i rrallё nё botё, ku shpirti njerzor shqiptar me fjalёn e shenjtё janё nё unitet tё natyrshёm.
– Me kёtё rast i uroj z. Radi, jetё tё gjatё, aktive deri nё Bashkimin e Shqiptarёve nё shtetit e tyre Kombёtar, pra nё vendosjen e ekuilibrit politik, jetsor, etnik, diplomatik dhe ushtarak nё Ballkan, qё aq e ka predikuar Dr-Lazёr Radi.
Tiranё, me 5 tetor 1996
6 tetor 1996
Takim në Muzeun Historik Kombëtar nga Altin Ndroqi
(“RD”, E dielë 6 Tetor 1996, faqe 5, Panorama Kulturore, Suplimenti i së dielës)
9 tetor 1996
Simpozium i mbajtur me rastin e 80-vjetorit të Lazër Radit nga Shane Muda
(Liria, e mërkurë, 9 tetor 1996)
e shtunë, në dt. 5. 10. 1996,
me rastin e ditëlindjes së profesor Lazër Radit, Lidhja Demokratike për Bashkimin Kombëtar, me kryetar z.Hazir Shala, organizoi një simpozium ku merrnin pjesë, poetë, intelektualë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të kulturës, njëkohësisht dhe bashkëvuajtës të Dr. Lazër Radit.
Folën shumë të ftuar dhe ndër ta, z. Hazir Shala tha: “Dr. Lazër Radi nuk është thjesht një i persekutuar, një poet e një gazetar, një përkthyes e profesor, një mendimtar e një orator, por ai është shqiptar bujar. Simbolizon mikpritjen shqiptare, burrërinë e zemërgjërësinë, kujdesin për bashkëpunëtorët e miqtë.”
Më tej Agim Musta tha: “Protagonistët e Dr. Lazër Radit janë familjet e mëdha shqiptare si “Dinejt e Dibrës”, apostuli i shkollës shqipe, Dr. Mirash Ivanaj “Misteret e një Ministri” e sa e sa figura të tjera që komunizmi i baltosi, i persekutoi, i burgosi, i pushkatoi, por nuk mund t’i fshinte nga kujtsa e popullit tonë të shumëvuajtur.
Por kush është Mirash Ivanaj që Dr. Lazër Radi me sponsorizimet e veta i kushtoi librin “Misteret e një Ministri” dhe me shumë mundim mblodhi nga kujtesa e popullit dhe arshivat e pluhurosura dorëshkrimin poetik që e botoi po me lekët e tij? Mirash Ivanaj është reformatori më i madh dhe më radikali i arsimit shqiptar, krijuesi i shkollës laike. Intelektual me përmasa europiane, poet, studiues dhe prozator. Atdhetari i pa korruptueshëm, malësor që nuk është thyer kurrë.
Në këtë simpozium folën shumë intelektualë, botues, poetë e prozatorë.
Mjerisht RTV-ja mungoi.
28 nëntor 1996
Me rastin e festës Kombëtare
Presidenti i Republikёs sё Shqipёrisё – Prof. Dr. Sali Berisha
Ka kënaqësinë të ftojë z. Lazёr Radi
Në pritjen, ditën e enjte, 28 nëntor 1996, ora 19.00,
Në Pallatin e Brigadave
28 dhjetor 1996
Të konstituoet Parlamenti legjitimi Kosovës nga Deklarata e Kësh. Përgjith. të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
(RD, e shtunë 28 dhjetor 1996)
janar 1997
Një ditë në shtëpinë e Dr. Ymer Dishnicës nga Dr. Lazër Radi
(Bashkimi i Shqiptarëve, Viti V, Nr(1)24, janar 1997)
1997-1998
1997-1998, ishin vite të vshtira për gjithë Shqipninë, por edhe veçanërisht për Dr. Lazër Radi. Megjithatë ai vazhdon të botojë përkthimet “Platoni, vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit, studimin “I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” dhe novelën “Apollogjia e Sokratit në Tiranë”.
2 shkurt 1997
Lamtumira e fundit e njeriut që preku dritën nga Dr. Lazër Radi
(RD, e dielë 2 shkurt 1997)
Në vitin 1938, ndërsa unë nisesha në Itali për studime në drejtësi, takova mikun tim Jakovin, i cili tashma i kishte përfundue studimet dhe kthehesh që t’i vinte ato në shërbim të atdheut. Ndonëse nga larg, gjatë atyne viteve unë ndoqa gjithë ngjitjen e tij në shkallët e nalta të administratës shtetënore, ku falë aftësive dhe përkushtimit të tij, në moshën tridhjetë vjeçare arrin të emënohet Ministër i Ekonomisë Kombëtare. Botimi gjatë atyne viteve i veprës së tij “Rraca Shqiptare” pati nji jehonë të gjanë tek gjithë intelektualët e kohës dhe mund të thuhet se edhe sot mbas ma shumë se gjashtëdhjetë vjetësh, kjo vepër mbetet e freskët dhe aktuale. Tek ai, ndjenja e përgjegjësisë qytetare, ndershmënia dhe përkushtimi ndaj detyrës, çashtja e zgjidhjes së problemit kombëtar banë nyje në karakterin e tij. Por shpesh ndodh, që njeriu i ndershëm dhe atdhetari i vërtetë, paguejnë taksa të randa për gjithë vlerat e tyne. Kështu ndodhi edhe me Jakov Milajn…
Me Jakovin u gjetëm përsëri bashkë, por tashma në nji rrethanë krejt të paparashikueme për secilin nga ne. Të dy, në të njajtën hallkë prange, për ma shumë se pesëdhjetë ditë, gjatë kohës që zhvillohej Gjyqi Special. Ashtu bashkëlidhun me njëni tjetrin, do të shfaqeshim bashkë, përpara nji trupi gjykues që bante spektakël, tuj na terrorizue jo vetëm na, por Tiranën dhe gjithë Shqipninë. Dënoheshim të dy si kriminelë lufte: unë dhe ai; na dhe gjashtëdhjetë të tjerë. Po cili ishte vallë krimi që i kishim ba ndaj atdheut. Cila ishte tradhëtia? Apo pse s’ishim pajtue me ideollogjinë e së keqes, më falni, ideollogjinë e së kuqes. Ai ishte diçka ma shumë se tridhjetë vjeç e unë ende njizet e gjashtë. Sigurisht, për ata që kishin ba pazare me idealet dhe çashtjen kombëtare, na s’mund të ishim ndryshe veçse kriminelë luftë!?…
U dënuem të dy dhe nji pjesë të burgut e bame bashkë. Edhe gjatë vuajtjes së këtij dënimi makabër, ai manifestoi gjithë vlerat e veta. Falë këtij qëndrimi ai gëzonte respekt dhe autoritet dhe aty ku kushtet diskriminuese ishin të shkallës sipënore. Gjithë vuajtjet dhe privacionet e kësaj periudhe ai i përballoi me nji qëndrim stoik dhe krenar. Si të mos mjaftonte kjo, edhe mbas daljes nga burgu, u gjendëm bashkë në kampet e internimit në Radostinë të Fierit. Siç dukej kalvari ynë do të ishte i pafund. Dihej vetëm që i ishim nisun kësaj rruge dhe në momente dëshpërimi mendojshim se s’do të mbërrijshim kurrë… por nuk ndodhi njashtu. Na mbrritëm. Po, po na mbrritëm…
22 mars 1997
1997, i vdes e shoqja, Vitorja, me të cilën kishte ndarё vitet pafund të tmerrit komunist.
17 maj 1997
Zoti Pjetër Arbnori ka kënaqësinë të ftojë Z./Znj… Lazër Radi…
në promovimin e librit të tij “Shtёpia e Mbetur Pёrgjysёm”
(Roman për fëmijë që duhet ta lexojnë të rriturit)
E shtunë, 17 maj 1997, ora 11.00 Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
Me 26 maj 1997,
Jozefi së bashku me familjen, vendos të largohet drejt Italisë, gjë e cila e dëshpëroi shumë.
4 tetor 1997
Rikthimi i enveristëve në Akademinë e Shkencave (1) nga Dr. Luan Malltezi
…Vetëm studiuesi pa titull akademik Lazër Radi, që nuk besohet se do të hipë shkallët e Asamblesë së Akademisë, krahas z. Xholi dhe miqve të tij, ka botuar ndërkohë në periudhën e demokracisë një varg artikujsh dhe librash me vlera të padiskutueshme shkencore, për figura të mëdha të kulturës, që Akademia jonë e politizuar nuk ka pasur guximin t’u zinte emrin në gojë…
(RD, e shtunë 4 tetor 1997)
5 tetor 1997
Rikthimi i enveristëve në Akademinë e Shkencave(2) nga Dr. Luan Malltezi
…Kurrkush nuk e ka ndalur z. Xholi dhe miqtë e tij akademikë, që edhe pa qenë në Asamblenë e Akademisë, të jepnin kontribute shkencore sikundër z. Radi e qindra të tjerë në të gjithë Shqipërinë, siç mund të gjykohet nga numri tepër i madh i studiuesve, që kanë kryer hulumtime në Arkivin e Shtetit, gjatë periudhës së qeverisë Demokratike…
(RD, e dielë 5 tetor 1997)
Nji nga amanetet e Lazër Radit për kët kohë në të cilën po kalonte:
Mos ma trazoni vetminë
Kur të vdes
kush t’mos më vajtojë
S’dua të jem
edhe një vajë më shumë
në lumin e Njëmijë e Një të këqijave
s’dua të rrëshqas fytyrave të lodhura
me një dhimbë të re,
s’dua ta shtoj asnjë kokërr misër
në thesin e zbraztë të së mirës
s’dua asgjë,
veç më lini vetëm…
As tufën e trëndafilave mbi varr
mos m’a lini të më bëjë dritë
pse edhe nderimi juaj
tash ka veç vlerën e talljes.
Mbi varr asgjë,
veç emrin të shkruar keq
me dorën e të fundmit nip,
dhe më lini aty në krahët e vdekjes
t’a jetoj atë dashuri që ma munguat
Lermëni,
mos ma trazoni vetminë…
22 shkurt 1998
Lazër Radi në kërkim të kohës së humbur nga Blendi Fevziu
(Klan, Nr. 46 (2) 22 shkurt 1998)
23 shtator 1998
1998, me humbjen e grues dhe mërgimin e fmijve, shëndeti i tij vjen tuj u randue gjithnji e ma tepër, derisa mbylli sytë mjesin e 23 shtatorit, ditën e daljes nga shtypi të librit që aq shumë e kishte për zemër “Një verë me Migjenin”.
23 shtator 1998
Ndërsa Lazër Radi shkonte rrugës për t’u preh në paqe nga shtypshkronja doli në qarkullim libri “Një verë me Migjenin”.
23 shtator 1998
1998, Shoqata e të Përndjekurve Politikë i organizon Dr. Lazer Radit nji varrim madhështor.
23 shtator 1998
Shqipëria humbi Dr. Lazër Radin nga Leka Ndoja
U shue nji ndër të fundmit letrar të plejadës së viteve tridhjetë Doktor Lazër Radi. Poet, përkthyes dhe publicist i njohun që pat nji rikthim të bujshëm në vitet nantëdhetë.
Botoi gjatë këtyne viteve pesëmbëdhjetë libra tuj çuditunr botën e sotme letrare shqiptare me produktivitetin e nji të riu.
Lazër Radi lindi në Prizren me 29 janar 1916, formimin klasik e mori në gjimnazin e Shkodrës në 1938, për tu doktorue ma pas në fakultetin e drejtësisë të Romës.
I kthyem në atdheun e pushtuem bashkë me Koliqin, zhvilloi aktivitetin e tij edhe si gazetar në shtypin e kohës por nuk u largue prej atdheu si shumë intelektualë të tjerë. Pasoja, kalon në gjygjin special ku dënohet me tridhjet vjet burgim që i kaloi nëpër këneta e kampet e punës së detyrueme deri në prag të demokracisë.
Gjatë tetë vjetëve të fundit Lazër Radi ka qenë i interesuem për zhvillimet demokratike dhe sidomos i përkushtuem tuj marrë pjesë në tubime shkencore si dhe me shkrime historike për çashtjen tonë kombëtare dhe zgjidhjen e sajë. Kush nuk e ka njohun veprën e mikut të Migjenit, së paku do të sjell ndërmend pamjen e tij prej intelektuali të viteve tridhjetë, duke përshkuar rrugën “Deshmorët e kombit” si nji hije e gjallë plot energji Doktor Lazër Radin.
(TVSH, emisioni i lajmeve ora 20.00, 23 shtatot 1998)
26 shtator 1998
Shqipëria humbi dy të mëdhenjtë Dr.Ymer Dishnicën dhe. Dr. Lazër Radin nga Kurt Kola
(Liria, e shtunë, 26 shtator 1998)
26 shtator 1998
Lazër Radi dhe vepra e tij nga Shane Muda
(Liria, e shtunë, 26 shtator 1998)
tetor 1998
Lazër Radi, Intelektuali që triumfoi mbi ndëshkimin nga Gjovalin Kola
(Universi Shqiptar i Librit, Nr.5 (8) 1998)
13 janar 1996
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Grazie degli auguri di Buon Anno che ricambiamo con affetto a te e alla tua famiglia.
Dev-mi Augusto e Milena
30 janar 1996
Zoti Lazër (letërkëmbim)
Përshëndetje – Sandër Gargjola
2 prill 1996
Me nderime – Megi (letërkëmbim)
2 prill 1996
Tё dashurit e mi, (letërkëmbim)
Ju shkruajmё dhe ju dojnё familja Shahini dhe Illesh. – Megi
20 korrik 1996
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Familjes nderimet e mija. – Tafa
12 shtator 1996
I dashtuni Lazёr (letërkëmbim)
I juaji – Taf Previzi
10 dhjetor 1996
Sinceri auguri di Buon Natale e di Buon Anno 1997 a te e alla tua famiglia
Affe-si Augusto e Milena
21 dhjetor 1996
Tё dashurit tonё! (letërkëmbim)
Ju urojmё Krishtlindjen dhe Vitin e Ri duke iu dёshiruar shёndet dhe lumturi.
File Ukshini me familje.
31 dhjetor 1996
Dr. Lazёr Radi e Familja (letërkëmbim)
Gёzuar vitin 1997.
Uroj tё jini mirё familjarisht – Tafa
15 janar 1997
Dragi i štovani gospodine Radi, (letërkëmbim)
Uz pronovnu zahvalu za knjige, sredačno vas pozdravljam
Vaš Al. Stipčević
Aleksandar Stipčević
5 shkurt 1997
I dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
I jueji – Petraqi
10 shkurt 1997
Caro Lazёr, (letërkëmbim)
Tuo caro amico – Anteo Castaldi
3 mars 1997
Caro Lazzaro (letërkëmbim)
T’invio tanti tanti auguri a te e a tutta la tua famiglia – Anteo Castaldi
26 mars 1997
Ambasciata Della Republica d’Aalbania – Via Asmara 5 – Roma (letërkëmbim)
06/ 86214475 – 06/ 86218214 Fax: 06/ 86216005
Mora lajmin e zi tё humbjes tё mё tё dashurit tё familjes tuaj dhe u dёshpёrova shumё.
Jemi pranё jush pёr tё ndarё dёshpёrimin…
Familjarisht Visar Zhiti
8 maj 1997
I dashtuni Lazёr (letërkëmbim)
Tё pёrqafoj si ty edhe Jozefin.
I juaji Tafa
15 korrik 1997
I dashtuni Mik, Lazёr Radi, (letërkëmbim)
Ndjeki me kujdes gjendjen e Atdheut tonё tue urue çdo tё mirё e shёndet tё plotё pёr ty, me shum mall vllaznisht pёrqafoj ty e Jozefin – Petro
16 shtator 1997
I dashun Lazёr! (letërkëmbim)
Pёrshёndetje tё pёrzemёrta dhe pёrqafime
Lek Pervizi.
20 tetor 1997
I dashur Babё! (letërkëmbim)
Ju puth tё gjithёve.
Ty Babё, Luçin, Suzin, Inёn dhe Anёn.
Nini
Carissimo Nonno
Cari miei zio Lucio, Suzi, Ina e Anna! (letërkëmbim)
Bacciando tutti augurando tutti i beni del mondo.
Antonio
13 dhjetor 1997
Carissimo Lazёr, (letërkëmbim)
Carissimi saluti a tutta la famiglia. Vi ricordo tutti con affetto
Francesca
15 dhjetor 1997
Carissimo Lazzaro, (letërkëmbim)
Auguri per le Sante Feste a te ed ai tuoi
Augusto e Milena
18 dhjetor 1997
Mik i dashun, (letërkëmbim)
Pёrqafime me mall – Petro
17 mars 1998
Shum i dashtuni Lazёr, (letërkëmbim)
Shumё tё fala vllaznore e pёrqafime me shum mall ty e Jozefit nga – Petro
7 janar 1999
Me zemër i shkëmbej urimet për të gjithë ju: gjithmonë me gëzime e suksese në punë. (letërkëmbim)
Përzëmërsisht – Petro Vuçani
15 janar 1999
Zotit Luçiano Radi (letërkëmbim)
Ky vit net jet viti i hajrit për familjen Radi – Taf Previzi
15 janar 1999
Republika e Shqipёrisё (letërkëmbim)
Instituti i Integrimit tё ish tё pёrndjekurve Politikё
Vёrtetim pёr dhёnie stausi
Drejtori i Pёrgjithshёm – Pёllumb Guri
Kryetari – Kurt Kola
19 shtator 1999
Lazër Radi, poeti që vrau vdekjen nga Ndrek Gjini
(RD, e dielë 19 shtator 1999)
23 shtator 1999
Metamorfozat e nji intelektuali nga Gjovalin Kola
(Shekulli, e enjte 23 shtator 1999)
26 shtator 1999
Lazër Radi, poeti që vrau vdekjen nga Ndrek Gjini
(Drita, e dielë 26 shtator 1999)
20 shkurt 2000
Ministri që ndërtoi Shqipërinë e jetoi në baraka mbi jetën e Ndoc Naraçit nga Dashnor Kaloçi
(Gazeta shqiptare, e shtunë 19 shkurt 2000)
30 prill 2000
Gjyqi Special, Patriot apo tradhëtarë nga Blendi Fevziu
(Klan, Nr.17 (157) 30 prill 2000)
24 shtator 2000
Lazër Radi, njeriu që mposhti kohën e humbur nga Neritan Alibali
(Republika, e dielë 24 shtator 2000)
8 tetor 2000
Shpresa vdes e fundit. Në kujtim të Lazër Radit nga Visar Zhiti
(RD, e dielë 8 tetor 2000)
13 shkurt 2012
Arben Puto spiunon Lazër Radin, i cili u dënua me 30 vjet burg dhe punë të detyruar nga Çelo Hoxha
(Standart, e hënë 13 shkurt 2012)