back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Krejt Kleri Shqiptar u masakrua nga Diktatura… Opinione dhe shkrime

Gazeta

Skeda e persekutimit të Ibrahim Sheh Karbunarës
Skeda e persekutimit të Ibrahim Sheh Karbunarës

Krejt Kleri Shqiptar u masakrua nga Diktatura…

Opinione dhe shkrime

Me datë 5 nëntor 2016, në TV 2000, (television vatikanist) u fol gjerë e gjatë, për rreth dy orë, rreth martirizimit të klerit katolik në Shqipëri. Ishte një reportazh i bazuar në fakte e filmime, edhe të rralla… Figura e at Gjergj Fishtës u anashkalua.
U fol për njëfarë traktati për kalimin në demokraci midis studentëve dhe komunistëve në Lëvizjen e Dhjetorit (atë që në Shqipëri rëndom e quajnë “Katovica”), dhe që katolikët i falën xhelatët e tyre. (Sipas Biblës po, por asnjë nga ta që e shkruan Biblën nuk ishte ndodhur në një ferr të tillë si ai shqiptar!!).
Pothuaj asnjë fjalë për vuajtjet e sakrificat e klerit mysliman dhe atij otodoks. Mbase ata u përqëndruan në fenë tyre… Myslimanët dhe ortodoksët, ideologët e tyre apo edhe mbështetësit, duhet ta gjejnë kohën të merren seriozisht me atë periudhë, dhe jo të kënaqen me shkrime sporadike, me gjithë respektin e atyre që e kanë marrë mundimin të shkruajnë për këtë çeshtje.
Nuk besoj si ua ka fajin qeveria apo Vatikani.
Në foto: Një nga simbolet më të kthjellta të persekutimit: Sheh Karbunara.
(Skedë e marrë nga “Muzeu i Memories”).
Marrë nga muri i Fb. i Shpend Sollaku Noè, 6 nëntor 2016

Klerikë shqiptarë të fesë myslimane
Klerikë shqiptarë të fesë myslimane

Emrat e Klerikëve Myslimanë

të masakruar nga regjimi Hoxhist…

Diktatura komuniste ashtu si atij katolik i dha klerit musliman një goditje vdekjeprurëse që nuk ishte një ledhatim, por ishte një goditje e hekurt që solli vdekjen dhe burgimin e qindra hoxhallarëve dhe klerikëve të tjerë muslimanë.
Ne menduam se do të ishte me vlerë të rëndësishme njohëse evidentimi i emrave të këtyre klerikëve që e paguan me jetë përkushtimin e tyre fetar, i cili ishte i pranishëm në shërbesat fetare dhe në mesazhin islam që ata e përcollën tek besimtarët muslimanë dhe më gjerë.

1.Hafiz Esad Myftia
2.Hafiz Musa Dërguti
3.Hafiz Ali Korça
4.Hafiz Ibrahim Dalliu
5.Hafiz Ismet Dibra
6.Hafiz Sabri Koçi
7.Hafiz Mustafa
8.Varoshi Hafiz Sherif Lëngu
9.Hafiz Ali Tarja
10.Imam Met Troci
11.Hoxhë Dusha
12.Imam Ahmet Hyseni
13.Imam Liman Shabani
13.Reshat Bardhi
14.Haki Sharofi
15.Jonuz Buliqi
16.Vexhi Buharaja
17.Ibrahim Hasnaj
18.Ismail Muçaj
19.Faik Hoxha
20.Hasan Tasini
21.Bajram Mahmutaj
22.Ali Kulmaku
23.Xhelo Gllava
23.Azem Shehu
24.Ali Bogdani
25.Emerli Shehu
26.Qamil Hoxha
27.Kadri Shehu
28.Selim Gashi
29.Abaz Dedej
30.Sami Kasa
32.Elez Bisha
32.Zylfo Korça
31.Baba Murati
32.Baba Fehimi
33.Qerim Delvina
34.Baba Muço
35.Halil Hoxha
36.Hamit Berzhani
37.Qamil Gllava
38.Myrteza Kruja (Paja)
39.Baba Qazimi
40.Kamber Prishta
41.Dede Abazi
42.Ibrahim Karbunara
43.Baba Mehmeti
44.Ali Tomorri
45.Mehmet Verleni
46.Muharrem Kërshova
47.Muslim Luma
48.Nebi Novosela

Lista me emrat e mësipërm nuk është një evidencë e saktë e emrave të klerikëve muslimanë të persekutuar nga diktatura komuniste. Mbetet detyrë e studiuesve dhe e analistëve që të gjurmojnë në arkiva dhe në burime të tjera që të kompletohet tërësisht lista me klerikët muslimanë që u pushkatuan, vdiqën në burgjet komuniste dhe bënë afate të gjata burgimi për “fajin” e vetëm që ata bënë, i cili ishte besimi në Allahun e Madhërueshëm, besim të cilin ata e përcollën në masën e gjerë të muslimanëve shqiptarë…
p.s. Fotografia nuk ka lidhje me emrat e publikuar.
https://gazetashqiperiajone.wordpress.com/2016

Xhami
Xhami

Hoxha i braktisur që jetoi aq gjatë

rrëfim nga Kujtim Cekani…

Dikur nga vitet ’30… në fshatin Polis do të ndërtohej një xhami… U mblodhën burrat e fshatit dhe e ndërtuan xhaminë dhe gjetën një Hoxhë nga Lushnja… Për fat të keq, unë nuk ia kujtoj emrin…
Inisiator për ndërtimin e xhamisë kish qenë gjyshi i nënës sime Hasana Muzhaqi… Hoxha qëlloi njeri shumë i ditur dhe kontribuoi në zgjidhjen e shumë problemeve në atë zonë… Ai jetonte vetëm me bashkëshorten e tij dhe për fat të keq nuk patën fëmijë…
Në kohën që u prishën xhamitë në gjithë Shqipërinë edhe xhamisë së Polisit i vunë kazmën. Hoxhën e nxorrën jashtë dhe ai u vendos në një dhomë të vogël ngjitur me furrën e bukës në Polis Qendër… Mbas ca vitesh i vdiq dhe bashkëshortja. Më kujtohet se aty nga viti ’85, ai mund të ishte mbi 100 vjeç… ndoshta 110 vjeç…
Ne të familjes sonë shkonim thuajse çdo ditë i dërgonin ushqime… ata të Tezes sime i lanin rrobat, e kështu përkujdesja vazhdoi derisa Ai iku nga kjo botë… Shumë të tjerë nuk i shkonin sepse kishin frikë… Më kujtohet që kur shkonim te Ai për t’i dërguar ushqime, duhet ta thërrisnim disa herë derisa Ai të zgjohej… Sapo, na dëgjonte ose na shihte na e bënte me dore e na përqafonte dhe me kujtohen lotët që i rridhnin nga sytë e tij Blu… O Zot i madh çfarë Trishtimi… Edhe pse Ai u braktis nga të gjithë për vite e vite, Zoti i madh e desh që Ai të jetonte aq gjatë. Një ditë kur shkuam si zakonisht t’i dërgonim ushqim, i thirrëm e i thirrëm… por me kot! U afruam dhe hymë brenda… E gjetëm shtrirë. Kishte mbështetur kokën mbi jastëk, ishte me fytyrë të kthyer nga dera dhe, në dorë mbante të shtrënguar një libër Dukej sikur flinte… në të vërtetë Ai po flinte përgjithmonë…
I paharruar Dajë Hoxha i Polisit me ata sytë  blu e të përlotur… Na fal nëqoftëse s’të kemi shërbyer sa duhet…
Zoti të pastë në xhenetin e Tij më të bukur… Amin!
https://gazetashqiperiajone.wordpress.com/2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.