Krejt letrat e dashnisë…
poezi nga Fernando Pessoa
Krejt letrat e dashnisë janë
qesharake
Ndryshe s’do t’ishin letra dashnie,
po mos t’ishin qesharake!
N’kohën teme, edhe unë si gjithë tjerët
kam shkrue letra dashnie
edhe ato qesharake ishin.
Se letrat e dashnisë, nëse ka vërtet dashni
duhet të jenë
pak qesharake.
E mbi gjithçka
veç ata që s’kanë shkrue kurrë
letra dashnie
janë ma qesharakët.
Eh, sikur t’kthente përsëri ajo kohë
kur shkrueja pa e kuptue as vetë
do letra qesharake
dashnie.
Asht e vërtetë, sot
janë vetëm kujtimet e mia
për ato letra,
që bahen qesharake.
(Krejt fjalët dromca
si ndjenja të grimcueme
natyrshëm
ndjehen qesharake)
Përktheu Jozef Radi – 2011