back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Krismat e 14 Prillit 1945 – vrasin edhe sot – (Gjyqi Special: 10 mars -13 mars 1945)

Gazeta

Shyqyri Borshi (1908-1945)
Shyqyri Borshi (1908-1945)14

Krismat e 14 Prillit 1945 – vrasin edhe sot

(Gjyqi Special: 10 mars -13 mars 1945)

14 prilli i çdo viti  është përvjetor i gjyqit famëkeq të ashtuquejtun: “Gjyqi Special”, në të cilin gjyshi i jem, Shyqyri Borshi, nji prej themeluesve të shoqnisë “Vllaznia” në Shkodër, si dhe 16 të tjerë u dënuen me pushkatim prej regjimit komunist, që posa kishte marrë pushtetin
Lista e atyne që u pushkatuen në të zbardhun të 14 prillit 1945, asht kjo:
 
Aqif Përmeti – (politikan, ish-ministër)
Bahri Omari – (ballist, ish-ministër)
Beqir Valteri – (deputet, antizogist)
Daut Çarçani – (prefekt)
Dik Cami – (zogist, ushtarak)
Fejzi Alizoti – (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, kryeministër, disa herë ministër)
Gustav Mirdash – (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)
Hilmi Leka – (politikan, ish-ministër)
Ismail Golemi – (ushtarak, ballist)
Javer Hurshiti – (nëpunës, ish-ministër)
Kolë Tromara – (ballist, ish-ministër)
Kostandin Kote – (ushtarak, ish-ministër)
Reshit Merlika – (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)
Shyqyri Borshi (ushtarak me shkolle)
Tahsim Bishqemi – (ushtarak me shkolle)
Terenc Toçi – (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)
Zef Kadarja – (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)
.
Pamja e sallës së Gjyqit Special
Pamja e sallës së Gjyqit Special
Të gjithë të pushkatuemit, ishin Intelektualë, ndërsa trupi gjykues, ishte i përbamë prej “analfabetesh”. Këtu ma poshtë asht edhe përbamja e këtij trupi gjykues, i cili përbahej nga 9 veta,
kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë:
kol. Hysni Kapo,
nënkol. Beqir Balluku,
kap. i Parë Hajdar Aranitasi,
partizan Gaqo Boboshtica,
Dr. Medar Shtylla;
Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar;
Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë;
Gaqo Floqi, gjykatës.
Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor.
Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe
Bilbil Klosi,
major Gjon Banushi dhe
major Haki Toska.
Sipas vetë Bedri Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.
 .
Ky Gjyq ku u dënuan 60 vetë ishte fillimi i fatkeqësisë së popullit shqiptar, që vazhdon të zgjasë deri në ditët e sotëshme.
.
Marrë nga muri i fb. i Arben Borshit, 14 prill 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.