Kristina Markagjoni
Një jetë rrugëve të mundimit
Kristina Markagjonit ka lindur në Orosh, Mirditë në vitin 1933. Ajo është vajza e madhe e Kapidan Mark Gjon Marku, dhe mbesa e madhe e Kapidan Gjon Markagjonit. Kristina ishte 12 vjeç kur komunistët morën Shqipërinë në nëntor 1944, ku ajo dhe pjesa tjetër e familjes, arritën të gjejnë strehim te një mik i familjes, i cili fshehu për 3 muaj.
Në mars të 1945, një amnisti e njoftuar nga qeveria, duke thënë se kushdo që ishte fshehur mund të kthehesh në shtëpitë e tyre, pa u arrestuar.
Sapo familja e saj la strehën e tyre, ata janë marrë menjëherë nën arrest, dhe u sollën në shtëpinë e Guljelm Lukës, e cili ishte përballë shtëpisë së tyre në qytetin e Shkodrës. Ata mbetën në arrest shtëpie për 3 muaj në vazhdim. Në korrik, sëbashku me anëtarët e tjerë të familjes, dhe disa prej krerëve të zonës, u çuan me kamione për të vujatur në shumë kampe internimi, nëpër të cilët ata do të jetonin për 45 vite me radhë.
Kristina Markagjoni do të rritej kampeve të interrnimit nën kujdesin e hallës e saj Bardhës, mbasi nëna e saj Marta, u paralizua menjëherë mbas arrestimit. Kristina, motra e saj më e vogël Celestina, dhe vëlla i ri Gjoni, do të rriteshin dhe do të punonin nëpër kampet e Beratit, Tiranë, Tepelenës e Lushnjes.
.
Në vitin 1973, Kristina do të martohej me Gjovalin Vatën dhe do të kishte mundësi për t’u kthyer përsëri në Shkodër. Edhe pse ajo s’ishte më në kampet e interrnimit, jeta e saj do të ishte shumë e vështirë. Ajo do të punonte në fabrikë të çimentos, rreth 7 km nga shtëpia. Duhej të ecte çdo ditë në shi apo borë, në të ftohtë e në të nxehtë. Jeta e saj u bë pak e shndritshme vetëm me lindjen e djalit të saj. Në vitin 1985, ajo humbi burrin e saj. Vetëm disa vite mbas rënies së komunizmit, në vitin 1991, ajo më së fundi mundi të kthehet në pronën e familjes, që u ishte grabitur gati 50 vitesh të shkuara.
.
Marrë nga Rrëfimtari vizual