back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kriza… Tregim nga Edmond Hasani

Gazeta

Dielli dhe hëna...
Dielli dhe hëna…

Kriza… Tregim nga Edmond Hasani

Më së fundi më ra edhe zgjebja!
Kruhesha lart e poshtë si i çmendur dhe mallkoja veten duke menduar se të kruarat me filluan duke parë një foto të madhe nudo të Franceska Dellerës! Marta zbriti poshtë tek farmacia në fillim të rrugicës sonë, ma bleu ilaçin dhe filloi që atë ditë lyerjen e trupit tim leshrathinjur vende vende!
Kishim ca muaj që bashkëjetonim lakuriq tek dhoma ime! Marta ishte një shpifësirë e gjatë, e dobët, flokëpakrehur po zemërmirë! E kishte njerin gji më të madh se tjetrin, dhe pirdhte vazhdimisht, sidomos kur kishim vizita dhe kur gatuante! Jetonim të dy me asistencë, dhe unë nganjëherë fitoja ca para duke shitur vjersha erotike tek një bordello…!
Po rrinim si zakonisht shtrirë lakuriq mbi ca çarçafë të lëtyrtë plot njolla të dyshimta dhe vrima të djegurash cigareje! Ajo qe shtrirë barkas dhe unë duke menduar të ardhmen shikoja tek njëra nga mollaqet e saj mustaqet e Stalinit që kisha pikturuar mbrëmë! Trupi i saj qe tashmë si një dërrasë e zezë ku unë shkruaja dhe vizatoja gjithçka të rëndësishme për bashkjetesën! Tek mollaqja tjetër kisha shënuar një skedinë futbolli ku dalloheshin qartë dy fitoret, ajo e Interit dhe e Barcelonës… e pak më tej, poshtë ku mezi shikoja, ngaqë kishte ca tul të varur, faturën e dritave!
Ishte qetësi e plotë dhe drita e diellit hynte lirisht mes perdeve të qëndisura fshatçe nga pronari i shtëpisë! Marta, duke gogësitur u kthye në shpinë duke më lejuar t’ja shihja edhe një herë at gjirin e vogël, në të cilin ditën e parë që kishim bërë dashuri kisha pikturuar fytyrën e berberit të lagjes, ish të dashurit të saj, të cilin ajo e mohonte me bè!

Kunguj… të dashuruar!
Kunguj… të dashuruar!

Shihja at barkun e saj të sheshte ku bënin ballë ca nishane të neveritshme, të cilët më kishin hyrë në punë si ishuj, kur kisha pikturuar aty ca detë me nja tre varka!! Befas, sipas zakonit ajo pjerdh lehtas dhe bukur… e duke qeshur nis të më rrëfejë për kët rit familjar të saj, ndërsa unë përfytyroja at kolektivitet familjar të saj duke pjerdhur në kor, ose duke u zënë me pordhë më njëri tjetrin! Ndërsa ajo fliste ngadalë, shtruar, me at zërin e saj grykor  unë e shihja dhe e ndiqja gjithë admirim! Befas ashtu e lakuriqtë u ngrit, hapi dollapin dhe nxjerr kostumin tim të vetëm, blerë tek “gabi” ku siç më kish treguar shitësi esmer, kish qenë kostumi i një ish sekretari bashkimesh profesionale, që kish vdekur para ca kohësh nga sifilisi! E ndërsa ajo nis ta shkundë e ta pastrojë mua më fillojnë përsëri të kruarat! Fus dorën nënvete, por në çast stepem… Berberi pusht, nga gjiri i vogël i Martës po më qeshte tërë ironi! Futem në banjë dhe filloj një kruajtje gjenerale! Një zhurmë e dyshimtë më kujtoi se macja po bënte detyrën e saj, zgjas kokën dhe shoh macen që po tërhiqte gjithë triumf nga një vrimë e madhe pranë vendit ku dhisnim, një goxha mi! Kishim kohë pa ngrënë mish dhe duke parë atë mace të bëshme që po zvarriste atë mi shëmtaraq… ideja se mish maceje s’kisha provuar kurrë më turbulloi disi!
-Marta, – i them gjithë duf – ik e na ble ca mish aty poshtë! Lekët ia çoj unë, ja sa të thur nja dy kurvëri të shpejta! Dhe Marta lakuriq, hedh mbi dërrasën e zezë një fustan me një dekolte të egzagjerur, të cilën e përdor gjithnji kur shkon te ushqimet… Ajo i futi nji të kuq të ndezur buzëve dhe gjithë qejf më afrohet që ta puth! Një duhmë sqetullash i kundërmonte nga goja…
E ndërsa e dëgjoj takat e saj nëpër shkallë, ndez televizorin bardhezi! Televizor zgjebarak, lajme zgjebesish për zgjebsit… dhe unë që vazhdoj kruhem e kruhem… E fika! Dhe vazhdoj të kruhem me seanca…!
Marta tashmë ka ardhur, e zhveshur lakuriq, ajo vazhdon të më lyej me ilaç dhe mbasi i fshin duart tek fustani i dekoltesë fillon të gatuajë! I afrohem nga pas ndërsa ajo pjerdh, pjerdh poshtë, sipër, anash mustaqeve të Stalinit, ndërsa unë i fus… një fitore Realit…!
Marrë nga muri i fb. 6 mars 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen