“Kronika Arbnore”
Libri më i fundit nga Prof. Lutfi Alia
Shtëpia Botuese “Streha”, ka botuar librin “Kronika Arbërore” e autorit Lutfi Alia.
Lexuesit dashamirës nëse e dëshirojnë këtë libër, mund të telefonojnë në numrin 068 202 6582.
Libri është i ndarë në dy pjesë.
Në pjesën e parë janë prezantuar gratë arbërore të shquara në historinë e Italisë po edhe të letërsisë e kulturës italiane në shekujt XVI – XVIII si Erina Kastrioti Skënderbeu, Luçia Albani, Xhiovana Granai Kastrioti Karafa dhe Isabella Kastrioti Skënderbeu.
Në pjesën e dytë janë kronikat dedikuar familjeve patronimike si: Kastrioti, Muzaka, Dukagjini, në vazhdim rrëfehet edhe për plakun Bala, luftëtar i epokës Kastriotiane, i cili emigroi në Itali; për dhërmijasin Mikele Gjika – konsull i Mbretërisë Bonapartiane të Napolit në Republikën e Shtatë Ishujve Jonikë; për studimet folklorike dhe gjuhësore të Zef Jubanit; për rilindësin Leonardo De Martino; për Dante Alighierin dhe botën shqiptare, për miqësinë e Kazanovës me stratiotët arbëror, të cilët e ndihmuan të arratiset nga burgu; për Wolfang Amadeus Mozart dhe albanezët si dhe për shkollën e parë në gjuhë shqipe të vitit 1889 në vendlindjen e autorit Lutfi Alia.
Marrë nga Muri i FB Lutfi Alia, 7 shkurt 2024