back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kronika e e rrëzimit të një Diktatori të Bronxtë… nga Leka Ndoja

Gazeta

Statuja e zeze e Diktatorit pak çaste para rrezimit
Statuja e zeze e Diktatorit pak çaste para rrezimit

Kronika e e rrëzimit të një Diktatori të Bronxtë…

nga Leka Ndoja

Kishin kalue 30 minuta nga rrëzimi i shtatores së bronxtë të Hoxhës. U dhashë lajmin studentëve të cilëve ua kishin ndërpre linjën e telefonit. Ata nuk besonin, mbas Suzukut tim erdhën dy djem me motorr Honda 250 c. Duke u hedhur mbi shalë pupthi. Tirana pa komunistë ishte si andërr. Ishim nji grup delirantësh: Frederik Ndoci me Ritën, të motrën dhe unë prisnim çdo ndodhte, ndërsa turma nga Sheshi “Skënderbe” u lëshua për në qytetin Studenti.
Turma po vinte me trofe. Koka e bronxtë u tërhoq zvarrë deri tek Pallati i Rinisë ku vijonte greva e studentëve. E lidhën me litarë për ta ngritur në sallën e grevës. Por koka ishte ma e madhe se dritarja. Dikush tha ta varrosnin para sheshit të studentëve. Pastaj erdhi nji djalë me qysqi dhe me nji pykë i hapi nji vrimë në sy.
Dikush e rrahu me tub sobe derisa tubi u ba si karton. Nji i ri i tha turmës “Hapni rrugën, se kësaj nane i ka vra burrin Enveri – të marrë hak!”
Djali ia kaloi tubin në dorë nanës që nisi ta godiste në hundën e rrjepun e synin e çamë.
-He m’u bëfsh kurban – o kriminel! – e rënkonte nën futën e zezë.

çasti i Rrezimit te Diktatorit
çasti i Rrezimit te Diktatorit

Gazetari Arjan Milonashi erdhi me Nager në sup – magnetofonin 20 kg të radios krahëqafë. Dukej i pacënueshëm nga ngjarja.
Më pas u dëgjue zhurma e nji veturë. Te pallati i rinisë u shfaq Fiati 123 i blertë i PD. Zbriti i pari Sali Berisha me dy gishta lart i gëzuem. Mbas tij Gramoz Pashko i bamë në fytyrë si jeshil me fjalët:
-Avash, avash me qetësi. Dhe u ngjitën lart te salla. Studentët që fillimisht ishin në panik mbasi kishin frikë se turma i kishte lanë vetëm nisën të festonin.
Në rrugën kryesore diagaçët u ngjitën në varrezën e dëshmorëve për ta mbrojtur. Oficeri qeshte mbi kapak dhe na përshëndeti.
Tani u banë të gjithë antikomunistë!!

Titulli i origjinal “Kronika e 31 viteve ma parë…”

Marrë nga muri e FB e Vrethee Lnika, 20 shkurt 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.