back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kryeporta hyrëse në Shqipërinë e Epërme në rrezik – nga Paulin Z. Zefi

Gazeta

Ura e Milotit - Skanderbeg
Ura e Milotit – Skanderbeg

Kryeporta hyrëse në Shqipërinë e Epërme në rrezik

nga Paulin Z. Zefi

“Kryeporta hyrëse në Shqipërinë e Epërme: Ura e Zogut, Ura e Milotit ose Ura Skanderbeg” – Monument Kulture i Kateg. I.

Ishte viti 2014, pra 8 vite më parë, kur kam ngritur zërin në Media dhe pikërisht në kohën kur isha pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe kur kritikoja personalisht dhe publikisht eprorët e mi, për të ndërmarrë masa konkrete në mënyrë që të parandalohej në kohë kjo katastrofë që po ndodh sot. S’po përmend me dhjetra prononcime të tjera më të vona apo artikujt e shumtë të publikuar në gazeta dhe portale të ndryshme. Ndërkohë, të tjerët (jo të gjithë), kujtohen vetëm kohët e fundit, kur shihet shumë qartë se tashmë e ka marrë ferra uratën…
Ndërhyrjet për shpëtimin e këtij objekti kaq të veçantë të Trashëgimisë sonë Kulturore Kombëtare duhet të ishin realizuar përpara se gjendja fizike e këtij Monumenti të degradonte deri në këtë shkallë. Pra, na mbetet veç t’i lutemi Zotit, që “Ura Skanderbeg”, e cila gjendet në grahmat e saj të fundit, t’i mbijetojë edhe këtë dimër furisë së natyrës dhe sidomos babëzisë 30 vjeçare të shqiptarit modern!

Ura e Milotit - Skanderbeg - pamje nga lart
Ura e Milotit – Skanderbeg – pamje nga lart

Përgjegjësit kryesorë të kësaj “tragjedie”, që pritet të ndodhë nga çasti në çast, janë të gjitha Ministritë e Kulturës të 30 viteve të fundit dhe kompanitë e babëzitura, të cilat i kanë shfrytëzuar në mënyrë barbare inertet e lumit Mat. Ndërkohë, Bashkia e Lezhës dhe Bashkia e Kurbinit, në territorin e të cilave ndodhet ky Monument, janë totalisht të pafuqishme për të realizuar ndonjë ndërhyrje shpëtimi në këtë objekt, sepse nuk kanë asnjë lloj kompetence ligjore për ta bërë diçka të tillë. Pra, me pak fjalë, “Ura Skanderbeg” e ndërtuar nga Ahmet Zogu në vitin 1927, është praktikisht në mëshirën e fatit…
Më vjen shumë keq ta them, por iu garantoj se nuk do të jetë e largët dita kur do të mbetemi me një Monument më pak dhe jo një objekt dosido, por një aset shumë të çmuar, që për nga rëndësia i tejkalon edhe kufinjtë e vendit tonë.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.