Kryetari i ri i Bashkisë së Londrës
Sadik Khan “flet shqip”…
Sadiq Khan, i Partisë Laburiste do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Londrës.
Për herë të parë në histori, Londra do të ketë një kryebashkiak mysliman, me origjinë jo angleze.
Me një baba shofer autobusi dhe nënë rrobaqepëse, Khan lindi në Londër në vitin 1970.
Ai u rrit së bashku me 7 vëllezër në një “shtëpi këshilli” në kryeqytetin britanik.
Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës.
Avokat i specializuar për të drejtat humane.
Në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament.
U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike.
Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband,
Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe
Në vitin 2008 Ministër Transportesh.
Sadiq Khan edhe mik i shqiptarëve
Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.
“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik.
Kryetari i Londrës, Sadik Khan gjatë një aktiviteti me diasporën shqiptare në këtë metropol nën tingujtë e muzikës folklorike shqiptare ka vallëzuar vallen e Shotës.
Khan (Kenan) është lidhur shumë me shqiptarët, madje ai ka pohuar se vizitën e parë jashtë vendit do të realizojë në Tiranë dhe Prishtinë. (INA)
Për më shumë: http://shqiptarja.com/bota
Marrë nga http://ina-online.net