back to top
1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Kryetari i SPAK-ut ish hetues i diktaturës – Opinione rreth figurës së zgjedhur

Gazeta

Kryetari i SPAK-ut Arben Kraja - ish hetues i diktatures
Kryetari i SPAK-ut Arben Kraja – ish hetues i diktatures

Kryetari i SPAK-ut ish hetues i diktaturës

Opinione rreth figurës së zgjedhur

“Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim. Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977.”.

Autoriteti i Dosjeve

Agron Tufa

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!
Ka vend një pyetje këtu:
-Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos valle ish-oficerët operativë që drejtojnë zyrat e vetingut? Po për këto gjëra u konfrontova unë! Për çka tjetër!?
Për këtë duhet të shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten, ndryshe mbetet në fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”
Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyrë pa pikë morali, unë jam shprehur në kohë”
.

Nebil Cika

“Emërimi i Krajës në krye të Prokurorisë Specialë, SPAK, shihet nga ne jo vetëm si një akt i rehabilitimit të institucioneve dhe njerëzve që kanë kryer krime politike të rënda (krime kundër njerëzimit dhe gjenocid) por edhe një rrezik real për rikthimin në institucionet e drejtësisë të metodave e praktikave kriminale të diktaturës komuniste.”
Ilir Demalia
SPAK ra pa filluar si në aspektin e imazhit, si në aspektin ligjor, si në aspektin moral.
Fakti që në krye të SPAK zgjidhet një njeri që ka qenë hetues në kohën e komunizmit, dhe në grhamat e fundit të “Perandorisë së Djallit” që kish pasur shtatë koka, pra në vitet 88-90, ky ka kryer rolin e hetuesit për agjitacion-propogandë, tregon qartë se kasta komuniste e transofrmuar në sundim ekonomik kapistallik kontrollon të gjitha pushtetet.
Njeri që së pari duhej të gjykohej për krimet komuniste për shkelje dhe të ligjeve të kohës, torturën, presionin psikologjik në hetuesit shqiptarë, na del si shëmbull i moralit dhe drejtësisë shqiptare.
Mjafton Arben Kraja, për t’i thënë SPAK, je i pamoralshëm dhe i pabesueshën pa filluar…
.
Akt hetuesi i Arben Krajës në kohën e diktatuës
Akt hetuesi i Arben Krajës në kohën e diktatuës

Artan Lleshi Gjomarkaj

Cilit prokuror, cilës gjykatë dhe cilit autoritet mund t’i ankohem unë për krime të kryera nga regjimi komunist mbi familjarët e mi, për pronat e familjes time e të gjitha padrejtësitë. A është konflikt interesi midis dy kohësh apo ende komandon Ramiz Alia.
.

Ismail Cala

Or po ç’u ba ktu…!! S’paska njerëz të ndershëm ky vend?! Vetëm hajdutë, fallsifikues paresh, shitës femrash dhe sigurimsa paska ky vend?
Na çmendën fare… U ju qittë Zoti mend e kresë! O ju vraftë ky muaj që është brenda!
Ptu… Rracë dreqi!!!
.

Tomorr Alizoti.

“Hetuesi në kohën e diktaturës ka qenë figura më e urryer, jo vetëm për njerëzit, por ishte i frikshëm për këdo. Kujtoj që kur tim atë e çuan në hetuesi rrobat i kishte me gjak. Në atë kohë burgu ishte një përrallë para hetuesisë. Shoqërisë shqiptare mund t’i bëjnë drejtësi djem që kanë studiuar në Evropë. Nëse është hetues është një turp për shoqërinë shqiptare. Hetuesi ishte qeni i diktaturës, kafshonte këdo. Është një tmerr që modeli më i keq i shoqërisë të edukojë shoqërinë shqiptare. Hetuesit janë monstra, logjikisht bie e gjithë teza, nëse ky dokument është i vërtetë, është një element që ka rënë. Kemi një simbol, nuk mund të marrin më të keqen tonën dhe të bëjë SPAK”
.

Arben Kraja . Cfare te beja une i shkreti!!!
Arben Kraja . Cfare te beja une i shkreti!!!

Ilir Myftiu

Kryetari i SPAK-ut, Arben Kraja në tre vjet pune hetues 1987-1990, ka hetuar disa shkodranë për agjitacion dhe tentative arratisje. Kjo tregon se është i pastër!!! Këtij i themi Veting, dhe përzgjedhje si njeri i pastër!!
.

Dritan Kaba

Sot për kryetarin e SPAK dy deshmi tronditese. Njerën e keni me faksimile këtu, tjetra është e Roland Luçit, një intelektual dhe qytetar i denjë i këtij vendi, i cili tregon ngjarje që i ka ndodhur pikërisht të vellait. Në bazë të ligjit dhe Kushtetutës ky individ nuk mund të jetë prokuror i thjeshtë jo më kryetar i pjesës më të rëndësishme të prokurorisë!
.

Thoma Kristo Note

Asgjë personale me z. Arben Kraja, por po më mahnit zelli me të cilin media shqiptare po mundohet të lajë m… me sh… nga fytyra e “drejtesisë” së reformuar, duke na mbushur mendjen se z. Kraja nuk ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por e hetuesisë: pra e pjesës më të keqe të Sigurimit të Shtetit, që përmes torturës i detyronte të arrestuarit të pranonin faje të paqena!!!
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.