back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kthehuni o njerëz nga njeriu dhe vlerat e tij – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

 

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj

Kthehuni o njerëz nga njeriu dhe vlerat e tij

nga Kazanova Aliaj

(nga cikli “Fund javë me Kazanovën”)

Lazër Radi mbetet nji model i veçantë me tregues dimensional. Kjo asht tragjikia e këtij vendi, që vazhdon mos t’i pranojë vlerat, mbasi prioriteti i monstrave të kuq, asht pushteti. Në kët botë, ku me vonesë asht shkëputë nji pjesë e qytetarëve shqiptarë, (për fatin e mirë të tyne dhe për fatin e keq të kombit, që sa vjen e mpaket), ato e prekin diferencën që dramatizon jetën e individit dhe pengon formimin e shtetit ligjor, e që kanë nji përparsore vlerat njerzore. Qytetarët me përballjen e nji realiteti ku vlerat janë prioritet i shtetit, atje ku kanë shku, bajnë diferencën se po të ishin në Shqipni akoma askush s’do i përfillte, dhe kuptohet pse, po të jeshë pjesë partiake do ta shesësh veten tek partia për nji vend pune, dhe ai ose ajo, do ta humbiste vlerën e vet se interesi automatikisht do e largonte dhe do ishte nji vlerë më pak.
N’sa kjo asht e vërtetë e prekshme dhe e dukshme, po të lexosh herë mbas here këtu në auditorin tashma të Radi&Radi, e shef diferecën e nji mënyre të kulturueme komunikimi me pjesën tjetër. Në të gjitha shkrimet që kalojnë në portalin e tyne, që tashma asht nji auditor me plot gojën, lexuesi gjen dhe prek diferencën e shkrimeve, krijimeve të nji niveli të lartë, përplot me informacione publicistike. Krijimet dhe librat e botuem, që kanë formë dhe përmbajtje e ku ndjehet në informacione saktësia e dëshmive, të cilat qëndrojnë mbi bazën e së vërtetës.
Aty gjen përkthime apo libra të ndryshëm me përmbajtje e me nivel të naltë artistik dhe social, që të bajnë me mendue…
Pse pikrisht ky model asht ndëshku dhe vazhdon kështu?
Pikërisht për kto vlera që përcjell e pikrisht kjo mbetet nji dëshmi e fortë, se diktatura godiste e vriste vlerat njerzore, me paligjshmërinë e sajë tue pasë prioritet dhunën dhe ndëshkimin e pa merituem të atynë që i përfaqësojnë vlerat.
Ky realitet asht tejet i papranushëm…
Dhe vetvetiu këta pseudodemokratë, këta skifterë kriptodemokratë, këta drunj të shtrëmbtë të kësaj partie të krimit, që tash burgosin njëni-tjetrin, ky grumbull plehnash, që luejnë me pushtetin e varfënojnë përditë jetën e shqiptarëve, nji herë e burgosin e i marrin gjithçka dhe pastaj i përjashtojnë nga gjithë detyrimi ligjor e njerzor për t’i damshpërblye në formën ma të naltë e kur ky individ me kaq vlera u konsiderur si person i veçantë me treguesit e tij të nji niveli që përfaqësonte veten, vendin dhe origjinën e tij, këta heshtin, sepse demokraci s’ka dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, sepse në formë e përfaqësonin nji “parti demokratike”… Jo aspak, ajo ishte dhe asht mashtrim se në përmbajte kishte vetëm kompromise që ndëshkonte shumicën e favorizonte fallsot dhe anarshistët që të fitonin e ja ku jena sot.
Po të ndëshkuemit pa faj kush i damshpërbleu?
Ishin pjellat e djajve që me falsitetin e tyne nuk mund ta fusnin kët ligj human ndër ligjet e tyne diabolike.
A kishte dhe a ka Akademi që t’i dhurojnë nji status të veçantë për ndëshkimet e tyne të pameritueme? I ofrune gjithçka që konvertonte humbjen e kohës e të shëndetit dhe jetës në geton bunker të tijën e të familjes!?
Jo… Jo!

Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019
Lazer Radi / Vepra e Plotë Qershor 2019

Pavarësisht se ai ka familjen e tij që e kishte prioritet, po shteti ku asht, kush shtet pse mashtrojnë këlyshët e djajve të kuq..?!
Kjo që shkruej un asht nji realitet i dhimbshëm! Familjarët nuk pritën shtetin, se ishin familje me potencial, i kryen të tana detyrimet ndaj njeriut të tyne të dashun e me vlera, po ju o maska, që e përfaqsoni kët shtet të përçudnuem, harroni se vlerat e individëve të veçantë edhe jetën e tyne duhet ta keni prioritet, në programet tueja falso e të pështira.
Ju e dëshmoni me mashtrimin tuej se jeni pjellë besnike e djajve të kuq, monstra që e zaptuet Shqipninë e që mashtroni sa herë hapni gojën e flisni… ku i keni damshpërblimet…?!?
Jo! Monstrat nuk damshpërblejnë, se po ta kryejnë kët proces njerëzor, përligjin inkriminimin e baballarëve të tyne, ato janë si mordja, marrin e s’ japin, ata vetëm mundet të shkatrrojnë në çdo orë të ditës e të natës.
Këto janë realitetet tragjike, ndërkohë që diferencat me trajtimin njerzor përtej gardhit tuej të bunkerizuem, kanë të tjerë tregues, atje ku shqiptarët e vërtetë jetojnë mbasi ikën nga ky ferr, nga Shqipnia Bunker, e rimorën veten e asfiksuar nga mosnjohja dhe zbatimi i ligjeve të atij shteti fallco, të atij pushteti banditësh, që terrorizonte dhe tmerronte qytetarin, derisa e detyronte të ikte nga sytë kambët… atje ku njeriu asht prioritet, asht plus vlerash, asht i mbrojtun e i fuqizuem prej shtetit për vlerat që përfaqëson… asht nji aset njerzor… O shtazë…!
Kurrë nuk shkrova për djajt e kuq e kurrë s’do ta them apo të mendoj se kishin diçka të mirë… Jo, absolutisht jo! Nji shtet që vret dhe ndëshkon vlerat e kulturës, ai e ka vra jetën e tjetrit… kët mund ta quesh vetëm asgja e jo shtet, dhe ja rezultati… braktisja si fatalitet social..!
A mund të bahet nji krahasim fare i thjeshtë, sot pikërisht sot, kush asht ai akademist që projekti i tij të ketë favorizue qoftë edhe nji qytetar ose të ketë pas avantash shkencor ndokush prej atynë që e kanë pësue në breza ndëshkimin… Askush! Kanë mbushë xhepat vetëm ata që kanë lëpi sahanët e pushtetarëve, e që për fat të keq kanë humb edhe personalitetin e tyne…
E ndërsa lexon në Auditorin e Radëve e ndjen dhe e prek të vërtetën…, e nëse ndalesh e reflekton sado pak te ky auditor kupton, ku dinjiteti njerzor asht prioritet, thua: Nuk do ketë nji Shqipni dinjitoze në arenën ndërkombëtare pa qytetarë me dinjitet dhe parametra qytetare…
Kët duhet ta fusin në mendje qytetarët, sa herë të ndalen e të fuqizohen nga e vërteta dhe vlerat e auditorit LazërRadi&Son.
Kështu shkruhet e vërteta… vetëm kështu… e jo të hiperbolizojnë figurat e djajve të kuq! Kthehuni o njerëz nga njeriu dhe vlerat e tij e jo nga puthadorët e pushteteve të djeshën a të sotëm që po ju vrasin për ditë nga pak…!
7 tetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.