back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ku do ta çoni tërë këtë urrejtje?! – reaksion nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Ku do ta çoni tërë këtë urrejtje?

reaksion nga Artan Gjyzel Hasani

Ku do ta çoni tërë këtë urrejtje?
Se Donald Trump iku.
Do t’ua shpërndani atyre që nuk mendojnë si ju?
Do e mbani brenda vetes si gjënë tuaj më të shtrenjtë?
Apo do ta merrni me vete në varr?
Se ju nuk mund të jetoni pa urrejtjen tashmë. Është bërë shqisa juaj jetike me të cilën perceptoni ata që mendojnë ndryshe nga ju dhe që e deshën dhe e duan Donald Trumpin edhe pa ju urryer domodoshmërisht juve, urryesve profesionistë të tij.
Nuk e kuptoni që keni arritur në pragun e skizofrenisë me urrejtjen tuaj?
Nuk e shihni veten që urrejtja për Trump u ka bërë të bëheni shërbyes të të Keqes?
Ju pretendoni se doni Familjen. Edhe Trump e do Familjen.
Por ju u radhitët me urryesit e Familjes.
Ju pretendoni se doni Atdheun. Edhe Trump do Atdheun.
Por ju u renditët me ata që janë kundër nocionit të Atdheut.
Ju pretendoni se doni dhe respektoni Zotin. Edhe Trump do dhe respekton Zotin.
Por ju u radhitët me zagarët marksistë ateistë të Antifave.
Ju pretendoni se jeni kundër diktaturave dhe pro fjalës së lirë, por u radhitet me Diktaturën e Censurës mbi Fjalën e Lirë…
Ju pretendoni se doni fjalët Nënë, Babë, bir, bijë si edhe Donald Trump.
Por u radhitët me ata që duan të zhdukin me ligj këto fjalë të natyrshme njerëzore, më të ëmblat fjalë, u rradhitët me ata që nuk dinë çfarë seks e gjini kanë, u radhitët me ata që urrejnë fjalën “burrë” dhe femrën e quajnë “individ me uterus”.
Se ju jeni hipokritë. Dhe kjo është gjysma e të keqes.
Jeni edhe injorantë, pavarësisht se si pozoni në publik si juristë, mjekë, profesorë, profesionistë me PHD dhe Masters.
Ju jeni injorantë në lidhje me Fenomenin Donald Trump, në lidhje me Doktrinën Trump që ju e quani trumpizëm.
Injoranti urren apriori. Injoranti urren sepse ashtu i kanë thënë. Injoranti është i verbër, shurdh, por kurrë memec.
Ju kurrë nuk dëshmuat se kishit ndonjë njohuri për Donald Trump presidentin për katër vjet të Amerikës. Ju i injoruat sukseset e presidencës Trump në 4 vjet. Krijoi ekonominë më të madhe të të gjithë kohërave. Ju me ndërgjegje të plotë injoruat çdo tregues ekonomik, financiar dhe social të asaj presidence. Ju me vetëdije të plotë i shmangeshit çdo debati rreth arritjeve të pamohueshme e të papara të administratës Trump.
Ju kurrë nuk e kuptuat e as e vratë mendjen pse Donald Trump u votua më shumë nga çdo president amerikan i mëparshëm.
Përse vallë?
.
Donald Trump - pikture nga Avni Delvina
Donald Trump – pikture nga Avni Delvina
Sepse injorantit nuk i duhen dija, por veç etiketimet. Trump racist. Trump misogjin. Trump fashist. Trump kriminel. Me të njejtat epitete na keni etiketuar edhe ne, mbështetësve të Trump, në çdo fushë mejdani!
Na keni mallkuar!
Na keni sharë!
Na keni fyer përtej limitit me fjalët tuaja të urrejtjes!
Përse vallë, o njerëz???
E krahasuat edhe me Hitlerin, por nëse Adolfi paska qenë i krahasueshëm me Donald Trump, atëhere ka ardhur koha të rishikohet qëndrimi ndaj Hitlerit. Sepse na paskeni gënjyer për dhjetra dekada. Ju që po krijoni Gogolin Donald Trump!
Por për fat të mirë historinë sot nuk e shkruajnë veç fitimtarët. Askush nuk e ka ekskluzivitetin Dëshmitarit të vetëm. Nuk ka Hollywood, Establishment, Facebook, Google, Twitter dhe YouTube që të mund të na shpëlajë trutë.
Ju hipokritë nuk quajtët Hitlerë as Clinton, as Bushët, as Obamat që e zhytën botën në gjak e luftëra, por si hipokritë me shume fytyra që jeni ia vutë atë epitet të vetmit president amerikan që nuk bëri asnjë luftë.
Arrini ta kuptoni sa hipokritë jeni?
Trumpin e mbështetën ata shqiptarë që besojnë në Doktrinën Trump. Ne e dimë pse e mbështesim atë. Sepse trampistët shqiptarë Mendojnë. Mendojnë që shumë shpejt edhe në Shqipëri do të shfaqen shërbyesit e Të Keqes dhe me anë të gjykatave të korruptuara të Soros do implementojnë ligjet e Axhendave antiFamilje, anti njeri, antiAtdhe, antiZot, e akoma më tej do i shpallin luftë edhe gjuhës, siç ia kanë shpallur prej kohësh në vendet ku globalizmi është ulur këmbëkryq.
Ndërsa AntiTrumpistët gjykojnë dhe paragjykojnë. Nuk e njohin fjalën argument. Nuk njohin Lirinë e Fjalës. Hiqen sikur urrejnë diktaturat dhe Enverët, por janë ekzaltuar nga Diktatura që ushtrohet mbi fjalën e lirë nga Twitter dhe Facebook, nga mediat globaliste të planetit. Janë dakord me censurën. Rëndësi ka që Trump dhe trampistët të qepin sqepin.
Po mirë, o hipokritë… Por a keni vallë parime dhe principe në jetën tuaj? Apo jeni ca batakcinj e zvarranikë?
Ju e keni humbur të drejtën morale të shani diktaturat dhe diktatorët.
Ju e keni humbur të drejtën morale të jepni leksione lirie dhe demokracie!
Ju e keni humbur të drejtën morale.
Ju sot keni të drejtën e fitimtarit. Por ajo nuk është një e drejtë morale.
Shpesh është dëshmuar e drejta e maskarenjve.
Të Menduarit është një proces i gjatë që mbështetet mbi një analizë të arsyetuar dhe racionale, ndërsa Të Gjykuarit është një proces jo realist, një gjykim i çastit që bazohet vetëm në reaksione emocionale shpesh negative.
Forca emocionale e urrejtjes është më e madhja dhe prandaj edhe ju mbaheni fort pas saj.
Pa urrejtjen tuaj ju vdisni, mjeranë!
.
Marre nga muri i Fb i Artan Gjyzel Hasanit, 9 janar 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.