back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ku ndodhen sot letrat dhe korrespondencat e Fishtes? – nga Albert Gjoka

Gazeta

At Gjergj Fishta, midis intelektualëve shqiptarë
At Gjergj Fishta, midis intelektualëve shqiptarë

Ku ndodhen sot letrat dhe korrespondencat e Fishtes?

nga Albert Gjoka

Letrat dhe korrespondencat e Fishtës sot në Bibliotekën e Vjenës, të Kopenhagenit, apo të Stokholmit, tregojne fare qartë se Fishta ishte i njohur nga shumë studiues ose katedra te fillimit te 1900, jo thjesht si anëtar i Akademisë së Shkencave të Romës, por si studiues shqiptar françeskan dhe përfaqesues i letrave të Vatikanit. Nga shumë studiues të tjerë dhe fakte, Fishta bëhet i njohur edhe nga korrespondencat e blera nga Akademitë e Shkencave të Vjenës ose të Kopenhagenit ku ndodhen edhe dëshmitë e gjalla të lidhjes së tij me Maximilian Lambertz ose Holger Pedersen dhe shkëmbimet e mendimeve në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Por kush i përvetësoi letrat e tij në bibliotekën Françeskane të Shkodrës, pse shteti shqiptar nuk u ndje mbas viteve 1945 dhe pse serbët e Enver Hoxhës vunë dorë në arkivat e saj, sipas studiuesit suedez? Pse Fishta u mohua pikërisht prej shqiptarëve dhe pse figura e tij u baltos aq shumë nga regjimi i tij? Mendimi dhe idea nuk qenë vetëm të serbëve por edhe të sovjetikëve, ata kushtëzonin dhe vinin kushte në jetën politike dhe shoqerore ne Shqipërine e pasluftës. Instituti Gorki i Moskës i kërkoi me çdo kusht në atë kohë Enver Hoxhës që dokumentat e Fishtës t’u dorëzoheshin atyre dhe ky i fundit dërgoi Kareman Yllin si përgjegjës të këtij operacioni.
Kur suedezët dhe danezët ju lutën sovjetikëve, sipas prof. Frederiksen, që t’ua jepnin një pjesë të këtyre dokumentave, të cilat ata i blenë, aty ishin edhe emrat e Kareman Yllit dhe Drita Lazrit, e cila kishte bërë edhe përkthime nga shqipja në rusisht. Për këtë arsye, prof. Frederiksen, (unë kam qenë përkthyesi i tij), u përjashtua nga Shqipëria dhe nuk arriti të bëjë simpoziumin që kishte përgatitur për Fishten. Ai gjatë udhëtimit për në aeroport më tha: Albert, ju që hidhni poshtë historine tuaj dhe e përçmoni atë, ajo nuk do t’ju vijë më në dorë, pasi historia është si trup i gjallë. Sa më shumë ta përçmoni dhe ta largoni, aq më shumë ajo ju urren. Dhe do ta shihni që një ditë ju do të mbeteni pa atë. Një ditë do t’i kujtosh fjalët e mia…
Dhe ja ajo dita erdhi kur unë po i kujtoj ato fjalë, pikërisht në ditën përkujtimore të Fishtës, simpoziumin mbi të cilin nuk arriti ta zhvillojë as prof. Frederiksen.
Asgjë është rastësi.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.