back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kujtojmë me dhimbje…

Gazeta

aforizem

Kujtojmë me dhimbje…

Kujtojmë me dhimbje ata qindra të burgosur si, Suat Asllani, Ali Fortuzi, Haki Karapici, Selman Riza, Mit’hat Araniti, Abedin Nepravishta, Tahsim Spahiu, Dr. Isuf Hysenbegasi, Qerim Nasufi, Reshat Beqiri, Osman Kazazi, etj., që u shkrinë dhe u tretën burgjeve…
Gjithashtu, të njëjtin fat pësuan edhe të rinjtë antikomunistë si: Sami Kupi, Zihni Dervishi, Petrit Toto, Skënder Jenisheri, Bardhul Dindi, Viktor Dosti, Tefik Gabrani, Skënder Dine, etj.
Një vend të veçantë zënë edhe gratë antikomuniste shqiptare si Musine Kokalari, Hava Golemi, Marte Doda, Rita Koka, Bardhe Gjonmarku, etj.
Secili nga burgjet dhe qelitë e diktaturës ka historikun e vet të dhimbshëm. Për  Burgun e Burrelit, thuhej: “Burrel hyn e nuk del”. Ky burg ka qenë “garnizoni i kokave të mëdha”. Atje vdiqën me qindra patriotë si: Kristo Kirka, Estref Myftiu, Et’hem Haxhiademi, Kol Rodhe, Kol Mjeda, Temo Shehu, Akile Tasi, Hivzi Kokalari, Dr. Kalivopuli, Koço Kote, Atif Golja, Xhevat Leskoviku, Xhevat Korça… ky i dha fund jetës me grevë urie.
Vuajtën vite të gjata burgu, Abdulla Rami, Engjëll Çoba, Koço Tasi, Qazim Merlika, Mihal Zallari, Hysen Kruja, Ibrahim Biçaku, Bajram Pustina, Feta Butka, Ali Maliqi, e qindra të tjerë…
Në Shkodër ishin hapur 8 burgje dhe Gjyqet Ushtarake bënin kërdinë. U ekzekutuan Preng Cali, Cafo Beg Bushati, Qazim Bushati, Ndue Pali, Halit dhe Abdulla Kazazi, Gjush Deda, Fari Rusi, Paulin Pali, Kol Prela, Riza Uruçi, e qindra të tjerë. Vdiqën në qeli: Rasim Kazazi, Xhemal Juka, Pal Thani, Myzafer Pipa, Preng Kaçinari, etj, etj. Vuajtën vite të gjata burgu Ruzhdi Roi, Ethem Bakalli, Nino Kurti, Xhemal Quku, Arshi Pipa, Sami Repishti, Ndrekë Kakariqi, Eduart Marashi, Caf Jonuzi, etj, etj.

Goya - Pushkatimi i 3 majit 1808
Goya – Pushkatimi i 3 majit 1808

Në burgun dhe qelitë e Vlorës morën dënime kapitale familjet më të mëdha vlonjate si familjet Sharra, Kokoshi, Gjonzeneli e dhjetëra familje të tjera. Qazim Kokoshi, ish-komandant i Luftës së Vlorës më 1920, vdes në qelitë e burgut. Me qindra vuajtën burgjeve dhe kampeve shfarorëse; Engjëll Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Tahir Hoxha, Meçan Hoxha, etj.
Po kështu në burgjet dhe qelitë e Korçës vuajtën dhe vdiqën qindra patriotë. U pushkatuan, sheh Qerim Devolli, Mehmet Babani, Muhamer Liço, Nexhip Lamçe e të tjerë. Vdiqën burgjeve Sami Dangëllia, Medi Qyteza, Hasan Xama, Selman Rakicka, etj. Vuajtën vite të gjata burgu Eshref Zagorçani, Skënder Stefollari, Niko Kirka, Petro Katro, Xhevat Agolli, Faik Selenica, Sako Meçe e qindra të tjerë.
Në Elbasan, u asgjësuan familje të mëdha me traditë patriotike. Varet në litar arsimtari Nezir Muzhaqi. Vuajtën vite të gjata burgu, Osman Bishqemi, Aqif Selimi, Avni Zhiti, Shaban Plaka, Petrit Shahini, Sali Doko e qindra të tjerë.
Burgu dhe qelitë në Kalanë e Gjirokastrës ishin ferr për gjithë Shqipërinë e Jugut. U pushkatuan me gjyq ushtarak Selam Kërma, Ismail Haki Tatzati, Shefqet e Merqez Mustafaraj, Zenel Gjoleka, Alem Roshi, Namik Lesko, Surja Vasjari, Zenel Shehu e qindra të tjerë. Vuajtën gjatë në burg; Myfit Shehu, Lutfi Shehu, Asaf Selfo, Zylfo Daci, Hysni Pollo, Muhamet Hoxha, Lutfi Hysenaj, Fuat Kostreci, etj.

Antidiktaturë... grafikë
Antidiktaturë… grafikë

Burgjet dhe qelitë e Beratit dhe të Kuçovës janë dëshmi e trajtimit barbar nga regjimi komunist ndaj njerëzve të pafajshëm. Gjykata ushtarake me kryetar Zylyftar Veleshnjën dënoi me vdekje dhjetëra nacionalistë si, Namik Meqemeja, Resul Dollani, Hamit Myftiu, Muharrem Kamberi, Mustafa Myrtaj, Halit Morina, Taqfur Hasnedari, Rrapi Qerreti, Hilmi Hysi, Uran Filipi, Pjetër Gurakuqi, e dhjetëra të tjerë. Kuçova kujton me indinjatë ato ditë të zeza ku me procese të montuara u dënuan intelektualë dhe specialistë të naftës, ndër ta edhe drejtori i “AGIP”-it, Taras Koni, inxhinier Kanti dhe inxhinieri Paolo Soglioti, akuzuar si sabotatorë të puseve të naftës. Ndërsa inxhinieri Riza Alizoti u var në litar.
Në Lushnje varet në litar profesori Fuat Kurti, vdesin në qeli e në burg Ramadan Zdrava, Maksut Zhiti, Irfan Vrioni, Qazim Lushnjaku, etj. Dënohen me burg të rëndë, Nexhip Zdrava, Stavri Cylaku, Kamber Dobrusha, Refik Çepele, Ilia Therreska, Jani Konomi, Qamil Sefa, etj.
Marrë nga muri i fb Krimet Komuniste

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.